Tag: pronësisë

  • Kush ishin pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipëri? Si nisën uzurpimet në 1912

    Kush ishin pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipëri? Si nisën uzurpimet në 1912

    Nga Kreshnik KUÇAJ

    Një nga problematikat më të mëdha historike që ka frenuar zhvillimin e Shqipërisë vlerësohet se ka qenë çështja e pronësisë. Kjo konsiderohet si një problematikë historike e nisur që me shpalljen e Pavarësisë dhe e komplikuar edhe më tej me ligjet apo Reformat Agrare, që në fund e kanë bërë thuajse të pazgjidhshëm ‘lëmshin’ që krahas frenimit të zhvillimit, ka krijuar jo pak konflikte që kanë përfunduar, ose në gjykatë ose në vetëgjyqësi.

    SCAN sjell për herë të parë në një cikël artikujsh një “diagnostikim” të plotë historik të çështjes së pronësisë duke nisur nga vitin 1912 kur u shpall Pavarësia për të analizuar më pas ngjarjet dhe ligjet që kanë ndikuar pozitivisht apo negativisht në këtë çështje.

    Artikulli i parë trajton periudhën 1912-1930, kohë kur nisi të krijohet për herë të parë ngatërresa me çështjet e pronësisë në Shqipëri.

    Në artikullin e dytë do të trajtohet reforma agrare e viteve ’30, studimi dhe rekomandimet e profesorit italian Giovanni Lorenzoni, kush përfitoi e kush humbi nga kjo Reformë, sa tokë u nda dhe sa u shit etj.?

    Në artikullin e tretë do të analizohet Reforma Agrare e vitit 1945 ndërsa në artikullin e katërt, ligji 7501 që u miratua pas rënies së regjimit komunist.

    Studimi i parë për pronësinë e Shqipërisë së 1912 dhe lindja e fenomenit të uzurpimit të pronave

    Me shpalljen e Pavarësisë në vitin 1912 dhe shkëputjen nga Perandoria Osmane,  Shqipëria njohu menjëherë fenomenin e abuzimit me pronat. Prona që u prek e para, ishte ajo shtetërore.

    Por cila ishte situata e pronës në Shqipërinë në momentin e shpalljes së Pavarësisë?

    Panoramën më të saktë e jep një studim i vitit 1913, që ka shërbyer si bazë për çdo studim të mëvonshëm të kryer për pronësinë në Shqipëri.

    Në mars të vitit 1913, Shoqëria Italiane për Progresin Shkencor do të diskutonte idenë e dy profesorëve Vito Voltera e Carlo De Stefani për të organizuar në Shqipëri një ekspeditë shkencore.

    Kësaj ideje i kishte paraprirë një vizitë e një profesori tjetër, Giovanni Magrini, që rekomandonte se Shqipëria duhej të analizohej në aspektin gjeologjik e bujqësor.

    Ndërkohë, Bartolomeo Morschi në atë periudhë Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë në Itali kishte nisur punën për të gjetur personat që merrnin përsipër që të studionin kushtet bujqësore të Shqipërisë e që shfaqnin gatishmërinë për të udhëtuar në anën tjetër të detit.

    Këtë detyrë e pranuan Profesor Umberto Rosati dhe Doktor Gaetano Baudin. Ministria e Luftës nga ana e saj do t’i bashkangjiste ekspeditës dy zyrtarë të ushtrisë, major Silvio Egidi dhe kapiten Giovanni Magrini që do të shoqëronin ekspeditën jo vetëm si ushtarakë por edhe si studiues.

    Misioni italian do të niste udhëtimin në Shqipëri pa humbur kohë, në fillim të shtatorit të vitit 1913.

    Në raportin përfundimtar për Shqipërinë, Profesori Giorgio Dal Piaz bën një përshkrim ku evidenton se udhëtimi do të përballej me vështirësi të shumta.

    Ekspedita do të niste nga qyteti i Vlorës e udhëtimi nëpër Shqipëri do të zgjaste 20 ditë. Raporti përfundimtar do të përmbante detaje shumë interesante jo vetëm për pasuritë nëntokësore të Shqipërisë por gjithashtu edhe për situatën e pronësisë.

