Prononcim i tatimeve për “Monitor” Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në një prononcim për “Monitor”, sqaron se si po funksionon skema për arkëtimin e TVSH-së nga kompanitë ndërkombëtare që gjenerojnë të ardhura nëpërmjet përdoruesve shqiptarë. Efektet te përdoruesit e platformave dhe pronarët që lëshojnë shtëpi me qira në Booking dhe AirBnb. Çfarë parashikon nisma për regjistrimin e përfaqë…
Tag: prononcim
-

‘Përplasje’ te Urdhri i Psikologëve! Treska nuk “lëshon karrigen”, flet për TCH: Po pres të kalojë qetësisht kalimi i detyrës
Edhe pse është zgjedhur presidentja e re e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska ka kundërshtuar lirimin e zyrës.
Gazetarja e Top Channel Kristi Gongo intervistoi presidenten e zgjedhur Brunilda Laboviti, e cila njoftoi policinë për konfliktin e krijuar. Ajo u shpreh se nuk po lejohet të marrë detyrën e re, ndërsa presidentja e shkarkuar, Valbona Treska dha këtë prononcim për Top Channel.
“Në momentin që përfundon mandati, kalimi nga një drejtues te një drejtues tjetër bëhet duke respektuar procedurën. Siç kemi bërë në zgjedhjet e mëparshme, siç bën qeveria dhe kushdo. Mua më vjen keq që fryma e kandidatëve bëhet në këtë formë. Jam përpjekur ta mbaj në qetësi. Unë nu mund të shprehem për këtë gjë, do ketë njoftim zyrtar si çka pasur njoftim zyrtar për ndërprerjen e mandateve. Jam në detyrë që të kalojë qetësisht institucioni”-u shpreh ajo.
Në ambientet e Urdhrit të Psikologut ndodhen edhe forca të Policisë së Shtetit.
Edhe sekretarja e Përgjithshme refuzoi të prononcohej nëse e njeh apo jo rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura më 5 qershor.
Gazetarja: A i njihni zgjedhjet zonja Mustafaraj?
Mustafaraj: Do ketë një vendim edhe për procesin zgjedhor
Laboviti: Kush je ti që do marrësh vendimin, je sekretarja e përgjithshme, ish kandidate për presidente. Kush je ti që do marrësh vendim.
Mustafaraj:Nuk e shpreha në asnjë moment
Laboviti: A e keni njohur rezultatin po të pyesin gazetarët.
Mustafaraj: Do të ketë një prononcim. Nëpërmjet institucionit do ketë një prononcim timinTop Channel
