Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, që pritet të nisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pritet të sjellë një dinamikë të re në tregun e shitblerjeve, pasi shumë prona janë mbajtur pezull në pritje të skemës.
Ndërmjetësuesit thonë se procesi i rivlerësimit jo vetëm që nuk do të frenojë blerjet, por do t’u japë konsumatorëve më shumë mundësi zgjedhjeje dhe ulje kostosh.
“Do të kursejë mesatarisht midis 5 mijë, deri në 15 mijë euro në çdo transaksion. Pra, me shpejtësinë me të cilën do të rriten çmimet, sidomos zona e Tiranës, do të jetë 2.5, 3, deri në 5%. Ndërkohë për bregdetin, mund të ketë ritme më të larta”, u shpreh Reinaldo Pipiria, Kreu i Shoqatës së Ndërmjetësuesve të Pasurive të Patundshme.
Ndërmjetësuesit theksojnë gjithashtu se sektori është i përgatitur për fluksin e madh të aplikimeve, ndërsa ngrejnë pikëpyetje nëse kadastra ka kapacitetet për të përballuar një volum prej 500 mijë pronash që do të përfshihen në rivlerësim.
Nga ana tjetër, ekspertët e ekonomisë e shohin rivlerësimin si proces që ndikon drejtpërdrejt në formalizimin e tregut dhe fuqizimin e financave publike.
“Besoj se buxheti i shtetit është përfituesi më i madh në ato llogaritje që janë bërë. Kjo përkon me fuqizimin e pushtetit vendor dhe nismat që janë marrë tashmë në kadastrën fiskale, të cilat pastrojnë një pjesë të mirë të regjistrave dhe përpiqen të bien çmimet kadastrale me çmimet reale të tregut. Natyrisht që kjo jep një shtytje ekonomisë”, u shpreh Eduart Gjokutaj, ekspert i financave.
Ekspertët theksojnë se rivlerësimi është i dobishëm kryesisht për ata që planifikojnë shitje brenda tre viteve, ndërsa për familjet që nuk kanë plane transaksionesh, procesi nuk është i domosdoshëm.Tv Klan
Tag: prona
-

Në proces rivlerësimi 500 mijë prona/ Ekspertët: Kursime deri në 15 mijë euro në çdo transaksion
-

“Jeni gjynafqarë me prona”, Nesturi revoltohet keq me gazetarin: Opozita përfiton nga pushteti i Ramës
“Ju jeni gjynafqarë me prona. Hajde vazhdojmë…”.
Kjo frazë e politologut Plator Nesturi drejtuar gazetarit Bledian Koka ndezi debatin në një studio televiziveKoka u përgjigj: “Unë kam thënë 500 kritika për opozitën. Ti s’ke thënë akoma një fjalë të keqe për Edi Ramën. As emrin nuk ia përmend. Ti nuk përmend dot një hajni të Belinda Ballukut, sepse ke qenë me ata. Ti s’përmend dot Erjon Veliajn zotëri, se ke ardhur ke bërë avokatinë këtu. Dhe nëqoftëse ka njeri që ka bërë avokatinë të gjithë hajdutëve, nga Edi Rama deri te më i fundit i atyre, je ti sepse ti s’thua asnjë fjalë. Ti vjen këtu dhe shan Sali Berishën, shumë mirë bën; ti vjen këtu dhe shan Ilir Metën, por ti nuk sheh që këtu rrugët shëmben, ti nuk sheh shëndetësinë falas që japim 100 milionë euro në vit dhe s’marrim asgjë në këmbim, dhe ti prapë thua opozita. Bën avokatin e çdo pisllëku dhe thua ka ardhur Altin Dumani dhe ky do përzërë Sali Berishën se ky është e keqja”.
Nesturi ia ktheu: “Kam përshtypjen se do duhet ta shohësh dhe një herë emisionin që të mësosh se çfarë kam thënë unë. Unë po them që e gjithë klasa politike, majtas dhe djathtas… Unë po them që SPAK-u godet korrupsionin, ti vazhdon akoma. Korrupsioni ku po bëhet? Unë mbështes SPAK-un”. -

Blerje në Alpe? Ja ku janë rritur më shumë çmimet
Alpet evropiane po përjetojnë një bum të ri në tregun e pasurive të paluajtshme, ndërsa kërkesa për prona malore vijon të rritet ndjeshëm si në dimër, ashtu edhe gjatë verës. Sipas raportit të fundit të firmës ndërkombëtare të pasurive të paluajtshme Knight Frank, Indeksi i Pronave Alpine është rritur me 3.3% nga viti në vit deri në qershor 2025, duke reflektuar një interes të qëndrueshëm për jetesë luksoze në zemër të Alpeve.
