Tag: pronat

  • Sherr për pronat në Gjirokastër, procedohet penalisht një 39-vjeçar

    Sherr për pronat në Gjirokastër, procedohet penalisht një 39-vjeçar

    Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit R. D., 39 vjeç, banues në Gjirokastër.
    Sipas Policisë, 39-vjeçari dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. Gj., për çështje të lidhura me pronësinë. Pas verifikimeve të para dhe mbledhjes së provave, çështja i është kaluar organit të akuzës.
    Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila do të vazhdojë hetimet për veprime të mëtejshme.

  • Tatimi 5% për rivlerësimin, ekspertët: Duhet të përfshihen edhe pronat në proces legalizimi

    Tatimi 5% për rivlerësimin, ekspertët: Duhet të përfshihen edhe pronat në proces legalizimi

    Tatimi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme prej 5%, që nis në janar të vitit të ardhshëm, shihet pozitivisht nga ekspertët e tregut. Ndër të tjera, ata nënvizojnë se përfitojnë si ata që shesin, ashtu edhe blerësit.
    “Kemi avantazhin sepse një person kur shet një pronë paguan 15%. Në rastin konkret, nëse ka bërë në moment procesin e rivlerësimit për pronën e tij, do të paguajë vetëm 5%. Në këtë proces do të përfitojnë pronarët e pronave që do të rivlerësohen, do të përfitojnë edhe blerësit, sepse do të kenë mundësi të negociojnë çmimin më shumë. Një kategori tjetër që është shumë e rëndësishme që përfiton në këtë rast është personat që kanë fituar kredi të buta, kanë marrë kredi të institucioneve, personat që duan të marrin një pronë me kredi. Në çdo fushatë rivlerësimi, shteti e mbush arkën e tij”, tha Ervin Demirxhiu, ekspert i pasurive të paluajtshme.
    Megjithatë, në këtë vendim nuk janë përfshirë pronat në proces legalizimi apo certifikimi, që sipas ekspertëve duhet të përfitonin gjithashtu nga taksa prej 5%.
    “Ne kemi pasur një projektligj të vjetshëm, ai ka qenë, mendoj, më i plotë sepse shtrihej më gjerë në kategorinë e pronave që mund të rivlerësoheshin. Ligji i sotëm parashikon vetëm pronat e certifikuara, ndërsa ligji që ishte një vit më parë parashikonte edhe pronat që ishin në proces legalizimi, pronat në proces certifikimi që mund të ishin në ndërtim, por që akoma nuk ishin certifikuar”, tha Demirxhiu.
    Pas një pritjeje të gjatë për hyrjen në fuqi të taksës së re të rivlerësimit, tregu i pasurive pati një ngadalësim të shit-blerjeve, por prej vitit të ardhshëm situata pritet të ndryshojë në kahun pozitiv.

  • Shërbente si “përkthyes” i bandës së kanabisit në Skoci, dënohet me 5 vite burg shqiptari

    Shërbente si “përkthyes” i bandës së kanabisit në Skoci, dënohet me 5 vite burg shqiptari

    Një emigrant shqiptar, i paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me pesë vjet burg në Gjykatën e Lartë të Glasgow për përfshirje në një bandë kriminale që kultivonte kanabis në Skoci.
    Afrim Krasniqi, 29 vjeç, ishte rekrutuar nga banda për aftësitë e tij në gjuhën angleze dhe shërbente si “ndërmjetës” për të bindur pronarët e shtëpive se ai ishte një shtetas italian, duke i dhënë mundësi bandës të përdorte pronat e tyre për ferma kanabisi. Pronat e premtuara përfshinin zona në Renfrewshire, Edinburgh, Penicuik, Aberdeen, Ayrshire dhe Angus, me një vlerë tregu të drogës prej gati 4 milionë paundësh.
    Krasniqi pranoi fajësinë për përfshirjen në furnizimin me drogë të klasit B midis marsit 2021 dhe shtatorit 2023, gjë që i mundësoi gjykatës uljen e dënimit nga gjashtë në pesë vjet burg.
    Avokati mbrojtës theksoi se roli i tij ishte kryesisht përkthyes dhe nuk kishte lidhje direkte me kultivimin e drogës, ndërsa prokurori e konsideroi pjesëmarrjen e tij si ndihmë të rëndësishme për sipërmarrjen kriminale të organizuar.
    Gjykatësi Lord Arthurson e përshkroi Krasniqin si pjesë të një “ndërmarrjeje kriminale në shkallë të gjerë dhe të planifikuar me kujdes”, duke theksuar se përfshirja e tij kishte ndihmuar në funksionimin e kultivimeve të kanabisit dhe manipulimin e matësve të energjisë elektrike në pronat e përdorura nga banda./The Sun.

