Tag: pronari

  • VIDEO/ 30-vjeçari vrau gjyqtarin brenda sallës së Gjykatës së Apelit, çfarë deklaronte xhaxhai i autorit dy vite më parë pas denoncimit nga 31 familje në Shkodër

    VIDEO/ 30-vjeçari vrau gjyqtarin brenda sallës së Gjykatës së Apelit, çfarë deklaronte xhaxhai i autorit dy vite më parë pas denoncimit nga 31 familje në Shkodër

    Gjon Shkambi është xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja sot në sallën e Gjykatës së Apelit, si dhe plagosjes së dy personave të tjerë, babë e bir.

    Dy vite më parë atë e kishin denoncuar 31 familje në Shkodër, duke thënë se u kishte marrë shtëpitë. Pas këtyre akuzave ai kishte dalë publikisht me një deklaratë për mediart duke mohuar akuzat.

    Ja çfarë deklaronte dy vite më parë autori i vrasjes së gjyqtarit:
    Një ditë pas padisë në polici dhe akuzave të banoreve për thyerje të banesave dhe kërcënime, Gjon Shkambi, personi që pretendon se është pronari i ish-shkollës së rezervave në Shkodër, ka reaguar për mediat.
    Ai thotë se është pronari i godinave ku jetojnë 31 familjet dhe pronat i ka me dokumentacion të rregullt dhe i ka fituar përmes proceseve gjyqësore.

    Ai kërkon nga policia dhe përmbarimi, lirimin e pronave të tij.
    Në vitin 2020, zyrën private të përmbarimit e kthyen mbrapsht me pretendimin se personi që pretendon se është pronari i tokës, ka dokumentet false dhe që atëherë çështja e 31 familjeve në lagjen “Skenderbeg” në Shkodër, po zvarritet neper dyert e institucioneve.
    Por mbrëmjen e së hënës, banorët protestuan përpara komisariatit të policisë, pasi pretendojnë se personi në fjalë po dhunon banesat e tyre.
    Banorët kanë arritur të filmojnë Gjon Shkamin, personin qe thotë se është pronari i godinës, teksa futet në shtëpitë e tyre pa leje.
    Në vitin 1992, këto 31 familje, me vendim të bashkisë Shkodër janë vendosur në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit. Banorët thonë se prona është akoma shtetërore dhe dokumentet janë falsifikuar.
     
     

    Top Channel

  • Autori i vrasjes së gjyqtarit brenda Gjykatës së Apelit, ja çfarë deklaronte dy vite më parë jashtë institucionit

    Autori i vrasjes së gjyqtarit brenda Gjykatës së Apelit, ja çfarë deklaronte dy vite më parë jashtë institucionit

    Gjon Shkambi është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja sot në sallën e Gjykatës së Apelit, si dhe plagosjes së dy personave të tjerë, babë e bir.

    Dy vite më parë atë e kishin denoncuar 31 familje në Shkodër, duke thënë se u kishte marrë shtëpitë. Pas këtyre akuzave ai kishte dalë publikisht me një deklaratë për mediart duke mohuar akuzat.
    Ja çfarë deklaronte dy vite më parë autori i vrasjes së gjyqtarit:
    Një ditë pas padisë në polici dhe akuzave të banoreve për thyerje të banesave dhe kërcënime, Gjon Shkambi, personi që pretendon se është pronari i ish-shkollës së rezervave në Shkodër, ka reaguar për mediat.
    Ai thotë se është pronari i godinave ku jetojnë 31 familjet dhe pronat i ka me dokumentacion të rregullt dhe i ka fituar përmes proceseve gjyqësore.
    Ai kërkon nga policia dhe përmbarimi, lirimin e pronave të tij.
    Në vitin 2020, zyrën private të përmbarimit e kthyen mbrapsht me pretendimin se personi që pretendon se është pronari i tokës, ka dokumentet false dhe që atëherë çështja e 31 familjeve në lagjen “Skenderbeg” në Shkodër, po zvarritet neper dyert e institucioneve.
    Por mbrëmjen e së hënës, banorët protestuan përpara komisariatit të policisë, pasi pretendojnë se personi në fjalë po dhunon banesat e tyre.
    Banorët kanë arritur të filmojnë Gjon Shkamin, personin qe thotë se është pronari i godinës, teksa futet në shtëpitë e tyre pa leje.
    Në vitin 1992, këto 31 familje, me vendim të bashkisë Shkodër janë vendosur në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit. Banorët thonë se prona është akoma shtetërore dhe dokumentet janë falsifikuar.

