TIRANË-Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore ndaj Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019, sot deputet i Sali Berishës në Kuvend. Në seancë, Prokurori i SPAK Adnan Xholi lexoi deklarimet e një dëshmitari okular që ka parë automjetet që u përdorën në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’.
“Dy makinat ndaluan dhe pashë që personat që dolën filluan të debatojnë. Njëri që kishte thikë në dorë i tha ‘Pse se mbarove punën, do ta pres fytin te…robt’”, kjo ishte dëshmia që u lexua nga Prokurori.
Ndërkohë prokurori lexoi edhe deklarimet e dhëna nga Aleksandër Laho pas ngjarjes ku ai mbeti i plagosur. Edhe “Rrumi” nuk është gjetur për t’u thirrur si dëshmitar pasi ai është person i shpallur në kërkim.
“Jam i papunë jetoj jashtë shtetit në Gjermani. Më parë kam pas Ermin Pëllumb Muharremi. Unë çdo ditë shkoj në Durrës. Në 1 nëntor 2019 shkoj me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin, kam shkuar tek lokal Korali në plazh për të ngrënë drekë. Në lokal kam ngrënë drekë dhe më pas janë larguar dy të tjerët që ishin në tavolinë. Në lokal kemi qëndruar për rreth dy orë. Më pas kemi dalë dhe jemi larguar dhe Arjani më kërkoi që të shkoja me makinën e tij, deri në Sukth. Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore. Deklarime me të zgjeruara do t’i jap para prokurorit të çështjes. Unë s’e njoh Ariol Halilajn. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot,”-shprehej në dëshminë e tij asakohe Laho.
Ndërkohë, Plaurent Dervishaj kërkoi që të jenë prezent në sallë dëshmitarët, teksa tha: “Dëshmitarët duhet të vijnë në sallë të na shohin a jemi ne ato personat te Benzi. Ç’punë kanë këto dëshmitarë me procesin tim. S’e kuptoj’.
Julian Meçe: Unë këtu po shikoj dhe dëgjoj dëshmitar që nuk kanë lidhje fare me gjykimin tim. E nderuar me datë 1 nëntor më ka arrestuar policia, s’më ka gjetur faktor plotësues asgjë, sinqerisht nuk ju kuptoj.
Laho është ende në kërkim edhe pse ndaj tij ka tre urdhër-arreste, një nga polica, një nga Prokuroria e Durrësit dhe një nga SPAK, për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. I njohur edhe me nofkën “Rrumi i Shijakut”, Aleksandër Laho është një personazh shumë i përfolur për lidhjet e tij me botën e krimit, ndërkohë që emri i tij u përmend edhe gjatë atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti dhe i plagosur.
Arjan Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, “Rumin e Shijakut”. Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj. Ai u hetua për të tri kriteret dhe gjatë vlerësimit të figurës së tij, u konstatua papështatshmëri e figurës, pasi dyshohet se ka favorizuar persona me precedent penalë gjatë detyrës së tij. Por edhe pse s’mund të ishte më pjesë e drejtësisë, në maj të këtij viti, Ndoji garoi në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, duke ia dalë që të fitonte mandatin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë./ZËRI
Tag: prokurorit
-

Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Dëshmitari: ‘Do të pres fytin, pse se mbarove punën’, Dervishaj kërkon ‘Rrumin’: Ç’punë kanë kta
-

Berisha: Rama ka kërcënuar prokurorin që ka dosjen e Lubi Ballukut, është i regjistruar
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzon Edi Ramën për ndërhyrje dhe kërcënim ndaj prokurorit që po heton çështjen e ministres Belinda Balluku.
Sipas Berishës, prokurori është kërcënuar drejtpërdrejt nga Rama për shkak të hetimeve që po zhvillohen nga SPAK ndaj Ballukut.
“Dënoj ndërhyrjen brutale të Edi Ramës pranë prokurorit që ka dosjen e Lubi Ballukut, telefonatën kërcënuese që i ka bërë atij dhe çdo kërcënim tjetër që i është bërë një prokurori që, i gjetur para dëshmitarëve dhe fakteve të pakundërshtueshme, ka marrë vendimin e duhur,” deklaroi Berisha jashtë Kuvendit.
I pyetur nëse ka prova për kërcënimin e pretenduar, Berisha u shpreh me bindje se ngjarja është e dokumentuar. “Ju them me garanci që është kërcënuar. Rama nuk e pranon dot, por është i regjistruar,” tha ai.
Berisha përmendi edhe emrin e kreut të SPAK, Altin Dumani, duke thënë se ai ka qenë ndër ata që i ka bërë presion prokurorit. “Altin Dumani është pak a shumë ai që i ka thënë ‘mendo për kokën tëndë’, por kërcënimi i Ramës është më i rëndë,” shtoi ai.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur SPAK po heton disa dosje penale që lidhen me ministren Belinda Balluku, ndërsa tensionet mes mazhorancës dhe opozitës për çështjet e drejtësisë vijojnë të thellohen. -

