Tag: pronar

  • Detaje nga atentati në Elbasan/ 43-vjeçari pronar i një karburanti dhe rrjeti taksish, rezulton me precedent penal! Ja si ndodhi ngjarja

    Detaje nga atentati në Elbasan/ 43-vjeçari pronar i një karburanti dhe rrjeti taksish, rezulton me precedent penal! Ja si ndodhi ngjarja

    Biznesmeni Mondi Mëhalla u gjet i vrarë mbrëmjen e kësaj të diele brenda një mjeti pranë karburantit të tij në Elbasan.
    Mësohet se 43-vjeçari sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjet. Autorët kanë qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë.Lexo edhe :Related Posts
    Vizion Plus mëson se Mëhalla rezulton pronar i një karburanti në Elbasan si dhe i një rrjeti taksish.

    43-vjeçari Mondi Mëhalla nuk është person i panjohur për blutë e Elbasanit. Ai rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.
    NJOFTIMI I POLICISË:
    “Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
    Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”.

  • EMRI- Kush është biznesmeni që mbeti i vrarë në Elbasan, pronar i karburantit

    pamje nga vendngjarja

    ELBASAN- Mondi Mëhalla, është viktima e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Biznesmeni Mëhalla është gjetur i plagosur rëndë në mjetin e tij, dhe nuk iu ka shpëtuar plagëve të marra. 
    Burime bëjnë me dije se Mëhalla është një biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit, pronar i një karburanti në Unazës Jugore, ndërsa së fundi kishte dhe një rrjet taksish që operonin në qytet.
    Vrasja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë karburantit në pronësi të Mëhallës, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, me qëllim kapjen e autorëve./ZËRI

  • Berisha: Pronar i kompanisë Integrated Energy SPV është Edi Rama me të tjerët!

    Berisha: Pronar i kompanisë Integrated Energy SPV është Edi Rama me të tjerët!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Ta bëjmë pronar prurësin e rrushit prej çeliku”, Rama ironizon zaptimet e hapësirave publike: U shpërnda në gjithë Shqipërinë si një mortje

    “Ta bëjmë pronar prurësin e rrushit prej çeliku”, Rama ironizon zaptimet e hapësirave publike: U shpërnda në gjithë Shqipërinë si një mortje

    “Do mbetet në historinë e zhvillimit, pergoalatë mendon një hardhi plot gjelbërim dhe rrush, është hekur, kartonxhes dhe llamarinë dhe u shpërnda në gjithë Shqipërinë si një mortje, u kthye në një argument për të legalizuara ndërtimin e paligjshëm mbi trotuar, duke marrë lejet nga bashkitë që ta sjellë pseudo pergolatën poshtë pallatit dhe bëjmë pronar prurësin e rrushit prej çeliku, pas heqjes do sjellim shumë më tepër natyrën, një karrige jashtë duhet të kontribuojë me një pemë”, tha Rama.
    ne perditesim…

    Top Channel

  • Ndërmjetësi i Olsit dhe Shkëlzenit dhunues gazetarësh, ja si i legalizoi Edi Rama 16 mijë metra katror ndërtim pa leje

    Ndërmjetësi i Olsit dhe Shkëlzenit dhunues gazetarësh, ja si i legalizoi Edi Rama 16 mijë metra katror ndërtim pa leje

