Tag: prona

  • “Pronat e shqiptarëve nuk do shkojnë më tek shokët e Ramës”, Basha me pronarët tek Pazari i Ri në Tiranë: Ku është e…

    “Pronat e shqiptarëve nuk do shkojnë më tek shokët e Ramës”, Basha me pronarët tek Pazari i Ri në Tiranë: Ku është e…

    Drejtuesi politik i Koalicionit euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Nevila Nika, Fatos Brahaj dhe Andi Prifti, vijoi takimet ditën e sotme me disa pronarë në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë, për të diskutuar për një nga plagët më të mëdha të padrejtësisë në Shqipëri: pronën e mohuar mijëra familjeve për dekada me radhë.
    Basha tha se programi i Koalicionit Euroatlantik, paratë dhe pronat e shqiptarëve nuk do të shkojnë më në xhepat e shokëve të Ramës, por do t’u ofrojë shqiptarëve një zgjidhje të qartë dhe të zbatueshme, si:Kthim të menjëhershëm të pronës ku është e lirë;Kompensim me vlerë tregu ku prona është zënë;Obligacione shtetërore të pagueshme çdo vit me 1/20 e vlerës;Regjistrim me parimin Uti Posidetis – çdokush të mbajë atë që ka në përdorim ligjërisht.
    Pjesë nga fjala e Bashës:
    Parimi i programit tonë është ky, prona ku është e lirë kthehet menjëherë tek pronari. Shteti automatikisht heq dorë nga çdo procedurë administrative, nga çdo proces gjyqësor, kundër pronarit që e ka pronën të lirë, pjesërisht apo totalisht. Aty ku pronanuk është e lirë, aty kompensohet me vlerë tregu. Dhe këtu është ndryshimi kryesor me qasjen që ka pasur kjo qeveri, por me thënë të drejtën edhe më përpara. Përpara ka pasur zvarritje. Kjo zgjidhet me vullnet politik, rikthehet prap tek parimi kryesor që është: prona e lirë i kthehet pronarit, prona jo e lirë kompensohet me vlerë tregu. Këtu vijmë tek çështja e vlerës. Ne kemi futur ekspertët tanë financiar për ta parë këtë dhe ata kanë arritur në një vlerë prej afro 8 miliardë euro.
    Sepse janë pronat e zaptuara të pa dëmshpërblyera nga shteti, prona të tjera të zaptuara nga 7501, se zaptim është edhe 7501 dhe prona të zaptuara gjatë lëvizjeve demokrafike 90-2025 që është procesi legalizim formalizim. Fatura e këtyre tre zaptimeve, zaptime janë këto të treja, është afro 8 miliardë euro. 8 miliardë euro ne e kemi ndarë në 20 vite. Dhe është afërsisht 400 milionë euro në vit fatura për t’u dëmshpërblyer pronarët. Por sistemi, parimi me të cili do të funksionojë është obligacion shtetëror ku titulli njihet menjëherë dhe kthehet në një të drejtë të pronarit për ta monitizuar me 1/20 çdo vit për 20 vite. Prona e zonjës ka vlerë 1 milion euro, po e marr për thjeshtësi, të njihet obligacioni po marrë shembull 1 milion euro nga Banka e Shqipërisë, garante Banka e Shqipërisë plus Buxheti i Shtetit shqiptar. Me ekzekutim 1/20 vit për vit. Me titull ekzekutiv.
    Dhe ky është një instrument që është përdorur në Kroaci dhe në disa vende të tjera se ne kemi parë se si mund ta bëjmë këtë punë dhe kemi kërkuar ekspertët më të mirë, gjermanët na e kanë këshilluar. 1/20 në vit, ti tani ke dy rrugë. Ose do marrësh 1/20 në vit për 20 vite, ose do të shkosh me këtë obligacion, se ky është si aksionet në një kompani, do shkosh në bankë dhe i thua unë kam këtë obligacion, me sa ma përkthen ti mua këtë. Tek një 1 milionëshi futet vlera e tregut përfshirë interesin sipas interesave të depozitave të Bankës së Shqipërisë, me projeksionin e atij momenti por që korrigjohet gjatë kohës. Ndonjëherë interesat bien, zakonisht kur duan të stimulojnë ekonominë, ku ka shumë lekë interesat rriten.
    Pra gjithçka është brenda asaj, nuk është diçka që me ta bo me hile. Pra, në qoftë se ndodh një flikuacion i papritur, interesat rriten me 5% në vit, sigurisht ai 5% inkuadrohet tek 1 milionëshi. Prandaj themi ne me vlerë tregu. Kjo është ta kuptoni mirë sepse është diçka shumë e drejtë.

