Tag: prona

  • Më pak para, më shumë prona/ Shqiptarët më së shumti investojnë në pasuri të patundshme se sa në llogari bankare

    Më pak para, më shumë prona/ Shqiptarët më së shumti investojnë në pasuri të patundshme se sa në llogari bankare

    Të pasurit një pronë dhe trashëgimia e saj tek brezat pasardhës i ka orientuar shqiptarët t’i investojnë më shumë të ardhurat në pasuritë e patundshme, sesa ruajtja e tyre në llogari bankare.

    Një studim i Bankës së Shqipërisë  mbi gjendjen financiare të familjeve shqiptare mbi një përqindje të caktuar të popullsisë, tregon se 95% kanë deklaruar se zotërojnë të paktën një pronë të patundshme.
     “95% kanë deklaruar se zotërojnë të paktën një pronë të patundshme dhe kjo peshë ka shënuar një rritje të vogël me 0.3 pp. 93% e tyre deklarojnë se zotërojnë ‘1-2 prona të patundshme’ kryesisht të llojit ‘shtëpi banimi’ ose kombinim i një shtëpie banimi dhe një prone tjetër si ‘tokë’, ‘dyqan’, ‘godinë. Nga ana tjetër, vetëm 1% deklarojnë se zotërojnë ‘më shumë se 2 prona të patundshme’, ndërsa rreth 6% kanë deklaruar se ‘nuk zotërojnë asnjë pronë’”, sipas Bankës së Shqipërisë.
    Sa i takon pasurive financiare, situata është ndryshe. Vetëm 61% e familjeve që kanë investime, i mbajnë ato në formë depozitash ose llogarish bankare, një rënie kjo prej 8 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.
     “Nga përgjigjet e dhëna lidhur me zotërimin e pasurive financiare nga familjet, rezulton se për periudhën e vrojtuar, 10% e totalit të kampionit (familje huamarrëse dhe johuamarrëse) dhe 16% e grupit të familjeve huamarrëse, ‘nuk zotërojnë asnjë lloj pasurie financiare”, thekson Banka e Shqipërisë.
    Por mbështetja e shtuar tek pasuritë e paluajtshme dhe mungesa e alternativave të tjera financiare, sipas ekspertëve rrezikon ta bëjë strukturën financiare familjare më të ndjeshme ndaj rreziqeve ekonomike.
     

    Top Channel

  • Më pak para, më shumë prona/ Shqiptarët investojnë më së shumti në pasuri të patundshme se sa në llogari bankare

    Më pak para, më shumë prona/ Shqiptarët investojnë më së shumti në pasuri të patundshme se sa në llogari bankare

    Të pasurit një pronë dhe trashëgimia e saj tek brezat pasardhës i ka orientuar shqiptarët t’i investojnë më shumë të ardhurat në pasuritë e patundshme, sesa ruajtja e tyre në llogari bankare.
    Një studim i Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare të familjeve shqiptare mbi një përqindje të caktuar të popullsisë, tregon se 95% kanë deklaruar se zotërojnë të paktën një pronë të patundshme.
    “95% kanë deklaruar se zotërojnë të paktën një pronë të patundshme dhe kjo peshë ka shënuar një rritje të vogël me 0.3 pp. 93% e tyre deklarojnë se zotërojnë ‘1-2 prona të patundshme’ kryesisht të llojit ‘shtëpi banimi’ ose kombinim i një shtëpie banimi dhe një prone tjetër si ‘tokë’, ‘dyqan’, ‘godinë. Nga ana tjetër, vetëm 1% deklarojnë se zotërojnë ‘më shumë se 2 prona të patundshme’, ndërsa rreth 6% kanë deklaruar se ‘nuk zotërojnë asnjë pronë’”, sipas Bankës së Shqipërisë.
    Sa i takon pasurive financiare, situata është ndryshe. Vetëm 61% e familjeve që kanë investime, i mbajnë ato në formë depozitash ose llogarish bankare, një rënie kjo prej 8 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.
    “Nga përgjigjet e dhëna lidhur me zotërimin e pasurive financiare nga familjet, rezulton se për periudhën e vrojtuar, 10% e totalit të kampionit (familje huamarrëse dhe johuamarrëse) dhe 16% e grupit të familjeve huamarrëse, ‘nuk zotërojnë asnjë lloj pasurie financiare”, thekson Banka e Shqipërisë.
    Por mbështetja e shtuar tek pasuritë e paluajtshme dhe mungesa e alternativave të tjera financiare, sipas ekspertëve rrezikon ta bëjë strukturën financiare familjare më të ndjeshme ndaj rreziqeve ekonomike.

