Tag: prostitucion

  • Shfrytëzoi të renë për prostitucion në Shqipëri dhe Itali për 3 vite, arrestohet

    Shfrytëzoi të renë për prostitucion në Shqipëri dhe Itali për 3 vite, arrestohet

    Një 42-vjeçar nga Kavaja është vënë në pranga nga Policia pas kallëzimit të një 30-vjeçareje, e cila deklaroi se ishte shfrytëzuar për prostitucion për një periudhë prej tre vitesh, brenda dhe jashtë Shqipërisë, konkretisht edhe në Itali.
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme reaguan menjëherë pas kallëzimit dhe mundësuan arrestimin e shtetasit F. I., 42 vjeç.
    Viktima është akomoduar në një qendër të përshtatshme, në bashkëpunim me shërbimet sociale, për të garantuar mbrojtjen dhe rehabilitimin e saj.
    Prokuroria e Durrësit ka marrë në dorë materialet procedurale dhe po vijon hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Ndaj të dyshuarit rëndojnë akuzat për “Trafikimin e personave të rritur” dhe “Shfrytëzimin e prostitucionit”.

  • Mashtronte vajza dhe i shfrytëzonte për prostitucion në Durrës, kapet kolumbiani

    Mashtronte vajza dhe i shfrytëzonte për prostitucion në Durrës, kapet kolumbiani

    Një 28 vjeçar kolumbian është vënë në pranga nga policia nën akuzën e trafikimit të femrave për prostitucion.
    Në vijim të operacionit “Storm 9” që u zhvillua në Durrës, është bërë i mundur arrestimi i D. G., i cili ishte në arrati prej disa ditësh.
    Ky shtetas,  dyshohet se rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por i shfrytëzonte për prostitucion.
    Arrestimi i tij u bë në pikën kufitare të Muriqanit.
    2 shtetase kolumbiane u kapën nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në një apartament të marrë me qira, në lagjen nr. 18, Durrës, ku ushtronin prostitucion dhe shitnin lëndë narkotike.

  • U premtonte punë, por i shfrytëzonte për prostitucion në Durrës/ Arrestohet “tutori” nga Kolumbia

    U premtonte punë, por i shfrytëzonte për prostitucion në Durrës/ Arrestohet “tutori” nga Kolumbia

    Një 28-vjeçar nga Kolumbia është arrestuar nga Policia në pikën kufitare të Muriqanit.
    Sipas policisë, i riu dyshohet se rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por më pas i shfrytëzonte për prostitucion.
    Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
    Gjatë kontrolleve u bë sekuestrimi i 3 celularëve, që dyshohet se 28-vjeçari i përdorte për këtë veprimtari kriminale.
    Më herët, dy shtetase kolumbiane u kapën nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në një apartament të marrë me qira, në lagjen nr. 18, Durrës, ku ushtronin prostitucion dhe shisnin lëndë narkotike

  • Rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri me pagë 3 mijë euro për prostitucion, arrestohet 28-vjeçari

    Rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri me pagë 3 mijë euro për prostitucion, arrestohet 28-vjeçari

    Pas katër ditësh ndjekjeje, policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar kolumbian, i cili ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit që rekrutonte vajza nga Amerika Latine për t’i shfrytëzuar për prostitucion në Shqipëri.

    Arrestimi i tij u bë në pikën kufitare të Muriqanit, në vijim të operacionit të koduar “Storm 9”, që po zbardh detaje të reja mbi veprimtarinë e këtij rrjeti kriminal.
    Sipas të dhënave zyrtare, Duvan Gomez, 28 vjeç, u kap pas një bashkëpunimi mes strukturave të DVP Durrës dhe Policisë Kufitare të Muriqanit, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për “Trafikim të personave të rritur” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Hetimet kanë zbuluar se ky shtetas rekrutonte gra kolumbiane, duke u premtuar punësim në Shqipëri kundrejt një pagese prej 3000 eurosh, por pasi ato mbërrinin në vend, i detyronte të ushtronin prostitucion.
    Gjatë kontrollit, policia sekuestroi tre aparate celularë, që dyshohet se përdoreshin për komunikim dhe organizimin e veprimtarisë kriminale.Operacioni “Storm 9”, i zhvilluar pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, kishte çuar më herët në identifikimin e disa personave të përfshirë dhe në zbulimin e një apartamenti me qira në lagjen nr. 18 të Durrësit, ku dy shtetase kolumbiane ushtronin prostitucion dhe shisnin lëndë narkotike.
    Burime nga policia bëjnë me dije se po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar, që dyshohet se ka vepruar edhe në vende të tjera të rajonit.Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të të arrestuarit.

