Tag: pronave

  • Tregu i pronave “në vend numëro”, agjentët imobiliarë: Qytetarët stepen për të blerë apartamente

    Tregu i pronave “në vend numëro”, agjentët imobiliarë: Qytetarët stepen për të blerë apartamente

    Sinjalet që vijnë nga agjentët e shitjes së pasurive të patundshme janë se tregu ka nisur të “ftohet”. Arsyet e ngadalësimit mund të jenë disa, por rritja e ndjeshme e cmimeve në dy vitet e fundit, sidomos në Tiranë, ka sjellë një stepje të qytetarëve për të blerë. Sipas të dhënave cmimet e pronave në Tiranë u rritën me shpejtësi dhe tashmë kanë arritur një nivel tavan ku nuk pritet rritje të mëtjeshme.

    “Tregu i rishitjes ka qënë në vështirësitë e veta dhe arsyet kryesore janë që për dy vite me radhë janë njoftuar lajmet për dy fushata që njoftohen në kohë dhe konkretizohen pas disa muajsh. Nga ana tjetër cmimet në Tiranë u rritën me shpejtësi nga ndërtuesit. Kemi këshilluar që nuk ka më vënd për rritje dhe tregu nuk pritet të ketë më rrijte dyshifrore. Një tjetër rritje e cmimeve ka ardhur nga rritjet e papritura të referencës sic ndodhi me Tiranën, e cila Duke pataur parassush që 70% e aktiviteti ëhtë në tiranë. Pranadoj shikojmë këto lloj dinamish dhe duhet të presim rreth dy vite për të parë se si do vijojë. Ne kemi thënë që Tirana është në pjekurinë e duhur për cmimet duhet të presim vetëm indeksim apo ulje të cmimve“-tha Reinaldo Pipiria drejtor I shoqatës së agjentëve të pasurive të patundshme.
    Por a presim që edhe pronat në zonat bregdetare do të pësojnë rritje cmimesh me të njejtin trend si ato në kryeqytet, pas zyratrizmit të cmimeve të refernecës?Nuk mendojmë se bregdeti do të ketë të njëjtin fenomen.

    Paralelisht me këtë situatë agjentët e pasurive të patundshme thonë se pjesë e rivlersimit të pasurive duhet të jenë edhe kontratat e porosive, pasi me to do të krijohet ide më e qartë e dinamikës së tregut të pronave në vend.
    “Jemi pro që të rivlersohen edhe toka bansa në legalizim dhe kontrata porosie dhe kjo do të sillte formalzim të plotë dhe një infomacion të plotë të tregut . Një fushatë rivlersimi që përfshin dhe kontrat e porosisë do të na jepte një ide më të qartë të dinamikës dhe madhësisë të real estate”.
    Nga 1 janari 2026 pritet të nisë fushata e pestë e rivlersimit të pronave me një tatim 5% dhe do të zgjasë 9 muaj.
    /vizionplus.tv

  • Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

    Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

    Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme kanë qenë në rritje.
    “Sipas informacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për Shoqatën Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA),-shkruan Monitor,- për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë arkëtuar gjithsej 4.2 miliardë lekë nga tatimit mbi të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme”.

    Kjo do të thotë se të ardhurat janë rritur me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Por pse kjo rritje?
    “Rritja e të ardhurave mund të jetë një tregues i tërthortë i ecurisë së shitjeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Rritja e të ardhurave tregon rritjen e bazës së tatueshme, që mund të vijë nga rritja e transaksioneve të shitblerjes, por edhe nga rritja e çmimeve”, shkruan Monitor.
    Në masën dërrmuese të ardhurat prej këtij tatimi vijnë nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, ku pothuajse 99% e tyre i takojnë kësaj drejtorie duke nënkuptuar se tatimi buron kryesisht nga shitjet e firmave të ndërtimit.

    Ndërkohë, të ardhurat nga drejtoritë rajonale rezultojnë në nivele shumë të ulëta.

    Sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për gjashtë muajt e parë të vitit të ardhurat totale nga drejtoritë tatimore ishin vetëm 54 milionë lekë ose sa 1.3% e të ardhurave totale. Këto të ardhura paraqiten në rënie me 26% krahasuar me një vit më parë.

    Të ardhurat e vogla nga transaksionet e rishitjes, të kryera nga individët, mund të shpjegohen me rivlerësimet e kryera në vitet e mëparshme, që kanë tkurrur bazën e tatueshme, por ndoshta në një masë të madhe edhe me kryerjen e një pjese të madhe të transaksioneve me çmime fiktive.

    Por, nga ana tjetër, agjentët e pasurive të paluajtshme shprehen se procesi i rivlerësimit që pritet prej më shumë se një viti ka ndikuar negativisht në tregun e rishitjes së pronave. Një pjesë e pronarëve preferojnë ta shtyjnë nxjerrjen e pronave në shitje, deri në kryerjen e rivlerësimit, për të përfituar një vlerë më të ulët tatimi.
    Në këtë kuptim, rënia e të ardhurave nga tatimi i pronave të shitura prej individëve duket se konfirmon një tendencë rënëse të transaksioneve në këtë segment të tregut, shkruan Monitor.
    Sipas ligjit në fuqi, të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme, e llogaritur si diferenca mes çmimit të shitjes së pronës dhe çmimit të blerjes (ose atij të rivlerësuar) së saj, tatohen në masën 15%.
    Megjithatë, qeveria ka aplikuar rivlerësime të herëpashershme të pronave me një shkallë më të ulët tatimore. Rivlerësimet u mundësojnë pronarëve ta sjellin vlerën e pronës së tyre në nivelet e tregut, duke ulur vlerën e tatimit të paguar në rast të shitjes së saj.
    Muajin e kaluar, qeveria shqiptare hodhi për konsultim publik projektligjin për rivlerësimin e radhës së pasurive të paluajtshme. Projektligji pritet t’u mundësojë individëve dhe bizneseve të rivlerësojnë pronat e tyre me një tatim prej 5%, duke filluar nga 1 janari 2026.

  • Të ardhurat tatimore nga shitja e pronave u rritën me 26% për 6-mujorin 2025

    Të ardhurat tatimore nga shitja e pronave u rritën me 26% për 6-mujorin 2025

    Të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme janë në rritje për gjysmën e parë të këtij viti.Sipas informacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për Shoqatën Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë arkëtuar gjithsej 4.2 miliardë lekë nga tatimit mbi të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme.Të ardhurat nga ky tatim janë rritur me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Rritja e të ardhurave mund të jetë një tregues i tërthortë i ecurisë së shitjeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Rritja e të ardhurave tregon rritjen e bazës së tatueshme, që mund të vijë nga rritja e transaksioneve të shitblerjes, por edhe nga rritja e çmimeve.Të ndara sipas drejtorive, në masën dërrmuese të ardhurat prej këtij tatimi vijnë nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj. Për 6-mujorin 2025, pothuajse 99% e të ardhurave i takonin kësaj drejtorie. Kjo nënkupton se tatimi buron kryesisht nga shitjet e firmave të ndërtimit.Ndërkohë, të ardhurat nga drejtoritë rajonale rezultojnë në nivele shumë të ulëta.Sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për gjashtë muajt e parë të vitit të ardhurat totale nga drejtoritë tatimore, duke përjashtuar DTM, ishin vetëm 54 milionë lekë ose sa 1.3% e të ardhurave totale. Këto të ardhura paraqiten në rënie me 26% krahasuar me një vit më parë.Të ardhurat e vogla nga transaksionet e rishitjes, të kryera nga individët, mund të shpjegohen me rivlerësimet e kryera në vitet e mëparshme, që kanë tkurrur bazën e tatueshme, por ndoshta në një masë të madhe edhe me kryerjen e një pjese të madhe të transaksioneve me çmime fiktive.Por, nga ana tjetër, agjentët e pasurive të paluajtshme shprehen se procesi i rivlerësimit që pritet prej më shumë se një viti nga ndikuar negativisht në tregun e rishitjes së pronave. Një pjesë e pronarëve preferojnë ta shtyjnë nxjerrjen e pronave në shitje, deri në kryerjen e rivlerësimit, për të përfituar një vlerë më të ulët tatimi.Në këtë kuptim, rënia e të ardhurave nga tatimi i pronave të shitura prej individëve duket se konfirmon një tendencë rënëse të transaksioneve në këtë segment të tregut.Sipas ligjit në fuqi, të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme, e llogaritur si diferenca mes çmimit të shitjes së pronës dhe çmimit të blerjes (ose atij të rivlerësuar) së saj, tatohen në masën 15%.Megjithatë, qeveria ka aplikuar rivlerësime të herëpashershme të pronave me një shkallë më të ulët tatimore. Rivlerësimet u mundësojnë pronarëve ta sjellin vlerën e pronës së tyre në nivelet e tregut, duke ulur vlerën e tatimit të paguar në rast të shitjes së saj.Muajin e kaluar, qeveria shqiptare hodhi për konsultim publik projektligjin për rivlerësimin e radhës së pasurive të paluajtshme. Projektligji pritet t’u mundësojë individëve dhe bizneseve të rivlerësojnë pronat e tyre me një tatim prej 5%, duke filluar nga 1 janari 2026./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, pronat shtetërore i kalojnë Korporatës për “Korpusin e Inspektorateve”

    Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, pronat shtetërore i kalojnë Korporatës për “Korpusin e Inspektorateve”

    Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme vendimin për transferimin në pronësi të shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, të pronave shtetërore për realizimin e projektit të investimit “Korpusi i inspektorateve” dhe projekteve të tjera të investimit.
    “Këshilli i Ministrave vendosi autorizimin e shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, vetë apo nëpërmjet entitetit të krijuar prej saj, për të vepruar si zhvillues i pronave, të përcaktuara në shtojcat nr.1 dhe nr.2, sipas këtij vendimi, në funksion të realizimit të projektit të investimit, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i cili ka si qëllim, ndër të tjera, përmbushjen e interesit publik”, thuhet në njoftim.
    Sipas vendimit, autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare dhe institucioneve publike përfituese, që brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të lidhin marrëveshje bashkëpunimi për përcaktimin e standardit, metodologjisë, termave dhe kushteve të bashkëpunimit për përmbushjen e interesit publik, përmbushjen e interesit të Korporatës, si dhe entiteteve në pronësi të të cilit/ave regjistrohet prona e re shtetërore.
    Gjithashtu Korporata autorizohet të nisë procedurat konkurruese për përzgjedhjen e partnerëve privatë që do të angazhohen në zhvillimin e pronave të transferuara, përmes formës së sipërmarrjes. Gjithashtu, ajo do të asistojë në hartimin e projektideve arkitekturore në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Bazuar në vendim, Korporata do të ketë gjithashtu të drejtën e negociatave me subjekte private dhe për të kryer të gjitha procedurat ligjore dhe teknike për konsolidimin dhe regjistrimin e pronave. Në rast se për realizimin e projekteve kërkohet lirimi i ambienteve të zëna aktualisht nga institucionet, këto të fundit do të zhvendosen vetëm pas sigurimit të hapësirave të përkohshme të përshtatshme për vazhdimin e punës së tyre.
    Sipas njoftimit, tashmë janë disa institucione që do të preken Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSSHSH), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB), Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP), Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet (ZMR), Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat Minerare (AKSEM), Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKPMB), Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës (DSHPA), Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Pyjeve (AKP).
    Vendimi:
    V E N D I M PËR TRANSFERIMIN TE KORPORATA E INVESTIMEVE SHQIPTARE  TË PRONAVE SHTETËRORE PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT  TË INVESTIMIT “KORPUSI I INSPEKTORATEVE” DHE PROJEKTEVE TË TJERA TË INVESTIMIT
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 7, të ligjit nr.71/2019, “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe në vijim të shkronjës “b”, të pikës 1, të kreut II, të  vendimit nr.137, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave.
    V E N D O S I:
    1. Transferimin në pronësi të shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, me NIPT: M01917011D të pronave shtetërore, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për realizimin e projektit të investimit “Korpusi i inspektorateve” dhe projekteve të tjera të investimit.
    2. Autorizimin e shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, vetë apo nëpërmjet entitetit të krijuar prej saj, për të vepruar si zhvillues i pronave, të përcaktuara në shtojcat nr.1 dhe nr.2, sipas këtij vendimi, në funksion të realizimit të projektit të investimit, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i cili ka si qëllim, ndër të tjera, përmbushjen e interesit publik.
    3. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare dhe institucioneve publike përfituese, të përcaktuara në shtojcën nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi, që, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të lidhin marrëveshje bashkëpunimi për përcaktimin e standardit, metodologjisë, termave dhe kushteve të bashkëpunimit për përmbushjen e interesit publik,  përmbushjen e interesit të Korporatës, si dhe entiteteve në pronësi të të cilit/ave regjistrohet prona e re shtetërore.