  • “Keni dhe 5 vite kohë për të blerë prona”, Rama thirrje dibranëve, batuta për Matin: Ju jeni të mretit, u ngel hatri nëse…

    “Keni dhe 5 vite kohë për të blerë prona”, Rama thirrje dibranëve, batuta për Matin: Ju jeni të mretit, u ngel hatri nëse…

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në Peshkopi më gratë e vajzat e qarkut Dibër, për të prezantuar programin e tij dhe për t’u kërkuar votën për 11 majin.

    Rama tha se e beson se nga Dibra do të merren katër mandate, ndërsa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të këtij qarku që të investojnë, pasi pas 5 vitesh çmime t e pronave në Dibër do të jenë si ato të Tiranës, pasi do t’u rritet vlera.
    “Edhe 5 vjet kohë ka për të blerë prona në Dibër, pas 5 vitesh ky vend do ketë çmimet e Tiranës, sepse do të jetë një zonë e gjelbër e Tiranës. Është koha që Dibranët që kanë napolona si ato të Dine Hoxhës mënjanë, t’i investojnë në Dibër, Bulqizë, Mat…. megjithëse juve u ngel hatri kur u them dibranë se ju jeni të mretit, matjanët pra”, tha Rama duke kërkuar mbështetjen e tyre në këto parlamentare.

    Top Channel

  • Plani B i Rusisë, ushtarët e Putin po “zaptojnë” mijëra shtëpi në zonat e pushtuara

    Plani B i Rusisë, ushtarët e Putin po “zaptojnë” mijëra shtëpi në zonat e pushtuara

    Autoritetet e instaluara nga Rusia në Mariupol kanë nisur një proces masiv sekuestrimi të banesave të qytetarëve ukrainas që janë larguar nga qyteti pas pushtimit. Sipas një hetimi të BBC, mbi 5,700 prona janë identifikuar për konfiskim, prej të cilave 2,200 janë në fazën përfundimtare të marrjes nga shteti.
    Procesi i sekuestrimit bazohet në klasifikimin e banesave si “pa pronar”, nëse nuk janë të regjistruara në sistemin rus.
    Pronarët që nuk paraqiten brenda 30 ditëve me dokumente dhe pasaportë ruse rrezikojnë t’i humbasin përgjithmonë pronat. Një ligj i ri rus ua ndalon qytetarëve nga vendet “jomiqësore”, përfshirë Ukrainën, të regjistrojnë prona në territoret e pushtuara deri në vitin 2028.
    Sekuestrimet janë pjesë e një fushate më të gjerë për të “rusrifikuar” Mariupolin, që përfshin rindërtimin me simbolikë ruse, ndryshimin e emrave të rrugëve dhe ndërtimin e objekteve ushtarake.
    Ekspertët ndërkombëtarë i kanë cilësuar veprimet si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe të Konventës së Gjenevës.

  • Kalvari i tokës në Ksamil, të kesh pronë në Shqipëri një nga hallet më të mëdha

