Tag: pronave

  • VIDEO – “Nis regjistrimi dhe hipotekimi i pronave”, kryebashkiaku Marinaj jep lajmin për Malësinë e Madhe

    VIDEO – “Nis regjistrimi dhe hipotekimi i pronave”, kryebashkiaku Marinaj jep lajmin për Malësinë e Madhe

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe: Në Shkrel për të hapur një kapitull të ri dhe shumë të rëndësishëm për regjistrimin dhe hipotekimin e pronave.
    Prej 34 vitesh kjo situatë ka mbajtur peng zhvillimin ekonomik dhe turistik të Malësisë së Madhe dhe jam i lumtur që me insistimin tonë, tashmë ASHK dhe bashkia do të bëjnë të mundur realizimin e këtij procesi.
    
    Ftoj të gjithë banorët e fshatrave Bzhetë, Bzhetë-Makaj, Kokpapaj, Kozhje, Lohe e poshtme, Meshqerre, Repisht, Vajush, Vuç-Kurtuaj të bashkëpunojnë me grupet e punës, në mënyrë që ky proces të realizohet me sukses.

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!

  • Të huajt investojnë në prona, interes i lartë për pasuritë në zonat bregdetare

    Të huajt investojnë në prona, interes i lartë për pasuritë në zonat bregdetare

    Banka e Shqipërisë raporton se rreth 45% e banesave të shitura gjatë vitit 2024 janë blerë nga jorezidentët, interesi më i madh i të cilëve, sipas agjentëve imobiliarë, është për prona në bregdet.
    Për shkak të interesit të lartë, edhe çmimet për metër katror në qytetet bregdetare kanë pësuar rritje të ndjeshme.
    “Unë shoh zhvillimin, si po vjen kërkesë-oferta, çdo shqiptar po i drejtohet tregut të pronave, ai që ka disa para të kursyera po blen një shtëpi të dytë, shtëpi për Booking, për të pasur për investim në bregdet. Rritja e çmimit ka nisur nga Velipoja, Shëngjin, që kanë qenë me 660 euro, sot ka shkuar 1500 euro. Në Durrës ka qenë 900 euro, sot është 1600 euro, edhe në Golem është 1200 euro. Rritja më e madhe është pësuar në Vlorë, Lungomare, para 3 vitesh mund të gjeje apartament me 850 euro, sot ka shkuar deri në 3000 euro në vijë të parë. Në Jalë ka edhe me 4-5000 euro për metër katror, në Himarë ka një çmim 2000 euro afërsisht. Ksamili sot nuk ka poshtë 2200 euro për metër katror. Në Sarandë brenda shkojnë deri në 2600 euro, 1800, 2400, në qytet ke deri në 1800 euro për metër katror.”, tha Gjin Gjoka, ekspert i tregut të pronave.

    “Shqipëria ka hyrë në një trend pozitiv përsa i përket blerjeve, ndryshe nga vitet e mëparshme kur Shqipëria shihej me risk për të investuar. Dikur ka qenë shqetësim që kur ti blije një apartament, nëse ishte i pacertifikuar, kishe frikë se ishte i shitur te dikush tjetër, sot nuk ndodh më sepse edhe nëse është i pacertifikuar, ai regjistrohet në ASHK me të dhënat e pronës. Në Sarandë, çmimi varion nga 2000 euro e sipër. Po ashtu, Vlora shkon në 2200, 2300 euro në vijën e parë bregdetare”, shprehet Dorjan Sanxhaku, ekspert i tregut të pronave.
    Veç blerësve tradicionalë, interes për të investuar në prona në vendin tonë kanë shfaqur edhe amerikanët e anglezët.
    “Shqipëria është e kërkuar shumë nga ukrainas, polakë, çekë, rusë. Kemi shumë edhe nga Kosova, sidomos në zonën e Shëngjinit dhe të Velipojës. Ukrainas dhe rusë janë të përqendruar në Vlorë. Ndërsa të tjerë i drejtohen Jalës, Dhërmiut, Qeparos dhe Borshit. Gjermanët e pëlqejnë shumë, edhe anglezët kanë interes”, tha Gjoka.
    Dorjan Sanxhaku, ekspert i tregut të pronave shtoi:
    “Nga viti në vit shtohen edhe kombësitë që blejnë. Mbeten dominantë çekët dhe polakët, ukrainasit, italianët, anglezët, kemi blerje të shumta edhe nga amerikanët.”
    Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e shkuar pati më shumë transaksione me një çmim deri në 5% më të ulët se çmimi i kërkuar nga shitësi.
    /vizionplus.tv

