Tag: pronari

  • Kërcënoi me armë zjarri pronari i një argjendarie, policia: U fut me skafandër …

    Kërcënoi me armë zjarri pronari i një argjendarie, policia: U fut me skafandër …

    Pronari i një argjendarie në Shkodër është kërcënuar me armë zjarri paraditen e sotme në qytetin e  Shkodrës. Uniformat blu bëjnë me dije se në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar, që qarkullonte me motomjet, ka qëndruar para një argjendarie dhe me skafandër në kokë është futur në ambjentet e saj.
    Pronari i argjendarisë i ka kërkuar që të heqë skafandrën, por ai ka refuzuar dhe është larguar me vrap, duke lënë edhe motomjetin para argjendarisë.
    Dyshohet se jashtë ambienteve të saj, ky shtetas i ka drejtuar një armë zjarri pronarit të argjendarisë që të mos ta ndiqte për ta kapur. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tij.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 11:30, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar, që qarkullonte me motomjet, ka qëndruar para një argjendarie dhe me skafandër në kokë është futur në argjendari.
    Pronari i argjendarisë i ka kërkuar që të heqë skafandrën, por ai ka refuzuar dhe është larguar me vrap, duke lënë edhe motomjetin para argjendarisë.
    Dyshohet se jashtë ambienteve të saj, ky shtetas i ka drejtuar një armë zjarri pronarit të argjendarisë që të mos ta ndiqte për ta kapur.
    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tij.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

  • “Një person me skafandër u fut në dyqan dhe…”/ Kërcënohet me armë zjarri, pronari i një argjendarie

    “Një person me skafandër u fut në dyqan dhe…”/ Kërcënohet me armë zjarri, pronari i një argjendarie

    Pronari i një argjendarie në Shkodër është kërcënuar me armë zjarri. Uniformat blu bëjnë me dije se sot rreth orës 11:30, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar, që qarkullonte me motomjet, ka qëndruar para një argjendarie dhe me skafandër në kokë është futur në argjendari.
    Pronari i argjendarisë i ka kërkuar që të heqë skafandrën, por ai ka refuzuar dhe është larguar me vrap, duke lënë edhe motomjetin para argjendarisë.
    Dyshohet se jashtë ambienteve të saj, ky shtetas i ka drejtuar një armë zjarri pronarit të argjendarisë që të mos ta ndiqte për ta kapur. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tij.
    Njoftimi i policisë:
    Shkodër / Informacion paraprak- Rreth orës 11:30, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar, që qarkullonte me motomjet, ka qëndruar para një argjendarie dhe me skafandër në kokë është futur në argjendari.
    Pronari i argjendarisë i ka kërkuar që të heqë skafandrën, por ai ka refuzuar dhe është larguar me vrap, duke lënë edhe motomjetin para argjendarisë.
    Dyshohet se jashtë ambienteve të saj, ky shtetas i ka drejtuar një armë zjarri pronarit të argjendarisë që të mos ta ndiqte për ta kapur.
    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

  • Kunati e pushoi nga puna pas grindjes, shqiptarin e kap inati dhe merr hak, i shkatërron kamionët e kompanisë

    Kunati e pushoi nga puna pas grindjes, shqiptarin e kap inati dhe merr hak, i shkatërron kamionët e kompanisë

    Kunati e pushoi nga puna, 36-vjeçari shqiptar hakmerret dhe i shkatërron me çekiç makinat e kompanisë, duke i shkaktuar një dëm me vlerë të paktën 15 mijë euro.
    Ngjarja ka ndodhur në Treviso të Italisë, ndërsa policia pas denoncimit ka arrestuar të dyshuarin. Sulmi ndodhi teksa pronari i firmës dhe familja e tij ndodheshin me pushime. Një kalimtar që e pa duke hyrë në kompani, telefonoi policinë për agresorin. Ai tentoi të arratisej, por pa sukses.
    I kontaktuar nga policia, pronari i kompanisë tha se vëllai i gruas së tij ishte inatosur pasi e kishte shkarkuar nga puna pak kohë më parë.

