Tag: prokurori

  • “Mund të vriteshin njerëzit në furgonat në Rinas”, ish-prokurori: Ua ngecnin kafen në fyt me plumba

    “Mund të vriteshin njerëzit në furgonat në Rinas”, ish-prokurori: Ua ngecnin kafen në fyt me plumba

    Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se në atentatin e kryer në Rinas mund të kishte pasur edhe viktima të tjera, nëse aty do të kalonte ndonjë furgon. 
    “Rinasi është zonë që vijnë edhe njerëz me furgona. Mund të kishte qenë një furgon aty atë moment, mund të ishin vrarë edhe njerëz të tjerë. Pra, mund të kishim pasoja. Mund të ishte tjetri në hotel duke pirë kafe. Është fat i madh, Zoti ka mbajtur dorën sepse shumë ngjarje të tjera kemi parë. Ka ikur koha e profesionistëve që mbaronin punë. Vrasja është kryer e rrezikshme për jetën e shumë personave. Pra, është rrezikuar jeta e qytetarëve”, tha Karanxha. 
    Më tej, ai tregoi edhe një skenar të tmerrshëm: “Me kallash në dorë, ia vendosin kallashin në kokë rojës, kapin pilotin se ata janë të organizuar dhe e dinë ku pi kafen piloti, e marrin e çojnë te shkalla dhe nisen pa problem fare. Kemi edhe grabitjen para kësaj ngjarjeje… Diskutuam vitin 1997. Ndoshta dhe Policia e Shtetit ka nevojë të mësojë si funksiononin grupet e gatshme. Unë e mbaj mend që kur ndodhte një ngjarje në Tiranë, të katër komisariatet çoheshin në këmbë dhe ndiqnin autorin. Sot, ne nuk po shohim ndjekje të autorit dhe një autor që u kap në flagrancë, po të kemi parasysh vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ai u çua vetë dhe tha “jam këtu”. Ajo s’quhet kapje në flagrancë”. 
    “Mendoj që duhet të ndryshojë dhe struktura, duhet të bëhen grupet e gatshme siç ka qenë më parë, që të jenë shpejt që të kontrollohet territori në kohë”, shtoi Karanxha. 

  • “Çmendet” prokurori, kërkon mbi 2 mijë vite burg për rivalin kryesor të Erdoganit, për 142 vepra penale

    “Çmendet” prokurori, kërkon mbi 2 mijë vite burg për rivalin kryesor të Erdoganit, për 142 vepra penale