  • Berisha: PD do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e pronave

    Berisha: PD do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e pronave

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e të drejtës së pronës në Shqipëri, duke e cilësuar krijimin e Korporatës së Investimeve si një mekanizëm grabitjeje të tokave dhe pronave, si publike ashtu edhe private.
    Gjatë një vizite në shtëpinë e një famileje të vjetër tiranase, Berisha u shpreh se kjo agjenci, po vepron jashtë çdo kuadri kushtetues dhe ligjor, duke marrë toka dhe prona pa kufizime dhe me çmime qesharake.
    “Me krijimin e agjencisë Korporata e Investimeve, ata i marrin sot tokën çdo shqiptari pa asnjë lloj kufizimi dhe çmime qesharake”.
    Sipas Berishës, situata aktuale përkujton ligjet e vitit 1946, kur regjimi komunist shtetëzoi me forcë çdo pronë private.
    Duke iu referuar një historie personale nga viti 1991, Berisha solli në vëmendje mënyrën paqësore me të cilën fshatarët ndanë tokën mes tyre, për të treguar se koncepti i pronës ishte i rrënjosur thellë në kulturën shqiptare, përkundër trashëgimisë kolektiviste të diktaturës.
    “Në 12 vite qeverisje, Rama jo vetëm që nuk e zgjidhi çështjen e pronave, por e thelloi edhe më shumë. Sot, prona është në rrezik absolut,” deklaroi Berisha, duke shtuar se janë zgjidhur vetëm 800 dosje nga mbi 22 mijë.
    Berisha paralajmëroi qytetarët të mos bëhen pjesë e “plaçkitjes së organizuar” dhe premtoi se PD nuk do të njohë asnjë vendim të marrë nga kjo agjenci. Ai garantoi se, PD do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e pronës në Shqipëri.
    “Së pari, në mënyrë absolute. Asnjë vendim të kësaj agjencie nuk do ta njohim. Dhe unë paralajmëroj shqiptarët. Mos u bëni bashkëautor në krimin e përvetësimit të pronave të të tjerë, se PD, qeveria e saj, nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë. Kurrë! Së dyti, në 4 vite, cilado që të jetë kosto, ne do të zgjidhim në mënyrë përfundimtare çështjen e pronës në Shqipëri. Prona është themeli i familjes dhe i lirisë. Çështja e saj është mision i Partisë Demokratike, i domosdoshëm për paqen, drejtësinë dhe moralin e shoqërisë,” përfundoi ai.

  • Berisha akuzon Ramën se ka krijuar agjenci për grabitje tokash: PD do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e pronave

    Berisha akuzon Ramën se ka krijuar agjenci për grabitje tokash: PD do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e pronave

