Shqipëria ka nisur zyrtarisht zbatimin e reformës së re të taksës dhe pasurisë së paluajtshme, një nismë që synon krijimin e një sistemi modern dhe transparent të taksimit të pronës, të bazuar në vlerën reale të tregut. Reforma pritet të forcojë rolin e bashkive në mbledhjen e të ardhurave dhe ta afrojë vendin me standardet e Bashkimit Evropian.
I ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH1, vlerësuesi i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu, theksoi se ndryshimet e reja kanë sjellë ndikime të menjëhershme në tregun e pasurive të paluajtshme.
“Një pronë e pa rivlerësuar është një pronë që taksohet 15% ndërsa prona e rivlerësuar është 5% sigurisht që ka diferencë. Ne kemi pasur një treg shumë dinamik vitet e fundit që mund të themi se zona dhe prona të caktuara janë dyfishuar që vlera e dyfishuar goxha e lartë. Sot e kemi të pamundur të gjejmë një pronë për një klient që ka kredi. Qëkur u shpall se do të bëhej rivlerësimi kemi pasur një stopim të shitjeve. Ky quhet tatim dhe i takon shitësit sepse ai është pronari i pronës por sot të gjitha këto kosto i shkojnë blerësit”, u shpreh Demirxhiu.
Eksperti theksoi gjithashtu se, ndonëse tatimi i takon shitësit si pronar i pasurisë, aktualisht kostot po i kalojnë blerësit.
Reforma pritet të sjellë efekte të mëtejshme në tregun imobiliar në muajt në vazhdim, ndërsa aktorët e tregut presin qartësim më të madh të procedurave dhe ndikimit real të skemës së re.
Tag: pronës
-

Reforma e re e taksës së pronës, eksperti shpjegon rritjen e kostove dhe ngadalësimin e shitjeve
-

Shtyhet zbatimi i taksës së re të pronës, ministri Malaj: Në 2028 përfundojnë vlerësimet e ndërtesave, nis në 2030
Zbatimi i taksës së pronës do të fillojë në vitin 2030. Ministri i Financave Petrit Malaj nga eventi i mbylljes së projektit “ProTax Albania” bëri të ditur shtyrjen e këtij zbatimi me 2 vite pasi sipas tij procesi tranzitor i vlerësimit të pasurive të paluajtshme do të kërkojë një periudhë nga viti 2026-2028.
Hartimi i projektligjit është gati sipas Malajt dhe së shpejti do t’i dërgohet këshillit të ministrave.
“Sot, ne ndodhemi në një moment kyç. Kemi një sistem të ndërtuar dhe gati për t’u dorëzuar, një projektligj të hartuar sipas standardeve europiane, një bashkëpunim të konsoliduar me partnerët suedezë, dhe një vullnet të qartë institucional për të çuar përpara drejt fazës së fundit këtë reforme. Brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë do të jenë të integruara në sistemin e Kadastrës Fiskale. Ky është parakushti thelbësor për çdo hap të mëtejshëm. Në vitin 2027 do të kryhet procesi kombëtar i vlerësimit të pronave.
Ndërsa 2026-2027 do të shërbejë si periudhë tranzitore deri në aplikimin e ligjit të ri. Në vitin 2028 parashikohet futja e vlerësimeve të bazuara në treg për ndërtesat, si dhe përmirësimi i normave dhe lehtësimeve Dhe në vitin 2030 do të nisë zbatimi i takës mbi tokën/truall, bazuar në një sistem të plotë të integruar dhe sipas standardeve europiane. Ky do të jetë edhe finalizimi i reformës”, tha ministri i Financave, Petrit Malaj.
Aktualisht tatimi vjetor për ndërtesa banimi është 0.05% e vlerës kadastrale ndërsa për ndërtesa komerciale 0.02% e vlerës.
“Qëllimi ynë kryesor është të garantojmë një taksim të drejtë dhe efikas të pronës në Shqipëri, si dhe të forcojmë rolin e bashkive për mbledhjen e një prej taksave më të rëndësishme, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Është e vërtetë që u deshën gati 7 vjet, pas një procesi shumë kompleks, që u vështirësua jo pak, për shkak të Tërmetit të vitit 2019, por edhe Pandemisë, për të arritur sot në këtë stad ku jemi. Objektivi ynë është që ta çojmë peshën e kësaj takse në rreth 1% të PBB-së, në linjë edhe me standardet që kanë vendet e OECD-së”, u shpreh Malaj.
