Mazhoranca i rikthehet nismës së hershme për ndryshime në ligjet e sistemit të drejtësisë me dy projektligje që mbajnë si propozues deputetin Olsi Komici.
Blerina Gjoka | BIRN
Amendamentet e Komicit propozojnë ndryshime në dy ligje; “Për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve” dhe “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Ndryshimet vijnë si rezultat i kërkesave të depozituara nga vetë organet e drejtësisë në Kuvend prej disa vitesh dhe prekin kryesisht ‘vetingun’ e përzgjedhjes së kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke synuar ‘trupërzimin e normave dhe praktikave” të procesit për vetingun e figurës së të zgjedhurëve jomagjistratë nga radhët e avokatisë, shoqëria civile apo bota akademike.
Në këtë kontekst ashpërsohen kriteret e verifikimit të pasurisë dhe integritetit të figurës së kandidatëve që në procesin e verifikimit të tyre nga Avokati i Popullit si institucion që zhvillon fazën e parë të verifikimit të dokumenteve. Dispozitat e reja kërkojnë që ky proces të mbledhë informacione nga për kandidatët nga të gjitha organet hetimore, tatimore, etj..
Propozimet po ashtu plotësojnë një kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm për një rol më aktiv në procesin e përzgjedhjes së drejtuesve të prokurorive dhe shtimin e kritereve për vetingun e kandidatëve në këto detyra.
“Në rastin e përzgjedhjes së kryetarit të prokurorisë konsiderohet edhe opinioni i Prokurorit të Përgjithshëm për kandidatin,” thuhet në njërën prej dispozitave.
Për magjistratët që kërkojnë të zgjidhen në krye të zyrave të prokurorive apo gjykatave përveç vetingut të pasurisë dhe integritetit profesional shtohet dhe “masa disiplinore në fuqi” si kriter përjashtues nga gara.
Në relacionin shoqërues të projektligjeve theksohet se formulimet kanë ardhur si pasojë e një procesi të gjatë konsultativ mes grupit të punës të ngritur në Komisionin e Ligjeve që në vitin 2022 dhe reflektojnë komentet e ekspertëve të misioneve ndërkombëtare që asistojnë zbatimin e reformës në drejtësi si Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe OPDAT.
Dispozitat e reja synojnë po ashtu t’i japin zgjidhje shqetësimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për mungesën e interesit të magjistratëve për të aplikuar për inspektorë.
Në relacion thuhet se magjistratët do të nxiten drejt ILD-së nëpërmjet ndryshimeve ligjore që parashikojnë zgjatjen e periudhës së komandimit në një periudhë më të gjatë prej 7 vjetësh dhe lejimi i magjistratëve të qëndrojnë të deleguar edhe pas përfundimit të mandatit të përgjithshëm 10 vjeçar, deri në 15 vite. “Kjo do t’u mundësonte magjistratëve që janë afër daljes në pension, por që tashmë kanë arritur limitin dhjetëvjeçar, të zgjasin delegimin e tyre në përputhje me rrethanat,” argumenton propozuesi.
Në projektligj parashikohet dhe një “dispozitë kalimtare’ lidhur me caktimin e kryetarëve të gjykatave apo prokurorive për një periudhë tranzitore nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe deri më 31 dhjetor 2028.
Sipas kësaj dispozite, të gjithë magjistratët që ushtrojnë detyrën si kryetarë gjykate në gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm dhe administrative, si dhe drejtues të prokurorive pranë gjykatave me juridiksion të përgjithshëm të shkallës së parë dhe të prokurorive pranë gjykatave me juridiksion të përgjithshëm të apelit, konsiderohen ‘ipso lege’ kryetarë dhe drejtues të emëruar.
Kriteret që të emërohen automatikisht me këtë ligj lidhen me kalimin e procedit të vetingut dhe përmbushjen e detyrave me administrimin e institucionit.
Ndryshimet në transparencën e vendimmarrjes së Këshillave synon të adresojë shqetësimin e mediave dhe shoqërisë civile në lidhje me mënyrën e publikimit të anonimizuar të vendimeve që lidhen me vlerësimin profesional, pasi njoftimet me anonizim të emrave I bënin të pakuptueshme këto vendime.
Në relacionin shoqërues Komici pretendon se përmbajtja e ndryshimeve bazohet në vetë propozimet e institucioneve dhe reflekton qëndrimet e fundit të ekspertëve ndërkombëtarë të misionit të Bashkimit Europian EU-Just dhe atij amerikan OPDAT.
