Tag: prokuroria

  • Prokuroria e Tiranës nis hetimet për mishin e pulës me salmonelë

    Prokuroria e Tiranës nis hetimet për mishin e pulës me salmonelë

    Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me mishin e pulës që u konstatua me salmonele.
    Hetimet po vijnë për dy vepra penale atë të shpërdorimit të detyrës dhe importimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.
    Hetuesit janë duke verifikuar mbi procedurën që kanë ndjekur punonjës të AKU, nga momenti i hyrjes së mishit në vendin tonë dhe daljen e përgjigjes së analizave që u deshën të paktën 10 ditë për të mësuar se mishi që u importua nga Brazili ishte i infektuar me salmonele një pjesë e të cilit u shit dhe nuk u tërhoq dot nga tregu nga agjentet e AKU.
    Hetimet nisën pas referimit të rastit nga Policia e Shtetit që ka shpallur në kërkim edhe pronarin e kompanisë që ka importuar sasinë e mishit, por edhe kallëzimit të AKU për disa punonjës të tyre për “shpërdorim detyre”.
    Më 21 Mars nga analizat e kryera nga AKU u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm te mishi i pulës në një sasi prej 7.8 ton e importuar nga Brazili. AKU sekuestroi 5.2 ton mish tek importuesi, por 2.6 ton të tjera janë shpërndarë në tregun shqiptar dhe mund të jenë konsumuar.

  • Plagosi me thikë bashkëmoshatarin në Sarandë, lirohet 17-vjeçari! Prokuroria: U vetëmbrojt

    Plagosi me thikë bashkëmoshatarin në Sarandë, lirohet 17-vjeçari! Prokuroria: U vetëmbrojt

    Gjykata e Sarandës ka liruar 17-vjeçarin K. Cora, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ai u arrestua nga policia si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të 17-vjeçarit B.
    Kalemi u godit tre herë me thikë në stomak dhe ije dhe u transportua drejt Spitalit të Vlorës për mjekim të specializuar, ndërkohë që Cora u ndalua nga policia. Në konflikt ishte i përfshirë edhe një person i tretë, shok i Kalemit, i cili u shoqërua në Komisariat për të dhënë deklarime.
    Pas hetimeve, Prokuroria e Sarandës konstatoi se ngjarja kishte rrjedhë tjetër nga sa u raportua fillimisht. Dyshohet se Kalemi ka tentuar të godasë i pari, ndërsa Cora ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes. Për këtë arsye, prokurorja Esmeranda Basho ndryshoi akuzën ndaj tij në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit në flagrancë, si dhe caktimin e masës “Arrest në shtëpi”.
    Gjykatësja e hetimeve paraprake, Edona Vajushi, pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur të njëjtën masë sigurie për Corën, i cili brenda shtatë muajsh mbush moshën madhore. Sipas vendimit, ai duhet të qëndrojë në banesën e tij në lagjen nr. 4, rruga “Guri Nazifi”, Sarandë, me përjashtim të orareve të shkollës dhe aktiviteteve edukative, të cilat duhet të miratohen nga Prokuroria.
    Si ndodhi ngjarja?
    Ngjarja ndodhi më 27 mars në lagjen nr.1 të Sarandës, në rrugën “Bilal Golemi”, ku si pasojë e një konflikti mes adoleshentësh, 17 vjeçari K. Cora, goditi me thikë në stomak dhe dy herë në ije 17- vjeçarin tjetër B. Kalemi. Sipas burimeve, ai ndodhej i shoqëruar nga një shok i tij kur është përfshirë në konflikt me bashkëmoshatarin K. Cora. Pas ngjarjes i plagosuri u dërgua në spital për të marr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës.

  • Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet 17-vjeçari. Prokuroria: “U vetëmbrojt”

    Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet 17-vjeçari. Prokuroria: “U vetëmbrojt”

    Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet 17-vjeçari. Prokuroria: “U vetëmbrojt”
     
    Gjykata e Sarandës ka liruar 17-vjeçarin K. Cora, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ai u arrestua të enjten nga policia si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të 17-vjeçarit B. Kalemi, ngjarje e ndodhur në rrugën “Butrinti” në Sarandë.
     