Sipas ministritë duhet një bashkëpunim akoma më i madh ndëristitucional me bashkitë ndërsa për vitin 2026 parashikimi i të ardhurave nga taksa e pronës është në masën 10 miliardë ose rreth 100 milionë euro, apo 14 milionë euro më shumë se sa në vitin 2025.Top Channel
-

Ambasadori i Suedisë: Reforma e taksës së pronës e çon Shqipërinë më pranë BE-së
Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Niklas Ström, deklaroi sot se, Shqipëria ka arritur një moment të rëndësishëm në procesin e reformimit të taksës së pronës, duke ngritur një bazë të fortë për funksionimin e një sistemi modern, të drejtë dhe të qëndrueshëm.
Në fjalën e tij gjatë lançimit të reformës së taksës së pasurisë së paluajtshme, ai theksoi se Suedia është krenare që ka shoqëruar Shqipërinë në këtë udhëtim transformues që prej vitit 2015.
Ström nënvizoi se arritja e vetëqeverisjes vendore dhe autonomisë fiskale është një kërkesë e qartë nga Bashkimi Europian, ndërsa reforma e taksës së pronës e bazuar në vlerën e tregut është një hap thelbësor për të garantuar të ardhura të qëndrueshme për njësitë e qeverisjes vendore.
“BE dhe partnerët ndërkombëtarë, si Banka Botërore dhe FMN, na kanë këshilluar se një implementim i duhur i sistemit të taksës së pronës me vlerën e tregut është baza për të ardhura të qëndrueshme dhe për autonomi të vërtetë fiskale”, u shpreh ambasadori.
Ai theksoi se objektivi kryesor nuk është vetëm rritja e të ardhurave, por ndërtimi i një takse të drejtë, transparente dhe të zbatueshme në mënyrë të qëndrueshme.
Sipas tij, këto cilësi e bëjnë taksën legjitime në sytë e publikut dhe rrisin besimin e qytetarëve te institucionet, duke e çuar Shqipërinë më pranë standardeve të BE-së.
Ström vuri në dukje se reforma ka sjellë ndryshime të thella në platformat teknologjike, rolet institucionale, mënyrën e punës së administratës dhe në ngritjen e kapaciteteve njerëzore.
Ai përmendi se progresi i Shqipërisë është ndikuar nga tërmeti, pandemia dhe luhatjet globale ekonomike, por pavarësisht këtyre sfidave, partneriteti me vendet mbështetëse ka arritur t’i tejkalojë vështirësitë.
“Të gjitha ndryshimet e ndërmarra kanë sjellë krijimin e reformës së taksës së pasurisë. Sot, Shqipëria ka një bazë të fortë për një sistem modern të taksës së pronës: rregullat e duhura janë hartuar, kadastra fiskale është pothuajse e plotësuar, sistemi IT është përshtatur sipas kornizës ligjore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pronës është përgatitur të mbështesë të gjitha njësitë në nivel kombëtar”, deklaroi ai.
Lançimi i reformës së taksës dhe pasurisë së paluajtshme në Shqipëri është një nismë e rëndësishme, që po krijon një sistem modern të taksës së pronës në vendin tonë, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme, dhe do të forcojë rolin e bashkive në mbledhjen e kësaj takse të rëndësishme, reformë që e sjell Shqipërinë më afër Bashkimit Europian. -

Pronat, “në mëshirë të fatit”/ Përmbytjet, zjarret e tërmetet nuk i nxisin mjaftueshëm shqiptarët të sigurojnë
Nuk mjaftoi as tërmeti i vitit 2019 apo lëkundjet e tjera sizmike në vazhdim, e as situata alarmante me zjarret gjatë verës, që shqiptarët të ndërgjegjësohen për të siguruar pronën e tyre. Pavarësisht se vendi ynë është shumë i ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore, në radhë të parë nga përmbytjet, pastaj zjarret dhe tërmetet, vijon të ekzistojë një tolerancë e lartë për mbrojtjen e pronës.
