Tag: prokurori

  • ‘Bashkëshortët hallkë kyçe në grabitjen e tokës’/ Kalaja: Gjyqtarja Ahmeti dha vendim e trysnuar nga Agaçi, burri i saj prokurori Çela hesht dosjen në prokurori

    ‘Bashkëshortët hallkë kyçe në grabitjen e tokës’/ Kalaja: Gjyqtarja Ahmeti dha vendim e trysnuar nga Agaçi, burri i saj prokurori Çela hesht dosjen në prokurori

    Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka ngritur akuza të rënda për ndërhyrje politike dhe abuzime me sistemin e drejtësisë në aferën e tokave në Surrel. E ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Kalaja tha se familja e kryeministrit Rama është përfshirë në një skemë të qartë falsifikimi pronash, duke përfituar në mënyrë të paligjshme truall shtetëror. Ajo sqaroi se kallëzimi penal është depozituar në SPAK që në shtator të vitit 2024, me mbi 50 prova të dorëzuara.

    Në qendër të këtij skandali qëndron një vendim i dhënë nga gjyqtarja Arbena Ahmeti, e cila sipas Kalasë ka vepruar nën trysninë e ndërhyrjes së Ëngjëll Agaçit. Denoncimi merr përmasa edhe më të rënda kur zbulohet se bashkëshorti i saj, Arenc Çela, është prokurori që ka shqyrtuar dhe mbyllur çështjen, duke mos hetuar provat. “Ky është një konflikt i pastër interesi,”- deklaroi Kalaja, duke akuzuar institucionet e drejtësisë se po veprojnë në shërbim të pushtetit.

    Kalaja tha se pronës publike i është ndryshuar statusi në mënyrë të paligjshme dhe se falsifikimi ka nisur që në momentin kur një shtetas i zonës ka pretenduar se i mungonin aktet e pronësisë. “Nga 8 mijë metra katrorë, prona është dyfishuar në 16 mijë,” – tha ajo. Sipas saj, prefekti i kohës dhe administrata e zonës e kishin konfirmuar abuzimin që në vitet 2011–2012.

    Por ajo që e rëndon më tej situatën është mënyra si sistemi gjyqësor ka trajtuar këtë rast. Kalaja denoncoi se Gjykata e Apelit, megjithëse e kishte të qartë shkeljen, e ka kthyer çështjen në Shkallë të Parë me një trup tjetër gjyqësor, duke shmangur vendimin përfundimtar. Sipas saj, kjo është bërë pas ndërhyrjeve të forta nga familja kryeministrore.

    Ajo tha gjithashtu se drejtori i atëhershëm i Kadastrës, Artan Lame, ka kërkuar pushimin e gjykimit, edhe pse provat ishin të pakundërshtueshme. Kalaja akuzoi edhe drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani, për injorim të ligjit, duke e transferuar çështjen në Prokurorinë e Tiranës, ndonëse të kallëzuarit janë zyrtarë të lartë.

    Sipas saj, tentativa për ta ndarë përgjegjësinë mes Linda Ramës dhe Edi Ramës është absurde, pasi me regjimin martesor, pasuria është e përbashkët dhe e deklaruar në ILDKPI. Ajo theksoi se vetëm SPAK ka kompetencë për të hetuar këtë dosje dhe jo prokurori të zakonshëm.

    Rasti i Arbena Ahmetit dhe Arenc Çelës ngre pikëpyetje të mëdha për pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe integritetin e institucioneve të hetimit në Shqipëri. Kalaja e cilësoi këtë çështje si një nga më flagrantet e këtyre 12 viteve të qeverisjes së majtë. “Të gjitha institucionet janë vënë në dispozicion të familjes Rama për të grabitur prona publike,” u shpreh ajo.

    Kalaja:

    Në shtator të 2024 unë depozitova kallëzimin penal, për grabitjen e kësaj prone, për të cilën unë kam dokumenta dhe i kam vënë në dispozicion, që e vërtetojnë katërcipërisht që kjo pronë, ka pasur emërtimin “shtet, trualli”, aty ku është shtëpia e Ramës.

