Tag: prokurori

  • Berisha: Jam paraqitur në prokurori sa herë më kanë kërkuar, sepse unë jam njeri i ligjit

    Berisha: Jam paraqitur në prokurori sa herë më kanë kërkuar, sepse unë jam njeri i ligjit

    Lideri dhe kryetari i demokratëve, Sali Berisha në deklaratën për mediat nga institucioni i SPAK, u shpreh se është paraqitur në Prokurori sa herë që e kanë thirrur, duke i qëndruar korrekt ligjit, si njeri që e respekton atë.

    Sipas Berishës, dosja ‘Partizani’ e iniciuar ndaj tij, është një dosje hapur mashtruese, duke shtuar se gjithçka ka qenë konform ligjit.

    Kryedemokrati theksoi gjithashtu se hetimet e nisura ndaj tim mbi dosjen Partizani, nuk e kanë dëmtuar aspak, madje përmes vetingut që i bënë, e ndihmuan më shumë atë.

    ‘Nxorën se akt korrupsioni pasiv për Sali Berishën, se vajza e tij i ka paguar një javë pushime, mua dhe nënës së vet. Apo se i ka paguar një shërbim shëndetësor. Ose ka paguar 3 familje në nevojë, fëmijët autikë, për ti trajtuar në qendrën ku bashkëshortja ime punon pa asnjë qindarkë prej 20 vitesh’, u shpreh Berisha.

    Në çdo fletë thirrje që mua të më bëhet për çdo gjë, dhe unë e kam faktuar këtë, se jam paraqitur në prokurori shumë herë, sa më kanë kërkuar, unë e kam ligj të paraqitem, nuk mund të kem, sepse kam konceptet e mia për shtetin dhe shoqërinë parashtetërore dhe pashtetërore. Nuk mund të më bëhet kjo pyetje.

    Unë jam shumë i hapur për çdo lloj, siç isha. Unë ua faktova ju. Këta ndërtuar një piramidë mashtrimi për dosjen ‘Partizani’. Ju e keni parë.

    Një dosje në të cilën thuhej se toka ishte publike, në kohën kur fletoret zyrtare faktonin se toka ishte private.

    Këta thonin se toka ishte e shpronësuar, fletoret zyrtare të kohës faktonin se toka nuk ishte e shpronësuar. Ishte e konfiskuar nga regjimi komunist. Apo se vendimi im për përdorimin e letrave me vlerë ishte bërë për të ndihmuar dhëndërrin tim. Në një kohë që Sali Berisha në jetën e tij, nuk kishte firmosur kurrë një vendim me emër. Nga ai vendim kishin përfituar dhjetëra mijëra shqiptarë, dhëndërri im kishte përfituar gjithsej 64 euro.

    Por a më dëmtoi kjo mua? Jo nuk më dëmtoi, sepse unë arrita të jem ky që jam. Bile më ndihmuan në vettingun, më ndihmuan shumë.

    Se çfarë nxorrën me vettingun. Nxorrën se akt korrupsioni pasiv për Sali Berishën, se vajza e tij i ka paguar një javë pushime, mua dhe nënës së vet. Apo se i ka paguar një shërbim shëndetësor. Ose ka paguar 3 familje në nevojë, fëmijët autikë, për ti trajtuar në qendrën ku bashkëshortja ime punon pa asnjë qindarkë prej 20 vitesh.

    Pra në këtë aspekt këta, mercenarë mua më ndihmuan. Se dua të jem realist, unë nuk kam të drejtë të ankohem. Ju garantoj se në çdo çështje do të dalë kështu siç ju them unë. Unë u rrethova ty, qëndrova para flamurit, mora të gjitha rrisqet e jetës time, nuk e lëshova zyrën, nuk ja mbatha. Nderova detyrën dhe flamurin.

  • Hetimi për Aeroportin e Vlorës, Pacolli paraqitet në Prokurori

    Hetimi për Aeroportin e Vlorës, Pacolli paraqitet në Prokurori

    Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës.
    Bëhet me dije se dyshohet se Pacolli do pyetet për një çështje në hetim, atë të Aeroportit të Vlorës.
    Kujtojmë se javët e fundit Pacolli ka patur përplasje me ortakët e tij, pjesë të koncesionarit që po ndërton aeroportin.
    Aktualisht kjo prokurori po heton kallëzime të bëra nga biznesmeni Pacolli dhe biznesmeni Valon Ademi në lidhje me kuotat takuese në Aeroportin e Vlorës.

