Tag: protesta

  • Paralajmërohen protesta të tjera kundër shtrenjtimit të rrymës

    Paralajmërohen protesta të tjera kundër shtrenjtimit të rrymës

    Luan Hasanaj nga iniciativa “Asnjë cent më shumë” ka bërë të ditur se protestat kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nuk do të ndalen dhe do të jenë të vazhdueshme.
    Hasanaj ka thënë se ata kërkojnë shkarkimin e bordit të ZRRE-së dhe ardhjen e një bordi që punon për interesa të qytetarëve.
    Kërkesa të tjera sipas tij janë edhe pezullimi i vendimit për shtrenjtim të rrymës, si dhe hapja e një dialogu me të gjitha grupet e interesit.
    “Më lejoni t’iu them që protestat do të jenë të vazhdueshme pra nuk do të ndalen. Kundërshtimi ynë do të jetë vetëm duke u rritur. Ne kemi kërkesa tani më të qarta që duam që ky bord skandaloz të shkarkohet dhe të vie një bord i cili me të vërtetë është aty për interesa të qytetarëve dhe normalisht pezullimi i këtij vendimi, si dhe hapja e një dialogu me të gjitha grupet e interesit”, ka thënë Hasanaj.
    Iniciativa “ Asnjë cent më shumë” ka njoftuar se të të shtunën më 19 prill, nga ora 12:00, në Sheshin Skënderbe sërish do të protestohet kundër vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike.
    Kundër këtij vendimi të ZRRE-së janë mbajtur edhe dy protesta, njëra më 5 prill, ndërsa tjetra më 11 prill.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Protesta në mbështetje të Palestinës në Tiranë: Rama bëri gabim fatal

    Protesta në mbështetje të Palestinës në Tiranë: Rama bëri gabim fatal

    Një grup shoqatash kryesisht të besimtarëve myslimanë protestuan këtë të premte para godinës së Parlamentit. Kjo për të kundërshtuar qëndrimin që ka mbajtur Shqipëria për atë që po ndodh në Rripin e Gazës.
    Protesta u thirr pas dekorimit të kryeministrit Edi Rama me medaljen presidenciale të nderit të Izraelit, nga Forumi Mysliman i Shqipërisë, nën sloganin “Jo në emrin tim – Tubim për Palestinën”. Sipas tyre dekorimi nuk bëhet në emër të shqiptarëve, por në emër të mbrojtjes që kryeministri i ka bërë gjenocidit Gaza.

    “Rama bëri një gabim fatal që ka shkuar në Izrael, ia ka ulur vlerat vetes”, tha Luljeta Kazazi. “Nuk duhet të përkrahë kryeministri jonë këtë krim të shëmtuar që po bën Izraeli”.
    Rama u vlerësua me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Gjatë marrjes së çmimit Rama tha se ky është një nderim për shembullin që shqiptarët i dhanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, si edhe tolerancën fetare dhe etnike.

  • Sot protesta e radhës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

    Sot protesta e radhës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

    Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet protesta e radhës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
    Protesta nis nga ora 12:00 në sheshin Zahir Pajaziti.
    Po ashtu sot gjatë ditës në ora 10:00, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban mbledhjen e radhës.
    Në këtë mbledhje pos pikave të tjera të diskutmi do të shqyrtohet dhe miratohet propozimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Dhënia e Plazhit të Madh drejt arabëve, protesta shqiptare kundër projektit: Ulqinin nuk do ta shesim

    Dhënia e Plazhit të Madh drejt arabëve, protesta shqiptare kundër projektit: Ulqinin nuk do ta shesim

    Një marrëveshje mes qeverisë malazeze dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila hap rrugën për dhënien me qira për 99 vjet të Plazhit të Madh të Ulqinit, ka nxitur protesta të vazhdueshme prej dy javësh nga qytetarët dhe forcat politike në vend.

