Real Madridi po shqyrton një lëvizje historike në modelin e vet të pronësisë, teksa dy emra të mëdhenj të kapitalit – Sixth Street dhe Bernard Arnault – janë të gatshëm të blejnë rreth 10 për qind të aksioneve të klubit për afërsisht 1 miliard euro.
Sipas “Vazpopuli”, të dy grupet po e ndjekin me kujdes reagimin, në një moment kur Florentino Perez po përshpejton planin për të hapur klubin ndaj investimeve të jashtëm për herë të parë. Vlerësimi aktual i Real Madridit raportohet të ketë kapërcyer shifrën 10 miliardë eurove.
Një mbledhje e jashtëzakonshme e anëtarëve pritet të mbahet në mesin e dhjetorit, ku do të diskutohet modeli i ri i pronësisë. Projekti synon të ndjekë strukturat gjermane: futjen e një aksioneri minor me të drejta ekonomike në afat të mesëm, por pa asnjë fuqi qeverisëse. Strategjia ka për qëllim uljen e rezistencës së socios-ve përpara një referendumi të planifikuar në vitin 2026.
Sixth Street tashmë bashkëpunon me Real Madridin për operacionet komerciale të “Santiago Bernabeut”, ndërsa LVMH e Bernard Arnault u bë së fundi furnizues zyrtar i klubit. Për të dy investitorët, blerja e një pakete të vogël aksionesh shihet si mënyrë me rrezik të ulët për të forcuar lidhjet me një prej institucioneve më të fuqishme të futbollit botëror.
Raportohet se, nëse projekti miratohet, Real Madridi do të hapë një epokë të re financiare, duke ruajtur kontrollin sportiv dhe institucional, por duke siguruar burishtesë për rritje dhe modernizim.
Tag: pronësisë
-

Real Madrid drejt shitjes së 10% të aksioneve për 1 miliard euro
-

Ministrja serbe: SHBA-ja nuk miratoi vazhdimin e punës së Industrisë së Naftës
Ministrja e Minierave dhe Energjetikës së Serbisë, Dubravka Gjedomiq Handanoviq, deklaroi më 15 nëntor se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë vendosur sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) për shkak të pronësisë pjesërisht ruse, nuk i kanë dhënë NIS-it “asnjë ditë që të mund të vazhdojë të punojë”.
Ajo në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se është marrë miratim vetëm për negociata mbi pronësinë, por, siç u shpreh, “jo edhe që NIS dhe rafineria të vazhdojnë të operojnë”, transmeton Beta.
Administrata amerikane ka qenë e qartë dhe ka thënë se dëshiron ndryshim të plotë të pronësisë së NIS-it dhe kërkon tërheqjen e plotë të pronësisë ruse nga kompania, tha Gjedomiq Handanoviq, transmeton RTS.
“Është e qartë se as për shtatë ditë nuk është e mundur të ndryshohet pronësia. Si ministre e energjetikës do të them se na presin vendime të vështira se a duhet të merret kompania, e pastaj të kompensohet dëmi”, tha ajo.
Ajo shtoi gjithashtu se e di që “presidenti Vuçiq ka thënë se është kundër nacionalizimit”, por “nuk do të lejojmë që vendi ynë dhe qytetarët të jenë të rrezikuar”.
Pronaret rusë të NIS-it më 11 nëntor i kanë dërguar kërkesë Zyrës së Departamentit të Thesarit të SHBA-së për kontrollin e pronës së huaj (OFAC), me të cilën kërkonin zgjatjen e licencës së punës, në bazë të negociatave me një “palë të tretë”.
Për shkak të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të drejtuara ndaj NIS-it për shkak të pronësisë pjesërisht ruse, është pamundësuar furnizimi me naftë të papërpunuar në Serbi.
SHBA-ja vendosi sanksionet për të pamundësuar financimin e pushtimit që Moska nisi në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.
Negociatat rreth fatit të NIS-it ende po vazhdojnë, me Rusinë si pronare shumicëshe dhe me SHBA-të që kanë vendosur sanksione.
Vuçiq qysh në janar e ka hedhur poshtë mundësinë e nacionalizimit të NIS-it, pra që kompania më e madhe e naftës në Serbi të rikthehet nën ombrellën e shtetit, por në një deklaratë për RTS më 23 tetor tha se shteti do të ndërmarrë hapa kur të shfaqen probleme me furnizimin.
SHBA-ja shpalli sanksione ndaj NIS-it më 9 tetor, dhe ato janë shtyrë tetë herë./REL
-