Në pesë vitet e fundit, ky treg ka përjetuar një rritje totale prej 23%, që sipas ekspertëve tregon “një epokë të re për jetën alpine”. Ndër faktorët kryesorë që kanë nxitur këtë trend janë punësimi në distancë, dëshira për jetesë të përhershme në mal dhe kërkesa e shtuar për prona me akses gjatë gjithë vitit.
Në krye të listës qëndron Andermatt në Zvicër, me një rritje vjetore rekord prej 14.6%, ndikuar nga fakti se është e përjashtuar nga kufizimet e ligjeve zvicerane Lex Weber dhe Lex Koller, të cilat kufizojnë pronësinë e huaj dhe shitjet e shtëpive të dyta. “Këto përjashtime kanë gjeneruar një interes të jashtëzakonshëm ndërkombëtar,” tha Kate Everett-Allen nga Knight Frank.
Pas Andermatt renditet Davos me një rritje prej 10.5%, ndërsa Cortina d’Ampezzo në Itali zë vendin e tretë, me një rritje prej 10%, të ndikuar ndjeshëm nga përgatitjet për Lojërat Olimpike Dimërore 2026.
Nga ana tjetër, resortet franceze kanë shënuar rritje më të moderuar. Méribel dhe St. Moritz barazohen me 7.1%, ndërsa Megève ka pësuar rënie me 4.3%, duke treguar kontraste të forta brenda tregut alpin.
Në aspektin e çmimeve, diferencat janë të mëdha: nga 9,300 euro për metër katror në Morzine deri në 47,300 euro në Gstaad, me një mesatare prej 19,675 euro në 26 resortet e analizuara. Zvicra vijon të mbajë epërsinë ndaj Francës, me një rritje mesatare vjetore prej 5% kundrejt 1.2% të tregut francez.
Sipas Knight Frank, 73% e milionerëve të anketuar do të konsideronin jetesën e përhershme në Alpe, të shtyrë nga fleksibiliteti i punës, fokusi në mirëqenie dhe dëshira për lidhje më të fortë me natyrën. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 44%, synojnë prona nën 2 milionë euro, duke treguar se Alpet po bëhen tërheqëse jo vetëm për super të pasurit, por edhe për investitorë me buxhet më të përmbajtur.
Ky trend, sipas analistëve, tregon se pas pandemisë, jetesa malore nuk është më thjesht një modë kalimtare, por një zgjedhje e qëndrueshme për shumë evropianë që kërkojnë luks, siguri dhe qetësi në zemër të natyrës.
-

‘Shteti i Rrumit’/ Prona në këmbim të vrasjeve, skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë
Një hetim i Prokurorisë së Posaçme tregon se si grupi i akuzuar për krim të organizuar i drejtuar nga Aleksandër Laho kontrollonte regjistrat e vjetër të pronave në arkivat e Kadastrave dhe i përdori ato për të marrë nën kontroll mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Durrësit dhe Tiranë – për t’i shitur më pas te investitorët e qeverisë.
Në dhjetorin e vitit të largët 1932, zonja Bihter Toptani bleu 130 hektarë tokë në vendin e quajtur “Maranishtja” në Shetaj të Ishmit në Durrës – sot një nga zonat më të lakmuara turistike në Shqipëri.
Transaksioni u krye në prani të një gjyqtari paqtues, ndërsa pas blerjes, zonja Toptani ia dhuroi tokën vajzës së saj 15-vjeçare. Veprimet përshkruhen me hollësi në një Radhor – siç njihej regjistri i Kadastrës deri në vitin 1945 në Shqipëri. Por në një regjistër të dytë të vitit 1929, i njëjti transaksion kapërcen në makinerinë e kohës.
Kur dokumentet e vjetra të Kadastrës ranë në duart e Prokurorisë së Posaçme, prokurori Altin Dumani nuk mund të mos habitej.
“Në këtë regjistër të vitit 1929 janë përshkruar transaksione të kryera në dhjetor të vitit 1932, dhe si dëshmi iu janë referuar akteve të kryepleqësisë së Ishmit të vitit 1925, kohë kur prona nuk ishte blerë nga Bihter Toptani,” arsyeton ai.
Episodet përmenden në kërkesën për caktim mase sigurimi të datës 1 tetor ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi dhe Astrit Avdylit, dy figura të krimit të organizuar me një sërë akuzash penale mbi shpinë. Shtatë persona të tjerë akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të vrasjes dhe tjetërsimit të qindramijëra metrave katrorë tokë në bregdetin e Durrësit.
Sipas dosjes për masë sigurie, Rrumi qëndronte në krye të një skeme të sofistikuar të grabitjes së pronave, i ndihmuar nga zyrtarë të Kadastrës, noterë, avokatë dhe anëtarë të grupit kriminal, të cilët përdornin dokumente të rreme për të vjedhur toka shtetërore dhe për t’i transformuar ato në investime turistike multimilionëshe.