    Ndërsa kryeministri Spajić e konsideron këtë marrëveshje si një mundësi që nuk duhet humbur, politikanët shqiptarë në Mal të Zi janë të unifikuar në kundërshtinë e tyre, duke shkuar deri në akuza se pas këtij projekti fshihet një plan i hartuar në Beograd.
    Kryetari i Komunës Genci Nimanbegu thotë se ulqinakët nuk janë kundër zhvillimit, por janë kundër shitjes së tij tek një investitor arab që është shumë i dyshimtë.
    Për qytetarët, Ulqini nuk është toka ku do të pasurohen të tjerët.
    Kur toka e të parëve jepet për 99 vjet, pa u pyetur ata që jetojnë mbi të, reagimi është i natyrshëm. Shqiptarët e Ulqinit e shohin këtë marrëveshje jo si një investim, por si një rrezik për të humbur atë që u përket komunitetit. Ata nuk kundërshtojnë zhvillimin, por kërkojnë të bëhen pjesë e vendimeve.

    Top Channel

  • Pas protestës të së shtunës, me 11 prill protesta tjetër kundër shtrenjtimit të energjisë në Kosovë 

    Pas protestës të së shtunës, me 11 prill protesta tjetër kundër shtrenjtimit të energjisë në Kosovë 

    Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike do të vazhdojë edhe këtë të premte, kanë njoftuar në grupin “Asnjë cent më shumë”. Vazhdimi i protestës u paralajmërua edhe në fund të protestës së parë që u mbajt të shtunën, ku qindra qytetarë vërshuar sheshin e Prishtinës. Një numër i madh i qytetarëve kanë protestuar pasditen e së shtunës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Protesta ka nisur nga sheshi “Skënderbeu”, deri te objekti i Ministrisë së Ekonomisë e cila e ka pranuar këtë vendim.Protesta nisi nën brohorimat “Asnjë cent më shumë”. Në disa pamje të publikuara nëpër rrjete sociale, u pa një numër i mardh i pjesëmarrësve.Protestuesit mbanin në duar edhe posterë si “gjysma rrogës rrymë” e “nuk jemi bankomat”, transmeton Nacionale.Në fund, posterët u lanë para objektit të Ministrisë së Ekonomisë, e drejtuar aktualisht nga Artane Rizvanolli, e cila ka bërë edhe deklarata ndaj atyre që kundërshtuan këtë vendim.“Të dashur qytetarë, më 11 prill ka me u marrë vendimi, mos ta lejojmë këtë masë dhe mos ta lëshojmë prej dore, më 10 prill prap, kah 3, kah 4, kah 10, kah 100 me vete, kjo nuk tolerohet, asnjë cent ma shumë”, tha në fund Dibran Hoxha, i cili ka organizuar disa protesta këto ditë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.Kurse gjatë ditsh së sotme në njoftimin e lëshuar kanë treguar për protestën e radhës.“Njoftimi: Të nderuar qytetarë! Protesta e parë ishte e madhe – të premten e bëjmë edhe më të madhe! ZRRE pritet të marrë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky është një moment shumë i rëndësishëm, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. E premte, 11 prill 2025. Ora 12:00. Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë Rritja e çmimit të energjisë nuk është vetëm një faturë më shumë,ajo do të pasohet me rritje të çmimeve të ushqimeve, produkteve bazë, shërbimeve dhe kostos së jetesës në përgjithësi. Qytetarët nuk mund dhe nuk duhet të paguajnë për një krizë që nuk e kanë shkaktuar”.Në një komunikatë të gjatë të publikuar para një jave, Qeveria në detyrë, më konkretisht Ministria e Ekonomisë, pranoi rritjen e tarifave për energjinë elektrike.Ministria e Ekonomisë ka thënë se “konsideron” që rritja nuk duhet të prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh.“Në këtë drejtim, konsiderojmë se është e drejtë që rritja të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kËh dhe të shtohet numri i brezeve (blloqeve) të konsumit për konsumin mbi 800 kWh. Këto, duke marrë parasysh analizat tona të trendeve dhe shpërndarjes së konsumit të cilat i përmbledhim shkurtimisht më poshtë”.Të premten ndërkaq, presidenca e Kosovës doli haptas me kundërshtim ndaj kësaj rritje.Përmes një reagimit të gjatë nga presidenca, thanë se po i ndjekin me shqetësim zhvillimet e fundit në vend, të cilat paralajmërojnë një rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike.“Në vazhdë të një rritjeje potenciale, rikujtojmë se rritja e tarifave nuk mund të bëhet si një proces i izoluar, por duhet të marrë parasysh kontekstin zhvillimor dhe aspektin e mirëqenies në vend. Kjo kërkon një analizë të mirëfilltë të rrethanave duke u fokusuar poashtu në mbrojtjen e konsumatorëve dhe situatën ekonomike aktuale. Në këtë moment, një vendim i mundshëm nga Rregullatori për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët do të ishte në kundërshtim edhe me kornizën ligjore, e cila obligon ZRrE-në që ta sigurojë mbrojtjen e konsumatorit (Neni 1, Ligji për Rregullatorin e Energjisë).” – thuhet në reagimin e presidencës.Propozimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është kundërshtuar fuqishëm nga qytetarët, opozita, shoqëria civile dhe institucione të caktuara. Një që e tillë po shihet i panevojshme dhe në dëm të qytetarëve.Individë të ndryshëm, OJQ dhe institucione të caktuara kanë dorëzuar komentet e tyre në ZRRE, ku kanë treguar se si mund të shmanget rritja e tarifave.Në këto komente, në detaje, tregohen masat që duhet të ndërmerren nga operatorët energjetikë në mënyrë që t`i kursehen qytetarët nga ngritja e serishme çmimit të energjisë elektrike.KEDS ka kërkuar nga ZRRE që të hyrat maksimale për vitin 2025 t’i ketë përafërsisht rreth 205 milionë euro. Kërkesa për të hyrat maksimale të lejuara për vitin 2025 janë rreth 85 milionë euro më shumë se sa të hyrat e miratuara në vitin 2024 për KEDS-in, që ishin 120.5 milionë euro.Këto rritje të të hyrave janë arsyetuar me nevojën për import shtesë të energjisë elektrike gjatë vitit 2024, por edhe shpenzimet për personelin e kostot e humbjeve.Ndërsa Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka kërkuar që të hyrat maksimale të lejuara për vitin 2025 t’i ketë rreth 100 milionë euro, apo rreth 20 milionë euro më shumë se të hyrat e miratuara nga ZRRE në vitin 2024, të cilat kanë qenë 78.7 milionë euro.Për shkak të krizës energjetike në vitin 2022 dhe rritjes së çmimit të importit të energjisë elektrike, ZRRE kishte rikthyer bllok-tarifën dhe kishte shtrenjtuar rrymën. Rritja e çmimit të energjisë i kishte prekur kryesisht ata që kanë konsumuar më shumë se 800 kilovatë.Në vitin 2023 sërish ishte shtrenjtuar çmimi i energjisë elektrike, pasi ZRRE kishte vendosur që tarifat e energjisë elektrike të ishin më të larta për 15%.Në vitin 2024, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të datës 02.04.2024, bizneset kanë pasur ulje prej 3% të tarifave të energjisë elektrike deri në miratimin e tarifave të reja në vitin 2025.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Asnjë cent më shumë”: Të premten protesta tjetër kundër shtrenjtimit të rrymës

