Tag: pronësisë

  • Berisha: PD nuk tërhiqet gjersa të përmbushë misionin e zgjidhjes së çështjes së pronësisë

    Berisha: PD nuk tërhiqet gjersa të përmbushë misionin e zgjidhjes së çështjes së pronësisë

    Kryetari i PD, Sali Berisha zgjodhi një familje tiranase në kryeqytet për t’u dhënë garancinë jo vetëm atyre, por të gjithë qytetarëve, se PD nuk tërhiqet derisa të përmbushë misionin e zgjidhjes së çështjes së pronësisë, një mision të domosdoshëm për paqen dhe drejtësinë.

    Gjatë bashkëbisedimit me familjen Kazani, Berisha tha se, prona është bazë e ndërtimit të prosperitetit të një familjeje dhe shoqërie.

    Së pari, do të shpreh nderimin më të madh për të zotin dhe zonjën e shtëpisë, për këtë mikpritje të mrekullueshme, kanë hapur zemrën në shtëpinë e tyre për ne. Dhe unë jam shumë mirënjohës gjithmonë ndaj jush, po jam mirënjohës pafundësisht edhe ndaj komunitetit tiranas, një komunitet i mrekullueshëm, qytetar. Një komunitet me standarde morale shumë të vyera, të çmuara, burra dhe gra me dinjitet njerëzor të faktuar, provuar në çdo rrethanë.

    Por, meqë jemi këtu, unë mund të them me shumë kënaqësi se komuniteti që mund diktatorët, jeni ju.

    Kjo është e vërteta.

    Një ditë kaloja në treg, dhe një zonjë më tha se, unë tha, kam qenë komisionere në lagjen ku u mund Ramiz Alia. Dhe, e vërteta është se, atë fat do pësojë dhe edhe Edi Rama kësaj radhe.

    PD është parti konservatore në kuptimin, pra, një parti e traditës. Ajo beson se, traditat kanë vlera të pa shuara, kanë vlera të përjetshme. Familja ka vlera të ëprjetshme, ndaj dhe ne kemi në piedestal familjen. Ne besojme se, prona është bazë e ndërtimit të prosperitetit të një familje, shoqërie dhe në këtë kontekst ju garantoj se, pavarësisht se nuk ka arritur gjatë viteve të qeverisjes qëllimet e saj, PD nuk tërhiqet gjersa të përmbushë këtë mision dhe e konsideron zgjidhjen e çështjen e zgjidhjes së pronësisë një mision të sajin, të domosdoshëm për paqen, drejtësinë për moralin e një shoqërie.

  • Altin Goxhaj-qytetarëve: Mos i dorëzoni kopje të ID-së dhe dokumentave të pronësisë patronazhistave të UKT-së

    Altin Goxhaj-qytetarëve: Mos i dorëzoni kopje të ID-së dhe dokumentave të pronësisë patronazhistave të UKT-së

    Avokati dhe njëherazi kandidati për deputet i PD-ASHM, Altin Goxhaj, i ka bërë thirrje publike qytetarëve të Tiranës, që të refuzojnë dorëzimin e fotokopjeve të ID-së dhe dokumentave të pronësisë, te ‘operatorët’ e UKT-së pasi është një kërkesë e paligjshme.

    Në një njoftim për shtyp, Goxhaj ka denoncuar se me urdhër të Edi Ramës, i cili është tashmë edhe kryetar i Bashkisë Tiranë, këta ‘operatorë’ janë patronazhistë që po mbledhin të dhëna nga qytetarët për t’i përdorur për zgjedhjet e 11 majit.

    “Mos dorëzoni fotokopjet e kartës së identitetit dhe dokumentave të pronësisë “operatorëve” të Ujësjellësit (UKT)! Është kërkesë krejtësisht e paligjshme! Janë patronazhistë që po mbledhin të dhënat tuaja!”, thuhet në njoftimin e Goxhaj.

    Njoftim për Shtyp

    Kandidati Altin Goxhaj thirrje qytetarëve të Tiranës:

    “Mos dorëzoni fotokopjet e kartës së identitetit dhe dokumentave të pronësisë “operatorëve” të Ujësjellësit (UKT)! Është kërkesë krejtësisht e paligjshme! Janë patronazhistë që po mbledhin të dhënat tuaja!”

    Goxhaj: Jam si çdo ditë para portës së folesë së qyqe Soros ku zogu i qyqe Soros, Edi Rama e ka folenë këtu. Jam këtu sepse ky është kryetari i Bashkisë Tiranë dhe ujësjellësi u ka sjellë një letër bashkë me faturën e ujit. Në këtë fletë thuhet se ju duhet të dorëzoni në Bashkinë Tiranë, më saktë te ujësjellësi te patronazhistët e ujësjellësit, certifikatën e pronësisë, kontratën e shit-blerjes dhe të gjithë dokumentat e pronës tuaj.

    Mos i dorëzoni!

