Tag: pronën

  • Makthi i Ellen DeGeneres në Cotswolds/ Si e ka përballuar ylli vitin e mjerueshëm të ferrit pasi braktisi Hollywoodin për fshatin anglez

    Makthi i Ellen DeGeneres në Cotswolds/ Si e ka përballuar ylli vitin e mjerueshëm të ferrit pasi braktisi Hollywoodin për fshatin anglez

    Vetëm një vit pasi u zhvendosën në Cotswolds për të nisur një kapitull të ri larg “rreziqeve” të Amerikës së Donald Trump, Ellen DeGeneres dhe bashkëshortja e saj Portia de Rossi kanë lënë pas ëndrrën britanike. Çifti, që synonte një jetë të qetë rurale në fshatin anglez, u përball me një sërë fatkeqësish që nisën brenda pak ditësh nga vendosja në pronën e tyre prej 15 milionë paundësh.
    Moderatorja 67-vjeçare dhe aktorja 52-vjeçare investuan miliona paund për të transformuar fermën 43-akrëshe në një rezidencë të standardeve hollywoodiane. Edhe pse arkitektët parashikonin 18 muaj restaurim, Ellen nguli këmbë për ta përfunduar dyfish më shpejt dhe punësoi rreth 70 ndërtues për ta realizuar.
    Rezultati ishte një pronë me shtatë dhoma gjumi, një pishinë të brendshme, palestër, sauna, pistë uljeje për helikopterin, një “hangar festash”, dhe një vilë të veçantë për miq ose staf duke e kthyer fermën në një strehë luksoze, të projektuar si për relaks, ashtu edhe për evente.
    Megjithatë, vetëm disa ditë pas zhvendosjes, lumi Windrush doli nga shtrati për shkak të stuhisë Bert, duke rrethuar të gjithë pronën me ujëra përmbytjeje dhe ujëra të ndotura. Çifti u detyrua të largohej me urgjencë dhe u zhvendos në një shtëpi tjetër – këtë herë një rezidencë ultramoderne prej 25 milionë paundësh në majë të një kodre, më e ngjashme me vilat e Montecitos dhe Malibus ku kishin jetuar më parë.

    Daily Mail raporton se jeta e tyre në Mbretërinë e Bashkuar u shoqërua me tensione me fqinjë aristokratë dhe figura të njohura të zonës. Thuhet gjithashtu se Princi Harry dhe Meghan Markle – ish-fqinjët e çiftit në Montecito mund të kenë pasur një rol të tërthortë në zgjedhjen e pronës.
    Përpara blerjes, Ellen dhe Portia kishin “rrëzuar” nga gara një blerës tjetër serioz duke ofruar 2.5 milionë paund më shumë se çmimi i kërkuar për të siguruar pronën e ëndrrave.
    Rajoni i Cotswolds është i famshëm për pronat e tij piktoreske dhe ka tërhequr emra të mëdhenj si Beckham, Kate Moss, Simon Cowell dhe anëtarë të Familjes Mbretërore. Por moti i ashpër britanik, i paparashikueshëm dhe larg klimës së ngrohtë të Kalifornisë, duket se ka qenë një arsye e fortë që çifti nuk e pa veten duke qëndruar gjatë.
    Burime të brendshme thonë se Ellen dhe Portia janë rikthyer tashmë në SHBA për të kaluar sezonin festiv, dhe nuk ka shenja se do të nxitohen të kthehen në Cotswolds. Shtëpia, e rikthyer në treg nga Sotheby’s International në korrik, mbetet e disponueshme për blerësit e interesuar.

  • Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

    Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

    Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës
    Në qendrën historike të Durrësit, dhjetra banorë janë rritur dhe plakur në shtëpitë e tyre. Por tani, qeveria po i nxjerr në rrugë për të zhvilluar një projekt rijetëzimi, në këmbim të dëmshpërblimeve disafish më të ulëta se vlera e tregut.
    Në rrugën që përshkon qendrën historike të Durrësit, gjurmët e historisë rrethohen nga kaosi i tranzicionit. Mes amfiteatrit antik, forumit dhe termave romake gjenden ndërtesa të ngritura në dekada të ndryshme.
    Shumë prej këtyre banesave kanë mbijetuar më shumë se një shekull, por tashmë do të shemben për t’i hapur rrugë një projekti rijetëzimi, të njohur si TID Durrës.
    Një vendim qeverie, i publikuar në Fletoren Zyrtare në gusht të këtij viti, parashikon shpronësimin e 74 pronarëve, me çmime që vlerësohen se janë disafish më të ulëta se tregu.
    Banorët e prekur e kundërshtojnë këtë vendim, ndërsa pohojnë se nuk kanë marrë asnjë sqarim dhe nuk janë bërë pjesë e dëgjesave publike.
    “Ne nuk jemi vënë në dijeni. As dëgjesë publike, as konsultim siç parashikohet në ligj nuk është respektuar,” thotë Senada Laçi, banore e lagjes nr.1 të Durrësit, banesa e së cilës është në projekt për t’u prishur.
    Edhe Artur Velja thotë se është njoftuar nga fqinjët për prishjen e banesës së tij. Më pas, kryetari i njësisë bashkiake ka komunikuar vendimin, duke urdhëruar lirimin e banesave brenda një afati 3-mujor.
    Avokati i Popullit ka marrë në shqyrtim ankesat e banorëve dhe ka konstatuar se ligji për shpronësimet nuk i mbron ata. Ky institucion u ka sugjeruar banorëve që të ndjekin rrugën gjyqësore për dëmshpërblimin, duke kundërshtuar vlerën që ofron VKM-ja.
    Në zonën më të shtrenjtë të Durrësit, ku siç thonë banorët, çmimi i tregut arrin nga 1500 deri në 3000 Euro për metër katror, qeveria u ofron atyre dëmshpërblime në vlera të ulëta.
    Mirjeta Kazazi i tha BIRN se ishte duke finalizuar një kontratë për shitjen e pronave të saj, një shtëpi me oborr dhe një dyqan anash bulevardit Epidamn, kur doli lajmi i prishjeve.
    “Kishim rënë dakord për ta shitur rreth 300 mijë euro. Kur një ditë të bukur vjen zotëria dhe më thotë, shiko se këtu do të ketë një plan. U prish marrëveshja,” thotë e irrituar Kazazi, banore e lagjes 3 në Durrës.
    Ndryshe nga vlera e tregut, qeveria e ka vlerësuar pronën e saj me 8 mijë lekë.
    “Me 80 milionë [të vjetra] që më ka dhënë mua, ku do shkoj? Nuk blej dot asnjë garsonierë…,” shton ajo.
    Ngjashëm edhe Edmond Balla humbet pronën dhe të gjitha investimet e jetës së tij. Mbi dy banesat e vjetra të familjes së tij, Balla ka ndërtuar biznesin, që përbëhet nga një hotel dhe një restorant.
    “Kam katër kate ndërtim, tre kate janë nga 200 metra dhe një është 220 metra… Ata më kompensojnë mua me 47 milionë lekë të vjetra,” ankohet ai.
    Amfiteatri i Durrësit, ndërtuar në fillim të shekullit II të erës sonë, u zbulua në vitin 1966 dhe sot rrethohet nga banesa që datojnë mbi 100 vjet më parë. Sipas projektit TID, disa prej tyre do të prishen, disa të tjera do të rindërtohen, por banorët dyshojnë se përzgjedhja është selektive.
    Armando Rufa jeton në Belgjikë, por erdhi brenda 12 orësh kur mësoi planet e qeverisë për shtëpinë e tij. Projekti shtrihet mbi oborrin dhe murin rrethues të shtëpisë, për të cilin Rufa thotë se është gati 400 vjeçar.
    “Kam një muaj që rri këtu dhe merrem me këto gjëra… thjesht i vi rrotull,” thotë ai, ndërsa ankohet se nuk ka marrë ende asnjë sqarim.
    Edhe Isuf Mehmeti u kthye me urgjencë nga Italia për të shpëtuar pronën e tij nga shembja.
    “Erdha me shpejtësi, sepse prona ka lidhje me jetën e njeriut. Para një viti kam investuar 50 mijë euro në pronën time. Tani banesa ime prishet dhe shteti më shpronëson me vlerën qesharake 41 mijë euro,” thotë ai.
    Në grupin e banorëve, ka prej atyre që nuk iu njihet prona, edhe pse jetojnë prej pesë brezash aty.
    Eduard Bardaku i tha BIRN se shtëpia e ndërtuar nga gjyshi i tij dhe shtëpia ku ai banon janë në listën e prishjeve, por ai cilësohet si “pronar i pavërtetuar” nga autoritetet. Bardaku thotë se shtëpia e tij është ndërtuar në vitin 1970 nga ndërmarrja shtetërore NSHN. Ai ka nisur një proces gjyqësor me institucionet.
    Në të njëjtën pozitë është edhe Kliton Doko, i cili jeton me nënën e tij 90-vjeçare në lagjen 3 të Durrësit. Banesa është ndërtuar në vitin 1964 nga institucionet shtetërore të kohës së komunizmit.
    “Kam lindur e po plakem në këtë shtëpi. Banesën ma ka dhënë shteti dhe jam taksapagues prej 35 vitesh. Tani po shteti nuk më konsideron si pronar të banesës. Na kanë thenë të largohemi e të lirojmë shtëpinë. Unë nuk largohem, sepse nuk kam ku të shkoj,” shtoi më tej Doko.
    Përkundër pretendimeve të banorëve, Bashkia e Durrësit i tha BIRN se ka dëgjuar dhe trajtuar çdo kërkesë të ardhur në bashki nga banorët e prekur. Por Bashkia sqaron se nuk është ajo përgjegjëse për hartimin e projektit, por Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit.
    Edhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim distancohet nga të gjitha përgjegjësitë, duke sqaruar se ka vetëm rol financues në projekt.
    “Ne jemi në dijeni të situatës dhe të protestave që janë zhvilluar, por e shohim veten të distancuar nga kjo pjesë, për shkak se roli ynë nuk është vendimmarrës në hartimin e projektit dhe nuk është vendimmarrës edhe për gjithë gjërat që rrjedhin pas miratimit të projektit,” tha Sibel Pipa, menaxhere e marrëdhënieve me Publikun në Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
    “Roli ynë është vetëm financues dhe nuk ka përgjegjësi për dhënien e çmimeve për dëmshpërblimet,” shtoi ajo.
    Sipas Avokatit të Popullit, ligji i padrejtë për shpronësimet dhe praktika të tjera të shtetit ndaj qytetarëve kanë krijuar këtë realitet të braktisjes – në një histori që përsëritet pas çdo projekti të madh të zhvillimit.
    Ndërsa rrezikon të dalë mes katër rrugëve, Altin Xhogu thotë se qeveria po i dëbon nga pronat e tyre. “Ky është dëbim, është dëbim. Ik largohu, se do ta marr unë pronën, duke e ditur që zoti i pronës jam unë more zotëri,” përfundoi ai.
    / Luljeta Progni – BIRN

