Tag: pronave

  • Çmimet e banesave do të bien? Eksperti tregon se çfarë do të ndodhë me vlerën e pronave në 2026: Mundësi për…

    Çmimet e banesave do të bien? Eksperti tregon se çfarë do të ndodhë me vlerën e pronave në 2026: Mundësi për…

    Ekspertë të tregut të pasurive të patundshme janë të mendimit se viti që vjen është një kohë e mirë për të bërë investimin e jetës, pasi për shqiptarët blerja e një banese konsiderohet e tillë.
    Cilat janë arsyet se pse në 2026 duhet blerë një banesë? Reinaldo Pipiria, drejtor i shoqatës së agjentëve të pasurive të patundshme, shpjegon arsyet gjatë një interviste televizive.
    “2026 nis me procesin e rivlerësimit të shumëpritur nga tregu për më shumë se një vit. Ky proces do të bëjë që çmimi final i pronave, shtëpive që do të dalin në shitje të mos ketë barrën e taksave, duke i bërë çmimet më relaksuese. Rivlerësimi do t’i japë mundësi që edhe shumë banesa të lëna bosh nga emigrantë apo dhe vet familjet tashmë mund të kenë mundësi t’i ofrohen tregut për shitje. Një ofertë më e madhe do të ofrojë mundësinë për çmime edhe më konkurruese. Por përveç rivlerësimit, të gjitha analizat dhe sinjalet që vijnë nga tregu tregojnë se çmimet në Tiranë janë maturuar, kanë arritur pikun dhe nuk pritet rritje të mëtejshme, me përjashtim të pak zonave. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për çmimet e pronave në rrethe e sidomos në zonat bregdetare, pasi do të jenë në nën efektin e çmimeve të reja të referencës. Për këto arsye kush ka në plan të blejë një banesë vitin që vjen është koha e duhur”, tha Pipiria.
    Sa herë ka patur fushata rivlerësimi, interesi i qytetarëve ka qenë i lartë. Të dhënat tregojnë se në fushatën e fundit u rivlerësuan mbi 100 mijë pasuri për shkak edhe të shtrirjes kohore.

    Sinjalet për çmime më relaksuese në vitin që vjen priten dhe nga masat shtrënguese të ndërmarra në muajin korrik nga Banka e Shqipërisë. Kjo e fundit kufizoi mundësinë e blerjes së banesës me 100% financim, duke vendosur limite në kreditim, si për kredinë në lekë dhe në valutë.
    Kjo ndërhyrje e Bankës Qendrore, e para e këtij lloji në këtë treg, është një mesazh për të frenuar rritjen e pajustifikuar të çmimeve të pasurive të patundshme.

  • Rivlerësimi i pronave, ja pse qytetarët mund të paguajnë më shumë se bizneset

    Rivlerësimi i pronave, ja pse qytetarët mund të paguajnë më shumë se bizneset

    Teksa në muajin dhjetor pritet që paketa fiskale dhe buxheti të marrin vulën përfundimtare, grupet e interesit kanë propozuar një tatim të diferencuar për rivlerësimin e pronave.
    Nëse ligji për rivlerësimin do të miratohet sikundër është propozuar nga qeveria, ai rezulton se do të jetë një barrë më shumë për qytetarët sesa për bizneset. Norma 5 % e rivlerësimit është më e larta që do të aplikohet.

    “Më gjeni një vend në botë që një familje pjesë e shtresës së mesme paguan tatim po njësoj sa një biznes. Rivlerësimi këtë ofron, normë tatimore 5% si për atë që do të sjellë shtëpinë në vlerën e tregut ashtu edhe për një biznes, i cili ka pronë për aktivitet ekonomik. Ndaj ne si shoqatë sugjerojmë që të jetë e diferencuar, 3% për objektet banesa dhe 5% për objektet e biznesit. Ky diferencim do të ishte më i drejtë”, tha Reinaldo Pipiria, drejtor shoqata “NAREA”.
    Paralelisht me këtë kërkesë shoqata thotë se afati 1-vjeçar për rivlerësimin nuk mjafton. Interesi është kaq i lartë, por kapacitetet e agjencisë së kadastrës janë të kufizuara.
    “Mendojmë se një vit nuk mjafton. Të dhënat kanë treguar se gjatë një viti kapaciteti i ASHK-së arrin në maksimumi 40 mijë aplikime. Ndërkohë referuar të dhënave të censit rezultojnë se janë rreth 500 mijë objekte banesa që janë potencial për rivlerësim”, tha Pipiria.
    Por pse është i rëndësishëm rivlerësimi i pronave? Një individ ka interes të sjellë pronën në vlerën e tregut në rast se ai ka në plan ta shesë atë, pasi në këtë mënyrë kursen para nga taksa e lartë që aplikohet.