    Top Channel

  • Dënohet me 15 muaj burg mjeku Dervish Hasi, bie akuza për pornografi me 16-vjeçaren

    Dënohet me 15 muaj burg mjeku Dervish Hasi, bie akuza për pornografi me 16-vjeçaren

    dervish hasi

    TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi, 42 vjeç, për akuzën e dhunës në familje, duke rikualifikuar veprën penale fillestare të ngritur ndaj tij për pornografi. Mjeku u arrestua më 18 janar të vitit 2024, pas hetimeve që zbuluan se ai kishte shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur 16-vjeçare, të cilën e prezantonte si “gruan e tij të katërt”.
    Arrestimi i mjekut u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe ndjekjes së tij për disa ditë. Nga hetimet rezultoi se vajza 16-vjeçare ishte shfrytëzuar për prostitucion për një periudhë dyvjeçare nga mjeku 42-vjeçar.
    Gjatë kontrollit të ushtruar pas arrestimit, policia sekuestroi telefonin e tij, në të cilin u gjetën materiale filmike me përmbajtje erotike, ku shfaqeshin jo vetëm tri nga gratë e tij, por edhe e mitura. Megjithatë, asnjëra nga gratë nuk pranoi të bashkëpunonte me hetuesit dhe refuzuan të jepnin dëshmi për ngjarjen.
    Vetë Hasi gjatë marrjes në pyetje, pati dhënë pak përgjigje, duke i kufizuar deklarimet e tij në “po” dhe “jo”. Familjarët e vajzës janë shprehur se në fillim kanë qenë pjesërisht dakord dhe nuk kishin zgjidhje tjetër për shkak se vajza ishte e bindur nga mjeku dhe, siç thanë ata, “kishim frikën e ndonjë veprimi nga ana e saj”.
    Mjeku nuk është një person i panjohur për policinë. Në vitin 2019, makinës së tij iu vu një sasi eksplozivi, ndërsa vetëm dy vite më vonë emri i tij doli në një hetim të SPAK lidhur me një grup që trafikonte armë dhe municione luftarake.

  • “Storm 9”| Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, organizatori nga Kolumbia

    “Storm 9”| Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, organizatori nga Kolumbia

    Pas tre javësh hetime intensive me metoda proaktive, Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Storm 9”, i cili kishte në fokus goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin e grave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
    Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim shtetasi D. G., 28 vjeç, me origjinë nga Kolumbia, i dyshuar si organizatori kryesor i veprimtarisë kriminale. Ai akuzohet për “Trafikimin e personave të rritur” dhe “Shfrytëzimin e prostitucionit”.
    Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë dy shtetase kolumbiane, M. A. dhe Y. C., të dyja 24 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 18 të Durrësit, ku dyshohet se ushtronin prostitucion dhe shpërndanin lëndë narkotike. Ato akuzohen për “Prostitucion”, “Përshtatje e ambienteve për prostitucion” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
    Policia ka nisur procedim penal edhe për pronarin e apartamentit, shtetasin V. R., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Po ashtu, janë proceduar penalisht tre shtetas të tjerë, M. S., E. B. dhe A. H., për veprën penale “Prostitucioni”.
    Gjatë kontrollit në apartamentin e përdorur për veprimtarinë e paligjshme, u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar si cannabis sativa, një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga prostitucioni, pesë celularë dhe pasaportat e dy shtetaseve të arrestuara.
    Policia vijon punën për kapjen e shtetasit D. G. dhe për dokumentimin e plotë të rrjetit kriminal. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

  • Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës/ Trafikonte shtetase kolumbiane në Shqipëri, arrestohen organizatori dhe dy punonjësit e seksit

    Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës/ Trafikonte shtetase kolumbiane në Shqipëri, arrestohen organizatori dhe dy punonjësit e seksit

    Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në qytetin e Durrësit.