Grupi kishte arritur të vidhte nga arkivat e Kadastrës Radhorë të viteve’30–’40, të cilat mbusheshin me transaksione të rreme në faqet bosh përmes një falsifikatori. Ai akuzohet gjithashtu se gjente “trashëgimtarë” për të aplikuar për kthim dhe kompensim të pronave të shtuara në Radhorë dhe ndiqte deri në gjykatë proceset për kompensim financiar të tyre, kur fizikisht prona nuk mund të kthehej. Në skemë përfshiheshin gjithashtu ndryshime në AMTP të viteve ’90, zhdukje të kartelave të pronave dhe zëvendësimi i tyre në Kadastër me kartela false – por shpesh me vula të institucionit.
Rrumi dhe të tjerët ishin të bindur se falsifikimet nuk do të kapeshin, ndërsa kishin oreks për të zaptuar përveç tokave në bregdet, edhe kodra të tëra në periferinë e kryeqytetit.
“Edhe shiko, ka ndonjë hapësirë mos bëjmë ndonjë gjë nga Tirana… T’i kishim fut ato kodrat deri nga Tirana e Re, deri matanë TEG-ut,” i shkruan Laho të vëllait në një nga mesazhet e gjetura nga prokuroria.
Sipas SPAK, në skemën e tjetërsimit të pronave ishin përfshirë përveç Aleksandër Lahos edhe vëllai i tij, Vullnet Muça (Kondi ose Muharremi), i dyshuar për falsifikim dhe korrupsion aktiv, i arrestuar së fundmi si dhe Agron Bejdolli dhe Vlash Brahja, të akuzuar për manipulimin e dokumenteve të pronësisë.
Astrit dhe Elidon Avdyli akuzohen për vrasje me paramendim për hakmarrje dhe veprimtari kriminale, së bashku me Alfred Dokën dhe Enea Kumen, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në grupin kriminal dhe përfshirje në vrasjen e Edmir Bregut alias Ilir Kuçi (Maloku).
Në fund të zinxhirit hetimor qëndron Ermira Avdyli, me masë sigurimi detyrim për të mos u larguar nga vendi, e dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare që mbështetnin skemën.
‘Pothuajse perfekt’
Toka në afërsi të fshatit Shetaj në Ishëm. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Aleksandër Laho, 52 vjeç, i njohur si Rrumi është hetuar më parë për falsifikimin e mijëra metrave katrorë në bregdetin e Durrësit dhe po gjykohet në mungesë për veprën penale të korrupsionit në bashkëpunim me Irgen Kërçukun – ish-punonjës i Avokaturës së Shtetit.
Por skema e re masive u zbardh, siç del në dosje, pas një hetimi 5-vjeçar që nisi pas atentatit të vitit 2019 në Durrës, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën Laho dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i Partisë Demokratike.
Pas atentatit, prokuroria sekuestroi telefonin e kriptuar të Rrumit si dhe një kartë memorie, brenda së cilës i gjetën foto të faqeve të Kadastrës si dhe dokumente të tjera të falsifikuara.
Në vitin 2022, prokuroria sekuestroi një pjesë të këtyre pronave dhe gjeti gjurmë të falsifikimeve përmes ndërhyrjeve në Kadastër. Laho u shpall edhe atëherë në kërkim.
Por përmasat reale të asaj që ndodhte në kadastrën e Durrësit dhe tjetërsimi masiv i pronave në bregdet u bënë më të qarta kur SPAK mori në dorë bisedat në Sky ECC mes Rrumit, vëllait të tij, Vullnet Muça dhe nipit të Astrit Avdylit, Elidon Avdyli dhe persona të tjerë të paidentifikuar.
Këto shkëmbime zbuluan edhe përpjekjet e Rrumit për të mbuluar gjurmët dhe korruptuar ata që po e hetonin. Përgjimet tregojnë se Rrumi ishte në dijeni të hetimeve të SPAK, kishte një listë të plotë të dosjeve të pronave që po verifikoheshin dhe u vu në lëvizje që të minimizonte dëmet. Ai tentoi përmes të vëllait të korruptonte ekspertin që po kryente verifikimet, duke kërkuar që ekspertiza t’i nxirrte pronat në rregull dhe duke u mburrur që procesi ishte thuajse perfekt.
“Keq s’ka si të ket se vulën dhe firmën e kan të gjitha në rregull dhe letra ësht orgjinale,” shkruan ai.
Mesazhet e shkëmbyera tregojnë se për një moment, Rrumi dhe i vëllai besuan se e kishin ekspertin në dorë, madje e çuan ndërmend që ta përdornin atë për të përmirësuar skemën.