  • Topalli: Shteti në koma, ligji vdes aty ku mungon gjykatësi, kur mungon prokurori, jeton krimi

    Topalli: Shteti në koma, ligji vdes aty ku mungon gjykatësi, kur mungon prokurori, jeton krimi

    Nga foltorja e Kuvendit, deputetja Jozefina Topalli ka lëshuar akuza të forta ndaj reformës në drejtësi, duke e cilësuar atë si një eksperiment të dështuar që e ka lënë shtetin “në koma” dhe ka shkatërruar besimin e publikut tek institucionet. Në një fjalim të ashpër, Topalli pikturoi një panoramë të zymtë të sistemit gjyqësor, 10 vite pas nisjes së reformës.

    Sipas saj, dështimi i reformës në drejtësi është shumë më i rrezikshëm se dështimi i çdo reforme tjetër, pasi krijon një vakum alarmues. Ajo theksoi se vendi ka kaluar pesë vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe një kohë të gjatë pa Gjykatë të Lartë funksionale, duke e përkufizuar këtë periudhë si një “shtet pa të drejtë për qytetarët”.

    “Nëse në një zyrë gjykate mungon gjykatësi, aty ligji vdes. Nëse në një zyrë mungon prokurori, aty krimi jeton”, deklaroi Topalli, duke denoncuar se mbi 30% e vendeve në gjykata dhe prokurori janë vakante. Kjo situatë, sipas saj, ka çuar në zvarritje ekstreme të proceseve, ku qytetarëve u duhet të presin deri në 16 vite për një vendim gjyqësor, duke shuar shpresat dhe durimin e tyre.

    Deputetja vuri në dyshim narrativën e suksesit të reformës, duke pyetur retorikisht se përse ky model nuk u aplikua në asnjë vend tjetër të rajonit, si Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi. Ajo solli në vëmendje edhe faktin absurd se numri i personave në paraburgim është disa herë më i lartë se numri i të dënuarve, duke ngritur pyetjen: “A thotë Kushtetuta se duhet të jetë ligji përpara prangave dhe jo pranga para ligjit?”

    Fjalimi i saj kishte shembuj tronditës, duke përmendur dramën e një gjykatësi të vrarë në sallën e gjyqit dhe rastin e një avokati të arrestuar arbitrarisht, si dëshmi të kolapsit të sistemit. Duke e cilësuar reformën si “eksperimenti më i pamëshirshëm me shtetin shqiptar”, Topalli bëri thirrje për pranimin e dështimit dhe ndërmarrjen e hapave urgjentë për të rikuperuar kohën e humbur dhe për të rindërtuar një sistem që u jep besim qytetarëve.

    Jozefina Topalli: Ndodh dhe ka që edhe reformat dështojnë.

    Kur reforma dështon në drejtësi, sigurisht që kjo është shumë më e rrezikshme se dështimi i çdo reforme tjetër.

    Por kur pushteti refuzon dështimin e reformës, atëherë ne kemi një përballje me një alarm të madh, mjaft që quhet shtet.

    Pas 10 viteve, ne përballemi me një situatë që nuk ka lidhje me ato që lexojmë në letra, as me ato raporte që sapo dëgjuam.

    Pas 10 viteve, nga të cilat ne kemi përjetuar pesë vite pa Gjykatë Kushtetuese, do të thotë kemi jetuar me një gjykatë, me një sistem dhe me një shtet arbitrar.

    Në këto 10 vite, po kaq gjatë, kemi jetuar me mungesën e Gjykatës së Lartë.

    Që do të thotë se ne jemi përballë dhe kemi pasur një shtet pa të drejtë për qytetarët, ose një shtet në koma.

    Gjatë kësaj periudhe ne përballemi me gjykata dhe prokurori që mungojnë mbi 30%, kanë vakanca dhe janë të paplota.

    Nëse në një zyrë gjykate mungon gjykatësi, aty ligji vdes.

    Nëse në një zyrë mungon prokurori, aty krimi jeton.

    Nëse një vendim gjyqësor ne duhet që ta marrim mbas 16 vitesh, kjo ka të bëjë me atë që thuhet, koha dhe ndikimi i tij në dhënien e drejtësisë.

    A keni parë se sa të padurueshëm janë bërë njerëzit, sepse humbin durimin? A keni vënë re se sa pak besim kanë ata ndaj sistemit të drejtësisë, sepse ne i kemi dhënë të kundërtën.

    Dhe kur i heq besimin dhe ai humb edhe durimin, ai mund të kalojë edhe në momente të një humbje të vetëdijes, se për shpresë nuk flitet më.

