Tag: pronarja

  • Apartamenti i kthyer në ‘fole’ prostitucioni/ Arrestohet 23-vjeçarja braziliane, ndërsa pronarja do të…

    Apartamenti i kthyer në ‘fole’ prostitucioni/ Arrestohet 23-vjeçarja braziliane, ndërsa pronarja do të…

    Një 23-vjeçare nga Brazili ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Në pranga ka rënë edhe një 28-vjeçar. E reja ushtronte prostitucion në një apartament me qira në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”.
    Pronarja e apartamentit do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
    “Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e sigurura në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rent house”.
    Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një apartament në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”, ku ushtrohej prostitucion. Në kuadër të operacionit u arrestuan 2 shtetas u kapën në ambientet e apartamentit, konkretisht:
    -shtetasja braziliane D. G., 23 vjeçe, e cila kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;
    -H. H., 28 vjeç. Gjatë veprimeve proceduriale u dekumentua aktiviteti i lojrave të fatit.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen B. B., 34 vjeçe, administratorja e apartamentit, për veprën penale ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
    Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Shpërthen bombola e gazit në Has, plagoset pronarja e banesës

    Shpërthen bombola e gazit në Has, plagoset pronarja e banesës

    Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, në qytetin e Krumës, Has, në depon e një banese.
    Si pasojë e shpërthimit, autoritetet raportojnë se ka mbetur e plagosur pronarja e banesës, shtetasja Sh. D., e cila po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në një objekt në afërsi.
    Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

  • VIDEO – “150 mijë euro dëm”, flet pronarja e restorantit të djegur në Theth: Nuk e di shkakun e zjarrit…

    VIDEO – “150 mijë euro dëm”, flet pronarja e restorantit të djegur në Theth: Nuk e di shkakun e zjarrit…

    150 mijë euro është dëmi i shkaktuar nga zjarri i rënë në një restorant në zonën turistike të Thethit mesnatën e kaluar. Shifra bëhet publike nga pronarja, Aida Gjeçaj. Ajo thotë se ka qenë në Tiranë për arsye administrative të biznesit dhe rreth orës 2 të mëngjesit, është njoftuar për zjarrin e rënë.
    Sipas saj, kanë qenë banorët ata që kanë ndihmuar shuarjen e flakëve, duke penguar përhapjen e tyre në strukturat e tjera rrotull. Gjeçaj thotë se ka 10 vite me këtë bisnes, ndërsa vitin e kaluar investoi 150 mijë euro në strukturën e saj. Ajo shton se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, banorë apo turistë.
    
    Gjeçaj përjashton rënien e zjarrit për shkak të energjisë elektrike, teksa flet për koençidencën fatkeqe mes aksionit të IKMT- së dhe zjarrit të rënë në strukturën e saj. Ajo nënvizon se ka vetëm 5 dhoma, teksa thotë se çdo gjë është bërë me leje dhe konform rregullave, madje edhe me funksion “green”, me panele diellore.
    Pronarja e Vila “Gjeçaj” thotë se ka besim se drejtësia do të zbardhë dinamikën e ngjarjes, teksa vijon se nuk ka asnjë dyshim për shkakun e zjarrit, pasi nuk ka patur asnjë problem me askënd në zonën e Thethit e më gjërë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Nuk kam dijeni”/ Përfshirja e restorantit nga flakët në Thethe, flet pronarja: S’kam patur konflikte me kënd, ia lë…

    “Nuk kam dijeni”/ Përfshirja e restorantit nga flakët në Thethe, flet pronarja: S’kam patur konflikte me kënd, ia lë…

