Tag: pronësie

  • LAJMI I FUNDIT/ Vrasje në Has, dyshohet për motive pronësie

    LAJMI I FUNDIT/ Vrasje në Has, dyshohet për motive pronësie

    HAS- Një vrasje ka ndodhur pasditen e sotme në Has. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja dyshohet ka ndodhur për motive pronësie.
    Has/Informacion paraprak
    Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • Vrasje në Has për motive pronësie, autori i dyshuar arrestohet nga policia

    Vrasje në Has për motive pronësie, autori i dyshuar arrestohet nga policia

    Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Has, ku një person është vrarë.
    Sipas informacioneve paraprake, vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie. Forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të krimit.
    Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota.

  • Konflikti pronësor në Has! Arrestohet 21-vjeçarja, goditi me mjete të forta çiftin e bashkëshortëve

    Konflikti pronësor në Has! Arrestohet 21-vjeçarja, goditi me mjete të forta çiftin e bashkëshortëve

    Një konflikt për çështje pronësie në fshatin Pla të Hasit ka përfunduar me dhunë fizike dhe arrestimin e një 21-vjeçareje. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, e reja me inicialet A. S. është arrestuar në flagrancë për akuzat “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se ka goditur me mjete të forta një çift bashkëshortësh, përkatësisht A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe.

    Sipas të dhënave hetimore, A. J. ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i policisë: 

    Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë).

    Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • Konflikt mes dy familjeve në Has për motive pronësie, plagosen dy persona…

    Konflikt mes dy familjeve në Has për motive pronësie, plagosen dy persona…

    Në fshatin Tpla, dy familje janë konfliktuar në Has mesditën e sotme. Një shtetas me familjarët e tij është konfliktuar për motive pronësie me një shtetas tjetër dhe familjarët e tij.
    Për pasojë janë dëmtuar dhe po marrin mjekim në spitalin e Hasit një çit bashkëshortësh. Policia po vijon më tej me veprimet proceduriale lidhur me personat e përshirë.
    “Në fshatin Tpla, dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie, shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilën po marrin mjekim në spitalin e Hasit. Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.’

  • Ligji 20/2020 për pronësinë! Avokati: Ja si duhet vepruar për të regjistruar objektet e vjetra pa tituj pronësie dhe…

    Ligji 20/2020 për pronësinë! Avokati: Ja si duhet vepruar për të regjistruar objektet e vjetra pa tituj pronësie dhe…

    Në një intervistë avokati Erald Aga ka dhënë sqarime të rëndësishme mbi mënyrën se si qytetarët mund të regjistrojnë ndërtimet e tyre të vjetra të ndërtuara para datës 10 gusht 1991, që ende nuk kanë tituj pronësie. Sipas tij, Ligji nr. 20/2020 parashikon që këto ndërtesa të regjistrohen në emër të ndërtuesit, së bashku me truallin përkatës, për sa kohë sipërfaqja është më pak se 300 m² dhe prona nuk ndodhet në zona të ndaluara si repartet ushtarake, plazhet apo institucionet shtetërore.
    Avokati theksoi se edhe pse ligji i ngarkon institucionet si ASHK për të përfunduar procesin brenda gjashtë muajsh, kjo nuk ka ndodhur ende. Ai nënvizoi se ndonëse ligji parashikon që qytetarët nuk kanë pse të bëjnë kërkesa, në praktikë ASHK i detyron ata të sjellin dokumente si harta të korrigjuara dhe deklarata nga fqinjët. Për të shmangur vonesat, avokati këshillon qytetarët që të marrin iniciativën vetë dhe të bëjnë kërkesë për pronat që kanë përpara vitit 1991. Për ndërtimet e reja, duhet të ndiqet procesi i legalizimit pasi të përfundojë regjistrimi i pjesës së vjetër. Ky ligj shihet si një hap pozitiv për zgjidhjen e kaosit pronësor, por zbatimi i tij vijon të hasë pengesa në terren.
    Avokati Erald Aga: Po flasim për ndërtesat e vjetra, përpara 10 gushtit 1991, janë shtëpitë e vjetra, janë objekte pa titull pronësie. Ky ligj 2020/20 ka parashikuar të regjistrohen. Kjo pronë do të duhet të kalojë në emër të pronarit që e ka ndërtuar, edhe trualli i kalon automatikisht ndërtimit. Trualli kalon në emër të pronarit të banesës, kur janë më pak se 300 metra katrorë. Kur pronari ka ndërtuar edhe diçka tjetër në demokraci, fillimisht legalizohet ndërtimi i vjetër dhe më pas pjesa e re e ndërtuar. Oborri duhet të mos jetë pronë shtetërore, siç janë repartet ushtarake, plazhet, institucione etj. ASHK duhet të mbaronte procesin për 6 muaj, por nuk ka mbaruar punë ende. Nuk ka nevojë të bëjë kërkesë qytetari, por e bën ASHK mbi bazë të hartave ose e bën me kërkesë të qytetarëve. Ky ligj duket i mirë, por e ka ngarkuar ASHK që të bëjë gjendjen faktike dhe juridike të pronave. ASHK ju thotë qytetarëve që duhet të sjellësh ti hartën e korrigjuar, duhet të marrësh ti deklarata nga fqinjët. ASHK ndryshe ka kompetenca në ligj e ndryshe vepron. Kush ka prona përpara vitit 1991, të bëjë kërkesë. Nëse kanë prona shtesë, do veprojnë kështu me pronën e vjetër dhe më pas për ndërtimin e ri, duhet që të ndjekin procesin e legalizimit.