  • Inside Story/ Ekskluzive, “Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

    Inside Story/ Ekskluzive, “Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

    Problemet e bëra me dije përmes emailit të brendshëm në kadastrën e Durrësit, janë vënë në dukje në një praktikë ankimore të vitit 2022 përmes Zyrës Antikorrupsion nga familja Mesiti.

    Shtetasi Ndue Mesiti, nuk arriti të marrë certifikatë për pronën duke marrë përgjigje se parcelat ishin regjistruar nga përfitues të tjerë. Hetimi administrativ zbuloi dy parcela në Bizë. E para 29 mijë metra në emër të Hamdi Hoxha, Hamide Ibrahimi, Nadire Kërtusha, Xhemile Hasa, dhe Drita Hamitaj.
    Një pronë e cila ishte në kalvarin e gjyqeve dhe kishte “Masë Sigurimi të kërkesë Padisë”. Pasuria tjetër objekt i hetimit administrativ me sipërfaqe 15.340 metra ishte në emrat e Renata Ashta dhe Alban Mollaymeri.
    Vendimi i Gjykatës Apelit, kishte caktuar për pronat në favor të shtetasit Ndue Mesiti. Por, një punonjës i paidentifikuar i ZRPP-së këtë veprim e ka zhbërë me një “vizë të kuqe” sipër dokumentit, duke shkruar “hedhur gabim”. Kjo përbën një anomali më vete të ligjit të kohës që linte hapësirë për veprime të tilla korruptive.
    “Këtu mund të jetë kjo që një pjesë e qytetarëve të ndershëm ose pafuqishëm mund të jetë vënë kjo vija e kuqe mbi pronën duke ditur që nga ky nuk na vjen gjë e mund t’ja marrin, nuk ka mbështetje, nuk ka financa, i fusim një vijë të kuqe e ia marrin, ja kanë marrë e i është kaluar investitorit që e zhvillon, por këtu nuk është faji investitorit…se ata investojnë, fusin në punë kapitalin, problemi është i shtetit”, thotë eksperti i pronave, Gjergji Begaj.
    Mbi pronat u kryen një sërë veprimesh si ndarje dhe bashkime, lëvizje të cilat sillnin konfuzion në kërkimin administrativ. Kjo kishte synim humbjen e gjurmëve. Qëllimi në rastin konkret ishte heqja e vendimit të masës së sigurimit të kërkesë padisë.
    Veprimi i radhës që në dukje është bërë nga zyrtarë të Kadastrës Durrës, ka qenë bashkimi fiktiv i pronave në bregdet. Një parcelë me 15.450 metra u regjistrua në emrin e shtetases Florinda Nikolla.
    Kjo e fundit e kalon në favor të shtetasve Clirim Tahiri dhe Suela Tahiri. Përfituesi fundor në fund fare rezulton kompania e njohur “Premium Finance Invest” që e ka blerë tokën përmes një kontrate në vitin 2020. Në dokumentin e verifikimit të rastit, sqarohet se të gjitha certifikatat e pronësisë të prodhuara janë tërhequr nga juristi i Kadastrës në atë kohë, Taulant Bejko, i cili më pas do të shkarkohej nga detyra. Hetimi administrativ konstatoi se nga ana e zyrtarëve të ASHK Durrës janë kryer veprime korruptive dhe çështja u referua në Prokurori.
    Ne i jemi drejtuar kompanisë blerëse të tokave me një kërkesë për informacion lidhur me procedurën e ndjekur për sigurimin e pronës. Në përgjigje na sqarohet se referuar dokumenteve zyrtare të kohës të lëshuara nga ASHK, tokat kanë qenë të lira, pa asnjë shënim në kartelat përkatëse për mbivendosje, masa kufizuese apo probleme të ndryshme.
    “Shoqëria jonë nuk është pjesë e asnjë procesi penal apo civil, ndaj nuk kemi dijeni rreth konflikteve gjyqësore, procedimeve penale, procedurat për regjistrim apo tjetërsim pronash” thotë kompania Premium Finance Invest.
    Referuar veprimeve të kryera, rezulton se pak a shumë në të njëjtën formë është vepruar edhe me pronën e cituar më sipër ku ishte në konflikt “Kisha Franceskane” në Kepin Rodonit. Rruga e ndjekur ishte ajo e “vizës së kuqe” dhe citimit të hedhur gabim.
    Nëpërmjet shkresës së korrikut 2022, me numër protokolli 5124/1, një zyrtar vendor vuri në dijeni Drejtorinë e Përgjithshme. Po ashtu, u vu në dijeni edhe Njësia Antikorrupsion por nuk pati asnjë reagim. Dosja shkoi në Prokurinë e Durrësit e cila ende po heton rastin.
    Në këto praktika që nuk bëjnë pjesë në dosjen publike ndaj Rrumit të Sukthit dhe grupit të tij, vihet re një detaj mjaft i rëndësishëm. Në ASHK-në Durrës, një zyrtar ka skanuar të gjitha volumet fizike. Ky informacion nuk disponohej nga bandat e tokave. Madje, as zyrtarët e ASHK nuk kishin informacion për ruajtjen e këtyre të dhënave. Kur SPAK mori në dorë këto skanime, vërtetoi batërdinë që ishte bërë me pronat.

