Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas raportimeve për rritjen e çmimeve të pronave në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një manovër të qeverisë për të justifikuar pastrimin e parave nga aktivitetet kriminale.
Sipas Balliut, pas çdo ‘rritjeje të çmimeve të pronave’ që publikohet në media, fshihet një skemë e mirëorganizuar që përfshin agjencitë imobiliare, ndërtuesit dhe njerëz pranë qeverisë.‘Agjencitë imobiliare po blejnë cash miliona euro prona! Rama i ka futur në skemën e pastrimit të parave, ndërsa SPAK hesht!’, shkruan Balliu në faqen e tij në Facebook.
Deputeti opozitar thekson se raportet ndërkombëtare kanë paralajmëruar për këtë fenomen, duke cituar në veçanti raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).
‘Raporti i DASH-it thotë qartë: investimet e huaja po bien, sepse ekonomia shqiptare është mbushur me paratë e drogës,’ shton ai.
Balliu akuzon kryeministrin Rama për manipulim të opinionit publik përmes propagandës mediatike dhe institucioneve shtetërore.
‘Rama ka urdhëruar mediat dhe Bankën e Shqipërisë të propagandojnë ‘rritjen e çmimit të pronave’ për të justifikuar paratë e pista të narkotrafikut,’ shprehet deputeti demokrat.
Në vijim, ai ngre alarmin për një fenomen të ri në tregun imobiliar, ku sipas tij, pas zbulimeve nga komunikimet në aplikacionin SKY EÇ, shumë agjenci imobiliare janë përfshirë në blerje masive pronash me para në dorë, sidomos në Tiranë dhe zonat bregdetare.
‘Pas komunikimeve në SKY EÇ, agjencitë imobiliare blejnë masivisht prona me para cash në Tiranë e bregdet. Qeveria ka krijuar terrenin ideal për pastrimin e parave të drogës në ndërtim,’ deklaron Balliu.
Në përfundim të reagimit të tij, ai e quan Edi Ramën ‘arkitektin e kësaj skeme kriminale’.
‘Edi Rama është arkitekti i kësaj skeme kriminale,’ përfundon deputeti Klevis Balliu në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Tag: pronave
-

“Investimet e huaja po bien”, Balliu paralajmëron: Qeveria Rama përdor tregun e pronave për pastrim parash droge
-

VIDEO/ Balliu: Rama po përdor tregun e pronave për pastrimin e parave të drogës, ndërsa SPAK hesht
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas raportimeve për rritjen e çmimeve të pronave në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një manovër të qeverisë për të justifikuar pastrimin e parave nga aktivitetet kriminale.
Sipas Balliut, pas çdo ‘rritjeje të çmimeve të pronave’ që publikohet në media, fshihet një skemë e mirëorganizuar që përfshin agjencitë imobiliare, ndërtuesit dhe njerëz pranë qeverisë.
‘Agjencitë imobiliare po blejnë cash miliona euro prona! Rama i ka futur në skemën e pastrimit të parave, ndërsa SPAK hesht!’, shkruan Balliu në faqen e tij në Facebook.
Deputeti opozitar thekson se raportet ndërkombëtare kanë paralajmëruar për këtë fenomen, duke cituar në veçanti raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).
‘Raporti i DASH-it thotë qartë: investimet e huaja po bien, sepse ekonomia shqiptare është mbushur me paratë e drogës,’ shton ai.
Balliu akuzon kryeministrin Rama për manipulim të opinionit publik përmes propagandës mediatike dhe institucioneve shtetërore.
‘Rama ka urdhëruar mediat dhe Bankën e Shqipërisë të propagandojnë ‘rritjen e çmimit të pronave’ për të justifikuar paratë e pista të narkotrafikut,’ shprehet deputeti demokrat.
Në vijim, ai ngre alarmin për një fenomen të ri në tregun imobiliar, ku sipas tij, pas zbulimeve nga komunikimet në aplikacionin SKY EÇ, shumë agjenci imobiliare janë përfshirë në blerje masive pronash me para në dorë, sidomos në Tiranë dhe zonat bregdetare.
‘Pas komunikimeve në SKY EÇ, agjencitë imobiliare blejnë masivisht prona me para cash në Tiranë e bregdet. Qeveria ka krijuar terrenin ideal për pastrimin e parave të drogës në ndërtim,’ deklaron Balliu.
Në përfundim të reagimit të tij, ai e quan Edi Ramën ‘arkitektin e kësaj skeme kriminale’.
‘Edi Rama është arkitekti i kësaj skeme kriminale,’ përfundon deputeti Klevis Balliu në reagimin e tij në rrjetet sociale.
-

Në gjyq që në vitin 1994, historia e 79-vjeçarit që u plak dyerve të gjykatave
Sadedin Zeqo nga Orikumi i Vlorës është një ndër hallexhinjtë e shumë në qytetin bregdetar që prej dekadash nuk po gjen zgjidhje për pronën e tij në Orikum.
Dhe ku tjetër përveçse dyerve të gjykatës së Vlorës mund ta gjesh 79-vjeçarin. Sikur të mos mjaftojë konflikti për pronën ai prej 6 vitesh nuk po korrigjon dot as gabimet e bëra nga vetë gjykata.
“Kam që në vitin 94 deri më sot nuk po zgjidh çështjen e pronave dhe kjo për ndreqje gabimesh të gjyqtarit që vë dorë në dosje gjyqtari dhe deformon dosjen. Më mungon e gjithë dosja, nuk u gjykuar. Po bëj që në 2019, që është gabim dhe nuk është gjykuar dhe nuk gjendet dosja. Që në 94, më shumë se 30 vjet.”
Në mënyrë të përmbledhur 79-vjeçari tregon edhe llojin e konfliktit.
“Pala kufitare bëri gjyqin pa dëshmitar. Është dosja aty. Në këtë gjykim të palës kufitare, në mbledhje vendimi i gjyqit, nxjerrë nga Gjenovefa Gaba, ka gabim 8 hektarë. Në mbledhje e ka vendimi i gjyqit. Dhe ata kanë tapinë e tyre, se e kam hetuar unë dhe tapia e tyre në tre dokumente del 130 vreten, gjykata ju jep 32 hektarë.”
Në fund kur e pyet se si e mendon zgjidhjen e këtij konflikti që nuk po zgjidhet prej më shumë se tre dekadash, Zeqo të përgjigjet me një tjetër pyetje retorike.
“Të vjedhësh 17 hektarë në Orikum, ta ligjërosh në komisionin e Pronave se janë të lidhura zinxhir këto. E kupton, prokuroria, gjykata, pushtet, tek zyrat e bashkisë, deri në Kadastër, ore ku i shpie mushka këta njerëz. Të vjedhësh 17 hektarë dhe ta ligjërosh e të kërkosh dhe leje ndërtimore…”
Vlora vazhdon të mbetet një prej qyteteve jo vetëm me volumin më të lartë të dosje vetë pronave, por edhe me numrin më të lartë të abuzimeve nga vetë institucionet shtetërore. (A2 Televizion) -

BIRN: ‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë
Foto ilustruese
TIRANË- Në dhjetorin e vitit të largët 1932, zonja Bihter Toptani bleu 130 hektarë tokë në vendin e quajtur “Maranishtja” në Shetaj të Ishmit në Durrës – sot një nga zonat më të lakmuara turistike në Shqipëri.
Transaksioni u krye në prani të një gjyqtari paqtues, ndërsa pas blerjes, zonja Toptani ia dhuroi tokën vajzës së saj 15-vjeçare. Veprimet përshkruhen me hollësi në një Radhor – siç njihej regjistri i Kadastrës deri në vitin 1945 në Shqipëri. Por në një regjistër të dytë të vitit 1929, i njëjti transaksion kapërcen në makinerinë e kohës.
Kur dokumentet e vjetra të Kadastrës ranë në duart e Prokurorisë së Posaçme, prokurori Altin Dumani nuk mund të mos habitej.
“Në këtë regjistër të vitit 1929 janë përshkruar transaksione të kryera në dhjetor të vitit 1932, dhe si dëshmi iu janë referuar akteve të kryepleqësisë së Ishmit të vitit 1925, kohë kur prona nuk ishte blerë nga Bihter Toptani,” arsyeton ai.
Episodet përmenden në kërkesën për caktim mase sigurimi të datës 1 tetor ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi dhe Astrit Avdylit, dy figura të krimit të organizuar me një sërë akuzash penale mbi shpinë. Shtatë persona të tjerë akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të vrasjes dhe tjetërsimit të qindramijëra metrave katrorë tokë në bregdetin e Durrësit.
Sipas dosjes për masë sigurie, Rrumi qëndronte në krye të një skeme të sofistikuar të grabitjes së pronave, i ndihmuar nga zyrtarë të Kadastrës, noterë, avokatë dhe anëtarë të grupit kriminal, të cilët përdornin dokumente të rreme për të vjedhur toka shtetërore dhe për t’i transformuar ato në investime turistike multimilionëshe.