    Studimi i profesorëve italianë do të publikohej në vitin 1915. Ai do të ndahej në dy pjesë, ku pjesa e parë përmban të dhëna për pasuritë natyrore të Shqipërisë ndërsa pjesa e dytë përmban të dhëna të detajuara e shumë interesante për mënyrën e organizimit të bujqësisë. Studimi për bujqësinë do të realizohej nga Umberto Rosati dhe nga Gaetano Baudin.

    Ky i fundit, krahas të dhënave, lidhur me mënyrën sesi ishte ndarë toka në zonat e zhvilluara të vendit, bën një analizë të rentabilitetit të çifliqeve të asaj periudhe, kohë në të cilën akoma nuk ishte realizuar Reforma e parë Agrare…

    Një pjesë e rëndësishme e raportit të ekipit italian i kushtohej çështjes së pronësisë dhe stadit të zhvillimit të bujqësisë në terësi.

    Kjo pjesë e materialit do të përgatitej nga profesor Umberto Rosati dhe do të përmbante në mënyrë të detajuar të dhëna për mënyrën sesi ishte ndarë prona, si funksiononin fermat, taksat që paguheshin, marrëdhëniet mes bejlerëve dhe bujqve, të drejtat dhe detyrimet etj.

    Në Shqipëri pronësia e tokës ishte pak e ndarë: dominonin kudo, por veçanërisht në Shqipërinë e mesme dhe atë të jugut si dhe në zonat fushore, çifligjet e mëdha që ishin në pronësi të shtetit, të bejlerëve apo të pashallarëve, shumë nga të cilët zotëronin mijëra e mijëra hektarë tokë.

    Sipas Rosatit, origjina e këtyre pronësive të mëdha private nuk ishte e largët; ajo fillonte nga koha e sulltanit Abdul Hamid i cili u jepte tokë shtetërore subjekteve të ndryshme që tregonin besnikëri apo që kishin influencë. Po ashtu, ishin krijuar pronësi të mëdha si rrjedhojë e blerjes me çmime të ulëta nga qeveria turke.

    Në një bilanc të përgjithshëm që bën profesori italian, ai del në konkluzionin se 2/3 e pronës në Shqipëri i përkistë pronarëve të mëdhenj privatë ose shtetit dhe vetëm 1/3 e saj i përkiste pronarëve të mesëm e të vegjël.

    Kjo na jep të kuptojmë se në vitin e parë të pavarësisë, Shqipëri nuk kishte një copëzim të skajshëm të tokës bujqësore e të pronave. Skema që përdorej në këtë periudhë ishte që pronarët e tokave i jepnin ato me qira, ku familje të ndryshe vinin në pronë, banonin aty, punonin tokën dhe një pjesë të prodhimit e mbanin vetë e një pjesë tjetër ia jepnin pronarit të tokës.

  • Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Kadastrës, çmimet u rritën ndjeshëm! Lista e pagesave për secilin shërbim

    Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Kadastrës, çmimet u rritën ndjeshëm! Lista e pagesave për secilin shërbim

    Publikohen në fletore zyrtare (4 gusht) tarifat e reja të rritura për shërbimet e Kadastrës, pas përditësimit më të fundit që i është bërë VKM-së përkatëse në shkurt të vitit 2021.

     Sipas vendimit të qeverisë me Nr.462, datë 31.7.2025 tarifat të cilat pësojnë një rritje të ndjeshme hyjnë në fuqi menjëherë sapo publikohen në Fletore Zyrtare.

    Kështu regjistrimi i kontratave të shitjes, të dhurimit, të shkëmbimit, të heqjes dorë nga pronësia, pjesëtimi i pasurisë etj. do të kushtojë 5000 lekë me tarifat e reja, nga 3500 që kushton aktualisht, pra një rritje me 30%.  

    Tarifa e regjistrimit të aktit të trashëgimisë do të dyfishohet, nga 1000 lekë do të bëhet 2000 lekë.

    Tarifat për regjistrimet e kontratave në procesin e kredimarrjes dhe hipotekimit do të pësojnë rritjen më të madhe në vlerë, deri në 5000 lekë më shumë.