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e të drejtës së pronës në Shqipëri, duke e cilësuar krijimin e Korporatës së Investimeve si një mekanizëm grabitjeje të tokave dhe pronave, si publike ashtu edhe private. Gjatë një vizite në shtëpinë e një famileje të vjetër tiranase, Berisha u shpreh se kjo agjenci, po vepron jashtë çdo kuadri kushtetues dhe ligjor, duke marrë toka dhe prona pa kufizime dhe me çmime qesharake.
    “Me krijimin e agjencisë Korporata e Investimeve, ata i marrin sot tokën çdo shqiptari pa asnjë lloj kufizimi dhe çmime qesharake”.
    Sipas Berishës, situata aktuale përkujton ligjet e vitit 1946, kur regjimi komunist shtetëzoi me forcë çdo pronë private.
    Duke iu referuar një historie personale nga viti 1991, Berisha solli në vëmendje mënyrën paqësore me të cilën fshatarët ndanë tokën mes tyre, për të treguar se koncepti i pronës ishte i rrënjosur thellë në kulturën shqiptare, përkundër trashëgimisë kolektiviste të diktaturës.
    “Në 12 vite qeverisje, Rama jo vetëm që nuk e zgjidhi çështjen e pronave, por e thelloi edhe më shumë. Sot, prona është në rrezik absolut,” deklaroi Berisha, duke shtuar se janë zgjidhur vetëm 800 dosje nga mbi 22 mijë.
    Berisha paralajmëroi qytetarët të mos bëhen pjesë e “plaçkitjes së organizuar” dhe premtoi se PD nuk do të njohë asnjë vendim të marrë nga kjo agjenci. Ai garantoi se, PD do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e pronës në Shqipëri.
    “Së pari, në mënyrë absolute. Asnjë vendim të kësaj agjencie nuk do ta njohim. Dhe unë paralajmëroj shqiptarët. Mos u bëni bashkëautor në krimin e përvetësimit të pronave të të tjerë, se PD, qeveria e saj, nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë. Kurrë! Së dyti, në 4 vite, cilado që të jetë kosto, ne do të zgjidhim në mënyrë përfundimtare çështjen e pronës në Shqipëri. Prona është themeli i familjes dhe i lirisë. Çështja e saj është mision i Partisë Demokratike, i domosdoshëm për paqen, drejtësinë dhe moralin e shoqërisë,” përfundoi ai.

  • Kategoritë që përfitojnë/ Rivlerësimi i pronave në gjysmën e dytë të vitit, ja kur do të nisë procesi

    Kategoritë që përfitojnë/ Rivlerësimi i pronave në gjysmën e dytë të vitit, ja kur do të nisë procesi

    Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme është shtyrë për në gjysmën e dytë të vitit 2025, por pa një afat se kur do të fillojë si proces. Në fakt, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme pritej të hynte në fuqi që në shtatorin e një viti më parë, por kjo shtyrje vjen për shkak se ende nuk ka përfunduar reforma e caktimit të referencave të pronave në të gjithë vendin. Kështu, procesi rivlerësimit do të paraprihet nga caktimi i çmimeve të referencës edhe në qytetet e tjera të vendit. Qëllimi është që të dy proceset duhet të ecin paralelisht në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët nga afrimi i vlerës së pronës së tyre me çmimet e tregut.
    Caktimi i referencave të reja për qytetet e tjera kryesisht ato të bregdetit, i rrit automatikisht vlerat e pronave. Kjo shtyrje ka ardhur edhe për faktin se ky do të jetë rivlerësimi i fundit, siç ka paralajmëruar kryeministri. Pas këtij procesi mund të nisë rivlerësimi nga i cili qytetarët mund të përfitojnë duke përafruar vlerën e pronës së tyre me çmimet reale të tregut, bazuar edhe në referencat e reja që do të caktohen. Nëse ky rivlerësim do të miratohet, do të jetë i pesti proces në 13 vite.
    Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022 nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin, u rivlerësuan 168.200 pasuri dhe buxheti i shtetit përfitoi 12.7 miliardë lekë. Rivlerësimi i fundit kishte normë tatimi 3 për qind, ndërsa ai që pritet të hyjë në fuqi së shpejti thuhet se do të jetë 5 për qind.
    AFATI
    Ishte Kryeministri Edi Rama, i cili gjatë komunikimi me qytetarët bëri të ditur afatin e nisjes së procesit të rivlerësimit duke shpjeguar edhe arsyet përse është shtyrë deri më tani.
    “Rivlerësimi i pronave do të bëhet në gjashtëmujorin e dytë dhe ka disa arsye pse. Është një punë shumë e madhe, po përgatiten harta sepse po bëhet i gjithë bilanci i shitblerjeve etj., që të bëjmë një vlerësim sa më domethënës dhe sa më të favorshëm për ata që po presin”, – deklaroi kreu i qeverisë.
    Brenda vitit 2025 synohet mbyllja e gjithë procesit të rivlerësimit dhe më pas pritet që duke filluar nga 1 janari i 2026, të gjithë qytetarët shqiptarë të kenë mundësi që t’i kenë pronat e rivlerësuara me çmimet aktuale të tregut. Një risi e rëndësishme në procesin e rivlerësimit 2025 është ndryshimi i metodologjisë së përcaktimit të çmimeve të referencës. Ndryshe nga sistemi aktual, ku 60 bashkitë kanë vetëm një çmim reference për të gjitha pronat, sistemi i ri do të ndjekë modelin e Tiranës, me çmime të ndryshme sipas zonave kadastrale.
    Për shembull: në Durrës, ku aktualisht çmimi mesatar për të gjitha pronat është 67,500 lekë për metër katror, sistemi i ri do të diferencojë çmimet në zona bregdetare duke i vlerësuar me çmime më të larta dhe në zona periferike çmime më të ulëta. Projektligji i rivlerësimit të pronave në momentin e propozimit parashikonte që individët dhe subjektet do të kenë të drejtë të rivlerësojnë pronat e tyre me çmimin e tregut, duke paguar një tarifë rivlerësimi në masën 3% të diferencës mes çmimit të rivlerësuar dhe çmimit të fundit të regjistruar në kartelën e pasurisë.
    Por, në deklaratat e mëtejme flitej për një përqindje më të lartë, 5%. Pra, ajo që u prezantua si një shans i madh për qytetarët zbehu vëmendjen e shqiptarëve, një prej vendeve më të varfra në Evropë e rajon. Pavarësisht këtij fakti, është ndër të paktat ku shteti mban tatim mbi të ardhurat e përfituara nga shitja e shtëpisë së parë.
    SHEMBULL RIVLERËSIMI
    SA PËRFITOJNË QYTETARËT,
    Përfitimi kryesor për pronarët është reduktimi i konsiderueshëm i tatimit të paguar gjatë shitjes së pronës. Aktualisht, për diferencën midis vlerës së regjistruar dhe çmimit të shitjes paguhet një tatim prej 15%. Me procesin e ri të rivlerësimit, pritet që tatimi të ulet ndjeshëm, me diskutime që sugjerojnë një normë rreth 5% ose edhe më të ulët.
    SHEMBULL KONKRET:
    Një apartament me vlerë të regjistruar në ASHK 100 mijë euro, që shitet me çmimin real të tregut prej 150 mijë euro:
    Pa rivlerësim: Tatimi 15% për diferencën prej (150,000-100,000) 50 mijë euro = 7,500 euro (50,00*15%)
    Me rivlerësim dhe tatim 5%: Vetëm 2,500 euro tatim (50,00*5%)