    “Asnjë cent më shumë”: Të premten protesta tjetër kundër shtrenjtimit të rrymës

    Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike do të vazhdojë edhe këtë të premte, kanë njoftuar në grupin “Asnjë cent më shumë”.
    Vazhdimi i protestës u paralajmërua edhe në fund të protestës së parë që u mbajt të shtunën, ku qindra qytetarë vërshuar sheshin e Prishtinës.
    Njoftimi i plotë:
    Të nderuar qytetarë!
    Protesta e parë ishte e madhe – të premten e bëjmë edhe më të madhe!
    ZRRE-ja pritet të marrë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky është një moment shumë i rëndësishëm, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet.
    E premte, 11 prill 2025
    Ora 12:00
    Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë
    Rritja e çmimit të energjisë nuk është vetëm një faturë më shumë, ajo do të pasohet me rritje të çmimeve të ushqimeve, produkteve bazë, shërbimeve dhe kostos së jetesës në përgjithësi.
    Qytetarët nuk mund dhe nuk duhet të paguajnë për një krizë që nuk e kanë shkaktuar!
    Kërkesa jonë është e vetme dhe e qartë:
    PEZULLIMI I VENDIMIT PËR RRITJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË.
    Ftojeni një mik, një të afërm, një familjar, të gjithë së bashku në shesh!
    Sepse vetëm bashkë mund ta ndalim këtë padrejtësi.
    Heshtja sot, kushton nesër.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Mbi 1 200 protesta antiTrump dhe antiMusk në SHBA dhe mbarë botën

