Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për problematikën e lartë me titujt e pronësisë dhe proceset e gjata gjyqësore.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria ka një indeks prej 0.80 (ku 0 është vlera më e ulët dhe 1 më e larta) për të drejtën e pronës, një nivel që mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, e cila qëndron rreth 0.93.
Indeksi vlerëson forcën dhe sigurinë e sistemit të pronësisë që një vend ofron, që nga mbrojtja ligjore e pronarëve dhe investitorëve, deri te funksionimi i tregut të pronave dhe qartësia e regjistrave publikë.
Në rastin e Shqipërisë, ky rezultat tregon se e drejta e pronës mbetet një nga pikat më të brishta të sistemit ligjor dhe institucional.
Problemet historike me titujt e pronësisë, fragmentimi i regjistrave, proceset e gjata gjyqësore dhe mungesa e transparencës në verifikimin e dokumenteve vazhdojnë të pengojnë krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për pronën private.
Përpjekjet për digjitalizimin e sistemit kadastral dhe unifikimin e të dhënave përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë sjellë disa përmirësime, por ritmi i reformës mbetet i ngadaltë dhe ende i pamjaftueshëm.
Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria qëndron pak më dobët se Maqedonia e Veriut (0.81) dhe pak më poshtë se Bosnja e Hercegovina (0.82).
Serbia dhe Mali i Zi, me vlera përkatësisht 0.88 dhe 0.90, janë përmirësuar ndjeshëm falë digjitalizimit të regjistrave të pronës dhe forcimit të mekanizmave gjyqësorë për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve.
Kjo tregon se vendet që kanë ndërmarrë reforma institucionale të qëndrueshme dhe kanë investuar në transparencë, kanë arritur rezultate më të larta në këtë indeks.
Në anën tjetër, vendet e Bashkimit Europian mbeten shumë më përpara.
Gjermania (0.97), Islanda (0.96) dhe Spanja (0.95) përfaqësojnë standardin më të lartë të sigurisë ligjore dhe administrimit të pronës, ku çdo transaksion është i gjurmueshëm, i mbështetur në teknologji të avancuar dhe me garanci të plotë nga sistemi gjyqësor.
Kjo distancë prej afro 15 deri në 20 pikë përqindje midis Shqipërisë dhe vendeve europiane tregon për nevojën e thellimit të reformave ligjore dhe institucionale në fushën e pronësisë.
Indeksi i Bankës Botërore përfshin të drejtën për të fituar, poseduar, trashëguar dhe shitur pronë private, përfshirë tokën.
Kufizimet mbi të drejtat e pronës mund të vijnë nga shteti, i cili mund t’i kufizojë ligjërisht ose të mos i zbatojë ato; nga ligjet dhe praktikat zakonore; apo nga normat fetare dhe shoqërore./Monitor
Tag: pronës
-

Shqipëria dhe Portugalia, ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
-

2024, Shqipëria dhe Portugalia, ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për problematikën e lartë me titujt e pronësisë dhe proceset e gjata gjyqësore.Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria ka një indeks prej 0.80 (ku 0 është vlera më e ulët dhe 1 më e larta) për të drejtën e pronës, një nivel që mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, e cila qëndron rreth 0.93.Indeksi vlerëson forcën dhe sigurinë e sistemit të pronësisë që një vend ofron, që nga mbrojtja ligjore e pronarëve dhe investitorëve, deri te funksionimi i tregut të pronave dhe qartësia e regjistrave publikë.Në rastin e Shqipërisë, ky rezultat tregon se e drejta e pronës mbetet një nga pikat më të brishta të sistemit ligjor dhe institucional.Problemet historike me titujt e pronësisë, fragmentimi i regjistrave, proceset e gjata gjyqësore dhe mungesa e transparencës në verifikimin e dokumenteve vazhdojnë të pengojnë krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për pronën private.Përpjekjet për digjitalizimin e sistemit kadastral dhe unifikimin e të dhënave përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë sjellë disa përmirësime, por ritmi i reformës mbetet i ngadaltë dhe ende i pamjaftueshëm.Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria qëndron pak më dobët se Maqedonia e Veriut (0.81) dhe pak më poshtë se Bosnja e Hercegovina (0.82).Serbia dhe Mali i Zi, me vlera përkatësisht 0.88 dhe 0.90, janë përmirësuar ndjeshëm falë digjitalizimit të regjistrave të pronës dhe forcimit të mekanizmave gjyqësorë për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve.Kjo tregon se vendet që kanë ndërmarrë reforma institucionale të qëndrueshme dhe kanë investuar në transparencë, kanë arritur rezultate më të larta në këtë indeks.Në anën tjetër, vendet e Bashkimit Europian mbeten shumë më përpara.Gjermania (0.97), Islanda (0.96) dhe Spanja (0.95) përfaqësojnë standardin më të lartë të sigurisë ligjore dhe administrimit të pronës, ku çdo transaksion është i gjurmueshëm, i mbështetur në teknologji të avancuar dhe me garanci të plotë nga sistemi gjyqësor.Kjo distancë prej afro 15 deri në 20 pikë përqindje midis Shqipërisë dhe vendeve europiane tregon për nevojën e thellimit të reformave ligjore dhe institucionale në fushën e pronësisë.Indeksi i Bankës Botërore përfshin të drejtën për të fituar, poseduar, trashëguar dhe shitur pronë private, përfshirë tokën.Kufizimet mbi të drejtat e pronës mund të vijnë nga shteti, i cili mund t’i kufizojë ligjërisht ose të mos i zbatojë ato; nga ligjet dhe praktikat zakonore; apo nga normat fetare dhe shoqërore./ B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për problematikën e lartë me titujt e pronësisë dhe proceset e gjata gjyqësore.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria ka një indeks prej 0.80 (ku 0 është vlera më e ulët dhe 1 më e larta) për të drejtën e pronës, një nivel që mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, e cila qëndron rreth 0.93.
Indeksi vlerëson forcën dhe sigurinë e sistemit të pronësisë që një vend ofron, që nga mbrojtja ligjore e pronarëve dhe investitorëve, deri te funksionimi i tregut të pronave dhe qartësia e regjistrave publikë.
Në rastin e Shqipërisë, ky rezultat tregon se e drejta e pronës mbetet një nga pikat më të brishta të sistemit ligjor dhe institucional.
Problemet historike me titujt e pronësisë, fragmentimi i regjistrave, proceset e gjata gjyqësore dhe mungesa e transparencës në verifikimin e dokumenteve vazhdojnë të pengojnë krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për pronën private.
Përpjekjet për digjitalizimin e sistemit kadastral dhe unifikimin e të dhënave përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë sjellë disa përmirësime, por ritmi i reformës mbetet i ngadaltë dhe ende i pamjaftueshëm.
Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria qëndron pak më dobët se Maqedonia e Veriut (0.81) dhe pak më poshtë se Bosnja e Hercegovina (0.82).
Serbia dhe Mali i Zi, me vlera përkatësisht 0.88 dhe 0.90, janë përmirësuar ndjeshëm falë digjitalizimit të regjistrave të pronës dhe forcimit të mekanizmave gjyqësorë për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve.
Kjo tregon se vendet që kanë ndërmarrë reforma institucionale të qëndrueshme dhe kanë investuar në transparencë, kanë arritur rezultate më të larta në këtë indeks.
Në anën tjetër, vendet e Bashkimit Europian mbeten shumë më përpara.
Gjermania (0.97), Islanda (0.96) dhe Spanja (0.95) përfaqësojnë standardin më të lartë të sigurisë ligjore dhe administrimit të pronës, ku çdo transaksion është i gjurmueshëm, i mbështetur në teknologji të avancuar dhe me garanci të plotë nga sistemi gjyqësor.