    4. Në funksion të realizimit të projektit të investimit “Korpusi i inspektorateve” dhe projekteve të tjera të investimit dhe në zbatim të pikës 5, të kreut II, të vendimit nr.137, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, ngarkohet Korporata e Investimeve Shqiptare të kryejë procesin e konsolidimit të pronave, sipas shtojcave nr.1 dhe nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në rast se konstatohet mospërputhje midis gjendjes faktike dhe ligjore të pronës.
    5. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare për hapjen e procedurës konkurruese për përzgjedhjen e partnerit privat, sipas rregullave të përcaktuara në vendimin nr.137, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, për zhvillimin e pronave, të parashikuara në shtojcën nr.1, nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes, me qëllim realizimin e projekteve të saj të investimit. Shpenzimet për shërbimet e parashikuara në këtë pikë mbulohen nga buxheti i Korporatës së Investimeve Shqiptare.
    6. Autorizohet Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, që në të njëjtën procedurë, të asistojë Korporatën e Investimeve Shqiptare nëpërmjet hartimit të termave të referencës për projektidetë arkitekturore, hartimin e kritereve të kualifikimit për projektuesit dhe kritereve të vlerësimit paraprak e përfundimtar të projektideve arkitekturore.
    7. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare për negociimin me subjekte private, me qëllim lidhjen e kontratës përkatëse për zhvillimin e pronave të transferuara në pronësi apo për të cilat ka autorizim zhvillimi, në funksion të realizimit të projekteve të saj të investimit.
    8. Autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare, vetë apo nëpërmjet subjekteve të krijuara prej saj, të kryejë veprimet me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, institucionet publike kompetente për planifikimin e zhvillimin e territorit apo me institucione të tjera, në kuadër të realizimit të projektit të investimit, si dhe të sigurojë regjistrimin, në emër të Republikës së Shqipërisë/Korporatës, sipas parashikimeve të marrëveshjes së bashkëpunimit me institucionet publike përfituese, të pronës së re shtetërore, që do të krijohet në kuadër të projekteve të investimit.
    9. Institucionet publike, të cilat zhvillojnë aktivitet në godinat e ngritura në pronat e përcaktuara në këtë vendim, do të vazhdojnë të përdorin pronën në funksion të aktivitetit të tyre deri në momentin e marrjes në dorëzim të ambienteve të reja, të ndërtuara në përputhje me termat dhe kushtet e përcaktuara në marrëveshjet, sipas pikës 3, të këtij vendimi. Kur, për nevoja të realizimit të projekteve të investimit, institucioni publik duhet të largohet nga prona ku kryen aktivitet, institucioni publik, me njoftimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare liron ambientet ku kryen veprimtarinë e tij, vetëm pasi Korporata e Investimeve Shqiptare, në bashkëpunim me institucione të tjera, publike apo subjekte private, i ka siguruar ambiente të përkohshme për vazhdimin e aktiviteteve të punës deri në marrjen në dorëzim të ambienteve të reja të ndërtuara.
    10. Në funksion të zhvillimit të pronave, të përcaktuara në këtë vendim, në përputhje me parashikimet ligjore përkatëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare për të proceduar me prishjen e objekteve, pjesë e pronave të përcaktuara në shtojcat nr.1 dhe nr. 2, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
    11. Në listat e pronave, që i bashkëlidhen vendimeve të Këshillit të Ministrave, nr.820, datë 13.10.2010, “Për miratimin e listës  së  inventarit  të  pronave  të paluajtshme  shtetërore,  të  institucioneve  të varësisë,  të  cilat  i  kalojnë  në përgjegjësi  administrimi  Ministrisë  së  Bujqësisë,  Ushqimit  dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”, të ndryshuar, dhe nr.60, datë 1.2.2006, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror”, të ndryshuar, të hiqen pronat shtetërore, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    12. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSSHSH), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB), Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP), Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet (ZMR), Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat Minerare (AKSEM), Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKPMB), Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës (DSHPA), Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Pyjeve (AKP), Universiteti Politeknik i Tiranës, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Korporata e Investimeve Shqiptare për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
     
