Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka vijuar sot prishjet në qytetin e Librazhdit, si pjesë e zbatimit të projektit me interes publik “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë-Thanë, Faza IV”. Në kuadër të këtij projekti, parashikohet shembja e 22 objekteve deri në katër kate, të cilat ndodhen përgjatë aksit që do të zgjerohet.
Aksioni është shoqëruar me tensione mes pronarëve të objekteve dhe forcave të Policisë së Shtetit. Banorët, objektet e të cilëve janë boshatisur që prej 17 nëntorit 2025, pretendojnë se nuk kanë marrë ende kompensimin financiar për prishjen e godinave dhe kërkojnë pezullimin e procesit deri në përmbushjen e detyrimeve nga shteti. Shefja e Policisë, Nertila Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve të mos pengojnë punonjësit e IKMT-së, duke paralajmëruar se çdo rezistencë do të sjellë pasoja ligjore.
Nga ana tjetër, pronarët kanë reaguar me indinjatë, duke theksuar se nuk kundërshtojnë projektin, por vetëm mungesën e pagesës. Ata kërkojnë praninë e një përfaqësuesi shtetëror që t’i dëgjojë dhe t’i garantojë për të drejtat e tyre.
“Ne nuk kemi marrë lekët, prandaj kundërshtojmë. Objektin e kemi boshatisur, por kush na mbron ne?”, është shprehur një prej pronarëve, ndërsa kërkojnë pezullim të prishjeve deri në marrjen e kompensimit të plotë.
Tag: pronarët
-

IKMT vijon shembjet në Librazhd, pronarët përplasen me Policinë
-

“Ne qyqarëve na mbështet njeri…”IKMT vijon shembjet në Librazhd, pronarët përplasen me Policinë: S’kemi marrë lekët
pamjet nga ngjarja
LIBRAZHD-Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, vijoi sot prishjet në Librazhd për zbatimin e projektit me interes publik, “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë-Thanë, Faza IV” në territorin e qarkut Elbasan. Në kuadër të projektit planifikohet prishja e 22 objekteve deri në 4 kate.
Aksioni është shoqëruar me tensione, ku pronarët e objeketeve që do të shemben kanë debatuar me shefen e policisë Nertila Meta, pasi sipas tyre nuk u është bërë pagesa për kompensimin e prishjes së godiave të tyre. Pronarët deklarojnë se objektet i ka boshatisur që prej 17 nëntorit 2025, por refuzojnë të lejojnë vijimin e prishjeve pasi nuk ka marrë pagesën. Nga ana tjetër Policia i ka paralajmëruar se nëse vijojnë të bëjnë rezistencë do tër procedohen penalisht.
Shefja e policisë: Nëse pengoni punën e punonjësve të IKMT-së, për të cilët Policia e Shtetit është në mbështetje të tyre, ju do procedoheni ligjërisht. Ju lutem mos u bëni pengesë në mbarëvajtjen e punës. Ne jemi në mbështethe të IKMT. Për çdo veprim që ju do pengoni do të mbani përgjegjësi ligjore.
Pronari godinës: Se po thoni që jeni në mbështeteje të tyre. Ne qyqarëve na mbështet njeri, se ju po mbështesni IKMT. A ka ndonjë përfaqësues nga shteti që mbron popullin, na mbron ne qyqarët? Ne qyqarët na mbështet njeri, më qënë se ju mbështetni IKMT? Kur e kemi radhën në për mbrojtje. Ne e kemi boshatisur godinën. Po ju a jeni në dijeni që në nuk kemi marrë pagesën? Ne i kemi marrë masat dhe jemi gati, por nuk kemi marrë pagesën. Ne po kundështojmë për lekët, jo për objektin. Kur e çuat letrën ju a ishit në dijeni që nuk janë dhënë lekët? -

