Tag: pronësie

  • “Mashtrues 24 karatësh!”, gazetari Hoxha: Shkatërroi 15 mln euro investime në Theth dhe e ktheu në Gaza

    “Mashtrues 24 karatësh!”, gazetari Hoxha: Shkatërroi 15 mln euro investime në Theth dhe e ktheu në Gaza

    Gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si mashtrues dhe gënjeshtar 24 karatësh.
    Duke folur për shkatërrimin e Thethit, Hoxha u shpreh se, Edi Rama ka gënjyer ditën e sotme kur ka thënë se janë shpërndarë 300 certifikata pronësie në Theth.
    Sipas gazetarit në këtë fshat nuk janë shpërndarë as 100 dokumente dhe ato janë thjeshtë vërtetime të aplikimeve për certifikatë pronësie.
    “I njoh të gjithë fshatrat e veriut dhe askush nuk ka leje nga ata, se nuk u kanë dhënë pronë, nuk u kanë dhënë certifikatë pronësie. Ligji 7501 nuk ka vepruar në ato zona, sepse secili ka shkuar në tokë të vet, se ka shumë pak pronë.
    E kjo që thotë Rama sot, gënjen dhe gënjen si derri, se u kam prishë bizneset. Ta di shumë mirë që çdo banor i Thethit, ku ka kullën, ka biznesin. Ku ka biznesin, aty jeton.
    Ata nuk janë biznesmen që bëjnë investime për biznes, ata jetojnë aty. Ai ishte një fshat i braktisur, më në fund iu rikthye gjallëria, jeta dhe vetëm në një llogari që kemi bërë sot në mëngjes me banorë të Thethit, dëmi shkon në 15 milion euro të banorëve të një fshati, që ti e ke rrafshuar, e ke kthyer si Gaza atje.
    Se sot nuk shkon më njeri të filmojë se çfarë pamje ka Thethi sot.
    Gjeni statuset në Facebook, të ministres Kumbaro, të Benet Becit, të kryeministrit, pamjeve që shpërndante, sa i bukur, sa i mirë.
    Rama vjet në prill i vuri benzinën, zjarrit. Ata ndoqën këshillën e tij. Edhe atij që i thonë kriminel, edhe ai e ka me kontenier, pra e heq nga aty e hedh në makinë dhe e çon ku të dojë.
    Të gjithë dëgjuan këshillën e Ramës, mos ndërtoni me beton, por me dru. E me dru i bën ata.
    Përpara se të rrafshosh 15 mln eurot e një fshati, ai duhet të gjejë zgjidhjen.
    Dëmi që i është bërë Thethit nuk është ai që kanë bërë sot, por për vite me radhë do ta shikojmë dhe çfarë katrahure kanë bërë ata aty. Sepse thonin se këta kanë prishur kartolinën e Shqipërisë. Po këta ca po bëjnë? Po e shkarravisin.
    Sot Rama tha se, kemi dhënë afro 300 certifikata pronësia. As afër 100 nuk janë dhe nuk janë as certifikata pronësie, por janë vërtetim i aplikimit për certifikatë pronësie. Është mashtrues 24 karatësh dhe nuk skuqet më.
    Ai gënjen nga mëngjesi në drekë dhe jo nga vjet, sivjet, apo para fushatës dhe pas fushatës“, tha Hoxha.

  • “Rama gënjen si derri”/ Hoxha: Rrafshoi 15 mln eurot e një fshati, po e shkarravisin…

    “Rama gënjen si derri”/ Hoxha: Rrafshoi 15 mln eurot e një fshati, po e shkarravisin…

    Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth.
    Hoxha u shpreh se, Edi Rama ka gënjyer ditën e sotme kur ka thënë se janë shpërndarë 300 certifikata pronësie në Theth. Sipas gazetarit në këtë fshat nuk janë shpërndarë as 100 dokumente dhe ato janë thjeshtë vërtetime të aplikimeve për certifikatë pronësie.
    “I njoh të gjithë fshatrat e veriut dhe askush nuk ka leje nga ata, se nuk u kanë dhënë pronë, nuk u kanë dhënë certifikatë pronësie. Ligji 7501 nuk ka vepruar në ato zona, sepse secili ka shkuar në tokë të vet, se ka shumë pak pronë. E kjo që thotë Rama sot, gënjen dhe gënjen si derri, se u kam prishë bizneset. Ta di shumë mirë që çdo banor i Thethit, ku ka kullën, ka biznesin. Ku ka biznesin, aty jeton.
    Ata nuk janë biznesmen që bëjnë investime për biznes, ata jetojnë aty. Ai ishte një fshat i braktisur, më në fund iu rikthye gjallëria, jeta dhe vetëm në një llogari që kemi bërë sot në mëngjes me banorë të Thethit, dëmi shkon në 15 milion euro të banorëve të një fshati, që ti e ke rrafshuar, e ke kthyer si Gaza atje.
    Se sot nuk shkon më njeri të filmojë se çfarë pamje ka Thethi sot. Gjeni statuset në Facebook, të ministres Kumbaro, të Benet Becit, të kryeministrit, pamjeve që shpërndante, sa i bukur, sa i mirë.
    Rama vjet në prill i vuri benzinën, zjarrit. Ata ndoqën këshillën e tij. Edhe atij që i thonë kriminel, edhe ai e ka me kontenier, pra e heq nga aty e hedh në makinë dhe e çon ku të dojë. Të gjithë dëgjuan këshillën e Ramës, mos ndërtoni me beton, por me dru. E me dru i bën ata. Përpara se të rrafshosh 15 mln eurot e një fshati, ai duhet të gjejë zgjidhjen.
    Dëmi që i është bërë Thethit nuk është ai që kanë bërë sot, por për vite me radhë do ta shikojmë dhe çfarë katrahure kanë bërë ata aty. Sepse thonin se këta kanë prishur kartolinën e Shqipërisë. Po këta ca po bëjnë? Po e shkarravisin.
    Sot Rama tha se, kemi dhënë afro 300 certifikata pronësia. As afër 100 nuk janë dhe nuk janë as certifikata pronësie, por janë vërtetim i aplikimit për certifikatë pronësie. Është mashtrues 24 karatësh dhe nuk skuqet më. Ai gënjen nga mëngjesi në drekë dhe jo nga vjet, sivjet, apo para fushatës dhe pas fushatës,” tha Artan Hoxha

  • SYRI TV/ Banorët e Dërsnikut me dhe pa prona: Nuk kemi certifikatë pronësie

    SYRI TV/ Banorët e Dërsnikut me dhe pa prona: Nuk kemi certifikatë pronësie

    Janë tokat e tyre, por nuk mund t’i shesin apo t’i zhvillojnë, pasi nuk posedojnë certifikata pronësie. Banorët e fshatit Dërsnik, në Korçë, shprehen se nuk janë të pajisur me dokumentacionin që vërteton ligjërisht pronësinë e tyre. Si pasojë, atyre u janë mohuar edhe subvencionet shtetërore, pasi toka nuk njihet nga autoritetet.

    Një tjetër problem i rëndësishëm që përballen është mungesa e shërbimit shëndetësor. Fshati nuk ka një mjek të përhershëm, çka i detyron banorët të udhëtojnë drejt Voskopit apo qytetit të Korçës edhe për ndihmën më të thjeshtë mjekësore.

    Banorët i bëjnë apel institucioneve për zgjidhje të qëndrueshme të problemeve të tyre, duke theksuar se edhe kur ankohen, nuk marrin asnjë përgjigje apo mbështetje konkrete nga shteti.

  • Përplasi të miturit me skutera, arrestohet shoferi i mjetit/ Disa konflikte pronësie në kryeqytet, të përfshirë disa persona

    Përplasi të miturit me skutera, arrestohet shoferi i mjetit/ Disa konflikte pronësie në kryeqytet, të përfshirë disa persona

    Shoferi, i cili përplasi një ditë më parë dy të miturit në qendër të Tiranës, është vënë në pranga.

    “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, mbi aksidentin rrugor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e qarkullimit rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 41 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, përplasi 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 shtetas të moshave 10, 11 dhe 12 vjeç, të cilët aktualisht janë në spital, në kujdesin e mjekëve“, njofton policia.
    Ndërkohë është raportuar edhe për disa konflikte për pronat, të vilat kanë agravuar deri në përdorimin e dhunës.
    -arrestuan shtetasit P. B., 66 vjeç dhe M. B., 27 vjeçe, si dhe shtetasit G. B., 26 vjeç dhe Gj. B., 59 vjeç, pjesëtarë të 2 familjeve, pasi dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie. Gjatë konfliktit, 26-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasit P. B. dhe M. B., të cilët janë në kujdesin e mjekëve;
    -E. A., 24 vjeç dhe G. A., 29 vjeç, vëllezër, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, me familjen fqinje, në fshatin Vishnje, kanë dëmtuar lehtë, me send të fortë (gur), në këmbë, vajzën 15-vjeçare të kësaj familjeje. Ata gjithashtu kanë goditur punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale dhe shoqërimit në Komisariat;
    Në kërkim është shpallur një 36-vjeçar me iniciale O. N., i cili akuzohet për përndjekje.
    Hetimi ka nisur edhe për një 27-vjeçare me iniciale Xh. N., e cila dyshohet se ka hapur një llogari false në rrjete sociale, nëpërmjet së cilës ka fyer një 32-vjeçare.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Sherr mes dy vëllezërve për pronat, njëri arrestohet dhe tjetri procedohet

    Sherr mes dy vëllezërve për pronat, njëri arrestohet dhe tjetri procedohet

    E pësojnë dy vëllezërit të cilët u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive pronësie.