    Pronarja e restorantit të djegur në Theth Aida Gjeçaj ka treguar se në momentin e rënies së zjarrit nuk ishte në bujtinë.
    “Nuk kam dijeni pasi mbrëmë isha në Tiranë.Kur më kanë njoftuar në 2 të natës që kishte rënë zjarr tek subjekti im. Komshinjtë kanë ndërhyrë por nuk kanë mundur të shpëtojnë gjë. Ky ishte subjekti im me panele diellore. Zjarrëfikësja ka ardhur me vonesë por gjithsesi nuk kanë lejuar që të marrë flakë pjesa e bujtinave dhe turistët janë mirë”, është shprehur ajo.
    Gjeçaj lë në dyshim faktin se zjarri mund të ketë qënë i qëllimshëm ndonëse nuk dyshon tek ndonjë emër dhe i bën apel drejtësisë për zbardhjen e ngjarjes.
    “E vetmja gjë që ekspertët kanë faktuar është se energji ka pasur dhe kur restoranti ka marrë flakë, pra nuk ka qënë për shkak të defekteve. Unë nuk kam dyshime por dua të them se s’kam patur konflikte me kënd. Kam vetëm 5 dhoma sepse s’kam dashur të ndërtoj pa leje.
    Kjo ndodhi në një kohë që ka këtë aksion në Theth dhe është një rastësi e keqe por unë nuk kam pas asgjë të paligjshme. Kostoja e ndërtimit të saj është rreth 150 mijë euro, dëmet janë materiale.
    Mbase s’të vjen mirë se mund të jetë e qëllimshme por ia lë në dorë drejtësisë. Duke qënë se jemi si familje të lidhur me drejtësinë ia lë ne dorë drejtësisë dhe e vërteta herët apo vonë do dalë”, ka deklaruar pronarja.
    Dëmi i shkaktuar në djegien e restorantit kap vlerën e 150 mijë euro.

  • “Nuk dyshoj te askush”/ Flet pronarja e restorantit të djegur në Theth: Dëmi 150 mijë euro, ia lë në dorë drejtësisë

    “Nuk dyshoj te askush”/ Flet pronarja e restorantit të djegur në Theth: Dëmi 150 mijë euro, ia lë në dorë drejtësisë

    Aida Gjecaj, pronarja e restorantit të djegur në Theth, dyshon se zjarrvënia është e qëllimshme.

    Ajo njihet si një nga thethianet më aktive që ka qenë zë kundër ndërtimeve pa kritere në Theth dhe betoniziminit. Bashkëshorti i saj është pjese e sistemit të drejtësisë.
    Gjecaj shprehet se nuk dyshon te askush pasi nuk ka konflikte, ndërsa dëmi është rreth 150 mijë euro.
    “Nuk kam dijeni, mbrëmë ndodhesha në Tiranë por më kanë njoftuar në 2 të natës. Komshinjtë kanë ndërhyrë të fiknin zjarrin por nuk kanë shpëtuar dot gjë. Nuk ka pasur dëme në njerëz. Ekspertiza paraprake thonë që nuk ka patur shkëndije elektrike pasi energjia nuk është ndërprerë asnjëherë.
    Nuk kam dyshime se nuk i kam askujt borxh, as konflikt as kërcënime. Unë jam një bujtinë e vogël, kam vetëm 5 dhoma në pronësi, nuk e di nëse ka të bëjë… nuk e di kujt tja vej gishtin. Dëmi rreth 150.000 euro. Ia lë në dorë drejtësisë dhe ekspertëve që janë për këtë punë”-u shpreh Gjecaj.

    Top Channel

  • Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë

    Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë

    Qeveria i është “vërshuar” subjekteve private në vend, për të liruar hapësirat publike, pas zaptimeve jo të drejta.
    E njëjta gjë ndodh edhe në Theth, ku këtë të mërkurë, 8 korrik 2025, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe autoritetet lokale, bënë aksion për largimin e ndërtimeve pa leje në këtë zonë.
    Nga kjo situatë, janë prekur disa banorë, të cilët kanë ngritur bizneset e tyre familjare, për të favorizuar ekonomitë e tyre, por gjithashtu të shërbejnë dhe për sektorin e turizmit aty.
    Një prej banoreve të zonës, e cila ka dhe godinat private të drurit, ankohet se nuk ka marrë zgjidhje lidhur me situatën, e se turistët janë larguar. Ajo bën thirrje se brenda disa orësh nuk mund të transferojnë në vend tjetër pushuesit që ndodhën në këto struktura druri.
    Pronarja e vë theksin tek thirrja e qeverisë për të kultivuar sa më shumë turizmin në vend, teksa shprehet se “Thonë bëni turizëm, s’lënë të bësh turizëm”.
    “I kemi ndërtuar këtu e katër muaj. Kemi thënë që duam të ngrejmë një biznes. Na kanë thënë që nuk lejohet beton. Me beton s’kemi ndërtuar gjë. I kemi struktura druri.
    Thonë bëni turizëm, po bëjmë turizëm, spo na lënë të punojmë. S’dimë ku të kërkojmë të drejtat tona. Njerëit janë brenda, për dy orë ku ti çojë? Thonë ke dy orë afat. Ne duam një zgjidhje, jemi familjarë, duke rrit fëmijët. I kemi me gjak trupi, të na japin një zgjidhje se çfarë të bëjmë. Hiqi thotë, ku t’i çoj?
    Ku t’i çojmë? Zot na ruaj, na jep durim! Bëni turizëm, s’lënë të bësh turizëm. S’dimë ku të shkojmë as ne. Këto janë tokat tona. S’kemi konflikt me askënd. Unë s’di gjë. Ku të kërkojmë ne? Nuk e di. Turistëve çfarë t’u themi? Janë duke hyrë brenda. Kanë ikur ata që ishin. Vjen tjetri. Ata duan të vijnë, ku t’i çojmë ne për dy orë?
    Nuk ua kemi shpjeguar. As ne nuk dimë si t’ua shpjegojmë. Për dy orë, s’ka bërë vaki në gjithë botën. Për dy orë t’i thuash turistit se nuk mundem të të lë brenda. Të paktën të njoftonin kohë më parë, por për dy orë ku t’i çojmë?”, tha pronarja e shtëpizave prej druri.
    Një djalë i ri, i cili ka gjithashtu shtëpiza druri për pushuesit, së bashku me familjen e tij, shprehet se autoritetet duhej të kishin njoftuar më parë për këto levizje.
    Sipas tij, nuk i ka mbetur më gjë tjetër përveçse emigrimit pas këtij aksioni.
    “Gjendje katastrofë këtu. Kemi ndërtuar me babin, kemi marrë borxhe, kemi pasur shumë probleme. Kemi tokën tonë, që e kemi të trashëguar brez pas brezi. Ne mburremi me kohën e ngujimit, se në kohën e ngujimit janë pajtuar shumë xhaqe. Nga kërkesat e larta që kishim, pse mos ta bëjmë një gjë të bukur?
    Kjo nuk është strukturë. Nuk ka asnjë pikë betoni në të. Nuk k apse të prishet. Shteti që është shtet, vjen e të lajmëron. Ke një muaj afat kohë, ke tre ditë afat kohë… mua dhe familjes time, me të gjitha këto harxhime, me të gjitha këto gjëra që na bënë, me gjithë këto borxhe, nuk kemi rrugë tjetër përveçse të marrim valixhet e të ikim nga ky vend”, tha i riu.
    Kujtojmë se IKMT ka ndërhyrë në rreth 20 objekte dhe struktura të ngritura në kundërshtim me ligjin.
    Rasti u denoncua nga kryeministri Edi Rama që kërkoi largimin e zaptuesve të hapësirave publike dhe marrjen e masave për një prokurore që nuk kishte filluar hetimet duk lejuar vijimin e ndërtimit.
    Prokurorja e kishte justifikuar mos fillimin e hetimit penal me argumentin se këto janë vetëm konteniere pa themele dhe nuk konsiderohet ndërtim pa leje.
    Nga prishja, konstatohet se është përdorur një sasi e madhe betoni për ngritjen e sheshit dhe bazamenteve të tyre./tvklan

  • Pastrim parash me ‘exchange’ në Tiranë! Në hetim pronarja 72-vjeçare, sekuestrohen 500 mijë euro

