Pezullimi i zëvendeskryeministres Belinda Balluku nga SPAK, ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, pas padisë së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama. Përmes padisë kërkohet shpallja antikushtetuese e vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe të SPAK, si një ndërhyrje direkte në pushtetin ekzekutiv.
Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” ngriti alarmin duke thënë se me këtë vendim, GJKKO-ja po “deformon rëndë rolin dhe ndarjen e pushteteve”.
Ai kritikoi ashpër kërkesën e prokurorit të SPAK për vendosjen e masave kufizuese ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si veprim antikushtetues.
“Problemi është serioz. Kemi të bëjmë me një deformim të rëndë të rolit të pushteteve dhe ndërhyrjes së një pushteti në tjetrin. Kjo do zgjidhje, dhe zgjidhjen e jep Gjykata Kushtetuese. Ministrja në pikëpamjet e imunitetit barazohen me deputetin. Prokurori i SPAK që ka bërë këtë propozim, që zv.kryeminsires ti ndalohet dalja jashtë shtetit, masa ndaluese dhe të mos ushtrojë funksionin e zv.kryeministres, janë masa jo propocionale dhe janë antikushtetuese”, tha ai.
Sipas Beqirit, ministrat dhe anëtarët e qeverisë në pikëpamje të imunitetit barazohen me deputetët, ndaj siç pohon ai “nuk është e mundur të kërkohet pezullimi i tyre nga detyra përmes një mase sigurie”.
Ai theksoi se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të japë zgjidhje për situatën e krijuar, duke kërkuar që rasti i padisë të trajtohet me prioritet pasi pezullimi i Belinda Ballukut e bën qeverinë jo funksionale.
“Nuk mund të kërkosh pezullimin nga detyra të një anëtari të qeverisë dhe në këtë rast të zv.kryeministres. Kushtetuesja duhet ta shohë me prioritet padinë. Balluku është zgjedhur si deputete. Prokurori dhe gjykatësi Kanë shkelur kushtetutën. Kam frikë se janë ndikuar politikisht”, tha ai.
Beqiri u shpreh se prokurori dhe gjyqtari që kanë miratuar masat ndaj zv.kryeministres kanë shkelur Kushtetutën. Ai u shpreh i shqetësuar, duke shatuar se “disa segmente brenda SPAK dhe GJKKO po e sabotojnë rëndë reformën në drejtësi”.
“Çdo ditë që po vjen, ne po shikojmë që gjithë ato të mira që na solli reforma në drejtësi, disa segmente brenda SPAK dhe brenda GJKKO po e sabotojnë rëndë reformën në drejtësi”, tha ai.
Tag: prokurori
-

“Pezullimi i Ballukut, akt antikushtetues”, avokati: Kushtetuesja ta shohë me prioritet, gjyqtari e prokurori kanë shkelur Kushtetutën
-

Dosja “Metamorfoza”/ Provat e SKY ECC treten në dënime minimale
Dosja “Metamorfoza”, një hetim që bazohet në mesazhet e dekriptuara të SKY ECC ka qenë një nga kuajt e betejës së SPAK në luftën kundër krimit të organizuar, pasi ekspozoi një lidhje të vjetër mes grupeve kriminale dhe zyrtarëve të korruptuar në prokurori dhe në polici.
Në vitin 2023, “Metamorfoza” u shfaq si një operacion i jashtëzakonshëm: goditja e parë e madhe në Shqipëri e bazuar mbi komunikimet e dekoduara të SKY ECC dhe EncroChat, një dosje që shihej edhe si meritë e drejtësis së re. Por vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme mbylli në heshtje atë që SPAK e kishte nisur me zhurmë, për pesë nga shtatë të pandehurit e dosjes për të cilët dënimet ishin më të ulët nga sa kishin nisur hetimet.
Në fund të seancës, trupa gjykuese dënoi Behar Brajoviç (Bajri) me 8 vite e 8 muaj burg, Edmond Prekën me 7 vite, Astmer Bilalin me 5 vite e 8 muaj, ish-shefin e Operacionales Oltion Bistrin me 2 vite burg për “zbulim të akteve sekrete” dhe ish-prokurorin e Kukësit Xhevahir Litën me 3 vite e 4 muaj burg për korrupsion dhe “zbulim të akteve sekrete”. Dy të fundit, ish-polici dhe ish-prokurori dolën të lirë nga salla, pasi dënimi konsiderohet i shlyer me kohën e paraburgimit.