    Ekrem Imamoglu

    TURQI- Prokurori në qytetin më të madh të Turqisë ka akuzuar kryebashkiakun e njohur Ekrem Imamoglu për 142 vepra penale korrupsioni që dënojnë dënime me burgim që variojnë nga 828 deri në 2,352 vjet.
    Imamoglu, i konsideruar si rivali kryesor politik i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, ka qenë në paraburgim që nga marsi nën dyshimet për korrupsion. Kryetari i bashkisë së Stambollit dhe Partia e tij Republikane Popullore (CHP) në opozitë mohojnë çdo shkelje dhe akuzojnë presidentin dhe aleatët e tij për nisjen e një goditjeje në përgjigje të rënies së popullaritetit të Erdoganit.
    Megjithatë, kryeprokurori i qytetit ka vënë në shënjestër jo vetëm Imamoglun, por edhe 401 të tjerë, me akuza për drejtimin e një rrjeti kriminal korrupsioni me kryetarin e bashkisë si “themelues dhe udhëheqës” të tij. Pas një hetimi tetëmujor, prokurori Akin Gürlek tha se të dyshuarit, nga të cilët 105 ishin në paraburgim, kishin formuar një organizatë të madhe kriminale që ishte angazhuar në marrje ryshfetesh, si dhe në pastrim parash.
    Arrestimi i kryetarit të bashkisë në mars shkaktoi protesta të gjera, qindra arrestime dhe një goditje policore. Që atëherë, ai është mbajtur në burgun Marmara në periferi të Stambollit. Përveç çështjes së korrupsionit, prokurorët e kanë akuzuar atë për një sërë veprash të tjera penale, përfshirë spiunazhin dhe falsifikimin e diplomës universitare, një kualifikim që më pas është anuluar.
    Autoritetet turke mohojnë pretendimin e kryetarit të bashkisë se sistemi gjyqësor po përdoret si mjet politik. Megjithatë, pa një diplomë universitare ai nuk mund të kandidojë për president në vitin 2028.
    Kryetari i partisë Özgür Özel shkroi në X: “Ky rast nuk është ligjor, është tërësisht politik. Qëllimi i tij është të ndalojë CHP-në, e cila doli e para në zgjedhjet e fundit, dhe të bllokojë kandidatin e saj presidencial.”
    Më parë, ai tha në një takim të grupit parlamentar të CHP-së se askush tjetër në partinë e tyre nuk do të kandidonte për president: “Krimi i tij është se kandidoi për presidencën e ardhshme të këtij vendi. Ai nuk ka asnjë krim tjetër!”
    Imamoglu, 54 vjeç, u zgjodh për herë të parë kryetar bashkie në vitin 2019 dhe u rizgjodh në prill të vitit 2024, duke mposhtur kandidatin e Partisë AK në pushtet me pothuajse një milion vota. Ai ka apeluar tashmë kundër dënimit me burg prej një viti e tetë muajsh në korrik për fyerje dhe kërcënim ndaj prokurorit të Stambollit. Ai po apelon gjithashtu kundër një dënimi të mëparshëm me burg për kritikimin e zyrtarëve zgjedhorë.
    Çështja e spiunazhit, e nisur dy javë më parë, pretendon se Imamoglu dorëzoi të dhëna të banorëve të Stambollit në këmbim të financimit ndërkombëtar. Imamoglu i ka paralajmëruar turqit të “harrojnë këtë absurditet spiunazhi”.
    Kryetari i partisë, Özgür Özel, ka akuzuar autoritetet se po përpiqen të shpikin vepra penale për të parandaluar lirimin e kryetarit të bashkisë nga burgu./ZËRI

  • Turqi/ Prokurori kërkon dënim me 2.000 vite burgim për kryebashkiakun e Stambollit

    Turqi/ Prokurori kërkon dënim me 2.000 vite burgim për kryebashkiakun e Stambollit

    Një prokuror turk kërkon dënim burgu mbi 2.000 vjet për kryetarin e bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili ndodhet në burg që nga marsi në pritje të gjykimit për akuzat e korrupsionit, të cilat ai dhe partia kryesore opozitare i mohojnë.

    Në aktakuzë, të paraqitur nga Prokurori i Përgjithshëm i Stambollit, Imamoglu bashkë me 401 persona të tjerë akuzohet për pjesëmarrje në një rrjet korrupsioni që dyshohet se ka shkaktuar dëm prej 160 miliardë lirash (3,81 miliardë dollarë) ndaj shtetit gjatë 10 vjetëve.
    Qindra anëtarë dhe udhëheqës të zgjedhur të partisë kryesore opozitare të Imamoglus, Partisë Republikane Popullore (CHP), përballen me një sërë akuzash lidhur me korrupsion, ndërsa partia e cilëson të gjithë procesin si të politizuar dhe antidemokratik.
    Prokurori i përgjithshëm Akın Gurlek u tha gazetarëve se hetimi ka përfunduar dhe prokurorët kanë hartuar një aktakuzë prej 3.900 faqesh që përshkruan 143 vepra të veçanta penale në të cilat përfshihen 402 të dyshuar.
     

