Tag: prostitucion

  • Dyshohet se ushtronin prostitucion në kryeqytet, Policia nis procedim penal ndaj dy shtetaseve të huaja

    Dyshohet se ushtronin prostitucion në kryeqytet, Policia nis procedim penal ndaj dy shtetaseve të huaja

    Foto ilustruese

    TIRANË- Policia ka nisur një procedim penal ndaj dy shtetaseve të huaja, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në kryeqytet. Aktualisht, autoritetet nuk kanë bërë të ditur se prej sa kohësh ishte marrë me qira banesa dhe nëse në këtë aktivitet mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Dy vajzat e reja po hetohen në gjendje të lirë.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset e huaja J. H., 25 vjeçe dhe E. O., 27 vjeçe, pasi 2 shtetaset dyshohet se kishin marrë me qira, një apartament, ku ushtronin prostitucion./ZËRI

  • Goditet tjetër ‘fole’ prostitucioni në Durrës, arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

    Goditet tjetër ‘fole’ prostitucioni në Durrës, arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

    PAMJE NGA ARRESTIMI

    DURRËS-Dy shtetase braziliane të moshës 24 dhe 21 vjeç  kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 të këtij qytetit dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike. Fillimisht gjatë ndërhyrjes së forcave policore, brazilianet kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit, e cila më pas u hap me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.
    Njoftimi i policisë:
    Pas disa javësh ndjekjeje me metoda proaktive, finalizohet faza e 10-të e operacionit “STORM”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.
    Kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 në Durrës dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike, vihen në pranga dy shtetase braziliane.
    Procedohet penalisht edhe një shtetas për prostitucion.
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas një hetimi disajavor të ndjekur me metoda proaktive për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim droge”, në bashkëpunim me Prokurorinë, u finalizua faza e 10-të e operacionit policor të koduar “STORM”.
    Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i shtetaseve B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.
    Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, këto shtetase kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit, e cila më pas u hap me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.
    Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira, në lagjen nr. 2 në Durrës, një apartament dhe e shfrytëzonin për ushtrimin të prostitucionit dhe konsumimit të lëndëve narkotike.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh, disa karta SIM, si dhe dy sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis dhe çokollatë me përmbajtje kanabisi.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

  • Zbulohet ‘foleja’ e prost*tucionit në Durrës, arrestohen dy braziliane

    Zbulohet ‘foleja’ e prost*tucionit në Durrës, arrestohen dy braziliane

    Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy vajza të reja nga Brazili, të dyshuara për ushtrim të aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit. Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit të koduar “Sotrm”.
    Sipas njoftimit të bluve, bëhet fjalë për B. B., 24 vjeçe, dhe H. D., 21 vjeçe, të lindura dhe rezidente në Brazil. Një shtetas tjetër, K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.
    Hetimet tregojnë se vajzat kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 2 të qytetit dhe e përdornin atë për prostitucion dhe konsum lëndësh narkotike.
    Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit, shtetaset refuzuan të hapin derën e apartamentit, e cila u hap më pas me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.
    Njoftimi:
    Pas disa javësh ndjekjeje me metoda proaktive, finalizohet faza e 10-të e operacionit “STORM”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.
    Kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 në Durrës dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike, vihen në pranga dy shtetase braziliane.
    Procedohet penalisht edhe një shtetas për prostitucion.
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas një hetimi disajavor të ndjekur me metoda proaktive për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim droge”, në bashkëpunim me Prokurorinë, u finalizua faza e 10-të e operacionit policor të koduar “STORM”.
    Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i shtetaseve B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.
    Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, këto shtetase kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit, e cila më pas u hap me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.
    Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira, në lagjen nr. 2 në Durrës, një apartament dhe e shfrytëzonin për ushtrimin të prostitucionit dhe konsumimit të lëndëve narkotike.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh, disa karta SIM, si dhe dy sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis dhe çokollatë me përmbajtje kanabisi.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

  • Ushtronte prostitucion në shtëpinë e marrë me qira, kapet braziliania në Shkodër

    Ushtronte prostitucion në shtëpinë e marrë me qira, kapet braziliania në Shkodër

    Është arrestuar këtë të premte nga policia e Shkodrës në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi” një shtetase braziliane pasi ushtronte prostitucion në një apartament që e kishte marrë me qira.
    Në kuadër të operacionit të koduar “Rent house”, është arrestuar shtetasja D. G., 23 vjeçe, e cila kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
    Në kuadër të hetimeve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma e parave, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, dhe 3 celularë.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen B. B., 34 vjeçe, administratorja e apartamentit, për veprën penale ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
    Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Apartamenti i kthyer në ‘fole’ prostitucioni/ Arrestohet 23-vjeçarja braziliane, ndërsa pronarja do të…