Grupi kishte arritur të vidhte nga arkivat e Kadastrës Radhorë të viteve’30–’40, të cilat mbusheshin me transaksione të rreme në faqet bosh përmes një falsifikatori. Ai akuzohet gjithashtu se gjente “trashëgimtarë” për të aplikuar për kthim dhe kompensim të pronave të shtuara në Radhorë dhe ndiqte deri në gjykatë proceset për kompensim financiar të tyre, kur fizikisht prona nuk mund të kthehej. Në skemë përfshiheshin gjithashtu ndryshime në AMTP të viteve ’90, zhdukje të kartelave të pronave dhe zëvendësimi i tyre në Kadastër me kartela false – por shpesh me vula të institucionit.
Rrumi dhe të tjerët ishin të bindur se falsifikimet nuk do të kapeshin, ndërsa kishin oreks për të zaptuar përveç tokave në bregdet, edhe kodra të tëra në periferinë e kryeqytetit.
“Edhe shiko, ka ndonjë hapësirë mos bëjmë ndonjë gjë nga Tirana… T’i kishim fut ato kodrat deri nga Tirana e Re, deri matanë TEG-ut,” i shkruan Laho të vëllait në një nga mesazhet e gjetura nga prokuroria.
Sipas SPAK, në skemën e tjetërsimit të pronave ishin përfshirë përveç Aleksandër Lahos edhe vëllai i tij, Vullnet Muça (Kondi ose Muharremi), i dyshuar për falsifikim dhe korrupsion aktiv, i arrestuar së fundmi si dhe Agron Bejdolli dhe Vlash Brahja, të akuzuar për manipulimin e dokumenteve të pronësisë.
Astrit dhe Elidon Avdyli akuzohen për vrasje me paramendim për hakmarrje dhe veprimtari kriminale, së bashku me Alfred Dokën dhe Enea Kumen, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në grupin kriminal dhe përfshirje në vrasjen e Edmir Bregut alias Ilir Kuçi (Maloku).
Në fund të zinxhirit hetimor qëndron Ermira Avdyli, me masë sigurimi detyrim për të mos u larguar nga vendi, e dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare që mbështetnin skemën.
Aleksandër Laho, 52 vjeç, i njohur si Rrumi është hetuar më parë për falsifikimin e mijëra metrave katrorë në bregdetin e Durrësit dhe po gjykohet në mungesë për veprën penale të korrupsionit në bashkëpunim me Irgen Kërçukun – ish-punonjës i Avokaturës së Shtetit.
Por skema e re masive u zbardh, siç del në dosje, pas një hetimi 5-vjeçar që nisi pas atentatit të vitit 2019 në Durrës, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën Laho dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i Partisë Demokratike.
Pas atentatit, prokuroria sekuestroi telefonin e kriptuar të Rrumit si dhe një kartë memorie, brenda së cilës i gjetën foto të faqeve të Kadastrës si dhe dokumente të tjera të falsifikuara.
Në vitin 2022, prokuroria sekuestroi një pjesë të këtyre pronave dhe gjeti gjurmë të falsifikimeve përmes ndërhyrjeve në Kadastër. Laho u shpall edhe atëherë në kërkim.
Por përmasat reale të asaj që ndodhte në kadastrën e Durrësit dhe tjetërsimi masiv i pronave në bregdet u bënë më të qarta kur SPAK mori në dorë bisedat në Sky ECC mes Rrumit, vëllait të tij, Vullnet Muça dhe nipit të Astrit Avdylit, Elidon Avdyli dhe persona të tjerë të paidentifikuar.
Këto shkëmbime zbuluan edhe përpjekjet e Rrumit për të mbuluar gjurmët dhe korruptuar ata që po e hetonin. Përgjimet tregojnë se Rrumi ishte në dijeni të hetimeve të SPAK, kishte një listë të plotë të dosjeve të pronave që po verifikoheshin dhe u vu në lëvizje që të minimizonte dëmet. Ai tentoi përmes të vëllait të korruptonte ekspertin që po kryente verifikimet, duke kërkuar që ekspertiza t’i nxirrte pronat në rregull dhe duke u mburrur që procesi ishte thuajse perfekt.
“Keq s’ka si të ket se vulën dhe firmën e kan të gjitha në rregull dhe letra ësht orgjinale,” shkruan ai.
Mesazhet e shkëmbyera tregojnë se për një moment, Rrumi dhe i vëllai besuan se e kishin ekspertin në dorë, madje e çuan ndërmend që ta përdornin atë për të përmirësuar skemën.
“Po du me dit ku kena gabu neve, që e kan kap ata, me regullu tjerat”, shkruan ai.
Megjithatë, ekspertiza rezultoi ndryshe dhe i shpalli dokumentet të falsifikuara.
Eksperti gjeti probleme të firmave dhe vulave në AMTP e po ashtu zbuloi se fletët e përdorura për të zëvendësuar faqe të hequra nga Kadastra ishin shtypur diku tjetër dhe nuk kishin të njëjtat të dhëna.
Ndërkohë, mesazhet e shkëmbyera mes Lahos, vëllait të tij dhe personave të tjerë të përfshirë në përpjekjet e tyre për të mbuluar gjurmët, duke përmendur në komunikime numra kadastralë dhe emra pronash, janë tashmë prova shtesë në favor të Prokurorisë.
Ndërsa ishin nën presion për të mbuluar gjurmët e falsifikimeve, Rrumi dhe të tjerët nuk u ndalën në planet e tyre për grabitjen e tokave të reja dhe shitjen e pronave që i konsideronin “pa vlerë”.
Në këtë pikë, grupi kishte shtënë në dorë Radhorë të viteve ’30, duke aplikuar një skemë tërësisht të re të falsifikimit përtej metodës klasike me Aktet e Marrjes së Tokës në Përdorim, të njohura si AMTP.
Në dokument nuk del qartë koha kur Rrumi futi në dorë Radhorë të Kadastrës së viteve 1927, 1932, 1933 dhe 1957 nga një ish-punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i identifikuar si “Mozi”, i cili i ka nxjerrë regjistrat nga arkiva. Hetimet tregojnë se disa prej këtyre librave nuk janë kthyer dhe mungojnë edhe pas hetimeve.
Komunikimet në SKY ECC tregojnë se Mozi ia shiste regjistrat grupit, pasi më herët kishin verifikuar nëse ato kishin hapësira bosh për t’u mbushur apo mundësi për t’u fshirë e rishkruar. Gjithashtu nënkuptohet se pas “Mozit” qëndronte dhe dikush tjetër në hipotekë që ndihmonte kundrejt ryshfetit.
“Po Mozi a të dha noi çmim sa lek donte për ato librat”, i shkruan Laho të vëllait në një prej mesazheve.
Përveç ish-punonjësit të Kadastrës, në skemë ishte edhe një falsifikator i identifikuar si “Daja”. Ky i fundit del person kyç në manipulimin e AMTP-ve dhe po ashtu në fshirjen dhe përpunimin e faqeve të librave kadastralë. “Daja” sipas bisedave mes Lahos dhe të vëllait prodhonte po ashtu Lekë dhe Euro false, të cilat grupi synonte t’i fuste në qarkullim duke përdorur drejtues bankash të nivelit të dytë.
Sipas Prokurorisë, Radhorët e marrë nga arkiva i dorëzoheshin “Dajës” dhe ky imitonte në to veprime kadastrale. Laho rezulton nga bisedat të kërkonte kujdes të madh për bojën që përdorej dhe gjuhën që të ishte sa më e ngjashme me atë të viteve ’30.
“Mekanizimi i përdorur në këtë rast është sigurimi i regjistrave të titulluar “Radhorë për Transkriptimet” të viteve 1929-1957 nga një person i quajtur Mozi, duke e korruptuar atë dhe punonjës të arkivës së ish-ZVRPP-ve, fshirja pjesore e shkrimeve që ndodheshin në fletët e fundit të regjistrit ose në fletë brenda tij, por me pak përmbajtje shkrimi, rishkrimi i një transkriptimi të ri nga një person i quajtur “Daja””, thotë prokuroria në kërkesën për masë sigurimi.
Prokuroria thotë se procesi nuk përfundonte këtu. Grupi në këtë pikë rekrutonte trashëgimtarë prej familjeve të shpronësuara të zonës apo familje ish-pronarësh. Në regjistrat e vjetër toka vendosej në emra të paraardhësve të tyre dhe pasi dokumentet “legjitimoheshin”, këta trashëgimtarë bënin kërkesat për kthim fizik apo kompensim financiar për pronën.
“Gjetja e personave të besuar (preferoheshin ish- pronarë) emri i të cilëve do të shërbente si “trashëgimtar” i pasurisë së falsifikuar, aplikimi pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave për njohje, kompensim ose kthim fizik/ padi civile në gjykatë për njohje pronar dhe detyrimi i ZVRPP ose ASHK-së për regjistrim të pronës. Tjetërsimi i pronës duke e shitur te investitorë të interesuar për investim në zonat bregdetare të Rrethit Durrës. Të njëjtin mekanizëm kanë përdorur edhe për falsifikimin e pronave në Rrethin e Tiranës”, thotë Prokuroria.
Në dosje janë evidentuar një sërë rastesh të kësaj natyre. Edhe pse gjurmët e falsifikimit janë të dukshme sipas Prokurorisë, me datat që nuk përkojnë, me veprime që bien ndesh me ligjin e kohës apo me të dhëna të rreme ku një pronë shtëpie përshkruhej si tokë arë e të ngjashme, skema nuk ishte kapur.