    Sot kjo sipërfaqe është 8900 metër katror dhe e ka blerë nga të tretët, këtu ka filluar falsifikimi.
    Ky është kallëzimi penal për të cilin po të shikosh edhe nga emrat e personave të kallëzuar, pra edhe subjektet edhe objekti i veprës penale, ligji thotë është kompetencë e SPAK. Pra nuk mund ta hetojë Edi Ramën prokuroria e Tiranës, edhe Ëngjëll Agaçi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm që ka kryer këto vepra penale, quhet zyrtar i lartë dhe është vetëm kompetencë e SPAK.

    Ne na vjen një përgjigje nga SPAK ku thuhet se dosja është kaluar për kompetencë për prokurorin e Tiranës, pra është injoruar ligji.

    Bën dhe një gafë tjetër Dumani në këtë shkresë, thotë “mund të ketë falsifikime”, pra ja faturon Linda Ramës. Dhe meqenëse Linda Rama nuk është zyrtare e lartë, duhet të shkojë për hetim në prokurorinë e Tiranës.

    Ndërkohë që gjysma e pasurisë me regjimin martesor është e Edi Ramës, dhe gjysma e pasurisë është deklaruar në ILDKPI nga Rama.

    Po te shikoni daten ne dokumentin numer 3, nga 11 shtatori deri me 27 I dyti 2025, e bejen ceshtjen me mosfillim. Cdo avokat qe me degjon tani, kamapo skam te tdrejte une ne kallezim, e kupton shume mire qe pas 6 muajve nuk meret me vendimi I mosfillimit , pra kane dashur ta heqin disjen nga dora. 

    Ky prokuror nuk analizon asnje veper penale por mbi te gjitha , gjeja me e rende, prokurori Arenc Çela duke mos e analizuaer fare dosjen , fare provat,  drejuesi I prokurorise se tiranes po te shikojme dokumentin numer 4, qe eshet skandal me vete, eshte bashkeshorti i gjyqtares , pra nuk kane hetuar gjene me elementare.

    Arenc Çela eshte bashkeshiorti I Arbena Ahmetit.Une ket evednim kam cuar ne SPAK.
    Arbena Ahmeti eshet gjyqtarja qe ne kendveshtrimin tone ka  dhene nje vendim antiligjor nen trysnine e nderhyrjes se Ëngjëll Agaçit.

  • Tensione tek “Plumbi i artë”/ “Do të fus në listë’, Nuredin Dumani kërcënon avokatin e Besian Xhixhës, ç’ndodhi në seancë

    Tensione tek “Plumbi i artë”/ “Do të fus në listë’, Nuredin Dumani kërcënon avokatin e Besian Xhixhës, ç’ndodhi në seancë

    Një incident ka ndodhur në seancën gjyqësore të dosjes “Plumbi i Artë”.