    Julian (Lul) Morina, biznesmen i njohur në sektorin e ndërtimit dhe energjisë, ka kërcënuar hapur gazetarin Almer Toska, drejtues i portalit Timoni.al, pas publikimit të një investigimi mbi aktivitetet e tij të dyshuara kriminale. Investigimi nxori në pah lidhjet e Morinës me politikën, përfitimet përmes lejeve të ndërtimit, si dhe të kaluarën e tij të dyshuar si trafikant droge dhe trafik femrash në vitet ’90. Pas publikimit, Morina ka përdorur gjuhë kërcënuese për të frikësuar Toskën.
    Legalizimi i ndërtimeve pa leje
    Lul Morina është pronar i kompanisë “Xhelus Konstruksion”, e cila ka ngritur katër godina në zonën e Liqenit të Thatë dhe Rrugës së Elbasanit në Tiranë, me një sipërfaqe totale ndërtimore pa leje prej 16 mijë m². Pavarësisht refuzimit fillestar të legalizimit, ndërhyrja politike ka mundësuar që objekti të legalizohet. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku i ofroi Morinës dy mundësi simbolike: pagimin e objektit me çmimin e tregut ose dhurimin e tij për banesa sociale ose zyrtare. Në praktikë, ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama garantoi legalizimin e ndërtesës, duke e bërë një ndërtim pa leje të ligjshëm.
    Prapaskenat politike dhe dyshimet
    Sipas burimeve në qarqet politike dhe të biznesit, Morina shihet si një ndër personat që mund të ketë rolin e një koordinatori të mundshëm mes familjeve Rama dhe Berisha.  Dyshohet se ai është pika lidhëse midis Olsi Ramës dhe Shkëlzen Berishës. Gazeta “Sot” raportoi në një artikull të kaluar se biznesmeni dyshohet se ka kërkuar së fundmi të bëjë një udhëtim jashtë shtetit me dyshen në fjalë.
    Kush është biznesmeni Lul Morina?
    Gjithashtu sipas raportimeve mediatike, emri i Lul Morinës doli edhe një herë në vitin 2019 gjatë historisë së pazakontë të vëllezërve indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, të dyshuar për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliard USD përmes një skeme më kreditë bankare në Indi. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë qindra milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata. Dy vëllezërit indianë gjetën strehë në Shqipëri, ndërsa u pajisën me nënshtetësi nga Ilir Meta, ndonëse drejtësia indiane i kërkonte në të gjithë botën për pastrim parash. Ata krijuar në vitin 2017 dy kompani ndërtimi “Tulja Real Estate” dhe “Laxmi Real Estate&Investment”, ndërsa dhjetor 2018 hynë në ortakëri me 50 % të aksioneve me Lul Morinën, në kompaninë “DRYMADES DREAM”, e cila mes aseteve ka edhe resortin e njohur “DRYMADES DREAM” në Dhërmi. Dy vëllezërit blenë 50 % të aksioneve për 100 mijë euro. Tre muaj më pas, Lul Morina i merr sërish 50 % të aksioneve, përmes kompanisë ‘Rinia 04’, duke u dhënë dy vëllezërve indianë një apartament në Vlorë. Përpos kompanisë “DRYMADES DREAM”, Morina është pronar i disa kompanive të tjera NDËRTIMI si ‘Rinia 04’, kompania e ndërtimit  Xheluks Construksion me të cilën ndërtoi pallatin pa leje si dhe pronar i kompanisë, themeluar në vitin 2022, më objekt zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese të energjisë elektrike fotovoltaike. Përmes kompanisë ‘Rinia 04’, Morina ka qenë pronar i kompanisë VILDRI, e cila ka fituar kontrata për ndërtim hidrocentralesh, ku më pas ia kaluar aksionet kompanisë Alpet Energy. Lul Morina njihet edhe si ish donator i Klubit të Futbollit Tirana. Madje, në fund të vitit 2019, Morina shprehu interesin për t’i blerë Bashkisë së Tiranës 34 % të aksioneve të Klubit Tirana. “Me sa di unë, ekipi ka pasur dhe ka disa borxhe të mëparshme që ekzistonin që kur isha unë pjesë e Tiranës. Nuk kam një pasqyrë të qartë të situatës dhe borxheve. Fakti që dua të hyj në këtë klub dhe të marr aksionet e bashkisë ka përgjegjësi më vete. Këtë lëvizje e bëj për të ndërtuar diçka më të mirë, për të ngritur Tiranën atje ku e ka vendin”, tha Julian Morina.