  • “Ky është dëbim, është dëbim” – banori tregon për BIRN: Projekti TID shemb historinë e dhjetëra familjeve në Durrës

    “Ky është dëbim, është dëbim” – banori tregon për BIRN: Projekti TID shemb historinë e dhjetëra familjeve në Durrës

    Në qendrën historike të Durrësit, dhjetra banorë janë rritur dhe plakur në shtëpitë e tyre. Por tani, qeveria po i nxjerr në rrugë për të zhvilluar një projekt rijetëzimi, në këmbim të dëmshpërblimeve disafish më të ulëta se vlera e tregut.Në rrugën që përshkon qendrën historike të Durrësit, gjurmët e historisë rrethohen nga kaosi i tranzicionit. Mes amfiteatrit antik, forumit dhe termave romake gjenden ndërtesa të ngritura në dekada të ndryshme.
    Shumë prej këtyre banesave kanë mbijetuar më shumë se një shekull, por tashmë do të shemben për t’i hapur rrugë një projekti rijetëzimi, të njohur si TID Durrës.Një vendim qeverie, i publikuar në Fletoren Zyrtare në gusht të këtij viti, parashikon shpronësimin e 74 pronarëve, me çmime që vlerësohen se janë disafish më të ulëta se tregu.Banorët e prekur e kundërshtojnë këtë vendim, ndërsa pohojnë se nuk kanë marrë asnjë sqarim dhe nuk janë bërë pjesë e dëgjesave publike.“Ne nuk jemi vënë në dijeni. As dëgjesë publike, as konsultim siç parashikohet në ligj nuk është respektuar,” thotë Senada Laçi, banore e lagjes nr.1 të Durrësit, banesa e së cilës është në projekt për t’u prishur.Edhe Artur Velja thotë se është njoftuar nga fqinjët për prishjen e banesës së tij. Më pas, kryetari i njësisë bashkiake ka komunikuar vendimin, duke urdhëruar lirimin e banesave brenda një afati 3-mujor.Avokati i Popullit ka marrë në shqyrtim ankesat e banorëve dhe ka konstatuar se ligji për shpronësimet nuk i mbron ata. Ky institucion u ka sugjeruar banorëve që të ndjekin rrugën gjyqësore për dëmshpërblimin, duke kundërshtuar vlerën që ofron VKM-ja.Në zonën më të shtrenjtë të Durrësit, ku siç thonë banorët, çmimi i tregut arrin nga 1500 deri në 3000 Euro për metër katror, qeveria u ofron atyre dëmshpërblime në vlera të ulëta.Mirjeta Kazazi i tha BIRN se ishte duke finalizuar një kontratë për shitjen e pronave të saj, një shtëpi me oborr dhe një dyqan anash bulevardit Epidamn, kur doli lajmi i prishjeve.“Kishim rënë dakord për ta shitur rreth 300 mijë euro. Kur një ditë të bukur vjen zotëria dhe më thotë, shiko se këtu do të ketë një plan. U prish marrëveshja,” thotë e irrituar Kazazi, banore e lagjes 3 në Durrës.Ndryshe nga vlera e tregut, qeveria e ka vlerësuar pronën e saj me 8 mijë lekë.“Me 80 milionë [të vjetra] që më ka dhënë mua, ku do shkoj? Nuk blej dot asnjë garsonierë…,” shton ajo.Ngjashëm edhe Edmond Balla humbet pronën dhe të gjitha investimet e jetës së tij. Mbi dy banesat e vjetra të familjes së tij, Balla ka ndërtuar biznesin, që përbëhet nga një hotel dhe një restorant.“Kam katër kate ndërtim, tre kate janë nga 200 metra dhe një është 220 metra… Ata më kompensojnë mua me 47 milionë lekë të vjetra,” ankohet ai.Amfiteatri i Durrësit, ndërtuar në fillim të shekullit II të erës sonë, u zbulua në vitin 1966 dhe sot rrethohet nga banesa që datojnë mbi 100 vjet më parë. Sipas projektit TID, disa prej tyre do të prishen, disa të tjera do të rindërtohen, por banorët dyshojnë se përzgjedhja është selektive.
    Armando Rufa jeton në Belgjikë, por erdhi brenda 12 orësh kur mësoi planet e qeverisë për shtëpinë e tij. Projekti shtrihet mbi oborrin dhe murin rrethues të shtëpisë, për të cilin Rufa thotë se është gati 400 vjeçar.
    “Kam një muaj që rri këtu dhe merrem me këto gjëra… thjesht i vi rrotull,” thotë ai, ndërsa ankohet se nuk ka marrë ende asnjë sqarim.Edhe Isuf Mehmeti u kthye me urgjencë nga Italia për të shpëtuar pronën e tij nga shembja.
    “Erdha me shpejtësi, sepse prona ka lidhje me jetën e njeriut. Para një viti kam investuar 50 mijë euro në pronën time. Tani banesa ime prishet dhe shteti më shpronëson me vlerën qesharake 41 mijë euro,” thotë ai.
    Në grupin e banorëve, ka prej atyre që nuk iu njihet prona, edhe pse jetojnë prej pesë brezash aty.
    Eduard Bardaku i tha BIRN se shtëpia e ndërtuar nga gjyshi i tij dhe shtëpia ku ai banon janë në listën e prishjeve, por ai cilësohet si “pronar i pavërtetuar” nga autoritetet. Bardaku thotë se shtëpia e tij është ndërtuar në vitin 1970 nga ndërmarrja shtetërore NSHN. Ai ka nisur një proces gjyqësor me institucionet.
    Në të njëjtën pozitë është edhe Kliton Doko, i cili jeton me nënën e tij 90-vjeçare në lagjen 3 të Durrësit. Banesa është ndërtuar në vitin 1964 nga institucionet shtetërore të kohës së komunizmit.
    “Kam lindur e po plakem në këtë shtëpi. Banesën ma ka dhënë shteti dhe jam taksapagues prej 35 vitesh. Tani po shteti nuk më konsideron si pronar të banesës. Na kanë thenë të largohemi e të lirojmë shtëpinë. Unë nuk largohem, sepse nuk kam ku të shkoj,” shtoi më tej Doko.Përkundër pretendimeve të banorëve, Bashkia e Durrësit i tha BIRN se ka dëgjuar dhe trajtuar çdo kërkesë të ardhur në bashki nga banorët e prekur. Por Bashkia sqaron se nuk është ajo përgjegjëse për hartimin e projektit, por Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit.
    Edhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim distancohet nga të gjitha përgjegjësitë, duke sqaruar se ka vetëm rol financues në projekt.
    “Ne jemi në dijeni të situatës dhe të protestave që janë zhvilluar, por e shohim veten të distancuar nga kjo pjesë, për shkak se roli ynë nuk është vendimmarrës në hartimin e projektit dhe nuk është vendimmarrës edhe për gjithë gjërat që rrjedhin pas miratimit të projektit,” tha Sibel Pipa, menaxhere e marrëdhënieve me Publikun në Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
    “Roli ynë është vetëm financues dhe nuk ka përgjegjësi për dhënien e çmimeve për dëmshpërblimet,” shtoi ajo.
    Sipas Avokatit të Popullit, ligji i padrejtë për shpronësimet dhe praktika të tjera të shtetit ndaj qytetarëve kanë krijuar këtë realitet të braktisjes – në një histori që përsëritet pas çdo projekti të madh të zhvillimit.
    Ndërsa rrezikon të dalë mes katër rrugëve, Altin Xhogu thotë se qeveria po i dëbon nga pronat e tyre. “Ky është dëbim, është dëbim. Ik largohu, se do ta marr unë pronën, duke e ditur që zoti i pronës jam unë more zotëri,” përfundoi ai.