    Avokati Ilirian Dyzeni, mbrojtës i Besian Xhixhës, pretendoi se u kërcënua nga i penduari Nuredin Dumani, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
    Avokati braktisi seancën, duke thënë me zë të lartë “Nuk toleroj mua të më kërcënojë dikush në sallë dhe prokurori të mos reagojë. Nuk mund të më bëjë ai presion mua. Nuk dëgjoj unë atë të më thotë “të fus në listë, je në ofertë”.
    Gjykata urdhëroi punonjësit e policisë të largojnë nga salla të penduarin dhe ndërpreu seancën për pak minuta.
    Avokati ilirian Dyzeni: Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë na udhëzoi të dalim. Do dalim me vendim. Nuk mund të vijmë këtu e të përballojmë tensionin. Unë do tërhiqem, fola me Maks Haxhinë.
    Rumano: Të merrni masa konkrete edhe për prokurorin. T’i drejtoheni kryeprokurorit të SPAK me shkresë zyrtare.
    Avokate Elda Zotkaj: Po ashtu kërkoj të ndalohet seanca. Para disa ditësh pyeta prokurorin nëse ka nisur hetime për kanosje ndaj avokatit. Prokurori Behar Dibra më tha, je në besën time, nuk të bën asgjë Nuredin Dumani. Nuk e di që prokurori lidh besën me të pandehurin.
    Dibra: Kërkoj të flas.
    Gjykata ia ndalon.
    Prokurori Dibra: Dua fjalën. Nuk e krijova unë atë situatë? Kush e provokoi? Janë shpifje.
    Avokatja: Ke dy dëshmitarë. Do bëj kallëzim për ty. S’kam frikë as zotin unë nga e vërteta. Ke kolegët e mi dëshmitarë.
    Prokurori Dibra: Shko bëj kallëzim. Mos shpif. Merrni vendim për vijim seance. Ose përndryshe merrni vendim për gjobën më të lartë.
    Gjykata: Tregoni respekt për njëri tjetrin një herë. Pastaj gjykatës. Është krijuar tension dhe amulli në seancë duke zhvendosur vëmendjen në situata që nuk kanë të bëjnë me faktet penale.
    I tërhiqet vërejtjeje dëshmitarit, Nuredin Dumani.
    I tërhiqet vëmendje prokurorit që ka detyrë të marrë leje përpara se të flasë. Janë situata të përsëritura. Në momentin e parë që do të përsëritet e njëjta situatë, Gjykata do marrë vendime që nuk i ka marrë më herët.
    Rumano: Kërkoj shtyrjen e seancës.
    Gjykata: Shtyhet seanca Ditën e martë, ora 10:00.
    Avokati Dyzeni kur u kthye në gjykatë pasi kishte braktisur gjykimin tha: Ndoshta reagova gabim duke u larguar, por kjo është një çështje që duhet të tërheqë vëmendjen. Nuk mund të lejoj që të tallesh, qoftë dhe për faktin që jemi përfaqësues ligjorë. Jam ndjerë i prekur, sepse ai më drejtoi fjalët e tij personalisht. Nuk mund ta përballoj këtë presion, se ai është trim dhe unë frikacak. Në momentin kur ai përdori fjalët e tij ndaj meje, nevojitej që të reagoj, dhe për këtë arsye kërkoj që tërhiqemi dhe seanca të shtyhet. Kjo nuk është një çështje që mund ta kalojmë në heshtje, sepse këto mesazhe që po na jepen janë të papranueshme. Pas konsultës me Kryetarin e Dhomës së Avokatëve, vendosëm që tërheqja ishte veprimi më i duhur në atë moment. Nuk mund të vazhdojmë të përballemi me këto lloj situatash.

    Top Channel

  • Denoncimi tronditës i avokatit: Si u kërcënua vajza e prokurorit të SPAK në Gjermani

    Denoncimi tronditës i avokatit: Si u kërcënua vajza e prokurorit të SPAK në Gjermani

    Avokati Marash Logu tregoi në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se si vajza e një prokurori është kërcënuar.
    Ai tha se e bija e prokurorit është fotografuar në një universitet në Gjermani, në një bibliotekë, teksa shtoi se fotoja i është dërguar nga një eksponent i krimit të organizuar.
    Logu ngriti shqetësimin se si Prokuroria e Posaçme nuk e ka hetuar këtë rast për të parë se kush fshihet pas kërcënimit.