  • Ish prokurori Beci: Per Belinda Ballukun duhet te kishte mase sigurie

    Ish prokurori Beci: Per Belinda Ballukun duhet te kishte mase sigurie

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Balluku nën hetim nga SPAK/ Ish-prokurori Beci sqaron procedurën

    Balluku nën hetim nga SPAK/ Ish-prokurori Beci sqaron procedurën

    Pas publikimit të përgjimeve dhe nisjes së hetimeve nga SPAK, një nga pyetjet më të mëdha që po shtrohet është nëse zv.kryeministrja Belinda Balluku mund të përfundojë në burg. Ish-prokurori Eugen Beçi, ka sqaruar sot në një studio televizive se një skenar i tillë nuk është domosdoshmërisht i detyrueshëm, pasi gjithçka varet nga vepra penale për të cilën ajo akuzohet dhe niveli i rrezikshmërisë së saj juridike.
    “Jo domosdoshmërisht. Nuk hyn te ato veprat penale që kanë një marzh të lartë dënimi. Akuza për shkelje të barazisë në tendera, për shembull, nënkupton se SPAK ka lidhur procedurën e një tenderi me komunikime, apo marrëdhënie që mund të kenë ndikuar në procesin e përzgjedhjes,” tha Beci. Sipas tij, nëse hetimi nis për shkelje administrative apo korrupsion pasiv, atëherë rasti do të trajtohet ndryshe.
    “Nëse është bërë nga një padi ose për shkelje të korrupsionit, çështja do të hetohet. Por masa e sigurimit nuk është automatike.”, pohoi ai. Ish-prokurori theksoi se masa e sigurimit për gratë trajtohet me më shumë kujdes, nëse ekzistojnë rrethana të veçanta humane. “Një zonjë me fëmijë të porsalindur, apo me probleme të rënda shëndetësore, mund të përfitojë lehtësim në masën e sigurisë. Por për pjesën tjetër nuk ka përjashtime – ligji është i njëjtë për të gjithë,” u shpreh ai.
    Sipas Becit, duke qenë se Balluku nuk është e zgjedhur me mandat parlamentar, ajo nuk gëzon imunitet, prandaj nëse SPAK kërkon masë sigurie, mund ta bëjë drejt në Gjykatë. “Si zv.kryeministre, Balluku nuk është e zgjedhur. Kjo do të thotë se mund të thirret direkt në gjykatë për të siguruar masën e sigurisë, pa pasur nevojë për procedura parlamentare,” shtoi ish-prokurori.

  • SPAK troket te shtëpia e Berishës për “21 Janarin”, Anila Hoxha zbulon detaje nga fletëthirrja

    SPAK troket te shtëpia e Berishës për “21 Janarin”, Anila Hoxha zbulon detaje nga fletëthirrja

    Në të njëjtën ditë kur ish kryeministri konfirmonte se do paraqitej nëse pyetej nga SPAK, prokurori i posaçëm Alfred Shehu siç tregojnë shkresat përgatiti urdhrin për ta pyetur ish kryeministrin si person që ka dijeni për 21 janarin.
    Kërkesa ndaj ish kryeministrit është që Sali Berisha të paraqitet të premten në orën 10:00. Kjo shkresë që mban datën 7 nëntor dhe TCH disponon bëhet me dije se prokurori, i cili po heton kallëzimin e familjes së Aleks Nikës thotë se për nevoja të hetimit me urdhrin e datës 3 nëntor 2025 urdhërohet thirrja e shtetasit Sali Berisha.
    Gazetarja Anila Hoxha sjell detajet: “Sikurse është bërë e ditur jozyrtarisht këtë të premte, në orën 10:00 Sali Berisha është thirrur në SPAK.
    Kërkesa e parë ishte ajo e datës 3 nëntor. Kjo ftesë nuk është marrë dhe nuk është bërë i mundur njoftimi i ish-kryeministrit. Më 7 nëntor, prokurori ka nisur kërkesën sërish që do të ketë cilësinë e deklaruesit që do të hedhë detaje më tepër sa i përket hetimit që lidhen me 21 Janarin. Ish-kryeministri ka bërë të ditur që s’ka pasur dijeni.
    Hetimet nisën pas kallëzimit të familjes Nika, e cila kishte nisur një odise me drejtësinë shqiptare. Kishte dhënë gjykimin e saj Gjykata e Strasburgut. Kjo është kërkesa e dytë që ish-kryeministri të paraqitet.
    Do të shihet nëse ai do e pranojë këtë ftesë”.

  • Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Dëshmitari: ‘Do të pres fytin, pse se mbarove punën’, Dervishaj kërkon ‘Rrumin’: Ç’punë kanë kta

    Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Dëshmitari: ‘Do të pres fytin, pse se mbarove punën’, Dervishaj kërkon ‘Rrumin’: Ç’punë kanë kta

    TIRANË-Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore ndaj Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019, sot deputet i Sali Berishës në Kuvend. Në seancë, Prokurori i SPAK Adnan Xholi lexoi deklarimet e një dëshmitari okular që ka parë automjetet që u përdorën në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’.
    “Dy makinat ndaluan dhe pashë që personat që dolën filluan të debatojnë. Njëri që kishte thikë në dorë i tha ‘Pse se mbarove punën, do ta pres fytin te…robt’”, kjo ishte dëshmia që u lexua nga Prokurori. 
    Ndërkohë prokurori lexoi edhe deklarimet e dhëna nga Aleksandër Laho pas ngjarjes ku ai mbeti i plagosur. Edhe “Rrumi” nuk është gjetur për t’u thirrur si dëshmitar pasi ai është person i shpallur në kërkim. 
    “Jam i papunë jetoj jashtë shtetit në Gjermani. Më parë kam pas Ermin Pëllumb Muharremi. Unë çdo ditë shkoj në Durrës. Në 1 nëntor 2019 shkoj me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin, kam shkuar tek lokal Korali në plazh për të ngrënë drekë. Në lokal kam ngrënë drekë dhe më pas janë larguar dy të tjerët që ishin në tavolinë. Në lokal kemi qëndruar për rreth dy orë. Më pas kemi dalë dhe jemi larguar dhe Arjani më kërkoi që të shkoja me makinën e tij, deri në Sukth. Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore. Deklarime me të zgjeruara do t’i jap para prokurorit të çështjes. Unë s’e njoh Ariol Halilajn. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot,”-shprehej në dëshminë e tij asakohe Laho.
    Ndërkohë, Plaurent Dervishaj kërkoi që të jenë prezent në sallë dëshmitarët, teksa tha: “Dëshmitarët duhet të vijnë në sallë të na shohin a jemi ne ato personat te Benzi. Ç’punë kanë këto dëshmitarë me procesin tim. S’e kuptoj’.
    Julian Meçe: Unë këtu po shikoj dhe dëgjoj dëshmitar që nuk kanë lidhje fare me gjykimin tim. E nderuar me datë 1 nëntor më ka arrestuar policia, s’më ka gjetur faktor plotësues asgjë, sinqerisht nuk ju kuptoj.
    Laho është ende në kërkim edhe pse ndaj tij ka tre urdhër-arreste, një nga polica, një nga Prokuroria e Durrësit dhe një nga SPAK, për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. I njohur edhe me nofkën “Rrumi i Shijakut”, Aleksandër Laho është një personazh shumë i përfolur për lidhjet e tij me botën e krimit, ndërkohë që emri i tij u përmend edhe gjatë atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti dhe i plagosur. 
    Arjan Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, “Rumin e Shijakut”. Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj. Ai u hetua për të tri kriteret dhe gjatë vlerësimit të figurës së tij, u konstatua papështatshmëri e figurës, pasi dyshohet se ka favorizuar persona me precedent penalë gjatë detyrës së tij. Por edhe pse s’mund të ishte më pjesë e drejtësisë, në maj të këtij viti, Ndoji garoi në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, duke ia dalë që të fitonte mandatin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë./ZËRI

  • “Balluku ka 20 dosje në SPAK”, Berisha: Kemi të gjithë dokumentet se kryehajdut është Rama

    “Balluku ka 20 dosje në SPAK”, Berisha: Kemi të gjithë dokumentet se kryehajdut është Rama