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit të njohur, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shpalli sot vendimin për pushimin e çështjes së vetingut ndaj prokurorit të Tiranës, Elidon Hysenaj, prej nga mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë i tij.
Vendimi u morë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Sokol Çomo anëtarë.
‘Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:
Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 55/2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 704, datë 09.10.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 28.10.2025, në Tiranë’, thuhet në vendim. -

A ka pasur presion ndaj prokurorit që heton Ballukun?Lala zbulon prapaskenat:Ka pasur tensione në prokurori,hetuesit..
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet më të fundit mbi hetimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Lala tha se nuk ka prova konkrete për presione politike ndaj prokurorëve, por pranoi se “tensioni brenda SPAK ndihet” sa herë që çështjet përfshijnë figura të larta politike.“Nuk kam të dhëna për presion që politika mund të ketë ushtruar ndaj prokurorit Prençi. Ai është pjesë e seksionit të korrupsionit. Nuk kam prova për presione, por di të them me siguri se kur ka njerëz të politikës nën hetim, tensioni në SPAK ndihet. Hetuesit nuk dalin as për drekë, urdhrat për kontrolle dërgohen me korrierë të besuar dhe jo përmes policisë,” deklaroi Lala.
Sipas saj, dinamika e punës brenda grupit hetimor tregon se rasti Balluku ka krijuar diskutime dhe debate të brendshme për mënyrën e trajtimit të çështjes.
“Edhe në rastin e Ballukut ka pasur tensione dhe debate në rrethin e prokurorëve, sepse ka ngarkesë të lartë dhe është një figurë me pushtet të madh. Ajo drejton institucione të rëndësishme dhe ka portofolin më të gjerë në qeveri,” theksoi gazetarja. -