I mori paratë të moshuarit dhe nuk i dha tokën, ‘Piranjat’ përballen me pronarin nga Durrësi
Emisioni ‘Piranjat’- 31 tetor 2025
Në vendin tonë, çështjet e pronësisë dhe mashtrimet në tregun e pasurive të paluajtshme mbeten një nga problemet më të ndërlikuara. Herë pas here “Piranjat” kanë trajtuar raste të tilla, ku viktimat kanë qenë gjithmonë blerësit, të cilët dorëzojnë paratë, por nuk marrin në këmbim atë që u takon. Në të njëjtën situatë është gjendur edhe një zotëri nga Elbasani, Bashkim Bedinja.
Ky i fundit në vitin 2017, bleu një tokë me vlerë rreth 11 milionë lekë tek Arben Tota. Ky i fundit, i premtoi se dokumentat e pronësisë do i bënte gati brenda dy muajsh, por nuk e mbajti fjalën. Për këtë arsye, palët u detyruan të nënshkruajnë një akt noterial, në të cilin u përcaktua se Arbeni do i bënte kalimin e pronësisë brenda muajt gusht 2018, ose në të kundërt do i kthente Bashkimit shumën prej 11 milionë lekësh. Mirëpo, në fund i moshuari nga Elbasani nuk mori asgjë, as token, as, lekët.
Për këtë arsye, ai u detyrua t’i drejtohej gjykatës, në të cilën fitoi. Gjykata e Durrësit urdhëroi Arbenin që t’i kthente paratë Bashkimit. Por këtë vendim, Arbeni e ankimoi dhe që prej atij momenti dy zotërinjtë kishin humbur kontaktet me njëri-tjetrin.
Ndaj “Piranjat” udhëtuan drejt Durrësit për të gjetur zotin Tota dhe për ta bindur që t’i kthente shumën Bashkimit. Në përballjen me “Piranjat”, pas shumë debatesh, Arbeni pranoi se vendimin e gjykatës e kishte ankimuar për të fituar më shumë kohë për të mbledhur paratë.
Ai dha fjalën se Bashkimit do ia kthej 11 milionë lekët brenda muajit dhjetor të këtij viti.
-

Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale

Kryeministri Edi Rama kritikoi kryetarët e bashkive për vonesa në zbatimin e skemës së njohur si “Paketa e Maleve”, por ekspertët e shohin këtë nismë si mbivendosje ndaj ligjeve të tjera, që paralelisht me zhvillimin mund të rrezikojë nxitjen e konflikteve të pronësisë në zonat ku do të aplikohet.
Ti Kreshnik, çfarë të ka penguar ty që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri?”- iu drejtuar kryeministri Edi Rama të enjten kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, ku ata morën urdhër të prerë që të dorëzonin hartat e zonave prioritare në qeveri për zbatimin e ligjit kontravers “Paketa e Maleve”.
Edhe pse Hajdari u përpoq të justifikohej se dorëzimi i hartës ishte penguar nga përgjigjet e Kadastrës për statusin e pronësisë së tokave, justifikimi i tij u hodh poshtë nga Rama.
“Nëse ti pret përgjigje nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin. Nuk ke kuptuar paketën, nuk ke kuptuar asgjë,” iu drejtua Rama kryebashkiakut.
Për kryeministrin Rama, paketa është “ilaçi” për problemin tridhjetë e kusur vjeçar të mungesës së dokumenteve të pronësisë të banorëve që jetojnë në zonat rurale.
Ligji parashikon që bashkitë janë nismëtare të procedurës që do të çojë në kalimin e pronave shtetërore apo private në pronësi të “investitorëve”, duke i kërkuar qeverisë që tokat në territorin e tyre të shpallen “zona zhvillimi”.
Kjo kërkesë, sipas dispozitës, “argumentohet me praninë e poseduesve jopronarë në territorin e zonës, si dhe me vështirësitë e hasura në dhënien e akteve të zhvillimit të territorit (leje zhvillimi dhe ndërtimi) në raport me pjesën tjetër të territorit, si pasojë e mosrregullimit të marrëdhënieve juridike të pronësisë private mbi tokën”.
Që kur u lançua në mars të këtij viti me një ëebsite të dedikuar ku çdo i interesuar mund të shprehë interesin online, nisma ka ngecur në 11 procedurat e planifikuara për t’u ndjekur në hapin e saj të parë; tek krijimi i një harte tokash nga bashkitë për këto investime potenciale.
Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ish-kryebashkiak i Beratit, pretendoi gjatë takimit se nga qindra shprehje interesi që kishin ardhur për këtë iniciatëve, ishin evidentuar deri më tani 33 projekte me potencial investimi, investime që sipas tij nisnin nga 10 milionë euro.
Hezitimet apo përpjekjet e kryebashkiakëve për të sqaruar problematikat që kishin hasur në zbatimin e nismës u shuan nga tonet shpotitëse të Ramës, i cili në formë urdhëruese, u kërkoi “të zgjohen nga gjumi dhe brenda tetorit të vijnë të gjitha hartat”.
Sjellja e kryeministrit me kryetarët e bashkive nuk është një rast i veçuar dhe është kritituar më herët si cënim i autonomisë vendore, por në këtë rast, problematikat duken se janë më të thella se sa çështja e pavarësisë së të zgjedhurve vendorë; është nxitja e tyre për t’u përfshirë në procedura që në të ardhmen mund të krijojnë përplasje ligjore dhe konflikte pronësie për banorët e zonave të tyre.
Ekspertë të pushtetit vendor dhe juristë e shohin këtë nismë ligjore si mbivendosje me ligjet e tjera që kanë tentuar prej vitesh të zgjidhin problemet e pronësisë dhe si mekanizëm që rrezikon të nxisë konflikte sociale në zonat ku do të aplikohet.
Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive, një organizatë që ka në fokus problematikat e pushtetit vendor, i tha BIRN-it se çdo hartë e zonave prioritare që bëhet pa marrë parasysh problemet e pronësisë mbi ato toka do të krijojë përplasje të reja.
Sipas Haxhimalit, “Paketa e Maleve” është një nismë me potencial për zhvillimin e zonave te thella malore, por mënyra si po kërkohet të zbatohet, tregon, sipas tij, “më shumë nxitim administrativ sesa planifikim të qëndrueshëm”.
“Pa zgjidhur nyjën ligjore të pronësisë dhe pa garantuar transparencë, çdo hartë investimi rrezikon të mbetet një ushtrim formal, jo një vizion real për zhvillim,” vlerëson ai, duke theksuar se në këtë kontekst “çdo ‘hartë investimesh’ që bëhet pa u sqaruar më parë këto marrëdhënie mund të krijojë përplasje ligjore më vonë si për investitorët, ashtu edhe për banorët lokalë”.
Në këtë kontekst, Haxhimali nuk i sheh bashkitë si pengesë, por si aktorë që po përballen me mungesë sigurie ligjore dhe përgjegjësi të madhe për çdo firmë që vendosin.
“Ndaj çdo vendim i studiuar mirë nga bashkitë është një konflikt më pak dhe një përgjegjshmëri më e madhe ligjore,” thotë ai, duke i sugjeruar kryeministrit që të jetë më shumë dëgjues ndaj kryebashkiakëve se sa urdhërues përshpejtimi procesesh, në mënyrë që këto procese të jenë ligjore dhe përjashtuese të konflikteve të çdo natyre.
Edhe për juristin Marash Logu, nisma nuk prodhon asnjë zgjidhje, siç pretendohet nga qeveria, përveçse krijon probleme të reja dhe bie në kundërshtim me nenet e Kushtetutës që mbrojnë të drejtën e pronës dhe ligjet e tjera për pronën.
Logu, i cili ka përfaqësuar opozitën në përballjet ligjore në Gjykatën Kushtetuese, argumenton ‘antikushtetuetshmërinë” e “Paketës së Maleve” dhe problematikat sociale, që sipas tij, sjell zbatimi i saj në terren.
“Termi ‘posedues jopronar’ ku bazohet e gjithë nisma nuk ekziston në asnjë jurispudencë gjykatash, as në Kushtetutë dhe as në ligjet e vendit,” i tha ai BIRN-it, duke shtuar se “posedues jopronar është praktikisht të ligjërosh zaptuesit e paligjshëm të pronave, qoftë publike apo private”. -

“Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale
“Ti Kreshnik, çfarë të ka penguar ty që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri?”- iu drejtuar kryeministri Edi Rama të enjten kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, ku ata morën urdhër të prerë që të dorëzonin hartat e zonave prioritare në qeveri për zbatimin e ligjit kontravers “Paketa e Maleve”.