    Kalvari i tokës në Ksamil, të kesh pronë në Shqipëri një nga hallet më të mëdha

    Disa herë emisioni “Stop” ka transmetuar denoncime për Suzana Isufajn, me pretendimin se ajo përmes dokumenteve të parregullta ka përfituar prona, që nuk i takojnë. Silvi Golja një i afërm i Suzanës, dëshmoi nga Kanadaja se Isufaj e ka dhënë pronën e babait të tij me qira në vitin 2021 mbi bazën e një prokure, që i ati Agron Golja i kishte dhënë Suzanës për përfaqësim në gjyqe, por që kishte skaduar në vitin 2017.Të ardhurat e qirasë së pronës me 25 bashkëpronarë i merr vetëm Suzana Isufaj. Gjithçka nisi me një kërkesë-padi të Janarit 2012, me të cilën Suzana Isufaj kërkon të godasë një vendim të vitit 2007 të Agjencisë së Kthimit të Pronave.
    Përmes këtij procesi gjyqësor Suzana synonte të bëhej pronare e 100 hektarëve pronë, anës detit në Ksamil. Prona kap vlerën e tregut rreth 300 milionë euro. Palë në procesin e mbyllur në kohë rekord, për 3 muaj, kanë qenë Agjencia e Kthimit të Pronave dhe Avokatura e Shtetit, 2 institucione Kushtetuese, që mbrojnë interesat e shtetit shqiptar.Ka dyshime se firma e përfaqësuesit të Avokaturës së Shtetit Kristaq Kutra ishte e falsifikuar, nëse krahasohet me të tjera nënshkrime të tij. Trupi gjykues me kryesues Alltun Cela dhe anëtarë Nevrie Duka dhe Petrit Aliaj, vendosën pranimin e kërkesës së Suzana Isufaj Cini, duke e bërë pronare të 100 hektarëve prona në Ksamil.
    Ish-kryetari i Gjykatës Sarandë Alltun Çela, iu shmang shpjegimit duke thënë, se nuk i kujtohej rasti. Menjëherë pas transmetimit tonë, Avokatura e Shtetit falenderoi emisionin “Stop”, duke rivendosur afatet për këtë vendim, që tani do të apelohet nga ky institucion shtetëror.

  • Basha: Pa zgjidhur çështjen e pronës, do jemi një ekonomi primitive

    Basha: Pa zgjidhur çështjen e pronës, do jemi një ekonomi primitive

    Lulzim Basha i shoqëruar nga kandidati për deputet Rajmond Dervishi, ishin në një takim me inxhinierë dhe banorë të Vorës ku diskutuan për problemin e pronave. Basha tha se Shqipëria është i vetmi vend që pasi ra regjimi komunist, nuk ka zgjidhur ende këtë problem. ”Kur ti s’ke letrat e pronës, ti nuk shkon dot në bankë e t’i thuash kjo është prona ime, më jep një hua. Dhe përgjegjësinë më të madjhe për këtë e kemi ne. Sepse pronat me të vërtetë i sekuestroi regjimi komunist, po kudo ku erdhi në pushtet e djathta, apo një forcë anti-komuniste, gjëja e parë që bëri, i riktheu pronat pronarëve”,-tha Basha.
    Pjesë nga deklarata

    Nëse problemi kryesor i këtij vendi dhe që diferencon totalisht me Kosovën dhe me shqiptarët kudo tjetër që jetojnë, në Maqedoninë e Veriut dhe kudo tjetër për fat të keq, është problemi i pronësisë. Nuk kanë çertifikatat e pronësisë as të apartamenteve të tyre dhe as mbi shtëpive të tyre, as mbi troje, as mbi tokë. E para e punës që do të thotë lundrojnë në pasiguri të përditshme e të përnatshme prej 35 vitesh se nesër pasnesër me i ndodh diçka, të thonë s’është prona jote dhe ti s’ke asnjë mundësi për ta provuar që është prona jote. E dyta ka të bëjë me zhvillimin ekonomik.
    Kur ti s’ke letrat e pronës, ti nuk shkon dot në bankë e t’i thuash kjo është prona ime, më jep një hua. Dhe përgjegjësinë më të madjhe për këtë e kemi ne. Sepse pronat me të vërtetë i sekuestroi regjimi komunist, po kudo ku erdhi në pushtet e djathta, apo një forcë anti-komuniste, gjëja e parë që bëri, i riktheu pronat pronarëve. Në Çeki kjo nodhi brenda një viti, në 92-in ishin kry të gjitha.
    E fundit që e ka kry ka qenë Kroacia dhe atë e ka zgjidh brenda 2008-ës me një formulë që është ë përshtatshme edhe për Shqipërinë.
    Zgjidhje të menjëhershme, pa burokraci;
    Kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë;
    Kompensim me vlerë tregu ku është zënë;
    Lëshim të obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës;
    Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis, secili mban atë që ka.
    Si kryhet? Prandaj iu referova modelit kroat. I thua, kjo tokë është e jotja, ta kanë zënë, por vlera e kësaj toke është 1 milion euro. Ja ku e ke titullin, 1 milion euro të njihen tani, ndërkoh për 20 vite do të marrësh nga 50 mijë euro në vit. Ti e merr titullin dhe thua, dakord çdo vit do të marrë nga 50 mijë euro, se aq është vlera e tokës, ose siç e kam titullin, shkoj në bankë dhe i them: ja ku kam një oblikacion shtetëror që njihet nga buxheti i shtetit detyrimin për të më paguar shumën prej 1 milion euro, që është prona ime që ma kanë zaptuar ndër vite.
    E merr, e shet me një vlerë tregu, ose e mer vit për vit 1/20-ën, pra e zgjidh problemin. Në këtë moment që ti e ke zgjidhur problemin, sepse e ke marrë kompensimin e asaj që të është zënë me vlerë tregu dhe këta që e kanë zënë nuk janë më në pasiguri, sepse këtyre iu çertifikohet prona. Dhe si ti, si këta jeni në treg financiar, kaq e thjesht është. Por po su bë kjo reformë, ne do vazhdojmë të jemi një ekonomi primitive, çfarëdo që të ndodh.