  • Çështja e pronave, Gonxhja zbulon planin e qeverisë për zgjidhjen e shpejtë të legalizimeve

    Çështja e pronave, Gonxhja zbulon planin e qeverisë për zgjidhjen e shpejtë të legalizimeve

    Blendi Gonxhja ka zbuluar në “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN planin e qeverisë për legalizimet.
    Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit dhe pranoi se një nga çështjet problematike mbetet ajo e pronave dhe zbuloi se plani i ri për të përfunduar këtë proces të zgjatur në vite do të bazohet te vetëdeklarimi, duke përdorur metodat inovative.
    “Një nga problemet kryesore që na del, nuk e mohojmë. Kemi disa vite që po punojmë, po investohet, por akoma një nga problematikat e mëdha që na del janë çështjet e pronave dhe legalizimeve, përmbyllja e procesit të legalizimit., Formalizimi dhe kapitalizmi i shtëpive të ndërtuara. Shiko duhet ta shohim pak në sy gjënë. Është një tranzicion i tërë. Kanë ardhur me furi të jashtëzakonshme komunitete të tëra pas ‘’90 që me të drejtë u çliruan nga jetesa e programuar me qytete, ku ndalohej të shkoje nga një qytet në tjetrin pa lejen e partisë dhe pa pasur një punësim të caktuar nga ajo ekonomi e centralizuar.  Kështu që gjithë kjo gjë që ka ndodhur në vitet e para të tranzicionit e ka kapur shtetin shumë të brishtë, demokratik po themi, Shqipërinë e këtyre 35 viteve. Dhe ka qenë e pamundur që kjo lëvizje demografike në këto numra të mund të kishte ndonjë mundësi për ta urbanizuar dhe sjellë afër qyteteve duke organizuar këtë gjë në kushte më të mira banimi, infrastrukturë etj… Gjithë ky informalitet i ardhur edhe nga nevoja, por edhe nga pamundësia e shtetit për ti dalë para kësaj dallge, këtij cunami, ka sjellë që sot ne akoma pas 35 vitesh të merremi me një pjesë të pasojave të tyre. Do të ketë një format të ri pune, qilizëm me blloqe edhe në nivelin e legalizimeve. Do të jenë jo në vendndodhje të përcaktuar subjektivisht por me rend, afat dhe detyrë pune të themi, të përcaktuar që të ketë kështu një shpejtësi më të madhe në daljen e këtyre dokumentacioneve. Do të përdoren shumë sistemet e reja inovative por do të jetë edhe një skemë e re me vetëdeklarim që do t’i ndihmojë qytetarët, pra përmasat, objekti, fqinjësia, karakteristikat, vendi, blloku ku është. Këto të gjitha do të printohen, do të ketë një vetëdeklarim nga banori, një marrje dijeni nga Njësia Administrative dhe do të ketë një shpejtësi shumë më të madhe për ti mbyllur në një kohë më të shkurtër legalizimet”, tha Gonxhe.