“Termi ‘posedues jopronar’ ku bazohet e gjithë nisma nuk ekziston në asnjë jurispudencë gjykatash, as në Kushtetutë dhe as në ligjet e vendit,” i tha ai BIRN-it, duke shtuar se “posedues jopronar është praktikisht të ligjërosh zaptuesit e paligjshëm të pronave, qoftë publike apo private”.
Sipas qëllimit të shpallur, skema synon të nxisë rikthimin e banorëve që të investojnë në tokat e tyre në zonat malore, ku shpopullimi dhe mungesa e zhvillimit është problem. Por sipas Logut, ajo nuk është kufizuar vetëm në zonat malore, por mund të aplikohet kudo, edhe në bregdet.
“Duket e njëjta skemë si ligji i investimeve strategjike, që u dha mundësinë disa personave që të grabisin prona shtetërore dhe prona të qytetarëve,” thotë Logu.
Nga ana tjetër, ai përforcon shqetësimin e Haxhimalit për përplasjet për shkak të pronësisë dhe argumenton se një nismë e tillë nuk mund të nisë zbatimin pa u mbylur proceset e hapura të pronësisë që lidhen me kthimin e kompensimin e ish pronarëve të ligjshëm, me ligjin 7501, atij për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë, të legalizimeve dhe të privatizimit.
“Pa përfunduar këto procese, sepse nuk kemi zgjidhur akoma as kthimin e pronës tek pronarët, as legalizimet dhe as çështjen që ka të bëjë me ligjin 7501, krijojmë një mekanizëm tjetër ligjor që u jep mundësi zaptuesve të paligjshëm që të bëhen pronarë,” arsyeton Logu.
Duke parashikuar konfliktet sociale që mund të sjellë zbatimi i nismës, Logu sjell një skemë potenciale konflikti.
“Në veri tokat janë të ndara në mirëkuptim mes banorëve. Në ato zona sot mund të kesh 1 ose 2 familje, pasi të tjerët kanë lëvizur për shkak të shpopullimit, migrimit brenda apo jashtë vendit,” tha ai. “Kjo nismë do t’u jap mundësinë atyre që jetojnë atje të njihen si pronarë dhe për sipërfaqe më të mëdha se sa sipërfaqja që ata posedojnë, e kur nesër ata që kanë lëvizur jashtë të kthehen në tokat e të parëve, do të krijojë konflikt me atë që shteti i ka dhënë një titull pronësie,” prezumoi ai.
/BIRN / -

BIRN: ‘Paketa e Maleve’ rrezikon të nxisë konflikte sociale

“Në veri tokat janë të ndara në mirëkuptim mes banorëve. Në ato zona sot mund të kesh 1 ose 2 familje, pasi të tjerët kanë lëvizur për shkak të shpopullimit, migrimit brenda apo jashtë vendit,” tha ai. “Kjo nismë do t’u jap mundësinë atyre që jetojnë atje të njihen si pronarë dhe për sipërfaqe më të mëdha se sa sipërfaqja që ata posedojnë, e kur nesër ata që kanë lëvizur jashtë të kthehen në tokat e të parëve, do të krijojë konflikt me atë që shteti i ka dhënë një titull pronësie,” prezumoi ai./BIRN
-