“Po du me dit ku kena gabu neve, që e kan kap ata, me regullu tjerat”, shkruan ai.
Megjithatë, ekspertiza rezultoi ndryshe dhe i shpalli dokumentet të falsifikuara.
Eksperti gjeti probleme të firmave dhe vulave në AMTP e po ashtu zbuloi se fletët e përdorura për të zëvendësuar faqe të hequra nga Kadastra ishin shtypur diku tjetër dhe nuk kishin të njëjtat të dhëna.
Ndërkohë, mesazhet e shkëmbyera mes Lahos, vëllait të tij dhe personave të tjerë të përfshirë në përpjekjet e tyre për të mbuluar gjurmët, duke përmendur në komunikime numra kadastralë dhe emra pronash, janë tashmë prova shtesë në favor të Prokurorisë.
“Mozi” dhe “Daja”
Ndërsa ishin nën presion për të mbuluar gjurmët e falsifikimeve, Rrumi dhe të tjerët nuk u ndalën në planet e tyre për grabitjen e tokave të reja dhe shitjen e pronave që i konsideronin “pa vlerë”.
Në këtë pikë, grupi kishte shtënë në dorë Radhorë të viteve ’30, duke aplikuar një skemë tërësisht të re të falsifikimit përtej metodës klasike me Aktet e Marrjes së Tokës në Përdorim, të njohura si AMTP.
Në dokument nuk del qartë koha kur Rrumi futi në dorë Radhorë të Kadastrës së viteve 1927, 1932, 1933 dhe 1957 nga një ish-punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, i identifikuar si “Mozi”, i cili i ka nxjerrë regjistrat nga arkiva. Hetimet tregojnë se disa prej këtyre librave nuk janë kthyer dhe mungojnë edhe pas hetimeve.
Komunikimet në SKY ECC tregojnë se Mozi ia shiste regjistrat grupit, pasi më herët kishin verifikuar nëse ato kishin hapësira bosh për t’u mbushur apo mundësi për t’u fshirë e rishkruar. Gjithashtu nënkuptohet se pas “Mozit” qëndronte dhe dikush tjetër në hipotekë që ndihmonte kundrejt ryshfetit.
“Po Mozi a të dha noi çmim sa lek donte për ato librat”, i shkruan Laho të vëllait në një prej mesazheve.
Përveç ish-punonjësit të Kadastrës, në skemë ishte edhe një falsifikator i identifikuar si “Daja”. Ky i fundit del person kyç në manipulimin e AMTP-ve dhe po ashtu në fshirjen dhe përpunimin e faqeve të librave kadastralë. “Daja” sipas bisedave mes Lahos dhe të vëllait prodhonte po ashtu Lekë dhe Euro false, të cilat grupi synonte t’i fuste në qarkullim duke përdorur drejtues bankash të nivelit të dytë.
Sipas Prokurorisë, Radhorët e marrë nga arkiva i dorëzoheshin “Dajës” dhe ky imitonte në to veprime kadastrale. Laho rezulton nga bisedat të kërkonte kujdes të madh për bojën që përdorej dhe gjuhën që të ishte sa më e ngjashme me atë të viteve ’30.
“Mekanizimi i përdorur në këtë rast është sigurimi i regjistrave të titulluar “Radhorë për Transkriptimet” të viteve 1929-1957 nga një person i quajtur Mozi, duke e korruptuar atë dhe punonjës të arkivës së ish-ZVRPP-ve, fshirja pjesore e shkrimeve që ndodheshin në fletët e fundit të regjistrit ose në fletë brenda tij, por me pak përmbajtje shkrimi, rishkrimi i një transkriptimi të ri nga një person i quajtur “Daja””, thotë prokuroria në kërkesën për masë sigurimi.
Prokuroria thotë se procesi nuk përfundonte këtu. Grupi në këtë pikë rekrutonte trashëgimtarë prej familjeve të shpronësuara të zonës apo familje ish-pronarësh. Në regjistrat e vjetër toka vendosej në emra të paraardhësve të tyre dhe pasi dokumentet “legjitimoheshin”, këta trashëgimtarë bënin kërkesat për kthim fizik apo kompensim financiar për pronën.
“Gjetja e personave të besuar (preferoheshin ish- pronarë) emri i të cilëve do të shërbente si “trashëgimtar” i pasurisë së falsifikuar, aplikimi pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave për njohje, kompensim ose kthim fizik/ padi civile në gjykatë për njohje pronar dhe detyrimi i ZVRPP ose ASHK-së për regjistrim të pronës. Tjetërsimi i pronës duke e shitur te investitorë të interesuar për investim në zonat bregdetare të Rrethit Durrës. Të njëjtin mekanizëm kanë përdorur edhe për falsifikimin e pronave në Rrethin e Tiranës”, thotë Prokuroria.