  • VIDEO / Berisha në Himarë me Belerin, qytetari: Zgjidh çështjen e pronave dhe do bëhesh Perëndia

    VIDEO / Berisha në Himarë me Belerin, qytetari: Zgjidh çështjen e pronave dhe do bëhesh Perëndia

    Kreu i Partisë Demokratike dhe koalicionit ASHM, Sali Berisha ka mbërritur në Himarë, ku do të zhvillojë një takim elektoral me banorët e zonës, strukturat dhe qytetarët e zonës.
    Përgjatë takimit do të prezantohen në Himarë kandidatët për deputet. Berisha e ka nisur vizitën me ecje në pedonalen kryesore të qytetit bregdetar, në shoqërinë e ish-kandidatit për kryetar bashkie Petro Gjikuria, kreut të PBDNJ Vangjel Dule dhe eurodeputetit grek Fredi Beleri.
    Një nga banorët që e takoi liderin demokrat i kërkoi të zgjidhë çështjen e pronave nëse vjen në pushtet.
    “Mirësenaerdhe. Pronat dhe do të bëhesh Perëndia i Himarës, nuk di tjetër ku të vesh”, i tha qytetari, kryedemokratit.

  • Ja si po i fal Edi Rama oligarkëve pronat në bregdet, skandali i trojeve projekt mafioz midis qeverisë dhe…

    Ja si po i fal Edi Rama oligarkëve pronat në bregdet, skandali i trojeve projekt mafioz midis qeverisë dhe…