  • Atentat në Greqi! Vritet pronari grek i një kampingu dhe punonjësi shqiptar

    Atentat në Greqi! Vritet pronari grek i një kampingu dhe punonjësi shqiptar

    FOTO ILUSTRUESE

    GREQI-Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një kamping në zonën e Messenia, Greqi. Mediat fqinje raportojnë se viktimat janë pronari 70-vjeçar i një kampingu dhe punëtori i tij shqiptar, të cilët u qëlluan për vdekje brenda territorit të kampingut.
    Pronari grek u gjet pa shenja jete në recepsion, ndërsa pak metra më tej u gjet trupi i pajetë i shqiptarit, i cili dyshohet se u qëllua nga pas teksa përpiqej të largohej. Autori kishte hyrë në kamping si ‘klient i mundshëm’. Kur i është thënë se nuk kishte vende të lira, ai dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka hapur zjarr ndaj pronarit dhe punëtorit shqiptar.
    Mediat greke raportojnë gjithashtu se disa vite më parë ishte tentuar një tjetër sulm ndaj të njëjtit pronar, i cili atëherë kishte shpëtuar për mrekulli./ZËRI

  • VIDEO/ Dëmtojnë makinën, pronari nuk kallëzon. Policia zbardh ngjarjen pas pamjeve filmike

    VIDEO/ Dëmtojnë makinën, pronari nuk kallëzon. Policia zbardh ngjarjen pas pamjeve filmike

    Zbardhet një ngjarje e ndodhur pasditen e 3 tetorit në qendër të qytetit të Belshit, ku dy persona kanë goditur me shkop druri xhamin e një automjeti.

    Nga hetimet e Policisë, dyshohet se rreth orës 17:00, shtetasit E. N., 38 vjeç dhe G. Z., 41 vjeç, për motive të dobëta, kanë dëmtuar automjetin në pronësi të S. F., 53 vjeç, ngjarje e cila është dokumentuar përmes pamjeve filmike.
    Megjithatë, pronari i automjetit nuk ka bërë kallëzim për incidentin, ndërsa Policia ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rastit dhe verifikimin e përgjegjësisë penale të të përfshirëve.

    “Nga hetimet dyshohet se më datë 03.10.2025, rreth orës 17:00, në qendër të qytetit të Belshit, për motive të dobëta, shtetasit E. N., 38 vjeç, dhe G. Z., 41 vjeç, kanë dëmtuar me shkop druri, xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit S. F., 53 vjeç, dokumentuar edhe me pamje filmike. Shtetasi S. F. nuk ka bërë njoftim në organet e rendit për ngjarjen në fjalë.”, thuhet në njoftim.

    Top Channel

  • IKMT hedh “në erë” vilën tre-katëshe në Theth, flet pronari: Policia më rrethoi shtëpinë në 5 të mëngjesit

    IKMT hedh “në erë” vilën tre-katëshe në Theth, flet pronari: Policia më rrethoi shtëpinë në 5 të mëngjesit

    Dedë Kola, pronari i vilës tre-katëshe në Theth

    THETH- Mëngjesin e sotëm në Theth kanë zbarkuar dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma në kuadër të aksionit “tokë e nxanun’ të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Aksioni ka vijuar gjatë gjithë ditës, ku bujtina të tëra janë shembur nga fadoromat. Një nga këto ishte edhe një vilë tre-katëshe, të cilës iu vendos eksploziv.
    Pronari i këtij objekti, Dedë Kola është shprehur për mediat se policia erdhi në orën 5 të mëngjesit dhe i kërkuan të largoheshin menjëherë nga banesa. Në shtëpinë e tij erdhën 16 makina policie, duke rrethuar zonën “sikur të kisha vrarë 30 veta”, siç shprehet Deda. Në fjalën e tij për mediat ai tha se investimi që kishte bërë në këtë shtëpi ishte mbi 300 mijë euro.
    ‘Erdhën që në 5 të mëngjesit, më kishin rrethuar shtëpinë. Më thanë të largohesha. Edhe sikur të kisha vrarë 30 veta, nuk do më kishin rrethuar ashtu shtëpinë. Ishin të paktën 16 makina policie. Nuk e kuptoj. Pse më shembin vendin që e kam trashëgim nga gjyshi, nuk kam konflikt pronësie me asnjë person. Po të kisha konflikt pronësie, do e kuptoja. Unë e kam ndërtuar shtëpinë në vitin 2023, sivjet vura çatinë. Mos të më linin ta ndërtoja. Dëmi këtu është mbi 300 mijë euro. Shteti duhet të më njohë pronën që më takon’, tha Dedë Kola.
    Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin. Ky aksion ka nisur prej ditësh në Vlorë, Theth, Tiranë dhe po zhvillohet në të gjitha qytet, duke përfshirë edhe kryeqytetin./ZËRI/

  • I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë! Dëmi mbi 300 mijë euro

