Tag: pronari

  • I mori 2300 euro një klienti duke u shtirur sikur ishte pronari, vihet në pranga 30-vjeçari në Elbasan

    I mori 2300 euro një klienti duke u shtirur sikur ishte pronari, vihet në pranga 30-vjeçari në Elbasan

    Një 30-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi mashtroi një klient duke i marrë 2300 euro, duke u shtirur sikur ishte pronari.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan, menjëherë pas kallëzimit nga përfaqësuesi i një subjekti privat për transport mallrash, se menaxheri i subjektit i ka vjedhur duke mashtruar, një shumë parash, kanë bërë ndalimin e shtetasit E. S., 30 vjeç, banues në Përrenjas, për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Mashtrimi”.
    Nga veprimet hetimore, dyshohet se në muajin nëntor 2024, 30-vjeçari, me detyrë menaxher i një subjekti për transport mallrash kombëtar dhe ndërkombëtar, i ka marrë një klienti duke e mashtruar se ai ishte pronari, shumën prej 2300 euro.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Përdornin lokalin për shitje dhe përdorim droge, arrestohet 18-vjeçari, shpallet në kërkim pronari i lokalit

    Përdornin lokalin për shitje dhe përdorim droge, arrestohet 18-vjeçari, shpallet në kërkim pronari i lokalit

    Pamje nga operacioni i Policisë

    TIRANË- Një 18-vjeçar është arrestuar, ndërsa një 26-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi e kishin përshtatur lokalin për shitjen dhe përdorimin e drogës. Policia bën me dije se gjatë operacionit, u arrestua 18-vjeçari Ledjon Tosku, punonjës i lokalit, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në këtë aktivitet kriminal, ndërsa pronari i lokalit, 26-vjeçari Gentian Cenaj, u shpall në kërkim.
    Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, policia gjeti dhe sekuestroi armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 4 armë të ftohta që u gjetën në lokal të cilat pronari i lokalit i mbante pa leje. Autoritetet po vijojnë përpjekjet për përpjekjet për arrestimin e pronarit të lokalit, ndërsa materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
    “Vijojnë kontrollet intensive bazuar në inteligjencën policore për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo rast të tentativës për ushtrim të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Mix” janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe të përshtatjes së lokalit për përdorim e shitje të drogës. Shpallet në kërkim pronari i lokalit që kishte përshtatur lokalin për shitje e përdorim droge dhe në lokal mbante armë zjarri pa leje.
    Arrestohet gjatë operacionit “Mix” punonjësi i lokalit, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari të kundraligjshme. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe 4 armë të ftohta që u gjetën në lokal të cilat pronari i lokalit i mbante pa leje. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, në kuadër të operacionit policor “Mix” arrestuan shtetasin L. T., 18 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. C., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.
    Nga kontrolli i lokalit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale. Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimin e plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia./ZËRI

  • Papa Françesku: Disa u lutën që të vdisja, por pronari ynë më la këtu

    Papa Françesku: Disa u lutën që të vdisja, por pronari ynë më la këtu

    Zyra e shtypit e Vatikanit njoftoi këtë mëngjes se “Papa Françesku kaloi një natë të qetë dhe hëngri mëngjes i ulur në kolltukun e dhomës së tij“, në poliklinikën katolike në Romë “Agostino Gemelli”.

    Siç u zbulua gjithashtu, vizita e djeshme e kryeministrit italian Giorgia Meloni tek Papa zgjati afërsisht njëzet minuta. Sipas gazetës Corriere della Sera, Françesku, gjatë bisedës së tyre, dyshohet se i tha Melonit: “disa u lutën që unë të vdisja, por pronari ynë më la këtu”.
    Pasditen e sotme pritet të dalë një njoftim i ri në lidhje me shëndetin e papës.

  • Nexhmije Haradini u vra nga ish pronari, gazetarja zbulon detaje: Autori e kishte kërcënuar! I kishte dërguar bashkëshortit mesazhe ku shkruante….

    Nexhmije Haradini u vra nga ish pronari, gazetarja zbulon detaje: Autori e kishte kërcënuar! I kishte dërguar bashkëshortit mesazhe ku shkruante….

    Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. 

    Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradini e më pas edhe vetën. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Sipas informacioneve dy trupat e pajetë të viktimave janë gjetur tek një nënkalim që është afër furrës. Dy viktimat nuk kanë lidhje familjare me njeri tjetrin. Mësohet se ai e ka ndjekur viktimës pasi ajo ka dalë nga vendi i saj i punës. Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ajo hipi në një furgon që udhëtoi pak kilometra dhe pasi zbriti, u vra në një kalim nëntokësor në fshatin Stanovc. 

    Sipas informacioneve fillestare dyshohet se ajo ka ndërruar vendin e punës, ku ka punuar me bashkëshortin për rreth pesë vite dhe është shpërngulur në një furrë tjetër buke që ndodhet përballë vendit të vjetër të punës në Millosheve. 

    Sipas dëshmisë së familjarëve të së ndjerës vrasja ka ndodhur për arsye xhelozie të ndërrimit të vendit të punës, sepse asnjë arsye tjetër nuk ka pasur për te shprehen ata. Por nga ana tjetër nga informacionet qe qarkullojnë ne media ka pasur edhe dëshmitar ne momentin e ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Gazetarja Majlinda Kovaçi, në një lidhje live në emisionin “Me Zemër të hapur” të autores Evis Ahmeti në News24, ka treguar detaje nga ngjarja.