    Ngjarja ka ndodhur më 18 gusht, kur agresori sipas mediave, shkoi me biçikletë në ambientet e kompanisë në ‘Via San Giuseppe në San Vendemiano’. Agresori kishte dijeni se kunati i tij nuk ndodhej aty, sepse ishte me pushime.
    Ai theu një nga dritaret e firmës dhe hyri me dhunë brenda ambienteve. Për të shkaktuar dëmin përdori disa vegla zanati të ndryshme, por kryesisht çekiçë. Tentoi gjithashtu edhe vjedhjen e disa pajisjeve, por i pakënaqur vazhdoi të shkatërronte makinat. Dy kamionë industrialë ‘Iveco’ u dëmtuan rëndë, informon media.
    Pronari i kompanisë i tha oficerëve se kishte pranuar ta punësonte kunatin si pasojë e marrëdhënieve familjare, por gjërat u përkeqësuan shpejt. Pas një grindjeje të radhës ai e pushoi atë dhe 36-vjeçari vendosi të hakmerrej. Pas arrestimit, shqiptari doli për masë dhe u la për hetim në gjendje të lirë, teksa hetimet vijojnë.

  • “Për 1 mijë euro, nuk ta prishim tendën”/ Detaje nga arrestimi i punonjësve të IMT: U denoncuan nga pronari i lokalit

    “Për 1 mijë euro, nuk ta prishim tendën”/ Detaje nga arrestimi i punonjësve të IMT: U denoncuan nga pronari i lokalit

    spak

    TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i një dite më parë ndaj punonjësve të IMT, ku në pranga ranë dy persona dhe një tjetër u shpall në kërkim. Burime për mediat bëjnë me dije se ka qenë se pronari i një objekti në zonën e Kombinatit ai i cili i ka kallëzuar në polici. Bëhet fjalë për një tendë pa leje në Kombinat, e cila u kontatua nga 4 punonjësit e IMT-së. Por, pasi u konstatua se ishte pa leje dhe do të prishej, njëri prej tyre ishte rikthyer sërish duke i kërkuar pronarit 1 mijë euro në mënyra që të mos prishej tenda. Menjëherë pas kësaj, pronari i objektit ka lajmëruar policinë, të cilët janë vënë menjëherë në ndjekje të 4 punonjësve të IMT. 
    Shuma e parave është vendosur në dispizicion nga policia e cila ia ka dhënë kallëzuesit t’ua jepte, në mënyrë që të dokumentohej rryshfeti. Paratë iu dorëzuan njërit prej punonjësve të IMT, përkatësisht Klajdi Zhillës, 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali në afërsi të objektit. Brenda këtij lokali kanë mbërritur punonjësit e policisë ku brenda mes të tjerëve ndodhej Geraldo Fuçia. Mirëpo prezenca e policisë është vënë më re nga inspektorët. Në këtë moment, ata kanë lënë paratë në banakun e lokalit, Klajdi Zhilla arriti të largohej ndërsa 3 të tjerët u ndaluan.
    Nga 3 të ndaluarit, vetëm Geraldo Fuçia mbahet në arrest ndërsa u shpall në kërkim Klajdi Zhilla pasi për dy të tjerët nuk u gjetën prova. Dy të tjerët janë liruar se s’kanë rezultuar sipas pamjeve filmike të kenë marrë para. 

    Siç u mësua më herët, aarrestimi ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, në Kombinat ku janë marrë dhe kamerat e sigurisë. Ende nuk ka një njofim zyrtar nga autoritetet, ndërsa detaje të reja pritet të zbardhen rreth operacionit./ZËRI

  • Pronari shqiptar i një kafeneje vritet në Belgjikë nga qiramarrësi i tij

    Pronari shqiptar i një kafeneje vritet në Belgjikë nga qiramarrësi i tij

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur të dielën në mbrëmje lagjen Itterbeek në Anderlecht të Belgjikës. Mediat vendase raportojnë se një 61-vjeçar shqiptar i identifikuar me iniciale N.M, pronar i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”, është qëlluar për vdekje nga qiramarrësi i tij rreth orës 20:30 së të dielës.
    Sipas dëshmitarëve, në kafene u dëgjuan të paktën katër të shtëna. Autoritetet konfirmojnë se autori i dyshuar është arrestuar nga policia, ndërsa viktima, me origjinë shqiptare, u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
    Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet. Michèle, një banuese e lagjes dhe mike e ngushtë e shqiptarit, tregon me lot në sy: “Vetëm dje në mesditë pimë një gotë bashkë. Ishte njeri i mrekullueshëm, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte. E kisha paralajmëruar një ditë që ky qiramarrës do të sillte telashe… dhe ja ku jemi sot.”
    Zonja shton se shqiptari sapo ishte kthyer nga pushimet dhe nuk kishte asnjë konflikt të mëparshëm në lagje. Policia vendore ka izoluar zonën për hetime dhe ka përjashtuar për momentin lidhjen e ngjarjes me trafikun e drogës. Gjithçka dyshohet të ketë nisur pas një konflikti personal mes shqiptarit dhe qiramarrësit të tij.
     
