Tag: pronësisë

  • Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

    Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

    Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
    Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për problematikën e lartë me titujt e pronësisë dhe proceset e gjata gjyqësore.
    Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria ka një indeks prej 0.80 (ku 0 është vlera më e ulët dhe 1 më e larta) për të drejtën e pronës, një nivel që mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, e cila qëndron rreth 0.93.
    Indeksi vlerëson forcën dhe sigurinë e sistemit të pronësisë që një vend ofron, që nga mbrojtja ligjore e pronarëve dhe investitorëve, deri te funksionimi i tregut të pronave dhe qartësia e regjistrave publikë.
    Në rastin e Shqipërisë, ky rezultat tregon se e drejta e pronës mbetet një nga pikat më të brishta të sistemit ligjor dhe institucional.Problemet historike me titujt e pronësisë, fragmentimi i regjistrave, proceset e gjata gjyqësore dhe mungesa e transparencës në verifikimin e dokumenteve vazhdojnë të pengojnë krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për pronën private.
    Përpjekjet për digjitalizimin e sistemit kadastral dhe unifikimin e të dhënave përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë sjellë disa përmirësime, por ritmi i reformës mbetet i ngadaltë dhe ende i pamjaftueshëm.
    Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria qëndron pak më dobët se Maqedonia e Veriut (0.81) dhe pak më poshtë se Bosnja e Hercegovina (0.82).
    Serbia dhe Mali i Zi, me vlera përkatësisht 0.88 dhe 0.90, janë përmirësuar ndjeshëm falë digjitalizimit të regjistrave të pronës dhe forcimit të mekanizmave gjyqësorë për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve.
    Kjo tregon se vendet që kanë ndërmarrë reforma institucionale të qëndrueshme dhe kanë investuar në transparencë, kanë arritur rezultate më të larta në këtë indeks.
    Në anën tjetër, vendet e Bashkimit Europian mbeten shumë më përpara.
    Gjermania (0.97), Islanda (0.96) dhe Spanja (0.95) përfaqësojnë standardin më të lartë të sigurisë ligjore dhe administrimit të pronës, ku çdo transaksion është i gjurmueshëm, i mbështetur në teknologji të avancuar dhe me garanci të plotë nga sistemi gjyqësor.
    Kjo distancë prej afro 15 deri në 20 pikë përqindje midis Shqipërisë dhe vendeve europiane tregon për nevojën e thellimit të reformave ligjore dhe institucionale në fushën e pronësisë.
    Indeksi i Bankës Botërore përfshin të drejtën për të fituar, poseduar, trashëguar dhe shitur pronë private, përfshirë tokën.
    Kufizimet mbi të drejtat e pronës mund të vijnë nga shteti, i cili mund t’i kufizojë ligjërisht ose të mos i zbatojë ato; nga ligjet dhe praktikat zakonore; apo nga normat fetare dhe shoqërore./ B.Hoxha, Monitor

  • Shqipëria dhe Portugalia, ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

