Ndërsa Shqipëria vazhdon të zhvillojë tregun e saj të pasurive të paluajtshme, ndryshime të rëndësishme në tatimin mbi pronën që do të hyjnë në fuqi në vitin 2026. Pronarët me më shumë se dy prona do të përballen me norma të rritura, duke lëvizur nga taksa minimale e pronës me një çmim fiks për metër katror që zbatohet aktualisht, te një taksë prone në përqindje me vlerën e pronës në treg. Ky taksim I ri është në bazë edhe të këshillimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
I ftuar në studion e emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH 1, eksperti i taksave Edvin Stefani sqaroi se për pronën e parë nuk do të ketë ndryshime të mëdha nëse përdoret diapazoni më i vogël, por në rastin e pronës së dytë, pritet një dyfishim i taksës. Megjithatë, ai theksoi se ende mbetet për t’u diskutuar nëse do të vendoset një kufi më i lartë për tatimin mbi pronën.
“Ligji ka si objektiv kryesor të taksojë pronat e dyta, është propozuar një rritje e ngarkesës nga dyfishim deri në katër fishim të ngarkesës por ndërkohë është zvogëluar baza e tatueshme e pronës së parë. Nëse do ti referohemi diapazonit më të vogël nuk do të kemi ndryshime për shtëpinë e parë por nëse do ti referohemi diapazonit më të lartë atëherë do të kemi dyfishim të shtëpisë së dytë. A do të vendoset kufiri më i lartë apo jo kjo mbetet për tu diskutuar“, tha eksperti.
Eksperti i taksave Edvin Stefani shpjegoi më tej detajet që lidhen me ndikimin real të këtij sistemi të ri tatimor mbi qytetarët, veçanërisht ata që zotërojnë më shumë se një pronë.
Ai theksoi se stimuli financiar për pronarët aktualisht është i ulët dhe për këtë arsye mbështet uljen e taksës për shtëpinë e parë dhe rritjen graduale për shtëpitë e dyta dhe të treta.
“Një individ i cili ka 5-6 apartamente taksa e pronës i referohet pronarit të apartamenteve, taksën e paguan pronari dhe jo qiramarrësi. Është e vërtet që stimuli financiar është i vogël dhe jam pro reduktimit të taksës për shtëpinë e parë dhe rritje të tarifës për shtëpinë e dytë dhe të tretë. Duhet saktësuar se nëse një apartament lëshohet me qera për një biznes, biznesi nuk paguan por është pronari i apartamentit që paguan dhe nuk ka taksim të dyfishtë. Pronat në Shqipëri taksohen në momentin e lindjes së saj me 11% të vlerës dhe në fakt është një vlerë e madhe, është taksa kur shitet shtëpia e cila është çmim për metër katror dhe me pas është taksa për përdorimin. Efektet duhet të ishin që çmimet kur ndërtohet apartamenti taksa e ndikimit infrastrukturor duhet të jetë më e vogël sepse kjo mund të shihet si një ndër shkaktarët e rritjeve të çmimeve”, tha Stefani.
Tag: pronës
-

Tatimi i ri mbi pronën: Rritje për shtëpitë e dyta, lehtësim për të parën
-

Basha: Pa zgjidhur çështjen e pronës, do jemi një ekonomi primitive
Lulzim Basha i shoqëruar nga kandidati për deputet Rajmond Dervishi, ishin në një takim me inxhinierë dhe banorë të Vorës ku diskutuan për problemin e pronave. Basha tha se Shqipëria është i vetmi vend që pasi ra regjimi komunist, nuk ka zgjidhur ende këtë problem. ”Kur ti s’ke letrat e pronës, ti nuk shkon dot në bankë e t’i thuash kjo është prona ime, më jep një hua. Dhe përgjegjësinë më të madjhe për këtë e kemi ne. Sepse pronat me të vërtetë i sekuestroi regjimi komunist, po kudo ku erdhi në pushtet e djathta, apo një forcë anti-komuniste, gjëja e parë që bëri, i riktheu pronat pronarëve”,-tha Basha.
Pjesë nga deklarataNëse problemi kryesor i këtij vendi dhe që diferencon totalisht me Kosovën dhe me shqiptarët kudo tjetër që jetojnë, në Maqedoninë e Veriut dhe kudo tjetër për fat të keq, është problemi i pronësisë. Nuk kanë çertifikatat e pronësisë as të apartamenteve të tyre dhe as mbi shtëpive të tyre, as mbi troje, as mbi tokë. E para e punës që do të thotë lundrojnë në pasiguri të përditshme e të përnatshme prej 35 vitesh se nesër pasnesër me i ndodh diçka, të thonë s’është prona jote dhe ti s’ke asnjë mundësi për ta provuar që është prona jote. E dyta ka të bëjë me zhvillimin ekonomik.
