Tag: propozon

  • DRAFTI/ Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me agjencitë autonome

    DRAFTI/ Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me agjencitë autonome

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Qeveria ka propozuar ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike, duke reduktuar kategorinë e institucioneve jo-ministrore nga 3 që janë aktualisht në 2, me qëllim rritjen e funksionimit dhe llogaridhënies. Për krijimin e institucioneve të varësisë nga ministritë është propozuar vendosja e një pragu minimal të punonjësve që do të justifikojë krijimin e tyre.
    Ndryshimet janë propozuar në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” të publikuar te konsultimet publike.
    Sipas projektligjit për ndryshimet në Ligjin nr. 90/2012, i cili është pjesë e Reformës në Administratën Publike, numri i tipologjive të institucioneve joministrore do të reduktohet nga 3 në 2, në funksion të qartësimit të rolit dhe përgjegjësive të tyre. Drafti propozon bashkimin e Institucioneve të Varësisë dhe Agjencitë Autonome në një kategori të vetme, ndërsa Autoritetet Rregullatore do të rikonceptohen si një lloj i veçantë me autonomi funksionale të garantuar sipas standardeve evropiane.
    “Legjislacioni në fuqi parashikon tre lloje të trupave joministrore: Institucionet e Varësisë (IV), Agjencitë Autonome (AA), të dyja në varësi të ministrive dhe që kryejnë të njëjtat funksione të zbatimit të politikave, por me regjime të ndryshme juridike të organizimit dhe funksionimit, dhe Autoritetet apo Entet Rregullatore (ARr) që janë krijuar me ligje të veçanta, dhe që i raportojnë Kuvendit dhe kryejnë gjithashtu funksione të zbatimit të politikave, por specifikisht të natyrës rregullatore (tregjeve dhe industrive).
    Dallimi aktual midis institucioneve të varësisë dhe agjencive autonome nuk bazohet në kritere të dallimit funksional. Gjithashtu, mbajtja e autoriteteve rregullatore jashtë mbikëqyrjes së qeverisë, sjell problematika në zbatimin e parimit të ndarjes së pushteteve, fragmentarizmin e aftësisë/përgjegjësisë së qeverisë për hartimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe vakum në sistemin e përgjegjësisë e llogaridhënies qeveritare”, citohet në relacion.
    Projektligji propozon ekzistencën e vetëm dy llojeve të trupave joministrore/ekzekutive, pra mbajtjen e institucioneve klasike të varësisë (IV) ku sipas këtij propozimi do të përfshihen edhe agjencitë aktuale autonome, dhe ri-konceptimi tërësor i Agjencive Autonome për të akomoduar tipologjinë aktuale të Autoriteteve Rregullatore, duke rregulluar regjimin e tyre juridik të organizimit dhe funksionimit të aftë për të garantuar një autonomi funksionale të plotë në kryerjen e funksioneve rregullatore, siç kërkohet nga legjislacioni evropian për secilin nga rregullatorët”, citohet në relacion.