    Mbi 1 200 protesta antiTrump dhe antiMusk në SHBA dhe mbarë botën

    UASHINGTON, 6 prill /ATSH-ANSA/ – “Hands Off” (”Duart larg”) është slogani i protestës më të madhe antiTrump dhe antiMusk në SHBA dhe në mbarë botën që kur Trumpi u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.
    Mbi 1 200 protesta u organizuan në 50 shtetet e SHBA-së dhe Uashington, ndërsa forma të ndryshme proteste u organizuan në vende të ndryshme, nga Kanadaja në Meksikë, nga Gjermania në Francë, nga Britania e Madhe në Portugali dhe Itali, me iniciativa në Londër, Paris dhe Romë.

    Protestat prekën qytete të ndryshme amerikane, nga Nju Jorku në Boston, nga San Francisko në Portland.
    Por, epiqendra ishte Uashingtoni, ku mijëra aktivistë u mblodhën në Qendrën Kombëtare nën Monumentin e Uashingtonit, një hap larg nga Shtëpia e Bardhë.
    Një turmë shumëngjyrëshe e të gjitha moshave dhe me slogane origjinale, sikur pas shumë kohësh njerëzit e humbur kishin gjetur forcë dhe kreativitet për “rezistencën”, siç thotë një nga shenjat në hijen e obeliskut.
    “Zgjohu dhe nuhat grushtin e shtetit”, “Trump luan golf, ndërsa SHBA digjet”, “A nuk jeni të tarifuar?”, ”A nuk ju nënshtroheni detyrimeve?” janë disa nga parullat.
    Shumë të tjerë paralajmërojnë ”Duart larg” demokracisë, kujdesit shëndetësor dhe gjithçkaje që ka përfunduar në pamjet e Trump dhe Musk, të paraqitur në pankarta si dy nazistë.
    Shifrat duket se nuk janë rekord, siç ndodhi me marshimin e grave që në vitin 2017 solli rreth gjysmë milioni njerëz në kryeqytetin amerikan menjëherë pas betimit të parë të manjatit.
    Deri më tani në SHBA protestat kanë qenë të izoluara dhe me tone të vogla, por zemërimi po rritet pas shkurtimeve pa kriter të shpenzimeve publike, goditjes së të drejtave dhe lirive, si dhe detyrimeve që, sipas shumë ekonomistëve, rrezikojnë të rrisin koston e jetesës.
    Lëvizjet që këtë javë bënë që miratimi i presidentit të bjerë në 43%, përqindja më e ulët që nga betimi i tij.
    “Kjo po formësohet si protesta më e madhe njëditore në vitet e fundit në historinë amerikane”, tha Ezra Levin, themelues i ”Indivisible”, një nga grupet që planifikoi ngjarjen.
    Agjenda autoritare e presidentit, e mbështetur nga një oligarki miliarderësh, është në pikëpyetje.
    “Kjo është një demonstrim i madh që po dërgon një mesazh shumë të qartë për Trump, Musk, republikanët në Kongres dhe të gjithë aleatët e lëvizjes MAGA: ne nuk duam që ata të vënë duart mbi demokracinë tonë, mbi komunitetet tona, mbi shkollat ​​tona, mbi miqtë tanë dhe mbi fqinjët tanë”, theksoi ai.
    “Ky është një mobilizim kombëtar për të ndaluar rrëmbimin më të pacipë të pushtetit në historinë moderne”, shpjeguan organizatorët.
    “Trump, Musk dhe miqtë e tyre miliarderë po orkestrojnë një sulm të gjithanshëm mbi qeverinë tonë, ekonominë tonë dhe të drejtat tona themelore, të lehtësuar nga Kongresi në çdo hap. Ata duan të copëtojnë Amerikën, duke mbyllur zyrat e Sigurimeve Shoqërore, duke pushuar punonjësit, duke eliminuar mbrojtjen e konsumatorit dhe për të shfrytëzuar Medicaid, të gjitha për të financuar mashtrimin e tyre tatimor miliarda dollarësh”, akuzuan ata duke iu referuar shkurtimeve të mëdha të taksave të presidencës së parë të Trump që tani manjati dëshiron të zgjasë.
    “Ata po ua dorëzojnë ultra të pasurve dollarët tanë të taksave, shërbimet tona publike dhe demokracinë tonë. Nëse nuk luftojmë tani, nuk do të mbetet asgjë për të shpëtuar”, denoncon një protestues.
    Rreth 150 grupe i janë bashkuar nismës, duke përfshirë ”Human Rights Campaign”, grupi më i madh mbështetës për komunitetin LGBTQ, ”Greenpeace”, ”Unioni Ndërkombëtar i Punonjësve të Shërbimit”, një sindikatë që përfaqëson dy milionë punëtorë./ a.jor. ATSH