    Rregjistrimi i kontratës se hipotekës për garantimin e kredisë se dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës, për kredi me vlerë deri në 1 milion lekë do të kushtojë 8000 lekë nga 7500 që ishte deri më sot; e njëjta kontratë por për shumën e kredisë deri në 10 milionë lekë do të kushtojë 17,000 nga 15,000 që ishte dhe regjistrimi i një njëjtës kontratë për kredi me vlerë mbi 10 milionë lekë do të kushtojë 30 mijë lekë ose 5 mijë lekë më shumë nga aktualisht.

    Edhe lëshimi i certifikatave dhe vërtetimeve të pronësisë, që janë edhe dokumentet më të kërkuara dhe të përdorshme do të kushtojnë më shumë, ku tarifa për certifikatën e pronësisë do të kushtojë 3 mijë lekë ose dyfishin e tarifës së mëparshme.

    Edhe për konsultim të kartelës së pasurisë së paluajtshme dhe verifikim online i gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme do të duhet të paguhesh nga 1 mijë lekë.

     

    Shkarko dokumentin

  • “Çdo kontratë kalimi pronësie duhet të regjistrohet”, avokati: Ja çfarë duhet të kemi kujdes kur dhurojmë një pronë

    “Çdo kontratë kalimi pronësie duhet të regjistrohet”, avokati: Ja çfarë duhet të kemi kujdes kur dhurojmë një pronë

    Mëngjesin e sotëm në një emision televiziv ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me kalimin e pronësisë dhe rregullat të cilat duhet të ndiqen në mënyrë që kalimi i pronësisë së të pasurive të palujtshme të jetë i ligjshëm. Avokati ka sqaruar se kusht themelor është që kontrata mes blerësit dhe dhuruesit duhet të lidhet në praninë e noterit, ndërsa ka ndalur edhe në rastet e dhurimit te pronës.
    “Çdo kontrate që ka të bëjë me kalimin e pronësisë duhet të regjistrohet, kjo rregullohet nga ligji i kadastrës.Ka një procedurë.Kontrata e shitjes për shembull., një person që do të kalojë pronësinë te blerësi, kontrata duhet të bëhet tek noteri. Kontrata e firmosur mes dy individëve pa praninë e noterit nuk ka asnjë vlerë juridike.Pagesa nuk shkon më nga shitësi tek blerësi. Pagesë kalohet fillimisht tek noteri i cili pas verifikimeve i kalon shitësit.Edhe kontrata e dhurimit duhet të firmoset te noteri dhe të regjistrohet. Duhet të jetë edhe dhuruesi edhe pranuesi i dhurimit. Nëse është vetëm dhuruesi nuk kemi kontratë dhurimi”, tha ai.

