Tag: pronave

  • ‘Investimet e huaja në pronat shqiptare nuk funksionojnë’, Shkëmbi: Mungesa e infrastrukturës dhe menaxhimi i dobët pengojnë zhvillimin

    ‘Investimet e huaja në pronat shqiptare nuk funksionojnë’, Shkëmbi: Mungesa e infrastrukturës dhe menaxhimi i dobët pengojnë zhvillimin

    Armando Shkëmbi, agjent imobiliar nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ ka komentuar situatën e tregut të pronave dhe modeleve të investimeve të huaja në Shqipëri.

    Ai e konsideron përpjekjen për referencat e çmimeve si një dështim për të shmangur evazionin fiskal dhe vëren se shumica e pronave nuk hyjnë në negociata të suksesshme me investitorë të huaj.

    Shkëmbi thekson se interesi real i blerësve të huaj është shumë më i vogël se sa prezantohet publikisht, dhe shembujt historikë tregojnë se eksperimente të ngjashme në vende të tjera shpesh përfundojnë me prona bosh për shkak të faktorëve ekonomikë dhe politikë jashtë kontrollit të vendit.

    Ai kritikon mungesën e infrastrukturës mbështetëse dhe shërbimeve që janë të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm të pronave dhe investimeve.

    “Ne i fryjmë borive fort, por realiteti i prekshëm është shumë herë më i hollë nga ajo që e reklamojmë,” thotë Shkëmbi, duke theksuar se shumë prona mbeten pa administrim të duhur dhe se modeli aktual nuk krijon mundësi reale për investitorët seriozë ose për qytetarët që duan të menaxhojnë pronat në mënyrë të ligjshme dhe të sigurt.

    Deklarata e tij:

    “Unë mendoj se çmimet e referencave janë një përpjekje e dështuar për të shmangur evazionin fiskal. Unë kisha sivjet 70 prona në Vlorë dhe kemi hyrë në negociata për dy prona, për 68 nuk kemi hyrë.

    Ku janë këto të huaj që do vinin si ‘koshere bletësh’ për t’i blerë këto prona? Kemi bërë zhurmë për asgjë, si ai teatri i Shakespeare-it. Ne i fryjmë borive fort, por ai realitet i prekshëm është shumë herë më i hollë nga ajo që e reklamojmë.

    Gjejmë herë pas here, rrallë ndonjë finlandez që blen ndonjë pronë, ja janë 10, ja janë 100, por nuk janë aq sa duam ne të ndërtojmë.

    Këtë eksperimënt me të huajt e kanë bërë spanjollët në vitet 2000. Shkonin anglezët dhe blinin shtëpi në Spanjë, ku i kap ajo kriza e viteve 2008 dhe iu ngelën qytete të tëra bosh. Pse? Sepse ky lloj biznesi, ky lloj modeli, është shumë i varur nga kushtet e jashtme, ku shenjat janë se po i qaset Europa, gjeopolitikë, ekonomike. Pra, nëse ftohet pak ekonomia europiane, të gjitha këto ndërtimet në bregdet, kush do t’i blejë?

    Ne nuk kemi infrastrukturë mbështetëse për këto investime. E para e punës: kur të vijë ai tjetri do rrugë, vende agjimi, siguri, shërbime; nuk do vetëm det e diell.

    Ngul një çadër, dil te deti, thau dhe ik shtëpia. Duhet më shumë se aq. Duhet që të ketë ekspertë biznesi që menaxhojnë pronat, të çojnë lekët atje ku është.

    Isha një javë më parë në Angli, aty të thonë: bli një pronë, ta menaxhosh unë dhe të jap 6% qira në vit.

    E bëjnë vetë, përmes një ekosistemi; kemi atë që na ka falur perëndia, detin e diellin”

  • Si e kuptoi “Rumi” se po hetohej nga SPAK për pronat: Janë espinoza ata, dua të di ku gabuam

    Si e kuptoi “Rumi” se po hetohej nga SPAK për pronat: Janë espinoza ata, dua të di ku gabuam