Sipas një raporti të shtëpisë publikuese Xprimm për gjashtëmujorin e parë të vitit, Shqipëria është i vetmi vend në Evropën Qendrore dhe Juglindore që ka pasur një rënie të primeve të sigurimit të pronës në krahasim me gjashtëmujorin e parë të 2024. Megjithatë, raporti i këtij produkti në krahasim me produktet e tjera të sigurimit nuk është aq i thellë se ai në vendet e tjera të rajonit.
Konkretisht, prona përbën 13% të tregut të sigurimeve në Shqipëri, ndërsa mesatarja e shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore është 16% referuar shifrave nga Xprimm vetëm për gjashtëmujorin e parë të vitit. Mali Zi dhe Shqipëria raportojnë vlerën më të ulët të primeve të shkruara bruto për sigurimin e pronës, ndërsa për Kosovën nuk ka asnjë të dhënë.
Nga ana tjetër, të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për periudhën janar-tetor tregojnë një rikthim në rritje me 4% të primeve të sigurimit të pronës, duke kapur kështu një shifër prej 2.4 miliardë lekësh.
Pavarësisht se çmimi i primeve nuk është shumë i lartë, në një ekonomi të vogël si kjo e jona, të paguash në mënyrë të detyrueshme për sigurimin e makinës dhe më pas për atë të pronës, krahas shumë shpenzimeve të tjera, rëndon shumë në xhepin e gjithsecilit. Shteti shihet si i vetmi shpëtim. Para pak muajsh, Ministria e Financave nxori për konsultim publik një projektligj që e bënte të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmetet. Ai synon që të përmirësojë sistemin e menaxhimit të riskut në Shqipëri, duke siguruar një mbrojtje më të mirë financiare për qytetarët dhe reduktuar barrën fiskale mbi buxhetin e shtetit pas ngjarjeve katastrofike. -

Pronat “në mëshirë të fatit”/ Përmbytjet, zjarret e tërmetet nuk i nxisin mjaftueshëm shqiptarët të sigurojnë
Nuk mjaftoi as tërmeti i vitit 2019 apo lëkundjet e tjera sizmike në vazhdim, e as situata alarmante me zjarret gjatë verës, që shqiptarët të ndërgjegjësohen për të siguruar pronën e tyre. Pavarësisht se vendi ynë është shumë i ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore, në radhë të parë nga përmbytjet, pastaj zjarret dhe tërmetet, vijon të ekzistojë një tolerancë e lartë për mbrojtjen e pronës.
Sipas një raporti të shtëpisë publikuese Xprimm për gjashtëmujorin e parë të vitit, Shqipëria është i vetmi vend në Evropën Qendrore dhe Juglindore që ka pasur një rënie të primeve të sigurimit të pronës në krahasim me gjashtëmujorin e parë të 2024. Megjithatë, raporti i këtij produkti në krahasim me produktet e tjera të sigurimit nuk është aq i thellë se ai në vendet e tjera të rajonit.
Konkretisht, prona përbën 13% të tregut të sigurimeve në Shqipëri, ndërsa mesatarja e shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore është 16% referuar shifrave nga Xprimm vetëm për gjashtëmujorin e parë të vitit.
Mali i Zi dhe Shqipëria raportojnë vlerën më të ulët të primeve të shkruara bruto për sigurimin e pronës, ndërsa për Kosovën nuk ka asnjë të dhënë.
Nga ana tjetër, të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për periudhën janar-tetor tregojnë një rikthim në rritje me 4% të primeve të sigurimit të pronës, duke kapur kështu një shifër prej 2.4 miliardë lekësh.
Pavarësisht se çmimi i primeve nuk është shumë i lartë, në një ekonomi të vogël si kjo e jona, të paguash në mënyrë të detyrueshme për sigurimin e makinës dhe më pas për atë të pronës, krahas shumë shpenzimeve të tjera, rëndon shumë në xhepin e gjithsecilit. Shteti shihet si i vetmi shpëtim.