Laho ishte i bindur që skema kalonte në gjykatë. Pasi kanë regjistruar një pronë që u ka dalë e zënë, Laho këmbëngul të shkojnë në gjykatë për të marrë dëmshpërblim.
“Në lidhje me këtë prone që kanë bërë, Aleksandri është shprehur se nuk kishin fat, por t’i hapin (të hapin proces gjyqësor) të marrin kompensim, pasi sipas tij prona është qyl dhe shteti ose gjykata nuk sforcohen që të japin kompensim,” citohet ai në dosjen e prokurorisë.
Në një rast tjetër, në faqet e fundit të Radhorit të vitit 1932 shtohen veprime të vitit 1933 edhe pse këta libra mbylleshin brenda vitit kalendarik.
“Nga këqyrja e datës 28 janar 2025 që iu bë regjistrit me titull “Radhorë për Transkriptimet, Nr. 4 i vitit 1932, të qarkut Durrës, i cili fillon në datën 18 Tetor 1932, në faqet e fundit të tij janë regjistruar nota transkriptimi të datës 31 Dhjetor 1932 dhe pas transkriptimeve të kësaj date është regjistruar Nota Transkriptimi e datës 6 Kallnuer (6 Janar) 1933”, thotë prokuroria.
Prona në këmbim të vrasjeve
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se Rrumi i kishte duart thellë në Kadastër. Veç njerëzve që kishte blerë brenda institucionit, ai tentonte të ndikonte edhe në vendimet ndaj personave që nuk i bindeshin.
Në disa mesazhe me të vëllanë, Rrumi e orienton atë që të dërgojnë mesazhe te kryeministri Edi Rama, drejtues të ASHK-së dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako për të ndikuar në shkarkimin e punonjësve që nuk i bindeshin dhe kundër drejtorit lokal të policisë.
Sipas dosjes, ai e udhëzonte Vullnetin që të dërgonte mesazhe anonime tek Artan Lame, Vangjush Dako dhe Edi Rama kundër një punonjëseje në hipotekë si dhe kundër drejtorit të Policisë së Durrësit sikur ky i fundit “ishte i lidhur me bandat”.
Ngjashëm, Rrumi ka qenë i mirëinformuar për projektet qeveritare në zonë dhe synon që të kapë prona brenda apo rreth tyre, qoftë edhe me çmime të shtrenjta.
Në një bisedë të transkriptuar me një person të identifikuar si Viktori, Laho thotë se ishte i gatshëm të shkonte në gjyq për një pronë, edhe pse për të kaluar shkallën e parë, informohet se do të duhej të shpenzonte 100 mijë euro.
Prona ndodhej në Ishëm dhe mbi të planifikohej të ndërtohej një port.
“Aty ku do bohet një port që ka miratu Rama, portin e skafeve o nuk e di çfar porti egzakt,” shkruan ai.
Por ndërsa këto duken si “vendime biznesi”, bisedat mes Rrumit dhe Elidon Avdylit, pjesë e grupit tjetër kriminal të drejtuar nga Astrit Avdyli, flasin për luftë bandash. Transkriptet nga SKY ECC përshkruajnë një koalicion mes tre grupeve të njohura të zonës; grupi i Rrumit, ai i Avdylit si dhe grup i Xhevdet Troplinit, të cilët synojnë të godasin grupin tjetër të Durrësit që drejtohet nga Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Edmond Çekiçi.
Në bisedë, Elidon Avdyli thotë se kishte folur me një person që e identifikon si “Çunin e Pojës” për të filluar goditjet. Në bisedat mes Lahos dhe Elidon Avdylit flitet për një plan për të vrarë disa rivalë. Avdyli në këto raste duket më shumë entuziast.
“O vlla duhen 10 viktima mrena vitit”, shkruan ai.
Laho nga ana e tij i kërkon Avdylit të shënjestrojnë emrat kryesorë të grupit. “Shoku, koka i grupit është Luli i pari, Çekja; pastaj ky legeni Lenti… këta e xhirojnë lojën e qytetit… ,” citohet biseda.
Ajo që ka dokumentuar prokuroria në këtë rast është vetëm vrasja e Edmir Bregut dhe fakti që Laho po e përdorte Elidon Avdylin për të eliminuar rivalët. Vetë Avdyli në bisedë kërkon tokë në këmbim të vrasjeve. “Ne shife e vlla atë tokën që më the mos ma le mas dore se vallaj mduhet nai gjo me ja lon fmive. E si dihet si mer. Se un do ja hy dhunshëm shok”, i shkruan ai.
Në të njëjtën bisedë, Laho i përgjigjet se mund të marrë kë pronë të dojë, pasi ai ka prona pafund./Reporter.al -

BIRN: “Shteti i Rrumit” dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë
Në dhjetorin e vitit të largët 1932, zonja Bihter Toptani bleu 130 hektarë tokë në vendin e quajtur “Maranishtja” në Shetaj të Ishmit në Durrës – sot një nga zonat më të lakmuara turistike në Shqipëri.

‘Pothuajse perfekt’Aleksandër Laho, 52 vjeç, i njohur si Rrumi është hetuar më parë për falsifikimin e mijëra metrave katrorë në bregdetin e Durrësit dhe po gjykohet në mungesë për veprën penale të korrupsionit në bashkëpunim me Irgen Kërçukun – ish-punonjës i Avokaturës së Shtetit.
Por skema e re masive u zbardh, siç del në dosje, pas një hetimi 5-vjeçar që nisi pas atentatit të vitit 2019 në Durrës, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën Laho dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i Partisë Demokratike.
Pas atentatit, prokuroria sekuestroi telefonin e kriptuar të Rrumit si dhe një kartë memorie, brenda së cilës i gjetën foto të faqeve të Kadastrës si dhe dokumente të tjera të falsifikuara.
Në vitin 2022, prokuroria sekuestroi një pjesë të këtyre pronave dhe gjeti gjurmë të falsifikimeve përmes ndërhyrjeve në Kadastër. Laho u shpall edhe atëherë në kërkim.
Por përmasat reale të asaj që ndodhte në kadastrën e Durrësit dhe tjetërsimi masiv i pronave në bregdet u bënë më të qarta kur SPAK mori në dorë bisedat në Sky ECC mes Rrumit, vëllait të tij, Vullnet Muça dhe nipit të Astrit Avdylit, Elidon Avdyli dhe persona të tjerë të paidentifikuar.
Këto shkëmbime zbuluan edhe përpjekjet e Rrumit për të mbuluar gjurmët dhe korruptuar ata që po e hetonin. Përgjimet tregojnë se Rrumi ishte në dijeni të hetimeve të SPAK, kishte një listë të plotë të dosjeve të pronave që po verifikoheshin dhe u vu në lëvizje që të minimizonte dëmet. Ai tentoi përmes të vëllait të korruptonte ekspertin që po kryente verifikimet, duke kërkuar që ekspertiza t’i nxirrte pronat në rregull dhe duke u mburrur që procesi ishte thuajse perfekt.
“Keq s’ka si të ket se vulën dhe firmën e kan të gjitha në rregull dhe letra ësht orgjinale,” shkruan ai.
Mesazhet e shkëmbyera tregojnë se për një moment, Rrumi dhe i vëllai besuan se e kishin ekspertin në dorë, madje e çuan ndërmend që ta përdornin atë për të përmirësuar skemën.
“Po du me dit ku kena gabu neve, që e kan kap ata, me regullu tjerat”, shkruan ai.
Megjithatë, ekspertiza rezultoi ndryshe dhe i shpalli dokumentet të falsifikuara.
Eksperti gjeti probleme të firmave dhe vulave në AMTP e po ashtu zbuloi se fletët e përdorura për të zëvendësuar faqe të hequra nga Kadastra ishin shtypur diku tjetër dhe nuk kishin të njëjtat të dhëna.
Ndërkohë, mesazhet e shkëmbyera mes Lahos, vëllait të tij dhe personave të tjerë të përfshirë në përpjekjet e tyre për të mbuluar gjurmët, duke përmendur në komunikime numra kadastralë dhe emra pronash, janë tashmë prova shtesë në favor të Prokurorisë.
“Mozi” dhe “Daja”
Ndërsa ishin nën presion për të mbuluar gjurmët e falsifikimeve, Rrumi dhe të tjerët nuk u ndalën në planet e tyre për grabitjen e tokave të reja dhe shitjen e pronave që i konsideronin “pa vlerë”.
Në këtë pikë, grupi kishte shtënë në dorë Radhorë të viteve ’30, duke aplikuar një skemë tërësisht të re të falsifikimit përtej metodës klasike me Aktet e Marrjes së Tokës në Përdorim, të njohura si AMTP.
Në dokument nuk del qartë koha kur Rrumi futi në dorë Radhorë të Kadastrës së viteve 1927, 1932, 1933 dhe 1957 nga një ish-punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i identifikuar si “Mozi”, i cili i ka nxjerrë regjistrat nga arkiva. Hetimet tregojnë se disa prej këtyre librave nuk janë kthyer dhe mungojnë edhe pas hetimeve.