Tag: propozimet
-

BIRN: PS rikthen propozimet për ndryshime në Reformën në Drejtësi, çfarë parashikojnë 2 amendamentet e mazhorancës
-

Zelensky takon zyrtarë amerikanë të Mbrojtjes mes raportimesh për një plan të diskutueshëm paqeje
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të takohet të enjten në Kiev me zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes*, teksa raportohet se Moska dhe Uashingtoni e kanë përpiluar një plan të paqes, që kërkon nga Ukraina të bëjë koncesione të mëdha.
Draft-propozimi i ri amerikan për të ndalur luftën në Ukrainë parasheh që Kievi të heqë dorë nga një pjesë e territorit dhe armët, sipas raportimeve të disa mediave të datës 19 nëntor.
Propozimi amerikan raportohet se përfshin edhe zvogëlimin e numrit të forcave të armatosura ukrainase dhe njëkohësisht zvogëlim të ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka qenë thelbësore në luftën e Ukrainës kundër ushtrisë ruse.Përveç kësaj, parashihet që trupat e huaja të mos kenë prezencë në tokën ukrainase dhe që Kievi nuk do të pranojë më armë me rreze të gjatë veprimi.
Propozimet, të cilat janë parë nga të përditshmet The Financial Times dhe Reuters, duket se janë në linjë me kërkesat e Rusisë, të cilat i ka bërë prej nisjes së luftës.
Zyrtarët ukrainas nuk janë deklaruar publikisht ndaj këtyre raportimeve.
Një zyrtar ukrainas, që është në dijeni me propozimet, e ka konfirmuar përmbajtjen, por nuk ka thënë diçka më shumë.
Zelensky, i cili ishte në Ankara për të zhvilluar bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, më 19 nëntor, i ka refuzuar kërkesat paraprake të Moskës që Ukraina të dorëzojë territor apo të dobësojë forcën ushtarake, duke thënë se diçka e tillë e dëmton Ukrainën dhe e bën të cenueshme ndaj një pushtimi tjetër në të ardhmen.
Analistët besojnë se ka pak gjasë që propozimi prej 28 pikave të gjejë mbështetje në Kiev.
“Shpresoj që këto raportime të mos jenë të sakta, sepse është një marrëveshje e keqe për interesat kombëtare ukrainase, evropiane dhe amerikane”, ka thënë Michael McFaul, profesor i shkencave politike në Universitetin Stanford dhe ambasador amerikan në Rusi në periudhën 2012-14.
“Sinqerisht, jam i tronditur”.
Pas pasi kanë qarkulluar propozimet, Zelensky ka dalë me një postim në Telegram, duke e falënderuar presidentin e Turqisë që ka qenë nikoqir i diskutimeve të fundit.
Ai i ka lavdëruar “hapat vendimtarë dhe udhëheqjen e presidentit amerikan Donald Trump dhe çdo propozim të drejtë për përfundim të luftës. Vetëm presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mjaftueshëm fuqi që lufta të marrë fund”.
Propozimet e përballin Zelenskyn me një pozitë të vështirë.
Në fushëbetejë, forcat ukrainase janë duke u përpjekur që të zmbrapsin ushtrinë ruse të pajisur më mirë, pavarësisht se forcat e Moskës po përballen me humbje të mëdha.
Rusia është duke luftuar intensivisht në qytetin e Pokrovskut, në kuadër të synimit të presidentit rus, Vladimir Putin për të kontrolluar gjithë rajonin lindor ukrainas, Donbas.
Ukraina është duke u përballur edhe me sulme të vazhdueshme në infrastrukturën e energjisë, teksa Rusia tenton të demoralizojë çdo ukrainas.
Raportimet për këto propozime kanë ardhur më pak se 24 orë pasi një raketë ruse i ka goditur dy blloqe ndërtesash në qytetin perëndimor Ternopil, duke vrarë të paktën 26 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. -

Zgjedhjorja/ Gjiknuri: Brenda pak ditësh do japim edhe propozimet, fokusi i parë do jetë financimi i partive
Damian Gjiknuri, i cili do jetë bashkëkryetari i PS në komisionin për Reformën Zgjedhore tha jashtë Kuvendit se i kanë dhënë përfaqësim të gjitha partive politike, edhe atyre me 1 deputetë, të cilët nuk do të kenë të drejtë vote, por mund të bëjnë propozimet e tyre. Gjiknuri tha se PS shumë shpejt do të bëjë propozimet e saj dhe fokusi i parë do të jetë ligji për financimin e partive politike.
