Tag: propozimin

  • Izraeli: Hamasi duhet të pranojë marrëveshjen e SHBA-së ose do të shkatërrohet

    Izraeli: Hamasi duhet të pranojë marrëveshjen e SHBA-së ose do të shkatërrohet

    Ministri i mbrojtjes i Izraelit paralajmëroi të premten Hamasin të pranojë një plotëson kërkesat e tij.

    Në një deklaratë, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se ushtria po vepronte në Gaza “me forcë të plotë”, duke shtuar: “Vrasësit e Hamasit tani do të detyrohen të zgjedhin: të pranojnë kushtet e ‘Marrëveshjes Witkoff’ për lirimin e pengjeve, ose të shkatërrohen”.
    Hamasi tha të premten se po shqyrtonte ende propozimin e SHBA-së për një armëpushim të përkohshëm në Gaza.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se beson që një marrëveshje për armëpushim në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit është “shumë afër”.
    “Ata janë shumë afër një marrëveshjeje për Gazën”, u tha Trump gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Elon Musk në Shtëpinë e Bardhë.
    “Do t’ju njoftojmë për këtë gjatë ditës ose ndoshta nesër.”
    Hamasi shqyrton propozimin për armëpushim
    Por plani i armëpushimit deri më tani ka marrë një reagim të ftohtë nga Hamasi.
    Negociatorët amerikanë nuk i kanë publikuar kushtet e propozimit. Por një zyrtar i Hamasit dhe një zyrtar egjiptian, duke folur në kushte anonimiteti, thanë të enjten se propozimi kërkon një pauzë 60-ditore në luftime, garanci për negociata serioze që do të çojnë në një armëpushim afatgjatë dhe siguri se Izraeli nuk do të rifillojë armiqësitë pas lirimit të pengjeve, siç bëri në mars.
    Në një deklaratë të shkurtër të lëshuar të premten, Hamasi tha se po zhvillon konsultime me fraksionet palestineze mbi propozimin që kishte marrë nga Witkoff./vizionplus.tv

  • Izraeli ultimatum Hamasit: Pranoni propozimin e SHBA ose do të shkatërroheni

    Izraeli ultimatum Hamasit: Pranoni propozimin e SHBA ose do të shkatërroheni

    Qeveria izraelite paralajmëroi Hamasin që të pranonte propozimin amerikan për armëpushim dhe lirimin e pengjeve që mbante që nga sulmi i 7 tetorit 2023, ose në të kundërt do të përballej me forcat izraelite.
    Megjithatë presidenti i SHBA-së Donald Trump siguroi se armëpushimi është “shumë afër”.
    Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar në rritje në lidhje me luftën e vazhdueshme në Rripin e Gazës dhe situatën humanitare në enklavën palestineze, ku një bllokadë prej më shumë se dy muajsh, ka shkaktuar mungesa të përhapura të ushqimit, ilaçeve dhe mallrave të tjera thelbësore.
    Në mes të muajit, ushtria izraelite i përshkallëzoi operacionet e saj ushtarake edhe më tej, me qëllime të deklaruara publikisht për lirimin e pengjeve të mbetura dhe vënien nën “kontroll” të të gjithë enklavës palestineze dhe shkatërrimin e Hamasit, i cili mori pushtetin atje në vitin 2007.

  • Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Izraeli e ka pranuar propozimin për armëpushim në Gaza

    Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Izraeli e ka pranuar propozimin për armëpushim në Gaza

    Izraeli po e mbështet propozimin për armëpushim në Rripin e Gazës, i cili u paraqit nga Presidenti Trump dhe i dërguari i tij i posaçëm Steve Witkoff, tha Shtëpia e Bardhë të enjten, duke konfirmuar raportet e mediave izraelite.

    Zëdhënësja e presidentit amerikan, Caroline Levitt, tha se propozimi i është dërguar Hamasit, i cili, për aq sa di pala amerikane, ende nuk e ka pranuar atë.Lexo edhe :Related Posts
    “Mund të konfirmoj gjithashtu se diskutimet po vazhdojnë dhe shpresojmë që të ketë një armëpushim në Gaza në mënyrë që të mund t’i kthejmë të gjithë pengjet në shtëpi”, u tha ajo gazetarëve.