    Këtu ka dhe dy numra telefoni të paligjshëm që janë patronazhistëve që thonë që do vijnë operatorët e terrenit, që janë patronazhistë. Çojini një kërkesë zyrtare bashkisë:

    -Mbi çfarë ligji të jap unë dokumentat e pronësisë time tek UKT?

    -Mbi çfarë ligji të jap dokumentat e pronës, trashëgimisë, certifkatë pronësie, aktin e shit-blerjes, kush është bashkia që e ka këtë të drejtë? Shteti nëse e do e ka në Kadastër.

    Ato dokumenta i ke vetëm ti, noteri dhe kadastra.

    Nëse i duan të ndjekin ligjin dhe t’i marin, ti mos ia jep. Ata po mbledhin të dhëna për ty dhe do u sjellin një patronazhist te shtëpia jote. REFUZOJE!

    Mos e bëni atë gabim, mos i dërgoni patronazhistëve të UKT letrat e pronësisë tuaj! Mos e bëni këtë gabim!

    Shkarko dokumentin

  • Monumentet e kulturës në Gjirokastër në rrezik, problemet e pronësisë kërcënojnë godinat muzeale

    Monumentet e kulturës në Gjirokastër në rrezik, problemet e pronësisë kërcënojnë godinat muzeale

    Problemet e pronësisë në objektet “Monument Kulture” në Gjirokastër po rrezikojnë ruajtjen e vlerave historike dhe arkitekturore të qytetit të gurtë.

    Ndërkohë që disa nga godinat historike dhe shtëpitë karakteristike janë dëmtuar ose kanë humbur vlerat muzeale, autoritetet po ndërhyjnë për të shpëtuar të tjera siç është banesa e Angonatëve, një kompleks i njohur edhe si kartolina e Gjirokastrës.
    Megjithatë, zbatimi i projekteve të restaurimit është bërë i vështirë për objektet muzeale që përballen me çështje pronësie.
    Vaso Polo, specialist në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (DRTK) në Gjirokastër, shprehet se “problemi i pronësisë është problemi kryesor për të gjitha banesat gjirokastrite. Secili projekt ndërhyrjeje kërkon një certifikatë pronësie dhe është e nevojshme që të ketë njerëz përgjegjës për administrimin e këtyre objekteve.”
    Në qytetin e Gjirokastrës disa objekte të trashëgimisë kulturore janë restauruar me fonde publike ose në bashkëpunim me pronarët por një pjesë tjetër janë në gjendje të degraduar. Polo thekson se shumë prej objekteve, si shtëpia Lolomani, kanë shumë bashkëpronarë ose nuk kanë certifikata pronësie, gjë që e bën të vështirë ndërhyrjen dhe restaurimin e tyre. Ai shton se shumë objekte me vlera të mëdha për qytetin janë aktualisht pa pronarë.
    Gjirokastra, e njohur për vlerat e saj arkitektonike dhe ndërtimore, u fut në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s në vitin 2005. Shtëpitë karakteristike dhe godinat muzeale janë bërë atraksione të preferuara për turistët. Gjirokastra ka një tjetër trashëgimi të pasur nga periudha e fillimit të shekullit XX, kur arkitektura u ndikua nga stili italian, dhe shtëpitë e tregtarëve dhe intelektualëve të asaj kohe filluan të ndryshojnë fasadat, me shtimin e ballkoneve në banesat tradicionale.
    Në këtë kontekst, ekspertët e trashëgimisë kulturore kërkojnë që të gjenden zgjidhje ligjore për problemet e pronësisë, për të garantuar ruajtjen dhe restaurimin e këtyre objekteve historike.

    Top Channel

  • Rama sherr me një emigrante në Athinë: Administrata është zero! Jo, na kërkojnë në Europë

    Rama sherr me një emigrante në Athinë: Administrata është zero! Jo, na kërkojnë në Europë

    Sherr në Athinë: Debati i ashpër mes Ramës dhe një emigranteje shqiptare
     
    Një takim i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë është shoqëruar me një debat të ashpër mes tij dhe një qytetareje, e cila ngriti shqetësime mbi funksionimin e administratës publike dhe dokumentet e pronësisë së tokës së saj.
     

     
     
    Debati mes emigrantes dhe kryeministrit
    Gjatë takimit, qytetarja shprehu pakënaqësinë e saj për vonesat dhe mangësitë në administratën shtetërore, duke e akuzuar qeverinë për mungesë efektiviteti në dhënien e certifikatave të pronësisë.
     
    “Jeni një figurë shumë e shquar për momentin, por ka mangësi pas kaq kohësh që jeni në pushtet. Administrata është zero. Nuk kemi marrë ende certifikatën e tokës, ndonëse ligji është miratuar prej kohësh. Kush më siguron që ky do të jetë një premtim i realizuar?” – pyeti ajo.
     
    Rama: Administrata nuk është zero, shërbimet janë online
    Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama u përpoq të shpjegonte se shumë shërbime tashmë mund të përfitohen përmes platformës e-Albania, duke e reduktuar nevojën për kontakte fizike me administratën.
     