  • U shpall në kërkim nga SPAK, Julian Balla pronar i resortit luksoz dhe vilës 1 mln euro në Dhërmi

    U shpall në kërkim nga SPAK, Julian Balla pronar i resortit luksoz dhe vilës 1 mln euro në Dhërmi

    Julian Balla, person në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të operacionit të madh kundër një organizate shqiptare të trafikut ndërkombëtar të kokainës, rezulton të jetë pronar i dy pasurive luksoze të sekuestruara nga autoritetet.
    Sipas të dhënave zyrtare, Balla është pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj, Durrës — kompleks turistik ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare — si dhe i vilës “ELYSIAN” në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë, me sipërfaqe rreth 378.2 m² dhe vlerë tregu rreth 1 milion euro.
    Burime nga hetimi konfirmojnë se Balla mban edhe postin e presidentit të klubit të futbollit “Erzeni”. Ai akuzohet si pjesë e një strukture kriminale të përfshirë në trafikimin e sasive rekord të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës dhe në pastrimin e fitimeve përmes investimeve në pasuri të paluajtshme dhe biznese.

  • Serb dhe maqedonas pronarë të Muzeut të Alfabetit Shqip, si u tjetërsua pronësia?

    Serb dhe maqedonas pronarë të Muzeut të Alfabetit Shqip, si u tjetërsua pronësia?

    Muzeu i Alfabetit në Maqedoninë e Veriut nuk ka ende të zgjidhur çështjen e pronësisë.

    Në katin përdhe janë ende të dukshme reklamat e bizneseve. Kjo pasi kati përdhe dhe një pjesë e oborrit është në pronësi private.

    Ndonëse shtëpia ka qenë në pronësi të atdhetarit Fehim Zavalani, në kadastrën e Manastirit emri i tij nuk rezulton asgjëkundi. Regjistrimi i parë i kësaj prone në kadastër është bërë në vitin 1932. Çuditërisht shtëpia me sipërfaqe 266 m2 dhe 500 m2 oborr rezulton në pronësi të Jovanovic Kirkova Hrisulla, nga Manastiri.

    Më 1964, me vendim trashëgimie në kadastrën e Manastirit shkruhet se Kirkova mban gjysmën e kësaj pasurie, ndërsa gjysmën ua kalon dy djemve: Kirkova Jovanov Mirosllav dhe Kirkova Jovanov Darko.

    Në 1972 bëhet një ndarje e re dhe Darko pjesën e tij ia dhuron vëllait, Mirosllav.

    Më 1981 përsëri me vendim nga komuna dhe nga gjyqi themelor shkruhet se Kirkovic Jovan Mirosllav, i cili rezulton pronar i kësaj prone, jeton në Beograd. Pra një serb bëhet pronar i shtëpisë së Alfabetit të gjuhës shqipe.

    Më 1982 me kontrate për shit blerje nga gjyqi themelor Manastir, shënohen se Kirkovic Jovanov Mirosllav është pronar me 1/4 dhe komuna e Manastirit pronare me 3/4 e oborrit.

    Më 1986 nëpërmjet gjyqit themelor të Beogradit shënohet pronar Ziziç Jovan. Në vitin 2003 me vendim për transformim te tokes si pronar rezulton Zizic Jovan me 1/4 të oborrit dhe komuna e Manastirit me ¾.

    “Inside Story” ka mundur të sigurojë dokumentin nga Kadastra e Manastirit që tregon se edhe sot e kësaj dite pronar i oborrit, është Ziziç Jovan.

    Më 2009, kur edhe kjo shtëpi u kthye në muze, me matjen e re me hapësire 988 m2, katin përdhe e merr Millovshski Zllatko. Si pasojë e çështjes së pronësisë së pazgjidhur, muzeu i ka duart e lidhura.

    “Një e katërta e oborrit është pronë private, ndërsa tre të katërtat i përket komunës së Manastirit. Kam bërë kërkesë që të na e hedhin në pronë dhe ta kemi ne si institucion.Kati përdhe, dy dyqanet, nuk janë në pronë të muzeut por janë në shfrytëzim të muzeut, ministria e kulturës na jep një fond prej 1500 euro në muaj që i paguan si qira”, u shpreh Zait Aliu, Drejtor i Muzeu të Alfabetit.