  • Protesta kundër Trump në SHBA, qytetarët të zemëruar për tarifat dhe pushimet nga puna

    Protesta kundër Trump në SHBA, qytetarët të zemëruar për tarifat dhe pushimet nga puna

    Dhjetëra mijëra qytetarë dolën me pankarta në duar në Shtetet e Bashkuara duke protestuar kundër kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, dhe këshilltarit të tij, Elon Musk.
    Protestuesit po reagojnë, ndërsa rezistenca e tyre po rritet dalëngadalë. Ata janë të revoltuar në lidhje me politikat e Trump, si vendosja e tarifave, masat e ashpra kundër emigrantëve dhe pushimet masive nga puna.
    Vetëm në kryeqytetin amerikan, disa mijëra demonstrues të shtunën u mblodhën pranë Shtëpisë së Bardhë.

    Demonstrata të mëdha pati edhe në mjaft qytete të tjera, në Nju Jork, Los Anxhelos, Atlanta, Boston, Detroit dhe Çikago.
    Në Uashington, demonstruesit mbanin postera me mbishkrime si “Larg duart nga demokracia” ose “Ndal grushtin e shtetit”, duke kërkuar, ndër të tjera, të mbrohet Kushtetuta dhe të mos preket sistemi social.
    Pak ditë më parë, senatori demokrat Cory Booker tërhoqi shumë vëmendje me një fjalim maratonë 25 orësh kundër presidentit Trump në kongres. Së fundmi, ish-presidenti demokrat Barack Obama dhe rivalja e Trump, Kamala Harris, gjithashtu folën në mënyrë kritike pas një periudhe të gjatë heshtjeje.
    Protesta të ngjashme për tarifat u zhvilluan edhe në vende të tjera, veçanërisht në Berlin, Paris dhe Londër.
    /vizionplus.tv

  • Emiratet e Bashkuara plane për të investuar në plazhet e Malit të Zi, protesta në Ulqin

    Emiratet e Bashkuara plane për të investuar në plazhet e Malit të Zi, protesta në Ulqin

    Pamje nga protesta

    PODGORICË- Qytetarët e Ulqinit në Malin e Zi në vend të kremtimit të Ditës së Ulqinit me 5 prill organizuan një protestë masive duke ngritur zërin kundër dy marrëveshjeve që kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ka nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ratifikimi i tyre në Parlament hap rrugën për dhënien me qira për 99 vjet të Plazhit të Madh të Ulqinit, një perlë e virgjër prej 13 kilometrash me mbi 20 milion metra katrorë, që është një ndër plazhet me të mëdha ranore në Evropë. Protestuesit mbanin në duar dhjetëra banderola ku shkruhej: “Ulqini nuk është në shitje”, “Larg duart nga Plazhi i Madh”, “Jemi për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm, por duhet të pyetemi për fatin tonë dhe të fëmijëve tanë”.
    Përfaqësuesit e subjekteve politike që marrin pjesë në parlamentin lokal, deputetë dhe lider partiakë si kurrë ndonjëherë gjatë këtyre tri dekadave të pluralizmit në Mal të Zi folën me një gjuhë “Ulqini nuk është në shitje”. Përfaqësues të sektorit civil përsëritën që janë krah qytetarëve të Ulqinit dhe kundër marrëveshjeve që pezullojnë Ligjet e Malit të Zi e që hapin rrugën për “pastrim parash”.
    Sipas tij janë në pyetje mbi 30 miliardë euro që biznismeni arab Muhamed Alabar do të investonte në projektin e Plazhit të Madh e kjo nënkupton ndërtimin e objekteve turistike, aeroportin, spital të përmasave të mëdha, dy marina, dy universitete dhe objekte të tjerë. Mbetet të shihet nëse Ulqini dhe banorët e tij do t’ia dalin të ruajnë Plazhin e Madh nga ky investim i paralajmëruar me shumë të panjohura.