    Dosja hetimore mbi të cilat u caktua masa e arrestit për grupin e Avdylajve dhe Rumin e Shijakut, Aleksandër Laho, ka një pasazh interesant, ku tregohet sesi Rumi dyshonte se pavarësisht se skema e falsifikimit të pronave ishte e përsosur, diku kishte gabuar.
    Në bisedën e tij në “Sky ECC” me Vullnet Muçën, që në dosje shkruhet si “Neti”, i kërkon të korruptojë ekspertin e caktuar nga SPAK për të bërë ekspertimin e dokumentacionit të pronave në Durrës.
    Më tej ai e pyet, ku ka gabuar, që SPAK po heton çështjen e dokumentave të pronave.
    Bisedat janë zhvilluar në vitin 2021 në SKY ECC:
    1D6E0D: Po boja sikur nuk dija un, ai ishte gjarpër, ti tha idi mirë po do shprehem që janë…L629B3: Atëherë kam fut dhe një avokat tjetër, me taku dikë t’i them të tërhiqet.1D6E0D: Po ke firmat ajo A thoshte, po me ça kuptova e ka bo me Fredin pak lojën për na…L629B3: Po vulat si kemi lujt neve.1D6E0D: Po janë te volumi.L629B3: Firmat ti e din si kemi lujt as vulat… po volumin i kishin matë dhe ato per aktet…1D6E0D: 13 pika i kanë kërku spaku.L629B3: Këtë avokatin që kam fut po e largoj… ta shkëpus… po dhe Fredi të fortë e ka bërë takimin, se ata nuk para takojnë njeri.1D6E0D: Si duash, po ky do shprehet mirë.L629B3: Janë shumë Espinoza… po e ke taku ti vet, ska mundësi me u shpreh keq ai, ne njëfarë mënyre ka pranu bashkëpunimin… ky ka taku sot shefin e këtij, bertiti po tha s’kam marrëdhënie me të.1D6E0D: Po po e ke ok, po un i nejta te kjo pjesë un kam jetu jashtë kam bo 5 lek kam ardh me u bo shtetas, popo aty rri ti në rregull je.L629B3: Shefi bertiti nuk shkonte mirë me Bertin dhe i thash leje një herë këtë që ka fol, mos u ngatërroni…1D6E0D: Leje se është ok.L629B3: Ai që e ka pranu me taku është ok… ka hap rrugën me marrë nai lek… meri lirisht, mos e helton… merrja me kohën avash avash kur të ketë marrë lekët… ta jep dhe vet në fund.1D6E0D: Do ta respektoj, dhe do ta di për nder gjithë jetës që jena njerëz, ne treg do ta shpreh mirë.L629B3: Po unë me ditë ku kena gabu neve që e kanë kap ata… me rregullu të tjerat.1D6E0D: Do ta bojmë jo me marrë lekët e bo riekspërtim dhe po të vi të vi po te linja ime…1D6E0D: Do ta bojmë ok, tha që mos të kesh siklet që me më dyshu.L629B3: Ok në rregull shumë mirë… po thash doja me ditë po t’u mësove me kohën, ku e ka gabimin që e lujt kemi gabuar neve.1D6E0D: Mu s’mle najsi dyshim.L629B3: Pose ndoshta ke ato të s’kuhtit… jo jo ai derisa ka ardh takimi është ok… është me rregull.1D6E0D: Po po bera sikur ma kap ky hallin ble se me ditë që ikemi bo janë shumë sipërfaqësore.

  • SPAK po e hetonte, ‘Rumit’ i ishin ndezur antenat: Janë Espinoza ata, dua të di ku gabuam

    SPAK po e hetonte, ‘Rumit’ i ishin ndezur antenat: Janë Espinoza ata, dua të di ku gabuam

