Tag: prokurori

  • Dosja ‘ARRSH’/ Seanca për Valter Begajn, biznesmeni pyetet nga Prokurori për transaksionet e dyshimta

    Dosja ‘ARRSH’/ Seanca për Valter Begajn, biznesmeni pyetet nga Prokurori për transaksionet e dyshimta

    Sot mbahet seanca për biznesmenin Valter Begaj, pjesë e dosjes ‘ARRSH’.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Begaj është pyetur nga prokurori i çështjes.
    “Në 2018 si e përcaktuat vlerën 100 mijë lekë të reja që ja shitet shoqërinë DAAM Sh.P.K, Ervis Berberit. Në dhjetor të vitit 2021 ja bletë Brunilda Bulit pre 2 miliard lekë të vjetra sërish me vlerën e tregut, e kjo vlere e pa likuiduar. E keni riblerë nga Ervis Lami me zero lekë”, kanë qenë këto pyetjet e prokurorit ndaj Begajt.
    Më tej prokurori vijon “Konstatuan në faktin që shoqëria kishte kaluar disa herë pronësinë, nga Ervis Berberi, Valter Begaj dhe dy të tjerët, Lami dhe Bulin, dhe rikthyer serish pa likuidim financiar tek Begaj. Duke i mëshuar qëndrimit të akuzës se këto veprime kanë qenë fiktive për të mbuluar bashkëpronësinë e kompanisë, Berberi-Begaj. Kjo ka shërbyer për të marrë paratë e përfituara nga prokurimet e institucioneve që drejtoheshin nga Berberi“.

    Top Channel

  • Dosja ‘Toyota Auris’/ U dënua me burg, ish-prokurori Aurel Zarka ankimon vendimin në gjykatë

    Dosja ‘Toyota Auris’/ U dënua me burg, ish-prokurori Aurel Zarka ankimon vendimin në gjykatë

    Ish-prokurori i Vlorës, Aurel Zarka ka ankimuar vendimin e gjykatës ku është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg.

    Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Akuzat që rëndojnë ndaj Zarkës janë ushtrimi i ndikimit të paligjshëm dhe korrupsioni mbasi sic deklaroi prokurori që e hetoi, ai komunikon përmes aplikacionit Sky Ecc me ish-oficeren Erjona Daupaj për të ndërhyrë në fatin e dosjes Toyota Auris, si dhe në dy çështje të tjera në qytetin bregdetar.

    Top Channel

  • Dosja ‘Toyota Auris’/ Ish-prokurori Aurel Zarka kundër gjykatës, ankimon vendimin me burg

    Dosja ‘Toyota Auris’/ Ish-prokurori Aurel Zarka kundër gjykatës, ankimon vendimin me burg

    Teksa gjykata e Apelit vendosi kthimin e dosjes së Aurel Zarkës për rigjykimin nën dyshimet se ai ka vepruar si grup kriminal, ky i fundit reagoi menjëherë duke ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë.

    Relator është caktuar Sokol Binaj, i cili pritet të caktojë datën se kur do zhvillohet seanca, raporton gazetarja e Top News, Alketa Shaba.

    Sipas Apelit të Posaçëm provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal , ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.

    Sipas SPAK-ut, prokurori dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme dhe që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.

    LEXO EDHE: 

    Dosja e ‘Toyota Yaris’/ Apeli korrigjon SPAK-un: Prokurori Zarka dhe të tjerët vepruan si grup i strukturuar kriminal

    Një prej çështjeve penale e njohur si “Toyota Auris”, u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

    Gjykata e shkallës së parë e dënoi ish prokurorin me 2.8 vite burg në aplikim të gjykimit të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion.

  • Vodhi shtëpinë e ministres belge/ Jepet pretenca për shqiptarin: Mori 50 euro te ‘derrkuci i kursimeve’, por la gjurmë

    Vodhi shtëpinë e ministres belge/ Jepet pretenca për shqiptarin: Mori 50 euro te ‘derrkuci i kursimeve’, por la gjurmë

    Një shqiptar rrezikon një vit burg dhe një gjobë prej 1.600 eurosh, sepse në vitin 2023 u fut me forcë në shtëpinë e ministres flamande Zuhal Demir në Genk të Belgjikës. Ai u identifikua falë gjurmëve të ADN-së të gjetura në një ‘derrkuc kursimesh’

    Nga Shauni Deferm, HBVL

    Më 7 janar 2023, ministrja flamande, Zuhal Demir, pati vizitë të padëshiruar në banesën e saj në Genk. Një shqiptar kishte kaluar mbi rrethimin dhe ishte futur brenda përmes një dritareje.