Kjo distancë prej afro 15 deri në 20 pikë përqindje midis Shqipërisë dhe vendeve europiane tregon për nevojën e thellimit të reformave ligjore dhe institucionale në fushën e pronësisë.
Indeksi i Bankës Botërore përfshin të drejtën për të fituar, poseduar, trashëguar dhe shitur pronë private, përfshirë tokën.
Kufizimet mbi të drejtat e pronës mund të vijnë nga shteti, i cili mund t’i kufizojë ligjërisht ose të mos i zbatojë ato; nga ligjet dhe praktikat zakonore; apo nga normat fetare dhe shoqërore./ B.Hoxha, Monitor -

Sigurimi i detyrueshëm i pronës nga fatkeqësitë natyrore pritet të bëhet ligj në Shqipëri
Sigurimi i detyrueshëm i pronës nga fatkeqësitë natyrore pritet të bëhet ligj në Shqipëri
Qeveria shqiptare po përgatitet të vendosë me ligj sigurimin e detyrueshëm të banesave dhe bizneseve ndaj fatkeqësive natyrore, një skemë që pritet të ndryshojë mënyrën se si përballohen dëmet nga tërmetet, përmbytjet apo zjarret. Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në Europë pa një ligj të tillë, duke theksuar se “të gjithë duhet të përfshihen” në sigurimin ndaj fatkeqësive, përfshirë shtëpitë dhe bizneset.
Nga ana e qeverisë thuhet se zjarret e kësaj vere dhe përmbytjet e dimrit kanë nxjerrë qartazi pamundësinë e shtetit për të përballuar çdo dëm të madh financiar. Qeveria argumenton se sigurimi i detyrueshëm do të shmangë krizën buxhetore pas katastrofave, ashtu siç ndodhi pas tërmetit të vitit 2019, kur u desh ndërhyrja e donatorëve ndërkombëtarë.
Megjithatë, kjo nismë po ngjall shqetësim tek qytetarët, të cilët prej vitesh përballen me rritje çmimesh dhe kosto të papërballueshme jetese. Futja e një pagese të re vjetore për sigurimin e pronës shihet nga shumë familje si barrë shtesë, në një kohë kur faturat e energjisë, ujit dhe taksave vendore janë rritur ndjeshëm.
Drafti, i hartuar me Bankën Botërore, parashikon krijimin e një “Fondi për Tërmetet”, që do të përcaktojë primin e sigurimit dhe do të propozojë tarifat që më pas miratohen nga Këshilli i Ministrave. Kontratat do të jenë vjetore dhe detyrimi zbatohet për çdo pronar apo përdorues të një pasurie, qoftë individ, subjekt privat apo institucion publik.
Skema e sigurimit do të mbulojë vetëm dëmet materiale të godinës, ndërsa përjashton:
– dëmet trupore,
– dëmet morale apo jopasurore,
– pajisjet dhe mobiljet brenda banesës,
– kostot e pastrimit të mbetjeve pas shkatërrimit.
Familjet me vështirësi ekonomike pritet të mbështeten nga shteti, por ende nuk ka sqarime se si do të identifikohen dhe përzgjidhen për përfitim.
Shqipëria ka një histori të dobët të sigurimeve private, ku shumica e familjeve mbështeten vetëm te kompensimi shtetëror pas fatkeqësive. Kalimi drejt një skeme të detyrueshme mund të jetë i vështirë pa garanci të qarta se qytetarët nuk do të paguajnë thjesht edhe një faturë tjetër, pa përfitim real.
Ky ligj pritet të hapë debat të gjerë publik: a është ky një hap drejt mbrojtjes së pronës, apo një detyrim që rëndon më tej ekonominë familjare?
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Myftinia dhe Kisha Ortodokse në Shkodër akuza shtetit për ndërtimin e kullës “Rozafa Tower”: Grabitje flagrante
Ndërtimi i kullës në qendër të qytetit të Shkodrës, ka bërë bashkë në një takim drejtuesit e Myftinisë Shkodër dhe Kishës Ortodokse Shkodër, të cilët e kanë kundërshtuar këtë vendim, duke hedhur akuza të rënda në drejtim të shtetit.