    Pjesë nga biseda:
    Logu: Që prokurorët marrin kërcënime, mua më duket se është tregues i seriozitetit të punës që po bëjnë. Ajo që e ndan situatën është se si sillet shteti ndaj këtyre kërcënimeve. Jam në dijeni të një rasti specifik, ku një prokurori i është fotografuar vajza në një universitet në Gjermani, në një bibliotekë. Fotoja i është dërguar nga një eksponent i krimit të organizuar dhe prokurori, bashkë me institucionet e tjera, është detyruar ta transferojë vajzën në një shtet tjetër. Po çfarë ka bërë Prokuroria e Posaçme për hetimin e këtij rasti?
    Borakaj: Në momentin që ka ndodhur kërcënimi, a nuk duhet të dihet se kush e ka bërë kërcënimin? Çfarë mase është marrë?
    Logu: Në përfundim të hetimeve, prokuroria bën publike disa nga elementet e dosjes, dhe kështu me radhë. Nëse kjo do të kishte ndodhur, ne do ta kishim parë.
    /vizionplus.tv

  • “Kanë vdekur njerëz duke pritur gjyqin”/ Ish-prokurori: Me lekët e fituara familjarët u kanë bërë varrin

    “Kanë vdekur njerëz duke pritur gjyqin”/ Ish-prokurori: Me lekët e fituara familjarët u kanë bërë varrin

    “SPAK mes krimit dhe politikës”, kjo ishte tema e diskutimit këtë të martë në studion e Quo Vadis në Vizion Plus.
    Të ftuar në studio ish-Prokurori Ervin Karanxha dhe avokati Marash Logu, theksuan se edhe pse sot trumbetohet me të madhe për drejtësi, sërish qytetarët po vuajnë në radhë para gjykatave.
    Sipas tyre ndodh që një gjyq të kalojë vite deri sa të jepet vendimi, aq sa fituesi edhe mund të ketë ndërruar jetë.

    Pjesë nga diskutimi:
    Karanxha: Me lekët e gjyqit njerëzit po bëjnë varre të bukura.
    Logu: Kur pyetën njerëzit në sondazhe njerëzit pyetën për punë e SPAK, por çështjet që heton SPAK janë shumë të vogla.
    Karanxha: Shkonn jë divorc 10 vjet. Sot gëzon qytetari o shkoi në burg.
    Logu: Sot kemi pensionistë që presin me vite në gjykat për pensionin.
    Karanxha: Madje ka patur raste që ka patur raste kanë vdekur njerëz edhe në gkjykatë.

  • SPAK kërkon dënimin me 3 vite burg të Aurel Zarka, argumenti i dhënë nga prokurori i posaçëm

    SPAK kërkon dënimin me 3 vite burg të Aurel Zarka, argumenti i dhënë nga prokurori i posaçëm

    Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ish-Prokurori i Vlorës, Aurel Zarka, të dënohet me 4 vite e 6 muaj heqje lirie.
    Për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht është kërkuar që Zarka të dënohet me 3 vite burg.
    Ndaj Zarkës rëndojnë këto vepra penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 3 herë, në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim 2 herë, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
    Në seancën e sotme, Zarka nuk ishte i pranishëm, por pëfaqësohej nga avokati i tij mbrojtës, raporton gazetarja Glidona Daci.
    Prokurori i SPAK-ut, Klodian Braho, në leximin e kërkesës për gjykim, në mënyrë të përmbledhur u shpreh:
    “Nga hetimet ka rezultuar se Aurel Zarka ka qenë një nga përdoruesit e SkyEcc, që mundësonte komunikime të fshehta. Ka rezultuar e provuar se ka kërkuar vlera monetare për një çështje në Prokurorinë e Vlorës. Eshtë provuar se ka kërkuar vlera monetare për favorizimin e një tjetër çështje, në bashkëpunim me Radovan Çela. Oficerja e Policisë Gjyqësore Daupaj, mori 10 mijë euro në mënyrë që të ushtronin ndikim te Elisabeta Imeraj për të zbutur masën e sigurisë. Astrit dhe Radovan Çela i kanë dhënë 50 mijë euro Erjona Daupajt për t’ ja dhënë shtetases Elisabeta Imeraj, që të ndikonte më pas tek punonjësit e Gjykatës së Tiranës”.
    Ish-Prokurori i Vlorës u arrestua në Gusht të vitit të kaluar, pasi emri i tij u zbërthye nga mesazhet në aplikacionin SkyECC.
    Lidhur me këtë dosje vijojnë hetimet në një procedim tjetër, të ndarë, pasi po hetohen ish-oficeria e BKH, Erjona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi.
    Këta kanë ndërhyrë dhe janë korruptuar në zbutjen e rrethanave penale për personat e arrestuar për futjen në Shqipëri të 3.4 milionë Eurove në disa makina Toyota Auris në 2018./tvklan

