Tag: pronari

  • “Pronari turk pasi i shfrytëzoi, tani po i poshtëron”/ Braçe reagon për protestën në minierën e Spaçit: Boll, tani u bë boll…

    “Pronari turk pasi i shfrytëzoi, tani po i poshtëron”/ Braçe reagon për protestën në minierën e Spaçit: Boll, tani u bë boll…

    Prej 27 ditësh minatorët e minierës së bakrit në Spaç po protestojnë.
    Edhe pse kanë kaluar gati katër javë nga nisja e grevës, kompania nuk ka marrë në konsideratë kërkesat e punonjësve dhe nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për ta.
    Megjithatë dje situata është tensionuar edhe më tej, pasi kompania ka shkarkuar nga puna edhe 40 punonjës të tjerë, me argumentin se kanë munguar në detyrë për shkak të protestës. Për këtë çështje ka reaguar edhe deputeti i PS Erion Braçe.
    Postimi i Braçes
    Booooll!
    Bani u be boool!
    Pronari turk i nje kompanie qe shfrytezon e ben para nga nje pasuri shqiptare, vijon te pushoj punetore nga puna!
    Pasi i ka shfrytezuar pafund e pa ze, tani po i poshteron!
    Ne nje vend qe eshte ne hall e per punetore, ky qe po ben ky pronari eshte krim i madh!!
    Ndaj eshte boooooll!
    Do i kerkoj sot komisionit te ekonomise, punes e financavr seance urgjente degjimore me punetoret, minatoret e spaçit!

  • Minatorët e Spaçit prej 4 javësh në protestë, Braçe i revoltuar: Pronari turk pasi i shfrytëzoi, tani po i poshtëron

    Minatorët e Spaçit prej 4 javësh në protestë, Braçe i revoltuar: Pronari turk pasi i shfrytëzoi, tani po i poshtëron

    Prej katër javësh minatorët e Spaçit në Mirditë po zhvillojnë protesta çdo ditë për plotësimin e kërkesave të tyre. Teksa ende nuk është arritur një marrëveshje mes palëve, deputeti i PS Erion Braçe kritikon pronarin e ‘Tete Albania’, duke u shprehur se ky i fundit shfrytëzon e bën para nga një pasuri shqiptare.
    Në një postim në Facebook, Braçe thotë se do t’i kërkoj sot Komisionit të Ekonomisë, seancë urgjente dëgjimore me punëtorët, minatorët e Spaçit. Ndër të tjera deputeti i PS nënvizon se pasi i ka shfrytëzuar pafund tani po i poshtëron ata.
    Postimi i plotë:
    BOOOOLL! Tani u bë boool!
    Pronari turk i një kompanie që shfrytëzon e bën para nga një pasuri shqiptare, vijon të pushoj punëtorë nga puna!
    Pasi i ka shfrytëzuar pafund e pa zë, tani po i poshtëron!
    Në një vend që është në hall e për punëtorë, ky që po bën ky pronari është krim i madh!!
    Ndaj është boooooll!
    Do i kërkoj sot Komisionit të Ekonomisë, punës e financuar seancë urgjente dëgjimore me punëtorët, minatorët e Spaçit!!
    Vetëm një ditë më parë në ditën e 27 të protestës së minatorëve, kompania largoi nga puna 40 punonjës me pretendimin se kanë shkelur ligjin dhe kodin e punës, duke i shkaktuar dëm të madh ekonomik kompanisë.
    Megjithatë minatorët të cilët vazhdojnë qëndresën jashtë galerive të bakrit, deklarojnë se nuk do të tërhiqen pa u përmbushur kërkesat e tyre kryesore, siç është njohja ligjore e sindikatës që kanë krijuar vetë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës.

  • Fier/ Vritet me armë zjarri pronari i “Servis Allidagu” në Levan, Dalan Alliaj

    Fier/ Vritet me armë zjarri pronari i “Servis Allidagu” në Levan, Dalan Alliaj

    Screenshot

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme, ku është vrarë me armë zjarri Dalan Alliaj, pronari i “Servis Allidagu” në fshatin Levan të Fierit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, në qarkun e Vlorës, ku viktima ndodhej në vizitë tek të afërmit. Sipas burimeve paraprake, ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët, ndërsa në trup i janë konstatuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • VIDEO/ Kosovë – Dy arinj futen në një depo ushqimore në Dragash, pronari i filmon

    VIDEO/ Kosovë – Dy arinj futen në një depo ushqimore në Dragash, pronari i filmon

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në komunën e Dragashit, ku dy arinj janë parë duke hyrë në një depo ushqimore.

    Sipas pronarit të depos, ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur ai kishte dëgjuar zhurma të çuditshme që vinin nga ambientet e jashtme.