Berisha: Këta që përpiqen të përdorin mantelin e gjykatësit apo prokurorit për të mbrojtur apo fshehur krimet e tyre, këta janë dy herë kriminel
Kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza të forta në adresë të gjyqtarëve të GJKKO-së dhe Apelit të Posaçëm, sikurse dhe prokurorëve të SPAK, të cilët sipas tij, përdorin mantelin e gjykatësit e të prokurorit në mbrojtje dhe fshehjes së krimeve të tyre.
Sipas Berishës, sulmet e tij ndaj GJKKO dhe SPAK, nuk janë të pa bazuara në fakte dhe ligje.
‘Unë po mbroj sistemin e drejtësisë nga delinkuentë, nga kriminelë që shkelmojnë Kushtetutën për interesa të tyre’, u shpreh Berisha në deklaratën e tij për mediat, pas paraqitjes në SPAK.
Ti duhet dish një gjë, nëse unë u jap fakte këtu, unë jap fakte dhe ti si gazetare, mendoj unë, duhet të përkulesh para fakteve, para ligjeve. Nuk bëj asnjë sulm, asnjë deklaratë në mënyrë absolute, pa fakte dhe ligje. Por kur unë demaskoj këtu si bashkëpunëtor në krim ata që; fshehin krimet; ata që shkelmojnë ligje, ata që shkelmojnë kushtetutën, unë mbroj interesat e çdo qytetari shqiptar, demokrat, socialist, pa parti, çfarëdo që të jetë ai, edhe tuajat përfshirë, edhe interesat tuaja përfshirë, sepse interesi i tyre është një ligj, funksionimi i ligjit dhe i Kushtetutës.
Pra këto mënyre avokatie për delinkuentë dhe shkelës ligji, janë të gabuara.
Unë po mbroj sistemin e drejtësisë nga delinkuentë, nga kriminelë që shkelmojnë Kushtetutën për interesa të tyre.
Besoj se këtu fola që të gjitha institucione që jemi drejtuar. Ato që numërova unë, janë që të gjitha institucione që jam drejtuar. Por ato institucione, ose Irena me 5 mbiemra i ka blerë me 500 mijëshe euro, nuk kam fakte se do ti sillja këtu, ose Edi Rama i urdhëron si skllevër që i ka të kapur peng, për pasuritë e paligjshme që kanë nga Troplini dhe me radhë dhe këta heshtin.
Por nëqoftëse brenda drejtësisë, në një sistem drejtësie ndodh që ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja nxirret nga sistemi dhe ky Troplin këtu e çon në ndjekje penale dhe kërkon dënimin e tij me burg. Nxirret nga sistemi sepse sipas tij ka fshehur një apartament. Sipas atij dhe avoketërve apartamenti ka qenë i vëllait dhe ka paguar qeranë në emër të vëllait. Por ky vetë ka 4 apartamente, ka 3 të vetat dhe një tjetër ku thotë se, unë jam i strehuar tek vjehrri me qira. E kuptoni apo jo, paçka se çon badigardët për të rrafë qytetarët, atje se shiten nga dy herë apartamentet e vjehrrit.
Jemi në këto kushte në të cilat, shqiptarët duhet ti dinë këto të vërteta, duhet ti dinë.
A mund të imagjinosh ti se çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë, se çfarë drejtësie merr qytetari i thjeshtë kur këta në mënyrë flagrante, ky hap çështje pa emër për Irena Gjokën e cila ka gjithë këto gjëra, të shkelmuara dhe çështja hapet pa emër vetëm që ajo të tejkalojë afatet e parashkrimit.
A nuk është ky, një bashkëpunëtor në krim.
A nuk është ky bashkëpunëtor në krim, kur lexon njëlloj si unë transkrimet e bisedave të Elona Daupajt, ku Taulant Balla nga fillimi në fund del disa herë si bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit, dhe ky dënon roje dhe shoferë dhe Taos ja heq fashikullin. A janë këto kështu apo jo, a duhet ti dimë këto.
Çfarë drejtësie është kjo? Kjo është anti-drejtësi, ky është shkelmim mbi punën, mundin, djersën e qindra hetuesve, gjykatësve, prokurorëve që duan të punojnë në përputhje me ligjin. Por kjo mafie e poshtër që ka ngërthyer në këtë mënyrë sistemin, po e shkatërron këtë sistem.
Jo, përkundrazi kjo është një ndihmë e madhe që unë jap. Sepse e di si është puna? E morët vesh çfarë ndodhi pardje.
Që nga koha e diktaturës, unë nuk kam dëgjuar as në diktaturë, por mund të ketë ndodhur, se atëherë ndodhte çdo gjë, atëherë nuk kishte avokatë, por në kohën kur ka pasur avokatë, avoketërit armiq konsideroheshin, pak kishte.
Arrestojnë avokatin në Elbasan. Pse? Sepse guxoi ti thotë prokurorit, unë do të të bëj padi penale. Çfarë fyerje dhe çfarë kërcënimi është ky? Kur një njeri në sallën e gjyqit që mbronte një klient, i thotë prokurorit po shpif dhe ky bandit me Prodën që është anëtar i bandës dhe të tjerë, thërret avokatin dhe e arreston të nesërmen.
Tani më thuaj pak mua, të arrestosh avokatin në këtë mënyrë, ky është një terror mbi 10-tëra e qindra avoketër që të mbyllin gojën në sallën e gjyqit. Çfarë drejtësie është kjo?
Kur dëgjova fillimisht të them të vërtetën, mendova se mos avokati ka humbur nervat dhe ka agresuar prokurorin dhe thashë kjo është e papranueshme. Por kur pashë me regjistrime se çfarë ka ndodhur, ky është turpi, kjo vetëm drejtësi nuk është. Nuk ndodh kund.
Këta që përpiqen të shndërrojnë krimet e tyre të shëmtuara në mburojë për drejtësinë, këta janë dy herë kriminelë.
Këta që përpiqen të përdorin mantelin e gjykatësit apo prokurorit për të mbrojtur apo fshehur krimet e tyre, këta janë dy herë kriminel.
-

Zbardhet audio-përgjimi/ Arrestimi i Barjamit, zbulohet prokurori si në kohën e diktaturës kërcënonte me arrestim…
Policia e Elbasanit ka arrestuar një avokat, shtetasin Ulian Barjami, me akuzën për kërcënim ndaj një prokurori në sallën e gjyqit.
Avokati po mbronte të dyshuarin Maksim Lika në Gjykatën e Elbasanit, i cili u arrestua së fundmi në kuadër të një aksioni në Elbasan.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Dhoma e Avokatisë.
‘Kemi të bëjmë me arrestimin e avokatit për shkak të deklarimeve të tij në kuadrin e mbrojtjes në sallën e gjyqit, duke u trajtuar deklarata e tij se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash kundër prokurorit si kanosje dhe kundërshtim i prokurorit’.
‘Ngjarje kjo e paprecedentë, ku një avokati i hiqet liria për shkak të fjalës së lirë në sallën e gjykimit, ku ai shpreh mendimin për falsitetin e provës dhe përgjegjësinë që, sipas avokatit, duhet të mbajë autori i falsifikimit, që në këtë rast është prokurori’, thuhet në reagim.
Ndërkohë që avokati i njohur Arben LLangozi ka siguruar audion e seancës gjyqësore dhe ku duket qartë ajo çfarë ka thëne avokati i arrestuar dhe dëgjohet qartë deklarimi kërcënues i prokurorit se do ta arrestonte.