    Në projektligj gjithashtu sillet në vëmendje edhe situata problematike me institucionet e vogla në varësi të ministrive, duke nënvizuar nevojën për rregullimin e funskionimit të tyre.
    “Nga një analizë e situatës, rezulton se për shkak të mungesave në ligjin 90, ka një tendence të shkëputjes së njësive të brendshme administrative të ministrive (drejtorive/drejtorive të përgjithshme) nga aparati i ministrive duke u krijuar si institucione vartësie më vehte. Kjo mungesë ka pas sjellë në disa raste krijimin e trupave/institucioneve të varësisë shumë të vogla, që nuk kanë realisht kapacitate për funksionimin e tyre ndarazi jashtë ministrisë mëmë. Projektligji propozon vendosjen e një pragu minimal të punonjësve që justifikojnë krijimin e një institucioni varësie, dhe njohjen e një lloji të ri drejtorie me status të posaçëm brenda aparatit të ministrisë, pa personalitet juridik por me autonomi të rritur në bazë të delegimit të ministrit”.
    Po ashtu edhe sistemi i mbikëqyrjes apo llogaridhënies së institucioneve për trupat jo ministrore rezulton se nuk është i uniformizuar. Projektligji, propozon gjithashtu krijimin e një sistemi të detyrueshëm, të uniformizuar të mbikëqyrjes/llogaridhënies së trupave joministrore bazuar në rezultatet e institucionit.
    Ndërsa për institucionet në varësi të Kryeministrit legjislacioni aktual nuk ka dispozita apo kufizime për to,  duke i trajtuar ato njësoj si institucionet në varësi të ministrive. Në relacion theksohet se me kalimin e viteve kjo ka krijuar një mbingarkesë në funksionimin normal të qendrës së qeverisjes si pasojë e një numri të konsiderueshëm institucionesh në varësi të kryeministrit.
    Projektligji propozon shtimin e disa dispozitave për krijimin e institucioneve në varësi të Kryeministrit. Dispozitat parashikojnë kritere pozitive dhe negative.
    Projektligji propozon edhe dy ndërhyrje specifike sipas të cilave: i) “Drejtoria” bëhet niveli thelbësor i vendimmarrjes ekskluzive në një ministri dhe titullari i drejtorisë (drejtori) është ekskluzivisht përgjegjës për të gjithë vendimmarrjen brenda fushës së kompetencave të drejtorisë përkatëse, me përjashtim, sigurisht, të asaj vendimmarrjeje që i ngarkohet në mënyrë eksplicite me legjislacion menaxherëve të tjerë më të lartë (nëpunësve civilë të kategorisë të lartë drejtuese) ose vetë ministrit, dhe ii) përcaktohen një set rregullash të thjeshta që lejojnë delegimin brenda varësisë së një tipologjie vendimmarrjeje apo një vendimmarrjeje konkrete.
    Ndër të tjera në draft propozohen rregulla të reja për kontroll më të fortë të ndryshimeve institucionale, duke kërkuar analiza të detajuara nga ministritë para krijimit të institucioneve të reja dhe duke i besuar Departamentit të Administratës Publike rolin kryesor në këtë proces./Monitor