  • ‘Ky është dëbim’/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

    ‘Ky është dëbim’/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

    Në qendrën historike të Durrësit, dhjetra banorë janë rritur dhe plakur në shtëpitë e tyre. Por tani, qeveria po i nxjerr në rrugë për të zhvilluar një projekt rijetëzimi, në këmbim të dëmshpërblimeve disafish më të ulëta se vlera e tregut. Në rrugën që përshkon qendrën historike të Durrësit, gjurmët e historisë rrethohen nga kaosi i tranzicionit. Mes amfiteatrit antik, forumit dhe termave romake gjenden ndërtesa të ngritura në dekada të ndryshme.

    Shumë prej këtyre banesave kanë mbijetuar më shumë se një shekull, por tashmë do të shemben për t’i hapur rrugë një projekti rijetëzimi, të njohur si TID Durrës.

    Një vendim qeverie, i publikuar në Fletoren Zyrtare në gusht të këtij viti, parashikon shpronësimin e 74 pronarëve, me çmime që vlerësohen se janë disafish më të ulëta se tregu.

    Banorët e prekur e kundërshtojnë këtë vendim, ndërsa pohojnë se nuk kanë marrë asnjë sqarim dhe nuk janë bërë pjesë e dëgjesave publike.

    “Ne nuk jemi vënë në dijeni. As dëgjesë publike, as konsultim siç parashikohet në ligj nuk është respektuar,” thotë Senada Laçi, banore e lagjes nr.1 të Durrësit, banesa e së cilës është në projekt për t’u prishur.

    Edhe Artur Velja thotë se është njoftuar nga fqinjët për prishjen e banesës së tij.  Më pas, kryetari i njësisë bashkiake ka komunikuar vendimin, duke urdhëruar lirimin e banesave brenda një afati 3-mujor.