    Aleksander Laho alias Rumi

    TIRANE- Dosja hetimore mbi të cilat u caktua masa e arrestit për grupin e Avdylajve dhe Rumin e Shijakut, Aleksandër Laho, ka një pasazh interesant, ku tregohet sesi Rumi dyshonte se pavarësisht se skema e falsifikimit të pronave ishte e përsosur, diku kishte gabuar. Në bisedën e tij në “Sky ECC” me Vullnet Muçën, që në dosje shkruhet si “Neti”, i kërkon të korruptojë ekspertin e caktuar nga SPAK për të bërë ekspertimin e dokumentacionit të pronave në Durrës. Më tej ai e pyet, ku ka gabuar, që SPAK po heton çështjen e dokumentave të pronave. 
    Bisedat janë zhvilluar në vitin 2021 në SKY ECC: 
    1D6E0D: Po boja sikur nuk dija un, ai ishte gjarpër, ti tha idi mirë po do shprehem që janë…L629B3: Atëherë kam fut dhe një avokat tjetër, me taku dikë t’i them të tërhiqet.1D6E0D: Po ke firmat ajo A thoshte, po me ça kuptova e ka bo me Fredin pak lojën për na…L629B3: Po vulat si kemi lujt neve.1D6E0D: Po janë te volumi.L629B3: Firmat ti e din si kemi lujt as vulat… po volumin i kishin matë dhe ato per aktet…1D6E0D: 13 pika i kanë kërku spaku.L629B3: Këtë avokatin që kam fut po e largoj… ta shkëpus… po dhe Fredi të fortë e ka bërë takimin, se ata nuk para takojnë njeri.1D6E0D: Si duash, po ky do shprehet mirë.L629B3: Janë shumë Espinoza… po e ke taku ti vet, ska mundësi me u shpreh keq ai, ne njëfarë mënyre ka pranu bashkëpunimin… ky ka taku sot shefin e këtij, bertiti po tha s’kam marrëdhënie me të.1D6E0D: Po po e ke ok, po un i nejta te kjo pjesë un kam jetu jashtë kam bo 5 lek kam ardh me u bo shtetas, popo aty rri ti në rregull je.L629B3: Shefi bertiti nuk shkonte mirë me Bertin dhe i thash leje një herë këtë që ka fol, mos u ngatërroni…1D6E0D: Leje se është ok.L629B3: Ai që e ka pranu me taku është ok… ka hap rrugën me marrë nai lek… meri lirisht, mos e helton… merrja me kohën avash avash kur të ketë marrë lekët… ta jep dhe vet në fund.1D6E0D: Do ta respektoj, dhe do ta di për nder gjithë jetës që jena njerëz, ne treg do ta shpreh mirë.L629B3: Po unë me ditë ku kena gabu neve që e kanë kap ata… me rregullu të tjerat.1D6E0D: Do ta bojmë jo me marrë lekët e bo riekspërtim dhe po të vi të vi po te linja ime…1D6E0D: Do ta bojmë ok, tha që mos të kesh siklet që me më dyshu.L629B3: Ok në rregull shumë mirë… po thash doja me ditë po t’u mësove me kohën, ku e ka gabimin që e lujt kemi gabuar neve.1D6E0D: Mu s’mle najsi dyshim.L629B3: Pose ndoshta ke ato të s’kuhtit… jo jo ai derisa ka ardh takimi është ok… është me rregull.1D6E0D: Po po bera sikur ma kap ky hallin ble se me ditë që ikemi bo janë shumë sipërfaqësore./ZËRI

  • Banda “Avdylaj” mbetet në burg, SPAK e akuzon për vrasje me pagesë dhe tjetërsim të pronave në Durrës

    Banda “Avdylaj” mbetet në burg, SPAK e akuzon për vrasje me pagesë dhe tjetërsim të pronave në Durrës

    Grupi kriminal i goditur nga SPAK pak ditë më parë, i akuzuar për vrasje me pagesë dhe tjetërsim pronash, është lënë në burg nga gjykata.
    Prokuroria e Posaçme, pas hetimeve intensive, finalizoi operacionin për goditjen e organizatës së drejtuar nga Astrit Avdylaj dhe Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.
    Kjo bandë prej vitesh ishte një nga më të fuqishmet në qarkun e Durrësit, ku SPAK ka mbledhur prova duke kërkuar arrestimin, pasi janë zbuluar vrasje me pagesë si dhe një serë paligjshmëri në tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit.

    Këtë të shtunë para gjykatës doli Astrit Avdylaj, i cili ndodhet në qeli i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Revanshi’, Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut, ndërkohë ky i fundit nuk është kapur. Krahas tij janë edhe dy persona të tjerë janë në kërkim.
    SPAK e ka ndarë hetimin në dy çështje. Përmes zbërthimit të aplikacionit Sky ECC, është zbardhur vrasja për hakmarrje e Edmir Bregut. Sipas SPAK, Astrit Avdylaj urdhëroi ekzekutimin në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj.
    Në këtë krim, sipas hetuesve të posaçëm ka ndihmuar edhe Enea Kume vëllai i deputetit të PS, ndërsa si ekzekutor dyshohet të jenë Alfred Doka i cili është në kërkim.
    Pjesa e dytë e dosjes ka të bëjë me pronat në Gjirin e Lalzit ku SPAK ka zbardhur falsifikimet për tjetërsimin e pronave në bregdet. Disa dokumente të gjetura në automjetin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, tashmë deputet i PD, ditën kur iu bë atentat nw nëntorin e vitit 2019 nën shoqërinë e Aleksandër Lahos, ndihmuan SPAK të zbardhte skemën e mirëfilltë të përvetësimit të pronave shtet në bregdetin e Durrësit.
    Në krye të këtij grupi sipas SPAK është Rrumi i Shijakut. Ai ka falsifikuar dokumente të ndarjes së tokës në disa fshatra në Gjirin e Lalzit, madje ka arritur deri aty sa të zëvendësojë dokumentet e sakta me ato të falsifikuara në institucionet shtetërore. Disa prej këtyre pronave ishin vendosur në emër të disa qytetarëve të zonës, të cilët nuk kishin asnjë ide se ishin pronarë tokash.