    Kalemi u godit tre herë me thikë në stomak dhe ije dhe u transportua drejt Spitalit të Vlorës për mjekim të specializuar, ndërkohë që Cora u ndalua nga policia. Në konflikt ishte i përfshirë edhe një person i tretë, shok i Kalemit, i cili u shoqërua në Komisariat për të dhënë deklarime.
     

     
    Pas hetimeve, Prokuroria e Sarandës konstatoi se ngjarja kishte rrjedhë tjetër nga sa u raportua fillimisht. Dyshohet se Kalemi ka tentuar të godasë i pari, ndërsa Cora ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes. Për këtë arsye, prokurorja Esmeranda Basho ndryshoi akuzën ndaj tij në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit në flagrancë, si dhe caktimin e masës “Arrest në shtëpi”.
     
    Gjykatësja e hetimeve paraprake, Edona Vajushi, pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur të njëjtën masë sigurie për Corën, i cili brenda shtatë muajsh mbush moshën madhore. Sipas vendimit, ai duhet të qëndrojë në banesën e tij në lagjen nr. 4, rruga “Guri Nazifi”, Sarandë, me përjashtim të orareve të shkollës dhe aktiviteteve edukative, të cilat duhet të miratohen nga Prokuroria.

  • Gjykata e Sarandës liron 17-vjeçarin e arrestuar për plagosje, Prokuroria: U vetëmbrojt

    Gjykata e Sarandës liron 17-vjeçarin e arrestuar për plagosje, Prokuroria: U vetëmbrojt

    Gjykata e Sarandës ka liruar nga paraburgimi 17-vjeçarin me iniciale K.C., duke i caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ai u arrestua të enjten si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të bashkëmoshatarit të tij B.K. në rrugën “Butrinti”.
    Sipas hetimeve, K.C. dyshohet se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi ishte sulmuar nga B.K. Prokuroria ndryshoi akuzën ndaj tij në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi që ai të qëndrojë në arrest shtëpie, kërkesë që u pranua nga gjykata.
    Vendimi i gjykatës lejon 17-vjeçarin të dalë nga banesa vetëm për të ndjekur mësimin, me miratimin e prokurorisë. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ndaj B.K. do të ngrihet akuzë, pasi edhe tek K.C. janë konstatuar shenja të një sulmi.

  • Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet 17-vjeçari. Prokuroria: U vetëmbrojt

    Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet 17-vjeçari. Prokuroria: U vetëmbrojt

    Gjykata e Sarandës ka liruar 17-vjecarin K. Cora, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Cora u arrestua nga policia e Sarandës të enjten, si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të 17-vjecarit B. Kalemi, ngjarje e ndodhur në rrugën “Butrinti” të Sarandës.
    Kalemi mori 3 thika në stomak dhe ije dhe u transportua drejt Spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar, ndërkohë që Cora u arrestua. Në ngjarje ishte përfshirë edhe një person i tretë, shok i Kalemit, i cili u shoqërua në Komisariat për të dhënë deklarime. Pas hetimeve, Prokuroria e Sarandës zbuloi se ngjarja kishte rrjedhë tjetër nga sa u raportua në fillim. Dyshohet se Cora ishte tentuar të goditej nga Kalemi dhe në kushtet e vetëmbrojtjes e kishte plagosur atë me thikë.
    Për këtë prokurorja Esmeranda Basho ndryshoi akuzën ndaj tij në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi vleftësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj të dyshuarit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”. Edhe Gjyqtarja e hetimeve paraprake Edona Vajushi, vendosi të njëjtën masë sigurimi ndaj Corës, i cili për 7 muaj mbush moshën madhore.
    Gjyqtarja Vajushi vendosi që 17-vjecari të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij, e ndodhur në lagjen nr. 4, rruga “Guri Nazifi”, Sarandë, me përjashtim të orareve të ndjekjes së proceseve mësimore dhe edukuese, pas miratimit të lejes së lëvizjes nga organi i akuzës.
    Ndërkohë ende nuk dihet nëse do të ngrihet akuzë për goditjen e 17-vjecarit Cora, pasi burime bëjne me dije se edhe nga kqyrja fizike e tij, janë vërejtur shenja sulmi. K. Cora mbrohej në seancë nga avokati Clirim Shahini.

