Bota E Hënë, 8 Dhjetor 2025 20:39
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mësohet të ketë thënë se homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk është gati të nënshkruajë propozimin e Shteteve të Bashkuara që i jep fund luftës në Ukrainë. Trump ka kritikuar Zelenskyn pasi negociatorët amerikanë dhe ata ukrainas përfunduan tre ditë bisedime që synonin zgjidhjen e kontrasteve lidhur me propozimin e Uashingtonit.
Në një takim me gazetarët, Trump ka sugjeruar se lideri ukrainas nuk po lejon që negociatat të ecin përpara. “Jam paksa i zhgënjyer që presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin. Populli i tij e adhuron, por ai jo”, ka thënë Trump, i cili ka komentuar edhe qasjen e Rusisë.
“Rusia, besoj, është dakord me të, por nuk jam i sigurt nëse edhe Zelensky është. Ai nuk është gati”, ka vijuar Trump. Presidenti Trump ka pasur një marrëdhënie sa të ngrohtë aq edhe të ftohtë me Zelenskyn që nga nisja e mandatit të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Disa herë ai ka argumentuar se lufta kishte harxhuar paratë e taksapaguesve amerikanë dhe ka vazhdimisht i ka bërë thirrje Kievit që t’i dorëzojë një pjesë të territorit Moskës, me qëllim fundin e luftës thuajse 4-vjeçare.
Tag: propozimin
-

Trump i zhgënjyer nga Zelensky: Nuk është gati për paqen
-

Trump sulmon Zelenskyn: “Nuk ka lexuar propozimin e paqes”
Bota E Hënë, 8 Dhjetor 2025 10:34
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është “pak i zhgënjyer” nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke theksuar se ky i fundit ende nuk ka lexuar propozimin e ri për paqe që SHBA i ka paraqitur palëve në konflikt.
“Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin,” u shpreh Trump, teksa komentoi përpjekjet e fundit diplomatike.Ai shtoi se administrata amerikane është duke zhvilluar kontakte të vazhdueshme me presidentin rus Vladimir Putin dhe me udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn, për të arritur një marrëveshje të mundshme.
“Ne po flasim me Putinin dhe me drejtuesit ukrainas, përfshirë edhe Zelenskyn, për një paqe të mundshme,” tha presidenti amerikan.
Sipas Trump, Moska ka shprehur një gatishmëri të caktuar për të lëvizur drejt paqes, ndërsa qëndrimi i Kievit mbetet më pak i qartë.
“Mendoj se Rusia është dakord, por nuk jam i sigurt nëse Zelensky është dakord. Popullit të tij i pëlqen ky propozim,” deklaroi ai.
Trump i bëri këto komente në përgjigje të pyetjeve lidhur me ecurinë e bisedimeve për paqen në Ukrainë dhe hapat e ardhshëm që mund të ndërmerren nga SHBA në këtë proces. -

Trump i zhgënjyer me Zelensky-n: Nuk ka lexuar ende propozimin e paqes
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur pakënaqësi ndaj liderit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke deklaruar se ai nuk ka lexuar ende propozimin e rishikuar të paqes që Uashingtoni publikoi mbrëmjen e djeshme.
“Jam pak i zhgënjyer që Presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin. Populli i tij e pëlqen atë, por ai jo,” tha Trump para gazetarëve, duke shtuar se sipas tij, “Rusia është dakord me marrëveshjen”, ndërsa qëndrimi i Ukrainës mbetet i paqartë.
Nga Kievi, kryenegociatori Rustem Umerov reagoi sot duke theksuar se Zelensky do të marrë gjatë ditës të gjitha dokumentet që lidhen me planin e rishikuar të paqes.
Umerov shtoi se presidenti ukrainas do të informohet gjithashtu për dialogun që ekipi negociator ka zhvilluar me zyrtarë amerikanë fundjavën e kaluar, me fokus marrjen e informacionit të plotë mbi bisedimet që SHBA zhvilloi në Moskë javën e shkuar.Top Channel
-

Propozimi i BE-së për asetet e ngrira ruse, Kryeministrja ukrainase mirëpret propozimin: Një hap i rëndësishëm
Kryeministrja ukrainase, Yulia Svyrydenko, ka mirëpritur propozimin e Bashkimit Evropian për të përdorur asetet e ngrira ruse për të financuar Ukrainën.
Sipas ‘BBC’, Yulia Svyrydenko e përshkroi propozimin e paraqitur nga Ursula von der Leyen si “një hap të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm përpara” që “forcon rrugën e Ukrainës drejt integrimit të plotë evropian”.
Svyrydenko falënderoi presidentin e Komisionit Evropian, i cili sot njoftoi një paketë me vlerë 79 miliardë paund, ku asetet e ngrira ruse do të mbulonin “dy të tretat e nevojave të financimit të Ukrainës” për dy vitet e ardhshme.
“Ne presim me padurim bashkëpunimin e ngushtë të vazhdueshëm me të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe miratimin përfundimtar të Këshillit Evropian”, tha Svyrydenko.Top Channel
-