Miratohet fondi shtesë prej 753 mijë lekësh për pronarët që preken nga shpronësimet në ‘Rrugën e Arbrit’
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një fond shtesë lidhur me shpronësimet për ndërtimin e segmentit rrugor “Rruga e Arbrit”.
Sipas vendimit të ri, vlera totale e shpronësimit për pronarët e pasurive të paluajtshme, që preken nga projekti, rritet nga 6.24 milionë lekë në 6.99 milionë lekë, me një shtesë prej 753 648 lekësh, e cila do të përballohet nga buxheti i shtetit.
Sipas këtij vendimi, pronarët e prekur do të kompensohen pasi të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, e cila do të ndjekë të gjitha procedurat e likuidimit.
Po ashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të mbulojë shpenzimet procedurale në vlerën 70 mijë lekë. Në zbatim të vendimit janë ngarkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Agjencia e Kadastrës, ARRSH, si dhe drejtoritë përkatëse të administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qarqet Tiranë e Dibër. -

Kadastra jep 1.2 miliard lekë për pronarët, ja kush përfiton
Këshilli i Ministrave miratoi kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë, Durrës–Kavajë–Krujë, Elbasan, Shkodër, Korçë, Lezhë, Sarandë, Kamzë–Vorë, Pogradec, Lushnjë, Fier dhe Vlorë.
Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 1.2 miliard lekë, për sipërfaqen 112 mijë e 752.5m² pasuri të paluajtshme që përfshihen në këtë proces kompensimi.
Ky vendim ka ndikim dhe përfitim të drejtpërdrejtë te qytetarët dhe pronarët e pasurive të paluajtsh me, që preken nga ndërtimet tashmë të legalizuara, duke garantuar zgjidhje ligjore dhe të drejtë.
435 qytetarë të cilët janë pajisur më parë me vendim legalizimi për objektet e tyre, tani fitojnë të drejtën për të blerë parcelën ndërtimore sipas kuadrit ligjor në fuqi, duke siguruar kështu pronësinë e plotë dhe të ligjshme mbi banesën dhe truallin ku ajo ngrihet.
Nga ana tjetër, 515 pasuri që preken nga ndërtimet pa leje do të kompensohen financiarisht, duke u ofruar pronarëve një zgjidhje përfundimtare dhe të drejtë. Referuar vendimit, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.
Ky vendim është pjesë e angazhimit të qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të vendosur qytetarin në qendër të reformës së pronësisë, duke i dhënë fund pasigurive të krijuara ndër vite për mijëra familje, me qëllim që çdo qytetar shqiptar të ketë një pronë të sigurt, të regjistruar dhe të mbrojtur ligjërisht. -

“Po zbatohen detyrat që la Ramiz Alia në 1989”, ish-prokurori: Reforma në drejtësi, pjesë e Katovicës që pronarët të mos marrin pronat
Ish-prokurori Ervin Karanxha foli me tone të ashpra në Log. News24, lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit të Apelit pasditen e djeshme, nga një pjesëtar i një pale në proces gjyqi.
Karanxha theksoi se reforma në drejtësi ka dështuar, pasi pronarët e tokave ende sorrollaten dhe nuk gjejnë drejtësi për pronat e tyre.
Sakaq, thekson se kushtet në Apel janë të papranueshme dhe nuk mund t’i ngelet faji një roje sigurie që ka lënë të futet në Gjykatë një njeri i armatosur.
Ervin Karanxha: Kur shteti nuk ruan me siguri gjyqtarin është goditje shumë e madhe për shtetin ligjore dhe për këtë propagandë jo shtet, jo reforma. Reforma në drejtësi ka dështuar. Zero. Është bërë pjesë, e Katovicës. Sepse përfaqësuesit e pronarëve, ky ka qenë qëllimi i Katovicës pronarët të mos marrin pronat. Po zbatohen pikë për pikë dhe detyrat që janë marrë në 89 nga fjalimi i famshëm i Ramiz Alisë.
Në apel është mbledhur gjithë Shqipëria. Janë shumë gjyqtarë mangët. Kushtet janë jashtë standardeve sallën e gjyqit, gjyqtari hyn me palët. Nuk ka hyrje. Është jashtë kushteve teknike. Njerëzit dhe gjyqet vijnë vërdallë. Aty dyndet gjithë Shqipëria. Si mundet një roje tek pull të bëjë sigurinë aty?!
U investua mld dollarë në reformën në drejtësi dhe nuk ke asnjë godinë të re. Ku do hyjnë njerëzit, gjyqtarët, palët e viktimës. Aty futen bashkë. Mund të kërcasë dhe grushti. Gjykata e Apelit është jashtë kushteve teknike. Aty vetëm punohet rifurxho. Është problem i thellë. -