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për media tha se kryehajduti në aferën e tunelit të Llogarasë është Edi Rama dhe se ai së bashku me skemën e tenderave të paracaktuar, ka shfrytëzuar pushtetin për përfitime të jashtëligjshme.
    Berisha theksoi se prokurori i çështjes ka treguar kurajo dhe ka marrë kërcënime direkte gjatë hetimit, ndërsa denoncoi se modeli i abuzimit me tenderat publikë është përdorur sistematikisht nga qeveria përveç rastit të veçantë të tunelit të Llogarasë, ku sipas tij u zbuluan manipulime të hapura dhe të skajshme.
    “Por do të mashtronim shqiptarët në qoftë se do njihnim si përgjegjëse të parë Lubinë dhe jo Edi Ramën. Prokurori i çështjes ka treguar kurajo, e them këtu, për zbatimin e ligjit. Ka marrë kërcënime direkte nga Edi Rama me telefonin e Ulsi Manjës. Kërcënime direkte! Dhe prokurori i çështjes, është e vërtetë që duhej të formulonte të njëjtën akuzë që ka formuluar ndaj Lubisë, por do ishim të pandershëm po të mendonim se ata janë prej guri. Nuk janë prej guri. Por ai punën e bëri. Ai punën e bëri! Ai tha se tuneli i Llogarasë është një vjedhje e tmerrshme, siç e dini. Dhe ne kemi të gjithë dokumentet se kryehajdut në atë aferë është Edi Rama.
    Lubi Balluku ka 18-20 dosje në SKAP. Merrni vetëm një, se asaj nuk i mbahen mend hajnitë. E mori unazën e Tiranës 13 kilometra, e ndau në 14 tendera. Çmenduri korruptive. Po njeri në botë që të mund ta bëjë këtë, përveç një njeriu të papërmbajtur në vjedhje, nuk mund ta bëjë këtë. Por, përsëri tuneli i Llogarasë është veçmas.Se në tunelin e Llogarasë, Sulltanesha Rahmetlie ishte me Sulltanin atje. Dhe thanë, takuam kompanitë dhe bënë skemën më të turpshme. Anuluan tenderin 130-140 milionë, e hapën përsëri dhe ua thanë atyre me 50 milionë më shumë dhe në kundërshtim me ligjin morën po Gjokën nënkontraktor.
    Po ka vjedhje më të hapur se kjo? Kurrë. Po shikoni miq, duhet të dini një gjë, që kjo skemë është përdorur absolutisht pothuaj në çdo tender të punëve publike në Shqipëri. Si është përdorur? Kanë shkuar ofertuesit me ofertën kaq. Jo, kjo ofertë nuk vlen. Do sjellësh ofertën me kaq, dyfishin. Dhe ti ke 30 përqind, unë kam 70 përqind të saj. Por në këtë rast u demaskua se kryesori ishte i huaj.
    Por kjo skemë është përdorur në çdo punë publike dhe e kemi denoncuar kaq shumë herë. Dhe, ai pragu që themi ne 99 përqind, 100 përqind, ai në fakt është 180 përqind, është 250 përqind, se e bënin në këtë mënyrë, i thërrisnin përpara, shko, paraqit këtë ofertë, ndarja do jetë kjo. Mirëpo kësaj here u kapën. Nuk janë 50, por janë 90 milionë. Por nuk ka rëndësi,” tha Berisha.

  • Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

    Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

    Thirrja e ish-kryedemokratit Lulzim Basha në SPAK ka rikthyer sërish vëmendjen te 21 janari i vitit 2011, kur u vranë 4 protestues, kohë kur Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm.
    I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ish-prokurori Ervin Karanxha tha se rihapja e çështjes do të hetojë një audiopërgjim të ri, por edhe një email.
    Sipas tij, të dhënat e email-it janë bërë publike edhe nga “Wikileaks”, ku fondacioni Soros informonte Hillary Clinton për atë që ndodhi në Shqipëri.
    Borakaj: Lulzim Basha në SPAK, do të rihapet përfundimisht 21 Janari?Karanxha: 21 Janari ka ndodhur në 2011, ka ndodhur para 15 vitesh. A të duket normale që një ish-ministër duhej të ishte pyetur në 2011? Pse nuk është hetuar atëherë? Kemi dy vendime për 21 Janarin: vendimin e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës së Strasburgut.
    Borakaj: A mund të hetohet sot?
    Karanxha: E para, duhet të kemi parasysh personin që nuk ka ushtruar ndjekje penale, është ish-prokurorja Ina Rama. Zyrtarët e lartë hetoheshin nga prokurori i përgjithshëm sipas ligjit të kohës. Ka dalë një audiopërgjim, do të hetohet burimi, duke pyetur Bashën, do të verifikohen. Kemi edhe një email të fondacionit Soros që i drejtohet Hillary Clinton. Soros nuk ka qenë këtu, por ka pasur njerëz.
    Borakaj: Çfarë të dhënash jepen?
    Karanxha: Informacione për veprimet. Informacione konfidenciale që dolën nga Uikiliks. Pse përmend unë Ina Ramën? Na rezulton se i njëjti ministër në 21 Janar është shpëtuar për procedurë nga Ina Rama është çështja Durrës-Kukës. Pra, të lind dyshimi që në dukje e ka ndihmuar me ato xhepat proceduralë. Tani Basha e mbështet Ina Ramën për anëtare të vetingut. Ish-kryeministri tha se ka pasur konflikt të vazhdueshëm me Ina Ramën.
    Borakaj: Sa mund të hapet rrezja?
    Karanxha: Sa konstaton veprimi i gjykatës./vizionplus/

  • Analiza e ish-Prokurorit: Shkarkimi i Veliajt dështoi për shkak të shkeljes së parimit të mbrojtjes

    Analiza e ish-Prokurorit: Shkarkimi i Veliajt dështoi për shkak të shkeljes së parimit të mbrojtjes

    Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në emisionin “3D” në RTSH, ka ofruar një interpretim ligjor për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pranoi ankimin e Erion Veliajt kundër shkarkimit të tij.
    Sipas Karanxhës, Gjykata Kushtetuese ka vendosur duke interpretuar Nenin 115 dhe veçanërisht Nenin 42 të Kushtetutës, i cili kërkon që personi të ketë të drejtë të dëgjohet përpara se ndaj tij të merret një vendim, në këtë rast, vendimi për shkarkim.
    “Me vendimin është bërë e qartë se jemi në proces kushtetues. Çdo kush duhet të dëgjohet para se të shkarkohet sipas nenit 42. Parimi i mbrojtjes nuk duhet të shkelet,” tha Karanxha.
    Ai nënvizoi se vendimi i Kushtetueses është procedural dhe nuk ka ndikim në thelbin e akuzave që rëndojnë ndaj Veliajt.
    Megjithatë, Karanxha theksoi se vendimi i Kushtetueses krijon një situatë pak të sikletshme për qeverisjen lokale, duke pasur parasysh madhësinë e Bashkisë së Tiranës.
    “Tirana gjatë ditës shkon deri dhe në 1 milionë banorë. Logjikisht duhet të ketë kryetar bashkie. S’mund të bëhet puna nga burgu,” tha ish-prokurori.
    Ai sugjeroi se rasti Veliaj nxjerr në pah një boshllëk ligjor dhe theksoi se, ndoshta, duhet të ndryshohet Kushtetuta për të parashikuar rastet kur një zyrtar i lartë i zgjedhur gjendet në pamundësi të përhershme (si paraburgimi) për të ushtruar detyrën, duke mos u mbështetur vetëm në Nenin 62 pika c (mungesa 3-mujore).
    Në lidhje me procesin penal, Karanxha kritikoi taktikën e përdorur nga Veliaj.
    “Veliaj gaboi teknikisht duke u marrë me prokurorin. Duhej të mbrohej mbi bazë të procedurës penale. Taktika që përdori ka rënduar pozitën e Veliajt,” u shpreh ish-prokurori.
    Ai shtoi se ndonëse mund të ketë teprime me masën “arrest me burg” në sistemin e drejtësisë, SPAK ka vendosur një standard të konsoliduar për raste të tilla të zyrtarëve të lartë, dhe masa e sigurimit të Veliajt është vendosur nga gjykata.