Tag: protestat

  • “Kjo e sigurtë”/ Berisha, më i vendosur se kurrë: Vetëm protestat janë rruga, do u jap përgjigjen që meritojnë

    “Kjo e sigurtë”/ Berisha, më i vendosur se kurrë: Vetëm protestat janë rruga, do u jap përgjigjen që meritojnë

    Kreu i PD, Sali Berisha jashtë ambjenteve të Kuvendit është shprehur më i vendosur se kurrë, për mënyrën sesi do t’i japë fund kësaj qeverie.
    Sali Berisha:
    “Të gjithë ata kanë të drejtë. Kanë shumë të drejtë. I përshëndes dhe i përgëzoj. Vetëm protestat janë rruga. Momenti do përcaktohet bashkërisht. Kjo e sigurt. Me Edi Ramën nuk ka rrugë tjetër. Tani, kur këta në një akt kaq madhor, shkelmojnë kaq pa skrupuj një marrëveshje, çfarë vlere ka harxhimi i kohës. Këto do i diskutojë të gjitha grupi parlamentar dhe do u japë përgjigjen që meritojnë.
    Nuk është çështja e vetëm dy reformave këtu. Është çështja e një qëndrimi të prerë, përfundimtar. Sepse ne u angazhuam për Avokatin e Popullit, në interes të qytetarëve, që të kishin një njeri të guximshëm që të mbronte sadopak të drejtat e tyre. Tani çfarë mbetet të diskutojmë me ta? Që do mashtroni përsëri? Jo, se nuk ka pse,” tha Berisha.

  • Berisha: Vetëm protestat janë rruga! Momenti do përcaktohet bashkërisht

    Berisha: Vetëm protestat janë rruga! Momenti do përcaktohet bashkërisht

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se protestat janë rruga e opozitës.

    ‘Vetëm protestat janë rruga! Momenti do përcaktohet bashkërisht’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij jashtë sallës së parlamentit.

    Berisha: Të gjithë ata kanë të drejtë.

    Kanë shumë të drejtë.

    I përshëndes dhe i përgëzoj.

    Vetëm protestat janë rruga.

    Momenti do përcaktohet bashkërisht.

    Kjo e sigurt.

    Me Edi Ramën nuk ka rrugë tjetër.

    Tani, kur këta në një akt kaq madhor, shkelmojnë kaq pa skrupuj një marrëveshje, çfarë vlere ka harxhimi i kohës.

    Këto do i diskutojë të gjitha grupi parlamentar dhe do u japë përgjigjen që meritojnë.

    Nuk është çështja e vetëm dy reformave këtu.

    Është çështja e një qëndrimi të prerë, përfundimtar.

    Sepse ne u angazhuam për Avokatin e Popullit, në interes të qytetarëve, që të kishin një njeri të guximshëm që të mbronte sadopak të drejtat e tyre.

    Tani çfarë mbetet të diskutojmë me ta?

    Që do mashtroni përsëri?

    Jo, se nuk ka pse…  

  • Përshkallëzim i protestave në Greqi: Thirrje për mobilizim dhe bllokada të reja

    Përshkallëzim i protestave në Greqi: Thirrje për mobilizim dhe bllokada të reja

    Pas incidenteve të paprecedentë në Kretë dhe ndërhyrjes së prokurorit të Gjykatës së Lartë, i cili kërkoi hetime të menjëhershme për vepra si pengimi i transportit, dhuna ndaj punonjësve dhe shkaktimi i dëmeve, protestat e fermerëve në Greqi vijojnë të ashpërsohen.

    Mëngjesin e sotëm, fermerët nga bllokadat e Thesalisë nisën pushtimin e porteve të Volosit – atij të mallrave dhe atij tregtar – si dhe të zyrës doganore duke hyrë me traktorë nga toka. Paralelisht, peshkatarët e zonës po bllokojnë portin edhe nga deti. Ndërkohë, raportohet se fermerët në Maqedoni po shqyrtojnë një veprim të ngjashëm në portin e Selanikut.