    “Ai e kontrolloi gjithë shtëpinë dhe vodhi pesëdhjetë euro nga një ‘derrkuc kursimesh’”, tha prokurori të hënën në mëngjes gjatë shqyrtimit të çështjes në gjykatën e Tongerenit.

    Hetuesit arritën ta lidhin personin në fjalë me ngjarjen përmes gjurmëve të ADN-së.

    Ai më herët ishte dënuar gjithashtu për vepra të ngjashme që i kishte kryer në janar dhe shkurt 2024. Për to, ai kishte marrë tashmë tre vjet burg. Përveç kësaj, ai është i njohur edhe nga autoritetet në Gjermani dhe Spanjë.

    Prokurori i Tongerenit kërkon për thyerjen e shtëpisë së Demirit një dënim prej një vit burg dhe një gjobë prej 1.600 euro.

    “Kur dikush vjedh me thyerje në shtëpinë tënde, kjo cenon në mënyrë të jashtëzakonshme ndjesinë e sigurisë”, deklaroi prokurori.

    Shqiptari u lirua muajin e kaluar me kushte dhe ndërkohë u kthye në Shqipëri. Për shkak se ai ka një ndalim hyrjeje në Evropë, ai nuk ishte i pranishëm në gjykatë të hënën gjatë shqyrtimit të dosjes.

    Avokatja e tij kërkon një deklarim të thjeshtë fajësie ose shkrirjen e dënimit me atë të mëparshmin, duke qenë se bëhet fjalë për vepra të ngjashme. Ajo foli gjithashtu për tejkalimin e afatit të arsyeshëm.

    “Ai ka ardhur nga Shqipëria në Belgjikë si bojaxhi, në kërkim të mundësive për punësim. Ky plan dështoi, por këtu ai ka njohur shoqëri të keqe që e ka shtyrë të kryejë vjedhjet. Ndërkohë, ai e ka rregulluar jetën e tij sërish në Shqipëri. Jeton me familjen dhe punon. Nuk është në interesin e askujt që ai të sillet nga Shqipëria përsëri në Belgjikë për një dënim shtesë me burg”, u shpreh ajo.

    Demir nuk u paraqit si palë civile.

    Vendimi do të jepet më 5 janar.

  • “Ka cënuar besimin e publikut”, KPA nxjerr jashtë radhëve të Drejtësisë prokurorin shkodran…

    “Ka cënuar besimin e publikut”, KPA nxjerr jashtë radhëve të Drejtësisë prokurorin shkodran…