    Këtu, edhe nga drejtorët e drejtuesit e institucioneve, ngrihet anë që numri i atyre që janë në paraburgim është disa herë më i lartë se numri i atyre të burgosur.

    Më thoni pak, ku janë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut?

    Ky është kapitulli i kushtetutës që i jep garanci qytetarit, njeriut, që të ketë të mbrojtur të drejtën e tij në çfarëdo situate.

    Po nëse ti i vendos prangat përpara ligjit, si e ka emrin ky shtet?

    A thotë kushtetuta se duhet të jetë ligji përpara prangave dhe jo pranga para ligjit? Dhe ju i thoni sukses, dhe ju thoni se kjo reformë nuk ka dështuar?

    Po t’ju bëj një pyetje.

    Pse kjo reforma juaj që për mua personalisht është eksperimenti më i dështuar në raport me shtetin, nuk u aplikua as në Maqedoni, as në Mal të Zi, as në vende të tjera?

    Po si ka mundësi që e quani një sukses kur në gjykatat e rretheve të ndryshme mund të ketë një, dy apo tre gjykatës?

    Dhe këto shkojnë dy apo tre ditë në javë.

    Kaq të iluminuar janë këto, kaq të lirë janë këto se e dinë që dita e punëve në javë është si ajo që ka thënë kryeministri i vendeve nordike ta bëjmë me katër ditë, këta e kanë bërë me dy ditë.

    Edhe datën kur e kanë për proces gjyqësor, ato nuk janë aty dhe nuk paraqiten.

    A mund të quhet sukses një reformë kur nuk ka drejtues të prokurorive në rrethe? Më thoni ju.

    A mund të quhet sukses? A mund të quhet sukses një zyre apo prokuroria që nuk ka drejtuesit e vet në rrethe.

    A na falet ne që kanë kaluar kaq pak javë dhe ne nuk flasim për skandalin dhe për dramën më të madhe që ka ndodhur në sistemin e drejtësisë, kur një gjykatës vritet duke dhënë vendimin në sallën e gjyqësorit?

    Nuk na falet ne, që një avokat të merret dhe të arrestohet sepse ashtu e mendon një prokuror.

    Kush mund të më thotë mua se rekrutimi i magjistratëve është një proces i purifikuar, pa ndërhyrje politike apo pa pagesa aty.

    A është mirë që të mendojmë që, t’i japim përgjegjësi vetes së pari dhe pastaj t’ia kërkojmë të tjerëve, që të, së pari të pranojmë se ne kemi dështuar në atë që është reforma e drejtësisë, që ka zgjatur 10 vjet dhe jemi më keq se ç’kemi qenë 10 vite përpara.

    E dini sa familje janë shuar duke pritur vendimet gjyqësore? Pse nuk flet kush për kontratat, që nuk i del garant asnjëri?

    Nuk flet njeri për problemet familjare dhe zgjidhjet e divorceve.

    Sikur nuk ka rëndësi jeta e njeriut, paqa në familje, paqa në shoqëri. Por nëse ne i kemi hequr atyre besimin, shpresën,

    çfarë mendoni ju, se shoqëria do të jetë në paqe, se njerëzit do të jenë të lumtur?

    Po a mendoni se është rastësi që brenda një dite u vranë menjëherë shtatë vetë, mes të cilëve kryesisht të rinj?

    Këtu dëgjoj ministren që thotë që është rritur, është ulur numri i të vrarëve. Ndërkohë, prokurorët flasin për krijimin e organizatave kriminale tmerrësisht të rrezikshme. Prokurori i Përgjithshëm thotë që nuk kemi 30% të, i kemi bosh, po nuk kemi edhe zyra në qoftë se ato nuk kthehen. Prokurori i Përgjithshëm thotë se jemi shumë më në vështirësi sesa ishim përpara.

    Ju i thoni sukses. Unë ftoj ndërgjegjen tuaj, politike, por edhe njerëzore.

    Vëjeni veten të përballeni në një sistem gjyqësor ku ju nuk keni të garantuar të drejtat dhe liritë themelore.

    Kur nuk keni mundësi për të kërkuar të drejtën.

    Dhe përveç të gjithë këtyre, e dini ju që institucionet kryesore, qeveria e gjyqësorit, qeveria, prokurorë, qeveria e prokurorisë dhe qeveritë e tjera nuk flasin me njëri-tjetrin?

    A e dini se edhe brenda vetë institucioneve nuk flasin me njëri-tjetrin?