  • Basha: Pa zgjidhur çështjen e pronës, Shqipëria mbetet një ekonomi primitive. Programi i Koalicionit Euroatlantik i…

    Basha: Pa zgjidhur çështjen e pronës, Shqipëria mbetet një ekonomi primitive. Programi i Koalicionit Euroatlantik i…

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidati për deputet Rajmond Dervishi, ishin në një takim me inxhinierë dhe banorë të Vorës ku diskutuan për problemin e pronave.
    Në bisedën me të pranishmit, ai tha se Shqipëria është i vetmi vend që pasi ra regjimi komunist, nuk ka zgjidhur ende këtë problem, dhe pas 35 vitesh shqiptarët nuk kanë siguri për pronën e tyre. Sipas tij, kjo ka ndikuar shumë edhe në ngecjen e zhvillimit ekonomik të vendit.
    Basha më tej tha se Koalicioni Euroatlantik në programin tij parashikon që ky problem të ketë zgjidhje të menjëhershme, pa burokraci, kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë, lëshim të obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës, regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis, secili mban atë që ka.
    Në këtë formë, ai shprehet se prona është në treg financiar për të dyja palët, ndërsa tha se pa u bë kjo reformë, Shqipëria do të vijojë të ketë një ekonomi primitive.
    “Nëse problemi kryesor i këtij vendi dhe që diferencon totalisht me Kosovën dhe me shqiptarët kudo tjetër që jetojnë, në Maqedoninë e Veriut dhe kudo tjetër për fat të keq, është problemi i pronësisë. Nuk kanë çertifikatat e pronësisë as të apartamenteve të tyre dhe as mbi shtëpive të tyre, as mbi troje, as mbi tokë. E para e punës që do të thotë lundrojnë në pasiguri të përditshme e të përnatshme prej 35 vitesh se nesër pasnesër me i ndodh diçka, të thonë sështë prona jote dhe ti s’ke asnjë mundësi për ta provuar që është prona jote. E dyta ka të bëjë me zhvillimin ekonomik. Kur ti s’ke letrat e pronës, ti nuk shkon dot në bankë e t’i thuash kjo është prona ime, më jep një hua. Dhe përgjegjësinë më të madjhe për këtë e kemi ne. Sepse pronat me të vërtetë i sekuestroi regjimi komunist, po kudo ku erdhi në pushtet e djathta, apo një forcë anti-komuniste, gjëja e parë që bëri, i riktheu pronat pronarëve. Në Çeki kjo nodhi brenda një viti, në 92-in ishin kry të gjitha.
    E fundit që e ka kry ka qenë Kroacia dhe atë e ka zgjidh brenda 2008-ës me një formulë që është ë përshtatshme edhe për Shqipërinë.

    Zgjidhje të menjëhershme, pa burokraci;
    Kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë;
    Kompensim me vlerë tregu ku është zënë;
    Lëshim të obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës;
    Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis, secili mban atë që ka.