    Problemet e shumta por edhe përmbajtja e vakët kanë bërë që muzeu të mos ketë vizitorë, përveçse ditën e alfabetit.

    “Jo vetëm për 22 nëntor, ne kemi nevojë për gjatë gjithë vitit të kemi vizitorë, se një muze pa vizitorë është si një muze i vdekur. Muzeun e mbajnë të gjallë vizitorë”, u shpreh Zait Aliu.

  • Kush është Erion Gina? Kunati i Sandrit bashkë-pronar me Dhjusin në 17 kullat nga 30 kate tek Liqeni i Farkës

    Kush është Erion Gina? Kunati i Sandrit bashkë-pronar me Dhjusin në 17 kullat nga 30 kate tek Liqeni i Farkës

    “Të fala Sandrit!” me kullat rresht, resorte në Jug e miliona € qoka…
    Ditën e djeshme raportuam përfitimin e një lejeje të frikshme ndërtimi në liqenin e Farkës ku bëhej fjalë për ngritjen e 17 kullave nga 30 kate secila, projekt që do të betonizojë totalisht njërën prej të pakëtave hapësira të gjelbra në Tiranë.
    Pronarë të kullave është Dhjus Bushaj, kamufluesi i pasurive të oligarkëve të vendit dhe Erion Gina, kunari i Aleksandër Frangaj, i cili njihet më së miri për lidhjet blu-mavi dhe qokat e përfituara ndër vite nga pushteti e opozita.
    Gina, është njëri prej kamufluesve kryesorë të pasurive të Frangajt, lejet e përfituara të ndërtimit e kanalizimit të të ardhurave. Vëllai i gruas së tij ka përfituar një sërë lejesh nga kryeqyteti e deri në Jug që i ka kamufluar në emër të vet si sipërmarrës.
    Por kush është Erion Gina?
    Ai rezulton pronar i disa kompanive, ndër to: EBG Group; Lion Construction pasi më në fund vendosi të mos qëndronte më në hije dhe të dilte de jure pronar duke blerë 50% të aksioneve të kompanisë nën pronësinë e Dhjus Bushajt, me të cilin ndan edhe gjysmën e pronësisë në kompaninë Golden Key; dhe së bashku me Dhjusin ndan edhe me Lenc Gjikurinë (një nga pjesëtarët e grupit kamuflues të Frangajt), 33% të aksioneve në kompaninë Seaside Construction.
    Me kompaninë Golden Key në bashkëpunim me Gjikurinë, Gina ka përfituar leje ndërtimi mbi tokë shtetërore në Drimadhë.
    Sipas dokumenteve zyrtare, kompania “Golden Key” e Ginës, është regjistruar më 19 korrik 2021, ndërsa leja për resortin “Drymades Villas” është dhënë katër muaj më parë, më 17 maj 2021, një mashtrim që përbën vepër penale.
    Më 8 mars 2023, u shtua me leje të shtetit edhe 2500 m² tokë dhe 22 vila të tjera në këtë projekt, duke e shpallur “Investim Strategjik”, në mënyrë që të shmangej pagesa për tokën dhe taksat përkatëse.
    Lejet vazhdojnë për një resort që quhet Village Square, resort rezidencial dhe turistik do të ndërtohet në Dhërmi nga kompania Seaside Construction. Gina po ashtu ka përfituar leje për ndërtimin e një kompleksi vilash në Mjull Bathore e shumë të tjera.
    /JOQ/

  • ‘Plas lufta’ në Ksamil, dy biznesmenë në konflikt për çadrat në plazh! Skena dhune në bregdet,shokohen pushuesit

    ‘Plas lufta’ në Ksamil, dy biznesmenë në konflikt për çadrat në plazh! Skena dhune në bregdet,shokohen pushuesit

    Konflikti për shfrytëzimin e një hapësirë plazhi ka degraduar në përplasje fizike mes dy biznesmenëve që aktivitetin e tyre e ushtrojnë në bregdetin e Ksamilit, duke dhuruar skena të patolerueshme për pushuesit në mes të sezonit turistik.

