Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një vizitë në Kishën Ortodokse të Kavajës me rastin e festës së Pashkës. Gjatë vizitës së tij, ai ndezi qirinj për besimtarët, ndërsa nuk mungoi edhe një mesazh politik i lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
“Një për ju dhe një për fitoren e 11 Majit”, u shpreh Berisha, duke ndezur një tjetër qiri me shpresën për një rezultat pozitiv në zgjedhjet parlamentare.
Në fjalën e mbajtur para besimtarëve dhe përfaqësuesve të kishës, Berisha premtoi rritje të mbështetjes për komunitetet fetare në rast se PD vjen në pushtet. Ai tha se do të dyfishojë fondin buxhetor për komunitetet fetare dhe se do të angazhohet për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave, duke i dhënë prioritet institucioneve fetare dhe ish-të përndjekurve politikë.
“Unë e kam deklaruar edhe më përpara, ajo që ne do bëjmë, dy gjëra, do përpiqemi dhe do i bëjmë.Së pari do të dyfishojmë fondin që kemi për komunitetet fetare, fondin buxhetor. Ne e patëm vendosur në atë kohë në buxhet një fond për komunitetet fetare dhe këtë fond e ndanin vetë në komitetin e tyre.
Por ky fond ka mbetur aty ku ishte dhe ne do e dyfishojmë atë, se është e domosdoshme të dyfishohet.
Së dyti, brenda këtij mandati që vjen në rast se qytetarët shqiptarë votojnë, ne do të zgjidhim përfundimisht problemin e pronave me përparësi absolute për institucionet fetare, por edhe për të gjithë shqiptarët.
Ne kemi marrë angazhim që në 4 vitet që vijnë, çështja e pronave të marrë përgjigje përfundimtare, duke angazhuar kështu të gjithë potencialin që ka qeveria në të gjitha aspektet financiare, rikthime fizike, kompensime fizike, por shoqëria duhet të ndahet nga ato padrejtësi të krijuara, shumë të mëdha.
Vazhdojnë dhe sot, dhe për fat të keq dua ta them, që pronat e komuniteteve fetare janë viktimat e para. Ato i kanë plaçkitur, i kanë grabitur, por ne do të qëndrojmë 100% me vendosmërinë më të madhe. Ne e kemi çështjen e zgjidhjes së pronave dhe të të përndjekurve politikë, duhet me çdo kusht që shoqëria të ndahet nga ato padrejtësi që janë bërë në të shkuarën.”
Tag: pronave
-

‘Do dyfishojmë fondin për komunitetet fetare’, Berisha ndez qirinj në Kishën e Kavajës: Kam dy dëshira, njëra për…
-

Pashkët/ Berisha: Dyfishojmë fondet për komunitetet fetare dhe zgjidhim çështjen e pronave
Kreu i Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Sali Berisha zgjodhi të vizitojë Kishën Ortodokse të Kavajës me rastin e festës së Pashkës, një ngjarje shumë e rëndësishme në kalendarin e Krishterë.
Ish-kryeministri pasi uroi festën për gjithë besimtarët bëri dhe dy premtime për komunitetet fetare që do të realizohen nëse ai fiton në zgjedhjet e 11 majit.
“Gëzuar të gjithë besimtarëve ortodokse. Jam i nderuar të jem këtu. Pas Krishtit mbret besimet fetare kanë ringjalljen e dytë në Shqipëri. Meritat tuaja janë të mëdha. E ngritët nga hiri në kushte të vështira. Psikologjia ateiste është fatkeqe për njeriun, e përjashton atë nga disa shtylla bazë të ndërgjegjes. Përkushtimi ndaj Zotit dhe njeriut bëri që këto institucione të ngrihen nga shkrumbi dhe janë një institucion i rëndësishëm. Kudo dora e Kishave dhe Xhamive e Teqeve tek ata që janë në gjendje të pamundur është reale me të gjitha mundësitë.
Ne do të bëjmë dy gjëra. Do dyfishojmë fondin për komunitetet fetare. Ky fond ka mbetur aty ku ishte. Është e domosdoshme të dyfishohet. Brenda mandatit që vjen, ne do të zgjidhim problemin e pronave për institucionet fetare dhe gjithë shqiptarët. Ne kemi marrë angazhim që çështja e pronave të marrë përgjigje përfundimtare, duke angazhuar të gjithë potencialin e shtetit”, tha Berisha. -