  • Sherret mes dy familjeve i pëson qeni i shtëpisë/ 62-vjeçari e vret, pronari dhe miku i tij dhunojnë autorin

    Sherret mes dy familjeve i pëson qeni i shtëpisë/ 62-vjeçari e vret, pronari dhe miku i tij dhunojnë autorin

    Sherret mes dy familjeve në Fier përfundojnë me vrasjen e qenit të një prej tyre, duke e çuar konfliktin deri në përleshje fizike, ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e Policisë për të mos lejuar rëndimin e situatës në tragjedi.
    Dy familjet kanë qenë të afërta me njëra-tjetrën, teksa pronari 55-vjeçar i kafshës shtëpiake, së bashku me një të afërmin e tij, pas këtij krimi ka sulmuar autorin 62-vjeçar, duke e goditur me grushte.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Ll., 62 vjeç, I. Ll., 55 vjeç, dhe E. A., 41 vjeç, banues në Fier, pasi 62-vjeçari dyshohet se ka vrarë kafshën shtëpiake (qenin) në pronësi të shtetasit I. Ll., ndërsa ky i fundit dhe 41-vjeçari kanë goditur me grushte 62-vjeçarin”, tha zyrtarisht policia vendore.
    Të dyja palët në marrjen paraprake në pyetje kanë fajësuar njëra-tjetrën, teksa do të jetë prokuroria që do zbardhë ngjarjen mbi veprat penale që janë konsumuar.
    Krimet e rënda ndaj kafshëve duket se janë në rritje, ndërsa më herët u regjistrua edhe ngjarja e shëmtuar në malin e Llogarasë në Vlorë, më 8 gusht, ndërsa u arrestua edhe autori i dyshuar, Selfo Merkohitoj, nga Dukati.

  • Jahti i një biznesmeni përfshihet nga zjarri në portin e Budvës

    Jahti i një biznesmeni përfshihet nga zjarri në portin e Budvës

    Një jaht në të cilin shpërtheu një zjarr u nxor nga porti i Budvës në Mal të Zi, pak pas orës 20:00.

    Edhe pse dukej se zjarri ishte shuar, zjarri u ndez përsëri kur jahti u hoq nga vendi i ankorimit.

    Porti i Budvës i tha “Vijesti” se ekipet e tyre e tërhoqën jahtin në det të hapur, për sigurinë e anijeve të tjera.

    Kreu i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Budvës, Dragan Bozhoviq, i tha “Vijesti” se zjarrfikësit kishin parandaluar më parë përhapjen e zjarrit në anijet përreth.

    Bozhoviq tha se shtatë ekipe ishin angazhuar në shuarjen e zjarrit.

    Jahti në fjalë është jahti i biznesmenit Braca Miranoviq. Drejtoria e policisë njoftoi se rreth orës 20:15 të mbrëmjes, policia në Budva u informua nga pronari i jahtit, i cili ishte i ankoruar në portin e Budvës, se një zjarr kishte shpërthyer ndërsa pronari ishte në bord.

    Deklarata gjithashtu thotë se pronari i jahtit tha se zjarri ka shumë të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të një mosfunksionimi.

    “Për ngjarjen është informuar prokurori në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Kotor, i cili do të shkojë në vendngjarje pas lokalizimit të zjarrit, si dhe një ekspert për zjarre, shpërthime dhe aksidente me qëllim përcaktimin e saktë të origjinës së zjarrit dhe veprimeve të mëtejshme brenda juridiksionit të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • E pazakontë/ Ujit kurativ në Vleshë i del pronari: Ikni me të mirë, ose me dajak!

    E pazakontë/ Ujit kurativ në Vleshë i del pronari: Ikni me të mirë, ose me dajak!