Komunikimet në SKY ECC tregojnë se Mozi ia shiste regjistrat grupit, pasi më herët kishin verifikuar nëse ato kishin hapësira bosh për t’u mbushur apo mundësi për t’u fshirë e rishkruar. Gjithashtu nënkuptohet se pas “Mozit” qëndronte dhe dikush tjetër në hipotekë që ndihmonte kundrejt ryshfetit.
“Po Mozi a të dha noi çmim sa lek donte për ato librat”, i shkruan Laho të vëllait në një prej mesazheve.
Përveç ish-punonjësit të Kadastrës, në skemë ishte edhe një falsifikator i identifikuar si “Daja”. Ky i fundit del person kyç në manipulimin e AMTP-ve dhe po ashtu në fshirjen dhe përpunimin e faqeve të librave kadastralë. “Daja” sipas bisedave mes Lahos dhe të vëllait prodhonte po ashtu Lekë dhe Euro false, të cilat grupi synonte t’i fuste në qarkullim duke përdorur drejtues bankash të nivelit të dytë.
Sipas Prokurorisë, Radhorët e marrë nga arkiva i dorëzoheshin “Dajës” dhe ky imitonte në to veprime kadastrale. Laho rezulton nga bisedat të kërkonte kujdes të madh për bojën që përdorej dhe gjuhën që të ishte sa më e ngjashme me atë të viteve ’30.
“Mekanizimi i përdorur në këtë rast është sigurimi i regjistrave të titulluar “Radhorë për Transkriptimet” të viteve 1929-1957 nga një person i quajtur Mozi, duke e korruptuar atë dhe punonjës të arkivës së ish-ZVRPP-ve, fshirja pjesore e shkrimeve që ndodheshin në fletët e fundit të regjistrit ose në fletë brenda tij, por me pak përmbajtje shkrimi, rishkrimi i një transkriptimi të ri nga një person i quajtur “Daja””, thotë prokuroria në kërkesën për masë sigurimi.
Prokuroria thotë se procesi nuk përfundonte këtu. Grupi në këtë pikë rekrutonte trashëgimtarë prej familjeve të shpronësuara të zonës apo familje ish-pronarësh. Në regjistrat e vjetër toka vendosej në emra të paraardhësve të tyre dhe pasi dokumentet “legjitimoheshin”, këta trashëgimtarë bënin kërkesat për kthim fizik apo kompensim financiar për pronën.
“Gjetja e personave të besuar (preferoheshin ish- pronarë) emri i të cilëve do të shërbente si “trashëgimtar” i pasurisë së falsifikuar, aplikimi pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave për njohje, kompensim ose kthim fizik/ padi civile në gjykatë për njohje pronar dhe detyrimi i ZVRPP ose ASHK-së për regjistrim të pronës. Tjetërsimi i pronës duke e shitur te investitorë të interesuar për investim në zonat bregdetare të Rrethit Durrës. Të njëjtin mekanizëm kanë përdorur edhe për falsifikimin e pronave në Rrethin e Tiranës”, thotë Prokuroria.
Në dosje janë evidentuar një sërë rastesh të kësaj natyre. Edhe pse gjurmët e falsifikimit janë të dukshme sipas Prokurorisë, me datat që nuk përkojnë, me veprime që bien ndesh me ligjin e kohës apo me të dhëna të rreme ku një pronë shtëpie përshkruhej si tokë arë e të ngjashme, skema nuk ishte kapur.
Laho ishte i bindur që skema kalonte në gjykatë. Pasi kanë regjistruar një pronë që u ka dalë e zënë, Laho këmbëngul të shkojnë në gjykatë për të marrë dëmshpërblim.
“Në lidhje me këtë prone që kanë bërë, Aleksandri është shprehur se nuk kishin fat, por t’i hapin (të hapin proces gjyqësor) të marrin kompensim, pasi sipas tij prona është qyl dhe shteti ose gjykata nuk sforcohen që të japin kompensim,” citohet ai në dosjen e prokurorisë.
Në një rast tjetër, në faqet e fundit të Radhorit të vitit 1932 shtohen veprime të vitit 1933 edhe pse këta libra mbylleshin brenda vitit kalendarik.
“Nga këqyrja e datës 28 janar 2025 që iu bë regjistrit me titull “Radhorë për Transkriptimet, Nr. 4 i vitit 1932, të qarkut Durrës, i cili fillon në datën 18 Tetor 1932, në faqet e fundit të tij janë regjistruar nota transkriptimi të datës 31 Dhjetor 1932 dhe pas transkriptimeve të kësaj date është regjistruar Nota Transkriptimi e datës 6 Kallnuer (6 Janar) 1933”, thotë prokuroria.
Prona në këmbim të vrasjeveHetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se Rrumi i kishte duart thellë në Kadastër. Veç njerëzve që kishte blerë brenda institucionit, ai tentonte të ndikonte edhe në vendimet ndaj personave që nuk i bindeshin.
Në disa mesazhe me të vëllanë, Rrumi e orienton atë që të dërgojnë mesazhe te kryeministri Edi Rama, drejtues të ASHK-së dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako për të ndikuar në shkarkimin e punonjësve që nuk i bindeshin dhe kundër drejtorit lokal të policisë.
Sipas dosjes, ai e udhëzonte Vullnetin që të dërgonte mesazhe anonime tek Artan Lame, Vangjush Dako dhe Edi Rama kundër një punonjëseje në hipotekë si dhe kundër drejtorit të Policisë së Durrësit sikur ky i fundit “ishte i lidhur me bandat”.
Ngjashëm, Rrumi ka qenë i mirëinformuar për projektet qeveritare në zonë dhe synon që të kapë prona brenda apo rreth tyre, qoftë edhe me çmime të shtrenjta.
Në një bisedë të transkriptuar me një person të identifikuar si Viktori, Laho thotë se ishte i gatshëm të shkonte në gjyq për një pronë, edhe pse për të kaluar shkallën e parë, informohet se do të duhej të shpenzonte 100 mijë euro.
Prona ndodhej në Ishëm dhe mbi të planifikohej të ndërtohej një port.
“Aty ku do bohet një port që ka miratu Rama, portin e skafeve o nuk e di çfar porti egzakt,” shkruan ai.
Por ndërsa këto duken si “vendime biznesi”, bisedat mes Rrumit dhe Elidon Avdylit, pjesë e grupit tjetër kriminal të drejtuar nga Astrit Avdyli, flasin për luftë bandash. Transkriptet nga SKY ECC përshkruajnë një koalicion mes tre grupeve të njohura të zonës; grupi i Rrumit, ai i Avdylit si dhe grup i Xhevdet Troplinit, të cilët synojnë të godasin grupin tjetër të Durrësit që drejtohet nga Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Edmond Çekiçi.
Në bisedë, Elidon Avdyli thotë se kishte folur me një person që e identifikon si “Çunin e Pojës” për të filluar goditjet. Në bisedat mes Lahos dhe Elidon Avdylit flitet për një plan për të vrarë disa rivalë. Avdyli në këto raste duket më shumë entuziast.
“O vlla duhen 10 viktima mrena vitit”, shkruan ai.
Laho nga ana e tij i kërkon Avdylit të shënjestrojnë emrat kryesorë të grupit. “Shoku, koka i grupit është Luli i pari, Çekja; pastaj ky legeni Lenti… këta e xhirojnë lojën e qytetit… ,” citohet biseda.
Ajo që ka dokumentuar prokuroria në këtë rast është vetëm vrasja e Edmir Bregut dhe fakti që Laho po e përdorte Elidon Avdylin për të eliminuar rivalët. Vetë Avdyli në bisedë kërkon tokë në këmbim të vrasjeve. “Ne shife e vlla atë tokën që më the mos ma le mas dore se vallaj mduhet nai gjo me ja lon fmive. E si dihet si mer. Se un do ja hy dhunshëm shok”, i shkruan ai.
Në të njëjtën bisedë, Laho i përgjigjet se mund të marrë kë pronë të dojë, pasi ai ka prona pafund. -

‘Shteti i Rrumit’/ Prona në këmbim të vrasjeve, skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë
Një hetim i Prokurorisë së Posaçme tregon se si grupi i akuzuar për krim të organizuar i drejtuar nga Aleksandër Laho kontrollonte regjistrat e vjetër të pronave në arkivat e Kadastrave dhe i përdori ato për të marrë nën kontroll mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Durrësit dhe Tiranë – për t’i shitur më pas te investitorët e qeverisë.
Në dhjetorin e vitit të largët 1932, zonja Bihter Toptani bleu 130 hektarë tokë në vendin e quajtur “Maranishtja” në Shetaj të Ishmit në Durrës – sot një nga zonat më të lakmuara turistike në Shqipëri.
Transaksioni u krye në prani të një gjyqtari paqtues, ndërsa pas blerjes, zonja Toptani ia dhuroi tokën vajzës së saj 15-vjeçare. Veprimet përshkruhen me hollësi në një Radhor – siç njihej regjistri i Kadastrës deri në vitin 1945 në Shqipëri. Por në një regjistër të dytë të vitit 1929, i njëjti transaksion kapërcen në makinerinë e kohës.
Kur dokumentet e vjetra të Kadastrës ranë në duart e Prokurorisë së Posaçme, prokurori Altin Dumani nuk mund të mos habitej.