    Në pranga është vënë organizatori, një shtetas kolumbian, i cili trafikonte vajza nga Kolumbia për në Shqipëri, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, si dhe dy punonjëse seksi.
    Po ashtu është proceduar penalisht pronari i apartamentit, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”, dhe 3 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.
    Në kuadër të operacionit policor, u sekuestruan një sasi kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 5 celularë dhe pasaportat e 2 shtetaseve të arrestuara.
    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 9”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
    Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi kolumbian, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.
    Arrestohen në flagrancë 2 shtetase kolumbiane që kishin marrë me qira një apartament, në lagjen nr. 18, Durrës, për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike.
    Procedohen penalisht pronari i apartamentit, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”, dhe 3 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.
    Sekuestrohen një sasi kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 5 celularë dhe pasaportat e 2 shtetaseve të arrestuara.
    Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, përgjatë 3 javëve, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 9”. Në kudër të këtij operacioni:
    – u shpall në kërkim shtetasi D. G., 28 vjeç, banues në Kolumbi, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;-u arrestuan në flagrancë shtetaset M. A., 24 vjeçe, Y. C., 24 vjeçe, të dyja banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;-nisi procedimi penal për pronarin e apartamentit, shtetasin V. R., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”;-nisi procedimi penal për shtetasit M. S., E. B. dhe A. H., për veprën penale “Prostitucioni”.
    Nga hetimet dyshohet se shtetasi kolumbian ka trafikuar shtetase kolumbiane në Shqipëri, me qëllim shfryrtëzimin e tyre për prostitucion. 2 shtetase kolumbiane (të arrestuarat) kishin përshtatur një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 18, Durrës, për të ushtruar prostitucion. Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: sasia e lëndës narkotike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 5 celularë dhe pasaportat e 2 shtetaseve të arrestuara.
    Vijon puna për kapjen e shtetasit D. G. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, organizatori nga Kolumbia në kërkim

    Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, organizatori nga Kolumbia në kërkim

    pamje nga apartamenti

    DURRËS-Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Storm 9”, i cili kishte në fokus goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin e grave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim shtetasi D. G., 28 vjeç, me origjinë nga Kolumbia, i dyshuar si organizatori kryesor i veprimtarisë kriminale. 
    Në flagrancë janë arrestuar dy shtetase kolumbiane, M. A. dhe Y. C., të dyja 24 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 18 të Durrësit, ku dyshohet se ushtronin prostitucion dhe shpërndanin lëndë narkotike. Ato akuzohen për “Prostitucion”, “Përshtatje e ambienteve për prostitucion” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ndërkohë Policia ka nisur procedim penal edhe për pronarin e apartamentit, shtetasin V. R., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 9”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
    Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi kolumbian, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.
    Arrestohen në flagrancë 2 shtetase kolumbiane që kishin marrë me qira një apartament, në lagjen nr. 18, Durrës, për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike.
    Procedohen penalisht pronari i apartamentit, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”, dhe 3 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.
    Sekuestrohen një sasi kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 5 celularë dhe pasaportat e 2 shtetaseve të arrestuara.
    Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, përgjatë 3 javëve, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 9”. Në kudër të këtij operacioni:
    – u shpall në kërkim shtetasi D. G., 28 vjeç, banues në Kolumbi, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”; -u arrestuan në flagrancë shtetaset M. A., 24 vjeçe, Y. C., 24 vjeçe, të dyja banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; -nisi procedimi penal për pronarin e apartamentit, shtetasin V. R., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”; -nisi procedimi penal për shtetasit M. S., E. B. dhe A. H., për veprën penale “Prostitucioni”.
    Nga hetimet dyshohet se shtetasi kolumbian ka trafikuar shtetase kolumbiane në Shqipëri, me qëllim shfryrtëzimin e tyre për prostitucion. 2 shtetase kolumbiane (të arrestuarat) kishin përshtatur një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 18, Durrës, për të ushtruar prostitucion. Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: sasia e lëndës narkotike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 5 celularë dhe pasaportat e 2 shtetaseve të arrestuara.
    Vijon puna për kapjen e shtetasit D. G. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Durrës: Goditet rrjet trafikimi dhe prostitucioni, në kërkim organizatori kolumbian