Para pak muajsh, Ministria e Financave nxori për konsultim publik një projektligj që e bënte të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmetet. Ai synon që të përmirësojë sistemin e menaxhimit të riskut në Shqipëri, duke siguruar një mbrojtje më të mirë financiare për qytetarët dhe reduktuar barrën fiskale mbi buxhetin e shtetit pas ngjarjeve katastrofike./scan/ -

Këshilli i Investimeve paralajmëron: Siguria e pronës dhe Kadastër Digjitale e papërfunduar po frenojnë investimet…
Progres-rekomandimet e fundit të Këshillit të Investimeve kanë nxjerrë në pah se çështjet e sigurisë së pronës dhe Kadastres Digjitale mbeten ndër më problematiket për zhvillimin e investimeve në vend. Sipas vlerësimit, këto fusha janë ndër më pak të avancuarat në zbatim, duke krijuar pasiguri ligjore dhe mungesë transparence për investitorët vendas dhe të huaj.
Këshilli thekson nevojën e menjëhershme për regjistrimin dhe publikimin e pronave publike dhe atyre të bashkive në ASHK, si dhe vendosjen e një Kadastre Digjitale plotësisht të aksesueshme, që do të garantonte informacion të saktë dhe të hapur për përdorim ekonomik. Po ashtu, mungesa e publikimit të fondit të pronave për investime strategjike vazhdon të kufizojë orientimin e investimeve dhe planifikimin afatgjatë. Përveç çështjeve të pronës, rekomandimet evidentojnë një sërë sfidash të tjera që vazhdojnë të mbeten pa zbatim.
Ndër më të rëndësishmet janë duke filluar nga hartimi i një strategjie kundër informalitetit, koordinimi më i mirë i investimeve publike midis nivelit qendror dhe vendor, si dhe fuqizimi i shoqatave të biznesit për të rritur rolin e tyre në advokim dhe konsultime publike. Gjithashtu, Këshilli vë theksin te nevoja për një kulturë të re në menaxhimin e burimeve njerëzore, ku kapitali njerëzor të trajtohet si aset zhvillimi, si dhe te investimet në teknologji, automatizimi dhe rikualifikimi profesional. Rekomandohen gjithashtu stimuj fiskalë për kërkim dhe zhvillim, si dhe përmirësim i shkëmbimit të të dhënave me bashkitë, për të garantuar informacion të përditësuar për bizneset. Sipas Këshillit të Investimeve, përparimi në zgjidhjen e çështjeve të pronës dhe digjitalizimit të të dhënave mbetet kusht themelor për ngritjen e një mjedisi më të sigurt, më transparent dhe më tërheqës për investime në Shqipëri. -

Taksë e re për banesat! Ja kur pritet të hyjë në fuqi dhe çfarë duhet të dini
Taksa e re e pronës do të nisë të aplikohet nga janari i vitit 2026. Sipas Ministrisë së financave vitin e parë do të regjistrohen 2.5 mln pasuri të paluajtshme.
Në vitin 2026 pritet të regjistrohen në kadastrën fiskale rreth 2.5 milionë pasuri të paluajtshme, të cilat do të jenë subjekt i taksës së re të pronës. Projeksionet janë pjesë programit buxhetor afatmesëm dhe sipas dokumentit, kostoja e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për vitin 2026 llogaritet në 26 milionë lekë. Numri i regjistrimeve parashikohet të mbetet i pandryshuar edhe për vitet 2027 dhe 2028.
Për vijimin e projektit “ProTax Albania, Implementimi i taksës së pasurisë të bazuar në vlerën e tregut”, për vitin 2026 janë parashikuar shpenzime në vlerën 8.7 milionë lekë.
Cili qark kryeson për martesa? Lezha me numrin më të lartë, në fund të listës qëndron…Fillimisht taksa e re e pronës, e llogaritur mbi vlerën e tregut të pasurisë, ishte planifikuar të hynte në fuqi më 1 janar 2026. Megjithatë, Ministria e Financave njoftoi shtyrjen e zbatimit me dy vite, duke e zhvendosur afatin në vitin 2028. Arsyeja lidhet me hartimin e një projektligji të ri, i cili pritet të miratohet gjatë vitit 2026 dhe të zbatohet paralelisht me Kadastrën Fiskale.