  • Tregu i pronave del jashtë kontrollit? Parashikimi tremb blerësit për 2026-n, shifrat ndezin alarmin

    Tregu i pronave del jashtë kontrollit? Parashikimi tremb blerësit për 2026-n, shifrat ndezin alarmin

    Ndërtuesit, agjentët imobiliarë apo vlerësuesit e pronave ndajnë mendime të ndryshme lidhur me ecurinë që do të ketë tregu i pronave në vitin që vjen.
    Shoqata e ndërtuesve është e mendimit se çmimet nuk do të ulen, ato do të rriten më tej, ku bregdeti do të jetë në qendër të kësaj rritjeje.
    Por edhe në Tiranë apo në rrethe në zonat urbane, çmimet do të shënojnë një rritje të lehtë sipas ndërtuesve pasi në treg ka një trend të ri.
    “Rivlerësimi është një proces që i vlen tregut. Është i mirëpritur, pasi jep frymëmarrje, por nuk është faktor për të ulur çmimet. Për aq kohë sa ka kërkesë për prona, çmimet nuk priten të ulen, por do të rriten më tej. Në treg po konstatohet një trend i ri. Kompani të huaja po vijnë dhe po blejnë me dhjetëra apartamente për t’i dhënë më pas ato me qira apo për t’i rishitur, sidomos në zonat bregdetare. Një nga këto raste është për 10 mijë metra katrorë objekte që po i blen një kompani në Shëngjin për t’i rishitur apo për t’i dhënë me qira në një moment të dytë”, tha Ilir Hebovija,  drejtor “Shoqata e ndërtuesve” gjatë një interviste televizive.
    Por të dhënat më të fundit nga ISNTAT tregojnë se ka një rënie të numrit të lejeve të ndërtimit, por ka një shtim të sipërfaqes ndërtimore, e cila në tremujorin e tretë të këtij viti arriti në 350 mijë metra katrore.

    “Ndërtimi do të vazhdojë të jetë një ndër sektorët kryesorë. Ka kërkesa dhe kjo kërkesë duket se do të ndjek këtë trend edhe të paktën 5 apo 10 vitet e ardhshme”, tha Hebovija.

  • Zgjatet koha e shitjeve, vijon shtrenjtimi i apartamenteve, bregdeti bëhet “i paprekshëm”

    Zgjatet koha e shitjeve, vijon shtrenjtimi i apartamenteve, bregdeti bëhet “i paprekshëm”

    Po shiten më pak prona, por çmimet po rriten. Pasi ndali vitin e shkuar, shtrenjtimi i apartamenteve iu rikthye vrullit në gjysmën e parë të vitit. Rritja më e fortë rezulton në qytetet bregdetare
    “Çmimi mesatar i banesave u rrit me 14.6% në terma gjashtëmujorë dhe me 41.7% ndaj një viti më parë. Për Tiranën, indeksi u rrit 5.1% në terma gjashtëmujorë dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë”, thotë Banka e Shqipërisë.
    Për shkak të çmimeve të larta koha e shitjes së një prone është rritur në raport me vitet e kaluara, të ndikuara sipas Bankës qendrore prej zhvillimeve në tregun e Tiranës, ku duhen të paktën 12 muaj për të shitur një pronë.
    “Agjentët raportojnë numër të pandryshuar banesash të regjistruara në librat e tyre. Balanca neto mes atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre, ishte neutrale. Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie”, tha Drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria.
    Në vrojtim evidentohet se kostot e ndërtimit janë rritur në këtë periudhë të parë të vitit por me ritme shumë më të ulta se çmimet e pronave në vend. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti është vërejtur edhe një rënie e numrit të pronave të blera nga shtetas të huaj, duke zbritur nën 20 për qind sipas bankës.
    “Mbi 60% e agjentëve raportojnë se kanë realizuar shitje me çmim më të ulët se ai i kërkuar nga shitësi. Kjo vlerë është më e lartë se ajo e dy periudhave të mëparshme. Ndër këta, në rreth 2/3 e rasteve, shitja ka qenë me një ulje midis 5-20 për qind nga çmimi i kërkuar prej shitësit. Edhe ky tregues është më i lartë se ai i dy periudhave paraardhëse”, shtoi Pipiria.
    Vetëm në 6-muajit e parë të vitit qytetarët morën 362 milionë euro kredi për blerje banese, ose 24 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

  • Pronat arrijnë shifra rekord/ Shtrenjtohen apartamentet, bregdeti bëhet “i paprekshëm”