    Shqipëria dhe Portugalia, ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

    Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për problematikën e lartë me titujt e pronësisë dhe proceset e gjata gjyqësore.
    Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria ka një indeks prej 0.80 (ku 0 është vlera më e ulët dhe 1 më e larta) për të drejtën e pronës, një nivel që mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, e cila qëndron rreth 0.93.
    Indeksi vlerëson forcën dhe sigurinë e sistemit të pronësisë që një vend ofron, që nga mbrojtja ligjore e pronarëve dhe investitorëve, deri te funksionimi i tregut të pronave dhe qartësia e regjistrave publikë.
    Në rastin e Shqipërisë, ky rezultat tregon se e drejta e pronës mbetet një nga pikat më të brishta të sistemit ligjor dhe institucional.
    Problemet historike me titujt e pronësisë, fragmentimi i regjistrave, proceset e gjata gjyqësore dhe mungesa e transparencës në verifikimin e dokumenteve vazhdojnë të pengojnë krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për pronën private.
    Përpjekjet për digjitalizimin e sistemit kadastral dhe unifikimin e të dhënave përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë sjellë disa përmirësime, por ritmi i reformës mbetet i ngadaltë dhe ende i pamjaftueshëm.
    Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria qëndron pak më dobët se Maqedonia e Veriut (0.81) dhe pak më poshtë se Bosnja e Hercegovina (0.82).
    Serbia dhe Mali i Zi, me vlera përkatësisht 0.88 dhe 0.90, janë përmirësuar ndjeshëm falë digjitalizimit të regjistrave të pronës dhe forcimit të mekanizmave gjyqësorë për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve.
    Kjo tregon se vendet që kanë ndërmarrë reforma institucionale të qëndrueshme dhe kanë investuar në transparencë, kanë arritur rezultate më të larta në këtë indeks.
    Në anën tjetër, vendet e Bashkimit Europian mbeten shumë më përpara.
    Gjermania (0.97), Islanda (0.96) dhe Spanja (0.95) përfaqësojnë standardin më të lartë të sigurisë ligjore dhe administrimit të pronës, ku çdo transaksion është i gjurmueshëm, i mbështetur në teknologji të avancuar dhe me garanci të plotë nga sistemi gjyqësor.
    Kjo distancë prej afro 15 deri në 20 pikë përqindje midis Shqipërisë dhe vendeve europiane tregon për nevojën e thellimit të reformave ligjore dhe institucionale në fushën e pronësisë.
    Indeksi i Bankës Botërore përfshin të drejtën për të fituar, poseduar, trashëguar dhe shitur pronë private, përfshirë tokën.
    Kufizimet mbi të drejtat e pronës mund të vijnë nga shteti, i cili mund t’i kufizojë ligjërisht ose të mos i zbatojë ato; nga ligjet dhe praktikat zakonore; apo nga normat fetare dhe shoqërore./Monitor

  • 2024, Shqipëria dhe Portugalia, ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

    2024, Shqipëria dhe Portugalia, ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

    Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për problematikën e lartë me titujt e pronësisë dhe proceset e gjata gjyqësore.Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria ka një indeks prej 0.80 (ku 0 është vlera më e ulët dhe 1 më e larta) për të drejtën e pronës, një nivel që mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, e cila qëndron rreth 0.93.Indeksi vlerëson forcën dhe sigurinë e sistemit të pronësisë që një vend ofron, që nga mbrojtja ligjore e pronarëve dhe investitorëve, deri te funksionimi i tregut të pronave dhe qartësia e regjistrave publikë.Në rastin e Shqipërisë, ky rezultat tregon se e drejta e pronës mbetet një nga pikat më të brishta të sistemit ligjor dhe institucional.Problemet historike me titujt e pronësisë, fragmentimi i regjistrave, proceset e gjata gjyqësore dhe mungesa e transparencës në verifikimin e dokumenteve vazhdojnë të pengojnë krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për pronën private.Përpjekjet për digjitalizimin e sistemit kadastral dhe unifikimin e të dhënave përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë sjellë disa përmirësime, por ritmi i reformës mbetet i ngadaltë dhe ende i pamjaftueshëm.Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria qëndron pak më dobët se Maqedonia e Veriut (0.81) dhe pak më poshtë se Bosnja e Hercegovina (0.82).Serbia dhe Mali i Zi, me vlera përkatësisht 0.88 dhe 0.90, janë përmirësuar ndjeshëm falë digjitalizimit të regjistrave të pronës dhe forcimit të mekanizmave gjyqësorë për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve.Kjo tregon se vendet që kanë ndërmarrë reforma institucionale të qëndrueshme dhe kanë investuar në transparencë, kanë arritur rezultate më të larta në këtë indeks.Në anën tjetër, vendet e Bashkimit Europian mbeten shumë më përpara.Gjermania (0.97), Islanda (0.96) dhe Spanja (0.95) përfaqësojnë standardin më të lartë të sigurisë ligjore dhe administrimit të pronës, ku çdo transaksion është i gjurmueshëm, i mbështetur në teknologji të avancuar dhe me garanci të plotë nga sistemi gjyqësor.Kjo distancë prej afro 15 deri në 20 pikë përqindje midis Shqipërisë dhe vendeve europiane tregon për nevojën e thellimit të reformave ligjore dhe institucionale në fushën e pronësisë.Indeksi i Bankës Botërore përfshin të drejtën për të fituar, poseduar, trashëguar dhe shitur pronë private, përfshirë tokën.Kufizimet mbi të drejtat e pronës mund të vijnë nga shteti, i cili mund t’i kufizojë ligjërisht ose të mos i zbatojë ato; nga ligjet dhe praktikat zakonore; apo nga normat fetare dhe shoqërore./ B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

    Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

    Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për problematikën e lartë me titujt e pronësisë dhe proceset e gjata gjyqësore.
    Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria ka një indeks prej 0.80 (ku 0 është vlera më e ulët dhe 1 më e larta) për të drejtën e pronës, një nivel që mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, e cila qëndron rreth 0.93.
    Indeksi vlerëson forcën dhe sigurinë e sistemit të pronësisë që një vend ofron, që nga mbrojtja ligjore e pronarëve dhe investitorëve, deri te funksionimi i tregut të pronave dhe qartësia e regjistrave publikë.
    Në rastin e Shqipërisë, ky rezultat tregon se e drejta e pronës mbetet një nga pikat më të brishta të sistemit ligjor dhe institucional.
    Problemet historike me titujt e pronësisë, fragmentimi i regjistrave, proceset e gjata gjyqësore dhe mungesa e transparencës në verifikimin e dokumenteve vazhdojnë të pengojnë krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për pronën private.
    Përpjekjet për digjitalizimin e sistemit kadastral dhe unifikimin e të dhënave përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë sjellë disa përmirësime, por ritmi i reformës mbetet i ngadaltë dhe ende i pamjaftueshëm.
    Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria qëndron pak më dobët se Maqedonia e Veriut (0.81) dhe pak më poshtë se Bosnja e Hercegovina (0.82).
    Serbia dhe Mali i Zi, me vlera përkatësisht 0.88 dhe 0.90, janë përmirësuar ndjeshëm falë digjitalizimit të regjistrave të pronës dhe forcimit të mekanizmave gjyqësorë për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve.
    Kjo tregon se vendet që kanë ndërmarrë reforma institucionale të qëndrueshme dhe kanë investuar në transparencë, kanë arritur rezultate më të larta në këtë indeks.
    Në anën tjetër, vendet e Bashkimit Europian mbeten shumë më përpara.
    Gjermania (0.97), Islanda (0.96) dhe Spanja (0.95) përfaqësojnë standardin më të lartë të sigurisë ligjore dhe administrimit të pronës, ku çdo transaksion është i gjurmueshëm, i mbështetur në teknologji të avancuar dhe me garanci të plotë nga sistemi gjyqësor.
    Kjo distancë prej afro 15 deri në 20 pikë përqindje midis Shqipërisë dhe vendeve europiane tregon për nevojën e thellimit të reformave ligjore dhe institucionale në fushën e pronësisë.
    Indeksi i Bankës Botërore përfshin të drejtën për të fituar, poseduar, trashëguar dhe shitur pronë private, përfshirë tokën.
    Kufizimet mbi të drejtat e pronës mund të vijnë nga shteti, i cili mund t’i kufizojë ligjërisht ose të mos i zbatojë ato; nga ligjet dhe praktikat zakonore; apo nga normat fetare dhe shoqërore./ B.Hoxha, Monitor