Në dosje janë evidentuar një sërë rastesh të kësaj natyre. Edhe pse gjurmët e falsifikimit janë të dukshme sipas Prokurorisë, me datat që nuk përkojnë, me veprime që bien ndesh me ligjin e kohës apo me të dhëna të rreme ku një pronë shtëpie përshkruhej si tokë arë e të ngjashme, skema nuk ishte kapur.
Laho ishte i bindur që skema kalonte në gjykatë. Pasi kanë regjistruar një pronë që u ka dalë e zënë, Laho këmbëngul të shkojnë në gjykatë për të marrë dëmshpërblim.
“Në lidhje me këtë prone që kanë bërë, Aleksandri është shprehur se nuk kishin fat, por t’i hapin (të hapin proces gjyqësor) të marrin kompensim, pasi sipas tij prona është qyl dhe shteti ose gjykata nuk sforcohen që të japin kompensim,” citohet ai në dosjen e prokurorisë.
Në një rast tjetër, në faqet e fundit të Radhorit të vitit 1932 shtohen veprime të vitit 1933 edhe pse këta libra mbylleshin brenda vitit kalendarik.
“Nga këqyrja e datës 28 janar 2025 që iu bë regjistrit me titull “Radhorë për Transkriptimet, Nr. 4 i vitit 1932, të qarkut Durrës, i cili fillon në datën 18 Tetor 1932, në faqet e fundit të tij janë regjistruar nota transkriptimi të datës 31 Dhjetor 1932 dhe pas transkriptimeve të kësaj date është regjistruar Nota Transkriptimi e datës 6 Kallnuer (6 Janar) 1933”, thotë prokuroria.
Prona në këmbim të vrasjeve
Toka në kepin e Rodonit në bregdetin e Durrësit. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se Rrumi i kishte duart thellë në Kadastër. Veç njerëzve që kishte blerë brenda institucionit, ai tentonte të ndikonte edhe në vendimet ndaj personave që nuk i bindeshin.
Në disa mesazhe me të vëllanë, Rrumi e orienton atë që të dërgojnë mesazhe te kryeministri Edi Rama, drejtues të ASHK-së dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako për të ndikuar në shkarkimin e punonjësve që nuk i bindeshin dhe kundër drejtorit lokal të policisë.
Sipas dosjes, ai e udhëzonte Vullnetin që të dërgonte mesazhe anonime tek Artan Lame, Vangjush Dako dhe Edi Rama kundër një punonjëseje në hipotekë si dhe kundër drejtorit të Policisë së Durrësit sikur ky i fundit “ishte i lidhur me bandat”.
Ngjashëm, Rrumi ka qenë i mirëinformuar për projektet qeveritare në zonë dhe synon që të kapë prona brenda apo rreth tyre, qoftë edhe me çmime të shtrenjta.
Në një bisedë të transkriptuar me një person të identifikuar si Viktori, Laho thotë se ishte i gatshëm të shkonte në gjyq për një pronë, edhe pse për të kaluar shkallën e parë, informohet se do të duhej të shpenzonte 100 mijë euro.
Prona ndodhej në Ishëm dhe mbi të planifikohej të ndërtohej një port.
“Aty ku do bohet një port që ka miratu Rama, portin e skafeve o nuk e di çfar porti egzakt,” shkruan ai.
Por ndërsa këto duken si “vendime biznesi”, bisedat mes Rrumit dhe Elidon Avdylit, pjesë e grupit tjetër kriminal të drejtuar nga Astrit Avdyli, flasin për luftë bandash. Transkriptet nga SKY ECC përshkruajnë një koalicion mes tre grupeve të njohura të zonës; grupi i Rrumit, ai i Avdylit si dhe grup i Xhevdet Troplinit, të cilët synojnë të godasin grupin tjetër të Durrësit që drejtohet nga Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Edmond Çekiçi.
Në bisedë, Elidon Avdyli thotë se kishte folur me një person që e identifikon si “Çunin e Pojës” për të filluar goditjet. Në bisedat mes Lahos dhe Elidon Avdylit flitet për një plan për të vrarë disa rivalë. Avdyli në këto raste duket më shumë entuziast.
“O vlla duhen 10 viktima mrena vitit”, shkruan ai.
Laho nga ana e tij i kërkon Avdylit të shënjestrojnë emrat kryesorë të grupit. “Shoku, koka i grupit është Luli i pari, Çekja; pastaj ky legeni Lenti… këta e xhirojnë lojën e qytetit… ,” citohet biseda.
