Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: propozon
-

BE propozon “Shengen ushtarak”
Bashkimi Evropian synon të krijojë një lloj “Shengeni ushtarak” në mënyrë që automjetet dhe ushtarët të mund të lëvizin shpejt brenda kufijve të saj, duke anashkaluar burokracinë aktuale të rëndë.
Propozimi do të marrë formë të mërkurën, me një rregullore dhe një komunikim të përbashkët.
Për këtë arsye, BE po u kërkon 27 shteteve anëtare të zgjasin kohën maksimale për lëshimin e lejeve të tranzitit në tre ditë, me një sërë rregullash të vetme në nivel të BE-së.
Ndër veçoritë e reja është “Solidarity Pool”, një katalog mjetesh transporti (aeroplanë, anije, trena) që 27 vendet mund ta ndajnë nëse është e nevojshme. -

Zgjedhjet në pesë bashkitë e vendit, KQZ propozon afate të reja për partitë dhe kandidatët
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar afate të reja për lokalet e 9 nëntorit, teksa ngërçi gjyqësor vijon ende.
Gjatë seancës në Kolegjin Zgjedhor, KQZ propozoi datën 16 tetor si afat të fundit për regjistrimin e partive politike dhe kandidatëve të pavarur.
Ishte Partia Socialiste e cila u shpreh se trupa gjyqësore duhet të dalë me një vendim pasi koha nuk premton për përgatitjen e zgjedhjeve të pjesshme për 5 bashkitë.Gjithashtu, KQZ propozon që fushata zgjedhore të fillojë më datë 1 nëntor ndërsa kandidatët kanë afat për të paraqitur kërkesën për regjistrim jo më vonë se data 24 tetor.
Tashmë i mbetet Kolegjit Zgjedhor, për të vulosur përfundimisht datat që do t’i duhen forcave politike për të depozituar emrat e kandidatëve si dhe për të zhvilluar fushatën elektorale për bashkitë Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik./vizionplus.tv -

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet
Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme me NATO-n, e cila do të mbrojë vendet arabe që përballen me sulme, raporton gazeta libaneze Al-Akhbar, duke cituar një zyrtar të paemërtuar në Kajro.
Raporti thekson se propozimi u bë fillimisht rreth nëntë vjet më parë, por nuk avancoi. Ndërsa raporti nuk e thotë hapur, ai sugjeron se sulmi i fundit i Izraelit ndaj udhëheqësve të Hamas-it në Katar i ka dhënë shtysë të re kësaj iniciative, shkruajnë mediat izraelite.
Sipas këtij raporti, Egjipti po propozon të përfshijë rreth 20,000 personel ushtarak të vet në forcë dhe po punon për të zhvilluar mekanizmin se si një forcë e tillë do të aktivizohet, “duke e lejuar atë të përdoret kur është e nevojshme dhe duke e formuar në një mënyrë të përshtatshme me popullsitë e vendeve arabe dhe forcat e tyre të armatosura, duke marrë parasysh ekuilibrat rajonalë dhe politikë në formim, qoftë në aspektin e përfshirjes së personelit ushtarak nga vende si Maroku dhe Algjeria, apo ndarjen e pozicioneve të komandës”, sipas zyrtarit.
“Kajro dëshiron të mbajë pozicionin e parë të komandës, ndërsa t’ia japë të dytin Arabisë Saudite ose njërit nga shtetet e Gjirit”, shtoi ai. -

Rama propozon uljen e numrit të deputetëve në 101
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka propozuar se tashmë është koha për të patur një Parlament me më pak deputetë.
Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, Rama tha se është koha që Parlamenti të ketë 101 deputetë, madje edhe më pak sipas tij, nëse është e mundur.
“Së pari në më shumë se 3 dekada, na duhet një cikël i ri reformimi dhe riorganizimi për disa institucione, ndër të cilat edhe për Kuvendin e Shqipërisë.
Tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë, edhe më pak bujrum, do kishte vetëm impakt pozitiv.
Prandaj ky ndryshim duhet të jetë objektiv i yni që përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë”, u shpreh Rama. -