  • DRAFTI / Propozimi i qeverisë “shkrin” agjencitë dhe riorganizon institucionet

    DRAFTI / Propozimi i qeverisë “shkrin” agjencitë dhe riorganizon institucionet

    Qeveria ka propozuar ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike, duke reduktuar kategorinë e institucioneve jo-ministrore nga 3 që janë aktualisht në 2, me qëllim rritjen e funksionimit dhe llogaridhënies. Për krijimin e institucioneve të varësisë nga ministritë është propozuar vendosja e një pragu minimal të punonjësve që do të justifikojë krijimin e tyre.

    Ndër të tjera në draft propozohen rregulla të reja për kontroll më të fortë të ndryshimeve institucionale, duke kërkuar analiza të detajuara nga ministritë para krijimit të institucioneve të reja dhe duke i besuar Departamentit të Administratës Publike rolin kryesor në këtë proces./Marrë nga Monitor

  • Jo vetëm në qeveri, ndryshime edhe në administratë

    Jo vetëm në qeveri, ndryshime edhe në administratë

    Nga ministritë e drejtoritë te agjencitë apo entet, bashkë me institucionet e pavarura kushtetuese.. qeveria propozon ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike.
    Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Anti-korrupsionin ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.” Nga tre aktualisht, pritet të ketë vetëm 2 kategori të institucioneve jo-ministrore.
    “Projektligji propozon ekzistencën e vetëm dy llojeve të trupave jo-ministrore/ekzekutive, pra mbajtjen e institucioneve klasike të varësisë ku sipas këtij propozimi do të përfshihen edhe agjencitë aktuale autonome, dhe ri-konceptimi tërësor i Agjencive Autonome për të akomoduar tipologjinë aktuale të Autoriteteve Rregullatore, duke rregulluar regjimin e tyre juridik të organizimit dhe funksionimit të aftë për të garantuar një autonomi funksionale të plotë në kryerjen e funksioneve rregullatore, siç kërkohet nga legjislacioni evropian për secilin nga rregullatorët.”
    Një tjetër risi e projektligjit lidhet me sistemin e llogaridhënies dhe raportimin e performancës.
    “Me miratimin e vendimit për sistemin e mbikëqyrjes/llogaridhënies dhe për zbatimin e tij, çdo institucion do të krijojë sistemin e brendshëm të llogaridhënies dhe do të hartojë Planin dhe Raportin Vjetor të Performancës. Çdo ministri do të caktojë për çdo institucion/agjenci njësinë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe çdo vit do të angazhohet për miratimin e Planit Vjetor, mbikëqyrjes dhe dialogut të përhershëm institucional dhe vlerësimin e performancës së institucionit, duke konkluduar çdo vit me deklaratën e performancës të institucionit.”
    Në relacionin e nismës ligjore ka parashikime edhe mbi numrin e punonjësve që do duhen minimalisht për ngritjen e një strukture në administratën publike.
    “Projektligji propozon vendosjen e një pragu minimal të punonjësve që justifikojnë krijimin e një institucioni varësie dhe njohjen e një lloji të ri drejtorie me status të posaçëm brenda aparatit të ministrisë, pa personalitet juridik por me autonomi të rritur në bazë të delegimit të ministrit.”
    Qeveria vlerëson se ndryshimet do të sjellin eficiencë dhe transparencë më të madhe. Pjesa më e madhe e këtyre propozimeve janë edhe si nevojë për tu përafruar me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

  • Ndryshime në administratë, jo vetëm në qeveri

    Ndryshime në administratë, jo vetëm në qeveri

    Qeveria propozon ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike. Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Anti-korrupsionin ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Nga tre aktualisht, pritet të ketë vetëm 2 kategori të institucioneve jo-ministrore.
    ”Projektligji propozon ekzistencën e vetëm dy llojeve të trupave jo-ministrore/ekzekutive, pra mbajtjen e institucioneve klasike të varësisë ku sipas këtij propozimi do të përfshihen edhe agjencitë aktuale autonome, dhe ri-konceptimi tërësor i Agjencive Autonome për të akomoduar tipologjinë aktuale të Autoriteteve Rregullatore, duke rregulluar regjimin e tyre juridik të organizimit dhe funksionimit të aftë për të garantuar një autonomi funksionale të plotë në kryerjen e funksioneve rregullatore, siç kërkohet nga legjislacioni evropian për secilin nga rregullatorët”.

    Një tjetër risi e projektligjit lidhet me sistemin e llogaridhënies dhe raportimin e performancës. ”Me miratimin e vendimit për sistemin e mbikëqyrjes/llogaridhënies dhe për zbatimin e tij, çdo institucion do të krijojë sistemin e brendshëm të llogaridhënies dhe do të hartojë Planin dhe Raportin Vjetor të Performancës. Çdo ministri do të caktojë për çdo institucion/agjenci njësinë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe çdo vit do të angazhohet për miratimin e Planit Vjetor, mbikëqyrjes dhe dialogut të përhershëm institucional dhe vlerësimin e performancës së institucionit, duke konkluduar çdo vit me deklaratën e performancës të institucionit”.
    Në relacionin e nismës ligjore ka parashikime edhe mbi numrin e punonjësve që do duhen minimalisht për ngritjen e një strukture në administratën publike. ”Projektligji propozon vendosjen e një pragu minimal të punonjësve që justifikojnë krijimin e një institucioni varësie dhe njohjen e një lloji të ri drejtorie me status të posaçëm brenda aparatit të ministrisë, pa personalitet juridik por me autonomi të rritur në bazë të delegimit të ministrit”.