    Pasi doli për të parë çfarë po ndodhte, ai vërejti dy arinj të mëdhenj, të cilët kishin arritur të futeshin brenda hapësirës ku mbaheshin produktet ushqimore.

    Pronari ka arritur t’i xhirojë arinjtë teksa lëviznin nëpër depo dhe më pas dilnin jashtë saj. 

  • Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Arrestohet 22-vjeçari: Pronari grek më ngacmoi

    Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Arrestohet 22-vjeçari: Pronari grek më ngacmoi

    Një 22-vjeçar grek u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë në një kamping në Finikounda që ndodhi të dielën e 5 tetorit. Në atë ngjarje humbi jetën një 68-vjeçar grek, pronar i një kampingu dhe një punonjës i tij, shqiptar.
    Këtë mëngjes 22-vjeçari grek shkoi në polici së bashku me avokatin e tij, për t’u dorëzuar. Protothema shkruan se fillimisht, burimet policore raportuan se ai është një i afërm i pronarit të kampingut që u vra. Megjithatë, sipas informacioneve, ai nuk është i afërm i viktimës, por ka qenë pasagjer në motoçikletën me të cilën lëvizi autori pas ngjarjes.
    Ai i dha policisë emrin e autorit, i cili është gjithashtu 22 vjeç dhe është identifikuar tashmë. Të dy të rinjtë thuhet se njohin një të afërm të pronarit. I riu i ndaluar dyshohet se i tha policisë se viktima (pronari i kampingut) e kishte ngacmuar seksualisht në verën e vitit 2022, kur ai kishte vizituar kampingun dhe kishte takuar viktimat. 22-vjeçari pretendoi se ata donin ta shantazhonin pronarin për para.
    Megjithatë, hetuesit besojnë se të paktën 3 persona janë të përfshirë në vrasjen e dyfishtë, që do të thotë se ka edhe një organizator, ndërsa autori i vrasjes së dyfishtë në kamping është ende i lirë.
    Vrasja ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit në një kamping në Finikounda, kur autori, pasi kishte mbuluar fytyrën, hyri me forcë në recepsionin ku ndodhej pronari 68-vjeçar me kujdestarin e tij shqiptar 60 vjeç dhe njëkohësisht mikun e tij të vjetër.
    Personi i armatosur qëlloi me gjakftohtësi pronarin, duke e plagosur për vdekje, dhe më pas vrau mikun e tij, i cili u përpoq të arratisej. Në vrasjen e dyfishtë ishte i pranishëm edhe nipi i pronarit, i cili arriti të arratisej.

  • Vrasja e dyfishtë në Greqi, zbulohet testamenti i biznesmenit, trashëgimtari i “papritur” që dyshohet se çoi në ekzekutimin e tyre

    Vrasja e dyfishtë në Greqi, zbulohet testamenti i biznesmenit, trashëgimtari i “papritur” që dyshohet se çoi në ekzekutimin e tyre

    Hetimet për vrasjen e pronarit 68-vjeçar të kampingut dhe punëtorit 62-vjeçar në Finikounda të Mesinias në Greqi, po vazhdojnë me intensitet të lartë nga autoritetet greke.