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 25 nëntor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Agron Bushati. Ashtu si drejtuesi i SPAK, edhe Kolegji vlerësoi se prokurori Agron Bushati ka cënuar besimin e publikut, lidhur me qëndrimet në dy çështje të hetuara prej tij dhe për një video ku ai shfaqet me armë të ftohta, prova të sekuestruara të prokurorisë ku ushtronte funksionin.
    Lidhur me një hetim të regjistruar në vitin 2003 për veprat penale vrasje me dashje dhe armëmbatje pa leje, subjekti ka përpiluar urdhërin për veprimet hetimore që duhej të kryente oficeri i Policisë Gjyqësore. Sipas KPA, të vetmet veprimet hetimore të kryera nga subjekti për këtë ngjarje të rëndë janë vetëm dy procesverbale deklarimi që u përkasin vëllezërve të viktimës, një vendim sekuestrimi automjeti, si dhe janë administruar dy akte teknike balistike. Gjatë shpalljes së vendimit, u evidentua se Bushati e ka pezulluar hetimin në shkurt të vitit 2004 dhe e ka mbajtur dosjen në kasafortë për dy vjet e gjysmë, derisa është gjetur nga drejtuesi i prokurorisë Shkodër në shtator të vitit 2007, kur gjatë kontrollit të ushtruar nga ky i fundit, është konstatuar se në kasafortë janë mbajtur dhe dy procedime penalë të tjerë.
    Bazuar në këto zbulime, ndaj subjektit është dhënë masa disiplinore nga Prokurori i Përgjithshëm i kohës, që ka vendosur zbritjen në detyrën e oficerit të Policisë Gjyqësore për një vit.
    Trupi gjykues vëren se kjo situatë nuk i është nënshtruar gjykimit në KPA, por është konsideruar në kuadër të vlerësimit të aftësisë së subjektit për të reflektuar dhe vetëkorrigjuar, apo të vazhdimësisë së të njëjtave qasje në vijimësi.
    Lidhur me një tjetër çështje të denoncuar nga publiku, konstatohet se denoncuesi ka depozituar disa kallëzime penale në Prokurorinë e Shkodrës, ku ngriheshin për humbjen e kallëzimit penal në Komisiariatin e Policisë Shkodër. Sipas denoncuesit, kallëzimi penal ishte marrë nga subjekti, i cili nuk kishte kryer asnjë veprim procedural. Në 2008-ën, denoncuesi ka depozituar kallëzim penal dhe ndaj prokurorit Bushati.
    Sipas KPA, vërtetohet se kallëzimi ndaj një zyrtari publik është përcjellë në prokurori në vitin 2002 nga ana e komisariatit të policisë dhe është marrë me nënshkrim nga prokurori Agron Bushati. Rezulton se subjekti nuk e ka regjistruar kallëzimin në regjistrin e prokurorisë. Po ashtu, nuk gjendet ndonjë veprim procedural i subjektit për të kundërshtuar këtë fakt, megjithëse ndaj tij ka pasur hetim penal për një periudhë gjashtëvjeçare. KPA vëren se subjekti nuk arriti të provojë se nuk e ka nënshkruar ai dhe se nënshkrimi nuk ishte i tij. Mosveprimi i subjektit për mosregjistrimin e çështjes ka vijuar deri në vitin 2008, kur denoncuesi ka kryer kallëzim dhe ndaj tij.
    Mosveprimi çmohet se është në kundërshtim të hapur me Kodin e Procedurës Penale. Sipas KPA, subjekti me mosveprimin e tij ka cënuar jo vetëm interesat e kallëzuesit, por edhe interesat e ligjshme të shtetit, duke krijuar perceptimin në publik se ndjekja penale ndaj funksionarëve publikë nuk ushtrohet nga organet e drejtësisë, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të një qytetari në një hark kohor prej mbi 10 vitesh.
    KPA çmon se subjekti ka diskretituar rëndë pozitën dhe figurën e prokurorit si mbrojtës i interesit publik, si dhe të perceptimit të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.
    Lidhur me problemin tjetër të ngritur në ankim, që ka të bëjë me një video ku subjekti shfaqet në makinën e tij me armë të ftohta, prova të prokurorisë, trupi gjykues vlerëson se përdorimi i një sendi që ka qenë provë materiale, i marrë në vendin e ruajtjes në organin e akuzës ku Bushati ushtronte detyrën, është një veprim në kundërshtim të hapur me rregullat për marrjen, ruajtjen e disponimin e tyre.
    “Përdorimi i provave materiale në kushte paligjshmërie të hapur, në këtë rast, nga një prokuror që njeh rëndësinë e tyre, për më tepër një arme të ftohtë, veç rrezikut që mund të ketë për personat e pranishëm, mund të cënoje dhe procesin penal për të cilin janë administruar, duke cënuar interesat e individit e të shtetit. Këto veprime cilësohen si shkelje shumë të rënda”, vlerëson Kolegji.
    Bazuar në këto konstatime, KPA konkludon se subjekti ka pasur një sjellje jo të përshtatshme e të vazhdueshme, që nuk është rikuperuar dhe pas vendosjes së dy masave disiplinore në vitin 2005 e në 2008-ën.
    Në përfundim, Kolegji çmon se në vlerësimin tërësor, konkludohet se prokurori Agron Bushati ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Për rrjedhojë, u vendos ndryshimi i vendimit të KPK dhe shkarkimi nga detyra i këtij subjekti rivlerësimi.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • 12 orë rrethim/ “Hamza Uka, radikal i njohur, sfidon RENEA-n”, prokurori: Na kërcënoi në sallën e gjyqit