  • Sherri për motive pronësie/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja: Konfliktohen me njëri-tjetrin, degradohet situata…

    Sherri për motive pronësie/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja: Konfliktohen me njëri-tjetrin, degradohet situata…

    Në Fier-Seman të Divjakës,ka nisur një sherr mes dy vëllezërve, një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri. Fillimisht Shpëtim dhe Zarif Konja janë goditur me grushte, dyshohet për motive pronësie, e më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armës. Sipas burimeve paraprake, Shpëtim Konja është dhunuar nga i vëllai Zarif Konja dhe një shok i këtij të fundit, Astrit Godanci.
    Më pasi ai marrë karabinën dhe ka qëlluar katër herë në ajër dhe drejt automjetit të Astrit Godancit. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme tek fuoristrada e Godancit. Shpëtim Konja është ndaluar nga policia, ndërsa mbeten ende në arrati i vëllai Zarif Konja dhe shoku i këtij të fundit.“Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në fshatin Fierseman, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 57 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”,”- njoftoi policia.

  • Vrasja e Vladimir Topjanës, shkak dyshohet të jetë një konflikt pronësie

    Vrasja e Vladimir Topjanës, shkak dyshohet të jetë një konflikt pronësie

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar, Vladimir Topjana në Itali. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie. Ai u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës përpara në lokali në Fontanafredda nga 34-vjeçari Rogert Shota.
    Shota është vënë në pranga bashkë së bashku më babin e tij Pren Shota. Babai 34-vjeçarit mësohet se ndodhej në automjet me të. Sipas informacioneve, 43-vjeçari kishte dalë me djalin 17-vjeçar për të parë ndeshjen Roma-Juventus dhe teksa po fliste me një të afërm në parkingun e makinave mbërriti një makinë e bardhë.
    Ata nisën të debatonin me 43-vjeçarin kur papritur një prej tyre doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi në kokë Vladimir Topjanën. Autori tentoi të arratisej me automjet, por u kap më vonë nga policia. Brenda mjetit është gjetur një armë Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena).

  • ‘Qytetarëve u premtohen çertifikata pronësie dhe legalizime banesash’, Këlliçi: Strategji për vota

    ‘Qytetarëve u premtohen çertifikata pronësie dhe legalizime banesash’, Këlliçi: Strategji për vota

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka kritikuar ashpër kandidatin e Partisë Socialiste për deputet, Toni Gogu, gjatë një vizite në fshatin Arbanë.
    Në një postim në Facebook, Këlliçi e ironizoi Gogu-n, duke e quajtur “pastor dhe gënjeshtar”, pasi ai u shfaq me mbështetësit e tij në rrugët e dëmtuara të fshatit, duke bërë premtime për legalizime dhe çertifikata pronësie.
    Sipas Këlliçit, Arbana është lënë në harresë nga qeveria socialiste prej 12 vitesh, ndërsa banorët detyrohen të hedhin vetë çakull në rrugë për të mundësuar transportin e fëmijëve në shkollë. Ai e cilësoi të pandershme që një kandidat të përdorë fenë për të manipuluar votuesit, duke i bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e premtimeve boshe.

  • Këlliçi denoncon hipokrizinë e ‘pastorit’: Qytetarëve u premtohen çertifikata pronësie dhe legalizime banesash si strategji për vota

    Këlliçi denoncon hipokrizinë e ‘pastorit’: Qytetarëve u premtohen çertifikata pronësie dhe legalizime banesash si strategji për vota

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ekspozuar publikisht hipokrizinë dhe mashtrimet e kandidatit të Partisë Socialiste për deputet, Toni Gogu, gjatë një vizite në fshatin Arbanë.

    Në një postim në Facebook, Këlliçi ironizoi Gogu-n, duke e quajtur “pastor dhe gënjeshtar”, pasi ai u shfaq me një grup mbështetësish në rrugët e shkatërruara të fshatit, duke bërë premtime boshe për legalizime dhe çertifikata pronësie.

    Këlliçi theksoi se Arbana është lënë në harresë prej 12 vitesh nga qeveria socialiste, ndërsa banorët detyrohen të hedhin vetë çakull në rrugë për të çuar fëmijët në shkollë. Ai e cilësoi të turpshme që një kandidat që pretendon se ka qenë pastor, të përdorë besimin fetar për të manipuluar njerëzit.. 

    Postimi i plotë:

    Pastori dhe gënjeshtra!

    Një pastor kandidat për deputet vizitoi fshatin Arbanë dhe si në një rikrijim të filmit Zonja nga Qyteti, na prezantoi dhe me baletin e tij në gurët e fshatit.

    Ajo që pastori fsheh është e vërteta e fshatit Arbanë. 

    Rrugët ku ai kolovitet janë të braktisura prej 12 vitesh. I vetmi investim që kanë parë me sy janë lopatat me çakull që vetë banorët hedhin për të çuar fëmijët në shkollë, pasi çizmet nuk mjaftojnë për të kaluar pellgjet me ujë.

    Eshte tejet e pandershme dhe madje kriminale t’u premtohen çertifikata pronësie dhe legalizime banesash këtyre banorëve, si strategjia e vetme për të marrë votat në një zonë të braktisur.

    Për më tepër kur ky mashtrim vjen nga një pastor, kjo është fyese edhe për vetë komunitetin e besimtarëve ku ai pretendon se predikon apo ka predikuar dikur!