  • Shqipëria promovon trashëgiminë kulturore në selinë e WIPO në Gjenevë

    Shqipëria promovon trashëgiminë kulturore në selinë e WIPO në Gjenevë

    Shqipëria shënoi një moment historik në arenën ndërkombëtare duke organizuar për herë të parë një aktivitet zyrtar në ambientet e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) në Gjenevë. “Side Event”-i u zhvillua në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të WIPO-s dhe mblodhi mbi 600 delegatë nga mbarë bota.Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, e cilësoi këtë pjesëmarrje si një hap të rëndësishëm drejt afirmimit të identitetit kombëtar dhe integrimit të Shqipërisë në standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së pronësisë intelektuale. “Një moment historik ku u promovua me krenari trashëgimia jonë kulturore dhe produktet me tregues gjeografik,” shkroi ai në rrjetet sociale.Gjatë aktivitetit u prezantuan kostume tradicionale nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, punime të filigranit dhe produkte të mbrojtura me tregues gjeografik, duke ofruar një pasqyrë të pasur të trashëgimisë autentike shqiptare. Programi artistik përfshinte valle popullore dhe muzikë tradicionale nga trevat shqiptare, si dhe një prezantim të posaçëm mbi rëndësinë e treguesve gjeografikë dhe shprehjeve kulturore tradicionale.WIPO, si një agjenci e Kombeve të Bashkuara me 193 shtete anëtare, ka në qendër të misionit të saj promovimin e një ekosistemi të balancuar të pronësisë intelektuale që nxit inovacionin, kreativitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum rikonfirmon përkushtimin për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore kombëtare në skenën globale.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Shqipëria shënoi një moment historik në arenën ndërkombëtare duke organizuar për herë të parë një aktivitet zyrtar në ambientet e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) në Gjenevë. “Side Event”-i u zhvillua në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të WIPO-s dhe mblodhi mbi 600 delegatë nga mbarë bota.Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, e cilësoi këtë pjesëmarrje si një hap të rëndësishëm drejt afirmimit të identitetit kombëtar dhe integrimit të Shqipërisë në standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së pronësisë intelektuale. “Një moment historik ku u promovua me krenari trashëgimia jonë kulturore dhe produktet me tregues gjeografik,” shkroi ai në rrjetet sociale.Gjatë aktivitetit u prezantuan kostume tradicionale nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, punime të filigranit dhe produkte të mbrojtura me tregues gjeografik, duke ofruar një pasqyrë të pasur të trashëgimisë autentike shqiptare. Programi artistik përfshinte valle popullore dhe muzikë tradicionale nga trevat shqiptare, si dhe një prezantim të posaçëm mbi rëndësinë e treguesve gjeografikë dhe shprehjeve kulturore tradicionale.WIPO, si një agjenci e Kombeve të Bashkuara me 193 shtete anëtare, ka në qendër të misionit të saj promovimin e një ekosistemi të balancuar të pronësisë intelektuale që nxit inovacionin, kreativitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum rikonfirmon përkushtimin për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore kombëtare në skenën globale.

  • Markat tregtare, ministri Gonxhja: Siguri më të madhe ligjore dhe treg të ndershëm

    Markat tregtare, ministri Gonxhja: Siguri më të madhe ligjore dhe treg të ndershëm

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja prezantoi në seancën e fundit në Kuvend projektligjin “Për Markat Tregtare”, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm për të përafruar sistemin ligjor me acquis-in e Bashkimit Europian. Për të ky projektligj garanton një kuadër ligjor bashkëkohor, të qartë dhe të zbatueshëm, i cili u përgjigjet nevojave të tregut shqiptar, sfidave të kohës dhe kërkesave të aktorëve ekonomikë.
    ”Në praktikë, ky ligj rregullon jo vetëm çështjet që lidhen me markat tregtare, por edhe ato që kanë të bëjnë me objektet e tjera të pronësisë industriale si patentat, modelet e përdorimit, dizenjot industriale dhe treguesit gjeografikë. Kjo përqasje e përbashkët ka krijuar jo pak problematika në administrimin e çështjeve të markave, pasi procedurat dhe kërkesat për secilën kategori janë të veçanta dhe kërkojnë një trajtim të diferencuar. Në këtë kontekst, është vlerësuar e domosdoshme ndarja e rregullimit të markave tregtare përmes një ligji të posaçëm, duke marrë në konsideratë rëndësinë e veçantë që kanë sot markat në tregun e lirë, në garantimin e konkurrencës së ndershme, në mbrojtjen e konsumatorit dhe në krijimin e një klime të sigurt biznesi”, nënvizoi Gonxhja.