Kur ti s’ke letrat e pronës, ti nuk shkon dot në bankë e t’i thuash kjo është prona ime, më jep një hua. Dhe përgjegjësinë më të madjhe për këtë e kemi ne. Sepse pronat me të vërtetë i sekuestroi regjimi komunist, po kudo ku erdhi në pushtet e djathta, apo një forcë anti-komuniste, gjëja e parë që bëri, i riktheu pronat pronarëve. Në Çeki kjo nodhi brenda një viti, në 92-in ishin kry të gjitha.
E fundit që e ka kry ka qenë Kroacia dhe atë e ka zgjidh brenda 2008-ës me një formulë që është ë përshtatshme edhe për Shqipërinë.
Zgjidhje të menjëhershme, pa burokraci;
Kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë;
Kompensim me vlerë tregu ku është zënë;
Lëshim të obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës;
Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis, secili mban atë që ka.
Si kryhet? Prandaj iu referova modelit kroat. I thua, kjo tokë është e jotja, ta kanë zënë, por vlera e kësaj toke është 1 milion euro. Ja ku e ke titullin, 1 milion euro të njihen tani, ndërkoh për 20 vite do të marrësh nga 50 mijë euro në vit. Ti e merr titullin dhe thua, dakord çdo vit do të marrë nga 50 mijë euro, se aq është vlera e tokës, ose siç e kam titullin, shkoj në bankë dhe i them: ja ku kam një oblikacion shtetëror që njihet nga buxheti i shtetit detyrimin për të më paguar shumën prej 1 milion euro, që është prona ime që ma kanë zaptuar ndër vite.
E merr, e shet me një vlerë tregu, ose e mer vit për vit 1/20-ën, pra e zgjidh problemin. Në këtë moment që ti e ke zgjidhur problemin, sepse e ke marrë kompensimin e asaj që të është zënë me vlerë tregu dhe këta që e kanë zënë nuk janë më në pasiguri, sepse këtyre iu çertifikohet prona. Dhe si ti, si këta jeni në treg financiar, kaq e thjesht është. Por po su bë kjo reformë, ne do vazhdojmë të jemi një ekonomi primitive, çfarëdo që të ndodh. -

Basha: Pa zgjidhur çështjen e pronës, Shqipëria mbetet një ekonomi primitive. Programi i Koalicionit Euroatlantik i…
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidati për deputet Rajmond Dervishi, ishin në një takim me inxhinierë dhe banorë të Vorës ku diskutuan për problemin e pronave.
Në bisedën me të pranishmit, ai tha se Shqipëria është i vetmi vend që pasi ra regjimi komunist, nuk ka zgjidhur ende këtë problem, dhe pas 35 vitesh shqiptarët nuk kanë siguri për pronën e tyre. Sipas tij, kjo ka ndikuar shumë edhe në ngecjen e zhvillimit ekonomik të vendit.
Basha më tej tha se Koalicioni Euroatlantik në programin tij parashikon që ky problem të ketë zgjidhje të menjëhershme, pa burokraci, kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë, lëshim të obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës, regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis, secili mban atë që ka.
Në këtë formë, ai shprehet se prona është në treg financiar për të dyja palët, ndërsa tha se pa u bë kjo reformë, Shqipëria do të vijojë të ketë një ekonomi primitive.
“Nëse problemi kryesor i këtij vendi dhe që diferencon totalisht me Kosovën dhe me shqiptarët kudo tjetër që jetojnë, në Maqedoninë e Veriut dhe kudo tjetër për fat të keq, është problemi i pronësisë. Nuk kanë çertifikatat e pronësisë as të apartamenteve të tyre dhe as mbi shtëpive të tyre, as mbi troje, as mbi tokë. E para e punës që do të thotë lundrojnë në pasiguri të përditshme e të përnatshme prej 35 vitesh se nesër pasnesër me i ndodh diçka, të thonë sështë prona jote dhe ti s’ke asnjë mundësi për ta provuar që është prona jote. E dyta ka të bëjë me zhvillimin ekonomik. Kur ti s’ke letrat e pronës, ti nuk shkon dot në bankë e t’i thuash kjo është prona ime, më jep një hua. Dhe përgjegjësinë më të madjhe për këtë e kemi ne. Sepse pronat me të vërtetë i sekuestroi regjimi komunist, po kudo ku erdhi në pushtet e djathta, apo një forcë anti-komuniste, gjëja e parë që bëri, i riktheu pronat pronarëve. Në Çeki kjo nodhi brenda një viti, në 92-in ishin kry të gjitha.