    Durrës: Goditet rrjet trafikimi dhe prostitucioni, në kërkim organizatori kolumbian

    Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 9”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion ne Durrës .
    Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi kolumbian, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.
    Arrestohen në flagrancë 2 shtetase kolumbiane që kishin marrë me qira një apartament, në lagjen nr. 18, Durrës, për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike.
    Procedohen penalisht pronari i apartamentit, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”, dhe 3 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.
    Sekuestrohen një sasi kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 5 celularë dhe pasaportat e 2 shtetaseve të arrestuara.
    Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, përgjatë 3 javëve, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 9”. Në kudër të këtij operacioni:
    – u shpall në kërkim shtetasi D. G., 28 vjeç, banues në Kolumbi, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;-u arrestuan në flagrancë shtetaset M. A., 24 vjeçe, Y. C., 24 vjeçe, të dyja banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;-nisi procedimi penal për pronarin e apartamentit, shtetasin V. R., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”;-nisi procedimi penal për shtetasit M. S., E. B. dhe A. H., për veprën penale “Prostitucioni”.
    Nga hetimet dyshohet se shtetasi kolumbian ka trafikuar shtetase kolumbiane në Shqipëri, me qëllim shfryrtëzimin e tyre për prostitucion. 2 shtetase kolumbiane (të arrestuarat) kishin përshtatur një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 18, Durrës, për të ushtruar prostitucion. Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: sasia e lëndës narkotike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 5 celularë dhe pasaportat e 2 shtetaseve të arrestuara.
    Vijon puna për kapjen e shtetasit D. G. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Apartamentin me qira e kishin kthyEr në ‘fole’ prostitucioni, arretohen 2 kinezet, procedohet 3 klientët shqiptarë

    Apartamentin me qira e kishin kthyEr në ‘fole’ prostitucioni, arretohen 2 kinezet, procedohet 3 klientët shqiptarë

    pamje nga policia

    DURRËS- Dy shtetase kineze janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në Durrës, në rrugën “Venecia”. Apartamenti që shfrytëzohej për prostitucion është zbuluar pas 3 javësh hetime. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë klientët e tyre, tre shtetas nga Librazhdi, Durrësi dhe Burreli, që u gjetën në apartamentin e marrë me qira nga dy shtetaset kineze. Gjatë aksionit, policia sekuestroi një tufë parash euro dhe lekë, pesë aparate celularë, nëntë karta banke të bankave të ndryshme të Republikës së Kinës dhe një bllok shënimesh.

    Njoftimi:
    Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit
    Finalizohet operacioni policor i koduar “STORM 8”.
    Operacioni u zhvillua pas 3 javësh hetime, me metoda proaktive.
    Zbulohet në lagjen nr. 13, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion.
    Kishin marrë me qira një apartament dhe e shfrytëzonin për prostitucion; evidentohen dhe vihen në pranga 2 shtetase kineze dhe shpallet në kërkim një tjetër.
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas një hetimi trejavor të ndjekur me metoda proaktive për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, në bashkëpunim me Prokurorinë, u finalizua operacioni policor i koduar “STORM 8”.
    Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në rrugën “Venecia”, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset M. Y., 41 vjeçe, dhe L. H., 48 vjeçe, të dyja shtetase kineze.
    Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucion”, tre shtetas nga Librazhdi, Durrësi dhe Burreli, që u gjetën në apartamentin e marrë me qira nga dy shtetaset kineze.
    Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetases kineze J. L., 53 vjeçe, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, pesë aparate celularë, nëntë karta banke të bankave të ndryshme të Republikës së Kinës, një bllok shënimesh, etj.
    Këto shtetase kishin marrë me qira një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës për qëndrim, ndërsa në rrugën “Venecia”, në Iliria, Plazh, kishin marrë me qira një tjetër apartament, të cilin e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.
    Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetaset e huaja janë arrestuar edhe më parë nga shërbimet e DVP Durrës, për të njëjtat vepra penale, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në rrugën “Lule Bore”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.