  • Dumani paralajmëron: Nëse prokurori s’është i sigurt te fajësia, më mirë të tërhiqet

    Dumani paralajmëron: Nëse prokurori s’është i sigurt te fajësia, më mirë të tërhiqet

    Gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se i ka këshilluar prokurorët që të jenë të kujdesshëm, pasi nëse nuk janë të sigurt në fajësinë e personit të pandehur, më mirë të tërhiqen, të kërkojë kohë ose pushimin e çështjes dhe gjykata e miraton nëse ai ka gabuar në klasifikimin e akuzës.
    Kjo deklaratë lidhej me një nga pyetjet e anëtarëve të KLP-së në lidhje me pafajësitë, çështjet në gjyq dhe rastet kur ka pasur gabime nga ana e prokurorëve apo dështime të çështjeve penale të përfaqësuara.
    “Numri i të pandehurve në rritje për ata që çohen në gjyq. Numri i pafajësive në ulje, por ulje e moderuar. Kam kërkuar nga prokurorët që të jenë të kujdesshëm kur paraqesin çështjen në seancën paraprake para gjyqtarit apo në vijim. Nëse nuk je i bindur për fajësinë e personit që është në gjykim më mirë vijo hetimin, merr kohë, kërko pushim të çështjes, dhe kjo mund të bëhet, gjyqtari e miraton, nëse është gabuar nga prokurori në klasifikimin e akuzës dhe çështjes vlerësohet më tej”, tha Altin Dumani.

  • Dumani: Nëse prokurori s’është i sigurt te fajësia, më mirë të tërhiqet

    Dumani: Nëse prokurori s’është i sigurt te fajësia, më mirë të tërhiqet

    Kreu i SPAK, Altin Dumani, tha se nëse një prokuror nuk është i sigurt në fajësinë e personit të pandehur, më mirë të tërhiqet, të kërkojë kohë nëpërmjet pushimit të çështjes dhe të vlerësohet nëse ai ka gabuar në klasifikimin e akuzës.
    “Numri i të pandehurve është në rritje për ata që çohen në gjyq. Numri i pafajësive është në ulje, por ulje e moderuar. Kam kërkuar nga prokurorët që të jenë të kujdeshëm kur paraqesin çështjen në seancën paraprake para gjyqtarit apo në vijim. Nëse nuk je i bindur për fajësinë e personit që është në gjykim më mirë vijo hetimin, merr kohë, kërko pushim të çështjes, dhe kjo mund të bëhet, gjyqtari e miraton. Nëse është gabuar nga prokurori në klasifikimin e akuzës dhe çështjes vlerësohet më tej. Kemi hetuar 2 organizata kriminale gjatë vitit 2024. Mbni 10 mln euro në kripto, ka rritje. Me shumë vështirësi është arritur kjo, sepse nuk kishim eksperiencë. Bëhet fjalë për paranë digjitale, por u bë në bahskëpunim me partnerët, Belgjikën, Spanjën dhe Francën. Është rritur forca goditëse ndaj organizatave kriminale dhe grupeve kriminale”, tha Dumani teksa raportonte para anëtarëve të KLP-së.

  • I dënuar me burgim të përjetshëm, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redian Rrajës

    I dënuar me burgim të përjetshëm, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redian Rrajës

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Redian Rrajës.
    Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin te mbikalimi i Shkozetit, ku mbetën të plagosur ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho alias Pellumb Muharremi i njohur si Rrumi dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.
    Si ndodhi atentati
    Në nentor 2019 Arjan Ndojës iu bë atentat te mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, në atë kohë shofer i prokurorit.
    Makinës ‘Benz’ me targë AA 333 ZD dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet, duke i lënë të tre të plagosur.
    Pas breshërisë së plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private.