  • Kadastra e Elbasanit, vendi ku qytetari zgjidh hallin e tij 

    Kadastra e Elbasanit, vendi ku qytetari zgjidh hallin e tij 

    Nga ARTUR AJAZI 

    Rritja e numrit të vendimeve mbi pronësinë, pritja dhe përcjellja siç duhet ndaj çdo qytetari, mbeten thelbësore në punën e përditshme të drejtueses së Kadastrës së Elbasanit Brixhilda Biçoku. E ardhur në detyrën e drejtueses në muajin Maj, Brixhilda duket se ka vendosur të jetë strikte me orarin dhe rregulloren e institucionit. E rëndësishme mbetet zgjidhja e çdo ankese, si dhe rritja e numrit të vendimeve mbi pronësinë, duke lehtësuar problemin  dhe hallin e qytetarit- shprehet Brixhilda. Ajo është një vajzë e re, me ambicje për të punuar, dhe sedër për ta drejtuar sa më mirë institucionin e Kadastrës së Elbasanit. Duke qenë një prej qarqeve të mëdha në shkallë vendi, Kadastra e Elbasanit mbetet me ngarkesë të madhe pune, lidhur me vendimet e pronësisë, si dhe legalizimin e objekteve pa leje. Ka akoma probleme të mbartura ndër vite, që Brixhilda dhe stafi i saj i kompletuar, kanë nisur ti japin zgjidhje. Rradhët e gjata në derën e institucionit, kanë marrë fund, ashtu siç kanë marrë fund edhe ankesat e qytetarit-shprehet Brixhilda. Agjencia Shtetërore e Kadastrës është institucion në varësi të Kryeministrit, e krijuar në zbatim të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, i cili ka për objekt krijimin dhe regjistrimin e titujve të pronësisë, të dhënë sipas akteve ligjore e nënligjore për pronësinë. Pronësia, lloji i pasurisë, si dhe kufijtë e çdo pasurie, dokumentohen mbi bazë të aktit të fitimit të pronësisë, sipas përcaktimeve të nenit 193 të Kodit Civil. Dega e Kadastrës së Elbasanit, duke rritur numrin e vendimeve mbi pronësinë ndaj qytetarit, veç sheshimit të problematikave të akumuluara, ka rritur ndjeshëm edhe të ardhurat në arkën e shtetit. Nën moton “dëgjo qytetarin, shëno ankesën e tij, kontrollo e saktëso dokumentacionin , pastaj regjistro pronën”, stafi i kompletuar me specialistë të fushave, e ka kthyer tanimë Kadastrën e Elbasanit në institucion ku zvarritja apo dhe vese të tjera, i kanë mbetur së kaluarës. Brixhilda shprehet se “askujt nuk i lejohet të shkelë ligjin, askujt nuk i lejohet të zvarrisë qëllimisht procesin  regjistrimit të pronës së qytetarit, dhe askush nuk tolerohet të bëjë pazare me vendimin e pronësisë”. Nga ana e tyre, qytetarët shprehen të lumtur, pasi kanë gjetur tek drejtuesja e re e Kadastrës Brixhilda Biçoku, njeriun e duhur, drejtuesen e aftë, që i ka dhënë zgjidhje problemit të pronësisë, që kishte vite që i mundonte. Aspak nuk është e vështirë të punosh dhe kontribosh për mbarëvajtjen e punës, aspak nuk është e pamundur të gjendesh dhe ti japësh zgjidhje problemit të çdo qyyetari, mjafton dëshira, vullneti dhe këmbëngulja për të zbatuar ligjin, për të ruajtur pastërtinë morale të institucionit dhe zyrtarit të shtetit.  