    Uji i Ftohtë

    DIBËR-Një incident i pazakontë ka ndodhur në fshatin Vleshë, Dibër, ku një person pretendon se është pronari i Ujit të Ftohtë. Në këtë zonë shumë njerëz nga fshatrat përreth Dibrës ose Kukësit, apo dhe vizitorë të tjerë vijnë për të përmirësuar shëndetin e tyre në këtë burim ujor, që shërben për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga reumatizma.
    Por në këtë rast vizitorët janë ndaluar me forcë të kenë qasje në këtë burim të rëndësishëm publik. Banorët tregojnë se pronari i pretenduar i ujit i largon vizitorët duke përdorur kërcënime dhe dhunë verbale, duke thënë: “Ikni, me të mirë, ose me dajak.” 
    “Përshëndetje! Ujit të ftohtë në Vleshë, të njësisë administrative Sllovë, Dibër, i del pronari. Shiko çfarë bëhet! Aty është uji i ftohtë kurativ, që historikisht është frekuentuar nga njerëzit. Ai person pretendon të jetë pronari i ujit dhe po i largon njerëzit me forcë. Thotë: “Ikni, me të mirë, ose më dajak.” Me pak fjalë, bëhet pengesë për njerëzit dhe i kërcënon. Ndoshta institucionet (policia) duhet të ndërhyjnë”, shkruan qytetari për JOQ.
    Qytetari i ka bërë thirrje institucioneve, veçanërisht Policisë, që të ndërhyjnë sa më shpejt për të zgjidhur këtë konflikt dhe për të garantuar qasje të lirë dhe të sigurt në Ujin e Ftohtë. Burimi me ujë të pastër dhe të ftohtë, del në kontaktin midis gëlqerorëve dhe rreshpeve dhe është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët dhe të sëmurët nga e gjithë Shqipëria. Shumë prej tyre besojnë se uji ka veti shëruese, sidomos për sëmundjet reumatizmale./ZËRI

  • “M’i vranë vetëm se po pinin ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve në Llogara: Mbaja familjen me to

    “M’i vranë vetëm se po pinin ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve në Llogara: Mbaja familjen me to

    Ksenofon Konomi, pronari i tufës me kuaj të qëlluar disa ditë më parë në malin e Llogarasë, ka folur lidhur me këtë ngjarje teksa tha se policia nuk ka mbërritur në vendngjarje, pavarësisht denoncimit të tij.
    Ai apelon që ngjarja të hetohet me urgjencë dhe autorët të vihen para drejtësisë.
    “Siç kam thënë dhe para dy javësh, nga 22 kuaj që ishin atje në malin e Llogarasë, janë goditur me armë gjahu, me çifte. Janë gjetur plumbat në trupin dhe kurrizin e kafshëve. Me veterinerin kemi shkuar, përveç policisë që nuk ka ardhur në vendngjarje”, thotë ai.
    Ai tregon se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për sulm nga kafshë të egra, por tronditja ishte e madhe kur pa plumbat në shpinën e kafshëve.
    “Më kanë prekur thellë. Me ata kuaj mbaja familjen dhe punën time, transportoja turistët. M’i vranë vetëm se pinin ujë te lerat. Dua që autorët të ndëshkohen,” është shprehur Konomi.
    Përderisa gjen kafshët me plumba në kurriz, ku nuk të shkon mendja. Fillimisht mund të ishin dyshime se i kanë ngrënë kafshët e egra, po ku ka kafshë të egër me plumb në gojë? Kam shumë për të thënë, po nuk flas dot, jam në gjendje shumë të keqe.
    Ata kishin tetë vjet atje dhe s’i kishte ngacmuar njeri. Nga na doli kjo kafshë me pushkë në gojë? Zoti qoftë dëshmitar. Çfarë konkurrence?! I qëlluan për 5 kuintal ujë… M’i vranë vetëm se pinë ujë te lerat,” tha ai për Euronews Albania.
    Sipas pronarit të tufës, 22 kuaj janë qëlluar me armë gjahu. Katër prej tyre kanë ngordhur menjëherë, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë në zonë, disa të lënduar dhe disa drejt ngordhjes për shkak të plagëve.
    Konomi ka gjetur mbetje të kuajve pranë lerës dhe në periferi të stanit, me gjak të mpiksur, që tregojnë se ngjarja ka ndodhur së fundmi.
    Sipas tij, pavarësisht se autoritetet janë njoftuar menjëherë, policia nuk ka shkuar në vendngjarje për të kryer verifikimet.
    Në komunikatën zyrtare, policia ka raportuar vetëm për një kalë të plagosur, ndërsa autori i dyshuar është proceduar në gjendje të lirë.
    Pronari thekson se ka qenë gjithmonë në dispozicion të policisë dhe se këta kuaj janë përdorur për transport dhe ndihmë gjatë zjarreve të verës së kaluar.

  • “Mi vranë vetëm se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i tufës me kuaj që u qëllua me çifte në Llogara: Mbaja familjen me to

    “Mi vranë vetëm se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i tufës me kuaj që u qëllua me çifte në Llogara: Mbaja familjen me to