    Si kryhet? Prandaj iu referova modelit kroat. I thua, kjo tokë është e jotja, ta kanë zënë, por vlera e kësaj toke është 1 milion euro. Ja ku e ke titullin, 1 milion euro të njihen tani, ndërkoh për 20 vite do të marrësh nga 50 mijë euro në vit. Ti e merr titullin dhe thua, dakord çdo vit do të marrë nga 50 mijë euro, se aq është vlera e tokës, ose siç e kam titullin, shkoj në bankë dhe i them: ja ku kam një oblikacion shtetëror që njihet nga buxheti i shtetit detyrimin për të më paguar shumën prej 1 milion euro, që është prona ime që ma kanë zaptuar ndër vite. E mer, e shet me një vlerë tregu, ose e mer vit për vit 1/20-ën, pra e zgjidh problemin. Në këtë moment që ti e ke zgjidhur problemin, sepse e ke marrë kompensimin e asaj që të është zënë me vlerë tregu dhe këta që e kanë zënë nuk janë më në pasiguri, sepse këtyre iu çertifikohet prona. Dhe si ti, si këta jeni në treg financiar, kaq e thjesht është. Por po su bë kjo reformë, ne do vazhdojmë të jemi një ekonomi primitive, çfarëdo që të ndodh” – tha ndër të tjera Basha.

  • Nga Martinajt te Malltezi e Kryemadhi/ 301 prona të sekuestruara nga SPAK dhe prokuroritë, apartamente, vila dhe biznese

    Nga Martinajt te Malltezi e Kryemadhi/ 301 prona të sekuestruara nga SPAK dhe prokuroritë, apartamente, vila dhe biznese

    Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka publikuar për herë të parë pasuritë e sekuestruara, me synimin për të rritur transparencën dhe efektivitetin e administrimit të këtyre pasurive.

    Në një katalog me 615 faqe pronat janë publikuar me pamje në të cilat jepen edhe të dhëna për çdo objekt, shpaloset edhe pasaporta me sipërfaqen, koordinatën në hartë, fotot dhe vlera që ajo ka sot në treg.
    Libri përfshin gjithë territorin e vendit, dhe janë afro 300 prona të sekuestruara, numri më i madh i të cilave janë në Tiranë dhe Vlorë. Nëse ndalemi në kategorinë  e pronave të sekuestruara përfshihen që nga vilat luksoze, apartamentet, garazhet, toka bujqësore, biznese të ndryshme e deri tek automjetet.
    Mes qindra pronave, në listë janë pasuritë e politikanëve por dhe eksponentëve të krimit të organizuar.
    Duke nisur nga Tirana në sy bien prona të sekuestruara të dhëndrit të Ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Apartamente, biznese, lokale palestra e deri tek bodrumet dhe garazhet. Kjo është një ndër vilat luksoze e pozicionuar në Gjirin e Lalzit anës plazhit, me sipërfaqe 187 metra katrorë, e vlerësuar sipas AASK rreth 11.9 milionë lekë.
    Më tej vihen re dhe pronat e ish-bashkëshortes së Ilir Metës, Monika Kryemadhit. Në zonën e Kodrës së Diellit, 2 katëshe me vlerë 51.7 milionë lekë. Në të cilën dallohen dhomat e mirëmodeluara së bashku me verandën.
    Në katalog rezultojnë të sekuestruara edhe pronat e Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit, i zhdukur prej gati 3 vitesh. Në Kurbin, prona në Surrel vilë 2 katëshe e rrethuar me kënd lojrash, por edhe në jug të vendit.
    Para bllokimit me vendim gjykate, ato janë përdorur për qëllime banimi e biznesi, ku bie në sy aktivitete si bare, njësi tregtare, por edhe garazhe e sipërfaqe toke të lira.
    Ky publikim pason katalogun e pasurive të konfiskuara, realizuar në shkurt të këtij viti dhe është pjesë e një procesi gjithëpërfshirës inventarizimi të ndërmarrë nga Agjencia.

    Top Channel

  • Nga Martinajt tek Malltezi e Kryemadhi/ 301 prona të sekuestruara nga SPAK dhe prokuroritë, apartamente, vila dhe biznese

    Nga Martinajt tek Malltezi e Kryemadhi/ 301 prona të sekuestruara nga SPAK dhe prokuroritë, apartamente, vila dhe biznese

    Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka publikuar për herë të parë pasuritë e sekuestruara, me synimin për të rritur transparencën dhe efektivitetin e administrimit të këtyre pasurive.