  • Kadastra e Elbasani, vendi ku qytetari zgjidh hallin e tij 

    Kadastra e Elbasani, vendi ku qytetari zgjidh hallin e tij 

  • Fond 1,2 miliardë lekë për kompensimin financiar për pronarët. Ja kush përfiton

    Fond 1,2 miliardë lekë për kompensimin financiar për pronarët. Ja kush përfiton

    Qeveria shqiptare miratoi një vendim të ri që synon të zgjidhë çështjet e pronësisë, duke kompensuar pronarët dhe duke u dhënë të drejtën e pronësisë qytetarëve që kanë legalizuar banesat e tyre. Vendimi parashikon një fond prej rreth 1,2 miliardë lekësh për kompensimin financiar.
    Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Durrës–Kavajë–Krujë, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Elbasan, Zonas e Stimuluara, Shkodër, Korçë, Lezhë, Sarandë, Kamëz–Vorë, Pogradec, Lushnjë, Fier dhe Vlorë.
    Zonat e përfshira në vendimin e qeverisë
    Nëpërmjet këtij vendimi, 435 qytetarë që më parë janë pajisur me vendim legalizimi për banesat e tyre, përfitojnë të drejtën për të blerë parcelën ndërtimore sipas ligjit në fuqi.
    Kjo u mundëson atyre të fitojnë pronësinë e plotë dhe të ligjshme mbi truallin dhe shtëpinë ku jetojnë, duke eliminuar përfundimisht pasiguritë ligjore që i kanë shoqëruar prej vitesh.
    Nga ana tjetër, 515 pasuri të paluajtshme që janë prekur nga ndërtimet pa leje do të kompensohen financiarisht. Pronat në fjalë përfshijnë një sipërfaqe prej mbi 112 mijë metra katrorë dhe kompensimi u jep pronarëve një zgjidhje përfundimtare, duke i dhënë fund konflikteve të zgjatura dhe shpesh të vështira që kanë të bëjnë me të drejtën e pronësisë.
    Ky vendim përbën një hap konkret drejt normalizimit të marrëdhënieve të qytetarëve me pronën, duke kthyer procesin e legalizimeve dhe kompensimeve në një mekanizëm të vërtetë të drejtësisë sociale.

  • Ndërtimet pa leje dhe kompensimi i pronarëve, ASHK tregon kush përfiton nga vendimi i ri i qeverisë

    Ndërtimet pa leje dhe kompensimi i pronarëve, ASHK tregon kush përfiton nga vendimi i ri i qeverisë

    Qeveria ka miratuar një vendim për kompensimin e pronarëve dhe që sjell gjithashtu përfitime të reja për qytetarët me objekte të legalizuara. Në total është një fond rreth 1.2 miliardë lekë në dispozicion për kompensimin financiar në zbatim të ligjit 20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. Vendimi është pjesë e angazhimit të qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të vendosur qytetarin në qendër të reformës së pronësisë, duke i dhënë fund pasigurive të krijuara ndër vite për mijëra familje.
    Konkretisht 435 qytetarë, të cilët janë pajisur më parë me vendim legalizimi për objektet e tyre, tani fitojnë të drejtën për të blerë parcelën ndërtimore sipas kuadrit ligjor në fuqi, duke siguruar kështu pronësinë e plotë dhe të ligjshme mbi banesën dhe truallin ku ajo ngrihet.
    Nga ana tjetër, 515 pasuri që preken nga ndërtimet pa leje do të kompensohen financiarisht, duke u ofruar pronarëve një zgjidhje përfundimtare dhe të drejtë. Në total, mbi 112 000 m² pasuri të paluajtshme përfshihen në këtë proces kompensimi.
    Më konkretisht nga zbatimi i këtij vendimi, qytetarët që kanë ndërtuar shtëpinë e tyre dhe janë pajisur me vendim legalizimi, marrin tashmë mundësinë për të zotëruar plotësisht pronën, pa pasiguri ligjore.
    Pronarët e pasurive që preken nga ndërtimet pa leje përfitojnë kompensim të drejtë financiar, duke u dhënë fund konflikteve të zgjatura për pronësinë.
    Ky vendim përbën një tjetër hap konkret në drejtim të normalizimit përfundimtar të marrëdhënies së qytetarit me pronën, duke e kthyer procesin e legalizimeve dhe kompensimeve në një mekanizëm real të drejtësisë sociale.
    Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon të zbatojë me përkushtim politikat shtetërore për përmbylljen e proceseve kalimtare të pronësisë, me qëllim që çdo qytetar shqiptar të ketë një pronë të sigurt, të regjistruar dhe të mbrojtur ligjërisht.