“Në këtë regjistër të vitit 1929 janë përshkruar transaksione të kryera në dhjetor të vitit 1932, dhe si dëshmi iu janë referuar akteve të kryepleqësisë së Ishmit të vitit 1925, kohë kur prona nuk ishte blerë nga Bihter Toptani,” arsyeton ai.
Episodet përmenden në kërkesën për caktim mase sigurimi të datës 1 tetor ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi dhe Astrit Avdylit, dy figura të krimit të organizuar me një sërë akuzash penale mbi shpinë. Shtatë persona të tjerë akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të vrasjes dhe tjetërsimit të qindramijëra metrave katrorë tokë në bregdetin e Durrësit.
Sipas dosjes për masë sigurie, Rrumi qëndronte në krye të një skeme të sofistikuar të grabitjes së pronave, i ndihmuar nga zyrtarë të Kadastrës, noterë, avokatë dhe anëtarë të grupit kriminal, të cilët përdornin dokumente të rreme për të vjedhur toka shtetërore dhe për t’i transformuar ato në investime turistike multimilionëshe.
Grupi kishte arritur të vidhte nga arkivat e Kadastrës Radhorë të viteve’30–’40, të cilat mbusheshin me transaksione të rreme në faqet bosh përmes një falsifikatori. Ai akuzohet gjithashtu se gjente “trashëgimtarë” për të aplikuar për kthim dhe kompensim të pronave të shtuara në Radhorë dhe ndiqte deri në gjykatë proceset për kompensim financiar të tyre, kur fizikisht prona nuk mund të kthehej. Në skemë përfshiheshin gjithashtu ndryshime në AMTP të viteve ’90, zhdukje të kartelave të pronave dhe zëvendësimi i tyre në Kadastër me kartela false – por shpesh me vula të institucionit.
Rrumi dhe të tjerët ishin të bindur se falsifikimet nuk do të kapeshin, ndërsa kishin oreks për të zaptuar përveç tokave në bregdet, edhe kodra të tëra në periferinë e kryeqytetit.
“Edhe shiko, ka ndonjë hapësirë mos bëjmë ndonjë gjë nga Tirana… T’i kishim fut ato kodrat deri nga Tirana e Re, deri matanë TEG-ut,” i shkruan Laho të vëllait në një nga mesazhet e gjetura nga prokuroria.
Sipas SPAK, në skemën e tjetërsimit të pronave ishin përfshirë përveç Aleksandër Lahos edhe vëllai i tij, Vullnet Muça (Kondi ose Muharremi), i dyshuar për falsifikim dhe korrupsion aktiv, i arrestuar së fundmi si dhe Agron Bejdolli dhe Vlash Brahja, të akuzuar për manipulimin e dokumenteve të pronësisë.
Astrit dhe Elidon Avdyli akuzohen për vrasje me paramendim për hakmarrje dhe veprimtari kriminale, së bashku me Alfred Dokën dhe Enea Kumen, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në grupin kriminal dhe përfshirje në vrasjen e Edmir Bregut alias Ilir Kuçi (Maloku).
Në fund të zinxhirit hetimor qëndron Ermira Avdyli, me masë sigurimi detyrim për të mos u larguar nga vendi, e dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare që mbështetnin skemën.
‘Pothuajse perfekt’
Toka në afërsi të fshatit Shetaj në Ishëm. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Aleksandër Laho, 52 vjeç, i njohur si Rrumi është hetuar më parë për falsifikimin e mijëra metrave katrorë në bregdetin e Durrësit dhe po gjykohet në mungesë për veprën penale të korrupsionit në bashkëpunim me Irgen Kërçukun – ish-punonjës i Avokaturës së Shtetit.
Por skema e re masive u zbardh, siç del në dosje, pas një hetimi 5-vjeçar që nisi pas atentatit të vitit 2019 në Durrës, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën Laho dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i Partisë Demokratike.
Pas atentatit, prokuroria sekuestroi telefonin e kriptuar të Rrumit si dhe një kartë memorie, brenda së cilës i gjetën foto të faqeve të Kadastrës si dhe dokumente të tjera të falsifikuara.
Në vitin 2022, prokuroria sekuestroi një pjesë të këtyre pronave dhe gjeti gjurmë të falsifikimeve përmes ndërhyrjeve në Kadastër. Laho u shpall edhe atëherë në kërkim.
Por përmasat reale të asaj që ndodhte në kadastrën e Durrësit dhe tjetërsimi masiv i pronave në bregdet u bënë më të qarta kur SPAK mori në dorë bisedat në Sky ECC mes Rrumit, vëllait të tij, Vullnet Muça dhe nipit të Astrit Avdylit, Elidon Avdyli dhe persona të tjerë të paidentifikuar.
Këto shkëmbime zbuluan edhe përpjekjet e Rrumit për të mbuluar gjurmët dhe korruptuar ata që po e hetonin. Përgjimet tregojnë se Rrumi ishte në dijeni të hetimeve të SPAK, kishte një listë të plotë të dosjeve të pronave që po verifikoheshin dhe u vu në lëvizje që të minimizonte dëmet. Ai tentoi përmes të vëllait të korruptonte ekspertin që po kryente verifikimet, duke kërkuar që ekspertiza t’i nxirrte pronat në rregull dhe duke u mburrur që procesi ishte thuajse perfekt.
“Keq s’ka si të ket se vulën dhe firmën e kan të gjitha në rregull dhe letra ësht orgjinale,” shkruan ai.
Mesazhet e shkëmbyera tregojnë se për një moment, Rrumi dhe i vëllai besuan se e kishin ekspertin në dorë, madje e çuan ndërmend që ta përdornin atë për të përmirësuar skemën.
“Po du me dit ku kena gabu neve, që e kan kap ata, me regullu tjerat”, shkruan ai.
Megjithatë, ekspertiza rezultoi ndryshe dhe i shpalli dokumentet të falsifikuara.
Eksperti gjeti probleme të firmave dhe vulave në AMTP e po ashtu zbuloi se fletët e përdorura për të zëvendësuar faqe të hequra nga Kadastra ishin shtypur diku tjetër dhe nuk kishin të njëjtat të dhëna.
Ndërkohë, mesazhet e shkëmbyera mes Lahos, vëllait të tij dhe personave të tjerë të përfshirë në përpjekjet e tyre për të mbuluar gjurmët, duke përmendur në komunikime numra kadastralë dhe emra pronash, janë tashmë prova shtesë në favor të Prokurorisë.
“Mozi” dhe “Daja”
Ndërsa ishin nën presion për të mbuluar gjurmët e falsifikimeve, Rrumi dhe të tjerët nuk u ndalën në planet e tyre për grabitjen e tokave të reja dhe shitjen e pronave që i konsideronin “pa vlerë”.
Në këtë pikë, grupi kishte shtënë në dorë Radhorë të viteve ’30, duke aplikuar një skemë tërësisht të re të falsifikimit përtej metodës klasike me Aktet e Marrjes së Tokës në Përdorim, të njohura si AMTP.
Në dokument nuk del qartë koha kur Rrumi futi në dorë Radhorë të Kadastrës së viteve 1927, 1932, 1933 dhe 1957 nga një ish-punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i identifikuar si “Mozi”, i cili i ka nxjerrë regjistrat nga arkiva. Hetimet tregojnë se disa prej këtyre librave nuk janë kthyer dhe mungojnë edhe pas hetimeve.
Komunikimet në SKY ECC tregojnë se Mozi ia shiste regjistrat grupit, pasi më herët kishin verifikuar nëse ato kishin hapësira bosh për t’u mbushur apo mundësi për t’u fshirë e rishkruar. Gjithashtu nënkuptohet se pas “Mozit” qëndronte dhe dikush tjetër në hipotekë që ndihmonte kundrejt ryshfetit.
“Po Mozi a të dha noi çmim sa lek donte për ato librat”, i shkruan Laho të vëllait në një prej mesazheve.
Përveç ish-punonjësit të Kadastrës, në skemë ishte edhe një falsifikator i identifikuar si “Daja”. Ky i fundit del person kyç në manipulimin e AMTP-ve dhe po ashtu në fshirjen dhe përpunimin e faqeve të librave kadastralë. “Daja” sipas bisedave mes Lahos dhe të vëllait prodhonte po ashtu Lekë dhe Euro false, të cilat grupi synonte t’i fuste në qarkullim duke përdorur drejtues bankash të nivelit të dytë.
Sipas Prokurorisë, Radhorët e marrë nga arkiva i dorëzoheshin “Dajës” dhe ky imitonte në to veprime kadastrale. Laho rezulton nga bisedat të kërkonte kujdes të madh për bojën që përdorej dhe gjuhën që të ishte sa më e ngjashme me atë të viteve ’30.
“Mekanizimi i përdorur në këtë rast është sigurimi i regjistrave të titulluar “Radhorë për Transkriptimet” të viteve 1929-1957 nga një person i quajtur Mozi, duke e korruptuar atë dhe punonjës të arkivës së ish-ZVRPP-ve, fshirja pjesore e shkrimeve që ndodheshin në fletët e fundit të regjistrit ose në fletë brenda tij, por me pak përmbajtje shkrimi, rishkrimi i një transkriptimi të ri nga një person i quajtur “Daja””, thotë prokuroria në kërkesën për masë sigurimi.
