Tag: prokuroria

  • Në kërkim nga Gjermania për trafik droge, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një shtetasi

    Në kërkim nga Gjermania për trafik droge, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një shtetasi

    Prokuroria Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi që është shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për trafik droge.
    Njoftimi i Prokurorisë:

    Nën hetim në Gjermani për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit I.D. në Shqipëri
    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit I.D., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.
    Në kuadër të hetimit pasuror nr.01, të datës 17.01.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka vërtetuar se shtetasi i mësipërm është nën hetim nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”, vepër penale e cila është objekt i ligjit nr.10192.
    Nga hetimi pasuror për shtetasin I.D. dhe familjarët e tij për periudhën 2011-2024, rezultoi se vlera e të ardhurave të këtij shtetasi, është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera prej tij.
    Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera në lidhje me shtetasin I.D. dhe të afërmve të tij, provohet se ai ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe nga kjo veprimtari ka krijuar pasuri të cilat nuk justifikohen me nivelin e të ardhurave dhe veprimtaria e ligjshme e këtij shtetasi.
    Për këto arsye, në bazë ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive dhe gjykata pranoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:
    – Pasuria e paluajtshme nr.116/27, lloji arë me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;
    – Pasuria apartament, me sip.113.8m2, e ndarë në sip.77.7m2 neto, 11.3m2 sipërfaqe e përbashkët dhe 24.8m2 verandë; dhe
    – Pasuria njësi, me sipërfaqe bruto 98.8m2, si dhe 2 postet e parkimit me numra P53 dhe P54, të porositura sipas kontratës.

  • Në hetim në Gjermani për trafik droge, i sekuestrohen pasuritë në Tiranë (Emri)

    Në hetim në Gjermani për trafik droge, i sekuestrohen pasuritë në Tiranë (Emri)

    Prokuroria Tiranë sekuestroi pasuritë e shtetasit Ilber Domi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ dhe nën hetim nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”.
    “Nga hetimi pasuror për shtetasin Ilber Domi dhe familjarët e tij për periudhën 2011-2024, rezultoi se vlera e të ardhurave të këtij shtetasi, është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera prej tij. Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera në lidhje me shtetasin Ilber Domi dhe të afërmve të tij, provohet se ai ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe nga kjo veprimtari ka krijuar pasuri të cilat nuk justifikohen me nivelin e të ardhurave dhe veprimtaria e ligjshme e këtij shtetasi”, bën me dije Prokuroria.
    Për këto arsye, në bazë ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive dhe gjykata pranoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:
    – Pasuria e paluajtshme nr.116/27, lloji arë me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;
    – Pasuria apartament, me sip.113.8m2, e ndarë në sip.77.7m2 neto, 11.3m2 sipërfaqe e përbashkët dhe  24.8m2 verandë; dhe
    – Pasuria njësi, me sipërfaqe bruto 98.8m2, si dhe 2 postet e parkimit me numra P53 dhe P54, të porositura sipas kontratës.

  • Nën hetim për trafik droge, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Ilber Domit

    Nën hetim për trafik droge, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Ilber Domit

    Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar tre pasuri të Ilber Domit, i cili është nën hetim nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike dhe mbajtje të armëve luftarake.
    Domi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, dhe hetimi ka zbuluar se të ardhurat e tij nuk përputhen me vlerën e pasurive që ka krijuar. Prokuroria konstatoi se këto pasuri janë rezultat i veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogës dhe kërkoi sekuestrimin e tyre në bazë të ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar.
    Gjykata miratoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme të Domit: Një truall prej 850 m² në Zall Herr, Tiranë
    Një apartament me sipërfaqe totale 113.8 m²
    Njësi me sipërfaqe 98.8 m², si dhe dy poste parkimi
    Hetimi pasuror ka përfshirë periudhën 2011-2024, duke vërtetuar se burimi i këtyre pasurive nuk justifikohet me të ardhurat e tij të deklaruara. Prokuroria vijon hetimet për këtë çështje.