  • Drafti/Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me agjencitë autonome

    Drafti/Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me agjencitë autonome

    Qeveria ka propozuar ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike, duke reduktuar kategorinë e institucioneve jo-ministrore nga 3 që janë aktualisht në 2, me qëllim rritjen e funksionimit dhe llogaridhënies. Për krijimin e institucioneve të varësisë nga ministritë është propozuar vendosja e një pragu minimal të punonjësve që do të justifikojë krijimin e tyre.
    Ndryshimet janë propozuar në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” të publikuar te konsultimet publike.
    Sipas projektligjit për ndryshimet në Ligjin nr. 90/2012, i cili është pjesë e Reformës në Administratën Publike, numri i tipologjive të institucioneve joministrore do të reduktohet nga 3 në 2, në funksion të qartësimit të rolit dhe përgjegjësive të tyre. Drafti propozon bashkimin e Institucioneve të Varësisë dhe Agjencitë Autonome në një kategori të vetme, ndërsa Autoritetet Rregullatore do të rikonceptohen si një lloj i veçantë me autonomi funksionale të garantuar sipas standardeve evropiane.
    “Legjislacioni në fuqi parashikon tre lloje të trupave joministrore: Institucionet e Varësisë (IV), Agjencitë Autonome (AA), të dyja në varësi të ministrive dhe që kryejnë të njëjtat funksione të zbatimit të politikave, por me regjime të ndryshme juridike të organizimit dhe funksionimit, dhe Autoritetet apo Entet Rregullatore (ARr) që janë krijuar me ligje të veçanta, dhe që i raportojnë Kuvendit dhe kryejnë gjithashtu funksione të zbatimit të politikave, por specifikisht të natyrës rregullatore (tregjeve dhe industrive).
    Dallimi aktual midis institucioneve të varësisë dhe agjencive autonome nuk bazohet në kritere të dallimit funksional. Gjithashtu, mbajtja e autoriteteve rregullatore jashtë mbikëqyrjes së qeverisë, sjell problematika në zbatimin e parimit të ndarjes së pushteteve, fragmentarizmin e aftësisë/përgjegjësisë së qeverisë për hartimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe vakum në sistemin e përgjegjësisë e llogaridhënies qeveritare”, citohet në relacion.
    Projektligji propozon ekzistencën e vetëm dy llojeve të trupave joministrore/ekzekutive, pra mbajtjen e institucioneve klasike të varësisë (IV) ku sipas këtij propozimi do të përfshihen edhe agjencitë aktuale autonome, dhe ri-konceptimi tërësor i Agjencive Autonome për të akomoduar tipologjinë aktuale të Autoriteteve Rregullatore, duke rregulluar regjimin e tyre juridik të organizimit dhe funksionimit të aftë për të garantuar një autonomi funksionale të plotë në kryerjen e funksioneve rregullatore, siç kërkohet nga legjislacioni evropian për secilin nga rregullatorët”, citohet në relacion.
    Në projektligj gjithashtu sillet në vëmendje edhe situata problematike me institucionet e vogla në varësi të ministrive, duke nënvizuar nevojën për rregullimin e funskionimit të tyre.
    “Nga një analizë e situatës, rezulton se për shkak të mungesave në ligjin 90, ka një tendence të shkëputjes së njësive të brendshme administrative të ministrive (drejtorive/drejtorive të përgjithshme) nga aparati i ministrive duke u krijuar si institucione vartësie më vehte. Kjo mungesë ka pas sjellë në disa raste krijimin e trupave/institucioneve të varësisë shumë të vogla, që nuk kanë realisht kapacitate për funksionimin e tyre ndarazi jashtë ministrisë mëmë. Projektligji propozon vendosjen e një pragu minimal të punonjësve që justifikojnë krijimin e një institucioni varësie, dhe njohjen e një lloji të ri drejtorie me status të posaçëm brenda aparatit të ministrisë, pa personalitet juridik por me autonomi të rritur në bazë të delegimit të ministrit”.
    Po ashtu edhe sistemi i mbikëqyrjes apo llogaridhënies së institucioneve për trupat jo ministrore rezulton se nuk është i uniformizuar. Projektligji, propozon gjithashtu krijimin e një sistemi të detyrueshëm, të uniformizuar të mbikëqyrjes/llogaridhënies së trupave joministrore bazuar në rezultatet e institucionit.
    Ndërsa për institucionet në varësi të Kryeministrit legjislacioni aktual nuk ka dispozita apo kufizime për to,  duke i trajtuar ato njësoj si institucionet në varësi të ministrive. Në relacion theksohet se me kalimin e viteve kjo ka krijuar një mbingarkesë në funksionimin normal të qendrës së qeverisjes si pasojë e një numri të konsiderueshëm institucionesh në varësi të kryeministrit.
    Projektligji propozon shtimin e disa dispozitave për krijimin e institucioneve në varësi të Kryeministrit. Dispozitat parashikojnë kritere pozitive dhe negative.
    Projektligji propozon edhe dy ndërhyrje specifike sipas të cilave: i) “Drejtoria” bëhet niveli thelbësor i vendimmarrjes ekskluzive në një ministri dhe titullari i drejtorisë (drejtori) është ekskluzivisht përgjegjës për të gjithë vendimmarrjen brenda fushës së kompetencave të drejtorisë përkatëse, me përjashtim, sigurisht, të asaj vendimmarrjeje që i ngarkohet në mënyrë eksplicite me legjislacion menaxherëve të tjerë më të lartë (nëpunësve civilë të kategorisë të lartë drejtuese) ose vetë ministrit, dhe ii) përcaktohen një set rregullash të thjeshta që lejojnë delegimin brenda varësisë së një tipologjie vendimmarrjeje apo një vendimmarrjeje konkrete.
    Ndër të tjera në draft propozohen rregulla të reja për kontroll më të fortë të ndryshimeve institucionale, duke kërkuar analiza të detajuara nga ministritë para krijimit të institucioneve të reja dhe duke i besuar Departamentit të Administratës Publike rolin kryesor në këtë proces./monitor.al