Ajo që ka dokumentuar prokuroria në këtë rast është vetëm vrasja e Edmir Bregut dhe fakti që Laho po e përdorte Elidon Avdylin për të eliminuar rivalët. Vetë Avdyli në bisedë kërkon tokë në këmbim të vrasjeve. “Ne shife e vlla atë tokën që më the mos ma le mas dore se vallaj mduhet nai gjo me ja lon fmive. E si dihet si mer. Se un do ja hy dhunshëm shok”, i shkruan ai.
Në të njëjtën bisedë, Laho i përgjigjet se mund të marrë kë pronë të dojë, pasi ai ka prona pafund./BIRN -

VIDEO/ Kjo është prona në Shkodër, që “i mori” jetën gjyqtarit Astrit Kalaja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit.
Autori i vrasjes së gjyqtarit të Apelit të Tiranës, është Elvis Shkambi, i cili u fut në ambientet e sallës së gjyqit me armën me vete, e cila nuk u pikas as nga detektori metalik, dhe as nga kontrolli fizik.30-vjeçari më pas është kthyer nga kundërshtarët e tij në proces Ervis dhe Rakip Kurtaj duke hapur zjarr edhe në drejtim të tyre. Të dy mbetën të plagosur dhe u përcollën me urgjencë drejt spitalit ku ndodhen në gjendje të stabilizuar.
Para bluve 30-vjeçari ka qëndruar i qetë dhe i pa penduar duke pranuar autorësinë e krimit të rëndë me pretendimin se reagoi ndaj padrejtësisë së kryer. Sipas tij familja e kishte trashëguar atë pronë e cila në komunizëm u shtetëzua dhe bashkia ua ka kaluar dhjetëra familjeve. Prona për të cilën bëhet fjalë, është godina që shihni në video, ku stresohen 31 familje në nevojë, me vendim të bashkisë, si pronë shtetërore. -

VIDEO/ U vra pasi dha vendimin kundër familjes Shkambi, kjo është prona që “i mori” jetën gjyqtarit Astrit Kalaja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit.
Autori i vrasjes së gjyqtarit të Apelit të Tiranës, është Elvis Shkambi, i cili u fut në ambientet e sallës së gjyqit me armën me vete, e cila nuk u pikas as nga detektori metalik, dhe as nga kontrolli fizik.
30-vjeçari më pas është kthyer nga kundërshtarët e tij në proces Ervis dhe Rakip Kurtaj duke hapur zjarr edhe në drejtim të tyre. Të dy mbetën të plagosur dhe u përcollën me urgjencë drejt spitalit ku ndodhen në gjendje të stabilizuar.
Para bluve 30-vjeçari ka qëndruar i qetë dhe i pa penduar duke pranuar autorësinë e krimit të rëndë me pretendimin se reagoi ndaj padrejtësisë së kryer. Sipas tij familja e kishte trashëguar atë pronë e cila në komunizëm u shtetëzua dhe bashkia ua ka kaluar dhjetëra familjeve. Prona për të cilën bëhet fjalë, është godina që shihni në video, ku stresohen 31 familje në nevojë, me vendim të bashkisë, si pronë shtetërore.Top Channel
-

‘Investimet e huaja në pronat shqiptare nuk funksionojnë’, Shkëmbi: Mungesa e infrastrukturës dhe menaxhimi i dobët pengojnë zhvillimin
Armando Shkëmbi, agjent imobiliar nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ ka komentuar situatën e tregut të pronave dhe modeleve të investimeve të huaja në Shqipëri.
Ai e konsideron përpjekjen për referencat e çmimeve si një dështim për të shmangur evazionin fiskal dhe vëren se shumica e pronave nuk hyjnë në negociata të suksesshme me investitorë të huaj.
Shkëmbi thekson se interesi real i blerësve të huaj është shumë më i vogël se sa prezantohet publikisht, dhe shembujt historikë tregojnë se eksperimente të ngjashme në vende të tjera shpesh përfundojnë me prona bosh për shkak të faktorëve ekonomikë dhe politikë jashtë kontrollit të vendit.
Ai kritikon mungesën e infrastrukturës mbështetëse dhe shërbimeve që janë të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm të pronave dhe investimeve.
“Ne i fryjmë borive fort, por realiteti i prekshëm është shumë herë më i hollë nga ajo që e reklamojmë,” thotë Shkëmbi, duke theksuar se shumë prona mbeten pa administrim të duhur dhe se modeli aktual nuk krijon mundësi reale për investitorët seriozë ose për qytetarët që duan të menaxhojnë pronat në mënyrë të ligjshme dhe të sigurt.
Deklarata e tij:
“Unë mendoj se çmimet e referencave janë një përpjekje e dështuar për të shmangur evazionin fiskal. Unë kisha sivjet 70 prona në Vlorë dhe kemi hyrë në negociata për dy prona, për 68 nuk kemi hyrë.
