Tag: prokurorit

  • Thellohet skandali, pas Dritan Prençit edhe gjyqtarja Irena Gjoka fshehu provat për implikimin me trafikantët e drogës të prokurorit të SPAK

    Thellohet skandali, pas Dritan Prençit edhe gjyqtarja Irena Gjoka fshehu provat për implikimin me trafikantët e drogës të prokurorit të SPAK

    Dritan Prençi dhe Irena Gjoka

    TIRANË-Dritan Prençi nuk veproi i vetëm për të mbuluar gjurmët e përfshirjes së prokurorit të SPAK, Ened Nakuçi në grupin e strukturuar kriminal të trafikut të drogës drejt Italisë, që u shkatërrua në kuadër të dosjes ‘Shpirti’. Manovrat e prokurorit të SPAK-ut me dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Mariglen Shusha u bekuan edhe nga gjyqtarja e posaçme, Irena Gjoka.
    Kjo e fundit është bashkëautore e drejtpërdrejt të shmangies së hetimeve për Ened Nakuçin, pasi si gjyqtare paraprake në këtë çështje pranoi kërkesat e depozituara nga Dritan Prençi dhe me, apo pa vetëdije nuk e urdhëroi prokurorin që të hetonte implikimin e mundshëm të Nakuçit, sipas dëshmisë së dhënë nga i penduari i drejtësisë. 
    Mariglen Shusha tregoi më 4 dhjetor 2019 para prokurorit Dritan Prençi gjithë aktivitetin e grupit kriminal në detaje dhe lidhjet e tyre në institucionet ligjzbatuese, përfshirë këtu edhe në sistemin e drejtësisë. Ai rrëfen se si ndërhynë te Prokuroria e Krimeve të Rënda në 2015-n, që dosja e kapjes së 808 kilogramëve hashash në Radhimë të transferohej nga kjo prokurori te Prokuroria e Vlorës.
    Dosjen te Krimet e Rënda e kishte prokurori Ened Nakuçi. Shusha thotë se kanë zhvilluar takime në Tiranë dhe Fier me disa ndërmjetës për të ndërhyrë te prokurori i çështjes dhe sipas dëshmisë së tij, për transferimin e dosjes janë paguar deri në 200 mijë euro.

    dokumenti

    Nakuçi nuk e transferoi dosjen te Prokuroria e Vlorës, por pak muaj më vonë pezulloi hetimet për mungesë provash për të identifikuar autorët. Në dosjen shqiptare, që u hetua nga prokurori Dritan Prençi kjo pjesë e dëshmisë së tij është censuruar. Aty citohet Maksim Sota, por jo Ened Nakuçi./VOXNEWS

  • Sulmi ndaj prokurorit/ Çupi: Veliaj i papjekur, burgu të kalon në psikozë tjetër

    Sulmi ndaj prokurorit/ Çupi: Veliaj i papjekur, burgu të kalon në psikozë tjetër

    Analisti Frrok Çupi e cilëson si papjekuri sulmin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të çështjes Olsi Dado. Ai tha se sulmi i Veliajt ishte i kotë dhe i papranueshëm, duke shtuar gjithashtu se burgu e kalon njeriun në një psikozë tjetër. Atë gjë që bëri Erion Veliaj nuk kishte pse ta bënte, ishte e kotë, e papranueshme. Dhe pse e bëri thoni ju? Jam i sigurt se ishin gjëra personale, si të rrëfehesh te prifti.
    Cila është arsyeja? Unë di një gjë nga jurispudenca, se i burgosuri kthehet në një psikozë krejt tjetër, nuk është më ai që ishte. Jo vetëm Erioni, kushdo tjetër që është në kolonat e drejtësisë. Padyshim që ishte papjekuri, panjohuri. Vendosja para drejtësisë është një gjë shumë e veçantë dhe Veliaj nuk arriti ta mbante të drejtën për vete, por ia kaloi prokurorit, nuk është normale të bëhet kjo gjë. Unë kam besim se qëndrimi ka rënduar te procesi i tij dhe askund tjetër.
    Një nga shkaqet mund të jenë dhe avokatët pa eksperiencë, por mes gjithë këtyre elementëve duhet ta gjejmë pse ndodhi ajo që ndodhi. Nuk kishte asnjë arsye, asnjë mundësi, asnjë të drejtë, i burgosuri ka dy të drejta që s’i kanë të tjerët, e para të mos flasë dhe e dyta të gënjejë. Dhe të shkosh të thuash, të bësh hartime dhe gjëra të tilla të papranueshme para prokurorit do të thotë të jesh pa eksperiencë, se nuk e njeh drejtësinë.
    Politikanë që entuziazmohen dhe shpërthejnë ashtu nuk janë formuar akoma si politikanë, çfarë kolegë. Ishte një shenjë jo vetëm papjekurie, por për të lëshuar një fjalë që jemi shokë është jashtë çdo logjike. Gjithë pjesa tjetër shpresoj të mos ketë gabuar Veliaj, por pjesa tjetër është etike. Por nga ana tjetër kjo nuk do të thotë se kemi një prokuror të ndershëm.