Shefi i NATO-s: Nevojitet një dialog i matur për Ukrainën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se propozimi amerikan për paqe ka ndihmuar që Kievi dhe Uashingtoni të afrohen drejt përfundimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës – konfliktit më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë nga selia e aleancës në Bruksel më 24 nëntor, Rutte e përshkroi si “shumë të suksesshëm” rundin e bisedimeve të zhvilluar gjatë fundjavës për propozimin e Uashingtonit.
Ky rund u mbajt në Gjenevë mes negociatorëve ukrainas dhe amerikanë.“Qartësisht, disa nga elementet duhet të shqyrtohen me maturi”, tha Rutte për planin 28-pikësh, duke shtuar se “qartësisht, si bazë, ai i shërbeu qëllimit të vet dje, duke i sjellë dy palët në një dialog të vërtetë”.
Plani, që u publikua nga disa media, përfshirë edhe nga Radio Evropa e Lirë, javën e kaluar ndezi alarmin në disa kryeqytete evropiane, por edhe në Kiev, me disa që e quajtën atë si “listë dëshirash” të Kremlinit.
Kushtet e përfshira në të kërkonin lëshime të gjera nga Kievi dhe dukeshin se pasqyronin shumë nga kërkesat e Kremlinit, përfshirë dorëzimin e rajoneve Donjeck dhe Luhansk të Ukrainës – që njihen si Donbas – dhe Krimenë, si dhe vendosjen e kufizimeve për madhësinë e ushtrisë së Ukrainës.
Propozimi do t’i lejonte po ashtu Moskës të rikthehej në Grupin e Shtatë vendeve më të industrializuara (G7), si dhe do të lehtësonte gradualisht sanksionet perëndimore ndaj Kremlinit.
Teksa propozimi u bë publik, diplomatët evropianë ngarendën të hartonin një kundërpropozim më të favorshëm për Kievin.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha se “elementet që lidhen më shumë me BE-në ose NATO-n do të diskutohen ndaras”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, fillimisht i dha Ukrainës afat deri më 27 nëntor për të rënë dakord mbi propozimin, megjithëse më vonë e zbuti afatin.
Nuk ka deklarata publike mbi bisedimet se si plani i rishikuar do të trajtojë çështjet sikurse garancitë e sigurisë për Ukrainën ndaj kërcënimeve të ardhshme ruse apo mënyrën se si do të financohej rindërtimi i Ukrainës pas luftës.
Rutte konfirmoi se ka qenë në kontakt si me Trumpin ashtu edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fundjavës dhe ishte i rezervuar për të diskutuar propozimin pikë për pikë.
Por, ai theksoi se “rezultati përfundimtar” i bisedimeve “është një Ukrainë sovrane që ecën përpara, një komb i fortë, dhe një Rusi që kurrë të mos provojë të sulmojë më”.
“Di një gjë për rusët në përgjithësi dhe për Putinin në veçanti: sa herë që bëhet një marrëveshje, duhet të siguroheni që është në interesin e tij që ta zbatojë”, tha Rutte.
“Prandaj është shumë e rëndësishme që sa herë të arrihet një marrëveshje paqeje për Ukrainën, ai [Putin] të mos provojë më kurrë. Dhe, ai nuk do të provojë më kurrë kur ta dijë se pasojat për të do të jenë shkatërruese nëse tenton të pushtojë përsëri Ukrainën pas një armëpushimi afatgjatë ose, më mirë, pas një marrëveshjeje paqeje”.
Anëtarësimi i Ukrainës në NATO?
Megjithatë, Rutte komentoi për dy aspekte të planit që kanë të bëjnë me aleancën ushtarake: dialogun e ardhshëm me Rusinë dhe anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO.
Shefi i NATO-s, që mori drejtimin e aleancës tetorin e vitit të kaluar, tha se diskutimet e ardhshme nuk do të ndodhin nën ombrellën e Këshillit NATO-Rusi, që për herë të fundit është takuar pak para pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ose përmes Aktit Themelues NATO-Rusi të vitit 1997, që ka kodifikuar raportet midis aleancës 32-anëtarëshe me Moskën.
“Këto gjëra janë të vdekura, këto dy institucione Këshilli NATO-Rusi dhe Akti Themelues NATO-Rusi janë të vdekura që kur Putini e pushtoi Ukrainën”, tha Rutte, duke shtuar se pushtimi i shtetit fqinj nga Kremlini ishte “kundër të gjitha parimeve themelore të vlerave tona perëndimore dhe asaj që përfaqësonte Akti Themelues NATO-Rusi dhe atë që përpiqej të arrinte Këshilli NATO-Rusi”.
Ngjashëm, ai nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO në të ardhmen, edhe pse në propozimin fillestar të Shteteve të Bashkuara u tha se aleanca ushtarake nuk duhej të përparonte më tej.
Megjithatë, Rutte shtoi se anëtarësimi i Kievit në NATO nuk është aktualisht në tryezë të diskutimeve.
“Çdo vend brenda sferës së NATO-s – pra në zonën Euro-Atlantike – që dëshiron të bëhet anëtar i NATO-s dhe ky është Traktati i Uashingtonit i vitit 1949 – mund të aplikojë për anëtarësim. Por, për t’u bërë anëtar nevojitet unanimiteti. Dhe në këtë moment, ai unanimitet është larg që të arrihet”, tha ai.
“Aktualisht, kemi disa aleatë që deklarojnë qartë se janë kundër hyrjes së Ukrainës në NATO. Sigurisht, kemi pasur edhe deklaratat nga samiti i Uashingtonit vitin e kaluar, i cili tha se ekziston një rrugë e pakthyeshme drejt NATO-s. Ky është një realitet”./REL -