Qiradhënia e pasurive të konfiskuara, interesi i qytetarëve sa vjen e rritet, dyfishohen të ardhurat në tremujorin e…
Është shtuar interesi i qytetarëve për të marrë me qira pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara nga shteti. Në tre muajt e parë të 2025 rezulton të jenë dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e këtyre pronave. Sipas Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, të ardhurat kanë arritur në rreth 50 milionë lekë në periudhën janar-mars, rreth 105% më shumë se në tremujorin e parë të 2024, ku paratë e fituara nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara ishte vetëm 24.4 milionë lekë. Kështu, Agjencia vijon të ruajë ritmin e rritjes së të ardhurave nga mirëadministrimi. Në vitin që lamë pas, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka mbledhur 159 milionë lekë të ardhura nga lëshimi me qira i këtyre pronave, rreth 96.2% më shumë sesa në vitin 2023, ku të ardhurat e siguruara nga qiradhënia ishin vetëm 81 milionë lekë.
Sipas Scan, rritja e të ardhurave është realizuar përmes rritjes së eficiencës dhe mirëmenaxhimit, por edhe rritjes së numrit të pronave të sekuestruara ose konfiskuara që janë dhënë me qira nga Agjencia. Këto shifra tregojnë se po bie skepticizmi që i ka shoqëruar gjithmonë qytetarët kur vjen çështja te marrja me qira e këtyre pronave, skepticizëm që buronte nga fakti se ishin prona të sekuestruara dhe konfiskuara grupeve të krimit. Të ardhurat e mbledhura, përveç përdorimit për detyrat funksionale të Agjencisë, shkojnë edhe për kompensimin e viktimave të krimit, në përfitim të komunitetit, por edhe si mbështetje financiare dhe infrastrukturore për agjencitë ligjzbatuese. Dhënia me qira e pasurive të sekuestruara ose të konfiskuara bën të mundur që këto pasuri të shfrytëzohen dhe të sjellin përfitime për komunitetin dhe për buxhetin e shtetit. Agjencia menaxhon pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara për të nxjerrë të ardhura përmes dhënies me qira ose formave të tjera të shfrytëzimit nga palë të treta, por pa i tjetërsuar ato. -

Të huajt blejnë prona në Shqipëri, vjet u shpenzuan 380 milionë euro. Interes më i lartë për zonat bregdetare
Blerja e pronave në Shqipëri mbetet alternativa më e leverdishme për investim nga të huajt.
Shifrat konfirmojnë se edhe për vitin që lam pas blerja e pasurive të patundshme ka udhëhequr investimet e huaja në vendin tonë.
Sipas statistikave, në 2024 investimi në tregun e shit-blerjes së pasurive arriti në 380 milion euro nga 325 që ishte kjo shifër në vitin 2023, ose 17 % më shumë.Në tre vitet e fundit të huajt janë fokusuar në blerjen e apartamenteve apo vilave, më së shumti në bregdet.
Kjo ka bërë që çmimi i pronave të rritet ndjeshëm në këto zona.
Blerja e pronave më së shumti është një alternativë për t’i lënë ato me qira për sezonin turistik, ku Shqipëria po mirëpret gati 10 milion turistë në vit.
Nëse do tu referohemi të dhënave në vitin që lamë pas, u rregjistruan në agjencinë e kadastrës 31 mijë e 200 kontrata shit-bleje pronash, shifra është 12.5% më pak se vitti 2023.
Por në të vërtetë shumë prej blerjeve mbyllen fillimisht me kontrata porosie, të cilat në një fazë të dytë konkretizohen me shitje.
Në total stoku i investimeve të huaja në tregun e pasurive të patundshme arriti në 2 miliard euro.
Në këto shifra ndikim ka edhe kursi i këmbimit apo dhe rritja e cmimeve në tërësi në ndërtim./vizionplus.tv