  • Altin Dumani trondit nga themelet të korruptuarit, si do fundosen pushtetarët me pasuri marramendëse, të rrezikuar…

    Altin Dumani trondit nga themelet të korruptuarit, si do fundosen pushtetarët me pasuri marramendëse, të rrezikuar…

    Elmas Bogdani
    Një erë e re ka nisur të fryjë në korridoret e drejtësisë shqiptare. Kreu i SPAK, Altin Dumani ka aktivizuar planin e tij më agresiv për të çmontuar perandoritë financiare të ngritura mbi korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin. Dokumenti i publikuar nga Prokuroria e Posaçme tregon qartë se drejtësia nuk do të ndalet më në premtime boshe apo procese të zvarritura, por do të shkojë drejtpërdrejt te pasuritë e dyshimta. Për vite me radhë, të ashtuquajturit “të paprekshëm” kanë jetuar në luks të pacenuar, duke ndërtuar vila madhështore, duke fshehur miliona euro në parajsa fiskale dhe duke përdorur pushtetin e tyre për të siguruar imunitet nga drejtësia. Por duket se ora e tyre ka ardhur.
    Me një qasje të re dhe më të ashpër, SPAK me planin strategjik 2024-2027 do të investohet edhe më shumë për të gjurmuar transaksionet financiare, pronat e fshehura dhe pasuritë e dyshimta të politikanëve, ish-zyrtarëve të lartë, biznesmenëve të lidhur me qeverinë dhe figurave të botës së krimit. Sipas dokumentit, SPAK do të shkojë shumë më thellë te pasuritë sesa më parë dhe hetimet do të prekin nivelet më të larta të pushtetit. Në listën e atyre që rrezikojnë të humbasin gjithçka nuk janë më vetëm disa ish-drejtorë apo zyrtarë të nivelit të mesëm, por edhe emra të njohur që dikur e konsideronin veten mbi ligjin.
    Dokumenti që po trondit politikën dhe oligarkët
    Sipas dokumentit të publikuar nga SPAK, prokurorët e posaçëm kanë një strategji të re: në vend që të presin me vite për të vërtetuar çdo detaj të një skeme korrupsioni, ata do të përqendrohen drejtpërdrejt te pasuritë e dyshimta. Kjo është një ndër provat që pushtetarët e korruptuar nuk e shkatërrojnë dot siç kanë bërë me aferat e tjera. Kjo qasje pritet të tronditë politikanët, biznesmenët dhe emrat “VIP” nga krimi që për vite kanë ndërtuar perandori financiare mbi tendera të fryrë, koncesione skandaloze dhe vendime qeveritare të personalizuara.  Emrat e përfshirë që do të prekin këto hetime do të jenë ndër më të fuqishmit në politikën dhe ekonominë shqiptare.
    Ish-kryeministra, ish-presidentë që kanë firmosur ligje në favor të miqve të tyre të biznesit, ministra dhe ish-ministra që kanë marrë vendime të errëta për koncesione miliardëshe, deputetë e ish-deputetë që kanë parë Parlamentin si një sallë ankandi për interesat personale, kryebashkiakë që kanë transformuar qytetet në pronë private dhe oligarkë që kanë ndërtuar monopole të paprekshme. Të gjithë janë tani nën lupën e drejtësisë. Një pjesë e madhe e këtyre individëve kanë përdorur pozitat e tyre për të siguruar një jetë luksoze për veten dhe familjet e tyre. Ata kanë përdorur pasaporta të dyta, llogari bankare offshore dhe kompani fantazmë për të fshehur gjurmët e pasurive të tyre. Por SPAK ka treguar se tashmë ka në dorë informacione konkrete dhe nuk do të ngurrojë t’i përdorë.
    Detaje nga dokumenti
    “Plani Strategjik i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokurorisë së Posaçme) përfshin një vështrim të përgjithshëm të objektivave dhe prioritetet e tyre për një periudhë të caktuar 3 (tre) vjeçare, 2024-2027. Ky Plan Strategjik përqendrohet kryesisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pastrimit të parave, krimeve zgjedhore dhe terrorizimit duke synuar efikasitetin dhe efektivitetin në ndëshkimin e këtij grupi veprash penale. Në zbatimin e këtij Plani Strategjik, ndër të tjera, Prokuroria e Posaçme synon rritjen e ndjeshme të kapaciteteve hetimore dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të goditur format me të avancuara të korrupsionit, krimit të organizuar dhe grupeve kriminale.
    Ky Plan Strategjik, mban në vëmendje të veçantë bashkëpunimin sa më transparent me median duke e konsideruar besimin e publikut ndaj Prokurorisë së Posaçme si një ndër shtytësit kryesor të funksionimit të këtij institucioni. Plani Strategjik është ndërtuar duke u bashkërenduar dhe në koherencë me strategjitë si më poshtë: Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030; Strategjinë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit, 2024-2030; Strategjinë Kombëtare kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024- 2030; Nëpërmjet këtij Plani Strategjik, Prokuroria e Posaçme ka parashikuar një rritje të hetimeve financiare dhe pasurore, duke ndërmarrë hetime të specializuara për zbulimin dhe ndjekjen e subjekteve të përfshira në veprat penale në kuadrin e pastrimit të parave. Ky aspekt i këtij Plani Strategjik ka për qëllim kufizimin maksimal të fuqizimit të grupeve kriminale, zyrtarëve publik të korruptuar dhe ndërmarrjen e masave parandaluese nëpërmjet sekuestrimit dhe konfiskimin e produkteve të pastrimit të parave”, thuhet në dokumentin e SPAK
    Presioni nga BE
    Kjo valë hetimesh nuk është vetëm një çështje e brendshme. SPAK është vënë nën presion të madh edhe nga Bashkimi Evropian, i cili ka bërë të qartë se Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara në procesin e integrimit pa rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit. Brukseli ka sinjalizuar se negociatat për anëtarësim mund të bllokohen nëse nuk ka arrestime dhe sekuestrime të pasurive të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion. Sipas strategjisë së re të SPAK, e cila është hartuar në përputhje me standardet ndërkombëtare,
    “Prokuroria e Posaçme ka marrë në konsideratë përmbushjen e detyrimeve të këtij institucioni në kuadër të strategjive kombëtare dhe ndërkombëtare dhe detyrimeve që ka marrë shteti shqiptar në zbatim të konventave ndërkombëtare dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Përmbushja e këtij synimi kontribuon në sigurinë rajonale dhe atë globale në parandalimin e grupeve kriminale, korrupsionit, pastrimit të parave dhe terrorizmit që fillojnë në territorin shqiptar ose kryhen nga shtetas shqiptar jashtë vendit. Në këtë mënyrë, Prokuroria e Posaçme përmbush dhe luan një rol kyç për sigurinë kombëtare dhe atë ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera nga strategjia e re e SPAK.