Prokuroria thotë se procesi nuk përfundonte këtu. Grupi në këtë pikë rekrutonte trashëgimtarë prej familjeve të shpronësuara të zonës apo familje ish-pronarësh. Në regjistrat e vjetër toka vendosej në emra të paraardhësve të tyre dhe pasi dokumentet “legjitimoheshin”, këta trashëgimtarë bënin kërkesat për kthim fizik apo kompensim financiar për pronën.
“Gjetja e personave të besuar (preferoheshin ish- pronarë) emri i të cilëve do të shërbente si “trashëgimtar” i pasurisë së falsifikuar, aplikimi pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave për njohje, kompensim ose kthim fizik/ padi civile në gjykatë për njohje pronar dhe detyrimi i ZVRPP ose ASHK-së për regjistrim të pronës. Tjetërsimi i pronës duke e shitur te investitorë të interesuar për investim në zonat bregdetare të Rrethit Durrës. Të njëjtin mekanizëm kanë përdorur edhe për falsifikimin e pronave në Rrethin e Tiranës”, thotë Prokuroria.
Në dosje janë evidentuar një sërë rastesh të kësaj natyre. Edhe pse gjurmët e falsifikimit janë të dukshme sipas Prokurorisë, me datat që nuk përkojnë, me veprime që bien ndesh me ligjin e kohës apo me të dhëna të rreme ku një pronë shtëpie përshkruhej si tokë arë e të ngjashme, skema nuk ishte kapur.
Laho ishte i bindur që skema kalonte në gjykatë. Pasi kanë regjistruar një pronë që u ka dalë e zënë, Laho këmbëngul të shkojnë në gjykatë për të marrë dëmshpërblim.
“Në lidhje me këtë prone që kanë bërë, Aleksandri është shprehur se nuk kishin fat, por t’i hapin (të hapin proces gjyqësor) të marrin kompensim, pasi sipas tij prona është qyl dhe shteti ose gjykata nuk sforcohen që të japin kompensim,” citohet ai në dosjen e prokurorisë.
Në një rast tjetër, në faqet e fundit të Radhorit të vitit 1932 shtohen veprime të vitit 1933 edhe pse këta libra mbylleshin brenda vitit kalendarik.
“Nga këqyrja e datës 28 janar 2025 që iu bë regjistrit me titull “Radhorë për Transkriptimet, Nr. 4 i vitit 1932, të qarkut Durrës, i cili fillon në datën 18 Tetor 1932, në faqet e fundit të tij janë regjistruar nota transkriptimi të datës 31 Dhjetor 1932 dhe pas transkriptimeve të kësaj date është regjistruar Nota Transkriptimi e datës 6 Kallnuer (6 Janar) 1933”, thotë prokuroria.
Prona në këmbim të vrasjeve
Toka në kepin e Rodonit në bregdetin e Durrësit. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se Rrumi i kishte duart thellë në Kadastër. Veç njerëzve që kishte blerë brenda institucionit, ai tentonte të ndikonte edhe në vendimet ndaj personave që nuk i bindeshin.
Në disa mesazhe me të vëllanë, Rrumi e orienton atë që të dërgojnë mesazhe te kryeministri Edi Rama, drejtues të ASHK-së dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako për të ndikuar në shkarkimin e punonjësve që nuk i bindeshin dhe kundër drejtorit lokal të policisë.
Sipas dosjes, ai e udhëzonte Vullnetin që të dërgonte mesazhe anonime tek Artan Lame, Vangjush Dako dhe Edi Rama kundër një punonjëseje në hipotekë si dhe kundër drejtorit të Policisë së Durrësit sikur ky i fundit “ishte i lidhur me bandat”.
Ngjashëm, Rrumi ka qenë i mirëinformuar për projektet qeveritare në zonë dhe synon që të kapë prona brenda apo rreth tyre, qoftë edhe me çmime të shtrenjta.
Në një bisedë të transkriptuar me një person të identifikuar si Viktori, Laho thotë se ishte i gatshëm të shkonte në gjyq për një pronë, edhe pse për të kaluar shkallën e parë, informohet se do të duhej të shpenzonte 100 mijë euro.
Prona ndodhej në Ishëm dhe mbi të planifikohej të ndërtohej një port.
“Aty ku do bohet një port që ka miratu Rama, portin e skafeve o nuk e di çfar porti egzakt,” shkruan ai.
Por ndërsa këto duken si “vendime biznesi”, bisedat mes Rrumit dhe Elidon Avdylit, pjesë e grupit tjetër kriminal të drejtuar nga Astrit Avdyli, flasin për luftë bandash. Transkriptet nga SKY ECC përshkruajnë një koalicion mes tre grupeve të njohura të zonës; grupi i Rrumit, ai i Avdylit si dhe grup i Xhevdet Troplinit, të cilët synojnë të godasin grupin tjetër të Durrësit që drejtohet nga Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Edmond Çekiçi.
Në bisedë, Elidon Avdyli thotë se kishte folur me një person që e identifikon si “Çunin e Pojës” për të filluar goditjet. Në bisedat mes Lahos dhe Elidon Avdylit flitet për një plan për të vrarë disa rivalë. Avdyli në këto raste duket më shumë entuziast.
“O vlla duhen 10 viktima mrena vitit”, shkruan ai.
Laho nga ana e tij i kërkon Avdylit të shënjestrojnë emrat kryesorë të grupit. “Shoku, koka i grupit është Luli i pari, Çekja; pastaj ky legeni Lenti… këta e xhirojnë lojën e qytetit… ,” citohet biseda.
Ajo që ka dokumentuar prokuroria në këtë rast është vetëm vrasja e Edmir Bregut dhe fakti që Laho po e përdorte Elidon Avdylin për të eliminuar rivalët. Vetë Avdyli në bisedë kërkon tokë në këmbim të vrasjeve. “Ne shife e vlla atë tokën që më the mos ma le mas dore se vallaj mduhet nai gjo me ja lon fmive. E si dihet si mer. Se un do ja hy dhunshëm shok”, i shkruan ai.
Në të njëjtën bisedë, Laho i përgjigjet se mund të marrë kë pronë të dojë, pasi ai ka prona pafund./BIRN -

Telefoni i mikut të “Rrumit” zbuloi skemën e vjedhjes së pronave në Gjirin e Lalëzit
Miku i ‘Rrumit’, Stiven Mëziu, i cili po udhëtonte nga Durrësi drejt Tiranës, ndodhej pas makinës së prokurorit Ndoj kur ndodhi atentati. Mëziu iu dha ndihmë të plagosurve duke i trasportuar drejt spitalit automjetin me targa AA343VT. Prokuroria për Krime të Rënda e kohës bllokoi telefonin e Stiven Mëziun, me shpresën se mund të gjenin të dhëna lidhur me autorët e atentatit.
Emisioni “Në Shënjestër”, me autore Klodiana Lala në News24, solli këtë të martë detaje të reja nga dosja e vjedhjes së pronave në bregdet, ku në qendër të kësaj afere është Aleksandër Laho, i njohur me emrin “Rrumi”. Konkretisht bëhet fjalë për 18 pasuri kadastrale të sekuestruara ndërkohë nga SPAK, të ndara midis zonës kadastrale të Lalzit dhe fshatit Shetaj të cilat servireshin nga grupi kriminal si toka të përfituara nga ligji 7501.
“Në Shënjestër” ktheu në vëmendjen e shikuesit ngjarjen e 1 nëntorit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, kur makina e prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj u qëllua me breshëri kallashnikovi, ku mbetën të plagosur ish-prokurori Ndoja dhe Rrumi, ndërsa viktimë Andi Maloku shoferi i prokurorit Ndoj.
Miku i ‘Rrumit’, Stiven Mëziu, i cili po udhëtonte nga Durrësi drejt Tiranës, ndodhej pas makinës së prokurorit Ndoj kur ndodhi atentati. Mëziu iu dha ndihmë të plagosurve duke i trasportuar drejt spitalit automjetin me targa AA343VT. Prokuroria për Krime të Rënda e kohës bllokoi telefonin e Stiven Mëziun, me shpresën se mund të gjenin të dhëna lidhur me autorët e atentatit.
Por, ajo cfarë zbuluan ishte tronditëse. Në celular gjetën foto dhe video që përmbanin të dhëna për korrupsionin e një zyrtari publik. Ai ishte Irgen Kërçuku zyrtar i Avokaturës së Shtetit. Nga hetimet u zbulua se Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’ i kishte dhënë Kërcukut rryshfet që të mos apelonte një vendim që lidhej me një sipërfaqe të madhe toke në bregdet.
Më pas Kërcuku ishte dhunuar dhe lekët i kishte kthyer mbrapsht. Kërcuku, që më vonë u dënua për korrupsion bashkë me ‘Rrumin’, nuk kishte ankimuar një vendim që lidhej me 45 mijë metra katrorë tokë në emër të Pal Seçunit. Në aparatin e Mëziut u zbuluan po ashtu dhjetra kartela pasurie te familjeve në fshatrat Lalz, Shetaj e më tej. Prokuroria filloi të verifikonte secilin dokument dhe zbuloi se ndodhej përpara një skeme të sofistikuar të tjetërsimit të pronave përmes falsifikimit të dokumentave.