Drafti i mëparshëm parashikonte rritje të nivelit të taksës për ndërtesat rezidenciale nga 0.1% deri në 0.2%, krahasuar me 0.05% që zbatohet aktualisht. Për ndërtesat tregtare propozoheshin nivele nga 0.15% në 0.25%, si dhe të njëjtat për ndërtesat bujqësore dhe industriale.
Sipas burimeve nga Ministria e Financave, drafti i ri nuk pritet të ndryshojë koeficientët e propozuar në vitin 2023. -

Pas hyrjes në fuqi në janar të çmimeve të referencës, tokat në bregdet do të kushtojnë më shumë
Nga 1 janari 2026 hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për apartamentet dhe njësitë tregtare, ku çmimet do të arrijnë deri në 200,000 lekë për m².
Ndryshimet pritet të shoqërohen edhe me një rritje të vlerës së taksës së pronës, veçanërisht në zonat më të lakmuara, si ato bregdetare.
Për pedagogen Merita Toska, kjo reflekton një diferencë që ekziston në kërkesën për prona në territore të ndryshme të vendit.
“Nëse ne shikojmë Tiranën, Durrësin, Vlorën, ka një kërkesë që duket të jetë e pandalshme, ndërkohë në bashkitë e tjera, sidomos ato periferike, është shumë e ulët,” tha pedagogia.
Ndryshimet e reja parashikojnë rritjen e numrit të zonave kadastrale nga 65 në 119.
“Unë këtë do ta shikoja si rritje të saktësisë në vlerësimin e çmimeve të referencës për t’iu përafruar sa më shumë vlerës së tregut”, u shpreh ajo.
Në kushtet aktuale, ekspertja e sheh të pamundur që taksimi të bëhet duke iu referuar çmimeve të tregut dhe jo atyre të referencës.
“Kjo do të kërkonte që kadastra fiskale të përditësonte vlerat e pasurive të paluajtshme me një frekuencë të caktuar. Ky është një veprim shumë i vështirë” shprehet ekspertja.
Gjithashtu, çmimet e banesave po ecin me ritme të përshpejtuara dhe jo të udhëhequra nga parimi i kërkesës dhe ofertës.
Zbatimin e taksës së pronës, Toska e sheh si një të ardhur të rëndësishme në arkat e qeverisjes vendore, por edhe kjo pritet të shoqërohet me sfida.
“Ajo që ne kemi problematikë më të madhe në rastin e bashkive është sa arrijmë ne ta mbledhim tek konsumatorët fundorë”, nënvizoi ajo.
Aktualisht, të ardhurat nga taksa e pronës në 61 bashkitë e vendit përbëjnë vetëm 0.5% të PBB-së, shumë larg objektivave të përcaktuara në strategjinë e decentralizimit, çka tregon për një performancë të dobët në mbledhjen e të ardhurave vendore. -

Monitor: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë, e dyta pas Portugalisë për problemet me pronat
Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për problematikën e lartë me titujt e pronësisë dhe proceset e gjata gjyqësore. Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria ka një indeks prej 0.80 (ku 0 është vlera më e ulët dhe 1 më e larta) për të drejtën e pronës, një nivel që mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, e cila qëndron rreth 0.93.
Indeksi vlerëson forcën dhe sigurinë e sistemit të pronësisë që një vend ofron, që nga mbrojtja ligjore e pronarëve dhe investitorëve, deri te funksionimi i tregut të pronave dhe qartësia e regjistrave publikë. Në rastin e Shqipërisë, ky rezultat tregon se e drejta e pronës mbetet një nga pikat më të brishta të sistemit ligjor dhe institucional. Problemet historike me titujt e pronësisë, fragmentimi i regjistrave, proceset e gjata gjyqësore dhe mungesa e transparencës në verifikimin e dokumenteve vazhdojnë të pengojnë krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për pronën private. Përpjekjet për digjitalizimin e sistemit kadastral dhe unifikimin e të dhënave përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë sjellë disa përmirësime, por ritmi i reformës mbetet i ngadaltë dhe ende i pamjaftueshëm.Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria qëndron pak më dobët se Maqedonia e Veriut (0.81) dhe pak më poshtë se Bosnja e Hercegovina (0.82). Serbia dhe Mali i Zi, me vlera përkatësisht 0.88 dhe 0.90, janë përmirësuar ndjeshëm falë digjitalizimit të regjistrave të pronës dhe forcimit të mekanizmave gjyqësorë për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve. Kjo tregon se vendet që kanë ndërmarrë reforma institucionale të qëndrueshme dhe kanë investuar në transparencë, kanë arritur rezultate më të larta në këtë indeks. Në anën tjetër, vendet e Bashkimit Europian mbeten shumë më përpara. Gjermania (0.97), Islanda (0.96) dhe Spanja (0.95) përfaqësojnë standardin më të lartë të sigurisë ligjore dhe administrimit të pronës, ku çdo transaksion është i gjurmueshëm, i mbështetur në teknologji të avancuar dhe me garanci të plotë nga sistemi gjyqësor. Kjo distancë prej afro 15 deri në 20 pikë përqindje midis Shqipërisë dhe vendeve europiane tregon për nevojën e thellimit të reformave ligjore dhe institucionale në fushën e pronësisë.