  • Prokuroria kërkon 3 vite burg për Marielën, 3 vite shërbim prove për Antonelën

    Prokuroria kërkon 3 vite burg për Marielën, 3 vite shërbim prove për Antonelën

    Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berishaj të cilat goditën me sende të forta 26 vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar. Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishës e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore dënimi zbret në 2 vite.
    Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove. Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në muajin tetor 2024, dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

    Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024 dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.
    Shkak i dhunës që motrat ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

  • Vrau efektivin e Shqiponjave Novruz Cenalia në Fier, përfundojnë hetimet për Azgan Mernicën

    Vrau efektivin e Shqiponjave Novruz Cenalia në Fier, përfundojnë hetimet për Azgan Mernicën

    Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim shtetasin Azgan Memica për vrasjen e punonjësit të policisë së shtetit Novruz Cenalia.

    Hetimet kishin nisur që në 13 maj 2024, ditë kur ndodhi edhe ngjarja në fshatin Baltëz. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Prokuroria thotë se autori i dyshuar e ka kryer vrasjen me qëllim, pasi sipas saj, efektivi ishte me uniformë dhe dallohej qartësisht detyra e tij.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Konflikti mes tyre lindi për shkak të një parakalimi që i panderhuri bëri teksa udhëtonte me automjetin e tij.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.M. për veprat penale ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg.I dhe 291 të Kodit Penal.

    Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.689, të vitit 2024 mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, u provua se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

    Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurirt për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit të llojit pistoletë që mbante me vete dhe ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C. duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

  • Korrupsioni në Federatë, kërkohet 15 vite heqje lirie për Vijar

    Korrupsioni në Federatë, kërkohet 15 vite heqje lirie për Vijar

    Prokuroria Kundër Korrupsionit ka kërkuar dënimin me 15 vjet e gjysmë burg për ish-presidentin e Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF), Angel Maria Vijar, për korrupsion të dyshuar në kontratat e nënshkruara mes viteve 2007 dhe 2017, që dyshohet se i ka shkaktuar Federatës një dëm prej 4.5 milionë eurosh.