SYRI TV/ Shembjet e IKMT zbulojnë korrupsionin, Denoncimi i fortë i Sakollarit: Mariglen Qato kërkoi 200 mijë euro
IKMT ka zbarkuar të shtunën (4 tetor) në zonën e Kombinatit për të shembur disa godina me 12 biznese me 200 punonjës. Pronarët kanë dhënë dëshmi tronditëse duke denoncuar ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë Mariglen Qato se u ka kërkuar 200 mijë euro që objektet të mos shemben. Edhe përpara zgjedhjeve të 11 majit tha Sokol Sakollari, inspektorë të shtetit i kanë kërkuar 50 mijë euro. Tjetër skandal që u vu në dukje është se shembjet po tentohen të behen kundër vendimit të gjykatës që iu ka dhënë të drejtë bizneseve.
Nga SYRI TV
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në zonën e Kombinatit për shembjen e një godine në të cilën operojnë 12 biznese dhe ka të punësuar 200 qytetarë.Pronarët publikojnë kontratat e blerjes së dy pronave përmes bankave dhe në mënyrë të rregullt, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë iu ka dhënë të drejtë atyre.E ndërsa çështja është apeluar nga Bashkia e Tiranës dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë, pronarët dhe punonjësit u gjendën përballë fadromave të IKMT-së dhe Bashkisë, të cilat i denoncojnë se në vend të këtyre objekteve do të ndërtohen pallate. Pronarët janë njoftuar për shembjet vetëm 18 orë përpara se fadromat të mbërrinin në Kombinat. Sako Sakollari, një nga pronarët bëri një denoncim të fortë, ku tha se që nga drejtorët deri tek inspektorët e thjeshtë kanë kërkuar para në kohë të ndryshme. Ai pretendoi se 3 vite më parë nga Mariglen Qato, sot i arrestuar për korrupsion, iu kërkuan 200 mijë euro që të mos prishej objekti.
“Pardje pasi bëmë llafe, dhe u thashë nuk paguaj asnjë lek, më tha shko tako shefin lart. Policia ta verifikojë. Shefi para tre vitesh na kërkoi 200 mijë euro. Para 3 muajsh na erdhën 2 inspektorë e na kërkuan 50 mijë euro për fushatë. Erdhën në emër të IMT’ tha Sakollari.
Më tej Sakollari vuri në dispozicion dokumente që provojnë se Bashkia dhe IKMT dalin kundër vendimit të gjykatave. Më tej ai theksoi se prishja e këtyre objekteve bëhet me qëllim që 5D-të e Bashkisë së Tiranës që janë në burg, të ndërtojnë pallateVeç dëmit ekonomik për pronarët e objektit ajo çfarë rëndon edhe më tej situatën, është mbyllja e një sërë bizneseve dhe mbyllja e hapësirave për punë për mbi 200 qytetarë.
-