Në reagimin e tyre për mediat, myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, thekson se nuk kanë dijeni për ndërtimin e kullës, pasi janë të angazhuar në gjyqe të cilat i kanë fituar.
“Thërrasim drejt respektimit të pronës. Nuk tërhiqemi pa fituar të drejtën tonë. Jemi në pozitën e atij që lufton me atë që ka në dorë. Kemi të bëjmë me rigrabitje të pronës tonë dhe këtë e lejon shteti”- theksoi Sytari.
Ndërkohë At Aleksandër Petani ka hedhur akuza të rënda në drejtim të shtetit, që sipas tij feja dhe prona po grabiten, ndërkohë që janë në gjyqe prej 35 vitesh.
“Jemi 35 vitë në gjyqe, jemi lodhur aq shumë. Feja dhe prona po grabiten nga njerëz që nuk i njohim. Gjykata kushtetuese na ka dhënë të drejtë”, u shpreh Petani.
Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari deklaroi se “Dekadat e fundit kemi një problem të madh, të cilin e ndjekim sesi zhvillohet. Institucionet nuk i japin zgjidhje problemit të pronës tek hotel “Rozafa”. Nuk kemi dijeni për ndërtimin e kullës. Kjo është e papranueshme. Jemi të angazhuar në gjyqe dhe shkresa të ndryshme. Kemi fituar gjyqet.
Më vjen keq që elementë të caktuar të qytetit e përdorin këtë situatë për të mbjellë urrejtje fetare.Thërrasim drejt respektimit të pronës. Nuk tërhiqemi pa fituar të drejtën tonë.
Jemi në pozitën e atij që lufton me atë që ka në dorë. Kemi të bëjmë me rigrabitje të pronës tonë dhe këtë e lejon shteti. Sot në zemër të Shkodrës po ndodh grabitje flagrante. 35 vite pas rënies së komunizmit dhe shihni çfarë flasim sot. Protestë? Çdo gjë në kohën e vetë, ka më shumë se protesta, brenda kuadrit ligjor.
Gjithashtu, At Aleksandër Petani u shpreh se “Në qytetin tonë po ndodhin gjëra që na vrasin shumë.Jemi 35 vitë në gjyqe, jemi lodhur aq shumë. Feja dhe prona po grabiten nga njerëz që nuk i njohim. Gjykata kushtetuese na ka dhënë të drejtë.” -

“Vrasja e gjyqtarit, një akt i tmerrshëm”/ Seanca parlamentare, reagon Shehaj: E kanë falur me firmën e Edi Ramës
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj gjatë një prononcimi për mediat jashtë Kuvendit, ka deklaruar se vrasja në sallën e gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja është një akt i tmerrshëm që godet themelet e shtetit shqiptar.
Po ashtu ai tha se pronat janë problemi kryesor i shqiptarëve. Teksa më tej shtoi se e drejta e pronës, iu është hequr qytetarëve për shkak të ligjit 7501. Ndërsa në fund i bëri thirrje qytetarëve që të këmbëngulin për pronat e tyre.
Deklarata e plotë:
Është seanca e shtatë që mblidhet Parlamenti dhe iu mohohet e drejta e fjalës deputetëve. Ndodhi përsëri dhe sot gjetën një pretekst për të mbyllur seancën dhe për të mohuar të drejtën e fjalës për deputetë të zgjedhur nga qytetarë shqiptarë.
Ajo që ndodhi vrasja e djeshme e gjyqtarit në sallën e gjyqit është një akt i tmerrshëm që godet themelet e shtetit shqiptar. Por ne nuk mund të harrojmë që ka një problem të madh që shqetëson pothuajse çdo qytetar shqiptar që është prona, problemi i pronës.
E ndërkohë që flitet vetëm për një aspekt nuk flitet për problemin kryesor. Është normale sepse problemet e pronës, mohimi i të drejtës së pronës 35 vjeçare buron pikërisht nga ky parlament.