     

  • Efektet e rivlerësimit 5%, ekspertët: Tregu do të zhbllokohet, por çmimet e apartamenteve nuk do bien

    Efektet e rivlerësimit 5%, ekspertët: Tregu do të zhbllokohet, por çmimet e apartamenteve nuk do bien

    Qeveria e ndau mendjen më në fund… tregu i shitblerjeve do të zhbllokohet, por çmimet do të bien… siç mund të shpresonin blerësit! Kështu pritet të jetë panorama në tregun e shitblerjes së pronave, nën ndikimin e fushatës së rivlerësimit me 5 për qind.
    “Mendojmë se do të kemi një zhbllokim të kërkesave… pavarësisht se kërkesat janë aty por shumëkush ka zgjeruar të mos e shesë pronën e tij në pritje të uljes së tatimit për rivlerësimin”, thotë për A2 CNN Dorentina Krraba, eksperte e pasurive të patundshme.
    Në treg do të ketë më shumë lëvizje, më shumë oferta, dhe ndoshta më shumë mundësi për të gjetur pronën e duhur. Por sa për çmimin… mos prisni mrekulli. “Nuk do të ulen çmimet. Pritshmëritë janë që të kemi një frenim të rritjes së çmimeve, por jo ulje të tyre në vijim”, thotë Krraba.
    Nga nisma ligjore përfitojnë vetëm pallatet që kanë përfunduar dhe janë të regjistruara në hipotekë. Ndërtimet e reja, për momentin, mbeten jashtë skemës. “Nga nisma ligjore përfitojnë vetëm pallatet e ndërtuara, ato që kanë hipotekë dhe jo pallatet e rinj. Do ketë edhe këtu shtim të shitjeve”, thotë Krraba.
    Fushata e rivlerësimit të pronave do të nisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Tatimi që do të paguhet në rast të shit-blerjes së pronave propozohet të jetë në masën 5 për qind. Ministria e Financave ka hedhur në Konsultim Publik projektligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”. Ligji do të përfshijë edhe pasuritë që janë në proces regjistrimi apo legalizimi, ndërsa për subjektet juridike do të kërkohet rivlerësim nga ekspertë të licencuar.

  • Drafti i Qeverisë, zbulohet vlera e pronave në të gjitha qarqet e vendit. Sa është çmimi i referencës në 24 zonat e Tiranës

    Drafti i Qeverisë, zbulohet vlera e pronave në të gjitha qarqet e vendit. Sa është çmimi i referencës në 24 zonat e Tiranës

    Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut.