  • Skandali/ Prokurori e pranon se SPAK kontrollon lajmet e gazetarëve të kronikës

    Skandali/ Prokurori e pranon se SPAK kontrollon lajmet e gazetarëve të kronikës

    Skandali/ Prokurori e pranon se SPAK kontrollon lajmet e gazetarëve të kronikës

    Prokurori i SPAK Bledar Maksuti shtangu edhe gjykatësit kushtetues në çështjen ndaj gazetarit Qyno

    Pikërisht në kulm të polemikave nëse edhe SPAK ashtu si partitë politike ka gazetarët e tij mercenarë të cilët në vend që të informojnë publikun i shërbejnë propagandës së Prokurorisë së Posaçme, një anëtar i kësaj trupe i ka hedhur benzinë zjarrit të debatit.

    Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, pranoi në një seancë të hapur në Gjykatën Kushtetuese se SPAK ka krijuar një praktikë të marrjes së lejes prej gazetarëve në SPAK para se të publikojnë një materiale që përbëjnë sekret hetimor.

    Deklarata u bë në sancën e Gjykatës Kushtetuese që shqyrton ankesën e gazetarit Qyno të cilit i janë sekuestruar mjetet e punës nga SPAK për të identifkuar burimin e informimit.

    Kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj, e pyeti prokurorin e SPAK nëse kishte ndonjë bazë ligjore apo praktikë që gazetarët duhet të marrin leje në SPAK kur duan të publikojnë një informacion sekret për një çështje të SPAK-ut.

    Bledar Maksuti u përgjigj se nuk kishte një bazë ligjore për të detyruar gazetarët, por këmbënguli se këta të fundit pyesin vetë SPAK-un për publikimin e informacioneve, nëse informacioni që duan të publikojnë ‘i prish punë’ SPAK-ut.

    “SPAK pranon se të dhënat hetimore që shpërndahen në media i filtrojnë paraprakisht ata, prokurorët pra…Kjo është prova fatale që e fajson SPAK, me fjalët e veta, që është autor i përhapjes së përgjimeve dhe të dhënave hetimore në media, me qëllimin e vetëm që të nxiten gjyqe popullore. Është autor edhe kur nuk i shpërndan vetë ato të dhëna, sepse i kontrolloka paraprakisht, çfarë duhet dhënë në publik e çfarë jo” e ka komentuar këtë skandal në Facebook-un e tij avokati Ylli Manjani

    Prokurori Bledar Maksuti i bëri këto deklarata në procesin e gazetarit Elton Qyno. Qyno ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese procedurën për kontrollin në banesën e tij dhe sekuestrimin e pajisjeve të tij elektronike. Sipas Qynos ai është në të drejtën e tij si gazetar për të publikuar lajme dhe për të mos nxjerrë burimin.

  • Manuali i ri i gazetarit investigativ, hape gojën, merr leje, pastaj shkruaj. SPAK si kryeredaktor: Liria e shtypit me regji të posaçme!

    Manuali i ri i gazetarit investigativ, hape gojën, merr leje, pastaj shkruaj. SPAK si kryeredaktor: Liria e shtypit me regji të posaçme!

    Manuali i ri i gazetarit investigativ, hape gojën, merr leje, pastaj shkruaj. SPAK si kryeredaktor: Liria e shtypit me regji të posaçme!