  • Shtyhet pa afat gjyqi në Hagë për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK

    Shtyhet pa afat gjyqi në Hagë për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK

    Në seancën e 1 prillit në Hagë u mbyll faza e prezantimit të dëshmitarëve të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)
    Në mungesë të dëshmitarit të fundit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, seanca u përfundua më herët se që ishte planifikuar, pa u dhanë një datë e re kur do të vazhdojë gjykimi.
    “Pjesa e mbetur e seancave të kësaj jave janë anuluar dhe gjykimi është shtyrë deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e publikuar në uebfaqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
    Dëshmitari i cili ishte planifikuar të jepte dëshminë e tij sot ishte i 125-ti i ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), që më parë kishte thënë se nuk do të ftonte asnjë dëshmitar pas 4 prillit.

  • Dikur i bënë atentat, sot garon për PD-në, Berisha shfaqet krah ish-prokurorit të shkarkuar për lidhjet me krimin

    Dikur i bënë atentat, sot garon për PD-në, Berisha shfaqet krah ish-prokurorit të shkarkuar për lidhjet me krimin

    Kryetari i PD, Sali Berisha është shfaqur në një takim në Durrës krah ish-prokurorit, Arjan Nodja, i shkarkuar nga KPK për lidhje me krimin e organizuar. Ndoja iu bashkua procesit të primareve të Sali Berishës dhe ish-kryeministri e katapultoi në listat e hapura të qarkut të Durrësit për zgjedhjet e 11 majit.
    Ish-prokurori ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozeti. Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vettingut i shkallës së parë për lidhje të shumëfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar. Sipas vendimit, prokurori Ndoja kishte kontrate me të paktën 9 persona të dyshuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
    Në vendim pasqyrohet lidhja e prokurorit Ndoja me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’. Ndoja ishte me Lahon në atentatin tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ku vetë i plagosur Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.

  • Mungoi dëshmitari, shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Mungoi dëshmitari, shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Hashim Thaçi

    Në mungesë të dëshmitarit të fundit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, seanca e 1 prillit në Hagë u përfundua më herët se që ishte planifikuar, pa u dhanë një datë e re kur do të vazhdojë gjykimi.
    “Pjesa e mbetur e seancave të kësaj jave janë anuluar dhe gjykimi është shtyrë deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e publikuar në uebfaqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Dëshmitari i cili ishte planifikuar të jepte dëshminë e tij sot ishte i 125-ti i ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), që më parë kishte thënë se nuk do të ftonte asnjë dëshmitar pas 4 prillit.
    Pasi u tha se dëshmitari i fundit “nuk ishte në gjendje të paraqitej”, ZPS-ja kërkoi që dëshmia e tij të pranohej me shkrim.
    Pasi ZPS-ja përfundon marrjen në pyetje të dëshmitarëve, ekipet mbrojtëse të katër të pandehurve – të cilët janë deklaruar të pafajshëm – do të paraqesin rastin e tyre.
    Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023, teksa ekipet mbrojtëse vazhdimisht janë ankuar për kohëzgjatjen e këtij procesi.
    Ata gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë që katër vjet dhe vazhdimisht kërkesat e tyre për lirim nga paraburgimi janë refuzuar nga gjykatësit.
    Në nëntor të vitit të kaluar, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, kishte thënë se u takon gjykatësve që të vendosin nëse do të lirojnë nga paraburgimi katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur Prokuroria e Specializuar të përfundojë rastin e saj.
    Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë. Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.
    Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
    Gjykata Speciale apo Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Gjykata është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë./REL

  • Shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Në mungesë të dëshmitarit të fundit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), seanca e 1 prillit në Hagë u përfundua më herët se që ishte planifikuar, pa u dhanë një datë e re kur do të vazhdojë gjykimi.
    “Pjesa e mbetur e seancave të kësaj jave janë anuluar dhe gjykimi është shtyrë deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e publikuar në uebfaqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Dëshmitari i cili ishte planifikuar të jepte dëshminë e tij sot ishte i 125-ti i ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), që më parë kishte thënë se nuk do të ftonte asnjë dëshmitar pas 4 prillit. Pasi u tha se dëshmitari i fundit “nuk ishte në gjendje të paraqitej”, ZPS-ja kërkoi që dëshmia e tij të pranohej me shkrim.
    Pasi ZPS-ja përfundon marrjen në pyetje të dëshmitarëve, ekipet mbrojtëse të katër të pandehurve – të cilët janë deklaruar të pafajshëm – do të paraqesin rastin e tyre. Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023, teksa ekipet mbrojtëse vazhdimisht janë ankuar për kohëzgjatjen e këtij procesi. Ata gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë që katër vjet dhe vazhdimisht kërkesat e tyre për lirim nga paraburgimi janë refuzuar nga gjykatësit.
    Në nëntor të vitit të kaluar, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, kishte thënë se u takon gjykatësve që të vendosin nëse do të lirojnë nga paraburgimi katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur Prokuroria e Specializuar të përfundojë rastin e saj. Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë. Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.
    Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
    Gjykata Speciale apo Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Gjykata është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë.