Këto masa janë dukshëm më të ulëta se sa kërkesat fillestare të SPAK dhe pesha penale e dosjes është zbehur ndjeshëm në raport me atë që u reklamua publikisht si një “gjyq i madh i SKY-ECC”.
Gjykimi për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-zyrtarin e policisë Ardit Hasanbegaj është veçuar dhe pritet të përfundojë me një vendim të ndarë.
Xhevahir Lita, ish-prokurori me SKY ECC
Majtas, ish-prokurori Xhevahir Lita, djathtas, Behar Bajri
Në qendër të akuzës ndaj Xhevahir Litës nuk ishin thjesht dy episodet formale të “korrupsionit pasiv”, por mënyra se si ai shfaqej në komunikimet e SKY ECC me Behar Bajrin, i njëjti person që akuzohej për vrasje, gjobëvënie, pastrim parash dhe drejtim grupi kriminal.
Sipas dosjes, pak ditë para se të nisin mesazhet në SKY, një gjyqtar në Tiranë i zbuti në 29 qershor 2020 masën e sigurisë Behar Bajrit nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”. Për këtë vendim, SPAK dyshon se gjyqtari ka marrë një shumë deri në 5 milionë lekë të vjetra. Lita ishte prokurori i çështjes.
Vetëm një ditë pas lirimit, më 30 qershor 2020, Behar Bajri, i identifikuar edhe si Behar Brajoviq i shkruan Litës në SKY: “…Daci vogel jam… ta paqa borgj vlla…ta po rrim nej dit gjejm nej vend e rrim…tiranë jam…”
Prokurori i përgjigjet duke i kujtuar Bajrit detyrimet e tjera para institucionit: “…ok ke me u paraqitë të hënën…në prokurori…të hënën në orën 10…”
Ky pasazh është vetëm një nga ato që dëshmon raportin e ngushtë mes prokurorit dhe të pandehurit që shkon më tej në kërkesat e tij.
Biseda rëndohet kur tema kalon tek “problemi” i vëllait të tij, Enver Bajrit, i cili ndodhej në të njëjtën dosje penale dhe ishte në kërkim ndërkombëtar.
Pikërisht aty shfaqet oferta prej 100 mijë eurosh që Behar Bajri i bën Litës, për ta ndarë me gjyqtarin: “…zotni 100 mijë euro i ka të mi kyn dhe për vllanë dhe të mijat dhe ndaji ti me të a çat dush, kur të dush dhe 100 mijë euro i ke kur të dush. Rregulloji vetë me të ti, por du si mos na çajn nesër kush k***n me na këto histori. Fol me të vetë, nuk ke punë me kën, na e kena drejt për drejt bashkë…”
Përgjigjja e Litës ishte shmangëse, por jo refuzuese në përmbajtje: “…bo bo ça flet, flasim kur të takohemi…ik ore mos fol ashtu, bo bo si fliske ti…”
Dhe më pas ai jep një udhëzim tipik për një person që e kupton se mesazhet janë prova në gjykatë: “…E fshi këto sms e sotme se ia kemi futur kot…fshi tani në moment se harron…”
Lita ishte i vetëdijshëm për dosjen e vrasjeve, gjobëvënieve dhe pastrimit të parave të grupit Bajri, por edhe se ai vetë lëviz në kufijtë e ligjit për ta bërë sa më të “butë” trajtimin penal të tyre.
Në fund të gjykimit, provat u përkthyen në një dënim relativisht të ulët, 5 vite në total, të reduktuara në 3 vjet e 4 muaj, dhe Lita doli i lirë nga salla me argumentin se e kishte shlyer dënimin në paraburgim.
Përgjimet për Oltion Bistrin: garant i kazinove të Pëllumb Gjokës
Oltion Bistri, ish-shef i Operacionales
Oltion Bistri është ndër oficerët më të lartë të policisë që u prekën nga “Metamorfoza”. Në momentin e arrestimit, ai sapo ishte shkarkuar nga detyra si shef i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit. Më herët, kishte qenë drejtor policie në Lezhë, drejtor në Durrës dhe shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë.
Forcat Operacionale, të cilat ai i drejtoi deri pak ditë para prangave, janë ndër strukturat më të rëndësishme operative, përfshirë përgjimet ambientale dhe zbatimin në terren të urdhërave të prokurorisë. Pikërisht në këtë pikë, roli i tij bëhet problematik: nga personi që duhet të zbatojë ligjin, Bistri doli në skenë si garanti i kazinove të Pëllumb Gjokës në Tiranë, në këmbim të ryshfetit.