    LEXO EDHE: SYRI TV/ Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave

    Avokati i Popullit ka marrë në shqyrtim ankesat e banorëve dhe ka konstatuar se ligji për shpronësimet nuk i mbron ata. Ky institucion u ka sugjeruar banorëve që të ndjekin rrugën gjyqësore për dëmshpërblimin, duke kundërshtuar vlerën që ofron VKM-ja.

    Në zonën më të shtrenjtë të Durrësit, ku siç thonë banorët, çmimi i tregut arrin nga 1500 deri në 3000 Euro për metër katror, qeveria u ofron atyre dëmshpërblime në vlera të ulëta.

    Mirjeta Kazazi i tha BIRN se ishte duke finalizuar një kontratë për shitjen e pronave të saj, një shtëpi me oborr dhe një dyqan anash bulevardit Epidamn, kur doli lajmi i prishjeve.

    “Kishim rënë dakord për ta shitur rreth 300 mijë euro. Kur një ditë të bukur vjen zotëria dhe më thotë, shiko se këtu do të ketë një plan. U prish marrëveshja,” thotë e irrituar Kazazi, banore e lagjes 3 në Durrës.

    Ndryshe nga vlera e tregut, qeveria e ka vlerësuar pronën e saj me 8 mijë lekë.

    “Me 80 milionë [të vjetra] që më ka dhënë mua, ku do shkoj? Nuk blej dot asnjë garsonierë…,” shton ajo.

    Ngjashëm edhe Edmond Balla humbet pronën dhe të gjitha investimet e jetës së tij. Mbi dy banesat e vjetra të familjes së tij, Balla ka ndërtuar biznesin, që përbëhet nga një hotel dhe një restorant.

    “Kam katër kate ndërtim, tre kate janë nga 200 metra dhe një është 220 metra… Ata më kompensojnë mua me 47 milionë lekë të vjetra,” ankohet ai.

    LEXO EDHE: Banorët e Durrësit: Po na shpronësoni në mënyrë abuzive, deri në fund të nëntorit mbetemi pa shtëpi

    Amfiteatri i Durrësit, ndërtuar në fillim të shekullit II të erës sonë, u zbulua në vitin 1966 dhe sot rrethohet nga banesa që datojnë mbi 100 vjet më parë. Sipas projektit TID, disa prej tyre do të prishen, disa të tjera do të rindërtohen, por banorët dyshojnë se përzgjedhja është selektive.

    Armando Rufa jeton në Belgjikë, por erdhi brenda 12 orësh kur mësoi planet e qeverisë për shtëpinë e tij. Projekti shtrihet mbi oborrin dhe murin rrethues të shtëpisë, për të cilin Rufa thotë se është gati 400 vjeçar.

    “Kam një muaj që rri këtu dhe merrem me këto gjëra… thjesht i vi rrotull,” thotë ai, ndërsa ankohet se nuk ka marrë ende asnjë sqarim.

    Edhe Isuf Mehmeti u kthye me urgjencë nga Italia për të shpëtuar pronën e tij nga shembja.

    “Erdha me shpejtësi, sepse prona ka lidhje me jetën e njeriut. Para një viti kam investuar 50 mijë euro në pronën time. Tani banesa ime prishet dhe shteti më shpronëson me vlerën qesharake 41 mijë euro,” thotë ai.

    Në grupin e banorëve, ka prej atyre që nuk iu njihet prona, edhe pse jetojnë prej pesë brezash aty.

    Eduard Bardaku i tha BIRN se shtëpia e ndërtuar nga gjyshi i tij dhe shtëpia ku ai banon janë në listën e prishjeve, por ai cilësohet si “pronar i pavërtetuar” nga autoritetet. Bardaku thotë se shtëpia e tij është ndërtuar në vitin 1970 nga ndërmarrja shtetërore NSHN. Ai ka nisur një proces gjyqësor me institucionet.

    Në të njëjtën pozitë është edhe Kliton Doko, i cili jeton me nënën e tij 90-vjeçare në lagjen 3 të Durrësit. Banesa është ndërtuar në vitin 1964 nga institucionet shtetërore të kohës së komunizmit.

    “Kam lindur e po plakem në këtë shtëpi. Banesën ma ka dhënë shteti dhe jam taksapagues prej 35 vitesh. Tani po shteti nuk më konsideron si pronar të banesës. Na kanë thenë të largohemi e të lirojmë shtëpinë. Unë nuk largohem, sepse nuk kam ku të shkoj,” shtoi më tej Doko.

    Përkundër pretendimeve të banorëve, Bashkia e Durrësit i tha BIRN se ka dëgjuar dhe trajtuar çdo kërkesë të ardhur në bashki nga banorët e prekur. Por Bashkia sqaron se nuk është ajo përgjegjëse për hartimin e projektit, por Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

    Edhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim  distancohet nga të gjitha përgjegjësitë, duke sqaruar se ka vetëm rol financues në projekt.