  • Prokuroria nis hetimet për votimin me postë në Kosovë, ja për çfarë dyshohet

    Prokuroria nis hetimet për votimin me postë në Kosovë, ja për çfarë dyshohet

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me procesin e votimit me postë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
    Njoftimi për nisjen e hetimeve, vjen pasi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka pretenduar se ka pasur manipulime në votimet me postë të orkestruara nga subjekti opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës.
    “Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikimin e informacioneve. Mirëpo, në këtë fazë të procedurës nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse mund të cenohet procesi hetimor”, tha për Radion Evropa e Lirë, Kaltrina Shala nga Zyra për Komunikim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
    Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa anulimin e afër 19.000 votave me postë të LDK-së dhe përsëritjen e votimit, për shkak të pretendimeve për manipulim zgjedhor. Por, PZAP-i ia hodhi poshtë kërkesën.
    Tani, LVV-ja po pret vendimin e Gjykatës Supreme për këtë çështje.
    Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin thënë më herët se i kanë dërguar edhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë provat që thanë se mbështesin pretendimet e tyre për manipulime zgjedhore.
    Kjo parti ka argumentuar se disa kandidatë të LDK-së kishin marrë shumë më shumë vota me postë sesa në votimin brenda Kosovës. Po ashtu, LVV-ja ka thënë se votimi me postë ka ndodhur “në formë të manipuluar, të organizuar masivisht dhe kolektivisht nga persona të njëjtë me stilolaps të njëjtë, me ngjyrë të njëjtë dhe me duar të njëjta”.
    LDK-ja ka hedhur poshtë akuzat e LVV-së duke thënë se ato po bëhen “vetëm pse nuk u pëlqen rezultati”.
    Kjo parti, në anën tjetër, ka akuzuar LVV-në për manipulim të votave në përfaqësi diplomatike, por edhe me postë.
    Kosova po pret që të përmbyllet afati i shqyrtimit të ankesave të partive dhe subjekteve politike drejtuar Gjykatës Supreme, në mënyrë që të certifikohet rezultati zgjedhor dhe t’i hapet rruga formimit të institucioneve të reja.
    Sipas rezultatit përfundimtar, të shpallur më 15 mars, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga LDK-ja me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.
    Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-Demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.
    Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind.

  • Ndërhyrjet në sistemin TIMS, Prokuroria mbyll hetimet për ish-drejtorin e IT, zbulohet si…

    Ndërhyrjet në sistemin TIMS, Prokuroria mbyll hetimet për ish-drejtorin e IT, zbulohet si…

    Njoftimi nga Prokuroria e Tiranës
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq të pandehurin E.Muça, aktualisht me masë sigurimi ‘Arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘Hyrje e paautorizuar kompjuterike’.

    Prokuroria bën me dije se nga tërësia e veprimeve hetimore për çështjen rezultoi se Muça, në lidhje me procedurat e backup dhe ekstraktimin e të dhënave, nuk ka informuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nuk ka një informacion, memo informuese, plan veprimi për problematikat e konstatuara dhe veprimet e ndërmarra për rregullimin e tyre.
    Muça ka urdhëruar punonjësit për hapjen e portave USB. Veprimet janë kryer prej tij deri në orët e vona të natës dhe në godinë janë futur persona të paautorizuar për të asistuar në procesin e back up, konkretisht shtetasi K. M; jo pjesë e stafit, shpeshherë ka hyrë me pinin personal të një punonjësi tjetër jo prezent.
    Gjithashtu, vërtetohet qartësisht lidhja midis pajisjes hard disk të sekuestruar me kompjuterin e identifikuar të lidhur me serverat; lidhje e realizuar për të mundësuar kryerjen e një procesi back up manual, duke eksportuar të dhëna në hard disk.
    Proces, i cili nuk ka pse të kryhet pasi vetë sistemi automatikisht bën dy back-up-e, për më tepër në pajisjen hard disk të sekuestruar evidentohen gjurmë të procesit të back up. Sa më sipër, hyrja e paautorizuar kompjuterike është realizuar. Pas hapjes së portave USB, procesi i back up ka filluar, vijuar, por nuk është përfunduar plotësisht.
    Lidhur me veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilin gjithashtu është regjistruar procedimi penal nr.5404/2023 është vendosur ndarja e çështjes.

  • Prokuroria jep detaje: Vajza që u dhunua në Ferizaj është e mitur

    Prokuroria jep detaje: Vajza që u dhunua në Ferizaj është e mitur

    Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë.
    Rasti dhunimit kishte ndodhur në muajin janar.
    Ndërsa lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje ku thuhet se viktima i përket moshës 14-16 vjeçare, teksa i dyshuari është ndaluar.
    “Ferizaj, 26 mars 2025 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, është ndaluar i pandehuri me inicialet E.H.
    Prokurori i Shtetit njofton se i pandehuri E.H. është ndaluar në lidhje me rastin e dhunimit të një të miture të moshës 14-16 vjeçare në Ferizaj, për dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas nenit 227, paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
    Po ashtu, Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj brenda afatit të parashikuar.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça merret i pandehur nga Prokuroria e Tiranës

    Ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça merret i pandehur nga Prokuroria e Tiranës

