Tag: prona

  • Rama njofton nga Vjena: Çmimet e pronave në Shqipëri do të rriten 2-fish kur të anëtarësohemi në BE

    edi rama

    VJENË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” në Vienë, nga ku ftoi investitorët që të blejnë prona në Shqipëri, pasi deklaroi se çmimet do të rriten. Kreu i qeverisë thekson se, madje çmimet do të dyfishohet pas anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ndër të tjera, Rama tha se aktualisht sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtetë përpara dhe ka hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende. 

    Rama u pyet nga një investitor për ndihmën që duhet të japë qeveria për të ndikuar në zgjatjen e sezonit turistik, përtej 180 ditëve, ndërsa kryeministri u përgjigj duke thënë se sezoni tashmë është zgjatur, por mbetet për të bërë akoma edhe më shumë. 
    “Në fakt sezoni po zgjatet tashmë. Këtë vit ka qenë shumë e qartë, që numrat janë shtuar tashmë, sigurisht në terma relative duke i krahasuar me vitin e kaluar, por do të thosha që pyetja që ju bëtë ose sfida është e vërtetë. Na duhet që të bëjmë më shumë në këtë drejtim. Vetë investuesit mund të bëjnë më shumë në këtë fushë. Ju mund të na ndihmoni që të ndihmojmë vetë strukturat qeveritare dhe ato vendore që të jenë edhe personat që kanë dalë në pension të vijnë të kalojnë më shumë kohë në Shqipëri. Mendoj që do të ndodhë kjo gjë. Edhe sepse sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtetë përpara dhe ka hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende. Ajo që do t’u thosha të gjithëve që kanë shumë para, t’i shpenzoni duke blerë prona, apartamente në Shqipëri, do të jetë investim shumë i mirë në Shqipëri. Sepse çmimet do rriten akoma më shumë edhe kur të bëhemi shtet anëtar i BE. Çmimet rriten pothuajse dyfish. Blini një apartament në Tiranë, prisni pak vite, dhe e shisni me çmim dyfish. Ejani në Shqipëri dhe blini prona”, deklaroi Kryeministri Edi Rama./ZËRI

  • Rama: Anëtarësim i shpejtë në BE, të huajt duhet të investojnë në prona, pasi çmimet do të rriten

    Rama: Anëtarësim i shpejtë në BE, të huajt duhet të investojnë në prona, pasi çmimet do të rriten

    Kryeministri Edi Rama është shpresëplotë se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të ndodhë deri në vitin 2030.
    “Jemi në proces që ka përparuar shumë, praktikisht po çelim kapitujt e negociatave me një shpejtësi që nuk është parë ndonjëherë më parë gjatë procesit të anëtarësimit, por është kombinim i meritës tonë dhe qasjes së re të BE kundrejt zgjerimit. Falë ose për shkak të luftës në Ukrainë, që e ka tronditur fort Evropën dhe që i ka përcuar udhëheqësve të BE mesazhin që rëndësia gjeopolitike e Evropës së bashkuar është ekzistenciale dhe që Ballkani Perëndimor natyrshëm është pjesë e së ardhmes së organit të BE. Falë asaj që kemi bërë dhe për atë që ka bërë Putin, jemi aktualisht në një proces tejet të intensifikuar të anëtarësimit dhe jam shpresëplotë, që do të ndodhë herët më shumë se vonë, ndërkohë që për çfarë kemi rënë dakord me Komisionin është përfundimi i pjesës tejknike, të gjitha bisedimet në fund të 2027”, tha Rama.
    Në konferencën “Shqipëria, horizonti i ri” që u mbajt në Vjenë, Rama tha se ky është një moment i mirë për të investuar në prona, duke ftuar veçanërisht të huajt, sepse çmimet e pasurive të patundshme do të rriten më tej në vitet e ardhshme.