    “Ne jemi në dijeni të situatës dhe të protestave që janë zhvilluar, por e shohim veten të distancuar nga kjo pjesë, për shkak se roli ynë nuk është vendimmarrës në hartimin e projektit dhe nuk është vendimmarrës edhe për gjithë gjërat që rrjedhin pas miratimit të projektit,” tha Sibel Pipa, menaxhere e marrëdhënieve me Publikun në Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

    “Roli ynë është vetëm financues dhe nuk ka përgjegjësi për dhënien e çmimeve për dëmshpërblimet,” shtoi ajo.

    Sipas Avokatit të Popullit, ligji i padrejtë për shpronësimet dhe praktika të tjera të shtetit ndaj qytetarëve kanë krijuar këtë realitet të braktisjes – në një histori që përsëritet pas çdo projekti të madh të zhvillimit.

    Ndërsa rrezikon të dalë mes katër rrugëve, Altin Xhogu thotë se qeveria po i dëbon nga pronat e tyre. “Ky është dëbim, është dëbim. Ik largohu, se do ta marr unë pronën, duke e ditur që zoti i pronës jam unë more zotëri,” përfundoi ai.

  • Kujdes, ndërtimi ka rregulla të reja/ Qeveria miraton tre aktet normative, opozita kundër: Cenohet prona private

    Kujdes, ndërtimi ka rregulla të reja/ Qeveria miraton tre aktet normative, opozita kundër: Cenohet prona private

    Qeveria ka miratuar tre akte normative të cilat synojnë të mos lejojnë ndërtuesit të shkelin lejet e ndërtimit me kate shtesë dhe po kështu nga ana, tjetër mbrojnë konsumatorin nga shitjet e apartamenteve dy herë nga ndërtuesit, pasi këto akte ndryshojnë procedurën për pajisjen me leje përdorimi të objektit pa pasur kolaudim e si pasojë nuk mund të ketë kontratë as me ujësjellësin dhe OSHEE.
    Por miratimi me urgjencë e tre akteve normative është parë me dyshim nga opozita, e cila akuzon për tjetërsim të pronës individuale.
    “Koncepti qe ju fusni, qe ai i cili ka pronën nuk mund ta zhvillojë e zhvesh nga e drejta e pronës. Do vijë dita do jua marrë edhe ju pronën”, tha Oerd Bylykbashi.
    “Kjo urgjencë erdhi si pasojë e ndërtimeve të paligjshme”, u shpreh Ulsi Manja.
    Bylykbashi shkon me tej kur përmend ndërtime pa leje në kohë fushate.
    “Vetëm në Durrës u ndërtuan 1000 objekte gjatë fushatës, ku ishit ju, apo hanit dardha?”, u shpreh Bylykbashi.
    “Kur flitet për pronën unë kam qenë i pari që kam thënë nuk ka ish-pronarë. Pronar ose je ose s’je”,tha Manja.
    Në tre aktet normative, të cilat morën vetëm votat e mahorancës përcaktohen edhe rregulla për kontrollin dhe zbatimin e lejeve të ndërtimit ku për secilën do të ketë një inspektor përgjegjës që pason me sanksionet përkatëse.

  • Ndërtimi, rregulla të reja në fuqi/ Qeveria miraton tre aktet normative, opozita kundër: Cenohet prona private

    Ndërtimi, rregulla të reja në fuqi/ Qeveria miraton tre aktet normative, opozita kundër: Cenohet prona private

    Qeveria ka miratuar tre akte normative të cilat synojnë të mos lejojnë ndërtuesit të shkelin lejet e ndërtimit me kate shtesë dhe po kështu nga ana, tjetër mbrojnë konsumatorin nga shitjet e apartamenteve dy herë nga ndërtuesit, pasi këto akte ndryshojnë procedurën për pajisjen me leje përdorimi të objektit pa pasur kolaudim e si pasojë nuk mund të ketë kontratë as me ujësjellësin dhe OSHEE.

    Por miratimi me urgjencë e tre akteve normative është parë me dyshim nga opozita, e cila akuzon për tjetërsim të pronës individuale.
    “Koncepti qe ju fusni, qe ai i cili ka pronën nuk mund ta zhvillojë e zhvesh nga e drejta e pronës. Do vijë dita do jua marrë edhe ju pronën”, tha Oerd Bylykbashi.
    “Kjo urgjencë erdhi si pasojë e ndërtimeve të paligjshme”, u shpreh Ulsi Manja.
    Bylykbashi shkon me tej kur përmend ndërtime pa leje në kohë fushate.
    “Vetëm në Durrës u ndërtuan 1000 objekte gjatë fushatës, ku ishit ju, apo hanit dardha?”, u shpreh Bylykbashi.
    “Kur flitet për pronën unë kam qenë i pari që kam thënë nuk ka ish-pronarë. Pronar ose je ose s’je”, tha Manja.
    Në tre aktet normative, të cilat morën vetëm votat e mahorancës përcaktohen edhe rregulla për kontrollin dhe zbatimin e lejeve të ndërtimit ku për secilën do të ketë një inspektor përgjegjës që pason me sanksionet përkatëse.