Indeksi i Bankës Botërore përfshin të drejtën për të fituar, poseduar, trashëguar dhe shitur pronë private, përfshirë tokën. Kufizimet mbi të drejtat e pronës mund të vijnë nga shteti, i cili mund t’i kufizojë ligjërisht ose të mos i zbatojë ato; nga ligjet dhe praktikat zakonore; apo nga normat fetare dhe shoqërore./Monitor
-

Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për problematikën e lartë me titujt e pronësisë dhe proceset e gjata gjyqësore.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria ka një indeks prej 0.80 (ku 0 është vlera më e ulët dhe 1 më e larta) për të drejtën e pronës, një nivel që mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, e cila qëndron rreth 0.93.
Indeksi vlerëson forcën dhe sigurinë e sistemit të pronësisë që një vend ofron, që nga mbrojtja ligjore e pronarëve dhe investitorëve, deri te funksionimi i tregut të pronave dhe qartësia e regjistrave publikë.
Në rastin e Shqipërisë, ky rezultat tregon se e drejta e pronës mbetet një nga pikat më të brishta të sistemit ligjor dhe institucional.Problemet historike me titujt e pronësisë, fragmentimi i regjistrave, proceset e gjata gjyqësore dhe mungesa e transparencës në verifikimin e dokumenteve vazhdojnë të pengojnë krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për pronën private.
Përpjekjet për digjitalizimin e sistemit kadastral dhe unifikimin e të dhënave përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë sjellë disa përmirësime, por ritmi i reformës mbetet i ngadaltë dhe ende i pamjaftueshëm.
Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria qëndron pak më dobët se Maqedonia e Veriut (0.81) dhe pak më poshtë se Bosnja e Hercegovina (0.82).
Serbia dhe Mali i Zi, me vlera përkatësisht 0.88 dhe 0.90, janë përmirësuar ndjeshëm falë digjitalizimit të regjistrave të pronës dhe forcimit të mekanizmave gjyqësorë për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve.
Kjo tregon se vendet që kanë ndërmarrë reforma institucionale të qëndrueshme dhe kanë investuar në transparencë, kanë arritur rezultate më të larta në këtë indeks.
Në anën tjetër, vendet e Bashkimit Europian mbeten shumë më përpara.
Gjermania (0.97), Islanda (0.96) dhe Spanja (0.95) përfaqësojnë standardin më të lartë të sigurisë ligjore dhe administrimit të pronës, ku çdo transaksion është i gjurmueshëm, i mbështetur në teknologji të avancuar dhe me garanci të plotë nga sistemi gjyqësor.
Kjo distancë prej afro 15 deri në 20 pikë përqindje midis Shqipërisë dhe vendeve europiane tregon për nevojën e thellimit të reformave ligjore dhe institucionale në fushën e pronësisë.
Indeksi i Bankës Botërore përfshin të drejtën për të fituar, poseduar, trashëguar dhe shitur pronë private, përfshirë tokën.
Kufizimet mbi të drejtat e pronës mund të vijnë nga shteti, i cili mund t’i kufizojë ligjërisht ose të mos i zbatojë ato; nga ligjet dhe praktikat zakonore; apo nga normat fetare dhe shoqërore./ B.Hoxha, Monitor