    Porta të hapura në urën Rio–Antirio

    Fermerët dhe blegtorët e Greqisë Perëndimore po vijojnë qëndrimin në bllokadat e ngritura në Aitoloakarnania, Akai dhe Ilia.
    Në Aitoloakarnania, autostrada Antirrio–Janinë mbetet e bllokuar në pikën e pagesës Angelokastro pranë Agrinios, ndërsa është bërë thirrje për mobilizim sot në orën 11:00 në urën Rio–Antirio.

    LEXO EDHE: Protesta e fermerëve ‘kyç’ Pikën Kufitare Kakavijë, pala greke pezullon punën

    Fermerët e Nafpaktisë, Doridës, Mesolongjisë dhe Vonitës mbajnë të bllokuara urat e Mornos dhe Evinos, si dhe qarkullimin në Rrugën Amvrakia.

    Bllokada në Akrainë dhe Ilia: trafiku devijohet

    Në Akai, bllokadat janë vendosur në autostradën Patra–Pirgus (në kryqëzimin e Kato Akai), në autostradën Patra–Korinth (në urën e Selinountas), në zonën e Aigios dhe në rrugën perimetrale të Patras (kryqëzimi Eglykada).
    Për pasojë, trafiku i mjeteve devijohet nga porti K1 i Patras dhe nga kryqëzimet e Ovrisë drejt rrugëve lokale.

    Edhe në Ilia situata mbetet e tensionuar, me bllokada në kryqëzimin e Pirgos dhe zonën e Lechaina.

    Gjatë asamblesë së përgjithshme në Nikaia, përfaqësuesit e fermerëve reaguan ndaj ndërhyrjes së Gjykatës së Lartë, duke e cilësuar si “një lëvizje komunikimi nga qeveria që ndodhet nën presion”. Ata ngritën pyetjen pse drejtësia nuk veproi me të njëjtin zell ndaj skandalit të OPEKEPE.

    LEXO EDHE: Bllokada, kërkesa dhe plagosje policësh/ Fermerët zhvendosen në kryqëzimin e Stacionit Hekurudhor të Naousas

    Fermerët njoftuan se këtë të premte do të zgjerohen protestat në Larisa, përpara zyrave politike të Zëvendësministrit të Zhvillimit Rural Christos Kellas, Sekretarit të Përgjithshëm të grupit parlamentar të ND-së Maximos Harakopoulos, dhe deputetit të ND-së Christos Kapetanos.

    Ndërkohë, Komiteti Panhelenik i Blloqeve do të mblidhet të shtunën në Nikaia të Larisës për të vlerësuar rrjedhën e protestave dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

    Qeveria përgatit paketën e masave

    Burime qeveritare bëjnë të ditur se është drejt finalizimit një paketë masash që lidhen me uljen e kostove të prodhimit, një nga kërkesat kryesore të fermerëve. Nuk përjashtohet që një takim mes përfaqësuesve të qeverisë dhe fermerëve të zhvillohet javën e ardhshme, me synimin që protestat me traktorë të shmangen gjatë festave.

  • Fermerët grekë nuk e ndalin protestën, bllokime sërish në kufi

    Fermerët grekë nuk e ndalin protestën, bllokime sërish në kufi

    protestat e fermereve ne greqi

    KAKAVIJË- Protestat e fermerëve grekë po vijojnë tashmë prej disa ditësh, duke çuar në bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë. Bllokada do të nisë prej orës 19:00 deri në orën 22:00, teksa bëhet me dije se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e emergjencave shëndetësore. 
    Njoftimi:
    Kakavijë/Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
    Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
    Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
    Protestat e fermerëve grekë po vijojnë prej disa ditësh. Fermerët protestojnë ndaj pagesave të vonuara, mungesës së dëmshpërblimeve, kostove të larta të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të produkteve bujqësore./ZËRI 

  • “Qeveria nuk i plotëson kërkesat e fermerëve”/ Protestat në Greqi, gazetari: Do të vazhdojnë deri për Krishtlindje…