    Projektligji i miratuar në heshtje të plotë nga Këshilli i Ministrave ka zbuluar fytyrën e vërtetë të një prej aferave më të mëdha të kohëve të fundit: një plan i përpunuar me kujdes për t’i dhuruar oligarkëve tokat më të vlefshme të Shqipërisë, nga bregdeti e deri në zonat strategjike të zhvillimit. Nën petkun e investimeve, qeveria e Edi Ramës ka vendosur që pronat shtetërore të dhëna me kontrata simbolike “1 euro” të shiten drejtpërdrejt përfituesve të qirasë pa garë, pa transparencë, dhe pa asnjë kontroll publik.
    Projektligji i ri parashikon që çdo subjekt që ka marrë një truall me sipërfaqe mbi 500 m² në përdorim përmes një kontrate “1 euro”, mund të aplikojë për privatizimin e tij. Këto prona, që përfaqësojnë pasurinë publike, do të kalojnë në duart e atyre që i zotërojnë në përdorim, pa konkurrencë dhe pa hetim mbi përmbushjen e kushteve të qirasë. Nëse objekti i kontratës nuk është i regjistruar në Kadastër, atëherë kalon automatikisht për shitje, dhe transaksioni kryhet bazuar në vlerësimin e një eksperti të caktuar nga ministri përkatës  duke e kthyer gjithë procesin në një farsë të kontrolluar politikisht.
    Projekt mafioz me vula shtetërore
    Ky nuk është një rast i izoluar. Ky është një sistem i ndërtuar për të grabitur. Projektligji përfshin një procedurë të detajuar që lehtëson privatizimin e pronës shtetërore: Ministri i Ekonomisë nxjerr urdhrin për përfshirjen e pronës në privatizim, madje edhe përpara përfundimit të kontratës së qirasë. Dosja e pronës përgatitet nga drejtoritë përgjegjëse, të cilat i përcjellin strukturës së shitjes së pronës publike të gjitha dokumentet përkatëse. Dokumentacioni përfshin kontratën 1 euro, genplanin, aktet e monitorimit dhe vlerësimin e investimeve – të gjitha të miratuara nga po i njëjti pushtet që po shet pronën. Çmimi caktohet pas një konfirmimi nga Agjencia e Trajtimit të Pronave dhe nga një “ekspert i licencuar”, i caktuar nga qeveria. Në fund, prona publiko-shtetërore kthehet në pasuri private, pa tender, pa konkurencë, vetëm përmes një firme dhe një vule.
    Cila është e vërteta pas kësaj skeme?
    Në letër, skema duket “ligjore”. Në praktikë, është një grabitje. Është një mënyrë e sofistikuar për t’i dhënë oligarkëve tokën e shqiptarëve me çmime qesharake. Nga zonat më të lakmuara të bregdetit, që ndodhen në kufijtë e arit turistik, deri tek truallët me rëndësi strategjike ekonomike – gjithçka po shitet me një procedurë të fshehtë dhe me firmë qeveritare. Ky është një plan mafioz i ndërtuar me kujdes nga ortakëria mes politikës dhe biznesit të madh të lidhur me pushtetin. Emrat që fshihen pas këtyre kontratave janë të njohur: sipërmarrës të lidhur me financimet e fushatave, me PPP-të, me tenderat pa garë, dhe me qeverinë e Rilindjes. Qeveria Rama po e shet këtë projekt si një mënyrë për të “zhvilluar” investimet dhe për të “formalizuar” përdorimin e pronave shtetërore. Në të vërtetë, ky është një legalizim i një skeme grabitjeje të pasurive publike. Janë të njëjtët individë që për vite i kanë marrë këto prona për 1 euro në emër të investimit dhe tani kërkojnë të bëhen pronarë me një letër nga qeveria.
    Çmimi i pronave në jug do të rritet 100%
    Teksa Rama po ua fal bregdetin ortakëve të vet, për biznesmenët, apo qytetarët e tjerë që duan të blejnë pasuri të paluajtshme në këto zona do të jetë gati thuajse e pamundur.  Hovi i çmimeve të kripura nuk do të ndalet, sidomos pas referencave të reja që grupi i punës në Ministrinë e Financave po harton. Mësohet se çmimi për metër katror që do të përdoret si referencë, në Kavajë do të rritet mesatarisht 52%, në Durrës me 61%, Sarandë 86%, Vlorë me 88% dhe në Himarë rritja mesatare do të jetë 111%. Miratimi i referencave të reja do të sjellë drejtpërdrejtë një rritje të çmimeve të pronave thuajse në të gjithë Shqipërinë me përjashtim të Tiranës ku çmimi tavan i pronave u miratua në vitin 2023.
    Shtrenjtimi i apartamenteve do bëhet automatikisht pasi referenca përcakton tavanin nën të cilin nuk mund të shitet një pronë, ndërsa mbi këtë vlerë nuk ka kufizim. Pra nëse një pronë në lagjen 13 ose zona e plazhit në Durrës mund ta blesh edhe me 700 euro metrin katror, me caktimin e referencës së re vlera do të jetë jo më e ulët se 2000 euro metri katrorë. Mësohet se një metër katror në Durrës do të arrijë deri në 2000 euro nga deri 675 euro që janë referencat sot. Po kështu edhe në Vlorë në zonën më të frekuentuar të bregdetit në Lungomare do të kushtojnë 2000 euro, nga 620 euro që është aktualisht. Rritje të fortë do të pësojnë edhe çmimet e pronave në Himarë, ku nga mesatarisht 580 euro që kushton një metër sot, do të arrijë në 1400 euro, apo në Sarandë ku metri katror do të kushtojë deri 1000 euro, nga mesatarisht 560 euro që është. Me gati 200 euro do të rritet vlera për metër katror edhe për Bashkinë Kavajë.
     