    Në një katalog me 615 faqe pronat janë publikuar me pamje në të cilat jepen edhe të dhëna për çdo objekt, shpaloset edhe pasaporta me sipërfaqen, koordinatën në hartë, fotot dhe vlera që ajo ka sot në treg.
    Libri përfshin gjithë territorin e vendit, dhe janë afro 300 prona të sekuestruara, numri më i madh i të cilave janë në Tiranë dhe Vlorë. Nëse ndalemi në kategorinë  e pronave të sekuestruara përfshihen që nga vilat luksoze, apartamentet, garazhet, toka bujqësore, biznese të ndryshme e deri tek automjetet.
    Mes qindra pronave, në listë janë pasuritë e politikanëve por dhe eksponentëve të krimit të organizuar.
    Duke nisur nga Tirana në sy bien prona të sekuestruara të dhëndrit të Ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Apartamente, biznese, lokale palestra e deri tek bodrumet dhe garazhet. Kjo është një ndër vilat luksoze e pozicionuar në Gjirin e Lalzit anës plazhit, me sipërfaqe 187 metra katrorë, e vlerësuar sipas AASK rreth 11.9 milionë lekë.
    Më tej vihen re dhe pronat e ish-bashkëshortes së Ilir Metës, Monika Kryemadhit. Në zonën e Kodrës së Diellit, 2 katëshe me vlerë 51.7 milionë lekë. Në të cilën dallohen dhomat e mirëmodeluara së bashku me verandën.
    Në katalog rezultojnë të sekuestruara edhe pronat e Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit, i zhdukur prej gati 3 vitesh. Në Kurbin, prona në Surrel vilë 2 katëshe e rrethuar me kënd lojrash, por edhe në jug të vendit.
    Para bllokimit me vendim gjykate, ato janë përdorur për qëllime banimi e biznesi, ku bie në sy aktivitete si bare, njësi tregtare, por edhe garazhe e sipërfaqe toke të lira.
    Ky publikim pason katalogun e pasurive të konfiskuara, realizuar në shkurt të këtij viti dhe është pjesë e një procesi gjithëpërfshirës inventarizimi të ndërmarrë nga Agjencia.

    Top Channel

  • 301 prona të sekuestruara nga SPAK, nga emrat e krimit tek politikanët

    301 prona të sekuestruara nga SPAK, nga emrat e krimit tek politikanët

    Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka publikuar për herë të parë pasuritë e sekuestruara. Kjo me synimin për të rritur transparencën dhe efektivitetin e administrimit të këtyre pasurive.
    Në një katalog me 615 faqe pronat janë publikuar me pamje në të cilat jepen edhe të dhëna për çdo objekt. Libri përfshin gjithë territorin e vendit, dhe janë afro 300 prona të sekuestruara, numri më i madh i të cilave janë në Tiranë dhe Vlorë. Në kategorinë e pronave të sekuestruara përfshihen vilat luksoze, apartamentet, garazhet, toka bujqësore, biznese të ndryshme e deri tek automjetet.

    Duke nisur nga Tirana në sy bien prona të sekuestruara të dhëndrit të Ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Apartamente, biznese, lokale palestra e deri tek bodrumet dhe garazhet. Kjo është një ndër vilat luksoze e pozicionuar në Gjirin e Lalzit anës plazhit, me sipërfaqe 187 metra katrorë, e vlerësuar sipas AASK rreth 11.9 milionë lekë.
    Pronat e ish-bashkëshortes së Ilir Metës, Monika Kryemadhit. Në zonën e Kodrës së Diellit, 2 katëshe me vlerë 51.7 milionë lekë. Në të cilën dallohen dhomat e mirëmodeluara së bashku me verandën. Në katalog rezultojnë të sekuestruara edhe pronat e Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit, i zhdukur prej gati 3 vitesh. Në Kurbin, prona në Surrel vilë 2 katëshe e rrethuar me kënd lojrash, por edhe në jug të vendit.
    Para bllokimit me vendim gjykate, ato janë përdorur për qëllime banimi e biznesi, ku bie në sy aktivitete si bare, njësi tregtare, por edhe garazhe e sipërfaqe toke të lira. Ky publikim pason katalogun e pasurive të konfiskuara, realizuar në shkurt të këtij viti dhe është pjesë e një procesi gjithëpërfshirës inventarizimi të ndërmarrë nga Agjencia./TCH/

  • Shkelje dhe falsifikime në Surrel/ Kalaja denoncon manipulimet me pronën e Linda Ramës: Familja e kryeministrit ka..