    12 orë rrethim/ “Hamza Uka, radikal i njohur, sfidon RENEA-n”, prokurori: Na kërcënoi në sallën e gjyqit

    Me një karrierë të shkuar si komando në Irak dhe Afganistan, 22 vjet më parë, Erzen (Hamza) Uka, u ngujua të hënën, së bashku me Julian Cumrakun, duke i rezistuar për 12 orë rrethimit nga forcat elitë të Policisë së Shtetit, në Orosh të Fushë Arrëzit.Lidhjet me ekstremizmin islamik, e kishin vënë prej kohësh nën vëmendjen e autoriteteve. Që prej 2007-ës, Uka ishte në survejim nga Antiterrori dhe konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë.
    Në prill 2019, a arrestua për të njëjtat dyshime të prirjeve radikale, pasi edhe në rrjetet sociale ishte aktiv me postime të simboleve të organizatave terroriste, demonstrime të teknikave të luftimit, stërvitjes, trajnimit nga luftëtarët ekstremistë, përfshirë stërvitje të fëmijëve me qëllim për t’i dërguar si luftëtar të ISIS.
    Erzen (Hamza) Uka, do të mbahet mend si personazhi që guxoi dhe nuk iu bind gjykatës, duke kërcënuar në seancën paraprake në ish-Gjykatën për Krime të Rënda, gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Eugen Beçi. 6 vjet më vonë, Beçi e kujton kështu atë seancë aspak të lehtë.
    “Seanca gjyqësore ka qenë shumë e tensionuar. Personi nuk pranoi t’i nënshtrojë ligjeve dhe solemnitetit të sallës së gjyqit duke pretenduar ato radikalizimet e tyre që ata kanë. Nuk i binden gjyqit, nuk i binden ligjit, nuk i binden republikës dhe të gjithë këto elementë degraduan”, thotë Eugen Beçi – Ish-prokuror.
    Por, cilat ishin kërcënimet që Uka bëri nga banka e të akuzuarve?
    “Në radhë të parë nuk pranoi që të çohej në këmbë dhe nuk pranoi të kryente asnjë nga ritualet që bëhen në seancën gjyqësore. Pastaj u drejtua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe mua dhe gjyqtarit duke thënë mbajeni mend, shihni ju se ç’do ju bëj unë, unë kam mbështetësit e mi jashtë”
    Urrejtjen fetare Erzen (Hamza) Uka e tregonte që në fazën fillestare të marrjes në pyetje, pas arrestimit.
    “Kishte shenja të dukshme të nxitjes së urrejtjes fetare dhe nxitjes për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, vijon ish prokurori.
    Ish prokurori, Beçi thotë se 39-vjeçari ishte nxitur edhe nga personazhe të tjerë që ishin jashtë, të cilët më vonë u verifikuan.
    “Antiterrorit mbaj mend që më pas u kryen dhe disa veprime të tjera verifikuese ku ky kishte nxitur eksponentë të tjerë në për të sulmuar, qoftë dhe verbalisht gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes”, thotë Beçi.
    Rasti i Oroshit tregoi se radikalizmi dhe terrori vijojnë të jenë problem brenda vendit.
    “Këta janë tipa ekstrem të cilët mund të mbahen vetëm nën kontroll të vazhdueshëm nga Drejtoria e Antiterrorit për të shmangur dhe për të parandaluar veprimtarinë e tyre për të cilën ne po shohim që ata nuk heqin dorë kurrë”, shprehet për Report Tv ish prokurori Eugen Beçi.
    Përveçse të suksesshme ndërhyrjen e një dite më parë të RENEA-s, Beçi e sheh me optimizëm arrestimin, i cili mund t’i shërbejë hetimeve.
    “Këta persona tashmë janë në duart e policisë janë një aset dhe një burim i domosdoshëm për të vazhduar hetimet e mëtejshme mbi lidhjet dhe rrjetet e tyre”
    Çfarë shkoi keq me një komando që nga luftues i terrorizmit, u bë vetë pjesë e tij?
    “Një person që shkon të luftojë terrorizmin, të kthehet në mbështetës dhe nxitës të veprimeve terroriste, tregon që ka çaluar disi veprimtaria psikologjike”, përfundon Beçi.
    Erzen (Hamza) Uka, në shtator 2020 u dënua me 3 vite burg nga Gjykata e Tiranës për nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste dhe armë pa leje. Dënimi i tij nuk shërbeu për rehabilitim, dhe shumë shpejt iu rikthye ideve fillestare të terrorizmit.