    Është kjo data e propozuar nga ministria e financave dhe e hedhur për konsultim publik. Rivlerësimi këtë herë do të jetë me një tatim prej 5%, nga 15% që është aktualisht dhe 3% që ishte në fushatën e fundit të realizuar në vitin 2022.
    “Ky projektligj do të ketë gjithashtu ndikim pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit, përmes rritjes së të ardhurave nga tatimi mbi rivlerësimin, i cili propozohet të jetë në normën 5%, pa pasur nevojë për ndryshime të normave tatimore ekzistuese. Kjo e bën atë një instrument efikas dhe të qëndrueshëm për politikën fiskale”.
    Kjo nismë e re, e cila vjen në një periudhë kur çmimet e pronave janë rritur ndjeshëm, synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, pa rritur normat tatimore ekzistuese.
    “Projektligji parashikon të drejtën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme që janë në proces regjistrimi, duke përfshirë edhe pasuritë e legalizuara në përputhje me legjislacionin në fuqi.”
    Nëse ky rivlerësim do të miratohet, do të jetë i pesti proces në 13 vite. Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168.200 pasuri, ndërsa buxheti i shtetit përfitoi 14 miliardë lekë.
    Gjithashtu, ministria ka publikuar edhe çmimet e reja të referencës për çdo qark të Shqipërisë.

    Top Channel

  • Tatim 5 për qind, fushata e rivlerësimit të pronave do të nisë 1 janarin e vitit të ardhshëm

    Tatim 5 për qind, fushata e rivlerësimit të pronave do të nisë 1 janarin e vitit të ardhshëm

    Fushata e rivlerësimit të pronave do të nisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Tatimi që do të paguhet në rast të shit-blerjes së pronave propozohet të jetë në masën 5 për qind. Ministria e Financave ka hedhur në Konsultim Publik projektligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.
    “Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme kanë të drejtë që, nga data 1 Janar 2026 deri në datën 30 shtator 2026, të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Kërkesat për rivlerësim të dorëzuara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilat nuk janë procesuar brenda datës 30 shtator 2026,konsiderohen si objekt rivlerësimi sipas këtij ligji, në rast se pagesa e tatimit për to bëhet deri në datë 31 dhjetor 2026.”
    Ligji do të përfshijë edhe pasuritë që janë në proces regjistrimi apo legalizimi, ndërsa për subjektet juridike do të kërkohet rivlerësim nga ekspertë të licencuar.
    “Përmes këtij procesi, pritet të rriten të ardhurat tatimore dhe të garantohet një trajtim më i drejtë fiskal mbi pasuritë e paluajtshme. Ligji përfshin gjithashtu rivlerësimin e pasurive në proces regjistrimi dhe përcakton procedurat për dorëzimin e kërkesave, llogaritjen e tatimit dhe pagesën përkatëse.”
    Rritja e vazhdueshme e çmimeve të banesave është një nga arsyet kryesore që ka shtyrë qeverinë të ndërmarrë këtë hap.
    “Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se çmimet e banesave, në rang vendi, kanë shënuar rritje të konsiderueshme. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, indeksi Fischer i çmimit të banesave u rrit me 16.9%, ndërsa në gjashtëmujorin e dytë me 23.6%. Kjo tendencë rritëse, krahasuar me periudhën e fundit të rivlerësimeve në vitin2022, e bën të domosdoshëm një përditësim të vlerës së pasurive të paluajtshme në përputhje me realitetin e tregut.”
    Në 13 vitet e fundit janë bërë 5 rivlerësime pronash dhe të gjitha kanë ndodhur përpara zgjedhjeve vendore ose të përgjithshme parlamentare, me tarifa që kanë variuar nga 1 për qind në vitin 2011 në 3 për qind dy rivlerësimet e fundit.
    Në mesin e muajit maj, deputetja socialiste Blerina Gjylameti depozitoi në Kuvend projektligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, por nisma mbeti në sirtarët e Kuvendit.