    Në kërkesën e cituar nga agjencia Europa Press, dhe e raportuar nga Sportmediaset, Prokuroria kërkon edhe një gjobë prej afërsisht 1 milion euro për Vijarin përveç dëmshpërblimit të dëmit.

    Gjithashtu në këtë mesele gjëndën edhe tetë të pandehur në hetimin e njohur si “çështja Soule”, përfshirë Gorka Vijar, djali i ish-presidentit të Federatës së Futbollit, për të cilin kërkohet dënimi me 7 vjet burg dhe ish-nënkryetari i RFEF-së, Huan Padron, për të cilin prokurori kërkon 6 vjet e gjysmë burg. Villar akuzohet për menaxhim të padrejtë, korrupsion në biznes, bashkëpunim në përvetësim dhe një krim të vazhdueshëm të falsifikimit të dokumentacionit tregtar.

    Sipas prokurorisë, “të paktën mes viteve 2007 dhe 2017, Angel Maria Vijar dhe Huan Antonio Padron, nga pozicionet e tyre si president dhe nënkryetar ekonomik i RFEF, kanë përfituar persona fizikë dhe juridikë në mjedisin e tyre në bashkëpunim me të pandehur të tjerë”.

    Ata e bënë këtë, raporton Prokuroria, si me kontrata në favor të tyre në kushte të dëmshme për RFEF-në, ashtu edhe me pagesën e dëmshpërblimit që nuk korrespondonte me asnjë ofrim shërbimi ose jo në kushtet në të cilat ata ishin paguar”.

    Prokuroria publike i referohet, në veçanti, “të paktën që nga viti 2009” i disa ndeshjeve miqësore të Kombëtares spanjolle kundër Koresë së Jugut, Kili, Venezuelë, Peru dhe Kolumbisë, pas kontratave të firmosura personalisht nga Angel Maria Vijar, në bashkëpunim me djalin e tij Borka ose nëpërmjet kompanisë Sport Adviser Sl, që do t’i kishin përfituar, duke i shkaktuar federatës një dëm mbi 4 milionë euro./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Prokuroria kërkon 15 vite e gjysmë burg për ish-presidentin e RFEF, Ángel Maria Villar

    Prokuroria kërkon 15 vite e gjysmë burg për ish-presidentin e RFEF, Ángel Maria Villar

    Prokuroria ka kërkuar 15 vite e gjysmë burg për ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Ángel María Villar, për korrupsion të dyshuar në rastin “Soule”, teksa është hetuar dhënia e kontratave midis viteve 2007 dhe 2017, të cilat dyshohet se i kanë shkaktuar institucionit një dëm prej 4.5 milionë eurosh.
    Prokuroria kundër korrupsionit ka paraqitur aktakuzën e saj kundër 8 personave të përfshirë në këtë çështje, ndër të cilët është edhe Gorka Villar, djali i ish-presidentit, për të cilin kërkohet një dënim prej 7 vitesh burg.
    Villar, i cili kaloi disa ditë në paraburgim për këtë çështje, akuzohet për menaxhim të keq, korrupsion në biznes dhe përvetësim të fondeve, në bashkim me krimin e vazhdueshëm të falsifikimit të dokumenteve tregtare. Përveç dënimit me burg, prokuroria kërkon që ai të gjobitet me afërsisht 1 milion euro.
    Në këtë rast është i akuzuar edhe ish-nënkryetari i RFEF, Juan Padrón, për të cilin kërkohet një dënim prej 6 vite e gjysmë burg.
    Çështja “Soule”, e hapur në Gjykatën Kombëtare në vitin 2017, kur Villar ende drejtonte RFEF (1988-2017), ka hetuar nëse ai dhe Padrón kanë keqpërdorur pozitat e tyre midis viteve 2007 dhe 2017, duke favorizuar persona të afërt përmes dhënies së kontratave. Një pjesë e këtyre kontratave përfshinin organizimin e ndeshjeve të kombëtares, nga të cilat përfitues kryesor dyshohet të ketë qenë djali i Villar.