    “Sezoni turistik po zgjatet tashmë. Sivjet ka qenë shumë e qartë që numrat janë shtuar tashmë, sigurisht në terma relativë duke  i krahasuar me vitin e vjetshëm. Duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim, vetë investuesit duhet të bëjnë më shumë. Personat që kanë dalë në pension të vijnë të kalojnë më shumë kohë në Shqipëri. Mendoj që do të ndodhë kjo gjë. Edhe sepse sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtetë përpara dhe ka hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende. Ajo që do t’u thosha të gjithëve që kanë shumë para, t’i shpenzoni duke blerë prona, apartamente në Shqipëri, do të jetë investim shumë i mirë në Shqipëri. Sepse çmimet do rriten akoma më shumë edhe kur të bëhemi shtet anëtar i BE. Çmimet rriten pothuajse dyfish. Blini një apartament në Tiranë, prisni pak vite, dhe e shisni me çmim dyfish. Ejani në Shqipëri dhe blini prona”, tha kreu i qeverisë.
    I pyetur për dialogun Kosovë-Serbi, kryeministri nënvizoi se Prishtina zyrtare duhet të bëjë detyrat që kërkon BE ose në të kundërt, do tan izolojë veten edhe më shumë./vizionplus.tv

  • Turizmi mban në rritje investimet e biznesit në prona të reja

    Turizmi mban në rritje investimet e biznesit në prona të reja

    Investimet e reja të biznesit në prona janë në rritje të ndjeshme edhe për këtë vit.Mbështetur në të dhënat e INSTAT, vlera e lejeve të ndërtimit për qëllime jorezidenciale (që përfshin ndërtimet për qëllime tregtare, industriale, zyrat, hotelet, etj.) për gjysmën e parë të këtij viti arriti në 15.1 miliardë lekë ose rreth 155 milionë Euro.Vlera e investimeve të reja në këto ndërtesa është në rritje me 49% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Rritja ka ardhur sidomos nga investimet për ndërtimin e hoteleve. 58% e vlerës së ndërtimeve të reja të biznesit është e lidhur me projektet e ndërtimit të hoteleve. Hotelet kanë dhënë edhe kontributin kryesor në rritjen e vlerës, ndërkohë që investimet në ndërtime të tjera, për qëllime tregtare apo industriale, paraqiten në rënie.Numri i lejeve për gjysmën e parë të vitit, megjithatë, paraqitet me një rënie të lehtë në 151, nga 176 që kishin qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Cikli pozitiv i ekonomisë shqiptare në vitet e fundit duket se ka ndikuar pozitivisht edhe investimet e reja të bizneseve në prona. Në veçanti, rritja e turizmit ka rritur kërkesën për kapacitete të reja akomoduese dhe ka nxitur rritjen e investimeve në hotele.Gjithashtu, rritja e tregut të pasurive të paluajtshme dhe perceptimi pozitiv rreth zhvillimeve në këtë treg duket se ka nxitur edhe investimet për ndërtime me përdorim të natyrës tregtare apo industriale.Tendenca në rritje e investimeve në pasuri të paluajtshme po dëshmohet paralelisht edhe nga rritja e financimeve bankare për këtë qëllim.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë për 7-mujorin e këtij viti bizneset kanë marrë rreth 33 miliardë lekë kredi për blerje ose ndërtim të pronave. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kredia e re për prona është rritur me 13%.Normat e ulëta të interesit dhe oferta e lartë e sektorit bankar për kredi kanë ndikuar gjithashtu në nxitjen e investimeve të biznesit në prona.Kredia për pasuri të paluajtshme është bërë tashmë produkti kryesor edhe në segmentin e bizneseve. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, në fund të korrikut portofoli total i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga bizneset arriti në 198 miliardë lekë ose dy miliardë euro./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Prona në Tiranë e Palasë! Kush është Olsi Meta, nga anëtar i Kamorrës deri te konflikti për vila me ‘Pelikan Security’

    Prona në Tiranë e Palasë! Kush është Olsi Meta, nga anëtar i Kamorrës deri te konflikti për vila me ‘Pelikan Security’

    Olsi Meta (Kristian Koni)