  • Rrëfehet Enkelejd Alibeaj: Ja pse dështuam përballë Berishës…

    Rrëfehet Enkelejd Alibeaj: Ja pse dështuam përballë Berishës…

    Në Nazarko Podcast, Enkelejd Alibeaj ka paraqitur disa propozime për përmirësimin e procesit të kompensimit të pronave dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe ngritjes së një sistemi të qëndrueshëm që respekton të drejtat e pronarëve dhe siguron një konkurrencë të ndershme në ekonominë e vendit.
    Kompensimi i Pronave: Çfarë duhen bërë, Alibeaj vjen me sugjerime
    Në lidhje me çështjen e kompensimit të pronave të konfiskuara, eksperti theksoi se shteti duhet të kompensojë pronarët me vlerën e plotë të pasurisë që ata kanë humbur, dhe jo vetëm me 10% apo 20% të vlerës aktuale të tregut. Ai sugjeroi që shteti të krijojë një korporatë shtetërore për menaxhimin e pasurive të konfiskuara, duke mundësuar një kompensim të drejtpërdrejtë financiar ose një ndihmë me pasuri shtetërore, për të shmangur keqpërdorimet dhe abuzimet.
    Një tjetër pikë e rëndësishme është që ky proces duhet të përfundojë përpara se të vazhdojnë projektet e tjera shtetërore që përfshijnë përdorimin e pronave me qera, shitje, ose nëpërmjet partneriteteve publike-private (PPP). Eksperti kërkoi që qeveria të ndërpresë çdo formë të përdorimit të pasurive shtetërore deri në përfundimin e procesit të kompensimit për pronarët.
    Lufta Kundër Korrupsionit: Pse është e rëndësishme një ndarje e pushtetit, sipas Alibeajt
    Eksperti ka përmendur gjithashtu nevojën për një reformë të thellë në luftën kundër korrupsionit. Ai theksoi se një nga mënyrat për të luftuar korrupsionin është ndarja e pushtetit dhe krijimi i mekanizmave të brendshëm që do të pengonin korrupsionin në administratën shtetërore. Një masë konkrete që ai propozon është ndalimi i koncesioneve dhe PPP-ve pa garë të hapur, për të siguruar një proces të pastër dhe të drejtë.
    Përveç kësaj, eksperti sugjeroi forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm në administratë dhe krijimin e një shteti më të vogël dhe më të efektshëm, ku numri i institucioneve dhe punonjësve në administratën publike të reduktohet ndjeshëm. Ky hap mund të sjellë kursime të mëdha dhe do të minimizonte mundësinë e korrupsionit.
    Alibeaj: Roli i SPAK-ut dhe Krijimi i Xhandarmërisë Kombëtare
    Një tjetër çështje që u diskutua ishte roli i SPAK-ut (Shqipëria e Pavarur e Prokurorisë), i cili duhet të mbështetet më fuqishëm për të siguruar rendin dhe ligjin. Eksperti ka theksuar se një SPAK i pavarur dhe i fuqishëm është një nga elementët kyç për të garantuar një sistem të drejtë dhe pa korrupsion.
    Po ashtu, një propozim tjetër ishte krijimi i një trupe të pavarur të Xhandarmërisë Kombëtare, e cila do të vepronte për të mbështetur rendin dhe sigurinë në vend. Ky trup do të ishte i pavarur dhe do të kishte përgjegjësi të qarta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke ndihmuar në ndarjen e përgjegjësive brenda forcave të sigurisë.
    Alibeaj për Reformën: Të Ruajmë Barazinë dhe Drejtësinë
    Një nga elementët kyç që u diskutua ishte nevoja për të ruajtur barazinë sociale dhe për të shmangur favorizimin e grupeve të caktuara. Propozimi ishte që pronarët të përfitojnë një shumë maksimale deri në 450,000 euro, për të siguruar që kompensimi të jetë i drejtë dhe të mos krijojë pabarazi të mëtejshme në shoqëri.
    Në përfundim, eksperti theksoi se për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe pa korrupsion për Shqipërinë, është e nevojshme që të bëhen reforma të thella, të cilat do të garantojnë se shteti vepron në përputhje me interesat e qytetarëve dhe ligjin.