E fundit që e ka kry ka qenë Kroacia dhe atë e ka zgjidh brenda 2008-ës me një formulë që është ë përshtatshme edhe për Shqipërinë.Zgjidhje të menjëhershme, pa burokraci;
Kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë;
Kompensim me vlerë tregu ku është zënë;
Lëshim të obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës;
Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis, secili mban atë që ka.Si kryhet? Prandaj iu referova modelit kroat. I thua, kjo tokë është e jotja, ta kanë zënë, por vlera e kësaj toke është 1 milion euro. Ja ku e ke titullin, 1 milion euro të njihen tani, ndërkoh për 20 vite do të marrësh nga 50 mijë euro në vit. Ti e merr titullin dhe thua, dakord çdo vit do të marrë nga 50 mijë euro, se aq është vlera e tokës, ose siç e kam titullin, shkoj në bankë dhe i them: ja ku kam një oblikacion shtetëror që njihet nga buxheti i shtetit detyrimin për të më paguar shumën prej 1 milion euro, që është prona ime që ma kanë zaptuar ndër vite. E mer, e shet me një vlerë tregu, ose e mer vit për vit 1/20-ën, pra e zgjidh problemin. Në këtë moment që ti e ke zgjidhur problemin, sepse e ke marrë kompensimin e asaj që të është zënë me vlerë tregu dhe këta që e kanë zënë nuk janë më në pasiguri, sepse këtyre iu çertifikohet prona. Dhe si ti, si këta jeni në treg financiar, kaq e thjesht është. Por po su bë kjo reformë, ne do vazhdojmë të jemi një ekonomi primitive, çfarëdo që të ndodh” – tha ndër të tjera Basha.
-

‘Do të zgjidhim çështjen e pronës’, Këlliçi premton rritje pagash dhe vendosjen e minimumit jetik
Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi një takim me qytetarët në Pazarin e Ri, duke theksuar se problemet që përballen banorët janë të përbashkëta në të gjithë vendin: jeta e shtrenjtë, pagat e ulëta dhe çështja e pronës.
Në fjalën e tij, Këlliçi premtoi se programi i Partisë Demokratike është konkret dhe i zbatueshëm, duke i siguruar qytetarët se ndryshimi do të nisë shpejt pas zgjedhjeve.
Ai prezantoi “Paketën e Dhembshurisë”, që do të hyjë në fuqi brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, dhe do të përfshijë: minimum jetik prej 200 euro, pagë minimale 500 euro dhe pagë mesatare 1200 euro.
Për çështjen e pronës, Këlliçi u zotua se do të zgjidhet përmes praktikave më të mira të kompensimit dhe me ligjshmëri të plotë, për t’i dhënë fund kalvarit shumëvjeçar që po përjetojnë mijëra qytetarë. -

PD: Do të ulim taksën e pronës për emigrantët në 2%
Akil Kraja ekspert ekonomie pranë Partisë Demokratike thotë se forca politike ku ai bën pjesë ka në fokus kthimin e emigrantëve në vend.
Që kjo të ndodhi, PD ka bërë pjesë të programit, lehtësitë fiskale që do të zbatojë në rast se vjen në qeveri. Sipas tij, fokus kryesorë është përjashtimi nga taksat për 5 vite
“Ne duam që të krijojmë kushtet e duhura që një emigrant të vij dhe të investojë i lirë në treg. Ne duam që tregu të jetë i lirë dhe jo të monopolizohet nga ministrat apo deputete me statuse të investitorit strategjik. Ndaj cdo emigrant që ka një plan biznesi në cdo sektor do të jetë i lirë të vjë dhe investoje duke u përjashtuar nga taksat në pesë vitet e para”, -tha Kraja në E-ZONE.Paralelisht me ketë premtim, PD thotë se një tregu i pronave është në ngërç për shkak të taksave të latra. Mijëra emigrantë nuk i shesin dot banesat e tyre pasi taskat që duhet të paguajnë janë të larta.
“Sot të shesë një prona paguan 15% tatim fitim. Një taksë që ka bllokuar shitjet dhe rëndon padrejtësisht në çmimin final të pronës.