    TIRANË-Një individ me identitet të pesëfishtë është vënë nën hetim nga agjencitë ligjzbatuese me dyshime të forta për pastrim parash. Kristian Koni, i njohur si Olsi Meta, por edhe me identitetet K. M, Z. R, K.Z u vendos në rreth për pasurinë e tij marramendëse nga Tirana në jug. I vendosur në radhët e biznesmenëve dhe oligarkëve, falë parave që qarkullon, 45-vjeçarit iu sekuestruan 19 prona të paluajtshme, përfshirë kompani dhe makina luksoze si dhe 20 llogari bankare. Pasuritë e sekuestruara arrijnë vlerën 26 milionë e 500 mijë euro.
    Por kush është Olsi Meta, nga anëtar i grupit mafioz në Itali tek hyrja në botën e biznesit të pronave
    Kristian Koni rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të drogës në Itali gjatë periudhës 2007-2012. Sipas dosjes italiane Meta kishte lidhje me organizatën mafioze napolitane Kamorra. Koni (Meta) kishte lidhje të ngushtë me Gaetano Marino dhe Secondigliano Santolo Carotenuto, përfaqësues të Kamorrës, oganizatë e përbërë nga 200 familje mafioze, me xhiro vjetore mbi 12 miliardë euro.
    Por jo vetëm drogë, 45-vjeçari rezulton i dënuar më herët edhe për vrasje me paramendim. Meta paratë nga trafiku i drogës i investonte në ndërtim në Tiranë dhe bregdet. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt, por edhe vilë në Palasë. Sipas burimeve, raportohet se Kristian Koni allias Olsi Meta, disa nga pasuritë ia ka blerë pronarit të ‘Pelikan Security’ Vesel Demiraj, familja të cilit ishte shënjestër e një atentati mafioz në prill të këtij viti, ku mbetën të plagosur rëndë dy djemtë e mitur të Vesel Demirajt, i cili është pronar edhe i kompanisë së ndërtimit Pelikani Construction. Kristian Koni allias Olsi Meta dhe Vesel Demiraj mësohet se kishin mosmarrëveshje për blerjen e një vile.

    Vilat e sekuestruara

    vilat e sekuestruara

    Për të fshehur të ardhurat, 45-vjeçari disa prej pasurive, i kishte kaluar dhe në emër të nënës së tij pensioniste. Ai ka përdorur identitete të ndryshme dhe ka kryer transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara. Dyshimet janë se ai ka bashkëpunuar me biznesmenë të tjerë, që ekzistojnë në Shqipëri, për të blerë toka, ndërtesa dhe apartamente, duke krijuar një zinxhir. Por si hyri botës së biznesit trafikanti shqiptar?
    Përpos makinave luksoze dhe vilave, në sekuestro është vendosur edhe kompania Kriol.al. Kompania me pronar Olsi Metën, u krijua në vitin 2021. Firma e tij, që ka një strukturë me dhjetëra fusha. Qëllimi i kompanisë është eksporti i automjeteve, shitblerja e pasurive të paluajtshme dhe reklamimi për kompani kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e internetit.

    E njëjta kompani merret edhe me internetin, televizionin, konsulencën menaxheriale, tregtinë e frutave dhe perimeve, madje edhe pjesëmarrjen në kuota. Kriol.al merret gjithashtu me bare-restorante, hotele, resorte, shitje tekstili, mallra industriale, shitje pajisjesh elektrike, materialesh industriale, hidraulikë, pajisje zyrash, etj., etj.

    Dyshimet janë se pronarët dhe administratorët kanë krijuar një rrjet kompanish që lëshojnë vetëm fatura furnizimi, por që në fund fitimet janë minimale. Në vitin 2024, sipas dokumenteve, Kriol.al ka dalë me një fitim prej rreth 12 mijë eurosh. Pra, 1 mijë euro në muaj.