INSTAT hap kandidaturën për drejtuesin e ri, ja pretendentët e postit
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licensuese dhe Mbikqyrëse. Në mbledhje u miratua propozimi drejtuar Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” (INSTAT) të kandidaturave:
1-Elsa Dhuli2-Ledjon Shahini3-Lantona SadoMe propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi: Autoritetet mbikëqyrëse për subjektet e ligjit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, janë:
1-Banka e Shqipërisë2-Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare3-Organet e qeverisjes qendrore4-Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme.5-Ministria e Drejtësisë6-Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët7-Ministria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë: tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.8-Agjencia e Inteligjencës Financiare për:
a) agjencitë e udhëtimit;b) shoqëritë e ndërtimit;c) bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar;ç)çdo person fizik ose juridik, të cilëtofrojnë për një klient shërbimet, si më poshtë9. Bordi i Mbikëqyrjes Publike për:a) audituesit ligjorë;b) kontabilistët e miratuar.
Ndërkohë u miratua vendimi për shpalljen e disa zonave “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në territorin e Bashkisë Kukës. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;b) industrial;c) turistik.
Ndërsa Xhemal Qefalia u emërua si zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave vendosi propozimin e projektligjit “Për nënproduktet me origjinë shtazore”. Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe minimizimi i risqeve për shëndetin publik e të shëndetit të kafshëve, që rrjedhin nga këto produkte, dhe në veçanti për të mbrojtur sigurinë e zinxhirit ushqimor dhe të ushqimeve për kafshë. -

Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT (EMRAT)
Në mbledhjen e sotme më 12 nëntor 2025, qeveria miratoi propozimin për emërimin në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT).
Tre kandidatët e përzgjedhur për këtë rol janë Elsa Dhuli, Ledjon Shahini dhe Lantona Sado.
Ky hap synon të sigurojë një drejtim profesional dhe të qëndrueshëm të INSTAT-it, duke rritur besueshmërinë dhe cilësinë e të dhënave statistikore, që shërbejnë për vendimmarrje, bazuar në fakte.
Përveç kësaj, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin “Për nënproduktet me origjinë shtazore”.
Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe minimizimi i risqeve për shëndetin publik dhe shëndetin e kafshëve, duke garantuar sigurinë e zinxhirit ushqimor dhe të ushqimeve për kafshë.
Qeveria gjithashtu njoftoi se në këtë mbledhje ka ndërmarrë hapa konretë, kundër pastrimit të parave. -

Vajza turke merr propozimin për martesë në finishin e garës, në Maratonën e Athinës
Një vajzë turke, Nur Aygun, në momentin e fundit të vrapimit mori një propozim martese nga i dashuri i saj.
Vrapuesja turke Nur Aygun mori një porpozim martese në vijën e finishit të garës 10 km në stadiumin Panathenaic të Athinës gjatë Maratonëps Klasike të së dielës.Maratona Klasike e Athinës ofron emocione, shumë momente të vogla të bukura dhe surpriza nga më të ndryshmet dhe çuditshmet
Ashtu si ajo që përjetoi vajza turke Nur Aygun në momentin e finishit pas 48 minutash e 30 sekondash, kur mori propozimin e martesës nga i dashuri i saj. Dhe sigurisht ajo tha “po”, duke vendosur unazën e simbolike të rastit dhe duke i dhënë të dashurit të saj një përqafim për këtë suprizë të veçantë. -

Komisioni i Jashtëm i kalon presidencës propozimin e Ermal Dredhës si ambasador i Shqipërisë në Zvicër
Komisioni i Punëve të Jashtme i ka kaluar Presidentit të Republikës propozimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha si ambasador i ardhshëm i Shqipërisë në Zvicër dhe në principatën e Litenshtenjit.
Më parë Dredha shërbeu si ambasador të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe nga viti 2016-2023, e nga viti 2023 deri në shtator të këtij viti ai mbajti postin e kryebashkiakut të Vlorës, para se te jepte dorëheqjen. -

I rikthehet diplomacisë pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës, Komisioni i Jashtëm i kalon presidencës propozimin e Ermal Dredhës si ambasador i Shqipërisë në Zvicër
Komisioni i Punëve të Jashtme i ka kaluar Presidentit të Republikës propozimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha si ambasador i ardhshëm i Shqipërisë në Zvicër dhe në principatën e Litenshtenjit.
Më parë Dredha shërbeu ka mbajtur postin e kryetarit e ambasadori të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe nga viti 2016-2023, e nga viti 2023 deri në shtator të këtij viti ai mbajti postin e kryebashkiakut të Vlorës, para se te jepte dorëheqjen.
Top Channel