  • Hyn në fuqi më 1 Janar rivlerësimi i pronave me 5% tatim, Malaj, takon grupet e interesit

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi sot konsultime publike me grupet e interesit, përfshirë Shoqatën e Ndërtuesve, Dhomat e Tregtisë dhe shoqatat e biznesit, lidhur me dy nisma kryesore që prekin sektorin e pasurive të paluajtshme: projektligjin për rivlerësimin e pronave dhe metodologjinë e re për taksën mbi ndërtesën.
    Ministri theksoi se metodologjia e re e llogaritjes së taksave vendore, çmimet e reja të referencës dhe rivlerësimi do të hyjnë në fuqi më 1 Janar 2026. Ky afat, sipas Malajt, u jep individëve dhe bizneseve kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur.
    Rivlerësimi i pronave, 9 muaj afat dhe 5% tatim
    Projektligji më i rëndësishëm është ai që parashikon një periudhë të re për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme. Qeveria u ka dhënë qytetarëve dhe subjekteve juridike një afat prej nëntë muajsh, nga 1 Janari deri më 30 Shtator 2026, për të përshtatur vlerën e pronave të tyre me çmimet aktuale të tregut.
    Ky rivlerësim do të bëhet me një tatim të reduktuar prej 5% mbi vlerën e rivlerësuar të pronës.
    Qëllimi është të shmangen ndryshimet e mëdha midis vlerës së regjistruar në Kadastër dhe vlerës reale të tregut, në kushtet kur çmimet e pasurive të paluajtshme janë në rritje të ndjeshme.
    Malaj u shpreh se synimi i këtij procesi është të garantojë “zhvillimin e qëndrueshëm të tregut, si dhe një përfitim sa më të lartë nga procesi i rivlerësimit, për qytetarët dhe bizneset.”
    Çmimet e reja të referencës pas 2016-ës
    Fokusi i dytë i takimeve ishte prezantimi i metodologjisë së re për përcaktimin e vlerës së taksueshme të ndërtesave dhe llogaritjen e taksës mbi to. Ministri Malaj vuri në dukje se “çmimet e vjetra të referencës nuk janë rishikuar që nga viti 2016 (me përjashtim të Tiranës), ndërsa çmimet e tregut janë rritur ndjeshëm”.
    Për këtë arsye është hartuar një paketë e re çmimesh, e cila i afrohet më shumë vlerave reale të tregut.
    Janë shtuar zona të reja referencë, gjithsej 119 zona nga 65 që ishin më parë, me qëllim që të reflektohet më mirë vlera e tregut në çdo zonë.
    Për nxjerrjen e këtyre çmimeve janë analizuar mbi 16,800 transaksione në 12 qarqe të Shqipërisë, përgjatë një periudhe 3-vjeçare.
    Këto harta të reja, që përcaktojnë kufijtë dhe çmimet mesatare për metër katror, do të publikohen edhe në mënyrë elektronike në faqen e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) për lehtësi të qytetarëve dhe strukturave vendore të tatimeve.
    Takimet u zhvilluan në vijim të procesit të konsultimit publik, i cili nisi në Korrik 2025, dhe ministri ftoi palët e interesuara të japin komentet e tyre profesionale për të rritur transparencën dhe efikasitetin e zbatimit të këtyre nismave.

  • A do të ndërhyjë qeveria për çmimet e pronave? Rama: Do të krijojmë një agjensi kombëtare…