    Pamje nga protesta

    Kryeministri Milojko Spajiq tashmë ka filluar konsultimet me partitë parlamentare për miratimin e marrëveshjes. Deri tani partia e kryeministrit “Evropa tani” dhe ajo Boshnjake i kanë thënë po miratimit të kësaj marrëveshjeje. Në fakt ai i ka numrat në parlament për miratimin e këtij dokumenti, por kanë mbetur dhe disa ditë të shihet se si do të pozicionohen subjektet e tjera në qeveri.
    Koalicionet shqiptare kanë thënë, se nuk do të votojnë pro marrëveshtjes që është në dëm të qytetit të Ulqinit dhe banorëve të tij. Protestuesit dhe vetë liderët e protestës janë të vetëdijshëm, se çdo gjë është e mundur. Ata thanë se “beteja” sapo ka filluar dhe duhet të jemi të përgatitur për surpriza por dhe për kundërshtime dhe hapa të tjerë për të penguar synimet e kryeministrit të Malit të Zi./DW

  • Protesta në të gjithë SHBA kundër Trump e Musk

    Protesta në të gjithë SHBA kundër Trump e Musk

    Fillimisht shok pas vendimeve të Trump, tani po zgjohet protesta kundër presidentit amerikan Trump e këshilltarit, Elon Musk. Dhjetëra mijëra vetë dolën në rrugë në SHBA.Në javët e para pas marrjes së detyrës, Donald Trump nënshkroi me shpejtësi urdhra ekzekutivë dhe e mbajti botën pezull me një ritëm marramendës. Shumë qytetarë dhe deputetë të Demokratëve dukeshin të tronditur prej javësh. Për një kohë të gjatë nuk kishte protesta. Tani qytetarët në SHBA po reagojnë, rezistenca publike po rritet ngadalë, duke përfshirë edhe demokratët. Mijëra vetë protestuan të shtunën (05.04.) kundër tarifave të Trump, kundër këshilltarit të tij Elon Musk, masave të ashpra kundër emigrantëve dhe pushimeve masive nga puna.
    Protesta në FloridaFotografi: Jerry Beard/ZUMA Press Wire/picture alliance
    Ditë mbarëkombëtare aksioniVetëm në kryeqytetin amerikan, disa mijëra demonstrues të shtunën u mblodhën në Monumentin e Uashingtonit pranë Shtëpisë së Bardhë. Protesta të mëdha pati edhe në mjaft qytete të tjera – për shembull në Nju Jork, Los Anxhelos, Atlanta, Boston, Detroit dhe Çikago. Në Uashington, demonstruesit mbanin postera me mbishkrime si “Larg duart nga demokracia” ose “Ndal grushtin e shtetit”, duke kërkuar, ndër të tjera, të mbrohet Kushtetuta, të largohet Trump nga detyra dhe të mos preket sistemi social.

    “Hands off” -protesta kundër TrumpFotografi: Andrea Renault/STAR MAX/IPx/picture alliance
    Organizata të ndryshme amerikane kishin bërë thirrje së bashku për një ditë aksioni mbarëkombëtar me më shumë se 1300 aksione proteste në të gjitha shtetet federale – nën moton “Hands off”. Organizatorët kishin pritur më parë qindra mijëra pjesëmarrës në të gjithë vendin, por në fund thanë se miliona njerëz dolën në rrugë. Megjithatë, aktualisht nuk ka shifra të besueshme për numrin e pjesëmarrësve.
    Pak ditë më parë, senatori demokrat Cory Booker tërhoqi shumë vëmendje me një fjalim maratonë 25 orësh kundër presidentit Trump në kongres. Së fundmi, ish-presidenti demokrat i SHBA-së, Barack Obama dhe rivalja demokrate e Trump, Kamala Harris, gjithashtu folën në mënyrë kritike pas një periudhe të gjatë heshtjeje.
    DW / la/ag