    Top Channel

  • KMSH denoncon ndërtimin e paligjshëm mbi pronën e saj në Shkodër: Shkelje e hapur e ligjit dhe e vendimeve gjyqësore

    KMSH denoncon ndërtimin e paligjshëm mbi pronën e saj në Shkodër: Shkelje e hapur e ligjit dhe e vendimeve gjyqësore

    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj nisjes së ndërtimit të kullës “Rozafa Tower” mbi një pronë vakëf në qytetin e Shkodrës, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje flagrante të ligjit dhe të vendimeve të formës së prerë të gjykatave shqiptare. Në deklaratë, KMSH thekson se ndërtimi në fjalë përbën cenim të të drejtës së pronësisë dhe të trashëgimisë fetare, ndërsa kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve për ndalimin e punimeve dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore.

    Reagimi Zyrtar:

    Reagim mbi pronën vakëf në Shkodër dhe ndërtimin e paligjshëm mbi të

    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për faktin se, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave shqiptare, mbi një pronë vakëf në qytetin e Shkodrës ka nisur ndërtimi i kullës “Rozafa Tower”.

    Ky veprim përbën një shkelje të hapur të ligjit, një cenim të të drejtës së pronësisë dhe një akt mosrespektimi ndaj institucioneve fetare dhe trashëgimisë vakëf.

    Prej më shumë se tre dekadash, kjo pronë ka qenë objekt i një kalvari të gjatë gjyqësor dhe administrativ. Në vitin 1996, me vendimin nr. 1586 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Shkodër, prona është njohur në favor të KMSH, me të drejtë parablerjeje të objektit të ndërtuar mbi pronën vakëf. Në vijim, Gjykata Kushtetuese në vitin 1999 dhe Gjykata e Lartë me vendimin nr. 00.2014.3003(316), datë 24.04.2014, konfirmuan përfundimisht të drejtën e pronësisë mbi këtë truall në favor të pronarëve legjitimë: Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kishës Orthodhokse dhe familjes Laçej.

    Megjithatë, pavarësisht këtyre vendimeve, institucionet shtetërore, përfshirë Ministrinë e Financave, Ministrinë e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Zyrën e Përmbarimit Shkodër dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Dega Shkodër, nuk kanë zbatuar detyrimet e tyre ligjore, duke lejuar ndërhyrje të paligjshme mbi pronën dhe duke i hapur rrugën ndërtimit në kundërshtim me çdo akt gjyqësor.

    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thekson se moszbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë përbën shkelje të rëndë ligjore dhe vepër penale, që minon parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe dëmton besimin e qytetarëve tek institucionet.

    Në këtë situatë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve shtetërore për zbatimin e plotë të vendimeve gjyqësore që njohin pronësinë e ligjshme, ndërprerjen e çdo veprimi ndërtimor mbi pronën vakëf dhe hetimin e përgjegjësive të zyrtarëve që kanë shpërdoruar detyrën.

    Sigurojmë të gjithë besimtarët se Komuniteti Mysliman mbetet i vendosur të vijojë me të gjitha mjetet ligjore mbrojtjen e pronës vakëf.

    Nëse kjo e drejtë vijon të cenohet, KMSH do ta ndjekë çështjen deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, për të kërkuar zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe dëmshpërblimin për shkeljet e përsëritura.

  • Historia e Linda Kalemit nga Korça/ 100 vite pritje për pronën e familjes

    Historia e Linda Kalemit nga Korça/ 100 vite pritje për pronën e familjes

    Një histori e vjetër për pronësinë e një godine në Korçë ka vite që shëtit rrugët e gjykatave.

    Linda Kalemi, ka rrëfyer shpesh herë për mediat historinë e saj dhë të familjes së saj.

    Pas vrasjes së gjyqtarit në Tiranë në një gjykim për pronat ajo ka rrëfyer sërish këtë hisotori duke kërkuar ndhmë dhe rrugadalje që të ketë mundësi të gëzojë pronën  e familjes.

    Historia:

    “Kjo është historia e një prone 100-vjeçare në zemër të Korçës, pas Katedrales — prona e familjes Terezi, që u ndërtua me djersën dhe fitimet e një emigranti shqiptar në Misir.

    Një histori që fillon me punë e sakrificë… dhe vazhdon me grabitje, burg, e padrejtësi që s’kanë të sosur.

    Gjatë regjimit komunist, shteti ia mori pronën me forcë. Babai i vjehrrës sime u shpall “kulak”, u burgos dhe u vra. Familja u hodh në rrugë.

    Pas viteve ’90, vjehrri e rimori shtëpinë, por ndërkohë shteti kishte strehuar aty katër familje. Për një periudhë ata paguanin qira, por kjo zgjati pak.

    Më pas, një ligj “i famshëm” — që zgjati vetëm dy a tre vjet — i dha Bashkive të drejtën të jepnin certifikata pronësie. Dhe aty filloi padrejtësia e re:

    qeraxhinjtë, me ryshfete e lidhje, morën tapitë nga Bashkia Korçë, edhe pse në Hipotekë ndodhet ende tapia origjinale e familjes Terezi, me vulë dhe datë mbi një shekull më parë.