    A do të ndërhyjë qeveria për çmimet e pronave? Rama: Do të krijojmë një agjensi kombëtare…

    edi rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet sot nga gazetarët, nëse qeveria ka mekanizma për të ndërhyrë në çmimet e pronave në vend, që për shumicën e qytetarëve janë të papërballueshme. Rama tha se qeveria do të krijojë një agjensi kombëtare për planifikimin urban dhe strehimin, ku do të shihen dhe mekanizma lehtësuese, që një sërë kategorish të mund të blejnë prona.
    “Ne jemi duke përgatitur krijimin e një agjensie të re, që do të jetë agjensia kombëtare e planifikimit urban dhe e strehimit, dhe do i qasemi me një mënyrë të re qoftë strehimit social, qoftë për të krijuar mundësi për një sërë kategorish që t’iu qasen pronave”, u shpreh Rama.
    Rama u pyet dhe nga gazetarët në lidhje me oraret në kantieret e ndërtimit në Tiranë, për të cilat tha se nuk janë kompetencë e qeverisë, por e bashkisë.
    “Tani oraret e kantierëve nuk janë çështje ligjesh e kodeve, janë rregulla që vendosen nga autoritetet vendore. Janë provuar edhe natën edhe ditën, ditën jo se na bllokohen rrugët, natën jo se duam të flemë. Hapësirë që nuk është as ditë as natë nuk ka. Nuk është çështje e qeverisë kjo!”, u shpreh Rama.

  • “Grupi i Rrumit, griste fletët e pronave në regjistër…”/ Gazetarja shpjegon aksionin e SPAK në Durrës

    “Grupi i Rrumit, griste fletët e pronave në regjistër…”/ Gazetarja shpjegon aksionin e SPAK në Durrës

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për operacionin me urdhër të SPAK, ku pati kontrolle dhe arrestime. Lala shpjegoi se në qendër të përvetësimit të pronave, është një personazh i quajtur Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut, i cili ndodhet në kërkim.  
    “Hetimi ka nisur mbi bazën e të dhënave të përftuara nga një celular. SPAK ka arritur në konkluzionin që Rrumi, Aleksandër Laho, ka krijuar grup të struktuar kriminal, që prishnin, grisnin fletët e regjistrave të pronave, në ish hipotekën e Durrësit dhe i zëvendësonin me AMTP të falsifikuara.  
    Sipërfaqje të tëra kalonin në emra të fshatarëve të zonave dhe nga fshatarët që nuk kishin dijeni fare që ishin të përfshirë, kalonin në emra të biznesmenëve të njohur, që kanë interes për ndërtimin e resorteve. Këto prona janë sekuestruar, me urdhër të SPAK, por mendohet që sipërfaqja të jetë më e madhe. 
    Aleksandër Laho është në kërkim, por është arrestuar vëllai i tij dhe dy persona të tjerë, mes tyre edhe një grua e përfshirë në falsifikimin e pronave. 
    Është zbuluar edhe një vrasje e vitit 2021, ku rezulton i përfshirë Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume nga PS. Bëhet fjalë për vrasje në janar 2021, viktima Edmir Bregu.  Astrit Avdyli ka urdhëruar vrasjen e këtij personi, sepse kishte tentuar ti vriste nipin. Vëllai i një deputeti, rezulton informator në këtë ngjarje. Ekzekutori ka vepruar kundrejt pagesës. 
    Rrumi fuste në mënyrë ilegale dokumentat e falsifkuara, dhe dyshohet se ka patur bashkëpunëtorë brenda hipotekës. Nga informacionet që kanë rrjedhur deri tani, bëhet fjalë për sekuestrim të 70% të hipotekës dhe mendohet se mund të prekin investime që janë kryer në Gjirin e Lalëzit”, deklaroi Lala.   
     

  • SYRI TV/ Zbardhet vrasja e Edmir Bregut në Durrës, SPAK: Hakmarrje për atentatin ndaj Aldo Avdylit

    SYRI TV/ Zbardhet vrasja e Edmir Bregut në Durrës, SPAK: Hakmarrje për atentatin ndaj Aldo Avdylit

    Një grup i strukturuar kriminal në fushën e vrasjeve dhe tjetërsimit të pronave është goditur nga Prokuroria e Posaçme. Nga 11 masa sigurie, 7 janë ekzekutuar, ku mes tyre janë emra të njohur të botës së krimit. SPAK ka zbardhur vrasjen e Edmir Bregut, i cili është ekzekutuar me urdhër të Astrit Avdylit për shkak të një atentati ndaj nipit të tij, Aldo Avdylit. Astrit Avdylit i është komunikuar masa e sigurisë në burg, ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, pasi kishte ngritur një grup kriminal për vjedhjen dhe tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare të Durrësit. Pjesë e këtij grupi rezulton edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist të Durrësit, Loer Kume, i cili ka marrë pjesë në ekzekutimin e Edmir Bregut.

    Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e Edmir Bregut, i njohur ndryshe si Ilir Kuçi ose Maloku, si dhe një skemë të mirëorganizatruar kriminale për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit, me drejtues Aleksandër Lahon, ndryshe Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Vrasja e Bregut, sipas SPAK, u urdhërua nga Astrit Avdyli në shenjë hakmarrje për një atentat të dështuar ndaj nipit të tij, Aldo Avdyli, alias Elidon Avdyli. Pjesë e këtij grupi kriminal rezulton edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume.

    Në lidhje me faktin tjetër penal, të tjetërsimit të pronave, shtetasi Aleksandër Laho, në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka formuar një grup të strukturuar kriminal, ku bëjnë pjesë shtetasit: Vullnet Muça (vëllai i Aleksandër Lahos), Agron Bejdolli, Vllash Brahja dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.

    “Mekanizmi i përdorur përfshin falsifikimin e plotë të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), falsifikimin e pjesshëm të AMTP-ve origjinale, përmes shtimit të numrit të parcelave, prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe futjen ilegalisht të tyre në arkivën e ish-ZVRPP Durrës, duke i paraqitur si vendime të Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Këshillit të Qarkut Durrës. Po ashtu, ka pasur heqje të fletëve të regjistrave të kartelave të pasurisë, ku ishin të regjistruara prona të zërit kadastral “Pyll” dhe “Pa frut”, dhe zëvendësimin e tyre me fletë të reja të falsifikuara në formë dhe përmbajtje.

    Sipas SPAK, pasuritë e regjistruara në kundërshtim me ligjin, regjistroheshin në emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët, në pjesën më të madhe të rasteve, nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive.

    Nga 11 masa sigurie, në total, 7 janë ekzekutuar. Në pranga janë vënë: Vullnet Muça (vëllai i Aleksandër Lahos), Enea Kume, Agron Bejdolli (shoferi i “Rrumit”), Vllash Brahja, Astrit Avdyli (i arrestuar më herët), dhe është vendosur ndalim jashtë vendit për Ermira Avdylin. Gjithashtu, janë sekuestruar 254 mijë metra katrorë tokë në zonën bregdetare të Shetajt.

  • Kë ‘goditi’ SPAK!

    Kë ‘goditi’ SPAK!

    të akuzuarit

    DURRËS-Një operacion ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ku pritet të bëhet ekzekutimi i 7 masave të sigurisë. Konkretisht aksioni lidhet me tjetërsimin e pronave në qytetin e Durrësit, ku për këtë rast janë përfshirë vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume, Aleksandët Laho (Rumi i Shijakut) dhe vëllai i tij, Vullnet Muça.
    Përpos çështjes së pronave askioni është shtrirë edhe në fisin Avdylaj, të cilët akuzohen në lidhje me një vrasje ndodhur në Durrës. Ekzekutori dyshohet të jetë nipi i Astrit Avdylajt, Aldo Avdylaj. 
    Në kërkim Aleksandër Laho alias Pëllumb MuharremiAldo Avdyli Të arrestuar Vullnet Muça Enea Kume Vlash Draxhi Në burg: Astrit Avdyli Ndalim për të dalë jashtë vendit Edlira Avdylaj

  • Tjetërsimi i pronave, vëllai i deputetit të PS mes tre të prangosurve, masë edhe për “Rrumin e Shijakut”

    Tjetërsimi i pronave, vëllai i deputetit të PS mes tre të prangosurve, masë edhe për “Rrumin e Shijakut”

    Zbardhen të tjera detaje në lidhje me aksionin e policisë ditën e sotme në Durrës, me urdhër të SPAK. Aksioni ishte përfshirë për arrestimin e eksponentëve të krimit, për ngjarje kriminale, por dhe për çështje të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit. News24 raporton se janë arrestuar 3 persona, një të katërti i është komunikuar masa e arrestit me burg, në parabugim.
    Konkretisht pas hekurave ka rene Vullnet Muça, vëllai i “Rrumit” të Shijakut, i cili dyshohet për përfshirje në një skemë të tjetërsimit të pronave në Durrës. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, i cili ishte pjesë e listave të mbyllura të socialistëve në zgjedhjet e 11 majit.
    Ndërkohë, pas hekurave përfundoi dhe Vlashi Draçi, i dyshuar si pjesë e skemës së tjetërsimit të pronave. Po ashtu është firmosur një urdhër i rri arresti për Aleksandër Lahon, i njohur ne nofkën ‘Rrumi’, i cili ka pasur disa përballje me drejtësinë, ndërsa është shpallur në kërkim për skemën e tjetërsimit të pronave.