  • Shqipëria në fokus të investitorëve të pasurive të paluajtshme, “Forbes” zgjeron rrjetin e tij në Tiranë dhe Rivierën Jugore

    Shqipëria në fokus të investitorëve të pasurive të paluajtshme, “Forbes” zgjeron rrjetin e tij në Tiranë dhe Rivierën Jugore

    “Forbes Global Properties”, një rrjet ndërkombëtar i pasurive të paluajtshme që lidh blerësit dhe shitësit me pronat më të jashtme dhe ekskluzive të botës, ka zgjeruar praninë e tij në Shqipëri.

    Ky hap i rëndësishëm vjen pas përfshirjes së një prej agjencive kryesore të pasurive të paluajtshme në vend, e cila do të përfaqësojë ekskluzivisht markën “Forbes” në Shqipëri, përfshirë lokacione kryesore si Tirana dhe Rivierën Jugore.
    Duke pasur një trashëgimi të thellë në tregun e pasurive të paluajtshme dhe një fokus të fortë në inovacion, agjencia ka krijuar një portofol të pasur me prona luksoze, vila private dhe zhvillime të nivelit të lartë. Kjo ka mundësuar që Shqipëria të pozicionohet si një destinacion premium për investime në pasuri të paluajtshme, duke u ofruar blerësve mundësinë për të investuar në prona unike dhe me vlerë të madhe.
    “Forbes Global Properties” është i njohur për partneritetet e tij ekskluzive dhe rrethin e tij selektiv të agjencive të pasurive të paluajtshme që lidhen me kërkesat më të larta globale.
    Pjesë e këtij rrjeti të prestigjioz është edhe kjo agjenci, e cila do të përdorë platformën e “Forbes” për të tërhequr klientë nga e gjithë bota, duke ofruar një shërbim të orientuar ndaj kërkesave të larta të investitorëve ndërkombëtarë.
    Ky partneritet do të mundësojë promovimin e pasurive të paluajtshme të Shqipërisë nëpërmjet kanaleve të ndryshme të “Forbes”, duke arritur një audiencë të gjerë dhe të angazhuar prej mbi 167 milionë personash në mbarë botën.
    Lista e pasurive të paluajtshme, përfshirë vila bregdetare dhe prona luksoze, do të prezantohet në platformën digjitale dhe në media sociale të “Forbes Global Properties”, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për klientët që kërkojnë prona të jashtëzakonshme dhe ekskluzive.
    Në këtë mënyrë, Shqipëria është duke u bërë një pikë e rëndësishme në hartën globale të pasurive të paluajtshme luksoze, duke tërhequr vëmendjen e investitorëve dhe pasurive ndërkombëtare.
    Me anë të këtij bashkëpunimi, vëmendja për tregun shqiptar do të rritet dhe mundësitë për zhvillim dhe investim do të shtrihen për ata që kërkojnë të investojnë në këtë treg në rritje.
    Ky zgjerim është një hap i rëndësishëm për forcimin e pozitës së Shqipërisë si destinacion kryesor për investime luksoze në rajon dhe për rritjen e lidhjeve të saj me tregjet ndërkombëtare.