    Pronat arrijnë shifra rekord/ Shtrenjtohen apartamentet, bregdeti bëhet “i paprekshëm”

    Po shiten më pak prona, por çmimet po rriten. Pasi ndali vitin e shkuar, shtrenjtimi i apartamenteve iu rikthye vrullit në gjysmën e parë të vitit. Rritja më e fortë rezulton në qytetet bregdetare
    “Çmimi mesatar i banesave u rrit me 14.6% në terma gjashtëmujorë dhe me 41.7% ndaj një viti më parë. Për Tiranën, indeksi u rrit 5.1% në terma gjashtëmujorë dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë”, thotë Banka e Shqipërisë.
    Për shkak të çmimeve të larta koha e shitjes së një prone është rritur në raport me vitet e kaluara, të ndikuara sipas Bankës qendrore prej zhvillimeve në tregun e Tiranës, ku duhen të paktën 12 muaj për të shitur një pronë.
    “Agjentët raportojnë numër të pandryshuar banesash të regjistruara në librat e tyre. Balanca neto mes atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre, ishte neutrale. Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie”, tha Drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria.
    Në vrojtim evidentohet se kostot e ndërtimit janë rritur në këtë periudhë të parë të vitit por me ritme shumë më të ulta se çmimet e pronave në vend. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti është vërejtur edhe një rënie e numrit të pronave të blera nga shtetas të huaj, duke zbritur nën 20 për qind sipas bankës.
    Mbi 60% e agjentëve raportojnë se kanë realizuar shitje me çmim më të ulët se ai i kërkuar nga shitësi. Kjo vlerë është më e lartë se ajo e dy periudhave të mëparshme. Ndër këta, në rreth 2/3 e rasteve, shitja ka qenë me një ulje midis 5-20 për qind nga çmimi i kërkuar prej shitësit. Edhe ky tregues është më i lartë se ai i dy periudhave paraardhëse”, shtoi Pipiria, per A2.
    Vetëm në 6-muajit e parë të vitit qytetarët morën 362 milionë euro kredi për blerje banese, ose 24 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

  • Vijon shtrenjtimi i apartamenteve, bregdeti bëhet “i paprekshëm”/ Zgjatet koha e shitjes

    Vijon shtrenjtimi i apartamenteve, bregdeti bëhet “i paprekshëm”/ Zgjatet koha e shitjes

    Po shiten më pak prona, por çmimet po rriten. Pasi ndali vitin e shkuar, shtrenjtimi i apartamenteve iu rikthye vrullit në gjysmën e parë të vitit. Rritja më e fortë rezulton në qytetet bregdetare
    “Çmimi mesatar i banesave u rrit me 14.6% në terma gjashtëmujorë dhe me 41.7% ndaj një viti më parë. Për Tiranën, indeksi u rrit 5.1% në terma gjashtëmujorë dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë”, thotë Banka e Shqipërisë.
    Për shkak të çmimeve të larta koha e shitjes së një prone është rritur në raport me vitet e kaluara, të ndikuara sipas Bankës qendrore prej zhvillimeve në tregun e Tiranës, ku duhen të paktën 12 muaj për të shitur një pronë.
    “Agjentët raportojnë numër të pandryshuar banesash të regjistruara në librat e tyre. Balanca neto mes atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre, ishte neutrale. Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie”, tha për A2 CNN Drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria.
    Në vrojtim evidentohet se kostot e ndërtimit janë rritur në këtë periudhë të parë të vitit por me ritme shumë më të ulta se çmimet e pronave në vend. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti është vërejtur edhe një rënie e numrit të pronave të blera nga shtetas të huaj, duke zbritur nën 20 për qind sipas bankës.
    “Mbi 60% e agjentëve raportojnë se kanë realizuar shitje me çmim më të ulët se ai i kërkuar nga shitësi. Kjo vlerë është më e lartë se ajo e dy periudhave të mëparshme. Ndër këta, në rreth 2/3 e rasteve, shitja ka qenë me një ulje midis 5-20 për qind nga çmimi i kërkuar prej shitësit. Edhe ky tregues është më i lartë se ai i dy periudhave paraardhëse”, shtoi Pipiria.
    Vetëm në 6-muajit e parë të vitit qytetarët morën 362 milionë euro kredi për blerje banese, ose 24 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

  • Rritja e çimeve të qirave dhe shtijes së pronave po kërcënon Sigurinë Kombëtare

    Rritja e çimeve të qirave dhe shtijes së pronave po kërcënon Sigurinë Kombëtare

    Nga Julian Hoxhaj

    Një ditë më parë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, në konferencën e përmuajshme për shtyp, deklaroi se rritja e Inflacionit në vend ka pasur si shkak kryesor rritjen e çmimit të qirave. Kjo deklaratë e Guvenratorit të Bankës së Shqipërisë lë të kuptohet, se rritja pa fre e çmimit të pronave, për shkak të pastrimit të parave, po cënon stabilitetin e mijëra familjeve shqiptare.