    “Qeveria nuk i plotëson kërkesat e fermerëve”/ Protestat në Greqi, gazetari: Do të vazhdojnë deri për Krishtlindje…

    Protestat e fermerëve në Greqi pritet që të vijojnë deri për Krishtlindjet. Këtë gjë e ka bërë të ditur gazetari shqiptar në Greqi Renato Leka.
    I ftuar në një studio televizive Leka u shpreh se janë 24 mijë traktorë që kanë bllokuar autostradat në të gjithë Greqinë, ndërsa situata më e ashpër sipas tij është në Kretë, ku është mbyllur edhe aeroporti.
    “Në të gjithë Greqinë janë më shumë se 24 mijë traktora në autostradë. Situata e djeshme ishte shumë e ashpër. Problemi është se protestat do të zgjasin deri për Krishtlindjet. Unë mendoj se qeveria nuk do të bëjë asnjë gjë për kërkesat e tyre. Pikat e protestës janë për energjinë dhe naftën, ndërsa qeveria thotë që kemi çmimin më të ulët.
    Në Kretë ka pasur protesta më të ashpra, sepse edhe aeroporti atje u mbyll”, tha Leka.
    Gazetari shtoi më tej se qytetarët fillimisht i kanë mbështetur protestat, por bllokimi i rrugëve ka bërë që tashmë ata të ndahen në dysh në opinione.
    “Në fillim qytetarët ishin me fermerët, por me bllokimet e rrugëve është kthyer në shqetësim dhe janë ndarë reagimet në gjysëm”, tha ai.
    Leka më tej theksoi se irritimi i fermerëve erdhi pas zbulimit të skandalit me fondet e BE, të cilat nuk kishin shkuar në duart e tyre, por diku tjetër.
    “Në pranverë u zbulua edhe skandali me fondet e Europës për fermerët, të cilat u shpërndanë në njerëz të tjerë dhe jo tek ata që duhet të merrnin”, tha Leka.
    Përpjekja e fermerëve ditën e djeshme për të çarë barrikadat policore solli ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit, të cilat përdorën armë kimike dhe granata zhurmuese për t’i shpërndarë.
    Bujqit u kundërpërgjigjën duke qëlluar me gurë drejt policisë. Në kulmin e përplasjes, një automjet i policisë u përmbys nga demonstuesit ,ndërsa si pasojë e incidenteve një civil dhe një oficer policie mbetën të plagosur.

  • “Protestat në Greqi do të vazhdojnë deri për Krishtlindje”, gazetari: Kjo është zona më e ashpër, qeveria nuk i plotëson kërkesat e fermerëve

    “Protestat në Greqi do të vazhdojnë deri për Krishtlindje”, gazetari: Kjo është zona më e ashpër, qeveria nuk i plotëson kërkesat e fermerëve

    Protestat e fermerëve në Greqi pritet që të vijojnë deri për Krishtlindjet. Këtë gjë e ka bërë të ditur gazetari shqiptar në Greqi Renato Leka, në emisionin “Live në Mëngjes” në Vizion Plus.
    Leka u shpreh se janë 24 mijë traktorë që kanë bllokuar autostradat në të gjithë Greqinë, ndërsa situata më e ashpër sipas tij është në Kretë, ku është mbyllur edhe aeroporti.
    “Në të gjithë Greqinë janë më shumë se 24 mijë traktora në autostradë. Situata e djeshme ishte shumë e ashpër. Problemi është se protestat do të zgjasin deri për Krishtlindjet. Unë mendoj se qeveria nuk do të bëjë asnjë gjë për kërkesat e tyre. Pikat e protestës janë për energjinë dhe naftën, ndërsa qeveria thotë që kemi çmimin më të ulët.