    Top Channel

  • Të huajt investojnë në prona, interes i lartë për pasuritë në zonat bregdetare

    Të huajt investojnë në prona, interes i lartë për pasuritë në zonat bregdetare

    Banka e Shqipërisë raporton se rreth 45% e banesave të shitura gjatë vitit 2024 janë blerë nga jorezidentët, interesi më i madh i të cilëve, sipas agjentëve imobiliarë, është për prona në bregdet.
    Për shkak të interesit të lartë, edhe çmimet për metër katror në qytetet bregdetare kanë pësuar rritje të ndjeshme.
    “Unë shoh zhvillimin, si po vjen kërkesë-oferta, çdo shqiptar po i drejtohet tregut të pronave, ai që ka disa para të kursyera po blen një shtëpi të dytë, shtëpi për Booking, për të pasur për investim në bregdet. Rritja e çmimit ka nisur nga Velipoja, Shëngjin, që kanë qenë me 660 euro, sot ka shkuar 1500 euro. Në Durrës ka qenë 900 euro, sot është 1600 euro, edhe në Golem është 1200 euro. Rritja më e madhe është pësuar në Vlorë, Lungomare, para 3 vitesh mund të gjeje apartament me 850 euro, sot ka shkuar deri në 3000 euro në vijë të parë. Në Jalë ka edhe me 4-5000 euro për metër katror, në Himarë ka një çmim 2000 euro afërsisht. Ksamili sot nuk ka poshtë 2200 euro për metër katror. Në Sarandë brenda shkojnë deri në 2600 euro, 1800, 2400, në qytet ke deri në 1800 euro për metër katror.”, tha Gjin Gjoka, ekspert i tregut të pronave.

    “Shqipëria ka hyrë në një trend pozitiv përsa i përket blerjeve, ndryshe nga vitet e mëparshme kur Shqipëria shihej me risk për të investuar. Dikur ka qenë shqetësim që kur ti blije një apartament, nëse ishte i pacertifikuar, kishe frikë se ishte i shitur te dikush tjetër, sot nuk ndodh më sepse edhe nëse është i pacertifikuar, ai regjistrohet në ASHK me të dhënat e pronës. Në Sarandë, çmimi varion nga 2000 euro e sipër. Po ashtu, Vlora shkon në 2200, 2300 euro në vijën e parë bregdetare”, shprehet Dorjan Sanxhaku, ekspert i tregut të pronave.
    Veç blerësve tradicionalë, interes për të investuar në prona në vendin tonë kanë shfaqur edhe amerikanët e anglezët.
    “Shqipëria është e kërkuar shumë nga ukrainas, polakë, çekë, rusë. Kemi shumë edhe nga Kosova, sidomos në zonën e Shëngjinit dhe të Velipojës. Ukrainas dhe rusë janë të përqendruar në Vlorë. Ndërsa të tjerë i drejtohen Jalës, Dhërmiut, Qeparos dhe Borshit. Gjermanët e pëlqejnë shumë, edhe anglezët kanë interes”, tha Gjoka.
    Dorjan Sanxhaku, ekspert i tregut të pronave shtoi:
    “Nga viti në vit shtohen edhe kombësitë që blejnë. Mbeten dominantë çekët dhe polakët, ukrainasit, italianët, anglezët, kemi blerje të shumta edhe nga amerikanët.”
    Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e shkuar pati më shumë transaksione me një çmim deri në 5% më të ulët se çmimi i kërkuar nga shitësi.
    /vizionplus.tv