    Ky ishte eksperimenti më i pamëshirshëm që mund të bëhej me shtetin shqiptar. Po kjo kërkon që të paktën, një, të kërkosh të falur, dy, me shpejtësinë më të madhe të rekuperosh kohën sa të jetë e mundur për të ndërtuar një sistem që kërkon dhe të jep besim.

  • Ish-prokurori Karanxha për Ballukut: Akuza është ngritur, procedura do të vazhdojë, sido që të veprojë zv/kryeministrja

    Ish-prokurori Karanxha për Ballukut: Akuza është ngritur, procedura do të vazhdojë, sido që të veprojë zv/kryeministrja

    Ish-prokurori Ervin Karanxha ishte i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, ku foli mbi procedimin penal ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe mundësitë se si ajo mund të njihet me akuzat e ngritura nga SPAK.

     ‘SPAK dhe jo vetëm ata, por gjithë prokuroria do të ngrejë një akuzë zyrtare. I pandehuri thotë njëherë jam me raport, njëherë jam sëmurë, por mesa kam parë nuk është keq me shëndet,’ deklaroi Karanxha.

    Ai shtoi se negociatat me prokurorinë janë të zakonshme: ‘Negociohet me prokurorinë, pra se ideja është e tillë, je e zënë, por një ditë do të vish, procedura penale do të vazhdojë, do të bëjnë detyrën e vet, pra duhet të paraqitesh.’

    Sipas Karanxhas, pavarësisht vlerësimit mbi drejtësinë e akuzës, procedura duhet të ndjekë rrugën e saj: ‘Akuza është e drejtë apo jo, mirë keq, por ka marrë një akuzë, ka këto prova dhe do të procedohet. Pra do të njoftohesh zyrtarisht me akuzën, atë që ka ngritur organi proceduesh.’

    Ai theksoi gjithashtu se pas njohjes me akuzën, të pandehurit i jepen provat që e mbështesin atë, duke shtuar se dosja nuk mund të shtyhet pafundësisht,

    ‘Afat nuk ka, e çmon prokurori sepse dosja do të ecë dhe nuk mund ta lësh për një të pandehur që nuk do të vijë. Ka mjete të tjera, shoqërimi forcërisht nëse nuk paraqitesh që të merresh i pandehur. Dhe pasi të njihesh me këtë akt, që kërkon praninë e të pandehurit. Dhe nëse nuk vjen, mund të përfaqësohesh nga avokati, por duhet të marrësh cilësimin.’

    Karanxha përmendi edhe ndjekjen penale të kryer nga prokuroria shqiptare. Prokuroria shqiptare ka ushtruar ndjekje penale dhe më pas të ka marrë mes të tjerave dhe shtetasen, Belinda Balluku.’

  • U arrestua nën dyshimet për korrupsion, ‘Specialja’ ndalon për 48 orë prokurorin shqiptar

    U arrestua nën dyshimet për korrupsion, ‘Specialja’ ndalon për 48 orë prokurorin shqiptar

    Një prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit është arrestuar të hënën në vendin e tij të punës nën dyshimin se kishte pranuar ryshfet, njoftuan autoritetet.
    Prokuroria Speciale e Kosovës tha se prokurori, i identifikuar me inicialet B.Sh., është dërguar në paraburgim për 48 orë.
    Hetuesit policorë kanë kryer bastisje në zyrën e punës dhe në vendbanimin e të dyshuarit, për të cilin prokurori do të kërkojë paraburgim, thuhet në njoftim.
    “Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore penale”, tha Prokuroria.
    Betimi për Drejtësi, medium i specializuar raportime në fushën e drejtësisë, tha se prokurori i arrestuar është Beqë Shala.
    Sipas Betimit për Drejtësi, ai u arrestua teksa kjo media po kryente një hulumtim për këtë prokuror, duke pretenduar se posedon një video-incizim të Shalës duke pranuar ryshfet.
    Shala është takuar me një avokate më 25 gusht të vitit 2022 dhe në këtë takim, të zhvilluar në veturën e prokurorit, avokatja i jep Shalës 350 euro ryshfet për të mos paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pas ndalimit të klientit të saj për 48 orë, bazuar në këtë video-incizim, që Betimi për Drejtësi tha se e ka siguruar.
    Sipas Kodit Penal të Kosovës, një person zyrtar që në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthortë kërkon ose pranon ryshfet në mënyrë që ai të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, mund të dënohet me gjobë ose me burgim nga një deri në tetë vjet.
    Personi zyrtar po ashtu mund të dënohet me 12 vjet burgim nëse veprimi i kryer është në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.
    Po ashtu, ky kod parasheh dënime edhe më të larta me burg, përkatësisht deri në 15 vjet burgim, nëse vepra penale rezulton në dobi materiale në vlerën që kalon 15 mijë euro.