“Armani, Hugo Boss, Calvin Klein”, bllokohen mallra “firmato” në Portin e Durrësit! Dyshohet se…
disa nga veshjet
DURRËS- Në Portin e Durrësit janë bllokuar disa mallra të dyshuara si të falsifikuara. Bëhet fjalë për veshje me marka të mbrojtura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss, Calvin Klein etj., të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Veshjet u konstatuan gjatë një kontrolli nga strukturat doganore në terminalin e kontejnerëve. Mallrat në fjalë janë bllokuar dhe vulosur zyrtarisht pas verifikimeve nga njësitë përkatëse të pronësisë intelektuale.
Burime bëjnë me dije se mallrat ishin me origjinë nga Kina dhe janë ndaluar në Sektorin e Konteinerëve, ndërsa ishin porositur nga një biznes në këtë shtet.
Administrata Doganore vijon me vendosmëri kontrollet për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, në mbështetje të tregtisë së ndershme dhe mbrojtjes së konsumatorit shqiptar. -

Armani, Diesel, Boss dhe Calvin Klein, të dyshuara si të falsifikuara, bllokohen mallrat në Portin e Durrësit
Janë bllokuar disa mallra të dyshuara si të falsifikuara në Portin e Durrësit.
Gjatë një kontrolli të detajuar nga strukturat doganore në terminalin e kontejnerëve, u konstatuan veshje me marka të mbrojtura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss, Calvin Klein etj., të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Mallrat e dyshuara janë bllokuar dhe vulosur zyrtarisht pas verifikimeve nga njësitë përkatëse të pronësisë intelektuale.
Administrata Doganore vijon me vendosmëri kontrollet për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, në mbështetje të tregtisë së ndershme dhe mbrojtjes së konsumatorit shqiptar.Top Channel
-

Monitor: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë, e dyta pas Portugalisë për problemet me pronat
Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për problematikën e lartë me titujt e pronësisë dhe proceset e gjata gjyqësore. Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria ka një indeks prej 0.80 (ku 0 është vlera më e ulët dhe 1 më e larta) për të drejtën e pronës, një nivel që mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, e cila qëndron rreth 0.93.
Indeksi vlerëson forcën dhe sigurinë e sistemit të pronësisë që një vend ofron, që nga mbrojtja ligjore e pronarëve dhe investitorëve, deri te funksionimi i tregut të pronave dhe qartësia e regjistrave publikë. Në rastin e Shqipërisë, ky rezultat tregon se e drejta e pronës mbetet një nga pikat më të brishta të sistemit ligjor dhe institucional. Problemet historike me titujt e pronësisë, fragmentimi i regjistrave, proceset e gjata gjyqësore dhe mungesa e transparencës në verifikimin e dokumenteve vazhdojnë të pengojnë krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për pronën private. Përpjekjet për digjitalizimin e sistemit kadastral dhe unifikimin e të dhënave përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë sjellë disa përmirësime, por ritmi i reformës mbetet i ngadaltë dhe ende i pamjaftueshëm.Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria qëndron pak më dobët se Maqedonia e Veriut (0.81) dhe pak më poshtë se Bosnja e Hercegovina (0.82). Serbia dhe Mali i Zi, me vlera përkatësisht 0.88 dhe 0.90, janë përmirësuar ndjeshëm falë digjitalizimit të regjistrave të pronës dhe forcimit të mekanizmave gjyqësorë për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve. Kjo tregon se vendet që kanë ndërmarrë reforma institucionale të qëndrueshme dhe kanë investuar në transparencë, kanë arritur rezultate më të larta në këtë indeks. Në anën tjetër, vendet e Bashkimit Europian mbeten shumë më përpara. Gjermania (0.97), Islanda (0.96) dhe Spanja (0.95) përfaqësojnë standardin më të lartë të sigurisë ligjore dhe administrimit të pronës, ku çdo transaksion është i gjurmueshëm, i mbështetur në teknologji të avancuar dhe me garanci të plotë nga sistemi gjyqësor. Kjo distancë prej afro 15 deri në 20 pikë përqindje midis Shqipërisë dhe vendeve europiane tregon për nevojën e thellimit të reformave ligjore dhe institucionale në fushën e pronësisë.
Indeksi i Bankës Botërore përfshin të drejtën për të fituar, poseduar, trashëguar dhe shitur pronë private, përfshirë tokën. Kufizimet mbi të drejtat e pronës mund të vijnë nga shteti, i cili mund t’i kufizojë ligjërisht ose të mos i zbatojë ato; nga ligjet dhe praktikat zakonore; apo nga normat fetare dhe shoqërore./Monitor