  • Rritet numri i të huajve që blejnë prona në Shqipëri

    Rritet numri i të huajve që blejnë prona në Shqipëri

    Interesi i të huajve për vendin tonë mbetet i lartë edhe për të investuar në pasuri të paluajtshme. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga pronat e shitura në pjesën e dytë të 2024, të huajt kanë blerë rreth 20% të tyre, trend i cili sipas ekspertëve ka vijuar edhe gjatë këtij viti.
    “Të huajt u bë kohë që i kanë kthyer sytë nga Tirana, por edhe nga bregdeti si një treg me potencial….që ka shumë interes nga të huajt. Janë me kombësi të ndryshme, dominojnë nga Europa, por ka edhe nga Amerika etj”, tha Ervin Demirxhiu, ekspert i tregut të pasurive të paluajtshme.
    Eksperti nënvizon se kemi kategori të huajsh që blejnë prona për të jetuar në Shqipëri, por dhe nga ata që i blejnë dhe i shesin.“Kemi të huaj që vijnë për të jetuar, preferojnë kryesisht bregdetin, që vijnë ndoshta të kalojnë pjesën e pensionimit në Shqipëri. Pastaj kemi të huaj që vijnë për investim, që i gjejmë dhe në Tiranë, por i gjejmë edhe në bregdet. Domethënë, vijnë, marrin prona për AirBnb, apo janë ato që marrin prona për rishitje”, tha Ervin Demirxhiu, ekspert i tregut të pasurive të paluajtshme.
    Teksa rritja e çmimit të pasurive të paluajtshme nuk ka të ndalur, për vendasit zgjidhja mbetet ta blejnë një apartament me anë të kredisë.
    “Një pjesë e mirë marrin kredi, janë çiftet e reja që mundohen të marrin kredi, ndonjëherë e kanë dhe të pamundur për mospasjen e një koleterali, për mospasjen e diferencës që duhet në ato që banka subvenciononë. Janë personat që kanë arritur një lloj kursimi, por nuk e mbulojnë dot të gjihë vlerën dhe marrin kredi”, tha Ervin Demirxhiu, ekspert i tregut të pasurive të paluajtshme.
    Vrojtimi i kryer nga Banka e Shqipërisë tregon se në 6-mujorin e dytë të vitit 2024 çmimet e banesave u rritën me 44.5% krahasuar me vitin 2023./ Klan News

  • “Lufta ndaj korrupsionit çelësi për uljen e taksave dhe rritjen e mirëqenies”, Basha: Programi ynë siguron ndryshim…

    “Lufta ndaj korrupsionit çelësi për uljen e taksave dhe rritjen e mirëqenies”, Basha: Programi ynë siguron ndryshim…

    Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatët për deputetë Hysen Xhura, Pëllumb Seferi dhe Orsela Aga, zhvilluan takime me qytetarë dhe biznese në Njësitë 3 dhe 8 në Tiranë.
    Gjatë takimeve kishte dhe shumë të rinj të cilët pasi shprehin emigrimin si zgjdhjen kryesore, “të na rriten rrogat të paktën, se ngelëm në Europë t’u ik kot” – u shpreh një nga të rinjtë, i cili më tej nuk kursen as batutën ironike që përshkruan korrupsionin 12 vjeçar të qeverisë, 7×7=313.
    Basha nga ana tjetër vijon me përgjigjen se për të çuar dhe gjysmën tjetër, duhet mbështetje për Koalicionin Euroatlantik numrin 4.
    “Gjysmën i ke te 313, por ka dhe të tjerë gati për të shkuar atje. T’i çojmë të gjthë është punë apo jo? Pastaj votën më datë 11, po votove 4, do I çojmë edhe ata që kanë ngel tek 7×7=313. Po rrogat si do rriten? Paret o tek xhepat e këtyre që janë tek 7×7=313, o tek xhepat tuaj. Kështu që votën për numrin 4” – u shpreh Basha.
    Zgjënjimi nga qeverisja dhe vështirësitë që u janë krijuar për shkak të mungesës së mbështetjes, shihet edhe tek shumë biznese të vogla që me shqetësimet e tyre tregojnë edhe problemin tjetër atë të rënies së numrit të lindjeve. “Këpucë për bebe, veç për bebe 0-1 vjeç, dobët fare, dobët” – u shpreh një nga shitësit. Këtyre u shtohen edhe qytetarët që ende nuk kanë marrë pronat. “Mua më kanë marrë pronat 155 800 metra katrorë. S’kam marrë një metër katror” – u shpreh qytetari.
    Si zgjidhje për situatën ku ndodhen, Basha tha se është program i Koalicioni Euroatlantik i cili ndër të tjera parashikon krijimin e kushteve të mira për sipërmarrjen dhe rritjen e fuqisë blerëse. Ai gjithashtu për pronarët u shpjegoi se me pikat e planit, prona e lirë do t’i kthehet të zotit dhe ku është e zënë prona, do i kompensohet me vlerë tregu plus interesa. Ndërsa për familjet e reja, sipas tij, janë angazhimet për mbështetje me 2 mijë euro për çdo bebe dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë.
    “Ta bëjmë mirë, duhet në radhë të parë me kriju kushte më të mira për ju, për sipërmarrjen e vogël. E dyta me rrit fuqinë blerëse të njerëzve, se më thonë prej shtatorit të vitit të kaluar, ka rënë në pikjatë. Në ulje ka qenë por ka rënë në pikjatë. Ma thonë të gjithë, dyqane mishi, dyqane buke, frutaperime, këto industrialet, të gjitha, lokalet po se po.
    Dy gjëra do bëjmë, ku është prona e lirë do t’i kthehet të zotit, ku është e zënë prona, do i kompensohet me vlerë tregu plus interesa.
    Që është edhe problem më i madh I Shqipërisë. Ka rënë numri I bebeve në mënyrë dramatike. Pjesë e angazhimt tonë është që 2 mijë euro për çdo bebe, për fëmijën e tretë 20 mijë euro. Politika Europiane me nxit çiftet e reja që të kenë më shumë fëmijë, sepse plakja është problem kryesor i vendit sot.
    Për sipërmarrësit:• Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%• Heqja e TVSH për biznesin e vogël• Lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme
    Për familjet shqiptare:• Subvencione për strehimin e çifteve të reja• Dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare• Deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë
    Për të rinjtë:• 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite• Praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat• Shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit public” – tha ai.
    Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë:Ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje

  • Berisha kërcënon investitorët strategjikë: Do konfiskoj çdo metër të grabitur, prona e qytetarëve është e shenjtë

    Berisha kërcënon investitorët strategjikë: Do konfiskoj çdo metër të grabitur, prona e qytetarëve është e shenjtë

    Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë takimit elektoral në Fier, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, paralajmëroi ata që kanë fituar statusin e investitorit strategjikë nga Qeveria Rama, që të  mos prekin asnjë metër katror pronë të qytetarëve shqiptarë. Berisha tha se në mënyrë absolute do konfiskohet dhe do ndëshkohen për korrupsion, nëse nuk përfillin një paralajmërim të tillë. “Kudo që shkoj, ankesa për grabitjen e tokës. Isha në Korçë, më thoshte tjetri, tek llixhat e Përmetit kemi dhjetëra hektarë, por po na i grabisin. Na e ka dhënë Edi Rama. Edi Rama bashkë me ta do të shkojë atje ku duhet. Prona e tjetrit nuk preket.
    Të dashur miq, Made in Albania do jenë prodhimet e uzinave, fabrikave dhe bizneseve të Fierit. Unë garantoj biznesmenët se revolucioni ynë fiskal, taksa e sheshtë, përgjysmimi i barrës fiskale, ulja në 15 përqind e TVSH-së, ulja e çmimit të energjisë nga 18 lekë në 6 lekë për biznesin, janë zotimet tona. Biznesmenët e vegjël, u premtoj sot se këta bashkiakë hajdutë do e kenë kufirin tek thana. Se nuk do mund të vendosin kurrë taksa më të larta se 1 përqind të xhiros dhe se tavani për TVSH-në, për tatimin mbi të ardhurat, nga 100 dhe 140 mijë euro, do të kalojnë të dyja në 180 mijë euro. Suksesi juaj është qëllimi ynë. Miq, pasuritë e kësaj treve do të jenë para së gjithash pasuri të banorëve të saj. A e imagjinoni ju, treva që nxjerr 1 mln naftë në vit dhe ka të gjitha pasuritë, boshatiset çdo ditë nga bijtë e saj. Merr fund. Politika jonë do jetë, beteja jonë do jetë, zotimi ynë do jetë, çdo i ri, ëndrrën e tij në Shqipëri. shkollim, punësim, çati dhe strehim, financim për biznesin”, deklaroi dje Berisha.