“Nga kqyrja që iu bë volumit 4 të Zonës Kadastrale 2375, Lalëz, Durrës, rezultoi se pasuritë paraqitnin probleme në regjistrimin e tyre, të cilat dhe fletët e regjistrit të volumit nr. 4, ku ishin regjistruar këto pasuri kishin korrigjime në zërin kadastral, që çojnë në dyshimin e arsyeshëm se përmbajtja e fletëve të volumit ku janë regjistruar pasuritë, është e falsifikuar”, thuhet në dosjen hetimore.
SPAK identifikoi pasuri të tjera të cilat paraqitnin të njëjtën problematikë, atë të korrigjimit të zërit kadastral ose që lidheshin me origjinën e njëjtë të pasurive të dyshuara si të falsifikuara. Kjo do të ishte dhe pikënisja e këtij hetimi, që zbuloi skemën e vjedhjes së pronave.
“Nga aktet e procedimit penal nr. 235/1 të vitit 2023, rezulton se persona të ndryshëm kanë përfituar sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore duke përdorur një skemë të organizuar të hartimit të dokumenteve të falsifikuar, falsifikimin e pjesshëm të dokumenteve zyrtarë të pronave, regjistrimin në mënyrë të kundërligjshme të pronave në regjistrat e ish-ZVRPP Durrës dhe më pas ASHK Drejtoria Durrës transferimin e pronësisë te 3 persona të tjerë dhe në fund shitjen e tyre te individë të interesuar për të blerë pronë në zona me interes të lartë investimi”, thonë prokurorët e kësaj cështje.
Teksa hetuesit verifikonin çdo regjistër, përgjimet e Sky Ecc i dhanë mundësinë SPAK të zbardhte mekanizmin e tjetërsimit të pronave në zonat më të lakmuara të bregdetit, si Kepi i Rodonit apo Rëra e Bardhë. Në bisedat e ‘Rrumit’ me anëtarët e grupit të tij kriminal, pjesë e të cilit është edhe vëllai i tij, Vullnet Muça e shoferi Agron Bejdolli, u zbuluan përpjekjet për të identifikuar vendodhjen me qëllim vrasjen e shtetasit Plarent Dervishi alias Lenti, organizimin dhe vrasjen e shtetasit Edmond Koçi i njohur si Mond Çekiçi. Por, paralelisht me planet për të ekzekutuar kundërshtarët, grupi i Rrumit vijon i pashqetësuar punën për tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha të tokave.
“Disa prej këtyre personave kanë siguruar nga arkivat shtetërore, dokumente origjinale të regjistrimit të pronave, dhe kanë realizuar falsifikimin e dokumenteve duke fshirë pjesërisht përmbajtjen e dokumenteve dhe rishkruar në to fakte të rreme për transaksione me pronat; duke falsifikuar pjesërisht ose tërësisht aktet e marrjes së tokës në pronësi; duke hequr fletat e volumit ku janë regjistruar pasuritë dhe zëvendësuar ato me fleta të reja me përmbajtje të falsifikuar, veprime të kryera në bashkëpunim me punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kundrejt përfitimit të parregullt”, thuhet në hetimet e SPAK.
Hetimet zbuluan se dhjetra hektarë tokë ishin regjistruar në ish-hipotekën e Durrësit mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara. Nga hetimi është arritur jo vetëm të dokumentohet falsifikimi i dokumenteve të regjistrimit të pasurive por edhe autorët e falsifikimit të tyre që kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.
Por si ka funksionuar skema e tjetërsimit të pronave shtetërore në fshatin Shetaj? Dhe si ka mundur Aleksandër Laho të penetrojë në Kadastrën e Durrësit dhe të rekrutojë nga aty zyrtarë të cilët më pas i ka korruptuar, që i kanë shërbyer me devotshmëri në planin e tij grabitqar të pronave?
Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’ bëhet fjalë për mijëra hektarë tokë, se më saktë 18 pasuri kadastrale të sekuestruara ndërkohë nga SPAK. Të ndara midis zonës kadastrale të Lalzit dhe fshatit Shetaj. Të cilat servireshin nga grupi kriminal si toka të përfituara nga ligji 7501.
“Persona të ndryshëm, duke vepruar si grup i strukturuar kriminal, kanë falsifikuar sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore dhe pyjore, duke i regjistruar ato në emër të banorëve të fshatrave Lalëz dhe Shetaj. Duke paraqitur rrethana të rreme sikur këto pasuri ishin përfituar sipas Ligjit nr. 7501. Thënë thjeshtë, anëtarët e grupit kriminal falsifikonin aktet e marrjes së tokës në pronësi sipas ligjit famëkeq 7501 ku sipërfaqja e tokës në AMTP rritej fiktivisht”, thuhet në dosjen hetimore./ Në Shënjestër, BW -

Vjedhja e pronave në Lalëz/ SPAK gjen prova tek telefoni i mikut të “Rrumit”, Lala zbardh emrin e ish-zyrtarit: U kap…
Klodiana Lala solli këtë të martë detaje të reja nga dosja e vjedhjes së pronave në bregdet, ku në qendër të kësaj afere është Aleksandër Laho, i njohur me emrin “Rrumi”.
Konkretisht bëhet fjalë për 18 pasuri kadastrale të sekuestruara ndërkohë nga SPAK, të ndara midis zonës kadastrale të Lalzit dhe fshatit Shetaj të cilat servireshin nga grupi kriminal si toka të përfituara nga ligji 7501.Në Shënjestër” ktheu në vëmendjen e shikuesit ngjarjen e 1 nëntorit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, kur makina e prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj u qëllua me breshëri kallashnikovi, ku mbetën të plagosur ish-prokurori Ndoja dhe Rrumi, ndërsa viktimë Andi Maloku shoferi i prokurorit Ndoj.Miku i ‘Rrumit’, Stiven Mëziu, i cili po udhëtonte nga Durrësi drejt Tiranës, ndodhej pas makinës së prokurorit Ndoj kur ndodhi atentati. Mëziu iu dha ndihmë të plagosurve duke i trasportuar drejt spitalit automjetin me targa AA343VT.
Prokuroria për Krime të Rënda e kohës bllokoi telefonin e Stiven Mëziun, me shpresën se mund të gjenin të dhëna lidhur me autorët e atentatit.
Por, ajo cfarë zbuluan ishte tronditëse. Në celular gjetën foto dhe video që përmbanin të dhëna për korrupsionin e një zyrtari publik. Ai ishte Irgen Kërçuku zyrtar i Avokaturës së Shtetit.
Nga hetimet u zbulua se Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’ i kishte dhënë Kërcukut rryshfet që të mos apelonte një vendim që lidhej me një sipërfaqe të madhe toke në bregdet.
Më pas Kërcuku ishte dhunuar dhe lekët i kishte kthyer mbrapsht. Kërcuku, që më vonë u dënua për korrupsion bashkë me ‘Rrumin’, nuk kishte ankimuar një vendim që lidhej me 45 mijë metra katrorë tokë në emër të Pal Seçunit.
Në aparatin e Mëziut u zbuluan po ashtu dhjetra kartela pasurie te familjeve në fshatrat Lalz, Shetaj e më tej.
Prokuroria filloi të verifikonte secilin dokument dhe zbuloi se ndodhej përpara një skeme të sofistikuar të tjetërsimit të pronave përmes falsifikimit të dokumentave.
“Nga kqyrja që iu bë volumit 4 të Zonës Kadastrale 2375, Lalëz, Durrës, rezultoi se pasuritë paraqitnin probleme në regjistrimin e tyre, të cilat dhe fletët e regjistrit të volumit nr. 4, ku ishin regjistruar këto pasuri kishin korrigjime në zërin kadastral, që çojnë në dyshimin e arsyeshëm se përmbajtja e fletëve të volumit ku janë regjistruar pasuritë, është e falsifikuar”, thuhet në dosjen hetimore.
SPAK identifikoi pasuri të tjera të cilat paraqitnin të njëjtën problematikë, atë të korrigjimit të zërit kadastral ose që lidheshin me origjinën e njëjtë të pasurive të dyshuara si të falsifikuara.
Kjo do të ishte dhe pikënisja e këtij hetimi, që zbuloi skemën e vjedhjes së pronave.
“Nga aktet e procedimit penal nr. 235/1 të vitit 2023, rezulton se persona të ndryshëm kanë përfituar sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore duke përdorur një skemë të organizuar të hartimit të dokumenteve të falsifikuar, falsifikimin e pjesshëm të dokumenteve zyrtarë të pronave, regjistrimin në mënyrë të kundërligjshme të pronave në regjistrat e ish-ZVRPP Durrës dhe më pas ASHK Drejtoria Durrës transferimin e pronësisë te 3 persona të tjerë dhe në fund shitjen e tyre te individë të interesuar për të blerë pronë në zona me interes të lartë investimi”, thonë prokurorët e kësaj cështje.
Teksa hetuesit verifikonin çdo regjistër, përgjimet e Sky Ecc i dhanë mundësinë SPAK të zbardhte mekanizmin e tjetërsimit të pronave në zonat më të lakmuara të bregdetit, si Kepi i Rodonit apo Rëra e Bardhë.