Një nga komunikimet më domethënëse të SKY ECC, të cituar në dosje, është biseda e 25 nëntorit 2019, ora 03:17, ku Pëllumb Gjoka, duke përdorur identitetin “7142D9”, komunikon me përdoruesin “DB7ED1”, të identifikuar si Oltian Bistri.
Në dosje shkruhet se: “Më datë 25.11.2019 ora 03.17 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, ai tek xhevo kishte thène, ka 25 kompjutera dhe nje ruletë. Ju kish thene do e filmoj tjua sjell edhe dua I miljon lek për informacionin. E gjen dot cili eshte? Sma tha dr. Se ai ma tha para se te ikja, kish merak e para se te ikja ne Gjermani me takoj. Duhet kujdes pak se drejtori eshte trembur. I thash per njërin qe donte te fuste tre copè dhe kishte frike.”
Ky fragment flet vetë: “do e filmoj tjua sjell edhe dua 1 milion lek për informacionin”,një zyrtar tjetër i policisë, i përmendur prej Bistrit, kërkon shpërblim për t’i sjellë Gjokës informacion operacional duke i kujtuar se “duhet kujdes pak se drejtori është trembur”.
Në dosje Bistri shfaqet si urë lidhëse brenda policisë, i informuar për operacionet, për gatishmërinë e kolegëve për “të filmuar” dhe “të sjellë informacion kundrejt pagesës” dhe njëkohësisht, ai vetë raporton te Gjoka se “duhet kujdes”, sepse drejtori është i trembur.
Emri i Bistrit u identifikua falë dekodimit nga autoritetet belge dhe holandeze të komunikimeve përmes EncroChat dhe SKY ECC, që iu dorëzuan SPAK. Hetimet ndaj tij u mbyllën me tre akuza: “korrupsion pasiv”, “zbulim të akteve dhe të dhënave sekrete” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.
Vendimi i sotëm, megjithatë, e redukton gjithë këtë sjellje në një dënim 2-vjeçar vetëm për “zbulim të akteve sekrete” dhe e shpall të pafajshëm për korrupsion dhe pastrim parash.
Pasuria e Bistrit: 3.1 milionë euro
SPAK u përpoq ta çonte çështjen e Bistrit edhe në frontin pasuror, por këtu ngrihen pikëpyetje të tjera. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme u vendos sekuestro preventive mbi 22 njësi (dyqane/ambiente biznesi), 10 apartamente, një vilë luksoze në rezidencën “Green Valley”, një truall në “Rrugën e Kosovarëve”, një garazh në Selitë dhe një “Range Rover Sport”, me një vlerë totale, të cilën SPAK e vlerësoi rreth 3.1 milionë euro.
Në arsyetimin e akuzës u tha se pasuritë e Bistrit dhe familjarëve të tij janë “disa herë më të larta se të ardhurat e ligjshme” dhe se ato janë objekt masash parandaluese pasurore, sipas ligjit “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”.
Por akuzat për “korrupsion” dhe “pastrim të produkteve penale” ndaj Oltion Bistrit u rrëzuan nga gjykata. Vendimi penal e lejon ish-shefin e Operacionales të dalë i lirë nga qelia me një dënim minimal./Lapsi.al
-

Shfryhet dosja ‘Metamorfoza’, Oltion Bistri dhe ish-prokurori Lita lirohen nga gjykata
Shfryhet dosja ‘Metamorfoza’, Oltion Bistri dhe ish-prokurori Lita lirohen nga gjykata
Gjykata e Posaçme rrëzoi dy prej akuzave të ngritura nga SPAK ndaj ish-kreut të Operacionales, Oltion Bistri dhe urdhëroi lirimin e tij me argumentin se kishte vuajtur në qeli më shumë se sa masa e dënimit. Edhe ish-prokurori Xhevahir Lita u lirua me kohën e paraburgimit.
Nga Edmond Hoxhaj-BIRN
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli të martën më 18 nëntor masat e dënimit për pesë nga shtatë të pandehurit e çështjes penale të quajtur ‘Metamorfoza’, të cilët janë të akuzuar për vrasje e porositje të tyre, grup të strukturuar kriminal, korrupsion e armëmbajtje pa leje.
Për pesë të pandehurit Behar Brajoviç, Edmond Preka, Astmer Bilali, ish-prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-drejtorin e njësisë së Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri, gjykata dha në total 26.6 vjet burg nga 34 vjet që kishte kërkuar SPAK – masa të cilat do të reduktohen me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Gjykimi për investitorin strategjik të qeverisë Rama, biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-funksionarin tjetër të policisë, Ardit Hasanabegaj është veçuar nga gjykata për shkak të zvarritjes së gjykimit.
Ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-kreu i njësisë Operacionale, Oltion Bistri përfituan lirim të menjëhershëm, pasi dënimi i dhënë nga gjykata është më i vogël se sa koha që ata kanë kaluar në paraburgim.
Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Elteva Deda, me anëtare Irena Gjokën dhe Flora Hajredinajn e gjeti fajtor prokurorin Xhevahir Lita për veprën penale të korrupsionit në dy episode dhe zbulim të akteve sekrete. Lita u dënua me 5 vjet heqje lirie në total dhe pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar me 3.4 vjet burg. Gjykata urdhëroi gjithashtu shuarjen e masës ‘arrest me burg’ për shkak të shlyerjes së dënimit me kohën e paraburgimit.
Ndryshe nga Lita, gjykata e gjeti të pafajshëm Bistrin për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe e dënoi atë me 3 vjet burg për zbulim të akteve sekrete. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua në 2 vjet – ndaj gjykata urdhëroi lirimin e tij me argumentin se ai kishte vuajtur më shumë burg se sa masa e dënimit.
Prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kërkuan 6 vjet burg për Litën dhe 9 vjet burg për Bistrin. Një vit më parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë liroi pesë pasuri të paluajtshme të sekuestruara në kuadër të hetimit pasuror ndaj Bistrit. Fillimisht, me kërkesë të prokurorisë, u sekuestruan 20 dyqane, 10 apartamente, një vilë dhe një garazh, me vlerë totale rreth 3 milionë euro, në pronësi të Oltian Bistrit e personave të lidhur.
Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, gjykata vendosi të martën dënimin përfundimtar të të pandehurit Behar Brajoviç me 8 vjet e 8 muaj burgim; ndaj Edmond Prekës 7 vjet heqje lirie dhe për Astmer Bilalin u caktua masa përfundimtare 5 vjet e 8 muaj burgim – dënime që janë më të buta nga ato të kërkuara prej SPAK. -

Kush është prokurori belg/ Hetoi çështjen Toyota Yaris, para pak ditësh tha se krimi po pastron shuma kolosale në Shqipëri
Lajmi se një klan shqiptar synonte të vriste prokurorin belg të Brukselit, Julien Moinil ka pushtuar faqet e para të medieve të këtij vendi.
Mediat e Belgjikës raportojnë se të paktën 8 persona të lidhur me mafien shqiptare, kanë rënë në pranga pasi synonin të godisnin prokurorin e mbretërisë.
Burimet thonë se policia kishte marrë një informacion që në korrik për një plan për të sulmuar prokurorin e njohur.
Mediat theksojnë se kërcënimet ndaj prokurorit vijnë nga bota e drogës.
Të dyshuarit kryesorë mendohet se janë marrë me trafik droge dhe kanë qenë aktivë në botën e nëndheshme kriminale shqiptare, raporton televizioni VRT.
Por Moinil është kërcënuar edhe më herët.
Ai është vendosur të paktën dy herë është vendosur nën mbrojtje. Në një rast, nga përgjimet e koduara u mësua se mafia shqiptare kishte vendosur një çmim 1 milion euro për kokën e tij.
Për ironi, para pak ditësh, ai foli për median e njohur investigative franceze Blast, ku zbuloi se ka hetuar edhe çështjen e Toyota Yaris.
Ai tha se mafia shqiptare po pastron shuma kolosale parash në Shqipëri.
PJESË NGA SHKRIMI
Hetimi i SKY ECC, i emëruar sipas këtij rrjeti telekomunikacioni të koduar shumë të përdorur nga kriminelët, zbuloi ngjitjen e shpejtë të krimit të organizuar shqiptar në Belgjikë. Të irrituar nga një seri gjyqesh masive që çuan në mbi 1.000 dënime, disa anëtarë të mafies shqiptare nuk ngurruan të vendosin shpërblim për kokën e prokurorit të mbretit, Julien Moinil, përgjegjës për një pjesë të hetimeve. Për një shumë të majme: më shumë se një milion euro.
I pyetur nga Blast, prokurori Julien Moinil siguron se “nuk e bëj këtë profesion për të marrë lule nga kriminelët”. Por ai konfirmon: hetimet SKY ECC nxorën në pah si “fuqinë financiare” të mafies shqiptare, ashtu edhe “pastrimin kolosal të parave që po ndodh aktualisht në Shqipëri”.
