Një propozim i ri vjen në La Liga nga ana e arbitrave spanjollë. Ky propozim do të shënojë një ndryshim rrënjësor në mënyrën sesi gjykohet përgjatë 90 minutave të një ndeshje futbolli. Por për çfarë flitet?
Sipas asaj që është duke u diskutuar, gjyqtarët spanjollë kanë propozuar në La Liga që duke filluar nga sezoni tjetër, të shpjegojnë vendimet që do të marrin pas ndërhyrjes së VAR, te tifozët të cilët do të jenë në stadium. Pra shpjegime nuk do të jepen vetëm për futbollistët, por edhe për tifozët. Sigurisht që në pamje të parë duket si një hap pozitiv, por një vendim kundër shumicës së stadiumit dhe shpjegimi i tij do të sillte edhe shumë nota ilariteti. /Sport Ekspres/
Tag: propozim
-

Një propozim i ri në La Liga që do të ndryshojë historinë e arbitrimit, do të japin shpjegime të vendimeve para tifozëve
-

Egjipti paraqet propozim të ri për rivendosjen e armëpushimit në Gaza, ja çfarë parashikohet
Bota E Hënë, 24 Mars 2025 14:22
Egjipti paraqiti një propozim të ri javën e kaluar për të rivendosur armëpushimin në Rripin e Gazës.
Sipas Reuters, propozimi u hartua pasi Izraeli javën e kaluar rifilloi operacionet e tij ajrore dhe tokësore kundër Hamasit në enklavën palestineze, duke i dhënë fund efektivisht marrëveshjes së brishtë të armëpushimit që kishte qenë në fuqi që nga 19 janari.Plani egjiptian kërkon që Hamasi të lirojë pesë pengje izraelite çdo javë, me Izraelin që zbaton fazën e dytë të armëpushimit të rënë dakord.
Si SHBA ashtu edhe Hamasi e kanë pranuar propozimin, por Izraeli ende nuk është përgjigjur. Propozimi egjiptian përfshin një afat kohor për lirimin e të gjithë pengjeve në këmbim të një afati kohor për tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza.
Hamasi akuzon Izraelin për shkeljen e kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, por ka thënë se është i hapur për negociata dhe po shqyrton propozimin e të dërguarit amerikan Steve Witkoff.