  • FOTOLAJM / Berisha krah ish-prokurorit të shkarkuar për lidhjet me krimin! Dikur i bënë atentat, sot garon për PD

    FOTOLAJM / Berisha krah ish-prokurorit të shkarkuar për lidhjet me krimin! Dikur i bënë atentat, sot garon për PD

    Kryetari i PD, Sali Berisha është shfaqur në një takim në Durrës krah ish-prokurorit, Arjan Nodja, i shkarkuar nga KPK për lidhje me krimin e organizuar. Ndoja iu bashkua procesit të primareve të Sali Berishës dhe ish-kryeministri e katapultoi në listat e hapura të qarkut të Durrësit për zgjedhjet e 11 majit.
    Ish-prokurori ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozeti. Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vettingut i shkallës së parë për lidhje të shumëfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar. Sipas vendimit, prokurori Ndoja kishte kontrate me të paktën 9 persona të dyshuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
    Në vendim pasqyrohet lidhja e prokurorit Ndoja me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’. Ndoja ishte me Lahon në atentatin tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ku vetë i plagosur Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.

  • Berisha: Aspekti më antidemokratik i kësaj reforme është kontrolli policesk i prokurorit mbi gjykatësin

    Berisha: Aspekti më antidemokratik i kësaj reforme është kontrolli policesk i prokurorit mbi gjykatësin

    Berisha: Aspekti më antidemokratik i kësaj reforme është kontrolli policesk i prokurorit mbi gjykatësin

    Gjatë fjalës së mbajtur në tryezën për drejtësinë, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, prokurori kontrollon në mënyrë policeske gjykatësin.

    Berisha tha se, segmente të regjistrimeve që u bëjnë gjykatësve, shpërndahen në të katër anët, gjer edhe te telefoni im si qytetar dixhital.

    “Të dashur miq, ajo që ndodhi nga një procedurë e papërdorur kurrë më parë në ndonjë vend, nga një eksperiment unik në botë që u bë në Shqpëri, është se është krijuar një stok i madh dosjesh që rritet nga viti në viti, që para 3 vitesh ishte 132 mijë, sot është 150 mijë dosje.

    Dhe, ata që flenë mbi dosje, ata që flenë mbi të drejtën e qytetarëve për të pasur një proces ligjor të ndershëm, ata nuk bëzajnë më.

    Ata lëshojnë deklarata në mbrojtje të këtij dështimi madhor me pasoja katastrofale për Shqipërinë, sepse bllokimi apo asgjësimi i çështjeve civile, de facto i kushton vendit miliarda euro humbje.

    Nga ana tjetër, ky bllokim ka zhdukur sigurinë juridike në këtë vend.

    Aq e rëndësishme dhe aq jetike për shtetin e të drejtës.

    Siguri juridike këtu nuk ka më.

    Kjo situatë ka bllokuar tërësisht investimet e huaja në këtë vend.

    Ka privuar vendin nga miliarda.

    Ato që ju keni lexuar, ato janë që të gjitha të TAP-it, të Devollit dhe të Fanit. Të tjerat janë blerje banesash nga emigrantët shqiptarë, që këtu i regjistrojnë si të huaj.

    Sepse nuk ka të huaj që mund të vijë të investojë në një vend kur e sheh që një çështje civile duhet të presë 15 vite.

    Pra, kjo është një pasojë jashtëzakonisht e rëndë për qytetarin shqiptar.

    Por, tani marrim disa aspekte të tjera të kësaj reforme.

    Një aspekt tjetër dramatik, antidemokratik, antikushtetues i saj, është kontrolli policesk i prokurorit mbi gjykatësin që i dorëzon dosjen.

    Kjo nuk ka qenë as në diktaturë. Jo!

    Se si mundet në një vend të lirë të pretendohet që të vësh gjykatësin në survejim të prokurorit, që i çon atij dosjet, nuk ka mendje më të mbrapshtë përveçse ekstremi i majtë, i cili kërkon me çdo kusht të kërkojë drejtësinë me mekanizma antikushtetues, mund të vendosë një ligj të tillë.

    Dhe ju e shihni se çfarë mbrojtje i bëjnë me propagandë këtij sistemi.

    Ndaj del edhe kreu i prokurorisë speciale e thotë se afërmendsh gjykatësi do bëjë atë që i themi ne.

    Sigurisht sepse segmente të regjistrimeve që u bëjnë gjykatësve, shpërndahen në të katër anët, gjer edhe te telefoni im si qytetar dixhital. Po, po.

    Atëherë ta heqim, pse të kemi gjykatës, kemi prokurorin dhe kaq.

    Ky është një kontroll policesk i paimagjinueshëm”, tha Berisha.