    Në Kretë ka pasur protesta më të ashpra, sepse edhe aeroporti atje u mbyll”, tha Leka.
    Gazetari shtoi më tej se qytetarët fillimisht i kanë mbështetur protestat, por bllokimi i rrugëve ka bërë që tashmë ata të ndahen në dysh në opinione.
    “Në fillim qytetarët ishin me fermerët, por me bllokimet e rrugëve është kthyer në shqetësim dhe janë ndarë reagimet në gjysëm”, tha ai.
    Leka më tej theksoi se irritimi i fermerëve erdhi pas zbulimit të skandalit me fondet e BE, të cilat nuk kishin shkuar në duart e tyre, por diku tjetër.
    “Në pranverë u zbulua edhe skandali me fondet e Europës për fermerët, të cilat u shpërndanë në njerëz të tjerë dhe jo tek ata që duhet të merrnin”, tha Leka.
    Përpjekja e fermerëve ditën e djeshme për të çarë barrikadat policore solli ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit, të cilat përdorën armë kimike dhe granata zhurmuese për t’i shpërndarë.
    Bujqit u kundërpërgjigjën  duke qëlluar me gurë drejt policisë.
    Në kulmin e përplasjes, një automjet i policisë  u përmbys nga demonstuesit ,ndërsa si pasojë e incidenteve  një civil dhe një oficer policie mbetën të plagosur./vizionplus.tv

  • Në Ditën e Rinisë, Berisha nuk mbledh në protestë as 100 militantë dhe flet për protesta masive: Të ngrihemi në…

    Në Ditën e Rinisë, Berisha nuk mbledh në protestë as 100 militantë dhe flet për protesta masive: Të ngrihemi në…

    8 dhjetori i gjeti demokratët në protestën e katërt përpara kryeministrisë, ku u mblodhën vetëm një grusht militantësh, të cilët dita-ditës po “tkurren” njëjtë si në protestat e Belind Këlliçit. Por, pjesëmarrja minimale as nuk gjen krahasim me atë të 35 viteve më parë, kur mijëra studentë të asaj kohe rrëzuan regjimin komunist dhe i hapën rrugë demokracisë.Të parët që morën fjalën ishin të rinjtë. Sot në ditën e rinisë ti japim besën njëri-tjetrit, ta çojmë ëndrrën e tyre në vend, ta shporrim diktaturën e dytë”, tha Erges Esiku. Kurse Sali Berisha tha se nga kjo foltore duhet të shërbejë për tu ngritur në idealet e studentëve të dhjetorit për të përzënë Edi Ramën.“Nderimin më të madh studentëve të dhjetorit ’90, të prirë nga tribuni legjendar i kombit, nga Azem Hajdari, ndanë epokat, përmbysën epokën e shtypjes më të egër, shpërfytyrimit të më madh të shqiptarëve dhe çelen dyert e përparimit dhe te ardhmes së shqiptarëve. Është shkruar dhe folur shumë për Gjeneratën Z, janë të rinjtë, që në fakt përmbysën diktatura në Nepal, Bangladesh dhe vende të tjera. Kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme, më e shkëlqyer e idealeve të kohës, e aspiratave të kohës. Është kjo gjeneratë në krye të betejës për liri të shoqërisë njerëzore. Po të kthehemi 35 vite më parë, studentët e universitetit të Tiranës ishte në kushte më të pakrahasueshme se studentët e asnjë vendi tjetër. Një grup i vogël studentësh dolën në protestë në vendin e tyre, në 1 të natës u pritën nga Presidenti i asaj kohe, i cili pas takimit u rezervoi kërbaçin e sigurimit. Të nesërmen ata mbushën sheshin dhe rrugët.Firmosën veten si të pamposhtur. Qëndruam dhe në një betejë tre ditore gjunjëzuan regjimin më të egër, më shtypës të kohës. Sot pas 35 vitesh ne nuk jemi më diktaturë moniste, studentët e dhjetorit nuk kishin forcë politike që tu dilet zot. Kurse sot, shqiptarët kanë një forcë politike, Partinë Demokratike, e themeluar nga studentët e dhjetorit, parti e cila është e dyta dhe e vetme në të gjithë hapësirën ish-komuniste që u mbijetoi përpjekjeve për ta zhdukur dhe mblidhet sot këtu e betuar për të kthyer në piedestal idealet e larta të lëvizjes së Dhjetorit, lirinë e shqiptarë, votën e lirë, dinjitetin e tyre dhe interesin kombëtar të shqiptarëve. Çdo demokrat, opozitar, zgjedh të ngrihet në lartësinë e idealeve të dhjetorit, koha nuk pret, çdo ditë që shkon jemi të vonuarQytetarë dhe qytetare shqiptarë, ky shesh pret nga ne të mos e lëshojmë, ta zëmë njëherë e mirë, ta mbajmë gjer në fitore”, deklaroi ai. Më tej Berisha bëri thirrje për të nisur protestat e mëdha Kombëtare. “Edi Rama vjen në këtë dhjetor si armiku më i egër i të rinjve shqiptarë. Meriton çdo ndëshkim për këto që i ka bërë popullit. Të nisim protestat e fuqishme, me të cilat do ti kthejmë shqiptarëve të ardhmen”, theksoi Berisha. Por ky dhjetor e gjen Partinë Demokratike me 2 “foltore” paralele, bashkë me atë të Ervin Salianjit, i cili, edhe pse kërkon reformim të partisë nuk mungoi as në këtë takim të katërt përpara kryeministrisë bashkë me Ilir Alimehmetin.