    Top Channel

  • Tabaku: Korporata e Investimeve, porta e pasme e Ramës për pasurimin me pronat publike

    Tabaku: Korporata e Investimeve, porta e pasme e Ramës për pasurimin me pronat publike

    Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas lajmit se Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do të shembet për t’i lënë vend një godine të re.
    Tabaku e cilëson projektin si një tjetër mashtrim të qeverisë socialiste për të fshehur pas fasadës “europiane” abuzimin me pronat publike përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (KIS).
    “Një projekt që në pamje të parë duket europian, por pas fasadës fshihet një histori që shqiptarët e njohin mirë: Korporata e Investimeve Shqiptare – një tjetër marifet socialist për të abuzuar me pronat publike,” – shkruan Tabaku.
    Sipas saj, KIS është kthyer në një “leviathan pa kontroll parlamentar, pa auditim të pavarur, që merr toka, porte e ndërtesa publike dhe i jep me marrëveshje të drejtpërdrejta investitorëve të zgjedhur nga qeveria, pa garë dhe pa transparencë”.
    Deputetja kujton se një strukturë e tillë në Bashkimin Europian do të ishte e paligjshme, pasi çdo menaxhim prone publike duhet të respektojë rregullat e ndihmës shtetërore, transparencës dhe konkurrencës së ndershme.
    “Edhe fondet sovrane që ekzistojnë në vende si Franca apo Italia nuk mund të përdorin prona publike pa tender publik dhe pa kontroll parlamentar. Po të ndodhte një rast si KIS në një vend të BE-së, Komisioni Europian do të hapte menjëherë hetim për ndihmë shtetërore të paligjshme,” – shton Tabaku.
    Në përfundim, Tabaku thekson se modeli i Korporatës së Investimeve Shqiptare nuk është europian, por një model që dëmton konkurrencën, deformon tregun dhe minon besimin te shteti.
     

  • “Marifet socialist”/ Shembja e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”, reagon deputetja: Abuzim me pronat publike

    “Marifet socialist”/ Shembja e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”, reagon deputetja: Abuzim me pronat publike

    Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas lajmit se Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do të shembet për t’i lënë vend një godine të re.
    Në një postim në rrjetet sociale, ajo e ka cilësuar projektin si një tjetër mashtrim të qeverisë socialiste për të fshehur pas fasadës “europiane” abuzimin me pronat publike përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (KIS).
    “Një projekt që në pamje të parë duket europian, por pas fasadës fshihet një histori që shqiptarët e njohin mirë: Korporata e Investimeve Shqiptare – një tjetër marifet socialist për të abuzuar me pronat publike,” – shkruan Tabaku.
    Sipas saj, KIS është kthyer në një “leviathan pa kontroll parlamentar, pa auditim të pavarur, që merr toka, porte e ndërtesa publike dhe i jep me marrëveshje të drejtpërdrejta investitorëve të zgjedhur nga qeveria, pa garë dhe pa transparencë”.
    Deputetja kujton se një strukturë e tillë në Bashkimin Europian do të ishte e paligjshme, pasi çdo menaxhim prone publike duhet të respektojë rregullat e ndihmës shtetërore, transparencës dhe konkurrencës së ndershme.
    “Edhe fondet sovrane që ekzistojnë në vende si Franca apo Italia nuk mund të përdorin prona publike pa tender publik dhe pa kontroll parlamentar. Po të ndodhte një rast si KIS në një vend të BE-së, Komisioni Europian do të hapte menjëherë hetim për ndihmë shtetërore të paligjshme,” – shton Tabaku.
    Në përfundim, Tabaku thekson se modeli i Korporatës së Investimeve Shqiptare nuk është europian, por një model që “dëmton konkurrencën, deformon tregun dhe minon besimin te shteti”.