    Ajo që është dhe më dramatike në këtë situatë, është fakti se sot në Tiranë janë mbi 60 mijë familje, çifte të reja, prindër me fëmijë të mitur me të ardhura minimale, që po kërcënohen çdo ditë nga pamundësia për të ndërtuar jetën në këtë vend. Kjo që po ndodh në Shqipëri është përtej shpopullimit, nuk nguroj ta them se është “gjenocid” i mirfilltë ndaj mijëra e mijëra qytetarëve shqiptarë, që po u “vritet” shpresa dhe e ardhmja për shkak të grykësisë dhe ligësisë së qeverisë për të çarë digën e parave të krimit dhe korrupsionit.

    Deklarata e kreut të Bankës së Shqipërisë është alarmante, dhe vjen në të njëjtën ditë kur kreu i SPAK Altin Dumani, në një studio televizive, deklaronte se Krimi i Organizuar, por edhe paratë e Korrupsionit, po pastrohen në ndërtim dhe turizëm. Nga ana tjetër, situata bëhet dhe më e rëndë, kur në të njëjtën kohë, Kryeministri i vendit Edi Rama është kthyer në agjent imobiliar, që mesaduket nuk po e bën nga qejfi! Dumani tha se Tatimet Doganat dhe Institucionet  tjera nuk kanë referuar në Spak asnjë rast të pastrimit të parav në ndërtim, çka do të thotë së kanë operuar si grup i strukturuar kriminal.

    Spak  me direktivë të DASH po zbërthen skemën, por nga ana tjetër qytetarët që janë zhvatur duhet të dalin në rrugë. Situata bëhet dhe më kriminale, kur mendon që vetëm Bashkia e Tiranës, ka mbledhur më shumë se 100 milionë euro nga taksa 3%, që ndërtuesit duhet të japin si kontribut për banesat sociale, dhe po kjo bashki ka shpërndarë gjithësej vetëm 30 apartamente për qytetarë që nuk kanë mundësi të blejnë prona apo të paguajnë qira.

    Ndaj në këtë situatë, kërkohet me urgjencë një ndërhyrje, qoftë dhe brutale në treg, për të mos lejuar shkatërrimin e familjeve shqiptare nga abuzimi me çmimet e qirave apo shitjes së apartamenteve.

    Duhet të sigurohet që:

    1- Të subcencionet qiratë deri në atë masë sa familjeve të reja, studentëve, apo grupeve vurnerabël, çmimi i qirave nuk u cënon mbijetesën dhe nuk i privon nga sigurimi i plotësimit të nevojave bazike sipas konventave ndërkombëtare!

    2- Duhet të garantohet subvencionim direk financiar (jo ineres) deri në 30 mijë euro për familje të reja me 1 apo 2 fëmijë, që të blejnë një apartament për të vijuar jetesën në këtë vend.

    3- Duhet të ndërtohen urgjentisht pallate dhe të shpërndahen banesa sociale, sikundër ka çdo vend i Europës me çmime simbolike për të pamundurit!

    4- Duhet që shteti të kryejë rivlerësim real të pronave dhe të përjashtojë spekulantët nga rritja abuzive e çmimit të pronave!

    5- Duhet të gjenden mekanizma për të lehësuar barrën fiskale që vjen si pasojë e qirave apo blerjes së apartamenteve.

    6- Duhet të stimulohen ndërtuesit, që ofrojnë mundësi që të rinjtë dhe familjet e reja, të blejnë prona me çmime normale tregu!