  • ‘Braktiset’ Tirana? Blerësit po i kthejnë sytë nga bregdeti, çmimi i pronave në jug pritet të dyfishohet

    ‘Braktiset’ Tirana? Blerësit po i kthejnë sytë nga bregdeti, çmimi i pronave në jug pritet të dyfishohet

    Bregdeti po rrezikon të bëhet i ‘paarritshëm’ për të blerë pasuri të paluajtshme. Hovi i çmimeve të kripura nuk do të ndalet, sidomos pas referencave të reja që grupi i punës në Ministrinë e Financave po harton.
    Report Tv mëson se çmimi për metër katror që do të përdoret si referencë, në Kavajë do të rritet mesatarisht 52%, në Durrës me 61%, Sarandë 86%, Vlorë me 88% dhe në Himarë rritja mesatare do të jetë 111%.
    Referencat e reja të pronave, pritet të jenë publike vitin e ardhshëm. Kjo hapësirë kohore po shfrytëzohet nga blerësit, të cilët po ‘braktisin’ kryeqytetin e po vrapojnë drejt bregdetit, për të përfituar përpara se situata të ndryshojë.
    “Në dy vitet e fundit Tirana ka nisur të ketë një stabilizim në tregun e çmimeve, përtej marketingut që bëhet për kullat që po dalin me çmime të larta, kur transaksioni bëhet është në negocim. Ka një ritëm më të ulët në rritjen e çmimeve në tiranë, ndërkohë që ka shumë interes bregdeti për shkak të turizmit”, shprehet Reinaldo Pipiria, kreu i NAREA, shoqata e Pasurive të Patundshme.
    Miratimi i referencave të reja do të sjellë drejtpërdrejtë një rritje të çmimeve të pronave thuajse në të gjithë Shqipërinë me përjashtim të Tiranës ku çmimi tavan i pronave u miratua në vitin 2023.
    Shtrenjtimi i apartamenteve do bëhet automatikisht pasi referenca përcakton tavanin nën të cilin nuk mund të shitet një pronë, ndërsa mbi këtë vlerë nuk ka kufizim. Pra nëse një pronë në lagjen 13 ose zona e plazhit në Durrës mund ta blesh edhe me 700 euro metrin katror, me caktimin e referencës së re vlera do të jetë jo më e ulët se 2000 euro metri katrorë.
    Report TV mëson se një metër katror në Durrës do të arrijë deri në 2000 euro nga deri 675 euro që janë referencat sot. Po kështu edhe në Vlorë në zonën më të frekuentuar të bregdetit në Lungomare do të kushtojnë 2000 euro, nga 620 euro që është aktualisht.
    Rritje të fortë do të pësojnë edhe çmimet e pronave në Himarë, ku nga mesatarisht 580 euro që kushton një metër sot, do të arrijë në 1400 euro, apo në Sarandë ku metri katror do të kushtojë deri 1000 euro, nga mesatarisht 560 euro që është. Me gati 200 euro do të rritet vlera për metër katror edhe për Bashkinë Kavajë.
    Pipiria thotë se referencat e reka do të rëndojnë blerësit pasi nuk bëhen mbi një studim të saktë.
    “Kur çmimet e referencave vendosen apriori dhe nuk shkohet drejt vlerës reale të tregut, e bazuar në transaksione të zonës ku ndodhet një pronë, automatikisht, prona ekspozohet drejt një barre fiskale jo reale. Një pronë që vlen 100 mijë euro por çmimi i referencës është 130 mijë euro automatikisht diferenca për 30 mijë euro i ngarkohet çmimit real”, thotë Pipiria.
    Në pritje të draftit final për vlerën e pronës në të gjithë vendin jo vetëm në bregdet, Report TV mëson se Ministria e Ekonomisë ka nisur punën për një metodologji të re për përcaktimin e çmimeve të referencës duke u bazuar jo më në transaksionet e deklaruara në Kadastër por do të bazohet tek një studim më i mirë i tregut përmes sondazheve apo anketave.
    Ky ndryshim metodologjie mund t’i rrisë edhe më shumë vlerat e lartpërmendura, pasi shpesh vlera e transaksionit të pronave nën deklarohet për të shmangur pagesën e lartë të tatimit 15%.