  • KPA shkarkon nga detyra prokurorin Agron Bushati

    KPA shkarkon nga detyra prokurorin Agron Bushati

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 25 nëntor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Agron Bushati. Ashtu si drejtuesi i SPAK, edhe Kolegji vlerësoi se prokurori Agron Bushati ka cënuar besimin e publikut, lidhur me qëndrimet në dy çështje të hetuara prej tij dhe për një video ku ai shfaqet me armë të ftohta, prova të sekuestruara të prokurorisë ku ushtronte funksionin.
    Lidhur me një hetim të regjistruar në vitin 2003 për veprat penale vrasje me dashje dhe armëmbatje pa leje, subjekti ka përpiluar urdhërin për veprimet hetimore që duhej të kryente oficeri i Policisë Gjyqësore. Sipas KPA, të vetmet veprimet hetimore të kryera nga subjekti për këtë ngjarje të rëndë janë vetëm dy procesverbale deklarimi që u përkasin vëllezërve të viktimës, një vendim sekuestrimi automjeti, si dhe janë administruar dy akte teknike balistike. Gjatë shpalljes së vendimit, u evidentua se Bushati e ka pezulluar hetimin në shkurt të vitit 2004 dhe e ka mbajtur dosjen në kasafortë për dy vjet e gjysmë, derisa është gjetur nga drejtuesi i prokurorisë Shkodër në shtator të vitit 2007, kur gjatë kontrollit të ushtruar nga ky i fundit, është konstatuar se në kasafortë janë mbajtur dhe dy procedime penalë të tjerë.
    Bazuar në këto zbulime, ndaj subjektit është dhënë masa disiplinore nga Prokurori i Përgjithshëm i kohës, që ka vendosur zbritjen në detyrën e oficerit të Policisë Gjyqësore për një vit.
    Trupi gjykues vëren se kjo situatë nuk i është nënshtruar gjykimit në KPA, por është konsideruar në kuadër të vlerësimit të aftësisë së subjektit për të reflektuar dhe vetëkorrigjuar, apo të vazhdimësisë së të njëjtave qasje në vijimësi.
    Lidhur me një tjetër çështje të denoncuar nga publiku, konstatohet se denoncuesi ka depozituar disa kallëzime penale në Prokurorinë e Shkodrës, ku ngriheshin për humbjen e kallëzimit penal në Komisiariatin e Policisë Shkodër. Sipas denoncuesit, kallëzimi penal ishte marrë nga subjekti, i cili nuk kishte kryer asnjë veprim procedural. Në 2008-ën, denoncuesi ka depozituar kallëzim penal dhe ndaj prokurorit Bushati.