    Burri im, Kampioni, i besoi komshiut tonë — një avokat që paguam paraprakisht për të ndjekur çështjen. Por ai kaloi në anën tjetër, u shfaq vetëm një herë në gjykatë dhe më pas u zhduk, duke premtuar e gënjyer. Që nga ajo ditë, unë mbaj barrën vetë.

    Janë bërë 15 vite gjyqe, dy procese të hapura:

    • Një civil ndaj qeraxhinjve,

    • Dhe një administrativ ndaj Bashkisë Korçë.

    Por drejtësia sorollatet: dosjet kthehen për “rishqyrtim”, proceset shtyhen, ndërsa Apeli është mbingarkuar.

    E unë, një nuse që po hyj në pranverën e fundit të jetës, pyes veten: sa breza duhen që drejtësia të zgjohet?

    Babai “kulak” u vra në burg.

    E bija, vjehrra ime, iku nga kjo botë pa e parë shtëpinë e saj.

    I biri, burri im, iku me dhimbje.

    Unë, nusja, jam këtu — ende duke pritur për pronën e bijve tanë.

    Kërkoj drejtësi, jo lëmoshë.

    Kërkoj që shteti të kthejë atë që ka qenë gjithmonë e jona.

    Çfarë të bëj tani?”

  • “Lufta ka nisur, kush dënon nipin do të përballet me plumba”/ Kërcënoi gjyqtarët, shoqërohet xhaxhai i Elvis Shkambit

    “Lufta ka nisur, kush dënon nipin do të përballet me plumba”/ Kërcënoi gjyqtarët, shoqërohet xhaxhai i Elvis Shkambit

    Pasi kërcënoi se do kishte sërish vrasje në drejtësi nëse do dënohej nipi i tij, është arrestuar edhe xhaxhai tjetër i autorti, Gjovalin Shkambi. Në një intervistë ai tha se i ulet në gjunjë familjes së gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, por të njëjtin fat do kenë edhe gjyqtarët e tjerë që do dënojnë nipin e tij.
    “Ne këtë objekt e kemi privatizuar, konform të gjitha ligjeve. Objektin na e ka shitur shteti, ka 13 vite që e kemi privatizuar. Janë tallur me ne, na e kanë përdhunuar. Ne duke i shkruar Edi Ramës… I pari që e ka marrë pronën është axha i babës me vëllezër dhe im atë. E kemi marrë në 1994. Para komunizmit ka qenë prona e gjyshit të babës tem, e stërgjyshit. Në kohën e Zogut, Ahmet Zogu Sulçebekun e ka shpallur në kërkim për ta ekzekutuar. Binak Pjetra, gjyshi i babës tem e ka shpëtuar, ja ka dhuruar dhe ka paguar taksat bashkisë të asaj kohe. Letrat janë të dokumentuara në të gjitha gjykatat.
    “Ai që do ta dënojë atë, do të përballet me të njëjtën gjë. Ai që e dënon do të përballet me plumba. Do ketë të njëjtin shpërblim, provat i dhamë. Se ia kemi blerë shtetit. Familjes së të ndjerit gjyqtar, i ulem në gjunjë, i kërkoj hallallin. Nëse do e dënojnë atë djalë, do gjykohet si Astriti. Kemi blerë pronën me ligj, me rregulla, jemi borxhlinj. Kush e dënon atë djalë, të njëjtën gjë ka. Ne i kemi fituar të gjitha gjyqet. Liro pronën. Nuk kam pasur dijeni. 72 orë më parë kam takuar shefin e komisaritit të Shkodrës. I kam dhënë informacion që polici i policisë bashkiake nuk e ka prishur pronën si duhet.”, theksoi ai.

  • Kërcënoi se do vriste gjyqtarin që do dënonte nipin e tij, shoqërohet xhaxhai i vrasësit të Astrit Kalasë

    Kërcënoi se do vriste gjyqtarin që do dënonte nipin e tij, shoqërohet xhaxhai i vrasësit të Astrit Kalasë

    Shoqërohet në polici xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.  Në një video Gjovalin Shkambi kërcënon me vrasje çdo gjyqtar që do e dënonte nipin e tij, Elvis Shkambi.

    Videoja bëri xhiron e rrjetit.

    Çfarë deklaroi Gjovalin Shkambi 

     “Ai gjyqtar që dënon nipin tim do të përballet me të njëjtën gjë, do të përballet me plumba, ka të njëjtin shpërblim. Ka 13 vjet që i shkojmë kryeministrit e gjithë qeverisë, na jepni pronën se ua kemi blerë. Provat i dhamë. Ose të na çojnë në burg, nëse e kemi privatizuar gabimisht.  Familjes së ndjerit gjyqtar i ulem në gjunjë dhe i kërkoj hallallin me kishë e xhami.

    Por ai që dënon atë djalë, ai gjykohet sikur është gjykuar Astriti. Kemi blerë pronën me ligj me rregulla, jemi me borxh. Kush dënon atë djalë të njëjtën gjë ka, në qoftë edhe Donald Trump edhe Papa, s’ka lojë me ne më.  Ne i kemi fituar të gjitha gjyqet, i kemi me certifikatë, të hetojë shteti, se ka 13 vjet që i shkruaj Edi Ramës, liromë pronën. Dhe s’ka lojë më me ne”