…Prokurori Moinil ka gjithashtu kujtime për të ndarë. Ai gjithashtu ka pasur pjesën e tij të surprizave të këqija. “Kam qenë disa herë në terren, bashkëpunimi ishte gjithmonë shumë i mirë, me rezultate të mira. Por në disa çështje të rëndësishme, korrupsioni është i pranishëm”, thekson magistrati. “Në çështjen Toyota, zbuluam se hetuesja e prokurorisë kishte… një telefon SKY ECC. Ajo fyeu delegacionin belg dhe qartazi ishte e korruptuar. Kjo gjë të vret nga tmerri”.
Edhe këtu, poroziteti i drejtësisë dhe roli i medias lokale krijojnë një atmosferë të veçantë. “Më vjen keq që kërkesat hetimore përfundojnë në media”, vazhdon Moinil. “Kjo nuk do të thotë se nuk ka njerëz të mirë, të angazhuar për drejtësinë, por ata shpejt bien nën presionin e një sistemi të shkatërruar nga korrupsioni”.
-

Avokatët e Veliajt kërkojnë kohë të njihen me aktet. Prokurori i SPAK: Kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim
Sot po zhvillohet seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt.
Avokatët e Erjon Veliaj i kërkojnë kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për tu njohur me aktet.
Avokatët po ashtu kërkuan që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe ata t’ia cojnë aktet në burg.
Prokurori i SPAK replikoi: Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim.
-

“21 janari” në sitën e SPAK/ Ish-prokurori: Hetimet duheshin kryer nga kryeprokurorja Ina Rama
Ish-prokurori Ervin Karanxha, tha se nuk është ushtruar siç duhet ndjekja penale e zyrtarëve shtetërorë për ngjarjen e 21 janarit 2011.
Në këtë ngjarje u vranë katër qytetarë të pafajshëm, të cilët protestonin para godinës së kryeministrisë.
“Kjo çështje duhet të ishte hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Duhej të hetohej. Përgjegjësia bie mbi kryeprokuroren Ina Rama, e cila duhej të kishte marrë përsipër hetimet.
Mosushtrimi i ndjekjes penale është shpërdorim detyre. Për 21 janarin nuk u hetuan zyrtarët. Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm, por nuk u pyet për ngjarjen,” tha Karanxha.
Ai shtoi më tej se mund të ketë persona të tjerë, që mund të disponojnë kopje të serverit të kryeministrisë.
“Serveri i Kryeministrisë është riformatuar dhe riformatimi ka qenë i atillë që të dhënat nuk rikuperohen më. Urdhri i dhënë duhet të hetohet. Mund të jetë edhe një person tjetër që e ka kopjen e serverit”, tha ai në “Ora e Fundit” në ABC News. -

Prokurori që hetoi masakrën e “21 janarit” thyen heshtjen dhe zbulon të pathënat nga ngjarja që tronditi vendin, ja…
14 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit 2011, ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Burime për gazetën “SOT” bëjnë me dije se SPAK e ka thirrur Berishën që të paraqitet ditën e premte në orën 10:00 para prokurorit të çështjes, Alfred Shehu. Ish-kryeministri pritet të merret në pyetje si person që ka dijeni për vrasjet e 4 protestuesve në bulevard me plumbat që u derdhën nga Kryeministria. Ish-prokurori Ervin Karanxha, i cili ka qenë personalisht i angazhuar në hetimet për krimin shtetëror, rrëfeu se si zbuloi që serverat e Kryeministrisë ishin riformatuar për të fshirë totalisht pamjet e kamerave të sigurisë së institucionit. “Ne kemi çuar vendimin e sekuestrimit, sepse çdo shtet nuk ka pse fshin serverin. E morën dhe ishte formatuar në orën 1 të natës dhe nuk rikthente pamjet e mëparshme”, deklaroi ai. Më tej, Karanxha tregoi se si një frazë e tij u keqpërdor nga politika. Ish-prokurori tha se fraza e tij u përdor nga Sali Berisha për të shpikur se protestuesit kishin një plan rezervë për pushtimin e institucioneve shtetërore gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2011. “Një nga detyrat që mora ishte këqyrja e një Benz-i 240 ngjyrë jeshile, që u prit nga rampa (te kryeministria. Kishte drunj brenda, dy spota që prisnin drunj. Ish-ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, tha që kishte qenë me lëndë plasëse. M’u la mua si detyrë dhe shkova e verifikova. Ishte vendim i sekuestrimit për armët e grupit të zjarrit. Duke qenë se unë dilja për vrap nga liqeni dhe komanda e Gardës është afër. Duke u futur thashë: “Jam prokurori, kemi një vendim sekuestrimi, do të sekuestrojmë armët e zjarrit.” Isha dhe me 6 oficerë me vete, dhe pati një konflikt verbal. Stop – u thashë atyre oficerëve – se do përdorim planin B. Kur u tërhoqëm nja 2 metra, na thanë: “Tërhiquni nga plani B”, dhe na thanë që armët nuk janë këtu, se këtu është komanda. Raportuan te salla që ka një variant B. Më pas u tha (nga Sali Berisha) se kishte një variant B (për pushtimin e institucioneve), por nuk u zbatua”, u shpreh ish-prokurori Karanxha.