    Sipas KPA, vërtetohet se kallëzimi ndaj një zyrtari publik është përcjellë në prokurori në vitin 2002 nga ana e komisariatit të policisë dhe është marrë me nënshkrim nga prokurori Agron Bushati. Rezulton se subjekti nuk e ka regjistruar kallëzimin në regjistrin e prokurorisë. Po ashtu, nuk gjendet ndonjë veprim procedural i subjektit për të kundërshtuar këtë fakt, megjithëse ndaj tij ka pasur hetim penal për një periudhë gjashtëvjeçare. KPA vëren se subjekti nuk arriti të provojë se nuk e ka nënshkruar ai dhe se nënshkrimi nuk ishte i tij. Mosveprimi i subjektit për mosregjistrimin e çështjes ka vijuar deri në vitin 2008, kur denoncuesi ka kryer kallëzim dhe ndaj tij.
    Mosveprimi çmohet se është në kundërshtim të hapur me Kodin e Procedurës Penale. Sipas KPA, subjekti me mosveprimin e tij ka cënuar jo vetëm interesat e kallëzuesit, por edhe interesat e ligjshme të shtetit, duke krijuar perceptimin në publik se ndjekja penale ndaj funksionarëve publikë nuk ushtrohet nga organet e drejtësisë, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të një qytetari në një hark kohor prej mbi 10 vitesh.
    KPA çmon se subjekti ka diskretituar rëndë pozitën dhe figurën e prokurorit si mbrojtës i interesit publik, si dhe të perceptimit të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.
    Lidhur me problemin tjetër të ngritur në ankim, që ka të bëjë me një video ku subjekti shfaqet në makinën e tij me armë të ftohta, prova të prokurorisë, trupi gjykues vlerëson se përdorimi i një sendi që ka qenë provë materiale, i marrë në vendin e ruajtjes në organin e akuzës ku Bushati ushtronte detyrën, është një veprim në kundërshtim të hapur me rregullat për marrjen, ruajtjen e disponimin e tyre.
    “Përdorimi i provave materiale në kushte paligjshmërie të hapur, në këtë rast, nga një prokuror që njeh rëndësinë e tyre, për më tepër një arme të ftohtë, veç rrezikut që mund të ketë për personat e pranishëm, mund të cënoje dhe procesin penal për të cilin janë administruar, duke cënuar interesat e individit e të shtetit. Këto veprime cilësohen si shkelje shumë të rënda”, vlerëson Kolegji.
    Bazuar në këto konstatime, KPA konkludon se subjekti ka pasur një sjellje jo të përshtatshme e të vazhdueshme, që nuk është rikuperuar dhe pas vendosjes së dy masave disiplinore në vitin 2005 e në 2008-ën.
    Në përfundim, Kolegji çmon se në vlerësimin tërësor, konkludohet se prokurori Agron Bushati ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Për rrjedhojë, u vendos ndryshimi i vendimit të KPK dhe shkarkimi nga detyra i këtij subjekti rivlerësimi./ BIRN

  • ”Presioni do të jetë i madh”/ Ish-prokurori bën deklaratën e fortë: SPAK ka në dorë të gjitha çështjet e…

    ”Presioni do të jetë i madh”/ Ish-prokurori bën deklaratën e fortë: SPAK ka në dorë të gjitha çështjet e…

    Ish-prokurori Ervin Karanxha ka folur lidhur me Prokurorinë e Posaçme SPAK. Ai tha se ky institucion ka në dorë të çështjet e Shqipërisë.
    Ai shtoi se kreu i SPAK dhe prokurorët janë nën presion të madh pasi po hetojnë për shumë çështje dhe afera.
    Sipas Karanxhës, Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim deputetë, zyrtarë të lartë dhe njerëz që pretendonin se ishin të paprekshëm.
    “Duhet të kemi parasysh që prokuroria shqiptare, sidomos SPAK ka gjithë çështjet e Shqipërisë.
    Prsh krimi i organizuar në Tiranë, Durrës, Vlorë në të gjithë zonat dhe tani dashur pa dashur që t;i mbledhësh të gjithë edhe presioni do jetë i madh.
    Edhe politika do duhet të kemi parasysh në Tiranë janë parlamentarët, janë zyrtarët e lartë, janë deputetët.
    Dhe rasti i fundit duke pasur parasysh debatet dhe retorikat politike.
    Tani duhet të kemi parasysh investimet që janë bërë”, tha ai.