  • “Prokurori është kërcënuar për shkak të Belinda Ballukut”? Altin Dumani i përgjigjet Balliut

    “Prokurori është kërcënuar për shkak të Belinda Ballukut”? Altin Dumani i përgjigjet Balliut

    Kreu i SPAK Altin Dumani raportoi sot në Kuvend, teksa u pyet edhe nga deputetët.
    Demokrati Klevis Balliu e pyeti lidhur me hetimet ndaj Belinda Ballukut dhe për disa nga çështjet që mund të jenë afera korruptive, si tuneli i Llogarasë apo termocentralet në Vlorë.
    Dumani tha se nuk ka asgjë për të thënë nëse Balluku është apo jo në hetim. Sakaq, pretendimit të Balliut se prokurori që po heton Ballukun, Dritan Prençi është në kërcënim, Dumani thekson se Prençi nuk i ka shprehur ndonjë shqetësim.
    Altin Dumani: Nuk kam për të dhënë asnjë koment. Prokurori Prençi dhe të gjithë kanë mbështetjen tim si drejtues. Jam në komunikim të përhershëm dhe deri këtë çast nuk më pa paraqitur ndonjë shqetësim.
    Ka solidaritetin në çdo çështje që ka në ndjekje. Jo vetën Prençi por të gjithë prokurorët. Jam munduar të krijoj një ambient ku prokurorët janë të lirë të ushtrojnë ndjekje penale. Patjetër të gjithë i kam mbështetur dhe do i mbështes deri ditët e fundit që do jem në krye të SPAK.

  • Prokurori e pret në SPAK për t’i komunikuar akuzën, Balluku publikon video nga Bukureshti

    Prokurori e pret në SPAK për t’i komunikuar akuzën, Balluku publikon video nga Bukureshti

    Ndërsa këtë të hënë prokurorët e SPAK e prisnin në Tiranë për t’i komunikuar akuzat që lidhen me hetimin e nisur pas zbulimeve në celularin e ish-vartësit të saj, Ervis Berberi, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zgjedhur të jetë larg zyrave të drejtësisë shqiptare.
    Nga Bukureshti, ku ndodhet për një takim informues me homologët e saj të Bashkimit Evropian, Balluku ka ndarë në rrjetet sociale një reel ku flet për bashkëpunimin energjetik me Rumaninë.
    Ajo thekson se e ka informuar ministrin rumun të energjisë për situatën në Shqipëri, duke përmendur se 10% e prodhimit vjen nga fotovoltaikët dhe 90% nga hidrocentralet.
    Por ndërsa në rrjete sociale “Bela” tregon punën dhe angazhimin e saj ndërkombëtar, në Tiranë pyetjet për të shtohen: A do të paraqitet në SPAK? A do të përballet me akuzat që pritet t’i komunikohen? Apo zëvendëskryeministrja po zgjedh ta sfidojë drejtësinë duke mos dhënë asnjë shpjegim për mungesën?
    Burime nga hetimi nuk e kanë konfirmuar ende nëse Balluku ka kërkuar një datë tjetër për t’u paraqitur në SPAK, apo nëse prokurori i çështjes, Dritan Prençi, do ta thërrasë sërish në ditët në vijim.

  • Arrestimi i avokatit në Elbasan, Kryeperokurori Çela: Masa ishte ekstreme dhe e pajustifikueshme

    Arrestimi i avokatit në Elbasan, Kryeperokurori Çela: Masa ishte ekstreme dhe e pajustifikueshme