    Apartamenti i kthyer në ‘fole’ prostitucioni/ Arrestohet 23-vjeçarja braziliane, ndërsa pronarja do të…

    Një 23-vjeçare nga Brazili ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Në pranga ka rënë edhe një 28-vjeçar. E reja ushtronte prostitucion në një apartament me qira në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”.
    Pronarja e apartamentit do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
    “Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e sigurura në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rent house”.
    Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një apartament në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”, ku ushtrohej prostitucion. Në kuadër të operacionit u arrestuan 2 shtetas u kapën në ambientet e apartamentit, konkretisht:
    -shtetasja braziliane D. G., 23 vjeçe, e cila kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;
    -H. H., 28 vjeç. Gjatë veprimeve proceduriale u dekumentua aktiviteti i lojrave të fatit.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen B. B., 34 vjeçe, administratorja e apartamentit, për veprën penale ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
    Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Ushtronin prostitucion në Elbasan, arrestohet tutorja dhe dy shtetase të huaja

    Ushtronin prostitucion në Elbasan, arrestohet tutorja dhe dy shtetase të huaja

    Dy shtetase të huaja dhe një shqiptare kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për prostitucion.
    Në pranga kanë rënë Zabina Memetova, 37 vjeçe, dhe Nina Solovyeva, të cilat dyshohet se ushtronin aktivitetin e prostitucionit në ambiente të ndryshme të qytetit.
    Gjatë hetimeve, policia ka identifikuar dhe shtetasen M.C, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se kishte rolin e organizatores dhe ndihmonte në gjetjen e klientëve dhe sigurimin e ambienteve ku zhvillohej ky aktivitet.

  • Aperacioni “Foreign 3”! Zbulohet foleja e prostitucionit në Tiranë, vihet në pranga tutorja 47-vjeçare

    Aperacioni “Foreign 3”! Zbulohet foleja e prostitucionit në Tiranë, vihet në pranga tutorja 47-vjeçare

    Policia e Tiranës ka goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe një rast i përshtatjes së ambienteve, për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.
    Në pranga ka rënë ‘tutorja’, shtetasja kineze për shfrytëzim, si dhe janë proceduar penalisht dy shtetaset e tjera nga Kina, pasi kishin përshtatur apartamentin e tyre për këtë veprimtari kriminale.
    Njoftimi i Policisë:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Foreign 3”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit dhe një rast i përshtatjes së ambienteve, për prostitucion. Shfrytëzonte 2 shtetase kineze, për prostitucion, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçarja, shtetase kineze. Procedohen penalisht 2 shtetaset që ushtronin prostitucion, pasi kishin përshtatur apartamentin e tyre për këtë veprimtari kriminale.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foreign 3”. Në kuadër të këtij operacioni:
    -u arrestua shtetasja kineze F. Z., 47 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;-nisi procedimi penal për shtetaset kineze D. W., 44 vjeçe, dhe L. C., 46 vjeçe, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
    Shtetasja kineze F. Z. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, të cilat e ushtronin këtë veprimtari kriminale në apartamentin ku banonin. Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja

    Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja

    Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve, për prostitucion.
    Në pranga ka rënë një 47-vjeçare kineze, e cila shfrytëzonte 2 shtetase kineze, të cilat e ushtronin këtë veprimtari kriminale në apartamentin ku banonin.
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foreign 3”. Në kuadër të këtij operacioni:       
    -u arrestua shtetasja kineze F. Z., 47 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;  
    -nisi procedimi penal për shtetaset kineze D. Ë., 44 vjeçe, dhe L. C., 46 vjeçe, për veprat penale “Prostitucioni” dhe  “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.   
    Shtetasja kineze F. Z. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, të cilat e ushtronin këtë veprimtari kriminale në apartamentin ku banonin”, njofton Policia.
    Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Operacioni “Apartamenti” në Tiranë – Arrestohet  22-vjeçari që shfrytëzonte shtetase kolumbiane për prostitucion

    Operacioni “Apartamenti” në Tiranë – Arrestohet 22-vjeçari që shfrytëzonte shtetase kolumbiane për prostitucion

    Policia e Tiranës ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Apartamenti”, duke zbuluar dhe goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit në kryeqytet.
    Gjatë hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u arrestua në flagrancë një 22-vjeçar që shfrytëzonte katër shtetase kolumbiane për prostitucion.
    Në pranga përfundoi K. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Gjithashtu, u arrestuan edhe dy shtetase kolumbiane, J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.
    Ndërkohë, për shtetaset kolumbiane K. R., 23 vjeçe, dhe A. A., 21 vjeçe, ka nisur procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni”.
    Hetimet kanë treguar se shtetasi K. P. kishte organizuar dhe shfrytëzonte për prostitucion katër shtetaset kolumbiane. Dy prej tyre kishin marrë me qira një apartament në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.
    Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.