  • 7Pronat në fokus të Koalicionit Euroatlantik/ Basha: Do bëjmë drejtësinë që mungoi në ’91

    7Pronat në fokus të Koalicionit Euroatlantik/ Basha: Do bëjmë drejtësinë që mungoi në ’91

    Gjatë takimit me banorë të Kamzës, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, foli për pikat e programit për Reformën e Pronës. Basha theksoi se do të përdoret parimi “Utis Posidetis”, që do të thotë kush e ka pronën e lirë, i kthehet prona dhe njihet zotërimi mbi pronën, ku është e zënë do të kompensohet ,me vlerën e tregut.
    Ai tha se fatura shkon në 8 miliardë euro, do paguhet nga një kombinim i fondeve publike dhe aseteve publike. Sipas tij, nëse kjo do të zgjidhej më herët fatura nuk do të ishte kaq e lartë.
    Pjesë nga fjala e Bashës:
    Tre janë dëmet kryesore që u janë bërë pronarëve. E para, shpronësimi nga regjimi komunist, që ky tani thotë do t’ua shpërblej me 3% të vlerës së pronës, që është një shpronësim i dytë. E dyta, 7501 dhe e treta, zënia e tokës dikur bujqësore më pas truall gjatë procesit masiv të lëvizjes së popullsisë në periudhën 90-2025.Si zgjidhet?Zgjidhet me një parim shumë të lasht, i cili sot mësohet në semestrin e parë të fakultetit juridik në vit të parë, në çdo shkollë juridike. Dhe ka mbetur në latinisht sepse është një parim i të drejtës Romake, që quhet “Utis Posidetis”, siç e posedon. Kush e ka pronën e lirë, i kthehet prona dhe njihet zotërimi mbi pronën. S’ka rëndësi nëse ia ka zënë shteti, apo dikush tjetër, nëse prona është e lirë dhe e papërdorur, kjo pronë i kthehet menjëherë dhe ndalet çdo proces buroktratik apo gjyqësor kundër pronarit.Ku prona është e zënë, s’ka rëndësi kush e ka zënë shteti apo privati, prona kompensohet me vlerë tregu, meret përsipër nga shteti. Dhe këtu ishte yçkla me legalizimin. Prit ne të marim lekët me legalizimet, që të kompensojmë pronarët. Jo, këto janë dy probleme që duhen zgjidh menjëherë me prerjen e nyjes gordiane.Sa është vlera? 8 miliardë euro është vlera që kemi llogaritur. Po ta kishim bërë këtë punë në 91-in, do të ishte 1 miliard. Po ta kishim bërë para 4, 5 vitesh do të ishte 5 miliardë, sot është 8 miliardë euro. Do paguhet nga një kombinim i fondeve publike, pra i buxhetit të shtetit, i aseteve publike, atyre aseteve që ky ia jep Korporatës së Investimeve Stretegjike dhe i kompanive publike, KESH-it, të ardhurave të tyre. Është modeli i Kroacisë, kanë patur edhe ta anjë problem të tyrin i këtij lloji dhe kështu e kanë zgjdihur. Kështu do ta zgjidhim dhe ne.Obligacioni që ka një vlerë prej 8 miliardë eurosh, do të shlyhet në një periudhë 20 vjeçare 1/20 çdo vit, por titulli do të lëshohet menjëherë.

  • Basha me pronarët tek “Pazari i Ri”: Pronat e shqiptarëve s’do shkojnë më tek shokët e Ramës, ja si do veprojmë

    Basha me pronarët tek “Pazari i Ri”: Pronat e shqiptarëve s’do shkojnë më tek shokët e Ramës, ja si do veprojmë