    Hetimet pritet të zbardhin skemën e pastrimit të parave në Shqipëri dhe nga kush ndihmohej anëtari i Kamorrës./ZËRI

  • Dikur priste Putinin, vila me vullkan e Berluskonit drejt shitjes për 500 milionë euro

    Dikur priste Putinin, vila me vullkan e Berluskonit drejt shitjes për 500 milionë euro

    Ka 68 dhoma, 174 vende parkimi, katër bungalo, pishina talasoterapie, një palestër… e madje edhe një vullkan. Dhe kishte pritur udhëheqësit e huaj më në zë.
    Bëhet fjalë për Villa Certosa, një nga pronat më ikonike të Italisë dhe ish-kryeministrit të ndjerë Silvio Berlusconi, që do shitet sipas mediave italiane për rreth 500 milionë euro.
    Prona luksoze do të ndërrojë pronar dhe siç raportohet pronari i ri do të jetë një biznesmen arab. Kjo pritet të jetë blerja më e madhe ose, të paktën, më e rëndësishmja e pasurive të patundshme në Itali.

    Kompania e famshme Sotheby’s International Realty po merret me shitjen, në partneritet me Knight Castle Real Estate, një firmë pasurish të patundshme me seli në Dubai, e specializuar në prona luksoze.
    Vila Certosa, e cila shtrihet në 4,500 metra katrorë dhe përfshin 68 dhoma, 174 vende parkimi, katër vila njëkatëshe dhe një park të gjerë prej 580,000 metrash katrorë, ka qenë në qendër të vëmendjes së disa personaliteteve të famshme, përfshirë presidentët George W. Bush dhe Vladimir Putin, si dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Ndër mjediset e vilës, të cilat përfshijnë një amfiteatër, palestër dhe pishina, bie në sy vullkani i rremë, i cili ka shkaktuar alarm kur dukej se do të shpërthente.

    Vila i përkiste Gianni Onorato-s, pronarit të rrjetit televiziv La Voce Sarda, dhe u ble nga Silvio Berlusconi nëpërmjet ndërmjetësit Flavio Carboni, i cili u dënua për falimentimin e Banco Ambrosiano në vitet 1980. Kur presioni nga kreditorët e detyroi Carbonin ta shiste, prona u ble nga Silvio Berlusconi.
    Vila u riemërua “Villa Certosa”, ndërsa përdorimi i saj si një “vend sigurie alternativ” për kryeministrin e atëhershëm të Italisë e bëri vilën edhe më misterioze.

    Përfundimi i shitjes, sipas mediave italiane, mbetet i paqartë, pasi trashëgimtarët e ish-kryeministrit nuk po nxitojnë të heqin dorë nga kjo parajsë e vogël, vetëm pak hapa nga Costa Smeralda.
    Në vitet e fundit, pas vdekjes së Kavalierit, ka pasur thashetheme të ndryshme interesi, disa prej të cilave ishin më pak të besueshme, siç ishte thashethemi i vitit të kaluar për interes nga Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah, ose nga gjigandi i hoteleve Four Seasons, i cili megjithatë mohoi çdo përfshirje me pronësinë e vilës së famshme të Silvio Berlusconi-t.

    Në filli të viteve 2000, Villa Certosa u etiketua si “tepër sekrete”, me të gjithë zonën nën monitorim të rreptë. Kjo përfshinte amfiteatrin, pishinat e talasoterapisë dhe “skelën 007”, që përflitet se ishte i lidhur me një shpellë nëntokësore të arritshme nga anijet dhe nëndetëset, si një skenë nga një film i James Bond.
    Një vendim nga autoriteti portual ndalonte afrimin brenda 500 metrave nga bregu. Më vonë u zbulua se ndalimi nuk ishte rezultat i një kërkese nga “shërbimet sekrete”, siç ishte zbuluar, por vinte nga një kompani aktive në ndërtimin detar dhe donte ta mbante zonën bosh nga njerëzit.

  • Pse djemtë e Princeshës Diana nuk do trashëgojnë pronën familjare?

    Pse djemtë e Princeshës Diana nuk do trashëgojnë pronën familjare?