  • Përshkallëzohen protestat në Greqi/ Fermerët përleshen me policinë, përmbysin makinat dhe gjuajnë me gur

    Përshkallëzohen protestat në Greqi/ Fermerët përleshen me policinë, përmbysin makinat dhe gjuajnë me gur

    Fermerët në Greqi kanë përshkallëzuar protestat e tyre, këtë të hënë, duke ngritur bllokada në rrugët kryesore të vendit, ndërsa nuk kanë munguar dhe përleshjet me policinë dhe sulmet me gurë e mjete të rënda, raportojnë mediat greke. Gjithashtu raportohet se fermerët kanë tentuar të bllokojnë edhe aeroportet.
    Sipas mediave greke, aeroporti “Nikos Kazantzakis” i Heraklionit është i bllokuar në të dy hyrjet, me fermerët që mbërrijnë me traktorë dhe automjete të tjera si pjesë e protestës bujqësore dhe blegtorale. Në të njëjtën kohë, përleshje të forta midis fermerëve dhe policisë po ndodhin edhe në Hania.
    Gjatë incidenteve në Hania, fermerët përmbysën një automjet policie. Përveç kësaj, një furgon policie u dëmtua nga hedhja e gurëve siç shihet qartë në videon e mëposhtme.
    Në rrugën Senetaki në Heraklion, policia ngriti një barrikadë, ndërsa fermerët dhe blegtorët deklaruan se do të arrinin në aeroport me çdo mjet për ta bllokuar. Fermerët u përpoqën të thyenin bllokadën e policisë, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me gaz lotsjellës, duke çuar në përleshje.
    Mjetet bujqësore janë parkuar në autostradën BOAK, duke e bërë korsinë nga Heraklioni në aeroport praktikisht të pakalueshme.

  • Përshkallëzohen protestat e fermerëve në Greqi/ Përplasje me policinë, bllokohet aeroporti në Heraklion, gaz…

    Përshkallëzohen protestat e fermerëve në Greqi/ Përplasje me policinë, bllokohet aeroporti në Heraklion, gaz…