    Drejtuesi politik i Koalicionit euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Nevila Nika, Fatos Brahaj dhe Andi Prifti, vijuan takimet ditën e sotme me disa pronarë në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë. Gjatë këtij takimi u diskutua për pronat.
    Basha tha se programi i Koalicionit Euroatlantik, paratë dhe pronat e shqiptarëve nuk do të shkojnë më në xhepat e shokëve të Ramës, por do t’u ofrojë shqiptarëve një zgjidhje të qartë dhe të zbatueshme, siç janë kthimi i menjëhershëm i pronës kur prona është e lirë, kompensimi me vlerë tregu kur prona është zënë.
    “Parimi i programit tonë është ky, prona ku është e lirë kthehet menjëherë tek pronari. Shteti automatikisht heq dorë nga çdo procedurë administrative, nga çdo proces gjyqësor, kundër pronarit që e ka pronën të lirë, pjesërisht apo totalisht. Aty ku pronanuk është e lirë, aty kompensohet me vlerë tregu. Dhe këtu është ndryshimi kryesor me qasjen që ka pasur kjo qeveri, por me thënë të drejtën edhe më përpara. Përpara ka pasur zvarritje. Kjo zgjidhet me vullnet politik, rikthehet prap tek parimi kryesor që është: prona e lirë i kthehet pronarit, prona jo e lirë kompensohet me vlerë tregu. Këtu vijmë tek çështja e vlerës. Ne kemi futur ekspertët tanë financiar për ta parë këtë dhe ata kanë arritur në një vlerë prej afro 8 miliardë euro.
    Sepse janë pronat e zaptuara të pa dëmshpërblyera nga shteti, prona të tjera të zaptuara nga 7501, se zaptim është edhe 7501 dhe prona të zaptuara gjatë lëvizjeve demokrafike 90-2025 që është procesi legalizim formalizim. Fatura e këtyre tre zaptimeve, zaptime janë këto të treja, është afro 8 miliardë euro. 8 miliardë euro ne e kemi ndarë në 20 vite. Dhe është afërsisht 400 milionë euro në vit fatura për t’u dëmshpërblyer pronarët. Por sistemi, parimi me të cili do të funksionojë është obligacion shtetëror ku titulli njihet menjëherë dhe kthehet në një të drejtë të pronarit për ta monitizuar me 1/20 çdo vit për 20 vite. Prona e zonjës ka vlerë 1 milion euro, po e marr për thjeshtësi, të njihet obligacioni po marrë shembull 1 milion euro nga Banka e Shqipërisë, garante Banka e Shqipërisë plus Buxheti i Shtetit shqiptar. Me ekzekutim 1/20 vit për vit. Me titull ekzekutiv.
    Dhe ky është një instrument që është përdorur në Kroaci dhe në disa vende të tjera se ne kemi parë se si mund ta bëjmë këtë punë dhe kemi kërkuar ekspertët më të mirë, gjermanët na e kanë këshilluar. 1/20 në vit, ti tani ke dy rrugë. Ose do marrësh 1/20 në vit për 20 vite, ose do të shkosh me këtë obligacion, se ky është si aksionet në një kompani, do shkosh në bankë dhe i thua unë kam këtë obligacion, me sa ma përkthen ti mua këtë. Tek një 1 milionëshi futet vlera e tregut përfshirë interesin sipas interesave të depozitave të Bankës së Shqipërisë, me projeksionin e atij momenti por që korrigjohet gjatë kohës. Ndonjëherë interesat bien, zakonisht kur duan të stimulojnë ekonominë, ku ka shumë lekë interesat rriten”, tha ai.

  • Programi për pronat, Lulzim Basha: Ku është e lirë i kthehet pronarit ose kompensim me vlerë tregu

    Programi për pronat, Lulzim Basha: Ku është e lirë i kthehet pronarit ose kompensim me vlerë tregu

    Lulzim Basha i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Nevila Nika, Fatos Brahaj dhe Andi Prifti, kanë vijuar takimet me banorë në zonën e ”Pazarit të Ri” në Tiranë. Basha gjatë takimeve shpalosi programin për pronat, ku tha se pronarët do kompensohen nëse ka prona të lira ose në të kundërt do u jepen para me vlerë tregu.
    ”Parimi i programit tonë është ky. Prona ku është e lirë kthehet menjëherë tek pronari, shteti automatikisht heq dorë nga çdo procedurë administrative, nga çdo proces gjyqësor kundër pronarit që e ka pronën të lirë.

    Pjesërisht apo totalisht. Aty ku toka nuk është e lirë, aty kompensohet me vlerë tregu. Dhe ky është ndryshimi kryesor me qasjen që ka pasur kjo qeveri.
    Kjo zgjidhet me vullnet politik, rikthehet prapë te parimi kryesor që është: ‘Prona e lirë i kthehet pronarit, prona jo e lirë, kompensohet me vlerë tregu’. Këtu vijmë tek çështja e vlerës. Ekspertët tanë financiarë kanë vlerësuar një vlerë prej afro 8 miliardë euro”,-tha Basha.