    Ndërkohë, Hamasi kishte thënë më herët të enjten se po shqyrtonte propozimin e SHBA-së.
    Zëdhënësja nuk pranoi të konfirmonte raportet në mediat saudite dhe izraelite se të dyja palët kishin arritur një marrëveshje armëpushimi 60-ditore dhe se Trump ishte gati të bënte një njoftim përkatës.
    “Nëse do të bëhet ndonjë njoftim, ai do të vijë nga Shtëpia e Bardhë – presidenti, unë ose i dërguari special Witkoff”, tha ajo.
    Ndërkohë, Hamasi kishte deklaruar më herët të enjten se po e shqyrtonte propozimin amerikan, por informacioni nëse do ta pranonte apo jo është i paqartë.
    Gazeta “Jerusalem Post” raporton se Hamasi nuk e pranon kuadrin e propozuar nga Witkoff ashtu siç është dhe po bën thirrje për ndryshime në pika specifike.
    Hamasi nuk e ka refuzuar propozimin, por ka disa hezitime rreth tij. Një burim me njohuri mbi diskutimet i tha gazetës izraelite se propozimi është “pro-Izrael” dhe se nuk garanton që lufta do të përfundojë.
    Propozimi kërkon që të gjithë pengjet (dhe trupat) të kthehen në Izrael brenda një jave, duke e lënë Hamasin pa një kartë negociuese, thotë ai.Gjithashtu, ajo parashikon që të dyja palët do të vazhdojnë me negociatat mbi kushtet e një armëpushimi të përhershëm gjatë armëpushimit të përkohshëm 60-ditor.
    Megjithatë, propozimi nuk përcakton që, nëse bisedimet zgjasin përtej 60 ditëve, armëpushimi i përkohshëm do të zgjatet në përputhje me rrethanat, sipas burimit.Më parë, udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, i bëri thirrje kryeministrit izraelit që ta pranonte menjëherë propozimin e ri amerikan.
    “Izraeli duhet ta pranojë publikisht dhe pa vonesë kornizën e paraqitur këtë mëngjes nga ndërmjetësi amerikan”, shkroi Lapid në një postim në platformën X./vizionplus.tv

  • Shtëpia e Bardhë: Izraeli ka nënshkruar propozimin për armëpushim në Gaza

    Shtëpia e Bardhë: Izraeli ka nënshkruar propozimin për armëpushim në Gaza

    Foto ilustruese

    SHBA- Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se Izraeli ka pranuar propozimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një armëpushim në Gaza, ndërsa bisedimet me Hamasin “vazhdojnë”. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt tha se presidenti Donald Trump dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff ia dorëzuan propozimin edhe Hamasit pasi kishin marrë miratimin nga Izraeli.
    “Mund të konfirmoj gjithashtu se bisedimet përkatëse po vazhdojnë dhe shpresojmë që së shpejti të arrihet një armëpushim në Gaza, në mënyrë që të mund t’i kthejmë të gjithë pengjet në shtëpitë e tyre,”- tha Levitt në konferencën për shtyp.
    E pyetur nëse Hamasi e ka pranuar propozimin, ajo u përgjigj: Për aq sa di unë, jo.

    Më herët sot, Netanyahu u tha familjeve të pengjeve se Izraeli do të pranonte planin. Por nga ana tjetër Hamasi ishte i pakënaqur me propozimin, pasi sipas tyre i lë hapësirë ​​Izraelit të rifillojë armiqësitë pas përfundimit të armëpushimit të përkohshëm.
    Çfarë përfshin propozimi?
    Propozimi i ri për një armëpushim 60-ditor në Rripin e Gazës përfshin lirimin e 10 pengjeve. Sipas propozimit të ri, pengjet do të lirohen në dy grupe brenda një jave. Gjithashtu, Hamasi duhet të dorëzojë edhe trupat e 18 të rrëmbyerve që ende mbahen në Gaza, në këmbim të lirimit të palestinezëve nga burgjet izraelite. Armëpushimi dy-mujor pritet të lehtësojë negociatat midis Izraelit dhe Hamasit për t’i dhënë fund konfliktit, i cili ka vazhduar për gati 20 muaj dhe u shkaktua nga sulmet terroriste të Hamasit më 7 tetor 2023 kundër Izraelit.
    Sipas këtij propozimi, nëse Izraeli dhe Hamasi arrijnë një marrëveshje, pengjet e mbetura në Gaza do të lirohen gjithashtu. Propozimi përcakton gjithashtu që shpërndarja e ndihmës në Rripin e Gazës do të menaxhohet përsëri nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës. Ndërsa ushtria izraelite do të tërhiqet në pozicionet që mbante para nisjes së ofensivës së fundit në mars.
    Sipas burimeve izraelite, të paktën 20 pengje janë ende gjallë në Rripin e Gazës. Fati i tre prej të rrëmbyerve të mbetur është i panjohur, ndërsa trupat e 35 të rrëmbyerve besohet se mbahen në enklavën bregdetare./ZËRI

  • DETAJE/ Netanyahu pranon propozimin e Witkoff për Gazën, Hamasi “i zhgënjyer” nga kushtet e tij!