    Ndryshe nga pjesa më e madhe e pasurisë që princ William dhe princ Harry morën nga nëna e tyre, Princesha Diana, prona historike familjare, Althorp Estate, nuk do t’u kalojë atyre. Kjo ndodh për shkak të një tradite shekullore të njohur si primogjenitura mashkullore, sipas së cilës titulli dhe prona trashëgohen nga djali më i madh i familjes.
    Althorp Estate në Northamptonshire, ku Diana kaloi fëmijërinë dhe ku është varrosur, i takon kushëririt të tyre, Louis Spencer, djalit të vëllait të Dianës, Charles Spencer. Pavarësisht se ka një motër më të madhe, Louis do të jetë trashëgimtari i pronës me vlerë të madhe, sipas kësaj tradite.
    Në këtë mënyrë, ndërsa William dhe Harry trashëguan shumicën e pasurisë personale të Dianës, prona historike do të mbetet në duart e një trashëgimtari mashkull, duke reflektuar një praktikë që, megjithëse sfidohet, vazhdon të qëndrojë e pandryshuar në familjen Spencer.

  • Shumica gabojnë/ Ja si duhet të përdoren drejt përemrat pronorë…

    Shumica gabojnë/ Ja si duhet të përdoren drejt përemrat pronorë…

    Nga Eroll Sejdiu

    Në vetën e parë e të dytë, kur prona është në numrin njëjës, nuk përdoren nyjat: i,e. Prandaj themi: shoku im, shoku ynë dhe jo shoku i im, shoku i ynë; ara ime, ara jonë dhe jo ara e ime, ara e jonë. Shoku yt, shoku juaj dhe jo shoku i yt, shoku i juaj; ara jote, ara juaj dhe jo ara e jote, ara e juaj.

    Kështu përdoren edhe kur janë në funksion të kallëzuesit emëror, do të thotë kur ndodhen pas foljes jam:

    Libri është imi (dhe jo i imi). Libri është yti (dhe jo i yti). Çanta është imja (dhe jo e imja). Siç shihet, në këtë funksion përdoren në trajtën e shquar si fjalë të emërzuara.

    Por kur prona është në numrin shumës, para pronorëve përdoret rregullisht nyja “e” edhe në vetën e parë e të dytë : shokët e mi, shokët e tu; arat e mia, arat e tua. Ndërkaq, në vetën e tretë përdoret rregullisht nyja: Libri i tij (i saj), libri i tyre etj.

    Kur edhe prona, edhe pronori janë në shumës, forma e drejtë standarde është shokët tuaj dhe jo shokët e juaj; shoqet tuaja dhe jo shoqet e juaja.

    Po kështu në vetën e parë e të dytë, kur prona është në gjininë femërore, ndonjëherë përdoret gabimisht forma e kallëzores edhe në gjinore, në dhanore, e në rrjedhore. Pra, duhet përdorur: Dera e shtëpisë sime dhe jo Dera e shtëpisë time; Kopshti i gjyshes sate dhe jo Kopshti i gjyshes tënde; Oborri i shkollës sonë (suaj) dhe jo Oborri i shkollës tonë (tuaj).

    Duhet pasur kujdes që të mos përdoret gabimisht forma e gjinisë femërore në vend të gjinisë mashkullore. Pra, duhet përdorur: qyteti ynë dhe jo qyteti jonë; livadhi yt dhe jo livadhi jot, puna jote dhe jo puna yte.

    Për vetën e tretë njëjës, me vlerën e përemrit pronor si përcaktor i emrave që tregojnë lidhje gjinie a marrëdhënie familjare, përdoren nyjat i,e: P.sh.: i ati (ati i tij, i saj), e ëma (ëma e tij ,e saj), i vëllai (vëllai i tij, i saj), e motra (motra e tij, e saj).

    Siç shihet, në raste të këtilla në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet: i ati im (yt), e ëma ime (jote), sepse siç u tha, nyjat “i”,”e”, përdoren në vend të përemrit i (e) tij, i(e) saj para emrave të lartpërmendur.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BESIM ZYMBERI: NGA DHEMBJET S’IKIM DOT..