Kriminaliteti
Ndërkohë ish-prokurori Ervin Karanxha, ka komentuar edhe atentatin mafioz në rrethrrotullimin e Rinasit, ku në mes të ditës (këtë të martë) u qëllua me armë automatike drejt mjetit ku udhëtonin Gilmando Dani, 47 vjeç, që mbeti viktimë, dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani (Sheqeri) 40 vjeç. Z. Karanxha, tha se autorët e atentatit përdorën mjetin Toyota Yaris me targa greke për të mos krijuar dyshime se do të kryenin një atentat. Ai tha se reagimi i policisë duhet që të ishte më i shpejtë dhe duhet që të ishin vënë në ndjekje të autorëve. “Autorët kanë ikur me Toyota Yaris dhe duhet që të ishin ndjekur nga policia, pra duhet që të kishin reaguar më shpejtë. Ata kanë pasur atë mjet me targa greke, mbase që të mos binin në sy pasi mbase mund të dukej edhe si mjeti i në emigranti që ka ardhur nga Greqia. Kamerat duhet që të shihen sepse mbase nga ndonjë gabim i autorit mund të identifikohet. Por, koha e reagimit të policisë duhet që të jetë më e shpejtë. Imagjino që i ikën policisë me atë makinë. Aty shpejtësia është e kufizuar, ka policë të shtrirë në rrugë dhe aty është gjetur vendi që ata të realizojnë qëllimin. Vepra penale është me paramendim dhe është ngjarje shumë e rëndë”, nënvizoi ish-prokurori Ervin Karanxha. -

“Sekuestrova armët e grupit të zjarrit”- Ish prokurori për 21 janarin: Mblodha gëzhojat, probleme pati me urdhrat e ndalimit
Në studion e “Off thë Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN u risollën në vëmendje ngjarjet e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, 4 protestues. Ish- prokurori Ervin Karanxha rrëfeu se ka sekuestruar armët e grupit të zjarrit dhe ka mbledhur shumë gëzhoja në vendngjarje.
“Ditën e ngjarjes unë kam qenë prokuror që bëra veprimet e para hetimore, jemi ndarë më sektorë bënë këqyrjen. Pati një prononcim publik të ish-ministrit të ndjerë Olldashi që një Mercedez Benz ka patur lëndë plasëse, bëmë këqyrjen dhe rezultoi që nuk kishte lëndë plasëse, por lëndë drusore. Nuk kishte lidhje fare. Mora detyrën që të merrja armët e grupit të zjarrit. Ishte një vendim sekuestro. Shkuam te komando e gardës”, u shpreh ai në “Off thë Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas ish-prokurorit Karanxha probleme ka patur me urdhrat e ndalimit.
“Vepra penale e vrasjes ka ndodhur me fishekë të kalibrit 9. Ka patur dhe gëzhoja kallashnikovi 7.62. Një nga prokurorët që ishte te viktima na informoi se predhat e gjetura janë të kalibrit 9. Ne kemi qenë shumë korrekt dhe pjesa më e madhe e gëzhojave janë gjetur. Armët e pjesëtarëve të grupit të zjarrit janë gjetur. Probleme ka pasur me urdhrat e ndalimit, nuk ka pasur problem me marrjen e provave”.
Për ish-ministrin e Rendit Bajram Yzeiraj problemi në lidhje me këtë çështje qëndron në ndryshimin e akuzës në shkallët e gjyqësorit.
“Përplasja prokurori-gjykatë. Prokuroria me të metat e veta e ka çuar vrasje me dashje në rrethana cilësuese. Pse e ndryshoi sistemi gjyqësor shkallë të parë, apel, të lartë dhe cilat janë argumentet që e ktheu në vrasje nga pakujdesia”.