Pjesa më e madhe e deputetëve që ulen në Parlamentin e Shqipërisë nuk kanë probleme me pronat, i kanë zgjidhur problemet e tyre me pronën. Atyre askush nuk i ka rënë në qafë.
Ndryshe nga çfarë i ka ndodhur çdo qytetari shqiptar pothuajse, të cilit i është mohuar e drejta e pronës dhe nuk iu është mohuar e drejta e pronës për paaftësi, por qëllimisht duke nisur nga ligji famëkeq i 7501 e deri tek ligjet që aktualisht po bëjnë si ligjet e fundit, ligji për investimet strategjike, ligji i famshëm gjoja paketa e maleve që nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë për të rrëmbyer pronat nga qytetarët nga pronarët legjitimë.
Kjo po ndodh e ne duhet të flasim për problemet e qytetarëve shqiptarë që janë prona e drejta e pronës.
Pavarësisht kësaj padrejtësie, unë i ftoj të gjithë të mos të dorëzohen, e drejta e pronës është e drejtë që nuk mund të mohohet. Të vazhdojnë të ngulin këmbë pavarësisht vështirësive, pavarësisht padrejtësive. Dhe ne për këtë do punojmë dhe në Parlament. Dhe Parlamenti këtë duhet të bëjë, të japë zgjidhje, nuk është kurrë vonë për zgjidhje.
Mjaft më me gënjeshtra që nuk zgjidhet, nuk zgjidhet. E thonë se duan të vazhdojnë t’i vjedhin, t’i vjedhin siç kanë bërë me ligjin për investimet strategjike dhe me ligjin për paketën e maleve.
Imagjinoni para disa ditësh e kanë falur Portin e Pashalimanit një investitori, e kanë falur me firmën e Edi Ramës. Nuk ka pronarë ajo tokë? Nuk ka patur pronarë ajo tokë?
Ka por këta nuk ia kanë dhënë atij sepse e kanë përdorur si plaçkë, të njëjtën gjë kanë bërë në gjithë bregdetin e Shqipërisë. Të njëjtën gjë po bëjnë dhe duan të bëjnë edhe në zonat malore. -

“Po grabiten toka me VKM të manipuluara”/ Denoncimi i PD, ndaj qeverisë: Rrëmbehen pronat e qytetarëve
Partia Demokratike ka denoncuar një rast ku pretendojnë se është shkelur e drejta e pronës nga ana e Bashkisë Kamëz.
Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja Genta Vangjeli ka bërë të ditur shqetësimin e ngritur nga qytetari Xhemal Agolli, i cili, ndonëse posedon certifikatën e pronësisë dhe dokumentacionin zyrtar kadastral, është përballur me një rast ku Bashkia Kamëz, pretendon pronësinë mbi tokën e tij.
Deklarata e plotë:
Xhemal Agolli ju drejtua PD për të sjellë zë për pretendimin e tij lidhur me mohimin e të drejtës së pronës nga bashkia Kamëz. Zotëria si pronar i ligjshëm i pajisur me certifikatë pronësie dhe planin e rilevimit sipas hartës kadastrale referente, denoncoi përballjen e tij me një akt arbitrar të Bashkisë Kamëz, e cila ka vendosur një tabelë në pronën e tij duke e shpallur atë si pronë të bashkisë.
Në përgjigje të ankesës së Agolli, me anë të shkresës së saj datë 24 Shtator, bashkia Kamëz thekson se referuar dokumentacionit bashkëlidhur paraqitur nga ankimuesi, rezulton se pasuria për të cilën ai disponon dokumentin e pronësisë pozicionohet grafikisht mbi pasurinë e certifikuar në emër të bashkisë Kamëz.