  • Cristiano i propozon për martesë, Georgina tregon unazën gjigande

    Cristiano i propozon për martesë, Georgina tregon unazën gjigande

    Showbiz E Hënë, 11 Gusht 2025 19:36
    Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë bërë hapin e madh në marrëdhënien. Georgina ka postuar një foto, ku shihet me një unazë gjigante diamanti, ndërsa mban edhe dorën e futbollistit të famshëm. ”Sí, quiero. En esta y en todas mis vidas” (“Po, dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”), duke konfirmuar propozimin romantik.
    Historia e çiftit filloi në vitin 2016, kur ata u njohën në një dyqan luksoz të modës në Madrid, ku Georgina punonte si asistente shitjesh. Cristiano, i magjepsur nga thjeshtësia dhe bukuria e saj, nisi një romancë që shumë shpejt u bë publike.

    Që prej atëherë, Georgina ka qenë një pjesë e pandashme e jetës së Ronaldos. Prej vitesh, fansat e çiftit kanë spekuluar për një fejesë, por asnjëherë nuk kishte pasur konfirmim zyrtar. Këtë herë, fotoja dhe mesazhi i Georginës janë prova më e qartë se martesa është në horizont. Propozimi duket se ka ndodhur në Riad, Arabinë Saudite, ku Ronaldo aktualisht luan për klubin Al Nassr.

  • SHBA propozon garanci deri në 15,000 dollarë për të hyrë në SHBA, mund të prekë edhe alpikantë shqiptarë

    SHBA propozon garanci deri në 15,000 dollarë për të hyrë në SHBA, mund të prekë edhe alpikantë shqiptarë