Në bisedat e ‘Rrumit’ me anëtarët e grupit të tij kriminal, pjesë e të cilit është edhe vëllai i tij, Vullnet Muça e shoferi Agron Bejdolli, u zbuluan përpjekjet për të identifikuar vendodhjen me qëllim vrasjen e shtetasit Plarent Dervishi alias Lenti, organizimin dhe vrasjen e shtetasit Edmond Koçi i njohur si Mond Çekiçi.
Por, paralelisht me planet për të ekzekutuar kundërshtarët, grupi i Rrumit vijon i pashqetësuar punën për tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha të tokave.
“Disa prej këtyre personave kanë siguruar nga arkivat shtetërore, dokumente origjinale të regjistrimit të pronave, dhe kanë realizuar falsifikimin e dokumenteve duke fshirë pjesërisht përmbajtjen e dokumenteve dhe rishkruar në to fakte të rreme për transaksione me pronat; duke falsifikuar pjesërisht ose tërësisht aktet e marrjes së tokës në pronësi; duke hequr fletat e volumit ku janë regjistruar pasuritë dhe zëvendësuar ato me fleta të reja me përmbajtje të falsifikuar, veprime të kryera në bashkëpunim me punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kundrejt përfitimit të parregullt”, thuhet në hetimet e SPAK.
Hetimet zbuluan se dhjetra hektarë tokë ishin regjistruar në ish-hipotekën e Durrësit mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara.
“Nga hetimi është arritur jo vetëm të dokumentohet falsifikimi i dokumenteve të regjistrimit të pasurive por edhe autorët e falsifikimit të tyre që kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.
Por si ka funksionuar skema e tjetërsimit të pronave shtetërore në fshatin Shetaj? Dhe si ka mundur Aleksandër Laho të penetrojë në Kadastrën e Durrësit dhe të rekrutojë nga aty zyrtarë të cilët më pas i ka korruptuar, që i kanë shërbyer me devotshmëri në planin e tij grabitqar të pronave?
Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’ bëhet fjalë për mijëra hektarë tokë, se më saktë 18 pasuri kadastrale të sekuestruara ndërkohë nga SPAK.
Të ndara midis zonës kadastrale të Lalzit dhe fshatit Shetaj.
Të cilat servireshin nga grupi kriminal si toka të përfituara nga ligji 7501.
“Persona të ndryshëm, duke vepruar si grup i strukturuar kriminal, kanë falsifikuar sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore dhe pyjore, duke i regjistruar ato në emër të banorëve të fshatrave Lalëz dhe Shetaj.
Duke paraqitur rrethana të rreme sikur këto pasuri ishin përfituar sipas Ligjit nr. 7501. Thënë thjeshtë, anëtarët e grupit kriminal falsifikonin aktet e marrjes së tokës në pronësi sipas ligjit famëkeq 7501 ku sipërfaqja e tokës në AMTP rritej fiktivisht”, thuhet në dosjen hetimore. -

Berisha: Reformën e bënë Vlahutin e Donald Lu, njerëzit më të korruptuar që shkelën në Shqipëri. Nga regjistri i pronave janë shkulur 13 mijë fletë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me kritikat e forta ndaj reformës në drejtësi, duke e cilësuar atë një proces të dështuar dhe të manipuluar nga aktorë të huaj të korruptuar dhe nga vetë qeveria Rama.
Berisha u shpreh se reformën e drejtësisë e kanë ndërtuar ambasadorët Vlahutin dhe Donald Lu, të cilët, sipas tij, janë “ndër njerëzit më të korruptuar që kanë shkelur ndonjëherë në tokën shqiptare”. Ai i akuzoi ata për presion politik, manipulim të opinionit publik dhe për bashkëpunim me fondacionin Soros në kapjen e sistemit të drejtësisë nga ekzekutivi.
Duke folur edhe për çështjen e pronave, Berisha theksoi se gjatë kohës së qeverisjes së tij janë dhënë mbi 54 mijë vendime për kthimin dhe kompensimin e pronave, duke rikthyer te pronarët legjitimë mbi 1.5 miliardë metra katror tokë.
Ai pranoi se ka pasur të meta dhe vonesa, por sipas tij, procesi ishte në rrugë të mbarë dhe kishte avancuar ndjeshëm, përfshirë dixhitalizimin e kadastrave në disa qarqe. “Nga regjistri i pronave janë shkulur 13 mijë fletë, kjo është një nga dëshmitë më të rënda të shkatërrimit dhe manipulimit të dokumentacionit pronësor në këtë periudhë”, deklaroi Berisha.
Fjala e tij:
Së pari, duke mos hedhur poshtë atë që thoni ju, nuk kam njohuri, dhe meqenëse nuk kam njohuri, unë nuk pranoj të komentoj dosjen konkrete. Por nëse shton problemin për pronat në tërësi, absolutisht pranoj se ka patur gjatë qeverisjes time, dobësira dhe të meta, por sikundër do të them këtu se gjatë asaj qeverisje, janë firmosur, janë dhënë 54 mijë vendime, kthimi, kompensimi të pronave për pronarët shqiptarë.
Dhe këto unë mund ti them me shifrat konkrete; 1 miliardë e 555 milionë e 700 mijë metër katror tokë i është rikthyer pronarëve legjitim. Mijëra objekte u janë rikthyer. Duke thënë këtë, nuk është se pati zgjidhje përfundimtare, por e lamë proces në vazhdim.
Tani përsa i përket sistemit të drejtësisë, unë nuk pretendoj se ai ishte një sistem i përsosur, por ishte i pakrasueshëm me të sotmin.
Cili do që dëshiron, i këshilloj të marrë raportet e Komisionit Europian të viteve 2008-2009-2010, të cilat flasin për gjithë sektorët. Ato raporte tregojnë se zbatimi i vendimeve të gjykatave, që është një nga treguesit më themelorë të funksionimit të drejtësisë, tregojnë se ishin në nivelin e disa vendeve të BE-së.
Ato raporte nuk flasin kurrë për 15 vite pritje të një qytetari, për një vendim gjyqësor. Jo. Ka patur korrupsion, por janë të dhëna të sakta. Gjithçka u manipulua në funksion të reformës së drejtësisë, me ambasadorë të korruptuar, zyrtarë të korruptuar nga Edi Rama. Së bashku të gjithë, klani i Sorosit. A ju kujtohen ju ato pollet dhe sondazhet, që e nxirrnin drejtësinë në krye të korrupsionit, që nuk ishte kurrë, absolutisht. I kam unë pollet e tjera, sepse donin të bënin, donin të shtinin drejtësinë në dorë të ekzekutivit të Edi Ramës.
Vlahutin, Donald Lu njerëzit ndër më të korruptuarit që kanë shkelur në tokën shqiptare. Të dy, të faktuar kur them këtë. Që bënin presion mbi njerëzit, që organizonin pollet bashkë me fondacionin Soros. Këta janë autorët.
Tani, unë e di që ka prap mbrojtës të këtij sistemi, por ne do qëndrojmë në të vërtetën e qytetarëve. Do qëndrojmë me atë që sot, qytetarët shqiptarë janë të vetmit në Europë që kanë humbur të drejtën e një procesi ligjor të drejtë. Që do të thotë, proces ligjor në kohë të duhur.
Unë kam 12 vite që jam larguar nga pushteti. Në 12 vite po të mos ndodhte kjo katastrofë, çështja e pronave nuk do të ekzistonte më, zgjidhej.
Ju po të doni, mund të shkoni të shihni arkivën. Ka patur një avancim shumë të ndjeshëm në kthimin dhe kompensimin e pronave. U dixhitalizua kadastra e 6 qarqeve më të mëdha. A e dini ju se, vetëm nga regjistri i kadastrave, u vodhën, u shkulën 13 mijë faqe.
Këtu janë denoncuar para jush. 13 mijë faqe, fatmirësisht që ato janë edhe në dixhitale. Por nga regjistri u shkulën.
Për dosjen konkrete unë nuk marr përsipër të komentoj. Një moment më thanë, se kanë dalë e kanë thënë se, kanë folur për Lorenc Lukën. Atëherë unë mund të ju them ju, se absolutisht ndërtesa nuk ka qenë pronë e bashkisë.
Nuk hy në dosje, por sipas ligjit, nëqoftëse qytetari paguan privatizimin, shteti është i detyruar, ose të ja kthejë menjëherë, ose të paguajë qira. Të paguajë qira me vlerë tregu për të gjithë kohën që nuk ja kthen.
Ju lutem se, nuk dua të futem sepse asgjë nuk di për dosjen. Di që gjykatësi nuk mund të vritet kurrsesi. Di që gjykatësi duhet të ketë mbrojtje maksimale në sallën e gjyqit.
Di që ai u vra në sytë e gjithë popullit shqiptar në mënyrë më makabre.
Nuk është se nuk pati njerëz që duartrokitën, por u them se e keni shumë, shumë gabim.
Nuk është vetëgjyqësia zgjidhja e drejtësisë. Vetëgjyqësia vërtetë shfryn ato inate, urrejtje, reagon ndaj padrejtësisë, por janë pa të ardhme.