    Policia po përpiqet të zgjidhë enigmën për të identifikuar autorin e vrasjes së dyfishtë në Greqi, ku mbeti i vrarë pronari i një kampingu dhe punonjësi i tij, dhe ku dyshohet se shkak i vrasjes ishte një testament i lënë nga pronari për nipin e tij.
    Testamenti i zbuluar tregon se pista kryesore mbetet ajo e pasurisë dhe konflikteve që ajo solli, pasi biznesmeni kishte lënë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë njërit nga nipat dhe një pjesë tjetër punëtorit.
    Mes të dyshuarve për vrasjen e dyfishtë është edhe nipi i biznesmenit, i cili është i vetmi i mbijetuar nga sulmi fatal të dielën e kaluar. Ai ka dhënë dëshmi kontradiktore, ndërsa besohet se ai dhe familjarët e tjerë janë të pakënaqur për shkak të testamentit, edhe pse më shumë se gjysma e pasurisë do t’i kalonte atij.
    Pronari i kampingut kishte hartuar testamentin tre ditë para vrasjes. Në të, ai i jepte pjesën më të madhe të pronës nipit të tij, i cili ishte edhe dëshmitar i ngjarjes.
    Në testament, biznesmeni shkruante:
    “Po shkruaj testamentin tim në rast të një vdekjeje të papritur”, duke treguar kështu shqetësimin për jetën e tij.
    Më tej, ai ia kushtonte nipit pjesën më të madhe të pasurisë, duke e përshkruar atë si “djalin e vëllait tim të ndjerë”, dhe shtonte se e donte si një fëmijë, pasi e kishte pasur nën kujdesin e tij shpirtëror që kur ishte i vogël, dhe ai gjithmonë ishte i respektueshëm dhe i përkushtuar për ta bërë atë të lumtur.
    “Nipit tim të dashur….., djalit të vëllait tim të ndjerë…., sepse e dua si fëmijën tim pasi e kam pasur nën udhëheqjen time shpirtërore që kur ishte fëmijë dhe ai nuk i ka keqkuptuar kurrë urdhrat e mia dhe gjithmonë përpiqet të më bëjë të lumtur me shumë respekt dhe dashuri, ia lë pjesën më të madhe të pasurisë sime”, kishte shkruar 68-vjeçari.
    Në testament ai i linte kujdestarit të kampingut, mikut të tij të ngushtë që u vra natën e së dielës, gjysmën e arës që e zotëronte së bashku me nipin, si dhe shuma të konsiderueshme parash.
    Në fund, biznesmeni shprehte dëshirën që motra dhe djali i saj të merrnin nga 100 mijë euro secili, ndërsa miku i tij të merrte 200 mijë euro në rast se nipi i tij vendoste të shiste pronën.
    Autoritetet kanë në dorë edhe një testament të mëparshëm të biznesmenit 68-vjeçar, i cili besohet të jetë hartuar rreth një vit më parë dhe të jetë i vulosur. Ata presin që krahasimi i të dy dokumenteve të ndihmojë në zbardhjen e vrasjes së dyfishtë.
    Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar në mbrëmje në një kamping në Finikounda, ku autori i maskuar hyri me forcë në zonën e pritjes ku ndodheshin pronari 68-vjeçar, kujdestari i tij 60-vjeçar dhe një mik i vjetër i tyre.
    Personi i armatosur qëlloi me gjakftohtësi pronarin, duke e plagosur për vdekje, dhe më pas vrau mikun që u përpoq të arratisej. Nipi i pronarit, i cili ishte gjithashtu prezent, arriti të ikë.
    Një punonjës i një stacioni karburanti në zonë deklaroi se dyshuari kryesor kaloi pranë stacionit të tij, i cili ndodhet në rrugën për në Kyparissia, Kalo Nero, duke u drejtuar drejt Pyrgos.
    Punonjësi përshkroi të dyshuarin si një person me lëkurë të errët, trup të hollë dhe të shkurtër. Ai kishte helmetë në kokë, gjë që e bënte të pamundur dallimin e flokëve dhe ngjyrës së tyre.
    Nipi i pronarit përshkroi autorin me karakteristika të ndryshme, duke thënë se ai kishte lëkurë të çelët dhe flokë të verdhë, të drejtë dhe të rrallë, duke shtuar se mendohej të ishte i mitur ose shumë i ri.
    Testamenti:

     

    Top Channel

  • Atentati në Greqi! Pronari grek pasurinë ia kishte lënë shqiptarit, të dy u ekzekutuan në kamping

    Atentati në Greqi! Pronari grek pasurinë ia kishte lënë shqiptarit, të dy u ekzekutuan në kamping

    pamje nga vendngjarja

    GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e dyfishtë në një kamping në zonën e Messenia, Greqi, ku pronari grek dhe punëtori i tij shqiptar u ekzekutuan me armë zjarri mbrëmjen e 5 tetorit. Protothema raporton se pista kryesore për krimin e dyfishtë mbetet ajo e konflikteve për pasurinë, pasi mësohet se biznesmeni ia kishte lënë shqiptarit dhe një të afërmi tjetër.

    Dy persona tashmë janë shoqëruar dhe janë të dyshuar, por ende asnjë i arrestuar. Në pyetje u mor edhe nipi i viktimës, që i mbijetoi plumbave, i cili ka dhënë dëshmi kontradiktore gjatë marrjes në pyetje.
    I dyti është një 17-vjeçar që u soll u mor në pyetje për disa orë nga autoritetet, pasi ai i njihte të dy viktimat – si pronarin e kampingut ashtu edhe kujdestarin shqiptar (punëtori). Policia e dinte që i riu i përkiste rrethit të tyre të ngushtë, pasi ai ishte shpesh me ta gjatë muajve të verës. 
    Skuteri i autorit të krimit që ekzekutoi ftohtësisht pronarin e kampingut dhe kujdestarin e tij në Finikounda u gjet në Ilia, ndërsa, siç duket, distanca e përshkuar nga autori është shumë më e madhe se sa ishte vlerësuar fillimisht. Autori kishte hyrë në kamping si ‘klient i mundshëm’. Kur i është thënë se nuk kishte vende të lira, ai dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka hapur zjarr ndaj pronarit dhe punëtorit shqiptar.
    Mediat greke raportojnë gjithashtu se disa vite më parë ishte tentuar një tjetër sulm ndaj të njëjtit pronar, i cili atëherë kishte shpëtuar për mrekulli./ZËRI

  • Indi/ Arrestohet pronari i kompanisë farmaceutike, prodhoi shurupin e kollës që i mori jetën 17 fëmijëve

    Indi/ Arrestohet pronari i kompanisë farmaceutike, prodhoi shurupin e kollës që i mori jetën 17 fëmijëve

    Policia indiane ka arrestuar pronarin e kompanisë Sresan Pharma, e cila qëndron pas prodhimit të një shurupi kolle, i cili i ka marrë jetën 17 fëmijëve.