  • Kalimi i pronave të ushtrisë te privati, merret 3 orë në pyetje nga SPAK ish-shefi i postës sekrete

    Kalimi i pronave të ushtrisë te privati, merret 3 orë në pyetje nga SPAK ish-shefi i postës sekrete

    ndricim hysa

    TIRANË- Ish-shefi i Postës Sekrete në Ushtri, nënkolonel Ndriçim Hysa, është paraqitur dy ditë më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, për t’u marrë në pyetje në lidhje me kalimin e pronave të Forcave të Armatosura te biznese private, përmes koncensioneve dhe PPP-ve. Sipas weblajm, Hysa ka dhënë deklarimet e tij në SPAK pëe rreth 3 orë, ku është pyetur nga hetuesit e BKH-së.
    Thirrja e ushtarakut vjen vetëm pak ditë pasi SPAK kreu kontrolle në banesat dhe zyrat e disa prej personave të përfshirë në aferën e tjetërsimit të pronave, përfshirë ish-drejtoreshën e kabinetit të ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, administratorin e “Marina Bay Saranda” dhe biznesmenin Artan Dulaku.
    Edhe pse Hysa nuk mban më detyrën e shefit të sekretarisë së Postës Sekrete, ai vijon të jetë një ushtarak i lartë në karrierë pranë Forcave të Armatosura. Ky hetim në SPAK ndiqet nga prokurore Manjola Kajana, ndërkohë që ende nuk janë marrë të pandehur personat e përfshirë.

    Hetimi për portin e Limionit në Sarandë nisi pas kallëzimit në SPAK nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari në vitin 2021 kundër vendimit të Këshillit të Ministrave, që më 1 korrik 2020 vendosi që Baza Detare Limion me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 265 mijë metra katrorë, t’i jepej me qira për 20 vjet me tarifën simbolike 1 euro bashkimit të 2 shoqërive.
    Baza detare e Sarandës do të qëndrojë e sekuestruar derisa Prokuroria e Posaçme të dalë me një vendim për hetimin e nisur lidhur me procedurat e ndjekura për dhënien me qira te privati të pronës së ushtrisë. /ZËRI

  • Vrasja e Edmir Bregut/ GJKKO konfirmon masat e arrestit për vellain e deputetit, Enea Kumen dhe “Rrumin e Shijakut”

    Vrasja e Edmir Bregut/ GJKKO konfirmon masat e arrestit për vellain e deputetit, Enea Kumen dhe “Rrumin e Shijakut”

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Enea Kumen, vëllain e deputetit socialist Loer Kume. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës, duke vepruar si vëzhgues në bashkëpunim me Aldo Avdylin.
    Në të njëjtën seancë, Apeli ka konfirmuar masën e arrestit me burg në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Masa është lënë në fuqi edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, si dhe për shtetasin Vlash Brahja. Të tre këta persona janë të dyshuar për përfshirje në një skemë të tjetërsimit të pronave në zonën e gjirit të Lalzit.
    Zbardhja e vrasjes së Edmir Bregut
    Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), zbardhja e vrasjes së Edmir Bregut u bë e mundur përmes përgjimeve të siguruara nga aplikacioni i komunikimit të koduar Sky ECC. Nga hetimet rezulton se Bregu, i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi, është ekzekutuar për motive hakmarrjeje. Dyshohet se porositësi i vrasjes ka qenë Astrit Avdylaj, si hakmarrje për një tentativë për vrasjen e nipit të tij, Aldo Avdylaj.
    Ngjarja ndodhi më 23 janar 2023 në lagjen nr. 16 të Durrësit, ku Edmir Bregu, 32 vjeç, me origjinë nga Kukësi dhe banues në zonën e ish-Kënetës, u qëllua me dy plumba – një në kokë dhe një në gjoks – sapo zbriti nga automjeti i tij tip “Porsche Cayenne”.
    Tjetërsimi i pronave në bregdetin e Durrësit
    Hetimet e SPAK kanë zbuluar një tjetër skemë kriminale që lidhet me përvetësimin e paligjshëm të pronave shtetërore në bregdetin e Durrësit. Ky hetim u nxit nga dokumente të gjetura në automjetin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, ditën kur ai u plagos në një atentat në nëntor të vitit 2019, ndërsa ndodhej në shoqërinë e Aleksandër Lahos.
    Sipas SPAK, në krye të këtij grupi kriminal që merrej me falsifikimin e dokumenteve të pronësisë ishte Aleksandër Laho. Bashkë me të, pjesë e grupit dyshohet të jenë edhe Vullnet Muça, Astrit Avdylaj (alias Astrit Balliu) dhe Vlash Brahja.

  • Tjetërsimi i pronave/ Aksion në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë dhe efektivë

    Tjetërsimi i pronave/ Aksion në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë dhe efektivë

    Prokuroria Lezhë

    LEZHË-10 urdhër-arreste janë lëshuar në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave në Lezhë. Mes të ndaluarve mësohet se ka zyrtarë publikë dhe punonjës policie. Ende nuk janë bërë publike emrat dhe detajet e personave të përfshirë, pasi operacioni vijon. Bëhet fjalë për një hetim të nisur kohë më parë, ndërkohë që një njoftim zyrtar pritet nga autoritetet.
    lajmi në përditësim…