    Protestat e fermerëve grekë janë përshkallëzuar edhe më shumë. Sot ato janë shtrirë edhe në Kretë, ku ka pasur edhe përplasje me policinë.
    Aeroporti “Nikos Kazantzakis” në Heraklion është bllokuar nga të dy hyrjet, pasi fermerë të shumtë kanë mbërritur me traktorë dhe mjete të tjera, në kuadër të protestës së përgjithshme të bujqve dhe blegtorëve.
    Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë janë regjistruar edhe në Hania.
    Gjatë tensioneve atje, fermerët kanë përmbysur një automjet të policisë, ndërsa dëme ka pësuar edhe një tjetër furgon policor, i cili u godit me gurë dhe më pas u tërhoq nga zona.
    Në rrugën Senetaki në Heraklion policia ka ngritur një barrikadë, ndërsa fermerët dhe blegtorët thonë se do të arrijnë në aeroport “me çdo kusht”, me qëllim që ta bllokojnë atë.
    Përpjekjet për të çarë kordonin e policisë sollën përdorimin e gazit lotsjellës nga efektivët, duke shkaktuar edhe incidentet. Ndërkohë, mjete bujqësore janë parkuar përgjatë autostradës, duke bërë që aksi nga Heraklioni drejt aeroportit të jetë praktikisht i pakalueshëm.

  • Përshkallëzohet protesta e fermerëve në Kretë: Aeroportet e Heraklionit dhe Hanias në kaos, përplasje të forta me policinë

    Përshkallëzohet protesta e fermerëve në Kretë: Aeroportet e Heraklionit dhe Hanias në kaos, përplasje të forta me policinë

    Fermerët në Greqi po vazhdojnë të intensifikojnë protestat, duke përforcuar dhjetëra bllokada rrugore në shumë zona të vendit. Demonstratat, të cilat sot janë zgjeruar edhe në Kretë, kanë sjellë tensione serioze, sidomos pranë aeroporteve të Heraklionit dhe Hanias, ku janë shënuar përplasje të forta ndërmjet protestuesve dhe policisë.

    Aeroporti “Nikos Kazantzakis” në Heraklion është i mbyllur në të dyja hyrjet, pasi fermerët janë mbledhur me traktorë dhe automjete të tjera, duke e kthyer zonën në një pikë të bllokuar plotësisht. Situata ka degraduar me përdorimin e kimikateve nga policia dhe përpjekjet e protestuesve për të çarë kordonin e sigurisë.

    LEXO EDHE: Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për disa orë aksi Kakavijë–Janinë. Lejohen të kalojnë vetë automjetet me emergjenca shëndetësore

    Incidentet janë edhe më të rënda në Hania, ku fermerët përmbysën një makinë patrullimi dhe shkaktuan dëme në një tjetër automjet të policisë pas hedhjes së gurëve. Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur. Pamjet nga vendngjarja tregojnë rrugë të mbushura me gurë dhe mjete të dëmtuara.

    Në rrugën Senetaki të Heraklionit, fermerët u përpoqën të çajnë bllokadën policore, duke këmbëngulur se do të mbërrijnë deri në aeroport “me çdo mjet të nevojshëm”.

    Përdorimi i agjentëve kimikë nga policia ndezi më tej situatën, ndërsa trafiku në zonë është bërë pothuajse i pakalueshëm, veçanërisht në segmentin VOAK, ku qindra mjete bujqësore janë të parkuara.

    LEXO EDHE: Fermerët në Greqi përshkallëzojnë protestat: Bllokada të autostradave, porteve dhe zyrave doganore

    Në Hania, protestuesit u mblodhën fillimisht në kryqëzimin e Soudës dhe më pas u drejtuan drejt aeroportit “I. Daskalogiannis”, me qëllim ta bllokonin për disa orë. Megjithatë, policia vendosi barriera dhe forca të shumta të rendit në Rrugën Kombëtare të Aeroportit, duke mos lejuar protestuesit të hyjnë në zonë.

    Pasi kërkesa e fermerëve për të bllokuar aeroportin në mënyrë paqësore nuk u pranua, ata tentuan të thyejnë kordonin, çka solli përdorimin e sërishëm të kimikateve dhe përplasje të dhunshme.

    LEXO EDHE: Qeveria Mitsotakis kërkon dialog, por prodhuesit mbeten të vendosur: Pa zgjidhje konkrete, nuk tërhiqemi

    Tensionet mbeten të larta dhe protestat pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa fermerët kërkojnë ndryshime në politikat bujqësore dhe mbështetje më të madhe nga qeveria greke.

    FOTO GALERI