  • Bregdeti i ‘pakapshëm’/ Ministria e Financave publikon referencat, ja sa është çmimi për metër katror në Durrës e Sazan

    Bregdeti i ‘pakapshëm’/ Ministria e Financave publikon referencat, ja sa është çmimi për metër katror në Durrës e Sazan

    Hovi i çmimeve të kripura të pronave nuk do të ndalet, sidomos pas referencave të reja që Ministria e Financave ka bërë publike.
    Sikundër Report TV e pati paralajmëruar, çmimet e reja të metrit katror në vend do të rriten me gati 100% në jug dhe deri më 300% në bregdetin e Durrësit (Vollga).
    Durrësi do të ndahet në 13 zona, ku çmimi i referencës për metër katror ndryshon nga njëra te tjetra, ndryshe nga sa ndodh aktualisht, ku i gjithë qyteti bregdetar ka vetëm dy referenca: 472 euro dhe 675 euro. Me referencat e reja, një metër katror në zonën më të frekuentuar të bregdetit të Durrësit, që është ‘Zona 13’, e njohur si lagjja e plazhit, një metër katror pritet të kushtojë 2000 euro, me rritje 323% në raport me referencën aktuale prej 472 euro/metri.
    Ndërsa në zonat afër qendrës së qytetit, çmimi referencë për metër katror do të jetë afro 1000-1400 euro, nga 472 euro/metri që është aktualisht. Kurse periferia e Durrësit do të ketë çmime afërsisht sa referencat e sotme.
    Kurse në jug, çmimet më të kripura do të jenë në Sazan me 2000 euro metri katror, ndikuar prej resortit luksoz që do ndërtojnë dhëndri i Trump.
    Rritje të fortë do të pësojnë edhe çmimet e pronave në Himarë, ku nga mesatarisht 580 euro që kushton një metër sot, do të arrijë në 1400 euro, apo në Sarandë, ku metri katror do të kushtojë deri 1000 euro, nga mesatarisht 560 euro që është.
    Miratimi i referencave të reja do të sjellë drejtpërdrejt një rritje të çmimeve të pronave thuajse në të gjithë Shqipërinë, me përjashtim të Tiranës, ku çmimi tavan i pronave u miratua në vitin 2023.

  • “Rivlerësimi i pronave 5%”/ Propozimi i Ministrisë së Financave: Afati i zbatimit 1 janar–30 shtator 2026

    “Rivlerësimi i pronave 5%”/ Propozimi i Ministrisë së Financave: Afati i zbatimit 1 janar–30 shtator 2026

    Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut.

    Është kjo data e propozuar nga ministria e financave dhe e hedhur për konsultim publik. Rivlerësimi këtë herë do të jetë me një tatim prej 5%, nga 15% që është aktualisht dhe 3% që ishte në fushatën e fundit të realizuar në vitin 2022.
    “Ky projektligj do të ketë gjithashtu ndikim pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit, përmes rritjes së të ardhurave nga tatimi mbi rivlerësimin, i cili propozohet të jetë në normën 5%, pa pasur nevojë për ndryshime të normave tatimore ekzistuese. Kjo e bën atë një instrument efikas dhe të qëndrueshëm për politikën fiskale”.
    Kjo nismë e re, e cila vjen në një periudhë kur çmimet e pronave janë rritur ndjeshëm, synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, pa rritur normat tatimore ekzistuese.
    “Projektligji parashikon të drejtën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme që janë në proces regjistrimi, duke përfshirë edhe pasuritë e legalizuara në përputhje me legjislacionin në fuqi.”
    Nëse ky rivlerësim do të miratohet, do të jetë i pesti proces në 13 vite. Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168.200 pasuri, ndërsa buxheti i shtetit përfitoi 14 miliardë lekë.
    Gjithashtu, ministria ka publikuar edhe çmimet e reja të referencës për çdo qark të Shqipërisë.