    Gonxhja tha se ky projektligj sjell një sërë risish të rëndësishme. ‘‘Ndër këto risi do të veçoja: rregullimin e plotë të marrëdhënieve juridike që lidhen me markat tregtare, duke përfshirë: procedurat e regjistrimit, të mbrojtjes dhe të administrimit të të drejtave mbi to; sigurimin e një mbrojtjeje më të fortë për të drejtën e markës, duke forcuar mjetet ligjore për të ndaluar shkeljet dhe për të ndëshkuar abuzimet që cenojnë pronësinë tregtare; harmonizimin e kuadrit ligjor shqiptar me dispozitat e BE-së dhe të organizmave ndërkombëtarë, duke përfshirë Direktivën 2015/2436 dhe Rregulloren (BE) 2017/1001, që garantojnë një trajtim të barabartë dhe të drejtë për të gjithë operatorët ekonomikë, vendas dhe të huaj; rregullimin e sistemit të regjistrimit dhe mbrojtjes së markave ndërkombëtare, të cilat regjistrohen në Zyrën Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe kanë efekt në territorin e Shqipërisë”, theksoi Gonxhja.
    Një tjetër risi, tha Gonxhja, është përcaktimi i masave të detajuara administrative dhe civile që merren në rastet e shkeljeve të të drejtave të markave, përfshirë ndalimin e mallrave në treg, konfiskimin e tyre, ndalimin e shërbimeve që cenojnë markat tregtare si dhe bllokimin e pajisjeve dhe materialeve të përdorura për prodhimin e tyre. Gonxhja vuri në dukje se në Shqipëri, konfliktet lidhur me të drejtat e markave janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Sipas tij, procesi i hartimit të këtij projektligji ka kaluar përmes një konsultimi të gjerë me organizatat ndërkombëtare të pronësisë intelektuale, me institucionet shqiptare të përfshira në këtë fushë, si dhe me përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe profesionistëve të fushës.
    “Projektligji “Për Markat Tregtare” është hartuar duke marrë në konsideratë: Legjislacionin më të avancuar europian në këtë fushë, siç janë direktivat dhe rregulloret përkatëse të BE-së; Standardet ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO); Praktikat më të mira të vendeve të rajonit dhe më gjerë si dhe problematikat konkrete të hasura në praktikën administrative dhe gjyqësore në Shqipëri.
    ”Ky projektligj është gjithashtu një angazhim i parashikuar në Planin Kombëtar të Integrimit Europian dhe miratimi i tij është një hap tjetër i rëndësishëm drejt përmbushjes së detyrimeve tona në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ky projektligj nuk është thjesht një përditësim teknik i kuadrit ligjor, por një investim në të ardhmen e tregut shqiptar, në mbrojtjen e konsumatorit, në garantimin e konkurrencës së ndershme dhe në forcimin e pronësisë intelektuale si një aset ekonomik dhe zhvillimor. Me gjithë përpjekjet tona më të mira, vlen të përmendet një sfidë që ka qenë objekt diskutimesh të shumta, lidhur me përafrimin e plotë me Direktivën 2004/48/EC të Parlamentit Europian dhe Këshillit, për zbatimin efektiv të të drejtave të pronësisë intelektuale”, tha Gonxhja.

  • Miratohet plani mbi letrat e pronave në digjitalizim 2025-2028: Ja etapat e kadastrës elektronike!

    Miratohet plani mbi letrat e pronave në digjitalizim 2025-2028: Ja etapat e kadastrës elektronike!

    Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ndërministror për Tokën, është miratuar zyrtarisht “Udhërrëfyesi për Digjitalizimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës 2025–2028”, një plan konkret dhe i zbatueshëm pune, që vendos hapat për transformimin digjital të sistemit të pronësisë në Shqipëri.

    Ky udhërrëfyes u prezantua nga Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, znj. Lorena Goxhobelli, e cila theksoi rëndësinë e këtij angazhimi për të ndërtuar një administratë më efikase, më transparente dhe të orientuar plotësisht drejt qytetarit.

    – Çfarë sjell digjitalizimi i plotë dhe regjistrimi fillestar?
    • Rrit besueshmërinë e të dhënave të pronësisë
    • Siguron akses më të shpejtë dhe më të saktë në të dhëna për qytetarët dhe institucionet
    • Ul mundësinë për abuzime dhe manipulime me dokumentacionin e pronësisë
    • Përmbush kriteret e integrimit europian, në veçanti standardet e BE për administrimin e tokës
    • Siguron plotësimin me tituj pronësie dhe regjistrimin e tyre në regjistrin kadastral

    – Çfarë digjitalizohet?
    Dokumentacioni tekniko-ligjor, kartelat e pronësisë dhe hartat kadastrale – të cilat përbëjnë bazën themelore të të dhënave kadastrale në vend. Këto janë dokumente të domosdoshme për të vërtetuar dhe mbrojtur të drejtën e pronësisë.

    -Çfarë është Regjistrimi Fillestar dhe pse është i domosdoshëm?
    Regjistrimi Fillestar është një proces i domosdoshëm për plotësimin me titull pronësie dhe regjistrimin e pronës në regjistrin kadastral. Këtij procesi do t’i nënshtrohen 274 zona kadastrale në të cilat nuk është kryer më parë një regjistrim i tillë. Objektivi kombëtar është përfundimi i plotë i regjistrimit fillestar brenda vitit 2028.