Ku janë këto të huaj që do vinin si ‘koshere bletësh’ për t’i blerë këto prona? Kemi bërë zhurmë për asgjë, si ai teatri i Shakespeare-it. Ne i fryjmë borive fort, por ai realitet i prekshëm është shumë herë më i hollë nga ajo që e reklamojmë.
Gjejmë herë pas here, rrallë ndonjë finlandez që blen ndonjë pronë, ja janë 10, ja janë 100, por nuk janë aq sa duam ne të ndërtojmë.
Këtë eksperimënt me të huajt e kanë bërë spanjollët në vitet 2000. Shkonin anglezët dhe blinin shtëpi në Spanjë, ku i kap ajo kriza e viteve 2008 dhe iu ngelën qytete të tëra bosh. Pse? Sepse ky lloj biznesi, ky lloj modeli, është shumë i varur nga kushtet e jashtme, ku shenjat janë se po i qaset Europa, gjeopolitikë, ekonomike. Pra, nëse ftohet pak ekonomia europiane, të gjitha këto ndërtimet në bregdet, kush do t’i blejë?
Ne nuk kemi infrastrukturë mbështetëse për këto investime. E para e punës: kur të vijë ai tjetri do rrugë, vende agjimi, siguri, shërbime; nuk do vetëm det e diell.
Ngul një çadër, dil te deti, thau dhe ik shtëpia. Duhet më shumë se aq. Duhet që të ketë ekspertë biznesi që menaxhojnë pronat, të çojnë lekët atje ku është.
Isha një javë më parë në Angli, aty të thonë: bli një pronë, ta menaxhosh unë dhe të jap 6% qira në vit.
E bëjnë vetë, përmes një ekosistemi; kemi atë që na ka falur perëndia, detin e diellin”
-

Vodhi 5 miliardë £ Bitcoin në Kinë dhe bleu prona në Mbretërinë e Bashkuar, arrestohet “perëndesha e pasurisë”
Një shtetase kineze është shpallur fajtore në Mbretërinë e Bashkuar për përfshirje në një nga mashtrimet më të mëdha me kriptomonedha të regjistruara ndonjëherë.
Sipas Policisë Metropolitane, Qian udhëhoqi midis viteve 2014 dhe 2017 një mashtrim masiv në Kinë, duke mashtruar më shumë se 128 mijë persona dhe duke fshehur të ardhurat e paligjshme në kriptovalutë.
Pas arratisjes nga Kina me dokumente të falsifikuara, Qian hyri në Mbretërinë e Bashkuar ku nisi përpjekjet për të pastruar paratë përmes investimeve në prona luksoze dhe aktivitete të tjera financiare. Hetimi i nisur nga një informacion për transferim të paligjshëm të aseteve u kthye në një operacion kompleks që përfshiu bashkëpunim ndërkombëtar dhe hetim të rrjetit global të pastrimit të parave.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse paratë do t’u rikthehen viktimave, pasi disa raporte sugjerojnë se qeveria britanike mund të kërkojë t’i mbajë asetet e sekuestruara.
Në këtë aferë ishte e përfshirë edhe 44-vjeçarja Jian Wen, një punonjëse në një restorant, e cila ndihmoi në pastrimin e aseteve dhe më pas jetoi në një shtëpi luksoze në veri të Londrës. Wen u dënua në vitin 2024 me gjashtë vjet e tetë muaj burg, pasi u zbulua se kishte blerë prona edhe në Dubai me vlerë mbi 500,000 paund.
Sipas raportimeve të revistës kineze Lifeweek, shumica e viktimave ishin investitorë të moshës mes 50-75 vjeç, përfshirë biznesmenë, punonjës bankash. Ata u mashtruan përmes skemave të promovuara nga Qian, e cila njihej si “Perëndesha e Pasurisë”.
“Bitcoin dhe kriptovalutat po përdoren gjithnjë e më shumë nga rrjete kriminale për të fshehur gjurmët e të ardhurave të paligjshme”, tha zëvendëskryeprokurori Robin Weyell, duke theksuar se ky është rasti më i madh i sekuestrimit të kriptomonedhave në Mbretërinë e Bashkuar.
Qian po mbahet në paraburgim dhe pritet të përballet me dënimin përfundimtar pas gjyqeve të tjera që lidhen me rrjetin kriminal.
Ministri i Sigurisë, Dan Jarvis, deklaroi se rasti dërgon një sinjal të qartë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të tolerojë pastrimin e parave dhe krimin e organizuar.