  • SPAK dhe BKH bastisin zyrën dhe banesën e biznesmenit Artan Dulaku

    SPAK dhe BKH bastisin zyrën dhe banesën e biznesmenit Artan Dulaku

    Një vendim gjykate i ka hapur rrugë SPAK-ut dhe BKH-së për të kryer kontrolle në pronat dhe bizneset e Artan Dulakut bosit të ndërtimit dhe medias.
    Burime bëjnë me dije se ky hetim lidhet me pronat e Ushtrisë, konkretisht me portin e Limionit në Sarandë.
    Operacioni është ende në vijim, ndërsa SPAK ka bindur gjykatën se kontrolli ishte i domosdoshëm për të siguruar prova mbi përfshirjen në manipulimin e kontratës për marrjen në përdorim të portit ushtarak.
    Ky operacion vijon, ndërsa kontrolle përfshijnë edhe disa zyrtar dhe ish zyrtar të vendit.

  • “Vrasja e gjyqtarit, një akt i tmerrshëm”/ Seanca parlamentare, reagon Shehaj: E kanë falur me firmën e Edi Ramës

    “Vrasja e gjyqtarit, një akt i tmerrshëm”/ Seanca parlamentare, reagon Shehaj: E kanë falur me firmën e Edi Ramës

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj gjatë një prononcimi për mediat jashtë Kuvendit, ka deklaruar se vrasja në sallën e gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja është një akt i tmerrshëm që godet themelet e shtetit shqiptar.
    Po ashtu ai tha se pronat janë problemi kryesor i shqiptarëve. Teksa më tej shtoi se e drejta e pronës, iu është hequr qytetarëve për shkak të ligjit 7501. Ndërsa në fund i bëri thirrje qytetarëve që të këmbëngulin për pronat e tyre.
    Deklarata e plotë:
    Është seanca e shtatë që mblidhet Parlamenti dhe iu mohohet e drejta e fjalës deputetëve. Ndodhi përsëri dhe sot gjetën një pretekst për të mbyllur seancën dhe për të mohuar të drejtën e fjalës për deputetë të zgjedhur nga qytetarë shqiptarë.
    Ajo që ndodhi vrasja e djeshme e gjyqtarit në sallën e gjyqit është një akt i tmerrshëm që godet themelet e shtetit shqiptar. Por ne nuk mund të harrojmë që ka një problem të madh që shqetëson pothuajse çdo qytetar shqiptar që është prona, problemi i pronës.
    E ndërkohë që flitet vetëm për një aspekt nuk flitet për problemin kryesor. Është normale sepse problemet e pronës, mohimi i të drejtës së pronës 35 vjeçare buron pikërisht nga ky parlament.
    Pjesa më e madhe e deputetëve që ulen në Parlamentin e Shqipërisë nuk kanë probleme me pronat, i kanë zgjidhur problemet e tyre me pronën. Atyre askush nuk i ka rënë në qafë.
    Ndryshe nga çfarë i ka ndodhur çdo qytetari shqiptar pothuajse, të cilit i është mohuar e drejta e pronës dhe nuk iu është mohuar e drejta e pronës për paaftësi, por qëllimisht duke nisur nga ligji famëkeq i 7501 e deri tek ligjet që aktualisht po bëjnë si ligjet e fundit, ligji për investimet strategjike, ligji i famshëm gjoja paketa e maleve që nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë për të rrëmbyer pronat nga qytetarët nga pronarët legjitimë.
    Kjo po ndodh e ne duhet të flasim për problemet e qytetarëve shqiptarë që janë prona e drejta e pronës.
    Pavarësisht kësaj padrejtësie, unë i ftoj të gjithë të mos të dorëzohen, e drejta e pronës është e drejtë që nuk mund të mohohet. Të vazhdojnë të ngulin këmbë pavarësisht vështirësive, pavarësisht padrejtësive. Dhe ne për këtë do punojmë dhe në Parlament. Dhe Parlamenti këtë duhet të bëjë, të japë zgjidhje, nuk është kurrë vonë për zgjidhje.
    Mjaft më me gënjeshtra që nuk zgjidhet, nuk zgjidhet. E thonë se duan të vazhdojnë t’i vjedhin, t’i vjedhin siç kanë bërë me ligjin për investimet strategjike dhe me ligjin për paketën e maleve.
    Imagjinoni para disa ditësh e kanë falur Portin e Pashalimanit një investitori, e kanë falur me firmën e Edi Ramës. Nuk ka pronarë ajo tokë? Nuk ka patur pronarë ajo tokë?
    Ka por këta nuk ia kanë dhënë atij sepse e kanë përdorur si plaçkë, të njëjtën gjë kanë bërë në gjithë bregdetin e Shqipërisë. Të njëjtën gjë po bëjnë dhe duan të bëjnë edhe në zonat malore.