  • Fier – Banorët e një pallati në lagjen “Apollonia” protestojnë për mungesën e çertifikatave të pronësisë, prej më shumë se 20 vitesh

    Fier – Banorët e një pallati në lagjen “Apollonia” protestojnë për mungesën e çertifikatave të pronësisë, prej më shumë se 20 vitesh

    Rreth 60 familje dhe mbi 20 biznese që jetojnë në një pallat 12-katësh në lagjen “Apollonia” të Fierit, prej më shumë se dy dekadash, nuk janë pajisur ende me çertifikata pronësie, ndonëse kanë hyrë në banesat e tyre që prej fillimit të viteve 2000.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Banorët janë mbledhur sot përpara zyrës së Kadastrës së Fierit, duke protestuar për këtë problematikë shumëvjeçare që, sipas tyre, nuk ka asnjë arsye ligjore për të mos u zgjidhur. Ata theksojnë se në objekt nuk ekziston asnjë plan mbivendosjeje apo pengesë ligjore, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për t’u pajisur me dokumentet përfundimtare të pronësisë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ndërtuesi i pallatit, Njazi Vrenozi, ka deklaruar se nga nëntë pallatet që ka ndërtuar në qytetin e Fierit, vetëm ky ka mbetur pa çertifikata pronësie për banorët. Sipas tij, vonesat kanë ardhur për shkak të një mospërputhjeje të metrave të deklaruara nga ish-pronarët, çështje që tashmë është sqaruar dhe zgjidhur. Ai shtoi se ndryshimet e shpeshta të drejtuesve të Kadastrës Fier kanë ndikuar në zvarritjen e procesit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Nga ana tjetër, drejtori i Kadastrës së Fierit, Evarist Kazheli, ka pohuar se dosja do të trajtohet me prioritet, për t’i dhënë zgjidhje sa më të shpejtë shqetësimit të banorëve që prej vitesh presin të pajisen me dokumentacionin përfundimtar të pronësisë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Banorët kanë paralajmëruar se, nëse situata vijon të mbetet e pandryshuar, do të përshkallëzojnë protestat deri në marrjen e pronës së tyre të ligjshme.

  • Plas skandali, Lorena Goxhobelli fut Kadastrën në kolaps, rrit me 70-80% çmimet për qytetarët, ja  shërbimet që janë…

    Plas skandali, Lorena Goxhobelli fut Kadastrën në kolaps, rrit me 70-80% çmimet për qytetarët, ja  shërbimet që janë…

    Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), nën drejtimin e Lorena Goxhobellit, është përfshirë në një tjetër skandal të madh që ka shkaktuar kolaps total në shërbimet për qytetarët. Me rritje tarifash deri në 80%, kjo institucion po rëndon në mënyrë të papërballueshme xhepat e shqiptarëve, duke shkatërruar besimin dhe funksionimin normal të regjistrimit të pronave. Rritjet drastike prekin çdo shërbim kryesor, nga regjistrimi i kontratave të shitjes dhe hipotekimit, te certifikatat e pronësisë dhe verifikimet online, duke bërë që qytetarët dhe bizneset të përballen me kosto shtesë dhe burokraci të pafund. Por ky veprim i drejtoreshës Goxhobelli konsiderohet si një hap i rëndë prapa në administrimin e pronave, që po krijon jo vetëm probleme ekonomike, por edhe një krizë besimi ndaj institucioneve shtetërore.
    Detajet
    Kështu regjistrimi i kontratave të shitjes, të dhurimit, të shkëmbimit, të heqjes dorë nga pronësia, pjesëtimi i pasurisë etj. do të kushtojë 5000 lekë me tarifat e reja, nga 3500 që kushton aktualisht, pra një rritje me 30%.  Tarifa e regjistrimit të aktit të trashëgimisë do të dyfishohet, nga 1000 lekë do të bëhet 2000 lekë. Tarifat për regjistrimet e kontratave në procesin e kredimarrjes dhe hipotekimit do të pësojnë rritjen më të madhe në vlerë, deri në 5000 lekë më shumë. Regjistrimi i kontratës se hipotekës për garantimin e kredisë se dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës, për kredi me vlerë deri në 1 milion lekë do të kushtojë 8000 lekë nga 7500 që ishte deri më sot; e njëjta kontratë por për shumën e kredisë deri në 10 milionë lekë do të kushtojë 17,000 nga 15,000 që ishte dhe regjistrimi i një njëjtës kontratë për kredi me vlerë mbi 10 milionë lekë do të kushtojë 30 mijë lekë ose 5 mijë lekë më shumë nga aktualisht.
    Edhe lëshimi i certifikatave dhe vërtetimeve të pronësisë, që janë edhe dokumentet më të kërkuara dhe të përdorshme do të kushtojnë më shumë, ku tarifa për certifikatën e pronësisë do të kushtojë 3 mijë lekë ose dyfishin e tarifës së mëparshme. Edhe për konsultim të kartelës së pasurisë së paluajtshme dhe verifikim online i gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme do të duhet të paguhesh nga 1 mijë lekë.

    Denoncimi i PD
    Ndërkohë dje edhe Partia Demokratike ka denoncuar ditë e djeshme abuzimet që po bën Agjencia Shtetërore e Kadastrës që drejtohet nga Lorena Goxhobelli, e cila më herët ka shërbyer si këshilltare e jashtme ligjore në Ministrinë e Mbrojtjes. PD thotë se tarifat për pothuajse çdo shërbim që ofron Kadastra janë rritur me 70-80% të vlerës, duke rënduar xhepat e qytetarëve. Në vend që Lorena Goxhobelli të përmirësojë shërbimin E ASHK-së, ajo vendos të rrisë çmimin dhe të grabisë qytetarët përmes tarifave të rritura. “Nga një analizë e detajuar e vendimit qeveritar, rezulton se tarifat janë rritur në masën 70–80%, për pothuajse çdo shërbim që ofron ASHK, duke prekur:

    Certifikatat e pronësisë;
    Regjistrimet e kontratave të shitjes, dhurimit apo shkëmbimit;
    Regjistrimin e hipotekave;
    Regjistrimin e lejeve të legalizimit;
    Kopjet e dokumentacionit.

    Kjo rritje nuk është thjesht një shifër mbi letër. Ajo është një barrë e papërballueshme për:

    Bizneset që kërkojnë shërbime hipotekimi;
    Individët që blejnë apo shesin pasuri të paluajtshme;
    Avokatët dhe noterët që pajisen me kopje dokumentacioni;

    Mbi të gjitha, banorët e fshatit, të cilët detyrohen të paguajnë tarifa të fryra për çdo parcelë veçmas, duke shumëfishuar kostot për një familje bujqësore. Në vend që të përmirësojë shërbimin, qeveria rrit çmimin. Në vend që të afrojë zyrat e kadastrës në zonat rurale, qeveria i detyron qytetarët të udhëtojnë, të presin me muaj, e të përballen me zvarritje e burokraci të pafund. Në vend që të analizojë performancën e specialistëve të ASHK-së dhe të ndëshkojë paaftësinë e militantizmin, qeveria ka zgjedhur të grabisë qytetarët përmes tarifave të rritura”, deklaroi dje ndër të tjera deputeti i zgjedhur demokrat, Blendi Himçi nga selia e PD.