    Shumë gjëra të vjetra më bëhen në shtëpiDhe s’gjej një kënd bashkë t’i mbledhShpeshherë bëj t’i fus në një kutiT’i dhuroj ose tutje diku t’i hedh

    Por shpejt pastaj mendje ndërrojDhe i lë ashtu të rrinë në qetësiMe kohën, edhe shoqe tjera u shtojQë bashkë të flasin pa ndjerë vetmi

    Nuk është gabim, i them vetes ndonjëherëQë me gjëra të vjetra më mbushet shtëpiaSepse secila antikë brenda vetes thellëRuan një prej dhembjeve të mia

    Nga dhembjet s’ ikim dot, as unë-as shtëpia…

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • “Kemi zjarrfikës të plagosur, prona të djegura dhe pyje të shkatërruar”/ 44 gradë celcius, vijojnë të përhapen zjarret

    “Kemi zjarrfikës të plagosur, prona të djegura dhe pyje të shkatërruar”/ 44 gradë celcius, vijojnë të përhapen zjarret

    Greqia po vazhdon të luftojë pesë zjarre të mëdha në të gjithë vendin mes një vale të nxehti të fortë, me temperatura ekstreme që pritet të vazhdojnë.
    Temperaturat parashikohet të arrijnë deri në 44 gradë Celsius të dielën, ndërsa zjarrfikësit përqendrojnë përpjekjet e tyre në dy zjarre të mëdha, një në ishullin e Kythira-s dhe tjetri në Evia.
    Zëdhënësi i zjarrfikësve, Vasilios Vathrakoyannis, tha se situata ishte përmirësuar pas një “beteje që zgjati gjithë natën” nga zjarrfikësit, por paralajmëroi se e diela mbeti “jashtëzakonisht e rrezikshme” për shpërthimin e zjarreve të reja.
    Ministri i krizës klimatike dhe mbrojtjes civile i Greqisë, Giannis Kefalogiannis, tha më parë: “Kemi zjarrfikës të plagosur, jetë njerëzore janë vënë në rrezik, prona janë djegur dhe zona pyjore janë shkatërruar.”
    Erërat e forta dhe temperaturat përvëluese vazhduan të nxisin flakët të dielën. Greqia ka kërkuar zyrtarisht ndihmë nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së për gjashtë avionë shtesë zjarrfikës.

  • ‘Po ndërtojmë shtëpi për njerëz që nuk i kemi’/ Armand Shkëmbi paralajmëron krizën e thellë në sektorin e industrisë së ndërtimit

    ‘Po ndërtojmë shtëpi për njerëz që nuk i kemi’/ Armand Shkëmbi paralajmëron krizën e thellë në sektorin e industrisë së ndërtimit

    Agjenti imobiliar Armand Shkëmbi, ka ndarë një analizë të detajuar nga studioja e “Kafe Shqeto”, ku në fokus të deklaratës së tij ishte situata alarmante që po përjeton industria e ndërtimit, e cila po ecën drejt një pike pa kthim.

    Shkëmbi ngre shqetësimin se shumë prej iniciativave që po ndërmerren nga institucionet apo aktorët e tregut janë të vonuara dhe nuk adresojnë problemet thelbësore që e kanë pllakosur sektorin prej kohësh.

    Sipas tij, ndërtimet masive që po kryhen në qytetet kryesore të vendit nuk përputhen me realitetin demografik të Shqipërisë, e cila prej vitesh është në rënie të ndjeshme të popullsisë.

    Ai e konsideron këtë një krizë të paralajmëruar, ku miliona euro janë bllokuar në forma pasive investimi, të cilat ai i quan “lekë dembelë” që nuk gjenerojnë ekonomi reale dhe nuk krijojnë zhvillim të qëndrueshëm.

    “Shqipëria sot është duke humbur popullatën dhe duke shtuar ndërtesat dhe kjo situatë do analizë të thellë edhe zgjidhje urgjente dhe ne duhet të kuptojmë se në këtë industri ne kemi të bllokuara të paktën 10 miliardë euro, që quhen ‘lekë dembelë”- u shpreh Shkëmbi.

    Armand Shkëmbi:

    “Mendoj se është iniciativë e mirë, por nuk besoj se do e zgjidhë situatën e ndërtimit në Shqipëri.