  • Reagim i ashpër i familjes Toshkëzi: Drejtësia u manipuluar me para

    Reagim i ashpër i familjes Toshkëzi: Drejtësia u manipuluar me para

    Familja e Stiven Toshkëzit, i riu i cili u qëllua për vdekje nga Aksel Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e Apelit të Posaçëm i cili i uli autorit 6 vite burg nga dënimi.
    Më 18 nëntor 2025, trupi gjykues i Apelit, pranoi kërkesën e të pandehurit për gjykim të shkurtuar, dhe e dënoi Hoxhën me 12 vite heqje lirie, nga 18 vite që ishin dhënë në shkallën e parë nga Gjykata e Tiranës.
    Lidhur me këtë familja Toshkëzi ka denoncuar se drejtësia është manipuluar sipas tyre përmes parave. Në denoncim pretendohet se tre gjyqtarët e gjykatës së Apelit Brikena Ukperaj, Marsela Pepi dhe Dritan Hasani, kanë marrë para nga familja e Aksel Hoxhës me qëllim uljen e dënimit.
    Sipas familjes Toshkëzi, manipulimi i dosjes ka nisur që në gjykatë të shkallës së parë nga prokurori Albert Demirneli,  të cilin e akuzojnë se është munduar të fshehë faktet për të lehtësuar autorin.
    Denoncimi i plotë
    Me date 18 Nentor 2025 gjyqtaret e korruptuar te GJykates se Apelit :
    BRIKENA UKPERAJMARSELA PEPIDRITAN HASANI
    Ma vrane djalin per here te dyte duke ndryshuar vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare nga 18 vjet heqje lirie per autorin, ne 12 vite burg.
    Treshja e demoneve te ApelitBRIKENA UKPERAJMARSELA PEPIDRITAN HASANI
    Manipuluan drejtesine ne kembim te parave. Pazarxhinjte e apelit po mbrojne Arber Murataj, djalin e Admir Murataj I njohur per grabitjen e famshme te Rinasit dhe Enzi Mazen babai I te cilit eshte emer I njohur ne gjykata e prokurori.
    Neshat Shahin Maze punon si ekspert ligjor ne Gjykaten e Apelit,  Gjykaten e Shkalles se pare, Gjykaten e Larte etj…. Me pak fjale I njeh mire gjykates e prokurore dhe po ndikon drejtperdrejt ne manipulimin e kesaj dosje.
    Enzi Maze ishte bashkepunetor ne vrasje ate nate, por sot  fal njohjeve te babait te tij, ai vazhdon studimet I qete ne Hollande. Pra me leket e krimit Gjyqtarja Ukperaj ka shitur ceshtjen duke u bere pale me krimininelet.
    Por manipulimi I dosjes ka filluar qe ne Gjykaten e Shkalles se pare nga prokurori dallaveraxhi Albert Demirneli I cili ka bere nje dosje te turpshme , ku heq e ve detaje sipas qejfit, fsheh prova e ndryshon deshmite nga fleta ne flete, te cilat beheshin per te lehtesuar vrasesin .
    Ai arrin deri aty sa ne konkluzionet perfundimtare thote qe nxjerrja e mjetit preres[thike] eshte bere nga viktima e vepres penale dhe vrasja ka ndodhur aty per aty, pasi ky I fundit ka sulmuar te pandehurin Aksel Hoxhaj.
    Por autori I krimit e ka pohuar vet qe thiken e kishte me vete ate nate sepse do hapte kutite e kremrave meqenese babai i tij ka nje dyqan kozmetike.
    Aksel Hoxha eshte kapur me thike ne xhep dhe ne moshen 17 vjecare nga nje operacion rutine I policiese. Kete fakt prokurori u mundua ta fshihte duke I thene oficerit te policies Igli Molla qe eshte detaj pa vlere.  Prokurori Demirneli eshte munduar te fshehi fakte per te lehtesuar autorin  te cilin e quan qytetar model.
    Nuk e di nese Gjyqtarja Ukperaj do jepte 12 vite burg per vrasesin , nese viktima do ishte djali I saj I vetem. Vetem nene nuk quhet kjo kriminele me shkolle magjistrature. Pasi dha vendimin pa ju dridhur qerpiku me shikonte nga dritarja e gjykates teksa therrisja ‘’ Tani e kuptoj pse i vrasin gjyqtaret, te lumte dora Elvis Shkembi!

  • Plas sherri mes dy personave në kryeqytet, 36-vjeçari godet me sende të forta një person

    Plas sherri mes dy personave në kryeqytet, 36-vjeçari godet me sende të forta një person

    Një 36-vjeçar është vënë në pranga në kryeqytet, pasi ushtroi dhunë ndaj 54-vjeçarit.  I lënduari është goditur me sende të forta nga autori, tashmë i shpallur në kërkim. 
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 36 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 54-vjeçar. Vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia. 
    Ndër të tjera blutë njoftojnë:  
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas. 
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. K., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit. 
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase për shkak të mosshlyerjes së një borxhi. 
    Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ll., pasi dyshohet se, duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. 
    Më datë 21.11.2025, shtetasja E. T. kallëzoi se në një portal ishte shpërndarë një foto me lajme të rreme ndaj saj, duke i dëmtuar imazhin. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të rastit. 
    Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për largimin nga banesa të shtetasit B. M., 40 vjeç, ju informojmë se ai u gjet në gjendje të mirë shëndetësore. 
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.