Tag: promovimin

  • Ministrja Spiropali në aktivitetin për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut: Thelbësore për paqen dhe zhvillimin

    Ministrja Spiropali në aktivitetin për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut: Thelbësore për paqen dhe zhvillimin

    Ditën e sotme, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë në tryezën mbi promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kuadër të Reformës UN80, me prezencën e homologëve të ndryshëm dhe me bashkë-moderimin e Ministrave të Jashtëm të Hollandës dhe Kilit – si bashkëorganizatorë të këtij eventi.

    Në këtë tryezë, Spiropali nënvizoi se “të drejtat e njeriut nuk janë aksesorë për paqen dhe zhvillimin, ato janë pjesa më thelbësore e tyre.”
    Spiropali shtoi se “Shqipëria mbetet përherë e gatshme të punojë me të gjithë partnerët për të siguruar që të drejtat e njeriut janë element qendror i Reformës UN80, me qëllim rivitalizimin e premtimit për një botë më të drejtë, më të paqtë dhe më të qëndrueshme.”
    “Institucionet e qëndrueshme, dhe fuqizimi i grave dhe rinisë, janë faktorë kyç për një progres të qëndrueshëm. Në këtë drejtim, Reforma UN80 do të jetë e besueshme nëse ajo forcon misionin kryesor të OKB-së si gardiani universal i të drejtave të njeriut”, deklaroi ndër të tjera, Ministrja Spiropali.

    Top Channel

  • Ministri Balla takim me shqiptarët nga Toskana: Falënderim për kontributin në promovimin e Shqipërisë

    Ministri Balla takim me shqiptarët nga Toskana: Falënderim për kontributin në promovimin e Shqipërisë

    Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla u takua me dy përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Toskana, Ervis Gramshi dhe Bruno Leka, të cilët njihen për angazhimin e tyre në këtë rajon të Italisë.
    Në takim ishte i pranishëm edhe Alessandro Martini, themeluesi i televizionit social “Televisium” që transmeton përmes platformave sociale. Balla vlerësoi rolin e tyre në forcimin e imazhit të Shqipërisë jashtë kufijve dhe shprehu mirënjohje për përpjekjet e tyre në promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar.

    “Mirënjohje për promovimin e Shqipërisë”, shkruan ai, duke theksuar rëndësinë e këtyre nismave për lidhjen e fortë mes diasporës dhe atdheut.

  • Fotot pikturë në Zvërnec, Rama: Janë shkrepur nga Alexander Uhrin, ambasador në promovimin e turizmit shqiptar

    Fotot pikturë në Zvërnec, Rama: Janë shkrepur nga Alexander Uhrin, ambasador në promovimin e turizmit shqiptar

    Zvërneci është kthyer vitet e fundit në një ndër pikat turistike më të vizituara në vend. Kryeministri Edi Rama ka postuar fotot e shkrepura nga Alexander Uhrin nga Sllovakia, i cili u prezantua në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania 2” dhe është një nga fituesit e çmimit “Ambasador në Promovimin e Turizmit Shqiptar”.
    Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania” u rikthye për të dytin vit, pas suksesit të edicionit të parë, duke zbuluar bukuritë e Shqipërisë përmes syve të vetë udhëtarëve dhe vizitorëve me fotografi dhe video reels që ata kanë realizuar gjatë udhëtimeve të tyre në Shqipëri.

    Fotografë dhe videografë (profesionistë dhe amatorë) nga Shqipëria dhe 36 vende të botës sollën edhe këtë edicion, imazhe dhe filmime të mrekullueshme, që shpalosin Shqipërinë përmes bukurive të natyrës dhe të trashëgimisë kulturore e historike. Disa prej tyre ishin edhe imazhet e fotografit sllovak, Alexander Uhrin, i cili zgjodhi promovimin e Zvërnecit, një nga destinacionet natyrore që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë me bukuritë e tij unike.