    – Afatet e zbatimit:
    ✅ Deri në fund të 2025: përfundon skanimi dhe arkivimi elektronik i të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor referues
    ✅ Deri në fund të 2026: përfundon digjitalizimi i kartelave të pronësisë dhe i hartave kadastrale
    ✅ Po në 2026: përmbyllet regjistrimi fillestar në 95% të zonave kadastrale të vendit
    ✅ Në 2028: përmbyllet regjistrimi fillestar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë

    Goxhobelli theksoi se ASHK është e angazhuar ta zbatojë me sukses këtë plan, në bashkëpunim me institucionet publike, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe me fokus të pandërprerë tek qytetari.

    Ky udhërrëfyes përfaqëson një hap vendimtar për të ndërtuar një sistem të integruar dhe të besueshëm të pronësisë – në funksion të qytetarëve, ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

  • Udhërrëfyesi për Digjitalizimin e ASHK 2025–2028, një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pronës në Shqipëri

    Udhërrëfyesi për Digjitalizimin e ASHK 2025–2028, një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pronës në Shqipëri

    Lorena Goxhobelli dhe Ulsi Manja

    TIRANË- Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ndërministror për Tokën, është miratuar zyrtarisht “Udhërrëfyesi për Digjitalizimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës 2025–2028”, një plan konkret dhe i zbatueshëm pune, që vendos hapat për transformimin digjital të sistemit të pronësisë në Shqipëri.
    Ky udhërrëfyes u prezantua nga Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, znj. Lorena Goxhobelli, e cila theksoi rëndësinë e këtij angazhimi për të ndërtuar një administratë më efikase, më transparente dhe të orientuar plotësisht drejt qytetarit.
    Çfarë sjell digjitalizimi i plotë dhe regjistrimi fillestar?
    * Rrit besueshmërinë e të dhënave të pronësisë* Siguron akses më të shpejtë dhe më të saktë në të dhëna për qytetarët dhe institucionet* Ul mundësinë për abuzime dhe manipulime me dokumentacionin e pronësisë* Përmbush kriteret e integrimit europian, në veçanti standardet e BE për administrimin e tokës* Siguron plotësimin me tituj pronësie dhe regjistrimin e tyre në regjistrin kadastral
    Çfarë digjitalizohet?
    Dokumentacioni tekniko-ligjor, kartelat e pronësisë dhe hartat kadastrale – të cilat përbëjnë bazën themelore të të dhënave kadastrale në vend. Këto janë dokumente të domosdoshme për të vërtetuar dhe mbrojtur të drejtën e pronësisë.
    Çfarë është Regjistrimi Fillestar dhe pse është i domosdoshëm?
    Regjistrimi Fillestar është një proces i domosdoshëm për plotësimin me titull pronësie dhe regjistrimin e pronës në regjistrin kadastral. Këtij procesi do t’i nënshtrohen 274 zona kadastrale në të cilat nuk është kryer më parë një regjistrim i tillë. Objektivi kombëtar është përfundimi i plotë i regjistrimit fillestar brenda vitit 2028.
    Afatet e zbatimit:
    Deri në fund të 2025: përfundon skanimi dhe arkivimi elektronik i të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor referuesDeri në fund të 2026: përfundon digjitalizimi i kartelave të pronësisë dhe i hartave kadastralePo në 2026: përmbyllet regjistrimi fillestar në 95% të zonave kadastrale të vendit         Në 2028: përmbyllet regjistrimi fillestar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë
    Goxhobelli theksoi se ASHK është e angazhuar ta zbatojë me sukses këtë plan, në bashkëpunim me institucionet publike, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe me fokus të pandërprerë tek qytetari. Ky udhërrëfyes përfaqëson një hap vendimtar për të ndërtuar një sistem të integruar dhe të besueshëm të pronësisë – në funksion të qytetarëve, ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

  • 90% e ndërtimeve paguhen që në gropë, ekspertët: A rrezikohet qytetari nga mashtruesit?

    90% e ndërtimeve paguhen që në gropë, ekspertët: A rrezikohet qytetari nga mashtruesit?