    Pastrim parash me ‘exchange’ në Tiranë! Në hetim pronarja 72-vjeçare, sekuestrohen 500 mijë euro

    paratë e sekuestruara

    TIRANË-Pronarja 72-vjeçare e një pike këmbimi valutor po hetohet në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, për shkak të moshës. Në pikën e këmbimit valutor të saj,  Policia zbuloi se persona të ndryshëm depozitonin paratë padeklaruara të cilat përdoreshin më tej për t’ua dhënë borxh qytetarëve me përqindje të lartë jashtë sistemit bankar. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar rreth 500 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.
    Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë penale.
    Njoftimi i policisë:
    Nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin nga persona të ndryshëm në subjektin e saj (exchange), me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, procedohet në gjendje të lirë pronarja e subjektit.
    Sekuestrohen rreth 500 000 euro , të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.Si rezultat i një hetimi, të iniciuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë dhe të ndjekur nga Prokuroria e Tiranës, u finalizua operacioni “Hidden Funds”, në kuadër të cilit u procedua penalisht shtetasja E. K., 72 vjeçe.
    Në subjektin në pronësi të kësaj shtetaseje, sipas provave të mbledhura, rezulton se depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, jashtë sistemit bankar.
    Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë penale”.

  • Sekuestrohen 500 mijë euro në Tiranë, e ‘pëson’ pronarja e një pike këmbimi valutor

    Sekuestrohen 500 mijë euro në Tiranë, e ‘pëson’ pronarja e një pike këmbimi valutor

    Nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin nga persona të ndryshëm në subjektin e saj (exchange), me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, procedohet në gjendje të lirë pronarja e subjektit.
    Sekuestrohen rreth 500 000 euro , të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.
    Si rezultat i një hetimi, të iniciuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë dhe të ndjekur nga Prokuroria e Tiranës, u finalizua operacioni “Hidden Funds”, në kuadër të cilit u procedua penalisht shtetasja E. K., 72 vjeçe.
    Në subjektin në pronësi të kësaj shtetaseje, sipas provave të mbledhura, rezulton se depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, jashtë sistemit bankar.
    Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë penale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Djalin e mori nga kopshti me shenja të nxira në fytyrë! Pronarja e ‘Gledis’ denoncon nënën: Më prishi imazhin

    Djalin e mori nga kopshti me shenja të nxira në fytyrë! Pronarja e ‘Gledis’ denoncon nënën: Më prishi imazhin

    djali i dhunuar

    TIRANË-Merita Jana, pronarja e kopshtit privat ‘Gledis’ i ndodhur në zonën e Astirit, ka kallëzuar në Polici nënën e djalit, i cili u konfliktua me një fëmijë tjetër më 4 qershor, në ambjentet e institucionit. Nëna raportoi ngjarjen e shqetësuar, duke publikuar foton e djalit të saj me shenja dhune në fytyrë, por pronarja e kopshtit e ka denoncuar për prishje imazhi.
    Njoftimi i policisë:
    Më datë 04.06.2025, shtetasja M. J., 36 vjeçe, pronare e një kopshti privat, ka kallëzuar se nëna e një fëmije i ka prishur imazhin, duke postuar në një rrjet social, foton e fëmijës së saj, me pretendimin se është konfliktuar në kopsht, me një fëmijë tjetër. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.
    Ditën e ngjarjes ZËRI kontaktoi me pronaren e kopshtit privat “Gledis”, Merita Jana, e cila pohoi incidentin mes fëmijëve dhe u shpreh e revoltuar se do t’i vendosë çelësin. 

    Ngjarja u raportua më 4 qershor, ku nëna e fëmijës pretendon se askush nga personeli i kopshtit nuk ka ndërhyrë për të ndaluar konfliktin mes të vegjëlve dhe djali i saj ka shkuar i dhunuar në shtëpi. Ky nuk është rasti i parë, që kopshti vendoset në vëmendje të publikut, pasi disa muaj më parë, edukatorja Rudina Gërdani u filmua duke dhunuar dy fëmijë të vegjël. 46-vjeçarja u shpall në kërkim nga policia për rastin që tronditi mbarë opinionin publik dhe ngriti njerëzit në protestë./ZËRI