    Departamenti Amerikan i Shtetit

    SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) po propozon që aplikantët për viza biznesi dhe turistike të kërkojnë një garanci deri në 15,000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, një veprim që mund ta bëjë procesin të papërballueshëm për shumë njerëz.
    Në një njoftim që do të publikohet në Regjistrin Federal të martën, departamenti tha se do të fillojë një program pilot 12-mujor sipas të cilit njerëzit nga vendet që konsiderohen se kanë norma të larta tejkalimi të lejes së qëndrimit dhe kontrolle të brendshme të mangëta të sigurisë së dokumenteve mund të detyrohen të depozitojnë garanci prej 5,000, 10,000 ose 15,000 dollarësh kur aplikojnë për vizë.
    Propozimi vjen në një kohë kur administrata Trump po shtrëngon kërkesat për aplikantët për viza. Javën e kaluar, Departamenti i Shtetit njoftoi se shumë aplikantë për rinovimin e vizave do të duhet t’i nënshtrohen një interviste shtesë ballë për ballë, diçka që nuk kërkohej në të kaluarën. Përveç kësaj, departamenti po propozon që aplikantët për programin e Lotarisë së Diversitetit të Vizave të kenë pasaporta të vlefshme nga vendi i tyre i shtetësisë.
    Një pamje paraprake e njoftimit të obligacioneve, e cila u postua në faqen e internetit të Regjistrit Federal të hënën, tha se programi pilot do të hynte në fuqi brenda 15 ditëve nga publikimi i tij zyrtar dhe është i nevojshëm për të siguruar që qeveria amerikane nuk është përgjegjëse financiarisht nëse një vizitor nuk i përmbahet kushteve të vizës së tij ose të saj.
    “Të huajt që aplikojnë për viza si vizitorë të përkohshëm për biznes ose kënaqësi dhe që janë shtetas të vendeve të identifikuara nga departamenti si vende me norma të larta qëndrimi të tepërta pas vizave, ku informacioni i shqyrtimit dhe verifikimit konsiderohet i mangët, ose që ofrojnë shtetësi me investim, nëse i huaji ka marrë shtetësi pa kërkesë qëndrimi, mund t’i nënshtrohen programit pilot”, thuhet në njoftim.
    Vendet e prekura do të listohen sapo programi të hyjë në fuqi, tha ajo. Garancia mund të hiqet në varësi të rrethanave individuale të aplikantit.
    Ky detyrim nuk do të zbatohet për qytetarët e vendeve të regjistruara në Programin e Heqjes së Vizave, i cili mundëson udhëtimin për biznes ose turizëm deri në 90 ditë. Shumica e 42 vendeve të regjistruara në program janë në Evropë, ndërsa të tjerat në Azi, Lindjen e Mesme dhe gjetkë. 
    Departamenti i Shtetit tradicionalisht e ka dekurajuar këtë kërkesë për shkak të procesit të vështirë të dhënies dhe shlyerjes së një obligacioni dhe për shkak të keqkuptimeve të mundshme nga publiku.
    Megjithatë, departamenti tha se pikëpamja e mëparshme “nuk mbështetet nga asnjë shembull apo provë e kohëve të fundit, pasi bonot e vizave nuk janë kërkuar përgjithësisht në asnjë periudhë të kohëve të fundit”./ZËRI

  • “Dua të martohem me ty’/ Partnerja i propozon Bleros, ja reagimi i tij

    “Dua të martohem me ty’/ Partnerja i propozon Bleros, ja reagimi i tij

    Këngëtari i njohur Blero ka bërë publike lidhjen e tij të re, duke ndarë me ndjekësit një copëz intime nga jeta personale. Në një postim të ndjerë në rrjete sociale, ai ka publikuar një pjesë nga biseda me partneren e tij, ku dashuria dhe ndjenjat mes tyre janë më se të dukshme. E dashura e tij shfaqet e sinqertë dhe e dashuruar, teksa i shkruan:
    “Më mungon shumë dhe dua të martohem me ty. Unë thashë PO, pa m’vet hiq”, duke e shoqëruar mesazhin me një emoji që qesh me lot.
    Ky moment i ëmbël duket se konfirmon jo vetëm lidhjen e tyre, por edhe afrimitetin dhe ndjenjat e forta që i bashkojnë.