    I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë! Dëmi mbi 300 mijë euro

    Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma mbërritën që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit, duke vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.
    Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv për shkak të lartësisë dhe pamundësisë për ta shembur përmes fadromave.
    Dedë Kola, pronari i saj, u shpreh për mediat: “Erdhën që në 5 të mëngjesit, më kishin rrethuar shtëpinë. Më thanë të largohesha. Edhe sikur të kisha vrarë 30 veta, nuk do më kishin rrethuar ashtu shtëpinë. Ishin të paktën 16 makina policie”.
    “Nuk e kuptoj. Pse më shembin vendin që e kam trashëgim nga gjyshi, nuk kam konflikt pronësie me asnjë person. Po të kisha konflikt pronësie, do e kuptoja. Unë e kam ndërtuar shtëpinë në vitin 2023, sivjet vura çatinë. Mos të më linin ta ndërtoja. Dëmi këtu është mbi 300 mijë euro. Shteti duhet të më njohë pronën që më takon”, shtoi më tej Dedë Kola.

  • I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë

    I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë

    Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma mbërritën që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit, duke vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.

    Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv për shkak të lartësisë dhe pamundësisë për ta shembur përmes fadromave.

    Dedë Kola, pronari i saj, u shpreh për mediat: ‘Erdhën që në 5 të mëngjesit, më kishin rrethuar shtëpinë. Më thanë të largohesha. Edhe sikur të kisha vrarë 30 veta, nuk do më kishin rrethuar ashtu shtëpinë. Ishin të paktën 16 makina policie’.

    ‘Nuk e kuptoj. Pse më shembin vendin që e kam trashëgim nga gjyshi, nuk kam konflikt pronësie me asnjë person. Po të kisha konflikt pronësie, do e kuptoja. Unë e kam ndërtuar shtëpinë në vitin 2023, sivjet vura çatinë. Mos të më linin ta ndërtoja. Dëmi këtu është mbi 300 mijë euro. Shteti duhet të më njohë pronën që më takon’, shtoi më tej Dedë Kola.

  • Iu shemb me tritol ndërtesa në Theth, reagon pronari: Më rrethuan shtëpinë sikur të kisha vrarë 30 veta

    Iu shemb me tritol ndërtesa në Theth, reagon pronari: Më rrethuan shtëpinë sikur të kisha vrarë 30 veta

    Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma mbërritën që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit, duke vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.
    Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv për shkak të lartësisë dhe pamundësisë për ta shembur përmes fadromave.
    Dedë Kola, pronari i saj, u shpreh për A2 CNN: “Erdhën që në 5 të mëngjesit, më kishin rrethuar shtëpinë. Më thanë të largohesha. Edhe sikur të kisha vrarë 30 veta, nuk do më kishin rrethuar ashtu shtepinë. Ishin të paktën 16 makina policie”.
    “Nuk e kuptoj. Pse më shembin vendin që e kam trashëgim nga gjyshi, nuk kam konflikt pronësie me asnjë person. Po të kisha konflikt pronësie, do e kuptoja. Unë e kam ndërtuar shtëpinë në vitin 2023, sivjet vura çatinë. Mos të më linin ta ndërtoja. Dëmi këtu është mbi 300 mijë euro. Shteti duhet të më njohë pronën që më takon”, shtoi më tej Dedë Kola.

  • I vunë tritol në servis, flet pronari: S’kam konflikte me askënd. Biznesi ka kamera, por…

    I vunë tritol në servis, flet pronari: S’kam konflikte me askënd. Biznesi ka kamera, por…

    Pas shpërthimit me tritol në një servis në Fushë Krujë, ka folur pronari i biznesit.
    Alfred Gurra, në një prononcim për News24, jashtë kamerave tha se nuk ka konflikt me asnjë person. Ai u shpreh se ka mbetur i habitur nga ngjarja, duke shtuar se servisi ka kamera përreth.
    “Nuk kam konflikte me askënd. Mbeta i habitur nga ajo që ka ndodhur. Servisi ka kamera përreth. Mirëpo, kamerat nuk e kanë fiksuar autorin”, ka deklaruar ai.

  • Tritol servisit të makinave në Fushë-Krujë, pronari e gjen biznesin e dëmtuar

    Tritol servisit të makinave në Fushë-Krujë, pronari e gjen biznesin e dëmtuar

    FOTO ILUSTRUESE

    KRUJË-Një sasi lënde eksplozivi ka shpërthyer një ditë më parë (28 shtator) jashtë ambjenteve të një servizi makinash në Fushë-Krujë. Incidenti është raportuar nga vetë pronari i biznesit, i cili mëngjesin e sotëm e ka gjetur qepenin e servisit të dëmtuar. Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit, dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    Njoftimi i policisë:
    Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI