Tag: prokurori

  • Shfaqej në një video duke marrë rryshfet, arrestohet në zyrën e tij prokurori

    Shfaqej në një video duke marrë rryshfet, arrestohet në zyrën e tij prokurori

    prokurori i arrestuar

    KOSOVË- Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Beqë Shala, është arrestuar në një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK).
    Shala dyshohet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
    Arrestimi i tij ka ndodhur gjatë zhvillimit të një hulumtimi nga “Betimi për Drejtësi” që posedon video-incizim të prokurorit Shala, duke pranuar ryshfet.
    Arrestimin e prokurorit Shala e ka konfirmuar edhe PSRK-ja, ku theksohet se u arrestua në vendin e punës. Gjithashtu është kryer kontroll në banesën dhe në zyrën e prokurorit.
    “Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës”, thuhet në njoftim.
    Bëhet e ditur se Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. /ZËRI 

  • Karanxha: Pamela, ngelëse, Sanxhaktari, mori 85 pikë nga 600 te magjistratura, Bekteshi probleme me vjetërsinë në punë…

    Karanxha: Pamela, ngelëse, Sanxhaktari, mori 85 pikë nga 600 te magjistratura, Bekteshi probleme me vjetërsinë në punë…

    I ftuar në Antena Tv ish prokurori Ervin Karanxha ka komentuar zhvillimet e fundit dhe ka folur për ata persona që bënë vetingun në drejtësi.

    “Të gjithë anëtarët e vetingut janë më probleme”. Ai ka shpjeguar detaje nga shkolla që ka bërë e motra e zv/kryeministres, Belinda Balluku,  Pamela, e cila bëri kërdinë në KPK dhe ka mbaruar shkollën me vështirësi. “Ka ngelur në klasë, tha ish prokurori dhe u vu aty në atë post”. Ka punuar juriste tek AMC. Çfarë vlerë ka ajo.

    Ndalemi tek Snaxhaktari, ka qenë juriste e thjeshtë. Tani duan ta çojnë në Gjykatën e lartë. Ajo mori 85 pikë kur konkurroi për Shkollën e Magjistraturës nga 600 pikë të mundshme. Ndërkohë që Brunilda Bekteshi ka problem me vjetërsinë në punë. Nuk kap 8 mestaren.

    “Këta janë marrë dhe janë vënë këtu”. “Po si janë venë”, shtron pyetjen ish prokurori.

    VIDEO KETU

  • Belinda Balluku nën hetim nga SPAK, prokurori Dritan Prençi gati t’i komunikojë akuzat, i çon fletëthirrjen për…

    Belinda Balluku nën hetim nga SPAK, prokurori Dritan Prençi gati t’i komunikojë akuzat, i çon fletëthirrjen për…

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Burime konfirmojnë se numri dy i qeverisë “Rama 4” është thirrur të paraqitet në SPAK, në bazë të një shkrese që mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi.  Fletë-thirrja për Ballukun përcakton se zv/kryeministrja duhet të paraqitet ditën e hënë për t’u marrë në pyetje në lidhje me një çështje ku dyshohet se është drejtpërdrejt e përfshirë.
    Thirrja e prokurorisë speciale është dërguar me postë në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe në përmbajtjen e saj, të firmosur nga prokurori Dritan Prençi, theksohet se numri dy i qeverisë duhet të jetë e shoqëruar me një avokat mbrojtës. Kjo nuk është hera e parë që Belinda Balluku paraqitet në SPAK. Ajo është thirrur më parë edhe për çështjen e inceneratorit të Tiranës, por në atë rast vetëm si person në dijeni të ngjarjes, në rolin e dëshmitares që sqaroi disa elementë të dosjes.
    Këtë herë, motivi i thirrjes është krejt tjetër. Dërgimi i fletë-thirrjes në ministri, kërkesa që ajo të paraqitet me avokat, si dhe natyra e çështjes për të cilën kërkohet të merret në pyetje, tregojnë se statusi i saj lidhet me një akuzë të drejtpërdrejtë. Kujtojmë se gazeta “Sot” raportoi disa javë më parë se Balluku ka zgjedhur për tu mbrojtur ndaj SPAK me një nga studiot ligjore më të njohura dhe më të lidhura me strukturat politike në vend: “Rakipi & Partners”.
    Kjo studio, e administruar nga avokati Ermir Beta dhe themeluar nga Arben Rakipi, është e njëjta që përfaqëson edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në përballjet e tij me drejtësinë. Zyra ndodhet në zonën e “Bllokut”, ku janë parë kohët e fundit vizita të shpeshta nga vetë Belinda Balluku. Sipas burimeve të mirëinformuara, ajo është takuar disa herë kokë më kokë me Arben Rakipin dhe më pas ka përzgjedhur studion si përfaqësim ligjor në përballjen e saj me SPAK.
    Ministrja “ia mbath” për në Zvicër
    Nuk dihet ende nëse zonja Balluku do t’i përgjigjet thirrjes së SPAK dhe si do të reagojë politikisht përballë kësaj situate, pasi ndwrkohw qw e gjithw Tirana ziente dje për fletë-thirrjen që i erdhi në zyrë për ta marrë në pyetje, Balluku publikoi një video nga një tren në Zvicër, ku po udhëtonte nga Zyrihu në Bernë. Qëllimi ishte një takim me ministrin për transportin dhe energjinë në Zvicër. Bashkë me të ishte edhe një delegacion nga ministria e infrastrukturës. Mbetet për t’u parë nëse Balluku do të kthehet deri të hënën në Tiranë apo do ta shmangë marrjen në pyetje në SPAK. Zvicra është vendi që zgjodhi për të jetuar edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij.
    Çfarë thotë PD
    Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi  tha dje Belinda Balluku ka sajuar një aktivitet ndërkombëtar në të njëjtën ditë dhe orë që duhet të paraqitej në SPAK, me qëllim që të justifikojë refuzimin dhe për të fituar kohë për të shtuar presionin ndaj prokurorit. Bardhi thotë se sipas burimeve të tij, prokurori i posaçëm Dritan Premçi është nën presion nga brenda SPAK, nga nivelet më të larta të pushtetit, nga segmente të caktuara mediatike apo nga eksponentë të krimit të organizuar. “Belinda Balluku është zyrtarja më e korruptuar e shtetit shqiptar në këto 35 vite.
    Në çdo aferë, në çdo sektor, janë gjurmët e saj të korrupsionit, nga energjia tek infrastruktura; nga Tuneli i Llogarasë tek Aeroporti i Vlorës. Dosjet e saj në SPAK janë me dhjetëra dhe duket se njëra prej tyre ka marrë rrugë tashmë. Kjo është arsyeja pse prej kohësh tashmë, burime të mirëinformuara, bëjnë me dije se prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi është nën presion nga brenda SPAK, nga nivelet më të larta të pushtetit, nga segmete të caktuara mediatike apo nga eksponentë të krimit të organizuar. Duke ndjekur nga afër këto zhvillime, me shumë shqetësim, nisur edhe nga fakti që nuk do jem prezent në seancën e të hënës në Kuvend, sot kam disa pyetje drejtuar SPAK:
    1- A është e vërtetë që prokurori i posaçëm z. Dritan Prençi ka thirrur për javën që vjen, me synim komunikimin e statusit “e pandehur” Zëvendëskryeministren Belinda Balluku?
    2- A është e vërtetë se për këtë shkak prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi ka patur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga Kryeministri Edi Rama për të anulluar thirrjen e Belinda Ballukut, duke e informuar prokurorin se ajo nuk do të paraqitet në SPAK javën e ardhshme?
    3- A ka sajuar Belinda Balluku një aktivitet ndërkombëtar në të njëjtën ditë dhe orë që duhet të paraqitej në SPAK, me qëllim që të justifikojë refuzimin dhe për të fituar kohë për të shtuar presionin ndaj prokurorit?
    4- Pyetje direkte për Drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: A jeni ju në dijeni të presionit të mundshëm ndaj prokurorit të posaçëm z. Dritan Premçi dhe a jeni ju duke përmbushur rolin tuaj për të mbështetur prokurorin?
    5- Cili autoritet brenda SPAK po përpiqet të bëjë kozmetikën mediatike në mbrojtje të Belinda Ballukut dhe për çfarë arsyeje?
    Në përfundim duke qenë besimplotë se partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE, kanë interes të shtuar në mbrojtjen e integritetit të SPAK, i ftoj publikisht të monitorojnë nga afër këtë çështje, ndërhyrjet kriminale për t’i lidhur duart prokurorisë dhe të konfirmojnë të gjithë mbështetjen e tyre ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Premçi dhe çdo prokurori që nuk i nënshtrohet presionit politik apo kriminal mbi çështjet që kanë nën hetim”, tha Bardhi.
    Pse u thirr Balluku në SPAK?
    Dosja për të cilën është specifikisht nën hetim Balluku mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht. Në përpjekjet e gazetarëve për të marrë detaje nga fashikujt “Balluku”, zyra e shtypit e SPAK sqaroi se “nuk ka asgjë për të ndarë me median”. Megjithatë, duke mos përgënjeshtruar asnjë nga të dhënat e publikuara në media, SPAK në mënyrë të tërthortë ka konfirmuar se raportimet për fletë-thirrjen e zv.kryeministres janë të sakta. Si drejtuese e një prej ministrive më të fuqishme të qeverisë, që mbulon sektorët e infrastrukturës dhe energjisë me një buxhet që kalon 70 miliardë lekë në vit, Belinda Balluku mban përgjegjësi për disa nga projektet më të mëdha publike të dekadës së fundit.

  • Përse nuk arrestohet Balluku? Bardhi I drejtohet SPAK: Ku shkel ajo ka vetëm gjurmë korrupsioni

    Përse nuk arrestohet Balluku? Bardhi I drejtohet SPAK: Ku shkel ajo ka vetëm gjurmë korrupsioni

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime të mëdha për mundësinë e ndikimeve politike dhe presionit mbi Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) në çështjet që kanë të bëjnë me Zëvendëskryeministren dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
    Në një postim në Facebook, Bardhi e cilëson Ballukun si “zyrtaren më të korruptuar të shtetit shqiptar në 35 vitet e fundit”, duke thënë se gjurmët e saj të korrupsionit shtrihen në çdo sektor publik, nga energjia tek infrastruktura, përfshirë Tunelin e Llogarasë dhe Aeroportin e Vlorës.
    Sipas kreut të grupit parlamentar demokrat, prokurori i posaçëm, Dritan Premçi, është nën presion të madh, jo vetëm nga nivelet më të larta të pushtetit, por edhe nga segmente të caktuara mediatike dhe nga eksponentë të krimit të organizuar.
    Në këtë kontekst, ai ngrit pesë pyetje të drejtpërdrejta për SPAK, duke kërkuar sqarime për thirrjen e mundshme të Ballukut si e pandehur, ndërhyrjet e supozuara nga Kryeministri Edi Rama, organizimin e aktiviteteve ndërkombëtare të ministres për të justifikuar mungesën e saj, si dhe për rolin e drejtuesve të SPAK në mbështetje të prokurorit të posaçëm.
    REAGIMI:
    Belinda Balluku është zyrtarja më e korruptuar e shtetit shqiptar në këto 35 vite. Në çdo aferë, në çdo sektor, janë gjurmët e saj të korrupsionit, nga energjia tek infrastruktura; nga Tuneli i Llogarasë tek Aeroporti i Vlorës.
    Dosjet e saj në SPAK janë me dhjetëra dhe duket se njëra prej tyre ka marrë rrugë tashmë. Kjo është arsyeja pse prej kohësh tashmë, burime të mirëinformuara, bëjnë me dije se prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi është nën presion nga brenda SPAK, nga nivelet më të larta të pushtetit, nga segmete të caktuara mediatike apo nga eksponentë të krimit të organizuar.
    Duke ndjekur nga afër këto zhvillime, me shumë shqetësim, nisur edhe nga fakti që nuk do jem prezent në seancën e të hënës në Kuvend, sot kam disa pyetje drejtuar SPAK:
    1- A është e vërtetë që prokurori i posaçëm z. Dritan Prençi ka thirrur për javën që vjen, me synim komunikimin e statusit “e pandehur” Zëvendëskryeministren Belinda Balluku?
    2- A është e vërtetë se për këtë shkak prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi ka patur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga Kryeministri Edi Rama për të anulluar thirrjen e Belinda Ballukut, duke e informuar prokurorin se ajo nuk do të paraqitet në SPAK javën e ardhshme?
    3-      A ka sajur Belinda Balluku një aktivitet ndërkombëtar në të njëjtën ditë dhe orë që duhet të paraqitej në SPAK, me qëllim që të justifikojë refuzimin dhe për të fituar kohë për të shtuar presionin ndaj prokurorit?
    4- Pyetje direkte për Drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: A jeni ju në dijeni të presionit të mundshëm ndaj prokurorit të posaçëm z. Dritan Premçi dhe a jeni ju duke përmbushur rolin tuaj për të mbështetur prokurorin?
    5- Cili autoritet brenda SPAK po përpiqet të bëjë kozmetikën mediatike në mbrojtje të Belinda Ballukut dhe për çfarë arsyeje?
    Në përfundim duke qenë besimplotë se partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE, kanë interes të shtuar në mbrojtjen e integritetit të SPAK, i ftoj publikisht të monitorojnë nga afër këtë çështje, ndërhyrjet kriminale për t’i lidhur duart prokurorisë dhe të konfirmojnë të gjithë mbështetjen e tyre ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Premçi dhe çdo prokurori që nuk i nënshtrohet presionit politik apo kriminal mbi çështjet që kanë nën hetim.
     

  • VIDEO/ Tërbohet prokurori i Sorosit: Donald Trump është fashist

    VIDEO/ Tërbohet prokurori i Sorosit: Donald Trump është fashist

    Nga Christopher Tremoglie, WASHINGTON EXAMINER

    Prokurori i Qarkut të Filadelfias, Larry Krasner, përfaqëson gjithçka të gabuar me politikanët demokratë. Që prej zgjedhjes së tij në vitin 2017, krimet e dhunshme janë rritur ndjeshëm në qytet, me Filadelfian që vendosi një rekord vrasjesh në vitin 2021 dhe pothuajse theu rekorde të tjera në 2020 dhe 2022.

    Edhe vjedhjet e makinave arritën nivele rekord në fillim të kësaj dekade nën drejtimin e Krasner. Ai është një ideolog radikal që ka zbatuar politika të drejtësisë penale që kanë mbajtur kriminelët jashtë burgut dhe në rrugë, duke e bërë qytetin më të rrezikshëm për qytetarët e pafajshëm të Filadelfias.

    Megjithatë, qasja e tij jodemokratike dhe e papranueshme ndaj mendimeve ndryshe dhe kundërshtarëve politikë ngre shqetësime serioze.

    Merrni si shembull ndërveprimin e muajit të kaluar mes prokurorit të qarkut dhe Frank Scales, një aktivist republikan 22-vjeçar që kundërshtonte politikat e Krasner, që u bë viral në një video.

    Gjatë shkëmbimit, prokurori i Filadelfias duket se i kapi telefonin Scales, i cili po e përdorte për të regjistruar videon. Më pas, e quajti “anti-amerikan”, i tha të lexonte ‘Mein Kampf’ dhe e pyeti: “A nuk je ushqyer me gji?”

    Këto janë fjalët dhe veprimet e një zyrtari të zgjedhur demokrat, i cili pretendon se shkurtesa e titullit të tij, “DA” (District Attorney – Prokuror i Qarkut), do të thotë “mbrojtës i demokracisë”.

    “Larry Krasner shfaqi agresion si verbal, ashtu edhe fizik ndaj meje,” – tha Scales. “Ky lloj ngacmimi fëmijëror nuk është aspak i habitshëm, duke pasur parasysh se ai ka një histori ndjekjeje me dashakeqësi”.

    Për Scales, kjo nuk është hera e parë që përballet me probleme të tilla nga prokurori i qytetit.

    “Krasner më kapi telefonin, gjë që ishte e papranueshme dhe mund të përbëjë sulm të thjeshtë,” shtoi ai. “Krasner gjithashtu na shkeli të drejtat civile duke mos na lejuar të hynim në takimin e tij publik në kishën ‘Mother Bethel’, të cilin ai e organizoi në cilësinë e Prokurorit të Qarkut. Në veçanti, këshilltari i tij për çështjet LGBTQ na bllokoi fizikisht hyrjen dhe na kërcënoi me fjalë. Interesante është se Krasner konfirmoi vetë gjatë debatit tonë në park se ishte ai personalisht që na ndaloi të hynim në atë takim. Ne po e ndjekim çështjen me organet e rendit”.

    Videoja është padyshim tronditëse, por përfaqëson hipokrizinë dhe arrogancën e “aristokratëve” të majtë si ky prokuror i financuar nga Soros. Dhe, si shumë zyrtarë të tjerë të majtë ekstremë që po dëmtojnë vendin sot, Krasner me ngulm e quan presidentin Donald Trump “fashist”.

    Philly DA Larry Krasner confronted in park. Just listen to what he had to say 👀.–@ScottPresler @BigTrialBlog @DonaldJTrumpJr @TonyBrunoShow @DomShow1210 @DaveSunday_ @KevinPosobiec @LarryKrasnerDA @Duganforda @KeeleyFox29 @FeatStinky @BrianHartPR @MarkFusetti @PhillyCrimeUpd pic.twitter.com/Tzqyo9Bmdm— SurgePhilly (@Surge_Philly) September 26, 2025

    “Donald Trump është fashist,” thotë Krasner në fillim të videos.

    “Si mund të jetë Donald Trump fashist?” e pyeti Scales në përgjigje.

    “Frank, a të kërkova të vije këtu të më bezdisje ndërsa po pija kafenë në park?” iu kthye Krasner. “A të kërkova ta bëje këtë?”

    Larry Krasner, nëpunësi publik “i jashtëzakonshëm”, njeriu i popullit, “mbrojtësi i demokracisë”, nuk duhet të shqetësohet nga qytetarët që përfaqëson kur është duke pirë kafe. Ndoshta duhet ta ndryshojë titullin e tij nga “mbrojtës i demokracisë” në “aristokrat i pandershëm”.

    Ndërsa Scales vazhdoi ta pyeste, Krasner filloi të bërtiste, duke e quajtur “anti-amerikan”.

    “Ti je anti-amerikan, Frank!” bërtiti Krasner, ndërkohë që Scales po debatonte me një zyrtar të zgjedhur – gjë që, ironikisht, është ndër aktet më tipike amerikane që mund të bëjë një qytetar.

    “Je anti-amerikan! Je kundër Amerikës!”

    “Jam banor i qytetit që kujdesem për sigurinë publike. Pse po më quan anti-amerikan?”, e pyeti Scales.

    “Sepse ti mbështet njerëz që mbështesin urrejtjen,” u përgjigj Krasner. “Ti nuk e kupton çfarë do të thotë të jesh fashist. Ajo që bënë njerëz si Adolf Hitleri, mënyra si përhapën urrejtje – është diçka që, sinqerisht, njerëzit që ti admiron e bëjnë, dhe kjo na afron me atë”.

    Më vonë gjatë debatit, Krasner i kapi telefonin Scales dhe e injoroi me përbuzje kur ky i tha të mos e prekte kamerën.

    “Por Frank, po të them diçka,” – tha Krasner, ndërsa ia kapi telefonin. “Frank, vazhdo të gënjesh,” – shtoi ai.

    “Ej, pse po prek kamerën time?” – reagoi Scales. “Mos e prek kamerën time”.

    “Oh, tmerr, e preka kamerën tënde,” – u përgjigj Krasner me sarkazëm.

    Në një moment tjetër të debatit, Krasner i sugjeroi Scales “ta lërë Mein Kampf-in dhe të lexojë ndonjë libër të vërtetë për Luftën e Dytë Botërore”. Pastaj shtoi komentin tallës se “nuk ishte ushqyer me gji”.

    “Nëse Larry Krasner nuk është në gjendje të zhvillojë një bisedë me një qytetar që ka mendime të ndryshme politike, si mund të veprojë si një prokuror i drejtë dhe i paanshëm?” më tha Scales. “Më keq akoma, ai ka një histori ndjekjesh me motive dashakeqe. Nëse je republikan në Filadelfia, ti dhe familja jote mund të bëheni objektiv i Larry Krasner. Ne duhet ta heqim këtë njeri nga pushteti përpara se të vazhdojë të dëmtojë njerëzit”.

    Pra, në Filadelfia, prokurori i qarkut – “mbrojtësi i demokracisë”, “njeriu i popullit”, “mbronësi i të drejtave të qytetarëve” – tregoi se nuk toleron fjalën e lirë dhe debatin, dy shtyllat themelore të demokracisë, dhe mendon se është e pranueshme të kapësh pronën e tjetrit kur të mërzit. Është një mentalitet toksik, i përhapur gjerësisht tek politikanët liberalë të kohëve të sotme.

  • Përplasja për Aeroportin e Vlorës, dëshmia e Emin Pacollit në Prokurori: Behgjeti nuk di gjë… konfliktin e kam unë!

    Përplasja për Aeroportin e Vlorës, dëshmia e Emin Pacollit në Prokurori: Behgjeti nuk di gjë… konfliktin e kam unë!