    Ervin Muça

    TIRANË- Ervin Muça, ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Tiranës. Muça i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sistemit TIMS.
    Ish-drejtori i IT-së akuzohet për ‘Hyrje të paautorizuar kompjuterike” në sistemin TIMS që rregjistron hyrje-daljet e qytetarëve nga kufijtë e vendit. Organi hetues ka veçuar çështjen dhe po e heton edhe për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
    Vetë Muça i ka mohuar akuzat e Prokurorisë ndaj tij, dhe pretendon se nuk ka kryer asnjë vepër penale që cënon të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Madje ai thotë se i ka bërë backup sistemit, por jo se ka marrë të dhëna prej tij. 
    Sipas prokurorisë, Muça në bashkëpunim me persona të tjerë, në 2 gusht të vitit të shkuar kanë ndërhyrë në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit duke eksportuar të dhëna të paautorizuara. Organi i Akuzës gjatë hetimeve ka arritur në përfundimin se këto veprime janë kryer gjatë orëve të vona të natës. Për të provuar ndërhyrjen dhe marrjen e të dhënave Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar ndihmë edhe laboratorit të SPAK-ut, ku kjo e fundit ka konfirmuar dyshimet e kolegëve të Tiranës.
    Ndërhyrja në sistem ishte objekt i Komisionit hetimor të drejtuar nga Ervin Salianji, i cili në fjalën e tij para Kuvendit në përfundim të afatit të punimeve të Komisionit, u shpreh se Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për të qenë drejtor i departamentit të IT.

    Ç’ka ndodhur me sistemin TIMS?
    Sulmi i ndodhur në 2022 ndaj sistemit TIMS është marrë përsipër nga një grup i identifikuar si Homeland Justice, i cili, sipas qeverisë shqiptare është i financuar nga Irani. Pikërisht për këto sulme, jo vetëm ndaj TIMS por edhe institucioneve të tjera, kryeministri Edi Rama deklaroi ndërprerjen e marrëdhëneve me Republikën Islamike të Iranit. Pas sulmeve kompania Microsoft që mori pjesë në hetimin e ngjarjes tha se të gjitha zbulimet e saj ishin të lidhura me Iranin./ZËRI

  • Kopjimi i të dhënave të sistemit TIMS, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Ervin Muçën

    Kopjimi i të dhënave të sistemit TIMS, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Ervin Muçën

    Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Ervin Muçën, drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në policinë e shtetit.
    Prokuroria ka veçuar çështjen dhe po heton për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Drejtori i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin në Policinë e Shtetit, Ervin Muça akuzoeht për “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike” pasi rezulton se më datën 02.08.2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.
    Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin.
    Mirëpo gjatë marrjes në pyetje Muça ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje dhe që të ketë kopjuar të dhënat e TIMS. E teksa Muça ka këtë pretendim, të kundërtën tregojnë pamjet e kamerës së sigurisë. Teksa drejtori i IT ka thënë se nuk ka qenë në punë atë ditë, kamerat tregojnë qartazi prezencën e tij në ambiente e Policisë.
    Po ashtu kamerat kanë kapur momentin kur ish-drejtori merr të dhënat me një pajisje private. Por, nuk dihet ende se për çfarë Muçës i duheshin këto të dhëna kaq sekrete. Pasi flasim për sistemin TIMS, ku janë informacione si lëvizja e qytetarëve jashtë shtetit, por edhe të dhëna për persona që janë në kërkim, për ngjarje të rënda kriminale.

  • Prostitucion në qendrat e masazhit! Dërgohen në gjyq dy administratorë, u sekuestrohen pasuritë

    Prostitucion në qendrat e masazhit! Dërgohen në gjyq dy administratorë, u sekuestrohen pasuritë

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq vëllezërit M.R. dhe A.R. nën akuzë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.Në vijim të hetimeve të procedimit penal nr.1789 të vitit 2021, rezulton se këta shtetas, janë arrestuar si administratorë të qendrave të masazhit, pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore dhe i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës dhe përfitimet i ndanin me njëri – tjetrin.Nga hetimet prokuroria provoi se pasuritë e tyre, nuk justifikohen nga të ardhurat dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale. Për këtë arsye me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme të cilat nuk justifikohen nga të ardhuar e ligjshme të siguruara ndër vite:‘Njësi’, sipërfaqe 34m2;‘Apartament’ me sipërfaqe 106.4m2, rruga ‘Hoxha Tahsin’;‘Post Parkimi’ me sipërfaqe 41.2 m2 në Tiranë; dheTre automjeteve tip ‘Benz’, ‘Volksëagen’ dhe ‘Scoda Octava’.Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi dërgimin në gjyq për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për dy të pandehurit.
    Top Channel

  • Dhuna ndaj Klea Prengës/ Ja sa vite burg kërkoi Prokuroria për motrat Berisha

    Dhuna ndaj Klea Prengës/ Ja sa vite burg kërkoi Prokuroria për motrat Berisha

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 14:07
    Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga, verën e vitit të kaluar.
    Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishës, e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore, dënimi zbret në 2 vite.

    Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove. Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024, ndërsa akuzohen për kryerjen e veprës penale ‘plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.