  • Ursula von der Leyen prezanton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

    Ursula von der Leyen prezanton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, prezantoi sot, së bashku me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaia Kalas, propozimin e Komisionit për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, që synojnë sektorët e saj të energjisë dhe financiarë.
    Presidentja e Komisionit përsëriti thirrjen e BE-së që Moska të kërkojë një “armëpushim të plotë dhe pa kushte prej të paktën 30 ditësh” në Ukrainë. “Mesazhi ynë është shumë i qartë: Kjo luftë duhet të përfundojë. Nevojitet një armëpushim i vërtetë dhe Rusia duhet të ulet në tryezën e negociatave me një ofertë serioze”, tha ajo.
    “Ne duam paqe për Ukrainën, por pavarësisht përpjekjeVE diplomatike, pavarësisht propozimit të Presidentit ukrainas Zelensky për një armëpushim pa kushte, Rusia vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë”, theksoi von der Leyen, duke vënë në dukje se “Rusia nuk dëshiron paqe”, por “të imponojë ligjin e forcës”. BE-ja do të rrisë presionin sepse “forca është e vetmja gjuhë që Rusia e kupton”, shtoi Presidentja e Komisionit.
    Në veçanti, në sektorin e energjisë, Komisioni po propozon për herë të parë të fillojë një ndalim të tregtisë për tubacionet NorthStream I dhe II. “Asnjë operator i BE-së nuk do të jetë në gjendje të përfshihet drejtpërdrejt ose tërthorazi në ndonjë transaksion që lidhet me tubacionet NorthStream”, tha von der Leyen.
    Përveç kësaj, Komisioni po propozon të ulë çmimin maksimal për naftën ruse nga 60 dollarë në 45 dollarë për fuçi – një çështje që von der Leyen tha se do të diskutohet në Samitin e G7 në Kanada në fund të javës.
    Përveç kësaj, Komisioni propozon t’i shtojë listës së 342 cisternave edhe 77 cisterna të tjera që i përkasin të ashtuquajturës “flotë në hije” të Rusisë, të cilat e ndihmojnë atë të anashkalojë sanksionet perëndimore.
    Ai gjithashtu propozon të ndalojë importin e produkteve të rafinuara me bazë naftën bruto ruse “për të parandaluar që një pjesë e naftës bruto ruse të hyjë në tregun e BE-së përmes derës së pasme”, tha Ursula von der Leyen.
    Në sektorin bankar, qëllimi i BE-së është të kufizojë aftësinë e Rusisë për të mbledhur fonde dhe për të kryer transaksione. Komisioni propozon të shndërrojë ndalimin ekzistues për përdorimin e sistemit SWIFT në një ndalim të plotë transaksionesh dhe ta zbatojë atë në 22 banka të tjera ruse. Përveç kësaj, Komisioni propozon të zgjerojë ndalimin e transaksioneve për institucionet financiare në vendet e treta që financojnë tregtinë me Rusinë duke anashkaluar sanksionet. Ajo gjithashtu propozon vendosjen e sanksioneve mbi Fondin Rus të Investimeve Direkte, degët e tij dhe projektet e tij të investimit. “Kjo do të kufizojë një kanal të rëndësishëm për financimin e projekteve për modernizimin e ekonomisë ruse dhe forcimin e bazës së saj industriale”, tha von der Leyen.
    Së fundmi, Komisioni po propozon ndalime të mëtejshme të eksportit me vlerë më shumë se 2.5 miliardë euro. “Ky ndalim do ta privojë ekonominë ruse nga teknologjia dhe mallrat industriale kritike”, tha von der Leyen, duke vënë në dukje se objektivi janë makineritë, metalet, plastikat dhe kimikatet. Eksporti i mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë të përdorura për të prodhuar dronë, raketa dhe sisteme të tjera armësh do të kufizohet gjithashtu, për të siguruar që Rusia të mos gjejë mënyra për të modernizuar armët e saj me teknologji evropiane.
    Në përfundim, von der Leyen tha se “ne duam që sanksionet të zbatohen dhe respektohen më mirë”, prandaj Komisioni po propozon të zgjerojë fushëveprimin e ndalimit tregtar që tashmë ekziston në 22 kompani ruse dhe të huaja që ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë. “Aftësia e Putinit për të vazhduar luftën varet në një masë të madhe nga mbështetja që ai merr nga vendet e treta. Ata që mbështesin luftën e Rusisë dhe përpjekjen e saj për të pushtuar Ukrainën mbajnë një përgjegjësi të madhe”, tha von der Leyen.