    DETAJE/ Netanyahu pranon propozimin e Witkoff për Gazën, Hamasi “i zhgënjyer” nga kushtet e tij!

    Benjamin Netanyahu është gati të pranojë propozimin e ndryshuar të paraqitur nga Steve Witkoff për armëpushimin në Gaza, sipas Reuters , ndërsa ai informoi familjet e pengjeve që ende mbahen në enklavë më herët sot.

    Më parë, udhëheqësi i opozitës izraelite,  Yair Lapid,  i bëri thirrje kryeministrit izraelit  që ta pranonte menjëherë propozimin e ri amerikan.Lexo edhe :Related Posts
    “Izraeli duhet ta pranojë publikisht dhe pa vonesë kornizën e paraqitur këtë mëngjes nga ndërmjetësi amerikan Steve Ëitkoff”, shkroi  Lapid  në një postim në platformën X.

    Hamasi nga ana tjetër, është “i zhgënjyer” me kushtet e paraqitura, thotë Axios.
    Hamasi duket “i zhgënjyer” nga propozimi i të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, pasi ai nuk përfshin një garanci të qartë nga Uashingtoni se armëpushimi i përkohshëm që ai përshkruan do të çojë në një armëpushim të përhershëm.
    Propozimi i Witkoff parashikon që të dyja palët do të vazhdojnë me negociatat mbi kushtet e një armëpushimi të përhershëm gjatë armëpushimit të përkohshëm 60-ditor.
    Megjithatë, propozimi nuk përcakton që, nëse bisedimet zgjasin përtej 60 ditëve, armëpushimi i përkohshëm do të zgjatet në përputhje me rrethanat, sipas burimit.
    Hamasi po kërkon një propozim që do të siguronte këtë zgjatje, duke pasur parasysh se në marrëveshjen e mëparshme të nënshkruar në janar, Izraeli refuzoi të negocionte kushtet e një armëpushimi të përhershëm dhe rifilloi armiqësitë në Gaza pasi skadoi armëpushimi i përkohshëm. I njëjti burim vëren se zyrtarët e Hamasit ende nuk e kanë refuzuar zyrtarisht propozimin, pasi vetëm kohët e fundit konfirmuan publikisht se e kishin marrë atë.

  • Netanyahu pranon propozimin e Witkoff për Gazën, Hamasi “i zhgënjyer”

    Netanyahu pranon propozimin e Witkoff për Gazën, Hamasi “i zhgënjyer”

    Benjamin Netanyahu

    JERUSALEM- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është gati të pranojë propozimin e ndryshuar të paraqitur nga Steve Witkoff për armëpushimin në Gaza. Sipas “Reuters”, kryeministri ka informuar edhe edhe familjet e pengjeve që ende mbahen në enklavë. Pak më herët, udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, i bëri thirrje kryeministrit izraelit që ta pranonte menjëherë propozimin e ri amerikan.
    “Izraeli duhet ta pranojë publikisht dhe pa vonesë kornizën e paraqitur këtë mëngjes nga ndërmjetësi amerikan Steve Witkoff,”- shkroi Lapid në një postim në platformën X. Në fakt, ai i kujtoi Netanyahut se ka një “rrjet sigurie të plotë” nga opozita për të mbështetur miratimin e planit, edhe nëse ministrat Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich përpiqen ta bllokojnë atë.
    Por, Hamasi “i zhgënjyer” me kushtet e rishikuara. Organizata palestinese duket “e zhgënjyer” nga propozimi i të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, pasi ai nuk përfshin një garanci të qartë nga Uashingtoni se armëpushimi i përkohshëm që ai përshkruan do të çojë në një armëpushim të përhershëm.
    Në mënyrë specifike, propozimi i Witkoff parashikon që të dyja palët do të vazhdojnë me negociatat mbi kushtet e një armëpushimi të përhershëm gjatë armëpushimit të përkohshëm 60-ditor. Megjithatë, propozimi nuk përcakton që, nëse bisedimet zgjasin përtej 60 ditëve, a do të zgjatet edhe afati i armëpushimit të përkohshëm në përputhje me rrethanat. Hamasi po kërkon një propozim që do të siguronte këtë zgjatje, duke pasur parasysh se në marrëveshjen e mëparshme të nënshkruar në janar, Izraeli refuzoi./ZËRI

  • Netanyahu konfirmon paqen në Gaza: Izraeli pranon propozimin amerikan për armëpushim

    Netanyahu konfirmon paqen në Gaza: Izraeli pranon propozimin amerikan për armëpushim

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, pohon lajmin e madh që Izraeli ka pranuar një propozim të ri për armëpushim, i paraqitur nga i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.
    Grupi Hamas njoftoi më herët se kishte marrë propozimin e armëpushimit nga ndërmjetësit ndërkombëtarë dhe po e shqyrtonte me kujdes. Deri tani, përpjekjet për një armëpushim të qëndrueshëm kanë hasur në vështirësi, duke shkaktuar viktima civile dhe krizë humanitare në rajon.