Studimi zbulon se qentë janë më të vështirë për t’u trajnuar që nga pandemia e COVID-it
Qentë janë bërë më të vështirë për t’u trajnuar që nga pandemia e COVID-19, sipas një studimi të ri.
Studimi, që përfshiu më shumë se 47,000 qen shtëpiakë dhe pronarët e tyre, tregoi se qentë e regjistruar në hulumtim pas vitit 2020 kishin mesatare më të ulëta të vlerësimit për aftësinë e trajnimit.
Rrethanat “unike” të pandemisë, si fakti që më shumë qen u adoptuan nga strehimoret ose që pronarët ishin më të stresuar se zakonisht, mund të kenë luajtur një rol, thonë shkencëtarët amerikanë.
Kërkimi analizoi katër vite të dhënash të raportuara nga pronarët dhe përfshiu më shumë se 47,000 kafshë në kuadër të Dog Aging Project. Motivimi fillestar ishte të zbulohej se si pandemia e COVID-19 ndikoi tek mirëqenia e qenve.
Studiuesit shqyrtuan posaçërisht prirjet në frikë, vëmendje dhe entuziazëm, agresivitet dhe aftësi trajnimi, duke u bazuar në të dhëna të raportuara nga pronarët për periudhën 2020–2023.
Një ndër drejtueset e studimit, dr. Courtney Sexton, nga Virginia-Maryland College of Veterinary Medicine, tha: “Pamë se faktorë të caktuar, si faza e jetës së qenit, seksi dhe madhësia e tij, kishin njëfarë ndikimi në sjelljen e tyre.
“Është interesante se gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, nuk patëm ndryshime thelbësore në profilet e përgjithshme të sjelljes së qenve nga viti në vit, ndonëse mund të kishim pritur ndryshe duke pasur parasysh ndryshimet në mjedis dhe rutina që shumë po përjetonin atëherë.”
Por studimi zbuloi një përjashtim të dukshëm lidhur me aftësinë për t’u trajnuar.
Qentë e regjistruar në studim pas vitit 2020 patën rezultate mesatare më të ulëta në aftësinë e trajnimit, krahasuar me ata që ishin regjistruar tashmë në 2020 si të rritur dhe që, sipas studiuesve, ndoshta kishin përfituar nga përvoja e trajnimit para pandemisë.
Edhe pse të dhënat nuk japin një shkak përfundimtar, ekipi i kërkimit mendon se rrethanat e veçanta të pandemisë, si adoptimi më i madh i qenve nga strehimoret ose pronarët më të stresuar dhe më pak të aftë të përkushtonin kohë për trajnim, mund të kenë qenë faktorë kontribuues.
Dr. Sexton tha: “Ajo që ishte interesante është se ndryshimi në raportimet për aftësinë e trajnimit mes vitit të parë dhe vitit të fundit ishte më i vogli nga të gjitha mesataret.
“Është një rëndësi e vogël statistikore, por mund të tregojë se qentë, ose pronarët e tyre, po rimëkëmben.”
Studiuesit thonë se studimi, i publikuar në revistën PLOS One, vendos një pikënisje “vendimtare” për të kuptuar sjelljen e qenve në shkallë të gjerë.
Dr. Sexton tha: “Me këto të dhëna, jemi të entuziazmuar që kemi tani një pikënisje nga e cila mund të vazhdojmë të ndjekim ndryshimet në sjelljen e dhjetëra mijëra qenve teksa plaken, gjë që në fund do të na ndihmojë të kuptojmë se si lidhen sjellja dhe shëndeti.”
Ajo shtoi: “Kur ke një bazë të dhënash kaq të madhe, vërtet e sheh fuqinë e numrave.
“Edhe pse nuk mund t’i kuptojmë të gjithë faktorët, kur gjejmë një rëndësi statistikore, ka gjasa që aty të ketë diçka me vlerë për t’u menduar në kontekstin e botës reale.”
Studiuesit thonë se puna e ardhshme do të eksplorojë se si faktorë të tillë si vendndodhja e qenit ose mirëqenia e tij mund të ndikojnë tek sjellja me kalimin e kohës. / Earth – Syri.net
-

Bolzano ankohet për pastërtine: Propozohet taksë për qentë dhe pronarët e tyre
Autoritetet në Bolzano, në Italinë veriore , kanë propozuar një tarifë prej 1.50 eurosh për natë për qentë që vizitojnë provincën dhe një tarifë prej 100 eurosh në vit për qen për pronarët e qenve që jetojnë në zonë.
Nëse masa miratohet nga këshilli provincial, një pjesë e të ardhurave do të përdoret për të pastruar mbeturinat e qenve në rrugë, raporton Guardian.
Kjo vjen pas një politike të dështuar të zbatuar vitin e kaluar që kërkonte që qentë t’i nënshtroheshin testeve të ADN-së për të identifikuar ata që ishin përgjegjës për jashtëqitjet e tyre.
Pronarëve të qenve u kërkohej t’i nënshtronin kafshët e tyre shtëpiake një testi prej 65 eurosh, rezultatet e të cilit u shtuan në një bazë të dhënash. Vetëm një numër i vogël pronarësh e zbatuan.
Louis Valcher, këshilltari që nxiti masën tatimore, i tha medias italiane se taksa e propozuar ishte e drejtë sepse “i përket ekskluzivisht pronarëve të qenve” dhe se përndryshe i gjithë komuniteti do të duhej të mbante koston e jashtëqitjeve të qenve.
Ai shpreson që masa, e cila do të financojë gjithashtu parqe të reja për qen, do të hyjë në fuqi nga viti 2026. Megjithatë, propozimi nuk është pritur me entuziazëm, veçanërisht në dritën e politikave miqësore ndaj qenve të futura në pjesë të tjera të Italisë.
Veçanërisht, aeroporti Fiumicino i Romës hapi këtë javë një hotel luksoz të projektuar për t’u ofruar qenve një vend të rehatshëm për të qëndruar ndërsa pronarët e tyre udhëtojnë. Në të njëjtën kohë, ITA, linja ajrore kryesore e Italisë, ka lejuar qentë e mëdhenj dhe të mesëm të udhëtojnë në kabinë. -

Slot e konfirmon: Pronarët e Liverpool-it paguan kontratën e plotë të Diogo Jota për familjen
26 Shtator 2025
14:07
Alfred Lleshi
Arne Slot foli me shumë emocion për vdekjen tragjike të Diogo Jotës, në një aksident rrugor në korrik. Trajneri i Liverpool-it konfirmoi se klubi ka derdhur të gjithë shumën e kontratës së tij, deri në vitin 2027, rreth 15.5 milionë euro, në favor të bashkëshortes Rute Cardoso dhe fëmijëve: “Shpesh pronarët kritikohen, por mënyra si vepruan ishte shembullore. I kanë shlyer çdo gjë që parashikonte kontrata. Mund të duket normale, por në futboll nuk është aspak e zakonshme”.
Jota ishte ende i lidhur me Liverpool-in edhe për dy sezone, kur ndodhi tragjedia. Slot vlerësoi reagimin e tifozëve dhe shokëve të skuadrës, që nderuan kujtimin e tij me lule, këngë dhe mbështetje për familjen: “Dhimbja e përjetuar nga i gjithë qyteti tregon sa i veçantë është ky klub. Është e pabesueshme ajo që kanë bërë tifozët tanë dhe lojtarët”.
Trajneri holandez pranoi gjithashtu vështirësinë e përditshmërisë, pas tragjedisë: “Jeta vazhdon, por është e dhimbshme të mendosh çfarë përjetojnë ata çdo ditë”.
-

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura
Policia Bashkiake në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë makina të vjetra, jo funksionale dhe që mbajnë të bllokuara hapësirat publike pa të drejtë.
Policia njofton pronarët që të heqin në mënyrë vullnetare këto makina për të shmangur gjobat dhe masat e tjera si dhe për të kontribuar për një mjedis më të pastër.
Aktualisht ka nisur një proces njoftimi duke vënë paralajmërime në makinat e braktisura, teksa iu kërkohet dhe qytetarëve që të ndihmojnë me foto për heqjen e këtyre mjeteve nga rrugët.