Në këto kushte Agolli i kërkohet të saktësojë dhe azhornojë hartën kadastrale. Bashkia Kamëz citon se pronësia e saj mbi pasurinë buron nga VKM nr. 775, datë 05.09.2013 ‘Për miratimin e listës përfundimtare të pronave që transferohen në pronësi të bashkisë Kamëz dhe prandaj pasuria nr. 42/26 zk2066 me sip 10000 m2, lloji I pasurisë shkëmbore dhe prona është transferuar në pronësi të bashkisë Kamëz gjithashtu është certifikuar në vitin 2020 ndërsa harta kadastrale është rifreskuar në vitin 2024.
Por Agolli disponon një shkresë të vetë Bashkisë Kamëz të datës 22.05.2015, pra dy vite pas miratimit të VKM-së mbi të cilën sot bashkia pretendon pronësinë, e cila konfirmon saktësimin e dokumentacionit të tij dhe numrin e pasurisë. Në këto kushte, Partia Demokratike kërkon nga institucionet përgjegjëse të reflektojnë në shqetësimin e qytetarëve për ti dhënë fund abuzimit me të drejtën e pronës si një nga të drejtat themelore të garantuara nga Kushtetuta.
DOKUMENTET: Bashkia-e-Kamzes-i-rremben-pronen-qytetarit. -

Shqiptari në arrati prej 4 vitesh arrestohet në Itali, dënohet për krime kundër pronës dhe trafik droge
Një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka qenë në arrati për më shumë se katër vjet, është arrestuar dhe dënuar me tre vjet e shtatë muaj burg nga drejtësia në Itali.
Ai kishte qenë i arratisur dhe i kërkuar për një listë të gjatë krimesh. Ditët e fundit, oficerët e gjurmuan atë në një hotel në qytet.
I arrestuari është me qëndrim të paligjshëm në Itali, me një precedent të gjerë kriminal dhe policor dhe subjekt i një urdhri ndalimi të lëshuar nga Prokuroria Publike e Breshias.
Urdhri rrjedh nga dënimet e formës së prerë për krime kundër pronës, mashtrim dhe trafik droge.
Pasi u identifikua në selinë e policisë, ai u transferua në burgun e Canton Mombello për të vuajtur një dënim me 3 vjet e 7 muaj. Hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar se kush mund ta ketë ndihmuar atë të mbetet i arratisur deri në arrestimin e tij, informon media italiane.
Duke pasur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të 33-vjeçarit, prirjen e tij për krime dhe precedentët e shumtë penalë, Shefi i Policisë së provincës së Brescias, Paolo Sartori, ka lëshuar një urdhër dëbimi kundër tij nga territori kombëtar, i cili do të hyjë në fuqi në fund të vuajtjes së dënimit të tij. -

“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për masa më të rënda ndëshkuese ndaj personave që kryejnë ndërtime të paligjshme, apo ata që abuzojnë me lejen.
Gjatë prezantimit të masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, Rama tha se edhe ndërtuesit që shesin dy herë një apartament, do të ndëshkohen dhe objekti do të konfiskohet menjëherë.
“Nuk bën vaki më me hapjen e platformave deri të rruga. E dyta është për paligjshmërinë e ndërtimit të ligjshëm. Një tjetër fenomen që do e ndalim njëherë e mirë. Ka një përmirësim të ndjeshëm, por nuk na intereson përmirësimi, por vetëm çfarë nuk shkon. Do të bëjmë të gjitha këto ndryshme duke ngarkuar me përgjegjësi të gjithë njerëzit që janë hallkat e ndërtimit.
Në një ndërtim ku projekti transformohet shpërfytyrohet, të gjithë janë pjesë e një zinxhiri fajësie, në qendër është ndërtuesi. Ndërtuesit që do zihen në faj do hynë në listën e zezë dhe nuk do ndërtojnë dot më.
Nuk mund të vazhdojmë të shohim sesi disa ndërtues mashtrojnë qytetarët. Arrihet deri në absurdin që një apartament do shiten dy herë, masa do të jetë e rëndë dhe do jetë imediat konfiskimi i pronës. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të bllokohet zinxhiri”-u shpreh Rama.