Ndaj ne do të ulim këtë taksë në 2 % për ti dhënë më shumë frymarrje tregut, jo vetëm për emigrantët që duan të shesin pornat e tyre por edhe për qytetarët”, u shpreh eksperti i PD.
Sipas Krajës, PD do të zgjerojë zyrat e konsulltave në botë për ti ardhur në ndihmë me shërbim komunitetit shqiptar, ndërsa për çdo mësues që mban gjall gjuhën shqipe jashtë vendit, do të ketë mbështetje financiare. -

Paketa e Maleve, Rama: Regjistrimi i pronës bëhet pas investimit. 500 aplikantët e parë, zero taksa për 10 vite
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë që synon të nxjerrë në pah mundësitë për zhvillimin e agroturizmit dhe turizmit malor në Shqipëri. Rama tha se ky ligj ka si qëllim të ofrojë mbështetje për ata që duan të rikthehen në tokat e të parëve, duke krijuar mundësi të reja ekonomike për familjet e tyre.
500 aplikantët e parë që do të përfitojnë nga ky program do të kenë mundësinë të zhvillojnë projekte agroturizmi dhe agropërpunimi në territoret malore, pa asnjë lloj takse për 10 vjet.
“Ligji “Paketa e Maleve” synon të kapërcejë pengesat e panumërta në zhvillimin e pronës në territoret malore, posaçërisht në ato raste ku pronarët e ligjshëm kanë këmbëngulur që toka t’u njihet e ndarë siç janë dakordësuar më njeri-tjetrin në kufijtë e përcaktuar nga të parët e tyre. Paketa e Maleve nuk është një paktë që adreson çështjet e pronës në tërësi, por adreson ëndrrën dhe dëshirën për t’u kthyer te toka e të parëve dhe për të investuar aty. 500 aplikantët e parë kur të hapet thirrja do kenë 10 vite pa asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit, përveç sigurimeve shoqërore e shëndetësore për punonjësit e tyre, por nuk do ketë taksa e TVSH. Thirrja do hapet në momentin kur bashkitë të kenë depozituar në Këshillin e Ministrave hartat ku do të bëhen këto zhvillime. Kjo është një iniciativë që nuk e ka asnjë vend dhe besoj se ja vlen. Kjo është vetëm për 500 aplikantët e parë, ndërsa të tjerët do të kenë barrën fiskale siç e kanë të gjithë të tjerët. Kemi ngritur Bankën Zhvillimore që do të nxit financimin dhe zhvillimin e atyre projekteve që mund të kenë një risk më të lartë apo kanë nevojë për shumë kohë për t’u bërë më interesant për bankën”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se ky ligj ka për qëllim të kapërcejë pengesat që kanë penguar zhvillimin e pronës në këto zona, duke mundësuar regjistrimin e pronave nga ata që nuk kanë dokumente pronësie, por janë posedues të ligjshëm. Ai shtoi se regjistrimi i pronës do të mundësohet vetëm pas përfundimit të investimeve.
“Logjika e kësaj pakete është që pronarëve, që quhen posedues faktik, nuk kanë me letra dokumentet e pronësisë të regjistruar por duan të investojnë në atë tokë. Investuesi nga këshilli bashkiak merr një leje zhvillimore dhe më pas në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë regjistron pronën duke paguar vetëm 1 euro. Regjistrimi i pronës bëhet vetëm kur përfundon investimi, nuk mund ta marrësh dhe ta regjistrosh pa bërë gjë. Çdo gjë që lind më pas në fazën e një konflikti mbi atë pronë është barrë e shtetit. Kemi situatën në Theth, ku janë bërë zhvillime pa leje dhe nuk është prodhuar konflikt pasi palët janë dakordësuar mes tyre për kufijtë e të parëve. Kjo tregon se mjafton syri i këshillit bashkiak për të verifikuar nëse jemi në kushtet të një trashëgimtari të ligjshëm të asaj prone apo në kushtet e një mundësie për konflikt.
Rama tha se, për këta investues që përfitojnë nga “Paketa e Maleve”, do të ketë një linjë financimi prej 250 milionë euro nga Banka e Shqipërisë me garanci shtetërore, që mund të përdoret për zhvillimin e projekteve në zonat malore.
“Për këtë arsye kemi vënë një linjë financimi nga Banka e Shqipërisë prej 250 mln euro me garanci nga shteti që kush dëshiron mund ta përdorë për agroturizëm, agropërpunim etj. në territoret rurale dhe malore të vendit”, tha Rama.