    Top Channel

  • Harta e re me çmimet e pronave/ Si do ndikojë te procesi i rivlerësimit? Ja përfitimet e qytetarëve

    Harta e re me çmimet e pronave/ Si do ndikojë te procesi i rivlerësimit? Ja përfitimet e qytetarëve

    Pas muaj të tërë diskutimesh dhe vonesash institucionale, drafti për rivlerësimin e pronave në vend është drejt finalizimit.
    Ministria e Financave ka konfirmuar se çmimet e reja të referencave janë gati dhe pritet të bëhen publike në vjeshtë, për t’i hapur rrugë në janar procesit të rivlerësimit. Nëse realizohet, ky rivlerësim i pronave do të jetë i pesti në 14 vjet dhe zakonisht bëhet në prag fushatash elektorale për të shëndoshur financat publike kundrejt përfitimit të pronarëve, të cilët sjellin pronat e tyre në çmimet reale në treg kundrejt një shume më të ulët nga ajo që duhet të paguanin në një rast normal.
    Procesi i ri pritet të nisë zyrtarisht në janar 2026. Deri atëherë, qytetarët do të kenë kohë të informohen, të përgatisin dokumentacionin dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për të bërë një hap të rëndësishëm drejt formalizimit të pasurisë së tyre.
    Së pari, përfitimi më i drejtpërdrejtë është mundësia për rivlerësim të pronës me një normë të ulët tatimore. Shuma që përflitet është 5% (nga 3 që ka qenë në rivlerësimin e fundit) mbi diferencën mes vlerës së vjetër dhe asaj të re të tregut. Kjo vlen si një mundësi për ata që duan të legalizojnë apo përditësojnë vlerën e pasurisë së tyre, veçanërisht për shitje, dhurime, trashëgimi apo përdorim si garanci kredie.
    Së dyti, përmirësimi i çmimit referencë do të krijojë një transparencë më të madhe në tregun e pasurive të paluajtshme, duke i dhënë fund vlerësimeve fiktive dhe kontratave me vlerë minimale. Kjo ndikon edhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve, të cilët shpesh janë penalizuar për shkak të një sistemi tatimor që nuk pasqyronte realitetin.
    Rivlerësimi i pronave pritet të sjellë një ndryshim edhe në çmimet reale të tregut. Me hyrjen në fuqi të çmimeve të reja të referencës nga janari 2026, ekspertët presin që tregu i pasurive të paluajtshme të përjetojë një fazë të re stabilizimi dhe, në disa raste, edhe rritje çmimesh. Në zonat urbane dhe turistike, ku vlera e tregut ka qenë shumë më e lartë sesa ajo e regjistruar zyrtarisht, çmimet mund të rriten deri në 30-50%, ndërsa në zonat bregdetare kjo rritje mund të shkojë edhe më tej.
    Arsyeja është se pasqyrimi më i saktë i vlerës reale në dokumente do të rrisë edhe pritshmëritë e shitësve. Nga ana tjetër, kjo pritet të ndikojë në rënien e kontratave me vlerë të ulët, të cilat janë praktikuar gjerësisht për të shmangur tatimin, por që shpesh kanë dëmtuar palën blerëse në të ardhmen, për shembull kur prona përdoret si kolateral. Megjithatë, nuk përjashtohet një periudhë kalimtare me ulje të transaksioneve, për shkak të efektit psikologjik që mund të sjellë ndryshimi i vlerës referuese.
    Shitësit mund të kërkojnë më shumë, ndërsa blerësit mund të tregohen më të kujdesshëm, duke e bërë tregun më të ngurtë në muajt e parë të zbatimit. Për ndërtuesit dhe agjentët imobiliarë, kjo është një mundësi për të krijuar një sistem më të rregullt dhe më të parashikueshëm. Referencat e përditësuara do t’i japin fund praktikave të përllogaritjeve “me sy” dhe do të vendosin një standard të ri për çmimin e metrave katrorë në të gjithë vendin.
    Në anën tjetër, autoritetet theksojnë se rivlerësimi nuk do të thotë domosdoshmërish rritje taksash.