    emin dhe behgjet pacolli

    TIRANË- Emin Pacolli, vëllai i biznesmenit Kosovar Behgjet Pacolli është thirrur dhe marrë në pyetje në prokurorinë e Tiranës, lidhur me veprimet e kryera në kompaninë konçesionare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
    Pyetja e Pacollit është realizuar disa ditë më parë nga një grup hetimor i ngritur për këtë çështje në prokurorinë e Tiranës, e cila ka regjistruar një hetim për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”.
    Ndërkohë në ditët në vijim prokuroria e Tiranës do thërasë për të dhënë shpjegime dhe biznesmenin Behgjet Pacollin.
    Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se Emin Pacolli ka dhënë shpjegime lidhur me shitjen e 49 për qind të aksioneve tek biznesmeni tjetër Valdon Ademi.
    Në dëshminë e dhënë në prokurori, Emin Pacolli, ka pranuar para hetuesve të çështjes se ka një konflikt tregtar me Valdon Ademin, për çështjen e aksioneve, por ai ka shuar se vëllai i tij, Behgjet Pacolli, nuk ka pasur dijeni, pasi nuk ka dhe të drejtë firme në kompaninë “Mabco Constructions SA”, e cila aktualisht gëzon 98 për qind të aksioneve të shoqërisë “Vlora International Airport – VIA”.
    Emin Pacolli, në rrëfimin e tij ka shmangur përgjegjësinë e vëllait, biznesmenit Behgjet Pacollit, duke marë përsipër se veprimet dhe përplasjet me Valdon Ademin për çështjen e aksioneve janë kryer prej tij.
    Biznesmeni Ademi, në kallëzimin e depozituar në prokurori në muajin Shtator 2025,ka pretenduar se përmes kompanisë së tij “2A Group” ka blerë 49 për qind të aksioneve në “Vlora International Airport – VIA”, por këto aksione nuk janë pasqyruar në ekstraktin e shoqërisë për shkak të vendimeve të Asamblesë drejtuese të kompanisë.
    Kontrata e blerjes së aksioneve mësohet se është firmosur para noteres Valbona Selimi, ku të dyja palët kanë shprehur vullnetin dhe dakordësinë për shit-blerjen e 49 për qind të aksioneve nga kompania “Mabco Constructions SA” tek “2A Group”.
    Lidhur me këtë çështje në prokurori është thirrur dhe marrë në pyetje edhe noterja Selimi, e cila në rrëfimin e saj ka pranuar se palët në muajin Prill 2025, kanë nënshtruar kontratën e mësipërme.
    Për më tepër biznesmeni Ademi, ka pretenduar në kallëzimin e tij se së bashku me shoqërinë e drejtuar nga vëllezërit Pacolli kanë marrë një kredi diku tek 56 milion euro tek Banka Kombëtare Tregtare, të cilën thuajse e kanë investuar së bashku për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
    Ndërsa sipas tij nga ana tjetër kompania “Mabco Constructions SA” e vëllezërve Pacolli, ka marë një kredi akoma dhe më të madhe në një fond investimesh në Luksemburg, që sipas Ademit ka lidhje direkte me një bankë në Kazakistan me pronarë shtetas Rusë.
    Ademi gjatë marrjes në pyetje në prokurori ka pretenduar se për marrjen e kësaj kredie, Pacollët kanë futur të gjithë investimin e aeroportit, investim në të cilin ai ka dhe pjesën e tij takuese duke rrezikuar kapitalet e tij.
    Pavarësisht kësaj përplasja mes dy aksionereve ka ndodhur pikërisht tek mos regjistrimi i kontratës së blerjes së 49 për qind të aksioneve, gjë e cila solli dhe kallëzimin penal për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
    Ademi ka pretenduar se nëse Pacollët nuk i japin aksionet atëherë ka kërkuar revokimin e kontratës dhe kthimin e lekëve mbrapsht.
    Lidhur me këtë çështje në pyetje janë marrë dhe dy administratorët e kompanisë “Vlora International Airport – VIA”, Nelson Çela dhe Valon Lluka.
    Hetimet tashmë janë shtrirë tek verifikimi i dokumentacionit dhe pyetjes së disa personave të tjerë, përfshirë zyrtarëve të bankës BKT, disa kontraktorëve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe biznesmenit Behgjet Pacolli.
    Ndërkohë nga ana tjetër gjykata administrative e Tiranës ka pranuar kërkesën për marjen e një sigurim padie, ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

    Gjithashtu, në bazë të vendimit, pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49 për qind të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.

  • EKSKLUZIVE/ Aeroporti i Vlorës, jep dëshmi në prokurori Emin Pacollin. ‘Pranoj përplasjen me Ademin, por Behgjeti skalidhje…’

    EKSKLUZIVE/ Aeroporti i Vlorës, jep dëshmi në prokurori Emin Pacollin. ‘Pranoj përplasjen me Ademin, por Behgjeti skalidhje…’

    Emin Pacolli, vëllai i biznesmenit Kosovar Behgjet Pacolli është thirrur dhe marrë në pyetje në prokurorinë e Tiranës, lidhur me veprimet e kryera në kompaninë konçesionare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

    Pyetja e Pacollit është realizuar disa ditë më parë nga një grup hetimor i ngritur për këtë çështje në prokurorinë e Tiranës, e cila ka regjistruar një hetim për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”.

    Ndërkohë në ditët në vijim prokuroria e Tiranës do thërasë për të dhënë shpjegime dhe biznesmenin Behgjet Pacollin.

    Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se Emin Pacolli ka dhënë shpjegime lidhur me shitjen e 49 për qind të aksioneve tek biznesmeni tjetër Valdon Ademi.

    Në dëshminë e dhënë në prokurori, Emin Pacolli, ka pranuar para hetuesve të çështjes se ka një konflikt tregtar me Valdon Ademin, për çështjen e aksioneve, por ai ka shuar se vëllai i tij, Behgjet Pacolli, nuk ka pasur dijeni, pasi nuk ka dhe të drejtë firme në kompaninë “Mabco Constructions SA”, e cila aktualisht gëzon 98 për qind të aksioneve të shoqërisë “Vlora International Airport – VIA”.

    Emin Pacolli, në rrëfimin e tij ka shmangur përgjegjësinë e vëllait, biznesmenit Behgjet Pacollit, duke marë përsipër se veprimet dhe përplasjet me Valdon Ademin për çështjen e aksioneve janë kryer prej tij.

    Biznesmeni Ademi, në kallëzimin e depozituar në prokurori në muajin Shtator 2025,ka pretenduar se përmes kompanisë së tij “2A Group” ka blerë 49 për qind të aksioneve në “Vlora International Airport – VIA”, por këto aksione nuk janë pasqyruar në ekstraktin e shoqërisë për shkak të vendimeve të Asamblesë drejtuese të kompanisë.

    Kontrata e blerjes së aksioneve mësohet se është firmosur para noteres Valbona Selimi, ku të dyja palët kanë shprehur vullnetin dhe dakordësinë për shit-blerjen e 49 për qind të aksioneve nga kompania “Mabco Constructions SA” tek “2A Group”.

    Lidhur me këtë çështje në prokurori është thirrur dhe marrë në pyetje edhe noterja Selimi, e cila në rrëfimin e saj ka pranuar se palët në muajin Prill 2025, kanë nënshtruar kontratën e mësipërme.

    Për më tepër biznesmeni Ademi, ka pretenduar në kallëzimin e tij se së bashku me shoqërinë e drejtuar nga vëllezërit Pacolli kanë marrë një kredi diku tek 56 milion euro tek Banka Kombëtare Tregtare, të cilën thuajse e kanë investuar së bashku për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

    Ndërsa sipas tij nga ana tjetër kompania “Mabco Constructions SA” e vëllezërve Pacolli, ka marë një kredi akoma dhe më të madhe në një fond investimesh në Luksemburg, që sipas Ademit ka lidhje direkte me një bankë në Kazakistan me pronarë shtetas Rusë.

    Ademi gjatë marrjes në pyetje në prokurori ka pretenduar se për marrjen e kësaj kredie, Pacollët kanë futur të gjithë investimin e aeroportit, investim në të cilin ai ka dhe pjesën e tij takuese duke rrezikuar kapitalet e tij.

    Pavarësisht kësaj përplasja mes dy aksionereve ka ndodhur pikërisht tek mos regjistrimi i kontratës së blerjes së 49 për qind të aksioneve, gjë e cila solli dhe kallëzimin penal për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

    Ademi ka pretenduar se nëse Pacollët nuk i japin aksionet atëherë ka kërkuar revokimin e kontratës dhe kthimin e lekëve mbrapsht.

    Lidhur me këtë çështje në pyetje janë marrë dhe dy administratorët e kompanisë “Vlora International Airport – VIA”, Nelson Çela dhe Valon Lluka.

    Hetimet tashmë janë shtrirë tek verifikimi i dokumentacionit dhe pyetjes së disa personave të tjerë, përfshirë zyrtarëve të bankës BKT, disa kontraktorëve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe biznesmenit Behgjet Pacolli.

    Ndërkohë nga ana tjetër gjykata administrative e Tiranës ka pranuar kërkesën për marjen e një sigurim padie, ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

    Gjithashtu, në bazë të vendimit, pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49 për qind të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.

  • Ish-prokurori: Në Durrës dhe Gjirokastër nuk po kapet më asnjë gram drogë, diçka nuk shkon

    Ish-prokurori: Në Durrës dhe Gjirokastër nuk po kapet më asnjë gram drogë, diçka nuk shkon

    Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka ngritur një alarm të fortë lidhur me moskapjen e lëndëve narkotike në pikat e kalimit kufitar.
    Beçi deklaroi se pavarësisht rritjes së përdoruesve, policia shqiptare nuk po arrin të zbulojë më asnjë sasi droge në kufij.
    “Policia shqiptare dhe organet ligjzbatuese nuk kanë asnjë dijeni mbi aktivitetin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Kemi infrastrukturë ligjore që lë për të dëshiruar,” tha ish-prokurori në A2 CNN.
    Sipas tij, që prej vitit 2022, nuk është kapur asnjë sasi droge në pikat kufitare kryesore të vendit.
    “Kemi disa muaj që diskutojmë se si ka mundësi që në kufijtë e Shqipërisë nuk po kapet më lëndë narkotike. Si ka mundësi që në portin e Durrësit asnjë gram, jo më kilogramë, as në Gjirokastër apo në pikat e tjera të kalimit kufitar? Këtu ka diçka që nuk shkon!”
    Beçi theksoi se, sipas statistikave ndërkombëtare, në çdo vend kapet vetëm rreth 10 për qind e drogës që qarkullon, ndërsa situata në Shqipëri, sipas tij, është edhe më e rëndë.
    “Nëse kemi kaq shumë përdorues, si ka ardhur droga që e konsumojnë këta? As organet ligjzbatuese nuk e kanë një përgjigje për këtë paradoks”.

  • “Kemi standarde të larta”, ish-prokurori ironizon drejtësinë: Prokurori heton anëtar të Kushtetueses pa vendim gjykate

    “Kemi standarde të larta”, ish-prokurori ironizon drejtësinë: Prokurori heton anëtar të Kushtetueses pa vendim gjykate

    Ish-prokurori Florian Bonjaku, i ftuar në një studio televizive ka folur për arrestimin e pazakontë të avokatit Ulian Barjami në Elbasan, pas përplasjes me prokurorinë Gjergji Ceka gjatë një seance gjyqësore.
    Bonjaku ka ironizuar sistemit të drejtësisë, duke u shprehur se Shqipëria ka një standart aq të lartë saqë një prokuror po heton një anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe pa asnjë vendim gjykate është vënë në përgjim.
    Ai ka nënvizuar faktin që sot e kësaj dite, nuk ka një vendim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me përplasjen mes avokatit Bajrami dhe prokurorit Gjeci.
    Florian Bonjaku: Në këtë vend kemi një standard, shumë të lartë, standart ku prokurori heton një anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për më tepër pa vendim gjykate shkon në përgjimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
    Sot e kësaj ditë nuk ka një vendimmarrje.
    Kjo çështje vijon të jetë në hetim për aq kohë sa nuk ka një vendimmarrje të njoftuar nga Prokuroria e Posaçme se çfarë është bërë. Çështja vijon të jetë në hetim me çdo rregull.

  • Ndreca për arrestimin e avokatit në sallën e gjyqit: Prokurori ka përdorur autoritetin në varësi të emocioneve të tij

    Ndreca për arrestimin e avokatit në sallën e gjyqit: Prokurori ka përdorur autoritetin në varësi të emocioneve të tij

    Juristi dhe ish-deputeti i PS-së, Plarent Ndreca flet për arrestimin e bujshëm të avokatit Uljan Barjami brenda sallës së gjyqit disa ditë më parë, duke e cilësuar këtë ngjarje si “të papranueshme” dhe shenjë të një devijimi serioz nga normat kushtetuese dhe etika profesionale. Për të kjo nuk është pasojë e reformës në drejtësi, por problem më i thellë që lidhet me mënyrën si funksionon shteti dhe roli i institucioneve në raport me Kushtetutën.
    Ai vuri në dukje se organizimi i sallave të gjyqit në vetvete pasqyron një pozicion të privilegjuar të prokurorit në raport me palët e tjera. ”Që nga organizimi i sallës së gjyqit tregohet se prokurori ka një pozitë të veçantë. Ndoshta kjo është e kuptueshme te Prokuroria e Posaçme, por pse duhet të ndodhë edhe te prokurori i zakonshëm? Avokati nuk përbën asnjë rrezik për jetën e prokurorit”,-tha ai.
    Ndreca e kritikoi hapur veprimin e prokurorisë, duke thënë se është tejkaluar çdo kufi normaliteti. ”Kjo ishte një çështje e papranueshme. Prokuroria ka çuar kufijtë përtej normave. Vetë fakti që një prokuror mendon të ndërmarrë një veprim të tillë, tregon se nuk po përdor autoritetin që i jep shteti me profesionalizëm, por në varësi të emocioneve të tij”. Sipas tij, prokurori nuk ka të drejtë të veprojë në bazë të reagimeve personale. ”Prokurori përfaqëson Republikën e Shqipërisë, dhe nuk mund të jetë emocional. Në vitin 2025, një mentalitet i tillë nuk mund të ekzistojë në sallat tona të gjyqit”.