    Imeldi Sokoli, planifikues urban, e sheh intensitetin e lartë të ndërtimit të lidhur me informalitetin e një pjese të madhe të pronave, si pasojë e problemeve të mbartura ndër vite.
    “Një pjesë shumë e madhe e pronësisë është një pronë informale. Pra, ti nuk mund ta zhvillosh, nuk mund ta ndërtosh, nuk mund ta shesësh apo nuk mund ta blesh atë lloj prone. Këta aktorë, në mënyrë të natyrshme, do të kërkojnë të gjejnë edhe rrugë ndoshta deri diku të jashtëligjshme për të ndërhyrë në aksione të tilla apo transaksione të tilla të pronësisë, për të zhvilluar këto prona, dhe prandaj ndodhet dhe problemi i mbartur i pronësisë”, thotë ai.
    Por, pavarësisht rritjes eksponenciale që po përjeton sektori, pjesa më e madhe e ndërtuesve futen në këtë investim me kapital minimal, pasi blerësit paguajnë nga 90% deri në 100% që në gropë. Madje, në shumë raste ndërtuesit u ngarkojnë edhe detyrime ekstra blerësve.
    “Porositësit paguajnë pothuajse 95%, madje së fundmi kam evidentuar 100%. Dhe rasti praktik që po ju sjell, një i fundit, do të paguante të gjithë vlerën monetare, ndërkohë që porositësi nuk kishte të regjistruar lejen e ndërtimit dhe, mbi të gjitha, i ngarkonte çdo lloj detyrimi për regjistrimin, për taksën, për sigurimin dhjetëvjeçar, lidhjen e dritave, çdo gjë tjetër – do të ishte kosto e porositësit. Dhe i thashë: më fal, kjo lloj kostoje e fundit, që në fakt është detyrim i sipërmarrësit, është e tillë që ty mund të të shkojë edhe në një vlerë shtesë, e cila në fund do të të duket shumë, sepse ti po e blen 100% këtë dhe ndërkohë nuk ke asnjë lloj sigurie mbi bazën e saj”, u shpreh Elona Saliaj, notere.
    Për ekspertët, ky është një investim i ngjashëm me firmat piramidale, duke i ekspozuar qytetarët ndaj rreziqeve të humbjes së parave apo pronës së rezervuar. Tregues janë qindra pallate të braktisura nga ndërtuesit ndër vite.
    “Ka shumë qytetarë që gjenden në situata të tilla dhe kanë blerë ajrin dhe jo apartamente, nëpërmjet kontratave të porosisë. Unë do porosis të ndërtosh këtë apartament për mua, ti e merr përsipër që po, unë do ta ndërtoj sapo të miratohet leja e ndërtimit – sepse janë edhe disa favore që ua jep Kodi Civil dhe Ligji për Noterinë në realizimin e këtyre kontratave, si bizneseve, ashtu edhe qytetarëve – favore të cilat më pas sjellin pasoja negative për qytetarët”, u shpreh Vasilika Hysi, avokate.

  • 90% e ndërtimeve paguhen që në gropë, ekspertët: A rrezikohet qytetari nga mashtruesit…?

    90% e ndërtimeve paguhen që në gropë, ekspertët: A rrezikohet qytetari nga mashtruesit…?

    Imeldi Sokoli, planifikues urban, e sheh intensitetin e lartë të ndërtimit të lidhur me informalitetin e një pjese të madhe të pronave, si pasojë e problemeve të mbartura ndër vite.

    “Një pjesë shumë e madhe e pronësisë është një pronë informale. Pra, ti nuk mund ta zhvillosh, nuk mund ta ndërtosh, nuk mund ta shesësh apo nuk mund ta blesh atë lloj prone. Këta aktorë, në mënyrë të natyrshme, do të kërkojnë të gjejnë edhe rrugë ndoshta deri diku të jashtëligjshme për të ndërhyrë në aksione të tilla apo transaksione të tilla të pronësisë, për të zhvilluar këto prona, dhe prandaj ndodhet dhe problemi i mbartur i pronësisë”, thotë ai.

    Por, pavarësisht rritjes eksponenciale që po përjeton sektori, pjesa më e madhe e ndërtuesve futen në këtë investim me kapital minimal, pasi blerësit paguajnë nga 90% deri në 100% që në gropë. Madje, në shumë raste ndërtuesit u ngarkojnë edhe detyrime ekstra blerësve.