    Në pranga ka rënë njëri prej tyre, shtetasi V.R., 58 vjeç, ndërsa është proceduar penalisht vëllai i tij, shtetasi me iniciale A.R., 60 vjeç.
    Sipas uniformave blu, 58-vjeçari ka shkelur vendimin e gjykatës, pasi 60-vjeçari ishte i pajisur me urdhër mbrojtje.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin V. R., 58 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 60 vjeç, të dy banues në Orman (vëllezër), pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive pronësie. 58-vjeçari ka shkelur vendimin e gjykatës, pasi 60-vjeçari ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Gjykata e Kukësit ‘pret’ 21-vjeçaren hasjane për vendimin/ Kreu aktin e rëndë ndaj çiftit të bashkëshortëve për…

    Gjykata e Kukësit ‘pret’ 21-vjeçaren hasjane për vendimin/ Kreu aktin e rëndë ndaj çiftit të bashkëshortëve për…

    Pas konfliktit për motive pronësie në fshatin Pla në Has është paraqitur sot në Gjykatën e Kukësit për masën e sigurisë 21-vjeçarja nga Hasi. E reja u arrestua më 7 maj për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Sipas burimeve bëhet me dije se asnjë familjar i saj nuk është i pranishëm.
    Një ditë më parë për këtë konflikt mes dy familjeve pati edhe një viktimë, përktësisht vëllai i 21-vjeçares. Reshit Sallahu, u vra me armë zjarri nga e Ylber Jaku 41- vjeç, i afërm i bashkëshortëve të plagosur. Jaku dyshohet e ka pritur 34-vjeçarin disa metra nga shtëpia, dhe sapo ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën.
    Shkak i këtij konflikti është një rrugë kalimi, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre. Toka ka qenë më parë e ish-ndërmarrjes bujqësore dhe ka qenë pa certifikatë pronësie. Mësohet se një nga nga familjet ka hapur edhe rrugë kalimi vite më parë. Gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre.

  • Dje u konfliktuan, sot u vranë! I riu nga Hasi vret me kallash fqinjin, e gjitha për motive pronësie!

    Dje u konfliktuan, sot u vranë! I riu nga Hasi vret me kallash fqinjin, e gjitha për motive pronësie!

    Foto ilustruese

    HAS- Një vrasje e paralajmëruar ka tronditur sot Hasin! 41-vjeçari Ylber Jaku ka qëlluar për vdekje me armë zjarri, Rushit Callahin. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:40, në fshatin Pla. Shkak për vrasjen është bërë një konflikt që familjet kishin vetëm një ditë më parë. Ditën e djeshme, Policia e Kukësit raportoi se dy familje ishin konfiktuar për motive pronësie. Si pasojë e përplasjes, të lënduar mbetën një çift bashkëshortësh. Për të njëjtën ngjarjes, sot Policia njoftoi se kishte vendosur në pranga një 21-vjeçare, e motra e viktimës, e cila kishte plagosur me mjete të forta prindërit e moshuar të autorit të vrasjes së sotme. 21-vjeçarja e identifikuart si Artjola Sallahu, u vendos në pranga për akuzat: “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”; ndërsa dy të moshuarit e familjes Jaku, Agim dhe Vera përfunduan në spital, por jashtë rrezikut për jetën. 
    “Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen: A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë). Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme,”-bëri me dije Policia.
    Por edhe pse një person u vendos në pranga, konflikti duket se nuk u mbyll me aq. Pasditen e sotme, Ylber Jaku ka marrë armën e zjarrit, tip kallashnikov dhe ka shtënë mbi fqinjin e tij duke i marrë jetën në vend. 34-vjeçari u gjet pa shenja jete brenda makinës së tij. 
    “Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes,”-njofton Policia.
    Aktualisht, autori 41-vjeçar është vendosur në pranga, ndërkohë që uniformat blu kanë gjetur edhe armën e krimit./ZËRI

  • Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Has, dyshohet për motive pronësie

    Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Has, dyshohet për motive pronësie

    Has/Informacion paraprak
    Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie
    Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.
    Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.
    Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
    /vizionplus.tv

  • Emri/ Vritet me automatik 34-vjeçari në Has, shkak konflikte pronësie

    Emri/ Vritet me automatik 34-vjeçari në Has, shkak konflikte pronësie

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në Has.

    Dyshohet se një konflikt mes dy familjeve që prej ditës së djeshme ka vazhduar edhe sot, duke lënë një person të vrarë.
    Gazetarja Dorjana Bezat mëson se viktimë ka mbetur Rushit Callahi. Konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie.
    Autori i kësaj ngjarjeje është Ylber Jaku, i cili është arrestuar nga policia.
    “Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie
    Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.
    Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.
    Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.”-njofton policia.

    Top Channel

  • Vrasja në Has, vijim i sherrit të një dite më parë, shkak pronat

    Vrasja në Has, vijim i sherrit të një dite më parë, shkak pronat

    “Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen:
    A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë). Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë të një dite më parë.

    Top Channel