    “4 vrasje në 3 ditë të tëra me armë zjarri. Sipas kunatit vrasja ka ndodhur për motive xhelozie sepse e ndjera ishte larguar 3 herë nga puna. Rreth 6 muaj kishte ndërprerë kontratën dhe punonte në një lokal përballe biznesit të autorit. Për shkak të konkurencës ai e vret zonjës. Pronari i kishte dërguar edhe një mesazh kërcënues për shkak të konkurrencës, referuar thënieve të familjarëve. Ekzistojnë edhe mesazhe që i ka dërguar bashkëshortit të së ndjerës ku i thotë: Ku po takohemi?”, u shpreh ajo.

  • Pronari i vrau gruan, bashkëshorti i viktimës vë duart në kokë

    Pronari i vrau gruan, bashkëshorti i viktimës vë duart në kokë

    Kosova E Hënë, 24 Mars 2025 19:44
    Dy viktima ishte bilanci i ngjarjes së rëndë në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Pronari i një furre buke ka vrarë punonjësen dhe më pas veten këtë të hënë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka dhënë detaje për mediat vendase për ngjarjen e rëndë.
    Mes banorëve që u mblodhën për të mësuar për ngjarjen, është edhe bashkëshorti i viktimës, i cili ka vënë duart në kokë kur ka zbuluar se gruaja e tij është vrarë.

    Ky është rasti i dytë që trondit Vushtrrinë brenda 24 orëve, pasi vetëm një ditë më parë një 19-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatar.

  • Pse u vra gruaja në Vushtrri? Familjari: Shkak xhelozia nga pronari i furrës

    Pse u vra gruaja në Vushtrri? Familjari: Shkak xhelozia nga pronari i furrës

    Nexhmie Musliu Haradini, 42-vjeç u vra nga ish-pronari i saj, Arsim Morina i cili më pas i dha fund edhe jetës së tij. Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Stanovc në Vushtrri të Kosovës. Sipas familjarëve të gruas së vrarë, vrasja ka ndodhur për shkaqe xhelozie pse ia ka lënë punën.
    Familjari i gruas së vrarë, Rrahim Ajeti, tha se janë në pritje të raportit të obduksionit, për të vazhduar me procedurat e varrimit. Gjithashtu, ai theksoi se ata nuk kanë pasur probleme më herët. ”Ne si familje jemi duke pritur raportin e obduksionit, dhe pastaj për të vazhduar me procedurat e varrimit. Nuk janë mirë, por Zoti ka dashtë kështu. Raport punëdhënës-punëmarrës, nuk kanë pasur probleme”, tha familjari i gruas.

    Djali i të ndjerës, Alaudin Haradini, përmes një fotoje ku shihet në krahës e nënës së tij kur ka qenë foshnjë, ka bërë një dedikim prekës. “InshaAllah n’Xhennet Nana jem”, ka shkruar ai në Facebook. E ndjera u vra me armë zjarri nga Arsim Morina, pronari i furrës ku kishe punuar më herët.

  • Detaje nga krimi në Kosovë! Pronari i furrës së bukës vrau me armë punëtoren, më pas i dha fund jetës së tij!

    Detaje nga krimi në Kosovë! Pronari i furrës së bukës vrau me armë punëtoren, më pas i dha fund jetës së tij!

    Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi para pak çastesh afër Vushtrrisë në Kosovë, ku sipas burimeve të mediave atje, pronari i një furre buke dyshohet se ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
    “Aktualisht nuk kemi informacion të detajuar se çfarë ka ndodhur, por prokurori është përgjigjur thirrjes së policisë dhe po merret me rastin”, ka deklaruar një zyrtar nga policia e Kosovës.
    “Konfirmojmë që janë dy viktima nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve të para një person ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten. Prokurori dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, thanë burime nga policia.
    Kujtojmë se një ditë më parë një vrasje e rëndë tronditi qytetin e Vushtrrisë ku mbeti i vrarë një 19 vjeçar.

  • Nëna e tij u vra nga pronari i furrës në Kosovë, djali i viktimës prek me postimin! Ja shkaku i dyshuar

    Nëna e tij u vra nga pronari i furrës në Kosovë, djali i viktimës prek me postimin! Ja shkaku i dyshuar

    Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Vushtrri të Kosovës, ku pronari i një furre buke vrau me armë punonjësen e tij, 42-vjeçaren Nexhmie Musliu Haradini dhe më pas qëlloi veten.
    Sipas familjarëve të punonjëses, shkak mund të jetë bërë xhelozia, pasi kjo e fundit kishte zgjedhur të punonte diku tjetër.
    Djali i të ndjerës, Alaudin Haradini, përmes një fotoje ku shihet në krahët e nënës së tij kur ka qenë foshnjë, ka bërë një dedikim prekës.
    “InshaAllah n’Xhennet Nana jem”, ka shkruar ai në Facebook. Autori i vrasjes së saj, që ishte edhe pronari i furrës, ishte shtetasi Arsim Morina.