    Një nga pyetjet në Parlament nga deputetët e opozitës ishte ajo që lidhej me incidentin e ndodhur ditë më parë në Gjykatën e Elbasanit, ku u prokurori i një prej dosjeve kërkoi arrestimin e avokatit Ulian Barjami për kanosje dhe kërcënim në seancë.
    Mbrojtësi ligjor u lirua nga paraburgimi gjatë masës së sigurisë, por ngjarja shkaktoi shumë bujë dhe reagime të forta politike.
    Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela u përgjigj se ky ishte një rast për reflektim dhe sa për çështjen po pritej përfundimi i inspektimit nga ILD-ja. Por ai nënvizoi se u ka kërkuar prokurorëve që të jenë të butë me masat shtrënguese të arrestit me burg. Sipas tij, masa e izolimit duhet të jetë e fundit që aplikohet, në varësi të veprave penale.
    “Rasti ne fjalë mund të jetë reflektim. I kemi kërkuar prokurorëve që masa e arrestit të jetë masa e fundit që kërkohet dhe vlerësimi duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Veprat penal i nënshtrohen një kallëzimi, por ne jemi përpjekur që të kemi një ulje të masave ekstreme. Rasti në fjalë nuk duhet të ndodhte. Por masa e arrestit në burg është ekstreme dhe e pajustifikueshme”, tha Çela.
    Pyetjes nëse ka ngjarje të tjera të ngjashme ai tha se nuk kishte, por vuri theksin te masat e buta të sigurisë dhe për arrestimin e avokatit dhe incidentin me prokurorin po priste rezultatet e ILD.
    “Nuk ka rast tjetër të ngjashëm, në dijeninë time nuk ka pasur. Por kam dijeni se ka një hetim edhe nga ILD për këtë rast, ku do dalin konkluzionet përkatëse”, përfundoi kryeprokurori.
     

  • Ndërtimet pa leje, kryeprokurori Çela: Të hetohen zyrtarët që kanë lejuar zhvillimin e paligjshmërisë

    Ndërtimet pa leje, kryeprokurori Çela: Të hetohen zyrtarët që kanë lejuar zhvillimin e paligjshmërisë

    Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela, ka dhënë përgjigje dhe lidhur me ndërtimet pa leje në vend, nëse ka pasur apo jo referime nga zyrtarë apo institucionet përkatëse, dhe në rast se jo, a jemi përpara veprës penale të shpërdorimit të detyrës, thuhej në pyetjen drejtuar Çelës.
    Olsjan Çela, i është referuar shifrave të vitit 2024 ku në total janë dënuar 400 të pandehur. Prokurori i Përgjithshëm thotë se nuk mund të japë një përgjigje konkrete për përgjegjësitë penale të institucioneve përkatëse, por nuk përjashton mundësinë e shpërdorimit të detyrës nga këto institucione apo zyrtarë.
    “Mund t’ju jap shifër të vitit 2024. Janë shumë çështje. Kemi për vitin 2024 ndërtimi i paligjshëm 1130 procedime, të pandehur 207, të dërguar për gjykim 358 dhe numri i të dënuarve 400.
    Dukshëm ka një aktivitet që kryhet nga prokuroria për goditjen e fenomenit ne bashkëpunim me institucionet. Nuk mund të jap sot kur ka pasur përgjegjësi penale nga IMT. Sa herë që ka ndërtim të paligjshëm ka nevojë të hetohet, përse është lejuar ndërtimi dhe përse nuk është kryer detyra nga ata që janë subjektet dhe personat përgjegjës. Në çdo rast potencialisht ka përgjegjësi nga subjektet që janë të ngarkuar për mbrojtjen e territorit. Kjo ka të bëjë sesa të thella janë hetimet. Ka të bëjë me cilësinë punës së prokurorisë, me kontrollin gjyqësore, dhe e elementë të tjerë që kanë të bëjnë me administrimin e territorit, që jo në çdo rast përbën vepër penale.
    Jo në çdo rast, çdo shkelje është vepër penale ,ashtu si shumë herë që janë trajtuar si raste administrative, mund të kenë përbërë vepër penale. Ajo që mbetet për të thënë, prokuroritë kanë një trajtim të shpejtë të rasteve, por mund të ketë dhe çështje të mungesës së mungesës së efikasitetit në drejtim të hetimit të zyrtarëve që kanë lejuar ndërtimin pa leje”, tha Çela.

  • Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Irena Gjoka? Ja si përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm

    Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Irena Gjoka? Ja si përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çelaj, tha se periudha e verifikimit të çështjes së gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, nuk ka afat.
    “Gjykata e Posaçme rezulton e dënuar në Greqi. Po, përbën vepër penale deklarimi i të dhënave të rreme në formularin e dekriminalizimit. Ne rezultatin e verifikimit ia dërgojmë atij që e ka kërkuar. Procesi i verifikimit nuk ka afat, zgjatet sa herë që është e nevojshme. Ligji na ngarkon të bëjmë verifikim të plotë. Në rastin në fjalë çështja lidhet me kthimin e përgjigjeve ndaj letërporosive, që nuk janë në dorën tonë”, tha Çelaj gjatë raportimit në Parlament.