     Dy  biznesmenë, njëri pronar i një lokali dhe tjetri pronar i një hoteli  janë përfshirë në një sherr për shfrytëzimin e hapësirës së plazhit.

    Sherri që duket që nuk ka lindur sot  por është i mbartur është mesAlbert Pashaj pronar i “Euro Hotel” në Ksamil dhe Agim Taraj pronar i “Sunset Beach bar”po në Ksamil.

    Syri TV ka siguruar një video të ngjarjes që mendohet se ka ndodhur sot në mesditë kur pranë plazhit shihet një person i mbuluar me gjak në fytyrë dhe një tjetër që largohet.

    Personi i gjakosur është Albert Pashaj, i cili në një moment merr në dorë dhe një tullë. Personi që largohet është Agim Taraj

    Ndërkohë në video dëgjohet zëri i një gruaje të tronditur që duket se mund të jetë dhe ajo që filmon që i drejtohet personin që largohet me: Plehër.

    E gjithë skena e potolerueshme e dhunës ka ndodhur paraditen e së shtunës (19 korrik 2025) në sy të dhjetëra pushuesve të cilët janë shokuar dhe frikësuar nga skena.

    Zona e lakmuar nga dy pronarët për të vendosur çadra, ndodhet në hyrje të vijës bregdetare të Ksamilit, dhe është caktuar nga bashkia si hapësirë për plazh publik.

    Pashaj pretendon se është hera e dytë që dhunohet, pasi është goditur nga Taraj edhe në 6 qershor në afërsi të të njëjtit vend.

    Nga ana tjetër familjarët e Agim Tarajt akuzojnë pronarin e “Euro Hotel Ksamil”, Albert Pashai se ka nisur konfliktin pasi së bashku me familjarë të tij, është paraqitur në ambientet e ‘Sunset Restorant Ksamil’ në pronësi të Agim Tarajt dhe ka hedhur pije në tokë e fyer kamarierin. Pas këtij veprimi, kamarieri ka reaguar duke e goditur fizikisht.

    Në pamje shihen karrige përtokë dhe xhama të thyer. Familjarët thonë se Agim Tafaj nuk ka qenë pjesë e konfliktit, ndryshe nga si është raportuar, por është shoqëruar në polici vetëm si person në dijeni.

     Policia ende nuk ka dhënë detaje për këtë konflikt, dhe aktualisht hapësira e plazhit që ka shkaktuar konfliktin është plazh publik. 

  • “Do ta shikosh o plehrë”, dy biznesmenët në Ksamil përleshen për çadrat e plazhit

    “Do ta shikosh o plehrë”, dy biznesmenët në Ksamil përleshen për çadrat e plazhit

    Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Ksamil, ku një konflikt i ashpër mes dy biznesmenëve lokalë ka përfunduar me dhunë fizike.

    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i lënduari është Albert Pashaj, pronar i “Euro Hotel Ksamil”, i cili është sulmuar me sende të forta brenda ambienteve të hotelit të tij. Si autor i dyshuar i dhunës identifikohet Agim Taraj, pronar i “Sunset Restorant Ksamil”.
    Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ardhur si pasojë e një konflikti për menaxhimin dhe vendosjen e çadrave në hapësirën përballë hotelit, pjesë e vijës bregdetare që shpeshherë është bërë burim mosmarrëveshjesh mes subjekteve private në zonat turistike të jugut.
    Dyshohet se shkaku kryesor i përplasjes lidhet me pretendimet mbi pronësinë dhe kontrollin e territorit në plazh, një problem që ka marrë përmasa shqetësuese sidomos gjatë sezonit turistik veror, ku fluksi i lartë i pushuesve sjell edhe tension mes operatorëve lokalë.
    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit, ndërkohë që Pashaj është dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Agim Taraj pritet të merret në pyetje nga autoritetet.

    Top Channel