    Shkelje dhe falsifikime në Surrel/ Kalaja denoncon manipulimet me pronën e Linda Ramës: Familja e kryeministrit ka..

    Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD ka denoncuar parregullsi të rënda lidhur me pronësinë e tokës në Surrel dhe financat e bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama.
    Sipas saj, prona prej 4,483.50 m² është kaluar nga statusi “shtet” në truall privat përmes falsifikimeve të dokumenteve dhe manipulimeve ligjore.E ftuar ditën e sotme në një emision televiziv avokatja Kalaja u shpreh se në vitin 2004, Komuna Dajt i konfirmoi pronësinë shtetasit Isuf Isufi bazuar në Ligjin Nr. 7501, por më pas dokumentet u ndryshuan në mënyrë të paligjshme.
    Banorët e zonës denoncuan këto shkelje, duke çuar në hetime nga Prefekti i Tiranës në vitin 2011. U zbulua se shtetasi Isufi kishte përfituar në kundërshtim me ligjin rreth 8,800 m² tokë.
    Në vitin 2013, prona i kaloi Lindita Ramës për një çmim simbolik prej 193.88 lekë/m², ndonëse ajo figuron si pronë shtetërore.
    Kalaja:
    Ky është një denoncim që ka filluar që në muajt e parë të vitit 2022. Unë e investigova rastin me detaje dhe është një rast që jo vetëm pasqyron atë që ka ndodhur në Shqipëri këto 12 vite, por, në këndvështrimin tim, edhe në aspektin ligjor, përpos atij politik, është rasti më flagrant sesi Edi Rama, me familjen e tij, me bashkëshorten, me vëllain, në mënyra nga më të ndryshmet, ka abuzuar me pronën publike dhe me paratë publike.
    Si ka filluar zanafilla e kësaj çështjeje? Sipas provave – në fakt, janë mbi 50 prova që i kam depozituar në SPAK, në shtator të vitit 2024 – është gjetur një fshatar i zonës i cili ka përfituar një pjesë të pronës nëpërmjet ligjit 7501.
    Në momentin që është gjetur ky shtetas shqiptar, ai ka shkuar në komunë dhe ka thënë se i kanë humbur aktet e marrjes së tokës në pronësi.Këtu ka filluar falsifikimi i pronës, sepse kur kanë dalë certifikatat ose aktet e marrjes në pronësi të tokës, që kanë dalë në duplikatë, sipërfaqja e pronës është dyfishuar: nga 8 mijë ka shkuar në 16 mijë metra katrorë.
    Banorët e zonës janë vetë në dijeni të këtij fakti dhe e kanë denoncuar në vitet 2011–2012 në prefekturë, sepse në atë kohë ligji e ngarkonte prefekturën që të merrej me ngastrat e tokës të përfituara nga ligji 7501.
    Prefekti i qarkut, i kohës, para ndryshimeve të vitit 2013, e vuri në lëvizje administratën. Ata shkuan në terren dhe u vërtetua ankimimi i një banoreje të zonës se personi në fjalë, me mbiemër Isufi, kishte marrë një sipërfaqe të konsiderueshme, më tepër nga ajo që i takonte.
    Në momentin që kjo çështje ka shkuar në Gjykatën e Apelit, këtu fillojnë dhe ndizen alarmet, duke përfshirë familjen kryeministrore.
    Pas ndërhyrjeve shumë të forta, çështja prishet, por nuk prishet në themelin e saj. Është gjetur një arsye procedurale, sepse edhe gjyqtarët e Apelit e shikonin që çështja ishte shumë e pastër.
    E kthyen sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë me një tjetër trup gjykues.
    Tani këtu fillon edhe problemi më i madh, edhe skandali më i madh, për mënyrën sesi ushtrohet ndikimi i paligjshëm në sistemin gjyqësor, për mënyrën sesi falsifikohen dokumentet dhe për mënyrën sesi i gjithë shteti është në dispozicion të familjes kryeministrore për të grabitur këtë pronë.
    Ndërkohë që ne kemi vërtetuar se, përveç se prona është marrë në mënyrë të falsifikuar, ngrihet ish-drejtuesi i Kadastrës, Artan Lame, dhe kërkon pushimin e gjykimit.