    “Ju deri dje për të marrë një copë letër duhet të vinit në Shqipëri. Sot, edhe nga Greqia apo Australia, mund të merrni shërbime përmes e-Albania, pa pasur nevojë të takoni administratën apo të jepni ryshfet. E vërteta duhet vendosur aty ku është. Po të ishte administrata ‘zero’, nuk do të na thoshte Bashkimi Europian: ‘Hajdeni për negociata’”, – u shpreh Rama.
     
    Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se ka një paketë ligjore për të zgjidhur problemet e pronësisë së tokave në zonat rurale. Sipas tij, qytetarët që nuk kanë dokumente pronësie, por që posedojnë faktikisht tokën e tyre, mund të përfitojnë nga një mekanizëm i ri që do t’u lejojë të marrin një dëshmi nga këshilli bashkiak, ta përdorin atë për të marrë kredi dhe, pas investimit, të regjistrojnë pronën në hipotekë.
     
    Një takim me tensione
    Megjithëse Rama u përpoq të shpjegonte reformat qeveritare, debati mes tij dhe emigrantes shfaqi edhe një herë pakënaqësinë që ekziston mes diasporës për funksionimin e administratës dhe procesin e legalizimit të pronave. Takimi në Athinë tregoi se, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për modernizimin e shërbimeve, shumë qytetarë ende ndihen të pambështetur dhe të pasigurt për të ardhmen e tyre lidhur me pronat dhe të drejtat administrative.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Mazniku: Vaji i ullirit nga Shqipëria bën histori

    Mazniku: Vaji i ullirit nga Shqipëria bën histori

    Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka ndarë lajmin se vaji i ullirit nga Shqipëria po bën histori.
    ”Lajm i mirë: Vaji i ullirit nga Shqipëria bën histori! Vaji i ullirit Valmi nga zona e Elbasanit bëhet produkti i parë shqiptar i regjistruar si Tregues Gjeografik nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale WIPO.

    Kjo do të thotë njohje ndërkombëtare dhe ne përgëzojmë Federata Bujqesore Elbasan për këtë arritje!
     Jemi krenarë që projekti ynë Shqiptaro-Zviceran i Pronësisë Intelektuale ALSIP bëri të mundur procesin e regjistrimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”,-shkruan Mazniku.

  • Qeveria transferon pronësinë e ish-uzinës së Autotraktorëve te Ministria e Mbrojtjes pa miratimin e Këshillit Bashkiak

    Qeveria transferon pronësinë e ish-uzinës së Autotraktorëve te Ministria e Mbrojtjes pa miratimin e Këshillit Bashkiak

    Në një akt të dyshimtë, me firmën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, qeveria miratoi më 12 mars 2025 një vendim që i kalon shoqërisë shtetërore KAYO pronësinë e godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve, të cilat ndodhen në zonën e Shkozës. Qeveria ka revokuar të drejtën e pronësisë, të cilën vetë e kishte dhënë më parë me një vendim të mëparshëm për Bashkinë e Tiranës.
    Vendimi i qeverisë për kalimin e pronësisë shtetërore të godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve është marrë pa miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sipas nenit 58 të rregullores së Këshillit Bashkiak dhe nenit 54 të ligjit për qeverisjen vendore, çështja duhej të kalonte me jo më pak se 3/5 e votave të anëtarëve të këshillit, por kjo as që është diskutuar në mbledhje.
    Kalimi i pronësisë ka shkelur gjithashtu ligjin për pasuritë shtetërore, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për trajtimin e pronave shtetërore në të ardhmen. Përveç kalimit të pronësisë në shkelje të ligjit, një tjetër shqetësim i madh është ndërtimi i kësaj fabrike në një zonë të banuar me densitet të lartë popullsie, duke rrezikuar seriozisht sigurinë dhe jetën e qytetarëve, shkollave, kopshteve dhe bizneseve që operojnë në zonë. Ky vendim ka ngritur alarmin për mundësinë e një “Gerdeci” të dytë, ku një aksident apo shpërthim i mundshëm mund të shkaktojë tragjedi të tmerrshme.
     
    Për realizimin e projektit është miratuar një buxhet fillestar prej 3 milionë eurosh për shoqërinë KAYO, dhe ajo do të ketë mundësinë të bashkëpunojë me biznese private për prodhimin e armëve dhe municioneve, një hap që thellon dyshimet për transparencën dhe qëllimet reale të këtij projekti.
     
    Nëse ky vendim zbatohet pa u ndaluar, do të kemi një tjetër provë të dhunimit të ligjit dhe të interesave të qytetarëve, që po injorohen nga ata që duhet të mbrojnë ligjin dhe sigurinë publike. Pas këtij vendimi, çdo qytetar që jeton në zonën e Shkozës dhe afër saj ka arsye të shqetësohet për të ardhmen e tij. Ky është një shkelje flagrante e të drejtave të qytetarëve dhe një goditje tjetër për transparencën dhe përgjegjshmërinë e administratës qeveritare.