    SHBA-ja dhe aktorët ndërkombëtarë janë angazhuar fuqishëm për të negociuar një marrëveshje të paqes, në përpjekje për të ndalur dhunën dhe për të mbrojtur civilët në këtë konflikt të gjatë mes Izraelit dhe palestinezëve.

  • Zelenski jep sqarime mbi propozimin e armëpushimit 30-ditor

    Zelenski jep sqarime mbi propozimin e armëpushimit 30-ditor

     Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë detaje të reja mbi propozimin për një armëpushim 30-ditor, të cilin e ka diskutuar me liderët e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë.

    Sipas Zelenskyt armëpushimi do të fillonte më 12 maj dhe do të përfshinte ajrin, detin dhe tokën, duke u zbatuar pa kushte. Ai theksoi se ky armëpushim është i realizueshëm, me koordinim të ngushtë me SHBA-në.

    Gjatë periudhës së armëpushimit, Zelensky kërkoi që të fillojnë bisedime mbi bazat e sigurisë, politike dhe humanitare të paqes. Po ashtu, ai njoftoi se nëse Rusia refuzon propozimin, do të vendosen sanksione shtesë, përfshirë ndaj sektorëve energjetik dhe bankar të Rusisë.

    Zelensky gjithashtu bëri të ditur se partnerët e BE-së janë duke punuar për një paketë të re sanksionesh, në bashkëpunim me SHBA-në, Britaninë dhe Norvegjinë, dhe se një prioritet i qartë është forcimi i mbrojtjes dhe sigurisë së Ukrainës.

    Ndërkohë, Presidenti ukrainas ka kërkuar një përgjigje nga Kremlini për këtë propozim dhe ka shprehur shpresën se Rusia do të pranojë armëpushimin, që do të zgjaste të paktën 30 ditë.

  • Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

    Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

    Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i tha rrjetit televiziv amerikan CNN se çështja kërkon shqyrtim të kujdesshëm.
    “Duhet të mendojmë gjatë për këtë. Ky është një zhvillim i ri. Ne kemi qëndrimin tonë”, tha Peskov, duke vënë në dukje se Presidenti rus Vladimir Putin kishte njoftuar tashmë një armëpushim tre-ditor disa ditë më parë, pa asnjë përgjigje nga Kievi.
    Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se pavarësisht veprimit të njëanshëm të Rusisë, nuk ka pasur asnjë reagim publik nga pala ukrainase.
    “A keni dëgjuar ndonjë përgjigje nga Kievi? Jo, as ne. A keni dëgjuar ndonjë kritikë ndaj Kievit për mosreagim ose për mosdëshirën për t’u përgjigjur? Jo”, theksoi Peskov, duke nënvizuar mungesën e presionit ndërkombëtar mbi udhëheqjen ukrainase.
    Më parë, fuqitë e mëdha evropiane mbështetën propozimin për një armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë, me marrëveshjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, dhe kërcënuan Presidentin rus Vladimir Putin me sanksione të reja nëse ai nuk e pranon atë brenda ditëve të ardhshme.
     

  • Lufta me Ukrainën, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

    Lufta me Ukrainën, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

    Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i tha rrjetit televiziv amerikan CNN se çështja kërkon shqyrtim të kujdesshëm.
    “Duhet të mendojmë gjatë për këtë. Ky është një zhvillim i ri. Ne kemi qëndrimin tonë”, tha Peskov, duke vënë në dukje se Presidenti rus Vladimir Putin kishte njoftuar tashmë  një armëpushim tre-ditor disa ditë më parë, pa asnjë përgjigje nga Kievi.
    Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se pavarësisht veprimit të njëanshëm të Rusisë, nuk ka pasur asnjë reagim publik nga pala ukrainase.

    “A keni dëgjuar ndonjë përgjigje nga Kievi? Jo, as ne. A keni dëgjuar ndonjë kritikë ndaj Kievit për mosreagim ose për mosdëshirën për t’u përgjigjur? Jo”, theksoi Peskov, duke nënvizuar mungesën e presionit ndërkombëtar mbi udhëheqjen ukrainase.
    Më parë, fuqitë e mëdha evropiane mbështetën propozimin për një armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë, me marrëveshjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, dhe kërcënuan Presidentin rus Vladimir Putin me sanksione të reja nëse ai nuk e pranon atë brenda ditëve të ardhshme.