    Lajmi u konfirmua nga një oficer i lartë i policisë për agjencinë Reuters.

    S.Ranganathan, pronari i kompanisë me seli në shtetin jugor Tamil Nadu, u arrestua të mërkurën në qytetin Chennai dhe pritet të dalë para gjykatës.

    Të gjithë fëmijët e prekur ishin nën moshën pesë vjeç dhe ndërruan jetë muajin e kaluar pasi kishin konsumuar shurupin ‘Coldrif’, i cili përmbante nivel të lartë të dietilen glikolit, një substancë toksike që përdoret në industri si tretës, antifriz dhe në produkte të tjera jo farmaceutike. Testet laboratorike treguan se përqendrimi i kësaj substance ishte pothuajse 500 herë mbi kufirin e lejuar.

    Pas tragjedisë, shurupi ‘Coldrif’ është ndaluar në disa pjesë të Indisë. Ligji indian kërkon që çdo kompani farmaceutike të testojë jo vetëm lëndët e para, por edhe çdo seri të produktit përfundimtar. Megjithatë, ngjarja ka zbuluar dështime serioze në zbatimin e këtyre rregulloreve.

    Pas rasteve të ngjashme në vitin 2023, ku shurupet indiane u lidhën me vdekjen e më shumë se 10 fëmijëve në Gambia, Uzbekistan dhe Kamerun, qeveria indiane vendosi kontrolle shtesë për eksportet e shurupit të kollës.

    Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka reaguar, duke deklaruar se ky rast i fundit nxjerr në pah një boshllëk të thellë në mbikëqyrjen e barnave të shitura brenda dhe jashtë Indisë. Ajo gjithashtu paralajmëroi se disa nga eksportet mund të jenë realizuar në mënyrë jozyrtare dhe të pakontrolluar.

  • Zjarri shkatërron stallën në Pogradec, pronari në gjendje të rënduar: 170 dele janë djegur të gjalla

    Zjarri shkatërron stallën në Pogradec, pronari në gjendje të rënduar: 170 dele janë djegur të gjalla

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një stallë bagëtish në zonën e Pogradecit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

    Pronari i stallës, Agjërim Kapa, i tronditur nga ngjarja, është shprehur jashtë kamerave se dëmi është i madh, pasi më shumë se 170 dele janë djegur të gjalla. Sipas tij, ende nuk dihet saktësisht shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa hetimet paraprake janë në vijim.

    Në vendngjarje pritet të mbërrijnë emergjencat civile të Bashkisë së Pogradecit, të cilat do të kryejnë vlerësimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga flakët.

  • Për pasurinë? Pse u vranë në kamping shqiptari dhe pronari i tij grek

    Për pasurinë? Pse u vranë në kamping shqiptari dhe pronari i tij grek

    Sipas mediave greke, dy burra u vranë të dielën, më 5 tetor, në një kamping në Foinikunda. Njëri prej tyre ishte shqiptar (punonjës) dhe tjetri pronari i tij grek. 
    Hetuesit e policisë greke kanë përjashtuar si motiv grabitjen, duke u fokusuar te dy pista të tjera, më personale. 
    Pronari i kampingut, me një pasuri të konsiderueshme, ishte sulmuar më parë nga një person i panjohur. Policia po heton nëse bëhet fjalë për të njëjtin person. 
    Një nga pyetjet kryesore është nëse viktimat dhe autori njiheshin dhe nëse ka një person që do të përfitonte nga vdekja e pronarit, i cili kishte lënë si trashëgimtarë vetëm punëtorin shqiptar dhe një të afërm. 
    Sipas raportimeve, autori ishte i ri dhe veproi me kujdes: la motorin jashtë kampingut, hyri pa mbuluar fytyrën (ndoshta duke qenë se aty nuk kishte kamera), qëlloi me armë pronarin grek dhe shqiptarin dhe u largua pa marrë asnjë send. 
    Policia beson se arma e përdorur ishte një pistoletë, pasi nuk u gjetën gëzhoja në vendngjarje. Pronari u vra brenda zyrës së kampingut, ndërsa shqiptari u qëllua teksa tentonte të ikte. 
    Në vendngjarje, ishte edhe nipi i 70 vjeçarit, i cili nuk e ka parë autorin. 
    Ekspertët mjeko-ligjorë kryen ekzaminimin e viktimave më 6 tetor në Korinth dhe pritet që rezultatet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen tragjike.