“Kuvendi votoi në mënyrë konsensuale ngritjen e dy komisioneve, ai për reformën zgjedhore. Për shkak të numrit të lartë të partive në Kuvend u kemi dhënë të drejtën të gjithë partive, edhe atyre me 1 mandat të marrin pjesë të bëjnë propozime, vetëm nuk janë anëtarë formal, por asgjë nuk i pengon për të qenë me të drejta të plota. Ne nuk mund të kemi numër pafund deputetësh, por e rëndësishme është ta trajtojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke pasur të gjithë palët dhe duke ruajtur traditën për marrjen e ekspertizës nga ODIHR apo Venecia. Brenda pak ditësh ne do japim edhe propozimet, komisioni do nisë nga puna, fokusi i parë do jetë ligji i financimit të partive dhe ka nevojë për të adresuar”, tha Gjiknuri.
I pyetur nëse do të ketë ndryshim të sistemit zgjedhor, Gjiknuri tha se çdo gjë është në tavolinë.
“Çdo gjë është në tavolinë, edhe herën e fundit e ndryshuam sistemin zgjedhor. Jemi të hapur se cili do të jetë varianti më i mirë, edhe për territorialen nëse do të kemi një ndarje të re territoriale për Shqipërinë”, tha Gjiknuri. -

“Do mbështesim kandidatët e pavarur”, Berisha: Nëse për 2 ditë nuk del askush, do të kandidojmë propozimet jopartiakë
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë, ku theksoi se ai do të mbështesë të gjithë kandidatët e pavarur që do të synojnë të kandidojnë në zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit.
“Patëm një diskutim të gjatë, të përgjegjshëm, të lirë. Ajo që predominoi dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm në përpjekjen tonë, është se PD ndonëse ka padiskutim kandidatura kalibri për asnjëlloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet, do vlerësojë dhe çmojë shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë dhe forcat e tjera opozitare. Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por dhe në bashkitë e tjera. Ky është një moment do të mendoja unë, për të gjithë ata qytetarë, intelektualë, ata specialistë, ekspertë që ndihen të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës, të matin forcat e tyre në një garë në interesin më të mirë të qytetarëve të marrin vendimin e duhur”.
I pyetur se çfarë do të ndëodhë nëse nuk del asnjë kandidat i pavaruar, apo do të ketë ëm shumë se 1, Berisha tha se do të mbështete aiq ë do të konsiderohet si më i zgjedhshëm.“Do zgjedhim se cili gjykohet më i zgjedhshëm…. një njeri që të ketë aftësitë për të bindur më shumë se kushdo tjetër qytetarët. Do jenë diskutimet që do ta zgjedhin. Nëse s’del asnjëri janë të pavarurit e propozuar nga partitë”, tha Sali Berisha.
Kryedemokrati bëri të ditur se për këtë do të ketë një afat prej 2-ditor. Nëse nuk del asnjë kandidat i pavarur brenda dy ditësh, atëherë do të zgjidhet një nga propozimet e figurave jopartiake.
“Mendoj se dy ditët e ardhshme do ishte e përshtatshme. Ftoj personalitetet e këtij vendi të guxojnë sepse ne i mirëpresim me shumë sinqeritet”.
Në 9 nëntor do të ketë zgjedhje të parakohshme në 6 bashki të vendit; Tiranë, Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat. Fushata elektorale për këto zgjedhje të pjesshme do të nisë më 1 nëntor.
Aktualisht vetëm në Tiranë janë zyrtarizuar kandidatura e Ogerta Manastirliut nga radhët e PS dhe Arlind Qori i Lëvizjës Bashkë. -

Kryeminstri i Sllovakisë do të mungojë në Samitin e Kopenhagenit për arsye shëndetësore
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, do të mungojë në Samitin e Kophenhagenit, për arsye shëndetësore.
“Kryeministri kërkoi falje për mungesën e tij, e cila është për shkak të përkeqësimit të problemeve shëndetësore që lidhen me atentatin”, theksohet në deklaratë.
Fico u qëllua katër herë në bark përgjatë një atentati që ju bë në vitin 2024 dhe iu desh të operohej pasi qëndroi në spital për ditë të tëra në gjendje kritike.
Ai u rikthye në detyrë disa muaj pas atentatit.
Mediat sllovake raportuan se Fico mori pjesë në një takim qeveritar në mëngjes. Fico ka anuluar paraqitjet e tjera në muajt e fundit.
Udhëheqësit e BE-së, që do të takohen në Kopenhagen, pritet të diskutojnë propozimet për një “mur kundër dronëve” dhe çështje të tjera të mbrojtjes, së bashku me propozimet për të përdorur asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.
Fico ka kundërshtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe mban marrëdhënie të ngushta me Rusinë, nga e cila Sllovakia merr furnizime me energji.
Fico tha këtë muaj se Bratislava nuk mund të mbështeste sanksione shtesë të BE-së kundër Rusisë derisa të merrte propozimet e BE-së për të përafruar objektivat klimatike me nevojat e prodhuesve të makinave dhe industrisë së rëndë, si dhe masa për të adresuar çmimet e larta të energjisë elektrike në BE.
-

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren, demokratët refuzojnë ngritjen e komisionit për verifikimin e mandateve! Bardhi i prish mikrofonin Taulant Ballës
Ndërkohë që kryesuesi i seancës së parë të Kuvendit, deputeti socialist Vasil Llajo i bëri thirrje kryetarëve të partive politike për të lexuar propozimet për deputetët që do të formojnë komisionin e verifikimit të mandateve, kreu i PD-së refuzoi të bënte propozimet. Në foltore Berisha filloi të akuzonte dhe njëherë PS-së ndërsa Llaho i hoqi fjalën, ndërkohë që u desh ndërhyrja e gardës pas bllokimit të foltores nga ana e demokratëve. “Nuk lexoji emra te Bajrave, e Pëllumb Gjokës, nuk lexoi emrat e partisë së vërtetë, të krimit. Lexoji Lubi Ballukun…”, tha Berisha drejtuar Vasil Llajos pas leximit të emrave të deputetëve që do të formojnë Kuvendin e ri. Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lexoji 6 propozimet për përbërjen e komisionit të verifikimit të mandateve, ndërsa Bardhi ka prishur mikrofonin. Propozimet kaluan për votim, ndërsa ka qenë po demokratët të cilët kanë prishur kartonat e kolegëve.
-
Nga heqja e sanksioneve, dorëzimi i territoreve te kompensimi financiar/ Propozimet e SHBA-BE për paqen për Ukrainën
Zyrtarët ukrainas dhe evropianë u tërhoqën këtë javë kundër disa propozimeve të SHBA-së se si t’i jepet fund luftës së Rusisë në Ukrainë, duke bërë kundërpropozime për çështjet nga territori deri te sanksionet, sipas teksteve të plota të propozimeve të parë nga Reuters.
Grupet e propozimeve nga bisedimet midis zyrtarëve amerikanë, evropianë dhe ukrainas në Paris më 17 prill dhe në Londër më 23 prill, nxorën në pah funksionet e brendshme të diplomacisë së anijes në zhvillim, ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump kërkon një fund të shpejtë të luftës.
Fushat kryesore të dallimeve në të dy tekstet janë mbi renditjen për zgjidhjen e çështjeve mbi territorin, heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, garancitë e sigurisë dhe madhësinë e ushtrisë së Ukrainës.
Ndërsa disa nga divergjencat janë theksuar nga burime pranë bisedimeve, dokumentet e parë nga Reuters përcaktuan për herë të parë dallimet në detaje të plota dhe të qarta.
Teksti i parë pasqyron propozimet e komunikuara nga i dërguari i Trump, Steve Witkoff te zyrtarët evropianë në Paris, të cilat nga ana e tyre iu kaluan ukrainasve, sipas burimeve pranë bisedimeve. Sekretari i Shtetit i SHBA, Marko Rubio i përshkroi propozimet si një “kuadër i gjerë’.
Teksti i dytë doli një javë më vonë nga bisedimet midis zyrtarëve ukrainas dhe evropianë në Londër, dhe i është dhënë palës amerikane, thanë burimet.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të enjten se ai mendonte se një dokument me propozime që dolën nga bisedimet e së mërkurës në Londër, ishte tani në tryezën e Trump.
Diplomacia është përpjekja më e bashkërenduar për të ndaluar luftimet, që nga muajt e parë të pushtimit rus në shkurt 2022. Forcat e Moskës tani kontrollojnë gati një të pestën e Ukrainës.
Në territor, propozimet e Witkoff kërkonin njohjen ‘de jure’ të SHBA-së të kontrollit të Rusisë mbi Krimenë, gadishulli ukrainas që Moska e pushtoi dhe aneksoi më 2014, plus njohjen de fakto të mbajtjes së Rusisë në zonat e Ukrainës jugore dhe lindore, që forcat e Moskës kontrollojnë.
Në të kundërt, dokumenti evropian dhe ukrainas shtyn diskutimin e detajuar për territorin deri pas përfundimit të një armëpushimi, pa përmendur në dokumentin e njohjes së kontrollit rus mbi ndonjë territor ukrainas.
Për sigurinë afatgjatë të Ukrainës, dokumenti Witkoff thotë se Ukraina do të ketë një “garanci të fortë sigurie” me shtetet evropiane dhe të tjera mike, që veprojnë si garantues. Ai nuk jep detaje të mëtejshme për këtë, por thotë se Kievi nuk do të kërkojë të bashkohet me NATO-n.
Dokumenti rival është më specifik, duke thënë se nuk do të ketë kufizime për forcat ukrainase dhe nuk do të ketë kufizime për aleatët e Ukrainës, që vendosin forcat e tyre ushtarake në tokën ukrainase — një dispozitë që ka të ngjarë të shqetësojë Moskën.
Ai propozon garanci të forta sigurie për Kievin, duke përfshirë nga Shtetet e Bashkuara, një “marrëveshje të ngjashme me nenin 5”, një referencë ndaj klauzolës së mbrojtjes reciproke të NATO-s.
Për masat ekonomike, propozimet e Witkoff thonë se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë që nga aneksimi i krimit në vitin 2014, do të hiqen si pjesë e marrëveshjes në diskutim.
Kundërpropozimet thonë se do të ketë “një lehtësim gradual të sanksioneve, pasi të arrihet një paqe e qëndrueshme” dhe se sanksionet mund të rivendosen, nëse Rusia shkel kushtet e marrëveshjes së paqes.
Dokumenti evropian dhe ukrainas propozon gjithashtu që Ukraina të marrë kompensim financiar, për dëmet e shkaktuara në luftë nga asetet ruse jashtë vendit që janë ngrirë. Teksti i Witkoff thotë vetëm se Ukraina do të kompensohet financiarisht, pa dhënë burimin e parave./ Reuters.
-

“Plani amerikan për paqen në Ukrainë, një fitore për Putinin”
Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) kritikon planin amerikan për “paqe në Ukrainë”.
Plani i paraqitur nga qeveria amerikane për përfundimin e luftës në Ukrainë është një dështim që në fillim, shkruan FAZ. Për Ukrainën, disa pika të rëndësishme të planit janë të papranueshme – veçanërisht njohja e Krimesë si territor rus. Ndërkohë, regjimi në Moskë nuk ka asnjë arsye të bëjë ndonjë lëshim, pasi nuk rrezikon asgjë nëse refuzon. Trump as që po përpiqet të ushtrojë presion serioz ndaj Kremlinit. Ai mund ta bënte këtë, nëse do t’i tregonte mjetet që ka në dispozicion: më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe sanksione më të ashpra. Në vend të kësaj, qeveria amerikane tregohet e bindur paraprakisht, duke pranuar kërkesa thelbësore të Moskës pa kërkuar asnjë kundërshpërblim nga Putini, përcjell A2.
Pse duhet që prijësi i luftës në Rusi të heqë dorë nga qëllimet e tij maksimale në këto rrethana?, pyet FAZ.
Paralajmërimi i Washingtonit se do të tërhiqet nga përpjekjet ndërmjetësuese nëse palët ndërluftuese nuk i pranojnë propozimet amerikane shkakton vetëm një buzëqeshje ironike në Moskë. Zëdhënësi i Putinit e komentoi këtë duke thënë se nuk sheh asnjë rrezik – dhe i quajti propozimet amerikane të pavlefshme, meqë çdo gjë që bëhet publike gjatë bisedimeve, sipas tij, bëhet menjëherë e paefektshme.
Edhe nëse Donald Trump heq vërtet dorë nga përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve, Moska nuk humb asgjë. Madje, edhe nëse nuk realizohet normalizimi i marrëdhënieve me Washingtonin, siç dëshiron Kremlini, Putini do të dilte më mirë se më parë. Sepse propozimet amerikane – që janë pothuajse tërësisht në dëm të Ukrainës – tregojnë qartë se Kievi e ka humbur aleatin e tij më të fuqishëm. Përçarjet brenda aleancës perëndimore do të thellohen edhe më shumë për shkak të këtyre zhvillimeve. Dhe – kjo gjithashtu është një fitore nga këndvështrimi i Putinit – Trump e minon autoritetin e Shteteve të Bashkuara duke treguar sa lehtë mund të manipulohet. -

‘Rama po kopjon premtimet e PD-së për zgjedhjet e 11 majit’, Teliti: Dikur i quante në pamundura
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka kritikuar premtimet ekonomike të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ato janë të ngjashme me propozimet e Partisë Demokratike gjatë vitit të fundit.
Gjatë një interviste në një studio televizive, Teliti vuri në dukje kontradiktën mes premtimeve aktuale të Ramës dhe deklaratave të tij të mëparshme, ku ai i kishte quajtur të parealizueshme disa nga propozimet e PD-së për shkak të pasojave financiare.
“Po të shikoni pikat kryesore, ato janë të programit të Partisë Demokratike, që ne i kemi prezantuar prej një viti. Një ditë të bukur, del kryeministri dhe reklamon një program për mandatin e katërt të tij, i cili ka një ngjashmëri të frikshme me programin e PD-së. Ne na duket sikur është një tallje, sepse kur ne i prezantuam këto pika, vetë kryeministri na akuzonte dhe thoshte se nëse do të implementoheshin këto premtime të PD, shteti shqiptar do të falimentonte. Por tani, ai vjen dhe premton të njëjtat gjëra,” deklaroi Teliti. -

‘Rama po kopjon programin e PD’, Kedhi: Ne nuk ofrojmë propozime në ajër
Nikola Kedhi, anëtar i sekretariatit të Partisë Demokratike për marrëdhëniet me jashtë, u shpreh gjatë një interviste se opozita shqiptare ka një vizion të qartë dhe një alternativë të fortë për zhvillimin e vendit. Ai theksoi se Partia Demokratike ofron një program të bazuar në vlera dhe parime të forta, që i përgjigjen interesave të qytetarëve shqiptarë, në krahasim me propozimet e Kryeministrit Rama, të cilat ai i konsideron të paqarta dhe të paqëndrueshme.
Kedhi kritikoi Kryeministrin për kopjimin e propozimeve nga programi i PD-së, duke theksuar se, megjithatë, Rama nuk mund të përvetësojë vizionin dhe botëkuptimin e PD-së. Ai nënvizoi se PD ofron një alternativë që është në harmoni me dëshirat dhe nevojat e qytetarëve, siç janë mbështetje për familjet, taksat e ulëta, dhe marrëdhëniet e forta me Kosovën.
Për Kedhin, kjo alternativë është më shumë se thjesht një set propozimesh, është një vizion i vërtetë dhe i mbështetur në parime të caktuara, që i dallon të djathtën nga e majta në Shqipëri.
Nikola Kedhi:
Unë dje ndërkohë që dëgjoja disa nga propozimet e Kryeministrit, nuk isha se u shokova, por i mora me njëfarë hilariteti. Mund të kopjosh programin dhe propozimet, por Kryeministri harron se PD, zoti Berisha, nuk ofron thjesht një program dhe disa propozime në ajër. PD ofron një vizion, ofron një alternativë, ofron një botëkuptim. Mund t’i marrësh propozimet specifike, por jo botëkuptimin e PD, vlerat që qëndrojnë pas tyre.
Disa nga këto propozime janë vjedhur, huazuar nga Kryeministri, duke qenë se vetë ai nuk ka një botëkuptim, nuk ka një vizion të mbështetur në disa parime dhe vlera të caktuara. Për këtë arsye, ai mundohet të përsërisë propozimet e PD, por ai nuk merr dot thelbin e programit të PD-së dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse kjo krijon diferencën mes të djathtës dhe të majtës në Shqipëri.
Një element shumë i rëndësishëm është se për herë të parë, pas shumë kohësh, një parti politike, një aleancë, ofron një vizion në përputhje të plotë me atë që duan shqiptarët. Shqiptarët janë pro familjes, pro taksave të ulëta, pro burokracisë dhe pro zvogëlimit të presionit të kësaj burokracie, pro marrëdhënieve me Kosovën… Ky është vizioni i PD dhe për këtë arsye është krijuar një sinergji mes kësaj alternative që ofron PD dhe qytetarëve shqiptarë. Mund të ketë parti të tjera që kopjojnë, por do të marrin thjesht këto propozime pa thelbin dhe shpirtin e këtij vizioni që ofron PD.