    Unë mendoj se në industrinë e ndërtimit ne jemi ‘too little, too late’, pra jemi duke ndërmarrë veprime shumë vonë sepse elefanti i madh që ne bëjmë sikur nuk e shohim, është se ne po ndërtojmë prona për ato njerëz që nuk i kemi.

    Shqipëria sot është duke humbur popullatën dhe duke shtuar ndërtesat dhe kjo situatë do analizë të thellë edhe zgjidhje urgjente dhe ne duhet të kuptojmë se në këtë industri ne kemi të bllokuara të paktën 10 miliardë euro, që quhen ‘lekë dembelë’.

    Kjo do të thotë se këta lekë nuk përdoren, shumica e shqiptarëve janë përpjekur të gjejnë një rrugë të shpejtë duke investuar para nëpër prona që janë në gropë, dhe duke ndërtuar kështu skemën e madhe të spekulimit dhe ne na duhet t’i japim fund kësaj situate përpara se të bëhet aq e madhe, sa të na përpijë të gjithëve brenda.

    Unë mendoj që çfarëdo lloj iniciative të ndërmarrësh, tani më është vonë. Tregu është si cunami, kur vjen nuk pyet fare se çfarë iniciative ke marrë ti, p.sh. në muaj janar do nisë dhe rivlerësimi i pronave dhe ky proces do nxjerrë të paktën nja 10 mijë prona në Tiranë, kush e di sa mijëra prona të tjera në bregdet sepse njerëzit i kanë mbajtur të pahetuara ngaqë ishin taksat e larta.

    Ne kemi më shumë shtëpi sesa banorë, dhe çmimet herët a vonë do të bien.

    Mund të kemi një shtysë 6-muajshe pa ëndrra dhe shpresojmë se situata do e rimarrë veten, por ne do shkojmë atje ku e kemi nisur, çmimet do të bien në nivele europiane”.

  • “Zënia e territorit si ‘prona ime’, vepër penale”, Rama: Do rishihen dokumentet e grupeve të pronarëve që lëshojnë truallin për pallate

    “Zënia e territorit si ‘prona ime’, vepër penale”, Rama: Do rishihen dokumentet e grupeve të pronarëve që lëshojnë truallin për pallate

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra penale ndaj individëve që uzurpojnë hapësira publike brenda komuniteteve urbane me pretendimin se janë pronë private.

    Në një deklaratë nga mbledhja sot me drejtuesit e bashkisë Tiranë, ai theksoi se vendosja e pengesave si trarë për përfitime financiare apo bllokimi i rrugëve publike do të konsiderohen vepra penale.
    Po ashtu ka paralajmëruar edhe ndërhyrje ligjore për korrigjimin e dokumenteve të lëshuara në shkelje të këtyre parimeve, duke u ndalur te ndërtimet e pallateve në truall me disa pronarë.
    Edi Rama:
    Lidhur me okupimin e një territori brenda hapësirës së një komuniteti me pretendimin “është prona ime”, kjo do të konsiderohet vepër penale. Kush vendos një tra për të marrë para nga njerëzit që jetojnë aty, me pretendimin se është prona e vet mes pallateve, kjo është vepër penale.
    Çdo lloj zënie tjetër e rrugës dhe pengimi i njerëzve me idenë “është prona ime”, është vepër penale. E kemi konsultuar këtë me të gjithë legjislacionet, dhe nuk ndodh askund që dikush, në emër të pronës së vet, të bëjë çfarë të dojë kur ndodhet në qytet dhe jo në pyll.
    Kemi adresuar edhe çështjen e bashkëpronësisë së truallit përreth një godine. Nëse një grup pronarësh bëjnë marrëveshje me një ndërtues për një pallat dhe ai pallat ndërtohet në një përqindje të atij territori që është pronë, gjithçka tjetër që nuk përfshihet në trupin e pallatit nuk është më pronë e atyre pronarëve.
    Lind nevoja për masë ligjore për të riparë dhe për të përmbysur dokumentet që janë në shkelje të këtij parimi.

    Top Channel