Kosovë/LVV propozon Hekuran Muratin për kryeparlamentar, por dështon në votim
LVV propozon Muratin për kryeparlamentar
LVV propozon Hekuran Muratin për kryeparlamentar. Propozimin para deputetëve e bëri Donika Gërvalla.Hekuran Murati ka dështuar që të zgjidhet kryeparlamentar, pasi mori vetëm 57 vota.
Kundër ishin 51 dhe gjashtë abstenuan.
Seanca u ndërpre pas kësaj. Kryesuesi tha se seanca vazhdon në orën 24 gusht në orën 11:00.
Deputetja Donika Gërvalla nga Guxo – pjesë e koalicionit parazgjedhor me LVV-në – tha se dështimi që Hekuran Murati të marrë 61 vota për kryeparlamentar tregon se “s’është problemi tek emrat”.
Ajo akuzoi partitë politike që mandatin e kaluar ishin në opozitë se “kanë vendosur të bllokojnë dhe të shohim se deri ku mund ta çojmë bllokadën”.
“Bllokimi nuk lidhet me emra të përveçëm, thjesht lidhet me mosgatishmërinë e opozitës për të shkuar në një fazë të re, të konstituimit të vendit, të formimit të qeverisë”, tha ajo.
Gjatë paraqitjes për media ajo foli edhe për Listën Serbe, partinë e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit. Kjo parti votoi kundër Muratit gjatë seancës së sotme.
Sipas Gërvallës, Lista Serbe është “parti që synimin e ka zhbërjen e Kosovës, një parti e nuk e ka vendin në Kuvend dhe në udhëheqje komunale. Andaj jemi këmbëngulës që certifikimi për zgjedhjet e tetorit nuk duhet të ndodhë dhe nuk duhet lejuar që të ndodhë”.
Krasniqi: LVV me qëllim propozoi Muratin për të zvarritur konstituimin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK-ja nuk votoi për Hekuran Muratin, pasi, sipas tij, ky subjekt politik e ka bërë të qartë se nuk voton ministrat e qeverisë së kaluar.
Krasniqi tha se Vetëvendosje propozoi emrin e Hekuran Muratit për kryetar të Kuvendit, pavarësisht se e ka ditur që ai nuk do t’i merrte votat e nevojshme për këtë pozitë.
Ai shtoi se “LVV nuk po dëshiron të konstituojë Kuvendin” me qëllim që të zvarrisë formimin e institucioneve të reja.
Krasniqi tha se PDK-ja është e gatshme të votojë rreth tridhejtë emra të tjerë të Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit, por në asnjë rast ata që kanë mbajtur postin e ministrit në mandatin e kaluar.
Duke e quajtur të pakuptimtë insistimin e LVV-së për votimin e kandidatëve që kanë qenë ministra, Krasniqi tha se nuk përjashtohen zgjedhjet, por sipas tij duhet të plotësohen kushtet.
“Zgjedhjet do të jenë të pashmangshme, por mekanizmi për të shkuar në zgjedhje duhet të ekzistojë dhe të përmbushet. Mënyra për të shkuar në zgjedhje është që fillimisht të konstituohet Kuvendi”, shtoi Krasniqi.Në foto: Hekuran Murati
-

NAREA: Rivlerësim me 3% për banesat, lehtësi të përhershme tatimore për shtëpinë e parë
Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) ka dalë me disa propozime zyrtare për projektligjin për rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme dhe për trajtimin fiskal të të ardhurave nga shitja e pronave.NAREA propozon që tatimi për banesat të vendoset në masën 3% dhe për çdo tipologji tjetër pasurie në masën 5%. Projektligji i propozuar nga qeveria parashikon nivelin 5% për të gjitha pronat. Sipas NAREA-s, ky lehtësim për banesat do të ndihmonte në uljen e barrës fiskale për kategorinë e pronave për strehim duke e bërë atë më të përballueshëm. Gjithashtu, një lehtësim i tillë do të inkurajonte shtimin e ofertës në treg dhe lehtësonte transaksionet me synim strehimin.periudha e Rivlerësimit të jetë të paktën 12-mujore dhe jo 9-mujore, siç propozohet në projektligj. NAREA shprehet se nga 4.5 milionë pasuri të paluajtshme, vlerësohet se vetëm 250 mijë pasuri kanë arritur të rivlerësohen në të shkuarën.Duke marrë në konsideratë eksperiencën në 3 periudhat e rivlerësimit, kur janë procesuar mesatarisht 30 mijë -33 mijë aplikime në vit, periudha 9 mujore e propozuar në projektligj vlerësohet si shumë e shkurtër dhe që nuk do arrij efektet e synuara.Mbështetur në të dhënat e INSTAT, CENSI 2023, 2/3 e banesave në përdorim në Shqipëri janë mbi 25 vite të vjetra dhe vetëm 12.3% janë më të reja se 10 vite. NAREA mbi këtë bazë vlerëson se rreth 500 mijë banesa janë potencialisht për t’u rivlerësuar.NAREA propozon gjithashtu që të përfshihen si objekt i këtij ligji edhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme që janë në proces, nëpërmjet kontratave të porosive, të cilat janë depozituar dheregjistruar në ASHK në përputhje me legjislacionin në fuqi.Gjithashtu, NAREA propozon edhe ndryshime në legjislacionin tatimor, për të mundësuar lehtësi të përhershme lidhur me të ardhurat nga shitja e shtëpisë së parë.Në momentin e kalimit të titullit të pronësisë, nëse pasuria në transaksion ka shërbyersi vendbanim kryesor për të paktën tre vite nga momenti i marrjes në pronësi, ose nëseprovohet që ka shërbyer si banesë e parë për të paktën 50% të kohës së zotërimit, NAREA propozon që transaksioni me këtë pasuri të përjashtohet nga tatimi mbi fitimin kapital tërealizuar.Gjithashtu, propozohet që në momentin e kalimit të titullit të pronësisë, nëse ka fitim kapital të tatueshëm, baza e tatueshme (çmimi i shitjes – çmimi i blerjes/marrjes në pronësi) të korrigjohet me normën e inflacionit vjetor, për çdo vit nga momenti i blerjes deri në atë të shitjes, si dheme kostot financiare të gjeneruara në momentin e marrjes në pronësi apo dhe gjatë zotërimit (kostot e financimit të blerjes, interesat e huave bankare hipotekare, ato të restaurimeve etj). Nëse rezulton kapital i realizuar, pasi baza e tatueshme është korrigjuar si me sipër, ky kapitali i realizuar të tatohet me jo më tepër se 3%.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