    Nga Flamur Vezaj

    Përfaqësuesit e kryeprokurorit Altin Dumani në Gjykatën Kushtetuese, prokurori Bledar Maksutaj, bashkë me kolegun e tij Ols Dado, u paraqitën si dy kalorës të rendit kushtetues, ose më saktë, si “avokatët e moralit të ri të medias”. Në qendër të sulmit të tyre nuk ishte ndonjë grup kriminal, por një gazetar: Elton Qyno. Dhe arma që përdorën? Epo, një arsenal të tërë: izolim për orë të tëra në zyrat e SPAK, kontroll në banesë, në makinë, në vendin e punës, madje edhe lodrat e fëmijëve u konsideruan potencialisht “me ndikim kriminal”. Sepse, siç e dimë tashmë, çdo gazetar që shkruan pa leje, mund të fshijë prova me ndihmën e një makine lodër të fëmijëve…

    Por spektakli kulminant nisi në sallën e Gjykatës Kushtetuese, disa ditë më parë, ku dy prokurorët u kthyen në mësues të gazetarisë dhe shpikën një rregull të ri loje: para se të shkruash një lajm, duhet të marrësh leje nga SPAK. Po, po. Gazetarët, sipas tyre, duhet të rreshtohen si nxënës para bordit editorial të Prokurorisë së Posaçme dhe të kërkojnë miratim për çdo fjali.

    Kur gjyqtarja, me një kuriozitet që s’guxon të shfaqet shpesh në këtë sistem, pyeti:A ekziston ndonjë dispozitë ligjore që kërkon një gjë të tillë?”

    Prokurori, me një siguri që të bën të dyshosh për natyrën e arsimit juridik në vend, u përgjigj:

    – “Jo, znj. Kryetare. Por kemi të bëjmë me një detyrim etik…”

    Ah, etikë! Fjalë magjike që përdoret sa herë ligji mbaron e imagjinata fillon. Me këtë justifikim, mund të sekuestroni gjithçka, përfshirë laptopët, celularët, e ndoshta herën tjetër edhe kujtesën RAM të gazetarit. Sepse “në emër të etikës” gjithçka është e lejueshme sipas SPAK-ut!

    Ironia nuk ndalet këtu: në një moment “Oscar-worthy”, prokurori shpjegoi që gazetari, duke qenë “i vjetër dhe me eksperiencë”, duhet ta kishte nuhatur vetë që ishte subjekt hetimi. Domethënë, në Shqipëri nuk të njofton askush për hetim, duhet të kesh një antenë të brendshme, një aplikacion në shpirt që të të bëjë ping kur je nën vëzhgim.

    Një tjetër perlë: prokurori pranoi me qetësi se nuk ka asnjë kompetencë për të ndërmarrë masa ndaj “shkeljeve etike”, sepse ligjërisht s’kanë të drejtë – por kjo nuk i ndaloi të sekuestronin, izolonin, dhe ushtronin presion sikur të kishin në duar një armik të shtetit. Po, prokuroria nuk ka kompetenca për etikën – por mesa duket, kur bëhet fjalë për gazetarët, mjafton një dyshim dhe fillon parada.

    Kështu që, përmbledhtazi: nëse je gazetar dhe ke informacion, nuk ke të drejtë ta publikosh pa u lutur më parë në zyrën e ndonjë “eksperti” në prokurori. Nëse e publikon, do të përfundosh në ndonjë skenar alla “SPAK Studios”, me hetim, sekuestrim dhe ndonjëherë edhe analizë të lodrave të fëmijëve për ndonjë USB të fshehur brenda.

    Në këtë betejë për fjalën e lirë, Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një arenë ku nuk vendoset vetëm fati i Elton Qynos, por i çdo gazetari që guxon të ketë një laptop, një mikrofon dhe një pyetje të pakonfirmuar nga “etikologët” e drejtësisë.

    Nesër është dita vendimtare: fjala e fundit në këtë proces do të jetë ose një deklaratë në mbrojtje të medias së lirë, ose një vulosje zyrtare që SPAK jo vetëm të ndjekë penalisht, por edhe të redaktojë, miratojë, dhe ndoshta nesër të botojë editorialin e radhës në vend të redaksive.

    Kolegë, mos mungoni! Sepse herën tjetër, nëse kjo kalon, lajmi juaj do të nisë me: “Titulli në pritje të miratimit të prokurorit. Shkrimi do të vijojë sapo të japë dritën jeshile etikën e SPAK.”