    “Porositësit paguajnë pothuajse 95%, madje së fundmi kam evidentuar 100%. Dhe rasti praktik që po ju sjell, një i fundit, do të paguante të gjithë vlerën monetare, ndërkohë që porositësi nuk kishte të regjistruar lejen e ndërtimit dhe, mbi të gjitha, i ngarkonte çdo lloj detyrimi për regjistrimin, për taksën, për sigurimin dhjetëvjeçar, lidhjen e dritave, çdo gjë tjetër – do të ishte kosto e porositësit. Dhe i thashë: më fal, kjo lloj kostoje e fundit, që në fakt është detyrim i sipërmarrësit, është e tillë që ty mund të të shkojë edhe në një vlerë shtesë, e cila në fund do të të duket shumë, sepse ti po e blen 100% këtë dhe ndërkohë nuk ke asnjë lloj sigurie mbi bazën e saj”, u shpreh Elona Saliaj, notere.

    Për ekspertët, ky është një investim i ngjashëm me firmat piramidale, duke i ekspozuar qytetarët ndaj rreziqeve të humbjes së parave apo pronës së rezervuar. Tregues janë qindra pallate të braktisura nga ndërtuesit ndër vite.

    “Ka shumë qytetarë që gjenden në situata të tilla dhe kanë blerë ajrin dhe jo apartamente, nëpërmjet kontratave të porosisë. Unë do porosis të ndërtosh këtë apartament për mua, ti e merr përsipër që po, unë do ta ndërtoj sapo të miratohet leja e ndërtimit – sepse janë edhe disa favore që ua jep Kodi Civil dhe Ligji për Noterinë në realizimin e këtyre kontratave, si bizneseve, ashtu edhe qytetarëve – favore të cilat më pas sjellin pasoja negative për qytetarët”, u shpreh Vasilika Hysi, avokate./Inside Story

  • Rama në Himarë për çeljen e sezonit turistik: Do të vijojmë punën për çështjen e pronësisë

    Rama në Himarë për çeljen e sezonit turistik: Do të vijojmë punën për çështjen e pronësisë

    Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në qytetin e Himarës për çeljen e sezonit turistik.
    Gjatë fjalës së tij ai u ndal te çështja e titujve të pronësisë, ku theksoi se puna do të vijojë edhe pas fushatës.
    Ndërsa foli për projektet e reja në këtë zonë, nga krijimi i sheshit kryesor, te parking i makinave,gjithashtu bëri batuta edhe me kryebashkiakun Vangjel Tavo.

    “Ne do të vazhdojmë të punojmë, të përpiqemi, të shtyjmë përpara dhe gjëja më e mirë në këtë terrtitor ka rënë një qetëso dhe ndihet një energji pozitive.
    Pas mbylljes së fushatës, të fokusohemi te punët që duhet të vazhdojmë në këtë territor. Kemi mbyllur një pjesë të çështjes së pronësisë me shtëpitë e vjetra, por e di shumë mirë që puna vazhdon me pjesë të tjera që kanë të bëjnë me pronësinë.
    Kemi folur me Vagjelin për qendrën e Himarës. Nuk e ka një qendër, ka një tmerr aty. Kemi folur për parkingun e madh nëntoksor te Stadiumi. Do të bëjmë një gjë spektakolare me parkingun. Kemi folur për Borshin, për zonat e tjera. Dhërmiu do të jetë komplet tjetër falë punës së Mirelës dhe Vangjelit, janë të dy gjirokastritë.
    Akoma jemi në fillim të majit dhe jam i bindur se sezoni do të jetë fantastik.
    Vangjel dua të të falënderoj edhe një gjë. Guiden turistike të Himarës më në fund e preka, e hapa. Të falënderoj për këtë. Natyrisht, e di që pa Mirelën s’do e bëje dot. Se je edhe xhentëlmen. Aq xhentëlmen je sa edhe buqetën me lule e more si ata të Serenatave. Se je edhe qejfli ti Vangjel, po hajde më. Ju falënderoj shumë, shumë!”, u shpreh Rama.