“Pastrimi i parave minon sistemin tonë ekonomik dhe fuqizon grupet kriminale”, tha ai.Top Channel
-

“Blini një apartament dhe prona”/ Paralajmërimi i Ramës: Pas anëtarësimit në BE, çmimet do dyfishohen
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se çmimet e pronave në Shqipëri do të dyfishohet, pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” Rama i ftoi që të investojnë dhe të blejnë toka e apartamente në Shqipëri, pasi çmimet do të vijnë duke u rritur akoma më shumë.
Ndërkohë, Rama pati dhe një thirrje për ndërkombëtarët, të cilëve u tha se duhet të inkurajojnë pensionistët nga vendet e tyre që të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri.
“Në fakt sezoni po zgjatet tashmë. Këtë vit ka qenë shumë e qartë, që numrat janë shtuar tashmë, sigurisht në terma relative duke i krahasuar me vitin e kaluar, por do të thosha që pyetja që ju bëtë ose sfida është e vërtetë. Na duhet që të bëjmë më shumë në këtë drejtim. Vetë investuesit mund të bëjnë më shumë në këtë fushë. Ju mund të na ndihmoni që të ndihmojmë vetë strukturat qeveritare dhe ato vendore që të jenë edhe personat që kanë dalë në pension të vijnë të kalojnë më shumë kohë në Shqipëri. Mendoj që do të ndodhë kjo gjë.
Edhe sepse sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtetë përpara dhe ka hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende. Ajo që do t’u thosha të gjithëve që kanë shumë para, t’i shpenzoni duke blerë prona, apartamente në Shqipëri, do të jetë investim shumë i mirë në Shqipëri. Sepse çmimet do rriten akoma më shumë edhe kur të bëhemi shtet anëtar i BE. Çmimet rriten pothuajse dyfish. Blini një apartament në Tiranë, prisni pak vite, dhe e shisni me çmim dyfish. Ejani në Shqipëri dhe blini prona”, deklaroi Kryeministri Edi Rama. -

Rama fton investitorët: Blini sot prona në Shqipëri, pas anëtarësimit në BE do kushtojnë dyfish
Nga Vjena, Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje investitorëve që të blejnë prona në Shqipëri, duke theksuar se çmimet e tregut do të vazhdojnë të rriten.Në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri”, të zhvilluar në Vjenë, ai iu përgjigj një pyetjeje mbi rolin e qeverisë për zgjatjen e sezonit turistik përtej 180 ditëve.Rama theksoi se sezoni tashmë është zgjeruar, por sfidë mbetet shtrirja e tij përgjatë gjithë vitit. Nga ana tjetër, ai i inkurajoi investitorët të blejnë toka dhe apartamente në Shqipëri, duke paralajmëruar se çmimet do të rriten ndjeshëm dhe madje mund të dyfishohen pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.“Përshëndetje në jemi investues në prona, si për shembull në hoteleri, për turizëm, dhe kemi filluar të blemë prona në Shqipëri përpara disa vitesh. Pra ju sezonin e keni rreth 180 ditë, së bashku me qeverinë në duhet të krijojmë ide të reja se çfarë mund të bëjmë edhe për 180 ditë të tjera. Sepse ky sezon vetëm me 180 ditë nuk arrin dot të marrësh nga investimi atë që investojmë. Për shembull me ide të ndryshme si mund ta arrijmë këtë gjë? Kërkesa ime është që a mund të bëjmë diçka për zgjerimin e sezonin?”, shtroi kërkesën një investues pronash.“Në fakt sezoni po zgjatet tashmë. Këtë vit ka qenë shumë e qartë, që numrat janë shtuar tashmë, sigurisht në terma relative duke i krahasuar me vitin e kaluar, por do të thosha që pyetja që ju bëtë ose sfida është e vërtetë. Na duhet që të bëjmë më shumë në këtë drejtim. Vetë investuesit mund të bëjnë më shumë në këtë fushë. Në veçanti investuesit nga Austria, Gjermania, Spanja, ose më mirë do të thosha vendet nga Europa veriore.Pasi ju mund të na ndihmoni që të ndihmojmë vetë strukturat qeveritare dhe ato vendore që të jenë edhe personat që kanë dalë në pension të vijnë të kalojnë më shumë kohë në Shqipëri. Mendoj që do të ndodhë kjo gjë. Edhe për arsye sepse sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtetë përpara dhe ka hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende.Ajo që do t’u thosha të gjithëve që kanë shumë para, t’i shpenzoni duke blerë prona, apartamente në Shqipëri, do të jetë investim vërtet shumë i mirë në Shqipëri. Sepse çmimet do rriten akoma më shumë edhe kur të bëhemi shtet anëtar i BE. Çmimet rriten pothuajse dyfish. Blini një apartament në Tiranë, prisni pak vite, dhe e shisni me çmim dyfish. Ejani në Shqipëri dhe blini prona”, deklaroi Kryeministri Edi Rama. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.