  • “PD-ja s’duhet të flasë për drejtësi”, Demalia akuzon Berishën: Është nxitësi i tragjedisë së gjyqtarit Astrit Kalaja

    “PD-ja s’duhet të flasë për drejtësi”, Demalia akuzon Berishën: Është nxitësi i tragjedisë së gjyqtarit Astrit Kalaja

    Analisti Ilir Demalia thotë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është pasojë e një fenomeni të krijuar nga Partia Demokratike gjatë kohës që ka qenë në pushtet, problemi me pronat.
    Në një emision televiziv, Demalia tha se vrasja e gjyqtarit Kalaja është e paamnistueshme, por theksoi se shumë shqiptarë si autori i ngjarjes, Elvis Shkëmbi, janë të lodhur dhe frustruar pasi nuk arrijnë të marrin pronat që u përkasin.
    “Unë nuk i jap të drejtë atij prap, sepse nuk ka të drejtë të marrë jetën e dikujt, por edhe kjo stërzgjatje e pronarëve ndërkohë që zaptuesit e tokës së xanun kanë marrë gjithë qendrën e Tiranës dhe i shesin me nga 5 mijë euo metri katror dhe shkojnë aty janë strehuar gjithë politkanët, gjith ëgjykatësit, gjithë prokurorët, atëherë si do të rrijë të mos reagojë tjetri”,- tha Demalia.Për Demalinë, kryedemokrati Sali Berisha është “nxitësi” i vrasjes së gjyqtarit Kalaja.
    “PD-ja sot nuk duhet të hapë gojën, Sali berisha nuk duhet të hapë gojën. Ai është shkaktari kryesor i shkatërrimit të pronës, ai është shkaktari kryesor dhe e ka bërë me qëllim. Pronat u shkatërruan në vitet ’92 – ’97 kur ishte Sali Berisha, që erdhën nga të gjitha anët dhe sulmuan me bregdet dhe sot hajde t’i shohim kush janë pronarët, ça të drejte kanë, hynë, zpatuan, i legalizoi me Shaban Meminë dhe tani ja ku jemi, dhe tani nuk i jeo zgjidhje më kësaj punë, s’ka Zot që e zgjidh”,- tha Demalia.

  • “Po zbatohen detyrat që la Ramiz Alia në 1989”, ish-prokurori: Reforma në drejtësi, pjesë e Katovicës që pronarët të mos marrin pronat

    “Po zbatohen detyrat që la Ramiz Alia në 1989”, ish-prokurori: Reforma në drejtësi, pjesë e Katovicës që pronarët të mos marrin pronat

    Ish-prokurori Ervin Karanxha foli me tone të ashpra në Log. News24, lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit të Apelit pasditen e djeshme, nga një pjesëtar i një pale në proces gjyqi.
    Karanxha theksoi se reforma në drejtësi ka dështuar, pasi pronarët e tokave ende sorrollaten dhe nuk gjejnë drejtësi për pronat e tyre.
    Sakaq, thekson se kushtet në Apel janë të papranueshme dhe nuk mund t’i ngelet faji një roje sigurie që ka lënë të futet në Gjykatë një njeri i armatosur.
    Ervin Karanxha: Kur shteti nuk ruan me siguri gjyqtarin është goditje shumë e madhe për shtetin ligjore dhe për këtë propagandë jo shtet, jo reforma. Reforma në drejtësi ka dështuar. Zero. Është bërë pjesë, e Katovicës. Sepse përfaqësuesit e pronarëve, ky ka qenë qëllimi i Katovicës pronarët të mos marrin pronat. Po zbatohen pikë për pikë dhe detyrat që janë marrë në 89 nga fjalimi i famshëm i Ramiz Alisë.
    Në apel është mbledhur gjithë Shqipëria. Janë shumë gjyqtarë mangët. Kushtet janë jashtë standardeve sallën e gjyqit, gjyqtari hyn me palët. Nuk ka hyrje. Është jashtë kushteve teknike. Njerëzit dhe gjyqet vijnë vërdallë. Aty dyndet gjithë Shqipëria. Si mundet një roje tek pull të bëjë sigurinë aty?!
    U investua mld dollarë në reformën në drejtësi dhe nuk ke asnjë godinë të re. Ku do hyjnë njerëzit, gjyqtarët, palët e viktimës. Aty futen bashkë. Mund të kërcasë dhe grushti. Gjykata e Apelit është jashtë kushteve teknike. Aty vetëm punohet rifurxho. Është problem i thellë.